PLM4620N - PLM4620N2 - Makinë prerëse bari MAKITA - Notice d'utilisation et mode d'emploi gratuit

Retrouvez gratuitement la notice de l'appareil PLM4620N - PLM4620N2 MAKITA au format PDF.

Page 209
Assistant notice
Powered by ChatGPT
En attente de votre message
Informations produit

Marque : MAKITA

Modèle : PLM4620N - PLM4620N2

Catégorie : Makinë prerëse bari

Téléchargez la notice de votre Makinë prerëse bari au format PDF gratuitement ! Retrouvez votre notice PLM4620N - PLM4620N2 - MAKITA et reprennez votre appareil électronique en main. Sur cette page sont publiés tous les documents nécessaires à l'utilisation de votre appareil PLM4620N - PLM4620N2 de la marque MAKITA.

MODE D'EMPLOI PLM4620N - PLM4620N2 MAKITA

208 Downloaded from www.Manualslib.com manuals search engine

SHQIP Shpjegim i pamjes së përgjithshme 1. 2. 3. 4. 5.

Doreza e sipërme Doreza e kontrollit të ndalimit Leva e valvulës së shpejtësisë Doreza e ndezjes Udhëzuesi i litarit

Mbledhësja e barit Leva e rregullimit të lartësisë Platforma Kandela Tapa e karburantit

VINI RE Për sigurinë tuaj ju lutemi ta lexoni këtë manual para se të përdorni njësinë tuaj. Moszbatimi i udhëzimeve mund të shkaktojë lëndime të rënda personale. Kaloni pak kohë për tu familiarizuar me përdorimin e kositëses para përdorimit. Mbajeni këtë manual në një vend të sigurt, në mënyrë që informacioni të jetë kurdoherë i disponueshëm. Nëse ia jepni pajisjen një personi tjetër, jepini edhe udhëzimet e përdorimit dhe rregulloren e sigurisë.

Përdorimi i caktuar Pajisja duhet të përdoret vetëm për funksionet e parashikuara. Çdo përdorim tjetër quhet keqpërdorim. Përdoruesi/operatori dhe jo prodhuesi do të quhen përgjegjës për dëmtime ose lëndime të shkaktuara si rezultat i kësaj. Kositësi i barit me benzinë synohet të ketë përdorim privat d.m.th. pritet të përdoret në shtëpi dhe kopshtari. Përdorimi privat i kositëses së barit i referohet një kohe përdorimi vjetore dhe i referohet një kohe përdorimi vjetore që zakonisht nuk kalon 50 orë pune, kohë gjatë së cilës makineria përdoret kryesisht për të mirëmbajtur lëndina të vogla, banimi dhe kopshte shtëpiake/për argëtim. Përjashtohet përdorimi nëpër ambiente publike, hapësira sportive dhe përdorime bujqësore/pyjore. Ju lutemi të vini re se pajisjet tona nuk janë projektuar për përdorime tregtare, profesionale ose industriale. Garancia jonë bëhet e pavlefshme nëse makineria përdoret për qëllime tregtare, profesionale ose industriale apo për qëllime të barasvlershme. Udhëzimet e përdorimit që jepen nga prodhuesi duhet të ruhen dhe të përdoren për t’u siguruar që kositësi i barit të përdoret dhe mirëmbahet si duhet. Udhëzimet përmbajnë informacion të vlefshëm për përdorimin, mirëmbajtjen dhe kryerjen e shërbimit. E rëndësishme! Për shkak të rrezikut të lartë për lëndim trupor të përdoruesit, kositësi i barit nuk duhet të përdoret për krasitjen e shkurreve, gardheve ose gëmushave apo për të prerë bimësinë e lartë, çatitë ose ballkonet për të pastruar (thithur) ndotjen dhe mbetjet e vendkalimeve apo për të krasitur pemët apo gardhet. Për më tepër, kositësi i barit nuk duhet të përdoret si kultivues i motorizuar për të niveluar zona me lartësi si pirgjet e dheut. Për arsye sigurie, kositësi i barit nuk duhet të përdoret si njësi drejtimi për vegla pune apo paketa veglash të asnjë lloji.

Tapa e vajit Mbajtësja e kabllos Çelësi i kyçjes Shpejtësi e lartë Shpejtësi e ulët

1. SIMBOLET E SHËNUARA MBI PRODUKT (në kapakun e pasmë) Lexoni manualin e përdorimit.

Mbajini larg kalimtarët.

Kushtojini më shumë kujdes duarve dhe këmbëve të përdoruesit për të shmangur lëndimet.

Avuj toksikë; Mos e përdorni brenda shtëpisë.

Karburanti është i ndezshëm, mbajeni larg zjarrit. Mos hidhni karburant me pajisjen ndezur.

Kur kositni, mbani syze dhe kufje për mbrojtjen e vetë përdoruesit.

Kur ta riparoni, hiqeni kandelën dhe në vijim riparojeni sipas manualit të përdorimit.

Kujdes: Motori i nxehtë.

Lëshoni dorezën çelës për të fikur motorin.

209 Downloaded from www.Manualslib.com manuals search engine

2. RREGULLA TË PËRGJITHSHME TË SIGURISË VINI RE: Kur përdorni vegla me naftë, duhet të merrni masat paraprake të sigurisë, duke përfshirë të mëposhtmet, për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të rënda personale apo dëmtimin e pajisjes. Lexojini këto udhëzime përpara se ta vini në punë produktin dhe ruajini udhëzimet për referencë të mëvonshme.

