GORENJE TGR80XNGU - Ngrohës uji

TGR80XNGU - Ngrohës uji GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas TGR80XNGU GORENJE në format PDF.

📄 32 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE TGR80XNGU - page 19
Shiko manualin : English EN Македонски MK Shqip SQ
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Ngrohës uji elektrik me rezervuar
Marka Gorenje
Modeli TGR80XNGU (TGR 80 X)
Kapaciteti (Vëllimi) 76.1 L
Përmasat (L x G x T) 775 x 605 x 150 mm
Pesha (Bosh / Plot) 27 kg / 107 kg
Furnizimi me energji 230 V ~, 2000 W
Klasa e mbrojtjes I
Shkalla e mbrojtjes IP23
Presioni nominal 0.6 MPa (6 bar)
Gama e rregullimit të temperaturës 10 °C deri 65 °C (+5 °C / -0 °C)
Temperatura në modalitetin Eco 55 °C
Koha e ngrohjes (10 °C në 65 °C) 2 h 37 min
Klasa e efikasitetit energjetik C
Konsumi vjetor i energjisë elektrike 1428 kWh
Konsumi ditor i energjisë elektrike 6.698 kWh
Vëllimi i ujit të përzier në 40 °C (V40) 85 L
Profili i deklaruar i ngarkesës M
Rezervuari anti-korrozioni Po
Kontrolli i termostatit Po, me çelës
Kërkohet valvul sigurie Po (presion nominal 0.6 MPa, 0.9 MPa, ose 1.0 MPa sipas etiketës)
Instalimi Montim vertikal në mur, diametri minimal i vidës 8 mm
Lloji i lidhjes Sistemi i mbyllur (presion) ose i hapur (gravitet)
Specifikimi i kabllit të energjisë H05VV-F 3G 1.5 mm²
Temperatura maksimale e ujit (ndërprerje sigurie) 130 °C

Pyetjet më të shpeshta - TGR80XNGU GORENJE

A mund ta instaloj vetë ngrohësin e ujit?
Jo, instalimi duhet të kryhet nga personel i kualifikuar në përputhje me rregulloret në fuqi dhe udhëzimet e prodhuesit.
Cili është presioni i kërkuar i valvulës së sigurisë?
Një valvul sigurie me presion nominal 0.6 MPa (6 bar), 0.9 MPa (9 bar) ose 1.0 MPa (10 bar) duhet të instalohet në tubin e hyrjes, sipas etiketës në ngrohës.
Pse pikon ujë nga valvula e sigurisë?
Pikimi është normal për shkak të zgjerimit të ujit gjatë ngrohjes. Pikimi mund të drejtohet në një kullues. Për të reduktuar pikimin, mund të instaloni një rezervuar zgjerimi 3 litra në tubin e hyrjes.
Si të kontrolloj nëse valvula e sigurisë po funksionon?
Periodikisht hapni daljen e valvulës së sigurisë duke kthyer dorezën ose duke zhvidhosur arrën. Uji duhet të rrjedhë. Kjo gjithashtu largon gurët e gëlqeres.
Cila është temperatura e rekomanduar?
Vendosni çelësin e termostatit në pozicionin 'eco', i cili ruan 55 °C për funksionim ekonomik dhe reduktim të gurëve të gëlqeres.
Si ta mbush ngrohësin me ujë para përdorimit të parë?
Hapni rubinetin e ujit të nxehtë në mikser, pastaj mbushni ngrohësin. Kur uji rrjedh nga rubineti, ngrohësi është i mbushur. Mos e lidhni rrymën derisa të mbushet.
Çfarë duhet të bëj nëse ngrohësi i ujit nuk përdoret për një kohë të gjatë?
Për të parandaluar ngrirjen, vendosni termostatin në pozicionin '*' (rreth 10 °C) dhe mbajeni rrymën të lidhur. Përndryshe, kulloni plotësisht ngrohësin.
A mund ta riparoj vetë ngrohësin e ujit?
Jo, mos u përpiqni të rregulloni ndonjë defekt vetë. Kontaktoni ofruesin më të afërt të shërbimit të autorizuar.
Si ta pastroj pjesën e jashtme të ngrohësit të ujit?
Përdorni një tretësirë të butë detergjenti. Mos përdorni tretës ose gërryes.
Cili është kërkesa për kabllon e energjisë?
Instaloni një kabllo furnizimi me energji me diametër minimal 1.5 mm² (H05VV-F 3G 1.5 mm²) dhe sigurohuni që të jetë instaluar një çelës shkëputës me të gjithë polet.

