GORENJE TGR80NGC6 - Ngrohës uji

TGR80NGC6 - Ngrohës uji GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas TGR80NGC6 GORENJE në format PDF.

📄 64 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE TGR80NGC6 - page 58
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Ngrohës uji elektrik
Marka Gorenje
Modeli TGR80NGC6
Kapaciteti 73 L
Përmasat (L x G x L) 790 x 565 x 205 mm
Pesha (bosh / plot) 27 kg / 107 kg
Fuqia 2000 W
Tensioni 230 V~
Klasa e mbrojtjes I
Shkalla e mbrojtjes IP23
Klasa e efikasitetit energjetik C
Presioni nominal 0.6 MPa (6 bar)
Gama e temperaturës 10 °C deri 65 °C (+5/-0)
Temperatura e modalitetit eco 55 °C
Fuqia e elementit ngrohës 2000 W
Koha e ngrohjes (10°C deri 65°C) 2 h 20 min
Kabllo elektrike e nevojshme H05VV-F 3G 1.5 mm²
Presioni nominal i valvulës së sigurisë 0.6 MPa (6 bar)
Përjashtim termik shtesë Deri në 130 °C
Mbrojtja kundër korrozionit Rezervuar i smaltuar me anodë Mg
Intervali i mirëmbajtjes Çdo 3 vjet (inspektoni anodën dhe hiqni gëlqeren)

Pyetjet më të shpeshta - TGR80NGC6 GORENJE

Si ta vendos temperaturën e ujit në ngrohësin tim Gorenje TGR80NGC6?
Rrotulloni dorezën e termostatit për të rregulluar temperaturën ndërmjet 10 °C dhe 65 °C (+5/-0). Për funksionimin më ekonomik, vendoseni në pozicionin eco, i cili mban 55 °C.
Pse po pikon ujë nga valvula e sigurisë?
Gjatë ngrohjes, uji zgjerohet dhe valvula e sigurisë mund të lëshojë disa pika. Kjo është normale. Sigurohuni që dalja e valvulës së sigurisë të drejtohet poshtë drejt një kullimi. Nëse pikat janë të tepërta ose të vazhdueshme, valvula mund të ketë nevojë për pastrim ose zëvendësim.
Si ta zbraz ngrohësin e ujit për mbrojtje nga ngrirja?
Shkëputni fillimisht furnizimin me energji. Hapni rubinetin e ujit të nxehtë në një mikser, më pas kulloni përmes tubit të hyrjes duke përdorur një bashkues T ose rubinet shkarkimi. Mund të kulloni edhe përmes valvulës së sigurisë duke hapur dorezën e saj. Pas kullimit, mund të mbetet pak ujë; hiqni unazën e ngrohjes për të zbrazur plotësisht.
Çfarë bën modaliteti eco?
Modaliteti eco vendos termostatin në 55 °C, duke reduktuar sedimentet e gëlqeres dhe humbjet e nxehtësisë, duke e bërë ngrohësin më efikas në energji duke siguruar akoma ujë të nxehtë të mjaftueshëm.
Sa shpesh duhet të zëvendësoj anodën e magnezit?
Anoda e magnezit duhet të inspektohet çdo 3 vjet nga një ofrues i autorizuar shërbimi dhe të zëvendësohet nëse është e konsumuar. Kjo mbron rezervuarin nga korrozioni.
A mund ta instaloj ngrohësin e ujit vetë?
Instalimi duhet të bëhet nga personel i kualifikuar në përputhje me rregulloret vendore dhe udhëzimet e prodhuesit. Ngrohësi duhet të fiksohet vertikalisht në mur me vida të përshtatshme (min. diametër 8 mm).
Çfarë duhet të bëj nëse ngrohësi ndalon ngrohjen?
Fillimisht, kontrolloni nëse furnizimi me energji është i lidhur dhe termostati është vendosur saktë. Nëse përjashtimi termik është aktivizuar (për shkak të mbinxehjes), rivendosja e tij kërkon një teknik shërbimi. Mos u përpiqni të bëni riparime të brendshme; thirrni një ofrues të autorizuar shërbimi.
Si ta pastroj pjesën e jashtme të ngrohësit të ujit?
Përdorni një tretësirë të butë detergjente dhe një leckë të butë. Mos përdorni tretës ose pastrues gërryes, pasi mund të dëmtojnë sipërfaqen.
A është TGR80NGC6 i përshtatshëm për dalje të shumta të ujit të nxehtë?
Po, kur lidhet në një sistem presioni me qark të mbyllur, mund të furnizojë disa pika përdorimi (p.sh., dush, lavaman). Për një dalje të vetme, mund të përdoret një sistem graviteti me qark të hapur me një valvul kthimi.
Çfarë lloji valvule sigurie kërkohet?
Instaloni një valvul sigurie në hyrjen e ujit të ftohtë me një presion nominal prej 0.6 MPa (6 bar) (sipas etiketës). Mos instaloni një valvul mbyllës midis ngrohësit dhe valvulës së sigurisë.