VINI RE: Kjo pajisje prodhon fushë elektromagnetike gjatë punës. Në kushte të caktuara, fusha mund të interferojë me implantet aktive apo pasive mjekësore. Për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të rënda apo vdekjeprurëse, i këshillojmë personat me implante mjekësore të konsultohen me doktorin dhe prodhuesin e implantit mjekësor përpara se të punojnë me pajisjen.

Trajnimi • Lexojini udhëzimet me kujdes. Familjarizohuni me komandat dhe me përdorimin e duhur të pajisjes. Mësoni si ta ndaloni motorin shpejt. • Përdoreni kositësen vetëm për qëllimin për të cilin është projektuar, pra, për prerjen dhe mbledhjen e barit. Çdo përdorim tjetër mund të jetë i rrezikshëm dhe i shkakton dëme makinës. Shembuj të përdorimit jo të saktë mund të përfshijnë, por nuk kufizohen me: - transportimin e personave, fëmijëve ose kafshëve me këtë makineri; - transportimin me anë të makinerisë; - përdorimin e makinerisë për të tërhequr ose shtyrë ngarkesa; - përdorimin e makinerisë për mbledhjen e gjetheve ose mbetjeve të ngurta; - përdorimin e makinerisë për të krasitur gardhet dekoruese ose për të prerë bimësi të tjera përveç barit; - përdorimin e makinerisë nga më shumë se një person; - përdorimin e tehut në sipërfaqe të tjera përveç atyre me bar. • Mos u lejoni kurrë fëmijëve apo personave që nuk i njohin këto udhëzime, të përdorin kositësen. Rregullat vendore mund të kufizojnë moshën e përdoruesit. • Mos e përdorni kurrë kositësen: - nëse keni njerëz pranë, sidomos fëmijë ose kafshë shtëpiake; - nëse përdoruesi ka përdorur medikamente ose substanca që mund të ndikojnë në aftësinë e tij për të reaguar ose për t’u përqendruar. • Kini parasysh se manovruesi apo përdoruesi është përgjegjës për aksidentet apo rreziqet që mund t’u ndodhin personave të tjerë apo pronës së tyre. • Përdoruesit duhet të pajisen me trajnimin përkatës gjatë përdorimit, përshtatjes dhe funksionimit të makinerisë, duke përfshirë funksionimin e ndaluar.

210 Downloaded from www.Manualslib.com manuals search engine

Përgatitja • Gjatë kositjes, vishni gjithnjë këpucët e duhura dhe pantallona të gjata. Mos e përdorni pajisjen kur jeni zbathur apo kur keni veshur sandale të hapura. • Të kontrollohen imtësisht zonat ku do të përdoret pajisja dhe të largohen të gjitha objektet si gurë, lodra, shkopinj dhe tela, të cilat mund të vërtiten nga makineria. • VINI RE - Nafta është tepër e ndezshme. - ruajeni karburantin në kontejnerët e krijuar posaçërisht për këtë qëllim; - rimbusheni me karburant vetëm në mjedise të jashtme dhe mos pini duhan gjatë rimbushjes; - hidhni karburant përpara se të ndizni motorin. Mos e hiqni kurrë tapën e serbatorit dhe as mos hidhni naftë kur motori është në punë ose kur është i nxehtë; - nëse derdhet nafta, mos u përpiqni ta ndizni motorin, por largojeni pajisjen nga zona e derdhjes dhe shmangni krijimin e burimeve të zjarrit derisa të jenë larguar avujt e naftës; - vendosini me kujdes tapat e serbatorit dhe të kontejnerit. • Zëvendësojini zhurmëmbytësit me defekt. • Përpara përdorimit, inspektoni gjithnjë me sy për të parë nëse tehet, vidat e teheve dhe grupi i kositjes kanë shenja konsumi apo dëmtimi. Ndërrojini tehet e konsumuara apo të dëmtuara dhe bulonat e grupeve për të ruajtur drejtpeshimin. • Të kontrollohet rregullisht për t’u siguruar që të gjithë bashkuesit dhe kontrollet e pranisë së përdoruesit të funksionojnë si duhet.

Përdorimi • Mos e përdorni pajisjen në hapësira të mbyllura ku mund të mblidhen avujt e monoksidit të karbonit. • Mos e përdorni makinerinë kur jeni të lodhur, të sëmurë apo nën ndikimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike të tjera. • Vini re! Mos e përdorni kositësin e barit kur ka rrezik për vetëtima. • Rekomandohet që të kufizohet kohëzgjatja e përdorimit për të minimizuar rreziqet nga zhurma dhe dridhjet. • Kini kujdes kur përdorni kositësin e barit në pjerrësi dhe pranë disniveleve, kanaleve apo argjinaturave. • Kositni vetëm në dritë të diellit ose në dritë të mirë artificiale. • Shmangni përdorimin e pajisjes në bar të lagur, kur të mundeni. • Shkelni gjithnjë mirë në zona të pjerrëta. • Ecni, mos vraponi asnjëherë. • Për pajisjet rotative me rrota, kositni përgjatë ballinës së pjesëve të pjerrëta, asnjëherë lart e poshtë. • Bëni kujdes të veçantë kur ndryshoni drejtimin në zonat e pjerrëta. • Mos kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe. • Bëni kujdes të veçantë kur shkoni mbrapsht apo kur tërhiqni kositësen drejt vetes. • Ndalojini tehet nëse kositësja duhet anuar për transportim kur kaloni në sipërfaqe ku nuk ka bar dhe kur e transferoni prej apo në zonën e kositjes. • Mos e përdorni kurrë kositësen me mbrojtëse me defekt ose pa pajisje sigurie, për shembull deflektorë