Pyetjet e përdoruesve rreth TGR80XNGU GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrohës uji në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TGR80XNGU - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TGR80XNGU e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT TGR80XNGU GORENJE

Udhëzime për përdorim 19

GORENJE TGR80XNGU - 1

Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.

Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.

⚠️ Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.

Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.

Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.

⚠ Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.

⚠️ Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.

Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është I bllokuar.

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!

Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130°C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh se mund të vihet deri të tejngarkesave të përmendura të temperaturës.

Nëse e çkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes.

Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

GORENJE TGR80XNGU - 2

Prodhimet tona janë të pajisura nga komponentët e parrezikshme për mjedisin dhe për shëndetin, si dhe të punuara ashtu, që në fazën e tyre të fundit jetësore t'i demontojmë dhe t'i riciklojmë sa më thjesht. Me riciklimin e materialeve e zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe e zvogëlojmë nevojën për prodhimin e materialeve themelore (për shembull metalit), që kërkon energji të madhe dhe shkakton emetim të materieve të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit e zvogëlojmë

harxhimin e burimeve natyrore, pasi që mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.

Për më shumë informata mbi sistemin e hedhjes së mbeturinave vizitoni qendrën tuaj për hedhjen e mbeturinave, apo tregtarin, tek i cili është blerë produkti.

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e prodhimit tonë. JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME VËMENDJE UDHËZIMET.

Bojleri ashtë i prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është i sprovuar zyrtarisht, ndërsa për të, janë të lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi kompatibilitetin elektromagnetik. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në tabelën e shënimeve, të ngjitur ndërmjet gypave hyrës. Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i aftësuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund të bëjë vetëm shërbimi i autorizuar servisor.

MONTIMI

Bojlerin montojeni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëse e instaloni bojlerin në hapësirë ku gjendet vaska apo dushi, medoemos duhet t'i respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vidha muri me diametër nominal minimalisht 8mm. Murin me bartje të dobët në të cilin keni ndërmend të varni bojlerin, duhet ta forconi. Bojlerin mund të përforconi në mur vetëm vertikalisht.

A B C
TGR 50 X570405145
TGR 80 X775605150
TGR 100 X935755160

Dimensionet e kyçjes dhe montimit të bojlerit [mm]

140 - 360 100 100 461 Ø454 C B A G 1/2

LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuar me ngjyra në gypa.. Hyrja e ujit të ftohtë ashtë e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.

Bojlerin mund të lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet t'i instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit.

Te sistemi i hapur, nën presion, para bojlerit duhet të montohet ventili jo-kthyes (ireverzibil), i cili parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse, në rrjetin ujësjellës ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem i lidhjes, duhet ta përdorni baterinë përzierëse rrjedhëse të rubinetës. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.

Te sistemi i mbyllur i lidhjes, në vendet furnizuese duhet të përdorni bateri përzierëse të presionit. Në gypin ardhës, për shkak të sigurisë së funksionimit, duhet montuar ventili sigurues ose grupin sigurues, i cili ndërpret rritjen e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa (1 bar), mbi atë nominale. Vrima e daljes në ventilin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në ventilin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund të drejtoni në derdhje nëpërmjet të mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që ashtë i vendosur nën ventilin sigurues, duhet të jetë i montuar në vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.

Në rast se, instalimi i realizuar nuk mundëson ta drejtojmë ujët që pikon drejt kanalizimit, pikjen mund ta evitoni duke montuar një enë ekspansive me vëllim 3 ë në gypin hyrës të bojlerit .

Për funksionimin e rregullt të ventilit sigurues ju vetë duhet të bëni kontrolle periodike që të largohet guri i ujit dhe të vërtetohet se ventili i sigurisë nuk është i bllokuar. Gjatë kontrollit duhet, (varësisht nga tipi i ventilit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen së ventilit të çelni daljen nga ventili sigurues. Në atë[ rast, nëpër vrimën dalëse të ventilit të rrjedh uji, kjomë është shenjë, se ventili është në rregull.

graph LR A["Top Tank"] --> B["Valve"] B --> C["Reactor Unit 1"] C --> D["Flow Control Unit 2"] D --> E["Return Line"] E --> F["Outlet H"] G["Turb T"] --> B H["X"] --> B I["X"] --> B J["X"] --> B K["8"] --> L["1"] K --> M["7"] N["2"] --> O["3"] P["6"] --> Q["4"] R["5"] --> S["5"]

Sistemi i mbyllur (me presion)

GORENJE TGR80XNGU - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 2

6 - Shtojca provuese
7 - Hinka me kyçësin në derdhje
8 - Ena e ekspansionit
H - Uji i ftohtë
T - Uji i ngrohtë

Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues nuk guxoni të montoni ventil mbyllës, sepse, kështu e pamundësoni funksionimin e ventilit sigurues.