Pyetjet e përdoruesve rreth TGR80NGC6 GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrohës uji në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TGR80NGC6 - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TGR80NGC6 e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT TGR80NGC6 GORENJE

Udhëzime për përdorim 58

ПРЕДУПРЕЖДЕНИЯ

Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.

⚠️ Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.

⚠️ Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.

Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.

Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.

⚠ Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.

⚠️ Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.

⚠️ Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është l bllokuar.

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!

Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh se mund të vihet deri të tejngarkesave të përmendura të

temperaturës.

⚠️ Näse e çkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes.
⚠️ Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

GORENJE TGR80NGC6 - ПРЕДУПРЕЖДЕНИЯ - 1

Prodhimet tona janë të pajisura nga komponentët e parrezikshme për mjedisin dhe për shëndetin, si dhe të punuara ashtu, që në fazën e tyre të fundit jetësore t'i demontojmë dhe t'i riciklojmë sa më thjesht.

Me riciklimin e materialeve e zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe e zvogëlojmë nevojën për prodhimin e materialeve themelore (për shembull

metalit), që kërkon energji të madhe dhe shkakton emetim të materieve të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit e zvogëlojmë harxhimin e burimeve natyrore, pasi që mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.

Për më shumë informata mbi sistemin e hedhjes së mbeturinave vizitoni qendrën tuaj për hedhjen e mbeturinave, apo tregtarin, tek i cili është blerë produkti.

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e prodhimit tonë. JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME VËMENDJE UDHËZIMET.

Bojleri ashtë i prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është i sprovuar zyrtarisht, ndërsa për të, janë të lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi kompatibilitetin elektromagnetik. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në tabelën e shënimeve, të ngjitur ndërmjet gypave hyrës. Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i aftësuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund të bëjë vetëm shërbimi i autorizuar servisor.

MONTIMI

Bojlerin montojeni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëse e instaloni bojlerin në hapësirë ku gjendet vaska apo dushi, medoemos duhet t'i respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vidha muri me diametër nominal minimalisht 8mm. Murin me bartje të dobët në të cilin keni ndërmend të varni bojlerin, duhet ta forconi. Bojlerin mund të përforconi në mur vetëm vertikalisht. Për shkak të kontrolit më të lehtë dhe këmbimit të anodës së magneziumit, rekomandojmë, që ndërmjet të ngrohësit të ujit dhe tavanit të mbetet hapësirë e mjaftueshme (shiqo masën G në skicat e masave aderuese). Në të kundërtën, tek ndërhyrja servisore e cekur do të nevojitet të demontohet ngrohësi i ujit nga muria.

100 350 100 F øE G C B D A G 1/2

ABCDEFG
TGR 30 N468275173-45446180
TGR 50 N585365200-454461130
TGR 80 N790565205-454461180
TGR 100 N950715215-454461260
TGR 120 N1090865205-454461260
TGR 150 N13051065220-454461260
TGR 200 N15141050444800500507260

Dimensionet e kyçjes dhe montimit të bojlerit [mm]

LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuar me ngjyra në gypa.. Hyrja e ujit të ftohtë ashtë e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.

Bojlerin mund të lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet t'i instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit. Te sistemi i hapur, nën presion, , para bojlerit duhet të montohet ventili jo-kthyes (ireverzibil), i cili parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse, në rrjetin ujësjellës ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem i lidhjes, duhet ta përdorni baterinë përzierëse rrjedhëse të rubinetës. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.