dhe/apo mbledhëse bari të vendosura në vendin e duhur. Kujdes: Kositësi i barit nuk duhet të përdoret pa patur grumbulluesin e barit apo mbrojtësen e shkarkimit me vetë-mbyllje të vendosur. Mos i ndryshoni cilësimet bazë që kontrollojnë motorin apo ta përdorni së tepërmi atë. Mos ndryshoni ose mos ngacmoni puthitjet për kontrollin e shpejtësisë së motorit. Sistemet ose veçoritë e sigurisë së kositësit të barit nuk duhet të ngacmohen ose çaktivizohen. Çaktivizoni të gjitha tehet dhe friksionet e drejtimit përpara se të ndizni motorin. Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve dhe me këmbët larg tehut(eve). Mos e anoni kositësen e barit kur ndizni motorin. Mos e ndizni motorin kur jeni duke qëndruar përpara marmitës. Mos i vendosni duart apo këmbët pranë apo nën pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithmonë larg hapjes së shkarkimit. Mos e ngrini dhe mos e mbani ngritur në ajër kositësen e barit kur motori është në punë. Ndalojeni motorin dhe shkëputni telin e kandelës, sigurohuni se të gjitha pjesët lëvizëse kanë ndaluar dhe kur ka çelës të futur, hiqni çelësin: - përpara se të pastroni pengesat apo të zhbllokoni marmitën; - përpara se të kontrolloni, pastroni apo punoni mbi kositëse; - pasi keni goditur sende të jashtme. Inspektoni kositësen e barit për dëmtime të mundshme dhe bëni riparimet përpara se ta ndizni dhe ta vini kositësen në punë; - nëse kositësja e barit fillon të dridhet në mënyrë anormale (kontrollojeni menjëherë). Ndalojeni motorin dhe shkëputni telin e kandelës, sigurohuni se të gjitha pjesët lëvizëse kanë ndaluar dhe kur ka çelës të futur, hiqni çelësin: - kur e lini kositësen e barit pa punë; - përpara rimbushjes me karburant. Ulni cilësimin e shpejtësisë gjatë mbylljes së motorit dhe, nëse motori ka valvulë mbylljeje, mbylleni karburantin me përfundimin e kositjes. Përdoreni kositësen vetëm për qëllimin për të cilin është projektuar, për prerjen dhe mbledhjen e barit. Çdo përdorim tjetër mund të jetë i rrezikshëm dhe i shkakton dëme makinës.

Mirëmbajtja dhe ruajtja • Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të shtrënguara për t’u siguruar që pajisja të jetë në kushte të sigurta pune.

• Mos e ruani kurrë pajisjen me naftë në serbator në ndërtesa ku avujt e karburantit mund të bien në kontakt me zjarrin apo shkëndijat. • Gjithashtu jepini kohë të ftohet motorit para magazinimit në ndonjë vend; Pastroni dhe mirëmbani kositësin e barit para magazinimit. • Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mbajeni motorin, zhurmëmbytësin dhe folenë e baterisë dhe hapësirën e mbajtjes së naftës të pastër nga bari, gjethet apo grasoja e tepërt. • Kontrollojeni shpesh mbledhësen e barit për konsum apo prishje. • Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo të dëmtuara. • Nëse serbatori duhet shkarkuar, bëjeni këtë në mjedise të jashtme. • Mirëmbajtja e gabuar, përdorimi i pjesëve të papërshtatura të këmbimit ose heqja apo modifikimi i pjesëve përbërëse të sigurisë mund të dëmtojë kositësin e barit dhe të lëndojë rëndë përdoruesit. • Përdorni vetëm tehet e rekomanduara dhe pjesë këmbimi nga prodhuesi. Përdorimi i pjesëve joorigjinale mund të dëmtojë makinerinë dhe lëndojë përdoruesit. Mbajeni kositësin e lëndinës në gjendje të mirë pune. • Nëse pajisja e ndalimit të tehut nuk funksionon, kontaktoni me qendrën e shërbimit për ndihmë.

Transportimi dhe përdorimi • Sa herë të përdorni, ngrini, transportoni ose anoni pajisjen, ju duhet: - të vishni doreza të forta pune; - ta kapni makinën në ato pika që ju ofrojnë një kapje të sigurt, duke marrë parasysh peshën dhe shpërndarjen e saj. - të përdorni një numër njerëzish që i përshtatet peshës së makinerisë dhe karakteristikave të automjetit ose vendit ku duhet të vendoset ose nga i cili do të merret. • Gjatë transportimit, shtrëngojeni mirë makinerinë me litarë ose zinxhirë.

VINI RE: Mos e prekni tehun gjatë rrotullimit.

VINI RE: Rimbusheni në zona me ajrim të mjaftueshëm dhe me motorin e fikur.

3. PËRSHKRIMI I PJESËVE (Fig. 1 dhe 2) Duke përfshirë A: Çelësin e kandelës B: Pyka e mulkimit

4. TË DHËNA TEKNIKE Modeli

2,4 kW Gjerësia e tehut

Shpejtësia e ndalimit

Kapaciteti i serbatorit të karburantit

1,0 L Kapaciteti i serbatorit të vajit

0,6 L Kapaciteti i trastës së mbledhjes së barit

5,738 m/s2 K=1,5 m/s2

Pesha neto Rregullimi i lartësisë Niveli i garantuar i fuqisë së zhurmës në pozicionin e përdoruesit (Sipas EN ISO 5395-1 Shtojca F dhe EN ISO 5395-2, EN ISO 4871) Niveli i matur i fuqisë së zhurmës Niveli i garantuar i fuqisë së zhurmës (Sipas 2000/14/EC) Dridhja (Sipas EN ISO 5395-1 Shtojca G dhe EN ISO 5395-2)