Ngrohësin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvulë reduktuese nëse është shtypja në rrjet më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar ventilin reduktues.

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë. Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.

LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

GORENJE TGR80XNGU - LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK - 1

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ngrohës duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm 2 (H05VV-F 3G 1,5 mm 2 ). Që të mund ta bëni këtë, nga bojleri duhet të largohet kapaku mbrojtës.

Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në përputhje me standardet për instalimet elektrike. Ndërmjet ngrohësit të ujit dhe instalimit shtëpiak, nevojitet të instalohet pajisja për ndarjen

e të gjitha poleve nga rrjeti elektrik në pajtim me dispozitat nacionale të instalimeve.

Legjenda:

1 - Pjesa lidhëse
2 - Termostati dhe siguresa dypolëshe termike
3 - Rezistuesi (ngrohësi)
4 - Llamba kontrolluese

L - Përçuesi fazor
N - Përçuesi neutral
± - Përçuesi mbrojtës

230 V~ ± N L 1 2 3 4 Skema e lidhjes elektrike

VËRREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik!

Pas kyçjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i përgatitur për përdorim. Me rrotullimin e pullës në termostat, e cila gjendet në anën e poshtme të kapakut mbrojtës, zgjidheni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet të 10 °C dhe 65 °C +5 °C/-0 °C. Preferojmë rregullimin e pullës në pozicionin "eco". Rregullimi i tillë është më kursyesi; temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 55 °C, tajitja e gurit të ujit dhe humbjet e ngrohtësisë do të jenë më të ulëta se te rregullimi i temperaturës më të lartë. Gjatë funksionimit të ngrohësit elektrik mund të dëgjohet zhurma në bojler. Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon llamba kontrolluese. Bojleri ka në pjesën ballore termometrin bimetalik, që lëviz në drejtim të akrepit të orës kah e djathta, kur në bojler gjendet uji i ngrohtë. Termometri tregon temperaturën në vendin e instalimit, përderisa me rrotullimin e butonit për navigim në termostat, përcaktoni temperaturën e ujit në pjesën e poshtme të kaloriferit. Për këtë arsye, këto dy temperatura mund të ndryshojnë. Nëse nuk e keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë të gjatë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja ashtu që të mos ç'kyçni elektrikun, por pullën e termostatit rregullojeni në pozicionin " * Te ky rregullim, ngrohësi do të mbaj temperaturën e ujit te përafërsisht në 10 °C. Nëse megjithatë do ta shkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, për shkak të rrezikut të ngrirjes duhet ta zbrazni ujin nga ai. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet të gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet, që ndërmjet të ventilit sigurues dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fiting i posaçëm (T-pjesë) ose ventil shkarkues. Ngrohësin mund të zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet ventilit sigurues me lëvizjen e dorëzës, respektivisht. kapakut rrotullues të ventilit, në pozicion si gjatë kontrollimit të funksionimit. Para zbrazjes, ngrohësin duhet ta ç'kyçim nga rrjeti elektrik dhe pastaj të celet dorëza për ujin e ngrohtë në rubinetë (baterinë përzierëse) të ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet një sasi e vogël e ujit, që derdhet nëpër vrimën gjatë largimit të flanxhës ngrohësë nëpërmjet të hapësirës së flanxhës ngrohëse.

Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me tretjen e butë të detergjentit për larje. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.

Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

TipiTGR 50 XTGR 80 XTGR 100 X
Profili i caktuar i ngarkesësMML
Klasa e efikasitetit energjetik 1) CC C
Efikasiteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit (ŋwh) 1) [%]36,036,037,1
Harxhimi vjetor i energjisë elektrike 1) [kWh]142714282762
Harxhimi ditor i energjisë elektrike 2) [kWh]6,6926,69812,850
Rregullimi i temperatiurës së termostatit"eco"
Vlera "smart"000
Vëllimi[l]47,576,196,1
Sasia e ujit të përzier te 40 °C V40 2) [l]6685131
Tensioni nominal[MPa(bar)]0,6 (6)
Masa / i mbushur me ujë[kg]21/7127/10731/131
Mbrojtja kundër korrozionit të kazanit
Fuqia kyçëse[W]2000
Tensioni[V~]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjes nga lagështiaIP23
Koha e ngrohjes prej 10 °C deri 65 °C[h] 138 237 316

1) Urdhri i komisionit EU 812/2013; EN 50440
2) EN 50440

E RUAJMË TË DREJTËN E NDRYSHIMEVE, QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIT E APARATIT.

Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në ueb faqet tona

http://www.gorenje.com.

ПРЕДУПРЕДУВАЊА

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : TGR80XNGU

Kategori : Ngrohës uji