Te sistemi i mbyllur i lidhjes, në vendet furnizuese duhet të përdorni bateri përzierëse të presionit. Në gypin ardhës, për shkak të sigurisë së funksionimit, duhet montuar ventili sigurues ose grupin sigurues, i cili ndërpret rritjen e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa (1 bar), mbi atë nominale. Vrima e daljes në ventilin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në ventilin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund të drejtoni në derdhje nëpërmjet të mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që ashtë i vendosur nën ventilin sigurues, duhet të jetë i montuar në vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.

Në rast se, instalimi i realizuar nuk mundëson ta drejtojmë ujët që pikon drejt kanalizimit, pikjen mund ta evitoni duke montuar një enë ekspansive me vëllim 3 ë në gypin hyrës të bojlerit .

Për funksionimin e rregullt të ventilit sigurues ju vetë duhet të bëni kontrolle periodike që të largohet guri i ujit dhe të vërtetohet se ventili i sigurisë nuk është i bllokuar. Gjatë kontrollit duhet, (varësisht nga tipi i ventilit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen së ventilit të çelni daljen nga ventili sigurues. Në atë[ rast, nëpër vrimën dalëse të ventilit të rrjedh uji, kjomë është shenjë, se ventili është në rregull.

GORENJE TGR80NGC6 - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 1

flowchart
graph LR
    A["Top Tank"] --> B["Valve"]
    B --> C["Reactor Unit"]
    C --> D["Flow Control Valve"]
    D --> E["Return Line"]
    E --> F["Outlet H"]
    G["Turb"] --> B
    H["1"] --> C
    I["2"] --> C
    J["3"] --> C
    K["4"] --> C
    L["5"] --> C
    M["6"] --> C
    N["7"] --> C
    O["8"] --> C

Sistemi i mbyllur (me presion)

GORENJE TGR80NGC6 - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 2

flowchart
graph TD
    A["Container Tank"] --> B["T"]
    A --> C["H"]
    B --> D["Component 3"]
    C --> E["Component 5"]
    D --> F["Return Line"]
    E --> F
    style A fill:#f9f,stroke:#333
    style B fill:#ccf,stroke:#333
    style C fill:#ccf,stroke:#333
    style D fill:#cfc,stroke:#333
    style E fill:#cfc,stroke:#333

Sistemi i hapur (pa presion)

Legjenda:

1 - Ventili sigurues
2 - Ventili provues
3 - Ventili jo-kthyes (ireverzibil)
4 - Ventili reduktues i shtypjes
5 - Ventili mbyllës

6 - Shtojca provuese
7 - Hinka me kyçësin në derdhje
8 - Ena e ekspansionit
H - Uji i ftohtë
T - Uji i ngrohtë

Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues nuk guxoni të montoni ventil mbyllës, sepse, kështu e pamundësoni funksionimin e ventilit sigurues.

Ngrohësin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvulë reduktuese nëse është shtypja në rrjet më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar ventilin reduktues.

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë. Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse.

Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.

LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

GORENJE TGR80NGC6 - LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK - 1

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ngrohës duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm ^2 (H05VV-F 3G 1,5 mm ^2 ). Që të mund ta bëni këtë, nga bojleri duhet të largohet kapaku mbrojtës. Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në përputhje me standardet për instalimet elektrike. Ndërmjet ngrohësit të ujit dhe instalimit shtëpiak, nevojitet të instalohet pajisja për ndarjen e të gjitha poleve nga rrjeti elektrik në pajtim me dispozitat nacionale të instalimeve.

230 V~ ± N L 1 2 7 v> v 3 4

Skema e lidhjes elektrike

Legjenda:

1 - Pjesa lidhëse

2 - Termostati dhe siguresa dypolëshe termike

3 - Rezistuesi (ngrohësi)

4 - Llamba kontrolluese

L - Përçuesi fazor

N - Përçuesi neutral

± - Përçuesi mbrojtës

VËRREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik!

Pas kyçjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i përgatitur për përdorim. Me rrotullimin e pullës në termostat, e cila gjendet në anën e poshtme të kapakut mbrojtës, zgjidheni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet të 10 °C dhe 65 °C +5 °C/-0 °C. Preferojmë rregullimin e pullës në pozicionin "eco".

Rregullimi i tillë është më kursyesi; temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 55 °C, tajitja e gurit të ujit dhe humbjet e ngrohtësisë do të jenë më të ulëta se te rregullimi i temperaturës më të lartë. Gjatë funksionimit të ngrohësit elektrik mund të dëgjohet zhurma në bojler.

Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon llamba kontrolluese. Bojleri ka në pjesën ballore termometrin bimetalik, që lëviz në drejtim të akrepit të orës kah e djathta, kur në bojler gjendet uji i ngrohtë. Termometri tregon temperaturën në vendin e instalimit, përderisa me rrotullimin e butonit për navigim në termostat, përcaktoni temperaturën e ujit në pjesën e poshtme të kaloriferit. Për këtë arsye, këto dy temperatura mund të ndryshojnë. Termometri tregon vetëm përafërsisht temperaturën e ujjit, ai nuk është instrument matës.

Nëse nuk e keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë të gjatë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja ashtu që të mos ç'kyçni elektrikun, por pullën e termostatit rregullojeni në pozicionin "※ Te ky rregullim, ngrohësi do të mbaj temperaturën e ujit te përafërsisht në 10 °C. Nëse megjithatë do ta shkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, për shkak të rrezikut të ngrirjes duhet ta zbrazni ujin nga ai. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet të gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet, që ndërmjet të ventilit sigurues dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fiting i posaçëm (T-pjesë) ose ventil shkarkues. Ngrohësin mund të zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet ventilit sigurues me lëvizjen e dorëzës, respektivisht. kapakut rrotullues të ventilit, në pozicion si gjatë kontrollimit të funksionimit. Para zbrazjes, ngrohësin duhet ta ç'kyçim nga rrjeti elektrik dhe pastaj të ćelet dorëza për ujin e ngrohtë në rubinetë (baterinë përzierëse) të ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet një sasi e vogël e ujit, që derdhet nëpër vrimën gjatë largimit të flanxhës ngrohësë nëpërmjet të hapësirës së flanxhës ngrohëse.

Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me tretjen e butë të detergjentit për larje. Mos

përdorni lëndë pastruese të vrazhda.

Me kontrollet e rregullta servisore, do të mundësoni punimin e papengueshëm dhe jetën e gjatë të punimit të bojlerit. Garancia për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë rregullisht kontrollet të harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet kontrolleve të posaçme dhe të rregullta, nuk guxon të jetë më e gjatë se 36 muaj. Eështë e nevojshme, që kontrollet t'i bëjnë serviseri i autorizuar, i cili evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit, ai kontrollon harxhimin e anodës mbrojtëse kundër korrozionit, sipas nevojës, pastron gurin, i cili grumbullohet, varësisht nga kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të harxhuar, në brendësi të bojlerit. Pas kontrollit të bojlerit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar do të ju preferojë edhe datën e kontrollit vijuese.

Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

TipiTGR 30 NTGR 50 NTGR 80 NTGR 100NTGR 120 NTGR 150 NTGR 200N
Profili i caktuar i ngarkesësSMMLLXLXL
Klasa e efikasitetit energjetik ^1) CCCCCCD
Efikasiteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit (ŋwh) ^1) [%]33,136,036,037,137,038,035,2
Harxhimi vjetor i energjisë elektrike ^1) [kWh]558142714282762277044134756
Harxhimi ditor i energjisë elektrike ^2) [kWh]2,6716,6926,69812,85012,90120,40122,430
Rregullimi i temperatiurës së termostatit"eco""eco""eco""eco""eco""eco""eco"
Vlera "smart"0000000
Vëllimi[l]30,448,173,093,4110,7139,8195,4
Sasia e ujit të përzier te 40 °C V40 ^2) [l]-6792131155212274
Koha e ngrohjes prej 10 °C deri 65 °C[h]0:591:342:203:103:464:426:32
Tensioni nominal[MPa(bar)]0,6 (6)
Masa / i mbushur me ujë[kg]15,5/45,521/7127/10731/13135/15541/19165/265
Mbrojtja kundër korrozionit të kazanitemaluar / anoda Mg
Fuqia kyçëse[W]2000
Tensioni[V~]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjes nga lagështiaIP23

1) Urdhri i komisionit EU 812/2013; EN 50440
2) EN 50440

E RUAJMË TË DREJTËN E NDRYSHIMEVE, QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIT E APARATIT.

Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në ueb faqet tona

http://www.gorenje.com.

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : TGR80NGC6

Kategori : Ngrohës uji