5. MONTIMI 5-1 MONTIMI I DOREZËS SË PËRKULJES A) Shtrëngoni dorezat e poshtme shufër në trupin e njësisë me dy njësi bulonash, rondelën dhe çelësin e kyçjes siç ilustrohet. (Fig. 3, Fig. 4, Fig. 5, Fig. 6) B) Lëshoni dorezat e sipërme shufër për përkulje. Lidhni dorezën e sipërme me dorezën e poshtme me dy njësitë e bulonave, rondelën dhe çelësin e kyçjes. (Fig. 7, Fig. 8, Fig. 9) C) Vendosni në vend të gjithë kabllot mbi boshtet e dorezës. Mblidhini rreth mesit të dorezave të poshtme me anë të mbajtëseve të kabllos në mënyrë që të fiksohen nga ana e jashtme e makinerisë. Në të kundërt kabllot mund të bllokohen duke hapur/mbyllur kapakun e pasmë ose të shtyhen duke përkulur dorezën e sipërme. (Fig. 10)

5-2 MONTIMI I MBLEDHËSES SË BARIT 1. Për ta vendosur: Ngrini kapakun e pasmë dhe vareni mbledhësen e barit në boshtin e pjesës së pasme të kositëses së barit. (Fig. 11, Fig. 12) 2. Për ta hequr: Kapni dhe ngrini kapakun e pasmë, hiqni mbledhësen e barit.

5-3 DOREZA E NDEZJES Lëvizeni dorezën e ndezjes nga motori tek udhëzuesi i litarit. (Fig. 13, Fig. 14)

5-4 LARTËSIA E PRERJES Shtyni me drejtim përpara për të shkëputur levën nga mbajtësja. Lëvizeni levën përpara ose prapa për të rregulluar lartësinë. (Fig. 15 dhe shikoni pikën 8-8)

6. RREGULLIMI PËR LARTËSI TË PËRSHTATSHME 1) Nxirrni çelësin e kyçjes që shtrëngonte dorezën e poshtme. (Fig. 16) 212 Downloaded from www.Manualslib.com manuals search engine

2) Referojuni Fig. 17, lëvizni lart dhe poshtë dorezën e poshtme, rregullojeni në lartësinë e duhur. Mund të zgjidhni 3 lartësi rregulluese në këtë lloj kositëse bari. Në lartësinë 1, doreza e poshtme në tokë është më e larta, lartësia 3 është më e ulëta. 3) Rregulloni lartësinë e duhur, pastaj shtrëngoni dorezën e poshtme me çelësin e kyçjes.

VINI RE: Ana e majtë dhe ana e djathtë e dorezës së poshtme duhet të rregullohen në të njëjtën lartësi.

7. 2 NË 1 Këto kositëse bari mund të përshtaten jashtë funksionit të tyre normal, sipas qëllimit: Nga kositëse bari me shkarkim të pasmë dhe kositës mulkimi. Çfarë është mulkimi? Gjatë mulkimit, bari pritet në një hap pune, pastaj grihet dhe i kthehet tokës si pleh natyral. Këshilla për kositje me mulkim: - Shkurtim i rregullt me maks. 2 cm nga 6 cm deri 4 cm lartësi bari. - Përdorni thikë të mprehtë prerjeje. - Mos kositni barin e lagur. - Caktoni shpejtësi maks. të motorit. - Lëvizni vetëm me ritmin e punës. - Pastrojeni rregullisht pykën e mulkimit, pjesën e brendshme të pajisjes dhe tehun e kositjes.

NJË: Përshtatja për kositëse me mulkim VINI RE: Vetëm me motorin e fikur dhe prerësin e ndaluar. 1. Ngrini kapakun e pasmë dhe hiqni trastën e mbledhjes së barit.

2. Shtyjeni pykën e mulkimit në platformë. Kyçeni pykën e mulkimit me butonin përkatës në hapjen e platformës. (Fig. 18, Fig. 19) 3. Uleni sërish kapakun e pasmë.

Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve dhe me këmbët larg tehut.

DY: Kositja me mbledhësen e barit

Mos e anoni kositësen e barit kur ndizni motorin. Niseni kositësen e barit në sipërfaqe të rrafshët, pa bar të lartë apo pengesa.

1. Për të kositur me mbledhësen e barit, hiqni pykën e mulkimit dhe montoni mbledhësen e barit. 2. Heqja e pykës së mulkimit. - Ngrini kapakun e pasmë dhe hiqni pykën e mulkimit.

VINI RE: Vetëm me motorin e fikur dhe prerësin e ndaluar.

Mbajini duart dhe këmbët larg pjesëve rrotulluese. Mos e ndizni motorin kur jeni duke qëndruar përpara hapjes së shkarkimit.

8-3 PROCEDURAT E PUNËS Gjatë punës, mbajeni fort dorezën e kontrollit të ndalimit me të dyja duart.

8. UDHËZIMET E PËRDORIMIT 8-1 PËRPARA SE TË NISNI Mirëmbajeni rregullisht motorin me benzinë dhe vaj sipas udhëzimeve në manualin e posaçëm të motorit të paketuar me kositësen. Lexojini udhëzimet me kujdes.

VINI RE: Nafta është tepër e ndezshme. Ruajeni karburantin në kontejnerët e krijuar konkretisht për këtë qëllim. Rimbushni vetëm në mjedise të jashtme, përpara se të ndizni motorin dhe mos pini duhan gjatë rimbushjes apo gjatë punës me karburant. Mos e hiqni kurrë tapën e serbatorit as mos hidhni naftë kur motori është në punë ose kur është i nxehtë. Nëse derdhet nafta, mos u përpiqni ta ndizni motorin, por largojeni pajisjen nga zona e derdhjes dhe shmangni krijimin e burimeve të zjarrit derisa të jenë larguar avujt e naftës. Vendosini me kujdes tapat e serbatorit dhe të kontejnerit. Përpara se ta anoni kositësen e barit për të ruajtur tehun apo për të kulluar vajin, hiqni karburantin nga serbatori.

VINI RE: Mos e mbushni kurrë serbatorin në mjedise të brendshme, me motorin ndezur ose pa e lënë motorin të jetë ftohur për së paku 15 minuta pas pune.

8-2 PËR TË NDEZUR MOTORIN DHE AKTIVIZUAR TEHUN 1. Mjeti është i pajisur me gominë në skajin e kandelës, sigurohuni që laku metalik në skajin e telit të kandelës (brenda gominës) të jetë shtrënguar siç duhet mbi majën metalike të kandelës. 2. Shtypni llambën e ndezjes 3-5 herë përpara se të ndizni motorin. (Fig. 20) 3. Kur ndizni motorin e ftohtë, çojeni levën e valvulës së shpejtësisë në pozicionin “ ”. Kur ndizni motorin e ngrohtë dhe në punë e sipër, kthejeni levën e valvulës së shpejtësisë në pozicionin “ ”. (Fig. 21) 4. Duke qëndruar pas pajisjes, kapni dorezën e kontrollit dhe mbajeni përkundër dorezës së sipërme siç ilustrohet në Fig. 22. 5. Kapni dorezën e nisjes siç tregohet Fig. 22 dhe tërhiqeni me shpejtësi. Kthejeni me ngadalë në bulonin e udhëzuesit të litarit pas nisjes së motorit. Lëshoni dorezën e kontrollit të ndalimit për të ndaluar motorin dhe tehun.

Shënim: Gjatë punës, kur lëshohet doreza e kontrollit të ndalimit, motori do të ndalojë dhe si rezultat do ta ndalojë së punuari kositësen e barit.

VINI RE! Për të shmangur ndezjen e paqëllimshme të kositësit të barit, është pajisur me një frenë motori e cila duhet të tërhiqet para se motori të mund të ndizet. Kur leva e kontrollit të motorit lëshohet duhet të kthehet në pozicionin fillestar, pikë në të cilën motori fiket automatikisht.

Shënim: Frena e motorit (doreza e frenës): Përdorni levën për të ndaluar motorin. Kur lëshoni levën, motori dhe tehu ndalojnë automatikisht. Për të kositur, mbajeni levën në pozicionin e punës. Para se të filloni të kositni, kontrollojeni shumë herë levën e ndezjes/fikjes për t’u siguruar që funksionon si duhet. Sigurohuni që kablloja e tensionit të mund të përdoret butësisht (d.m.th. të mos ngecet ose përdridhet në asnjë mënyrë).

8-4 PËR TË NDALUAR MOTORIN KUJDES: Tehu vazhdon të rrotullohet për pak sekonda pas fikjes së motorit. 1. Lëshoni dorezën e kontrollit të ndalimit për të ndaluar motorin dhe tehun. 2. Shkëputeni dhe tokëzojeni telin e kandelës siç tregohet në manualin e posaçëm të motorit për të parandaluar nisjen aksidentale kur pajisja është e pambikëqyrur.

8-5 PËR REZULTATE MË TË MIRA GJATË KOSITJES Pastroni fushën e barit nga mbeturinat. Sigurohuni që fusha të jetë pa gurë, shkopinj, tela apo gjësende të tjera të huaja që mund të flaken përreth nga kositësja në drejtime të ndryshme duke shkaktuar lëndime të rënda për manovruesin apo njerëz të tjerë si dhe dëmtime të pronës dhe të objekteve rrethuese. Mos prisni barin e lagur. Për kositje efikase mos prisni barin e lagur pasi ka prirje të ngjisë në pjesën e poshtme të platformës duke parandaluar kositjen e duhur të fijeve. Mos prisni më shumë se 1/3 e gjatësisë së barit. 213

Downloaded from www.Manualslib.com manuals search engine

Prerja e rekomanduar për kositje është 1/3 e gjatësisë së barit. Shpejtësia në terren do të duhet rregulluar në mënyrë që pjesët e prera të mund të shpërndahen njëtrajtshëm në fushë. Për prerje të rënda në bar të trashë mund të nevojitet përdorimi i një prej shpejtësive më të ngadalta për të pasur prerje me kositjen e duhur. Kur kositni bar me fije të gjata mund t’ju duhet ta prisni në dy kalime, duke e ulur tehun dhe 1/3 tjetër të gjatësisë së barit për prerjen e dytë dhe mbase dhe të prisni në motiv tjetër nga ai i përdorur në kalimin e parë. Mbivendosja e prerjes në çdo kalim do të ndihmojë në pastrimin e copave të mbetura në fushë. Kositësja duhet të punohet gjithnjë në shpejtësi të plotë për të pasur prerjen më të mirë dhe për t’i mundësuar të kositë më me efikasitet. Pastroni pjesën e poshtme të platformës. Sigurohuni të pastroni pjesën e poshtme të platformës prerëse pas çdo përdorimi për të shmangur mbledhjen e barit, çka do të parandalonte mulkimin e duhur. Kositja e gjetheve: Kositja e gjetheve mund të jetë gjithashtu e mirë për fushën. Kur kositni gjethe sigurohuni të jenë të thata dhe të mos jenë shumë të dendura mbi fushë. Mos prisni të bien të gjitha gjethet nga pemët përpara se të kositni.

VINI RE: Nëse godisni sende të huaja, ndalojeni motorin. Hiqeni telin nga kandela, inspektoni me kujdes kositësen për dëmtime të mundshme dhe riparojini dëmtimet përpara se të rindizni dhe të vini në punë kositësen. Dridhjet e tepërta të kositëses gjatë përdorimit janë tregues të dëmtimit të pajisjes. Pajisja duhet inspektuar në çast dhe duhet riparuar.

8-6 MBLEDHËSJA E BARIT Zbrazni dhe pastroni trastën, sigurohuni që të jetë e pastër dhe që rrjeta të ajroset. (Fig. 23)

8-7 PLATFORMA Pjesa e poshtme e platformës së kositëses duhet të pastrohet pas çdo përdorimi për të parandaluar mbledhjen e copave të barit, gjetheve, papastërtive apo materialeve të tjera. Nëse lejohen të mblidhen papastërtitë, do të krijohen kushte për ndryshkje dhe gërryerje dhe mund të pengohet mulkimi i duhur. Platforma mund të pastrohet duke e anuar kositësen dhe duke e pastruar me një vegël të posaçme (sigurohuni që keni hequr telin e kandelës).

8-8 UDHËZIMET PËR RREGULLIMIN E LARTËSISË KUJDES: Mos i bëni kurrë rregullime kositëses së barit pa ndaluar më parë motorin dhe pa shkëputur telin e kandelës.

KUJDES: Përpara se të ndryshoni lartësinë e kositjes, ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e kandelës. Kositësja është e pajisur me levë qendrore të rregullimit të lartësisë me 5 nivele. 1. Ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e kandelës përpara se të ndryshoni lartësinë e prerjes së kositëses. 214 Downloaded from www.Manualslib.com manuals search engine

2. Leva qendrore e rregullimit të lartësisë ofron 5 nivele të ndryshme të lartësisë. 3. Për të ndryshuar lartësinë e prerjes, shtypeni levën rregulluese drejt rrotës, duke e lëvizur lart ose poshtë në lartësinë e dëshiruar.(Fig. 24). Të gjitha rrotat do të jenë në të njëjtën lartësi prerjeje.

9. UDHËZIMET E MIRËMBAJTJES KANDELA Përdorni vetëm kandela origjinale për ndërrim. Për rezultate më të mira, zëvendësojeni kandelën çdo 100 orë pune. (referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT)

FERROTAT Kontrolloni dhe/ose ndërroni rregullisht ferrotat e motorit tek agjenti i shërbimit, vetëm pjesë origjinale mund të përdoren si pjesë këmbimi.

10. UDHËZIMET PËR VAJOSJEN KUJDES: SHKËPUTENI KANDELËN PËRPARA VEPRIMEVE TË MIRËMBAJTJES. 1. RROTAT - Vajosini kushinetat e çdo rrote së paku një herë për seancë me vaj të lehtë. 2. MOTORI - Ndiqni manualin e motorit për udhëzime të vajosjes. 3. KONTROLLI I NDALIMIT-Vajosni me vaj të lehtë boshtet e rrotullimit në dorezën e kontrollit të ndalimit dhe kabllot të paktën një herë në çdo stinë. Kontrolli i ndalimit duhet të punojë në të dyja drejtimet.

11. PASTRIMI KUJDES: Mos e lani motorin me ujë me zorrë. Uji mund të dëmtojë motorin ose të ndotë sistemin e karburantit. 1. Pastrojeni platformën me leckë të thatë. 2. Pastroni me zorrë nën platformë duke e anuar kositësen në mënyrë që kandela të jetë lart.

11-1 PASTRUESI I AJRIT TË MOTORIT KUJDES: Mos lejoni mbledhjen e papastërtive apo të pluhurit sa të bllokojnë elementin me shkumë të filtrit të ajrit. Elementi i pastrimit të ajrit të motorit duhet të mirëmbahet (pastrohet) pas 25 orësh kositjeje normale. Elementi me shkumë duhet të mirëmbahet rregullisht nëse kositësja përdoret në kushte të thata dhe pluhuri. (referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT)

Për të PASTRUAR FILTRIN E AJRIT 1. Për PLM4120N: Ngrini pykat sipër kapakut të filtrit. Për PLM4620N: Hiqni vidat. 2. Hiqni kapakun.

3. Pastrojeni elementin e filtrit në ujë me sapun. MOS PËRDORNI BENZINË! 4. Thajeni me ajër elementin e filtrit. 5. Hidhni disa pika vaji SAE30 në filtrin me shkumë dhe shtypeni mirë për të larguar vajin e tepër. 6. Riinstaloni filtrin. 7. Mbyllni kapakun e filtrit.

SHËNIM: Zëvendësojeni filtrin nëse është ngrënë, konsumuar, dëmtuar apo nëse nuk mund të pastrohet. (Fig. 25 për PLM4120N)

11-2 TEHU I PRERJES KUJDES: Sigurohuni ta shkëputni dhe ta tokëzoni telin e kandelës përpara se të punoni mbi tehun e prerjes, për të parandaluar ndezjen aksidentale të motorit. Mbroni duart duke përdorur doreza të trasha apo stof të trashë për të kapur tehet e prerjes. Anojeni kositësen siç përcaktohet në manualin e posaçëm të motorit. Hiqni bulonin heksagonal dhe rondelën që mbajnë tehun dhe grupin e tehut në boshtin e motorit. Hiqni tehun dhe grupin nga boshti.

VINI RE: Inspektoni kohë pas kohe grupin e tehut për plasaritje, sidomos nëse keni goditur sende të huaja. Ndërrojeni nëse është e nevojshme. Për rezultate më të mira, tehu duhet të jetë i mprehtë. Tehu mund të rimprihet duke e hequr dhe duke e smeriluar apo limuar për të ruajtur sa më shumë mprehjen fillestare. Është tejet e rëndësishme që çdo anë e tehut të mprihet njësoj për të shmangur luhatjen në drejtpeshim. Nëse tehu nuk ka drejtpeshimin e duhur do të ketë dridhje të tepërta që shkaktojnë eventualisht dëmtimin e motorit dhe të kositëses. Sigurohuni ta drejtpeshoni siç duhet tehun pas mprehjes. Tehu mund të testohet për drejtpeshim duke e balancuar në kaçavidë me bosht të rrumbullakët. Hiqni metal nga ana e rëndë derisa të drejtpeshojë njësoj. (Fig. 26) Përpara rimontimit të tehut dhe të grupit të tehut në pajisje, vajosni boshtin e motorit dhe sipërfaqen e brendshme të grupit të tehut me vaj të lehtë. Instaloni përshtatësin e tehut në bosht. Referojuni Fig. 26. Vendoseni tehun me numrin e detalit nga ana e kundërt e grupit. Drejtojeni rondelën mbi teh dhe futni bulonin heksagonal. Shtrëngojeni bulonin heksagonal me fuqinë e listuar më poshtë.

11-3 FUQIA E SHTRËNGIMIT TË TEHUT Buloni qendror duhet të shtrëngohet me fuqi 35 - 45 Nm. Për të siguruar përdorim të sigurt të njësisë tuaj. TË GJITHË bulonat dhe dadot duhen kontrolluar herë pas herë për shtrëngimin e duhur. Pas përdorimi të gjatë, sidomos në kushte toke me rërë, tehet do të konsumohen dhe do të humbasin disi formën fillestare. Efikasiteti i prerjes do të bjerë dhe tehu duhet ndërruar. Ndërrojeni vetëm me tehe zëvendësimi të miratuara nga fabrika. Dëmtimi i mundshëm nga tehu i padrejtpeshuar mirë nuk është përgjegjësi e prodhuesit. Kur ta ndërroni tehun duhet të përdorni llojin origjinal të shënuar në teh (MAKITA 263001433 për PLM4120N;

MAKITA 263001451 për PLM4620N) (për të porositur tehun, kontaktoni me shitësin vendor ose telefononi kompaninë tonë).

VINI RE: Mos e prekni tehun gjatë rrotullimit.

11-4 MOTORI Referojuni manualit të posaçëm të motorit për udhëzime të mirëmbajtjes së motorit. Mirëmbani vajin e motorit sipas udhëzimeve në manualin e posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen. Lexoni dhe ndiqni udhëzimet me kujdes. Në kushte normale pune mirëmbajeni pastruesin e ajrit sipas manualit të posaçëm të motorit. Pastrojeni çdo disa orë nëse punohet në kushte me shumë pluhur. Rendimenti i rënë dhe mbytja e motorit tregon se duhet mirëmbajtur pastruesi i ajrit. Për të mirëmbajtur pastruesin e ajrit, referojuni manualit të posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen. Kandela duhet të pastrohet dhe marzhi të rivendoset një herë për seancë. Rekomandohet ndërrimi i kandelës në fillim të çdo stine kositjeje; kontrolloni manualin e motorit për llojin e duhur të kandelës dhe specifikimet e marzhit. Pastrojeni motorin rregullisht me leckë apo furçë. Mbajeni pastër sistemin e ftohjes (zonën e fryrjes me ajër) për të lejuar qarkullimin e duhur të ajrit, gjë që është themelore për rendimentin dhe jetëgjatësinë e motorit. Sigurohuni të hiqni barin, papastërtitë dhe mbetjet e ndezshme nga zona e marmitës.

12. UDHËZIMET PËR RUAJTJEN (MBYLLJA E STINËS) Duhen ndjekur hapat e mëposhtëm për të përgatitur kositësen e barit për ruajtje. 1. Pastroni serbatorin pas kositjes së fundit të stinës. a) Zbrazni serbatorin me pompë thithëse.

KUJDES: Mos e thani naftën në mjedise të mbyllura, në afërsi të zjarreve etj. Mos pini duhan! Avujt e naftës mund të shkaktojnë shpërthim apo zjarr. b) Ndizni motorin dhe lëreni të punojë derisa të ketë përdorur gjithë naftën e mbetur dhe të ngecë. c) Hiqni kandelën. Përdorni një enë vaji për të mbushur rreth 20 ml vaj në dhomëzën e djegies. Përdorni ndezësin për të shpërndarë vajin njëtrajtësisht në dhomëzën e djegies. Zëvendësoni kandelën. 2. Pastroni dhe grasatoni me kujdes kositësen e barit sipas përshkrimeve nën “UDHËZIMET PËR VAJOSJEN”. 3. Grasatoni lehtë prerësin për të parandaluar gërryerjen. 4. Ruajeni kositësen e barit në vend të thatë, të pastër dhe të mbrojtur nga ngrica, larg personave të paautorizuar.

KUJDES: Motori duhet të jetë ftohur plotësisht përpara se ta çoni kositësen në vendin e ruajtjes.

215 Downloaded from www.Manualslib.com manuals search engine

Transporti SHËNIM: Kur ruani çfarëdo lloj pajisjeje me korrent në kthina të paajrosura apo për ruajtjen e materialeve; - Duhet të bëni kujdes të mbroni pajisjet nga ndryshku. Të përdorni vaj të lehtë apo silikon, ta mbuloni pajisjen, sidomos kabllot dhe pjesët lëvizëse. - Bëni kujdes të mos i përthyeni apo përdridhni kabllot. - Nëse litari ndezës shkëputet nga udhëzuesi i litarit te doreza, shkëputeni dhe tokëzojeni telin e kandelës, lironi dorezën e kontrollit të tehut dhe tërhiqni litarin ndezës me ngadalë nga motori. Kalojeni litarin ndezës në bulonin e udhëzuesit të litarit te doreza.

Fikni motorin dhe jepini kohë motorit që të ftohet. Më pas stakoni lidhjen e kandelës dhe boshatisni serbatorin e karburantit sipas udhëzimeve në manualin e motorit. Sigurohuni që të mos përkulni ose dëmtoni prerësin kur shtyni pengesat para kositësit të barit.

13. NDREQJA E DEFEKTEVE PROBLEMI SHKAKU I MUNDSHËM VEPRIMI NDREQËS Valvula e shpejtësisë nuk është në Lëvizeni valvulën e shpejtësisë në pozicionin e pozicionin e duhur për kushtet e punës. saktë.

Motori ndizet me vështirësi ose humbet fuqi.

Motori punon me luhatje.

Motori nuk pushon siç duhet.

Serbatori është bosh.

Mbusheni serbatorin me karburant: referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT.

Elementi i pastrimit të ajrit është ndotur.

Pastroni elementin e pastrimit të ajrit: referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT.

Është liruar kandela.

Shtrëngojeni kandelën me 25 - 30 Nm.

Është liruar apo shkëputur teli i kandelës nga kandela.

Montoni telin e kandelës në kandelë.

Marzhi i kandelës është i gabuar.

Caktoni marzhin midis elektrodave midis 0,7 dhe 0,8 mm.

Kandela është me defekt.

Instaloni kandelë të re me marzh të saktë: referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT.

Karburatori është vërshuar me karburant.

Hiqni elementin e pastrimit të ajrit dhe tërhiqeni vazhdimisht litarin ndezës derisa karburatori të pastrohet dhe rivendoseni elementin e pastrimit të ajrit.

Modul problematik i ndezjes.

Kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit të Makita-s.

Papastërti, ujë ose serbator me karburant të mbetur.

Hiqni karburanti dhe pastroni serbatorin. Mbusheni serbatorin me karburant të ri, të pastër.

Është bllokuar vrima e ajrimit në tapën Pastroni ose ndërroni tapën e serbatorit. e serbatorit. Elementi i pastrimit të ajrit është i ndotur.

Pastroni elementin e pastrimit të ajrit.

Kandela është me defekt.

Instaloni kandelë të re me marzh të saktë: referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT.

Marzhi i kandelës është i gabuar.

Caktoni marzhin midis elektrodave midis 0,7 dhe 0,8 mm.

Elementi i pastrimit të ajrit është ndotur.

Pastroni elementin e pastrimit të ajrit: referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT.

Elementi i pastrimit të ajrit është ndotur.

Pastroni elementin e pastrimit të ajrit: referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT.

Janë bllokuar foletë e ajrit në veshjen e Hiqni copërat nga të çarat. motorit. Janë bllokuar fletët ftohëse dhe rrugët e ajrit nën ndarjen e ventilatorit të motorit.

Motori kërcen në shpejtësi Marzhi midis elektrodave të kandelës të larta. është shumë i ngushtë. 216 Downloaded from www.Manualslib.com manuals search engine

Hiqni papastërtitë nga fletët ftohëse dhe rrugët e ajrit. Caktoni marzhin midis elektrodave midis 0,7 dhe 0,8 mm.

Qarkullimi i ajrit ftohës është i kufizuar.

Hiqni mbetjet e mundshme nga foletë në veshje, strukturën e ventilatorit dhe në rrugët e ajrit.

Për PLM4120N, instaloni kandelën RC12YC ose QC12YC dhe fletët e radiatorit në motor. Për PLM4620N, instaloni kandelën RJ19LMC dhe fletët ftohëse në motor.

Është liruar grupi i prerjes.

Ka lëvizur nga drejtpeshimi grupi i prerjes.

Kositësja dridhet në mënyrë jonormale.

14. MJEDISI Nëse mjeti juaj ka nevojë për ndërrim pas një përdorimi të gjatë, mos e hidhni në mbeturinat shtëpiake, por bëjeni duke respektuar mjedisin. Vetëm për shtetet evropiane Deklarata e konformitetit me KE-në Makita deklaron se makineria(të) e mëposhtme: Emërtimi i makinerisë: Kositëse bari me naftë Nr. i modelit/ Lloji: PLM4120N, PLM4620N Specifikimet: Shikoni “4. TË DHËNA TEKNIKE” Pajtohet me direktivat e mëposhtme evropiane: 2004/108/KE, 2006/42/KE, 2000/14/KE dhe 2005/88/ KE Dhe janë prodhuar në përputhje me standardet ose dokumentet e standardizuara si vijon: EN ISO 5395-1, EN ISO 5395-2, EN ISO 14982 Skedari teknik në pajtim me direktivën 2006/42/KE disponohet nga: Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë Procedura e vlerësimit të pajtueshmërisë e kërkuar nga Direktiva 2000/14/KE ishte në përputhje me shtojcën VI. Autoriteti i njoftuar: TÜV SÜD Industrie Service GmbH Westendstraße 199, D-80686 München, Gjermani Numri i identifikimit: 0036 PLM4120N Niveli i matur i fuqisë së zërit: 93,4 dB Niveli i garantuar i fuqisë së zërit: 96 dB PLM4620N Niveli i matur i fuqisë së zërit: 93,6 dB Niveli i garantuar i fuqisë së zërit: 96 dB 22.8.2014

Yasushi Fukaya Drejtor Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë