GORENJE TGRH80C6 - Ngrohës uji

TGRH80C6 - Ngrohës uji GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas TGRH80C6 GORENJE në format PDF.

📄 16 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE TGRH80C6 - page 10
Shiko manualin : English EN Shqip SQ
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Ngrohës uji elektrik
Marka Gorenje
Modeli TGRH80C6
Kapaciteti 80 L
Dimensionet (A x B x C x D) 778 mm x 122.5 mm x 190 mm x 345 mm
Pesha e zbrazët 27 kg
Pesha e mbushur 107 kg
Presioni nominal 0.6 / 0.9 / 1.0 MPa (6 / 9 / 10 bar)
Fuqia e ngrohjes 2000 W
Tensioni 230 V ~
Klasa e mbrojtjes I
Mbrojtja nga depërtimi IP23
Koha e ngrohjes (10°C në 65°C) 2 h 37 min
Gama e temperaturës 25 °C - 70 °C
Temperatura e modalitetit Eco 55 °C
Instalimi Montimi horizontal në mur
Lidhja e ujit Sistemi i mbyllur (presion) ose i hapur (gravitet)
Valvul sigurie e nevojshme Po, e vlerësuar në 0.6/0.9/1.0 MPa, me dalje atmosferike
Mbrojtja nga korrozioni Rezervuar i smaltuar + Anodë magnezi (inspektohet periodikisht)
Modaliteti i mbrojtjes nga ngrirja Vendosni termostatin në "*" (përafërsisht 10°C)
Pastrimi Leckë e butë me detergjent të butë; shmangni alkoolin/gërryesit
Ujë i përzier në 40°C 130 L
Pjesë zëvendësuese Elementi ngrohës, termostati, anoda, valvula e sigurisë (shërbim i autorizuar)

Pyetjet më të shpeshta - TGRH80C6 GORENJE

Si e instaloj ngrohësin e ujit?
Instalimi duhet të kryhet nga personel i kualifikuar. Ngrohësi duhet të montohet horizontalisht në mur duke përdorur vida me diametër të paktën 8 mm. Sigurohuni që muri të përballojë peshën e mbushur (107 kg). Ndiqni rregulloret lokale dhe lidhni furnizimin me ujë sipas sistemit të zgjedhur (presion i mbyllur ose gravitet i hapur). Mos instaloni valvul mbyllëse midis ngrohësit dhe valvulës së sigurisë.
Si e mbush ngrohësin e ujit për herë të parë?
Para se të lidheni me energjinë, mbushni ngrohësin me ujë. Hapni rubinetin e ujit të nxehtë në valvulën e përzierjes dhe më pas hapni furnizimin me ujë të ftohtë. Kur uji rrjedh në mënyrë të qëndrueshme nga rubineti i nxehtë, ngrohësi është i mbushur. Mbyllni rubinetin dhe kontrolloni për rrjedhje.
Pse pikon ujë nga valvula e sigurisë?
Pikimi është normal në një sistem të mbyllur pasi uji zgjerohet kur nxehet. Valvula e sigurisë lëshon presionin e tepërt. Për të reduktuar pikimin, mund të instaloni një rezervuar zgjerimi (të paktën 5% e vëllimit të ngrohësit). Sigurohuni që dalja e valvulës të jetë e drejtuar poshtë dhe jo e ngrirë. Kontrolloni periodikisht valvulën duke kthyer dorezën ose dadon; uji duhet të rrjedhë lirshëm.
Si e vendos temperaturën?
Kthejeni çelësin e termostatit për të vendosur midis 25°C dhe 70°C. Për funksionim ekonomik, vendoseni në pozicionin 'eco' që mban 55°C, duke reduktuar shkallën e gëlqeres dhe humbjen e nxehtësisë. Për të parandaluar ngrirjen, vendoseni në '*' (rreth 10°C) dhe mbajeni energjinë të ndezur.
Çfarë mirëmbajtje kërkohet?
Kërkohen inspektime të rregullta nga një shërbim i autorizuar për të kontrolluar anodën e magnezit dhe për të hequr shkallën e gëlqeres. Konsumimi i anodës përcakton intervalet e inspektimit (shih garancinë). Pastroni pjesën e jashtme me një leckë të butë dhe detergjent të butë; shmangni alkoolin ose gërryesit.
Si e kulloj ngrohësin e ujit?
Shkëputeni nga energjia. Hapni rubinetin e ujit të nxehtë dhe prisni që uji të ftohet. Mbyllni hyrjen e ujit të ftohtë. Zhvidhosni tubin fleksibël në daljen e nxehtë (ose përdorni një element T me valvul kullimi). Kulloni përmes tubit të hyrjes. Pak ujë mbetet brenda.
Çfarë do të thotë klasa e mbrojtjes IP23 e ngrohësit?
IP23 do të thotë i mbrojtur nga objektet e forta >12.5 mm (gishtat) dhe nga spërkatja e ujit deri në 60° nga vertikali. I përshtatshëm për instalim të brendshëm, por jo për spërkatje direkte uji.
A mund ta përdor ngrohësin me presion më të lartë se ai nominal?
Jo. Nëse presioni i furnizimit me ujë tejkalon presionin nominal (0.6/0.9/1.0 MPa), instaloni një valvul reduktimi të presionit. Valvula e sigurisë është vendosur të lëshojë në 0.1 MPa mbi atë nominal.
Çfarë ndodh nëse uji nuk nxehet?
Kontrolloni furnizimin me energji dhe nëse ndërprerësi i qarkut është i ndezur. Sigurohuni që termostati të jetë vendosur saktë. Nëse ndërprerësi termik është aktivizuar (për shkak të mbinxehjes), shtypni butonin e rivendosjes (nëse është i aksesueshëm) ose telefononi një shërbim të autorizuar. Mos u përpiqni të bëni riparime të brendshme.
Çfarë mbulon garancia?
Garancia e korrozionit të rezervuarit është e vlefshme vetëm nëse inspektimet periodike të anodës kryhen nga shërbimi i autorizuar dhe regjistrohen në certifikatën e garancisë. Pjesët e tjera mbulohen sipas kushteve standarde. Referojuni dokumentit të garancisë për detaje.

Pyetjet e përdoruesve rreth TGRH80C6 GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrohës uji në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TGRH80C6 - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TGRH80C6 e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT TGRH80C6 GORENJE

Udhëzime për përdorim 10

WARNINGS

Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.

⚠️ Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.

⚠️ Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.

Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.

Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.

⚠️ Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.

⚠️ Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.

Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është I bllokuar.

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!

Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh se mund të vihet deri të tejngarkesave të përmendura të temperaturës.

Nëse e çkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes.

Uji nga bojleri zbrazet nëpërmes gypit prurës të kazanit. Për këtë arsye preferohet që ndërmjet valvulit sigurues dhe gypit prurës të montohet një T-element I posaçëm me valvul shfryrës.

Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

GORENJE TGRH80C6 - WARNINGS - 1

Prodhimet tona janë të pajisura nga komponentët e parrezikshme për mjedisin dhe për shëndetin, si dhe të punuara ashtu, që në fazën e tyre të fundit jetësore t'i demontojmë dhe t'i riciklojmë sa më thjesht. Me riciklimin e materialeve e zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe e zvogëlojmë nevojën për prodhimin e materialeve themelore (për

shembull metalit), që kërkon energji të madhe dhe shkakton emetim të materieve të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit e zvogëlojmë harxhimin e burimeve natyrore, pasi që mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.

Për më shumë informata mbi sistemin e hedhjes së mbeturinave vizitoni qendrën tuaj për hedhjen e mbeturinave, apo tregtarin, tek i cili është blerë produkti.

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e prodhimit tonë.

JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME VËMENDJE UDHËZIMET.

Bojleri ashtë i prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është i sprovuar zyrtarisht, ndërsa për të, janë të lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi kompatibilitetin elektromagnetik. Karakteristikat themelore teknike të tij janë shënuar në tabelën e shënimeve, që është e ngjitur në fund të bojlerit afër gypave kyçës. Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i aftësuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund të bëjë vetëm shërbimi i autorizuar servisor.

MONTIMI

Bojlerin montojeni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëse e instaloni bojlerin në hapësirë ku gjendet vaska apo dushi, medoemos duhet t'i respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vidha muri me diametër nominal minimalisht 8mm. Murin me bartje të dobët në të cilin keni ndërmend të varni bojlerin, duhet ta forconi. Bojlerin mund të përforconi në mur vetëm horizontalisht (shihni fig. 1).

ABCD
TGRH 5057225185145
TGRH 80778122,5190345
TGRH 100938192,5200495
TGRH 1201093265205645

Dimensionet e kyçjes dhe montimit të bojlerit [mm]

D C Ø454 100 G1/2 B A

350 162 461

Fig. 1: Montimi horizontal në mur

LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuar me ngjyra në gypa. Hyrja e ujit të ftohtë ashtë e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.

Bojlerin mund të lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet t'i instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit.

Te sistemi i kyçjes i presionit të mbyllur (fig. 2) në vendet e shpenzimit duhet të përdoren bateri përzierëse të presionit. Në gypin prurës, për shkaqe të sigurisë së funksionimit të bojlerit duhet të montohet valvuli sigurues, apo grupi sigurues, që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 Mpa (1 bar) mbi atë nominal. Vrima e daljes në valvulin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në valvulin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e valvulit sigurues. Ujin që pikon, mund të drejtoni në derdhje nëpërmjet të mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën valvulin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që ashtë i vendosur nën valvulin sigurues, duhet të jetë i montuar në vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.

Nëse dëshironi t'i shmangeni ujit që pikon nga valvuli sigurues, në gypin prurës të bojlerit duhet të montohet ena ekspansive me vëllim së paku 5% të vëllimit të kazanit.

Për funksionimin e drejtë të valvulit sigurues duhet t'i bëni kontrollet periodike , në mënyrë që të evitohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është io bllokuar. Gjatë kontrollit duhet, (varësisht nga tipi i valvulit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen së valvulit të çelni daljen nga valvuli sigurues. Në atë[ rast, nëpër vrimën dalëse të valvulit të rrjedh uji, kjomë është shenjë, se valvuli është në rregull.

Te sistemi i hapur, jo-presion (fig. 3) në hyrje të ujit në bojler duhet të montohet valvuli jokthyes, që parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse në rrjet mungon uji. Në sistemin e kyçjes lejohet të montohen vetëm bateri kaluese. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.

GORENJE TGRH80C6 - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 1

flowchart
graph LR
    1["Component 1"] --> T["T"]
    T --> 2["Component 2"]
    2 --> 3["Component 3"]
    3 --> 4["Component 4"]
    4 --> a["a"]
    a --> b["b"]
    b --> 5["Component 5"]
    5 --> 6["Component 6"]
    6 --> 7["Component 7"]
    7 --> H["H"]

Fig. 2: Sistemi i mbyllur (me presion)

GORENJE TGRH80C6 - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 2

1 - Bateritë përzierëse të presionit
2 - Ena e ekspansionit
3 - Valvuli sigurues
a - Valvuli provues
b - Valvuli jo-kthyes (ireverzibil)
4 - Hinka me kyçësin në derdhje
5 - Shtojca provuese

6 - Valvuli reduktues i shtypjes
7 - Valvuli mbyllës
8 - Valvuli jo-kthyes (ireverzibil)
9 - Bateritë përzierëse qarkulluese

H - Uji i ftohtë

T - Uji i ngrohtë

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi ashtu pamundësoni mbrojtjen e bojlerit nga presioni!

Bojlerin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvul reduktues nëse është shtypja në rrjet më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar valvulin reduktues.

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë.

Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.

LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

GORENJE TGRH80C6 - LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK - 1

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në bojler duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm 2 (H05VV-F 3G 1,5 mm 2 ), për ç'arsye duhet ta largoni kapakun mbrojtës. Në instalimin elektrik duhet të montohet pajisja për ndarjen e të gjitha poleve, në pajtim me dispozitat nacionale për instalime.

Fig. 4: Largimi i kapakut mbrojtës

Legjenda:

1 - Pjesa lidhëse
2 - Termostati dhe siguresa dypolëshe termike
3 - Rezistuesi (ngrohësi)
4 - Llamba kontrolluese

L - Përçuesi fazor
N - Përçuesi neutral
± - Përçuesi mbrojtës

230 V~ ± N L 1 2 3 4

Fig. 5: Skema e lidhjes elektrike

VËRREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik! Ndërhyrjen mund ta bëjë vetëm eksperti i aftësuar!

Pas kyçjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i përgatitur për përdorim. Me rrotullimin e pullës në termostat, e cila gjendet në anën e poshtme të kapakut mbrojtës, zgjidheni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet të 25 °C dhe 70 °C. Preferojmë rregullimin e pullës në pozicionin "eco". Rregullimi i tillë është më kursyesi; temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 55 °C, tajitja e gurit të ujit dhe humbjet e ngrohtësisë do të jenë më të ulëta se te rregullimi i temperaturës më të lartë. Gjatë funksionimit të ngrohësit elektrik mund të dëgjohet zhurma në bojler. Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon llama kontrolluese. Bojleri ka në pjesën ballore termometrin bimetalik, që lëviz në drejtim të akrepit të orës kah e djathta, kur në bojler gjendet uji i ngrohtë. Nëse nuk e keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë të gjatë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja ashtu që të mos ç'kyçni elektrikun, por pullën e termostatit rregullojeni në pozicionin "*". Te ky rregullim, ngrohësi do të mbaj temperaturën e ujit te përafërsisht në 10 °C. Nëse do ta ç'kyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujët nga ai për shkak të rrezikut nga ngrirja. Uji nga bojleri zbrazet nëpërmes gypit prurës të bojlerit. Për këtë arsye preferohet që gjatë montimit të vendoset një element-T i posaçëm me valvul shfryrës ndërmjet valvulit sigurues dhe gypit prurës. Para zbrazjes bojlerin duhet ta ç'kyçim nga rrjeti elektrik si dhe ta hapim dorezën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse dhe ta derdhim ujin e ngrohtë. Kur të ftohet uji në bojler mbylllet ventili i prurjes së ujit të ftohtë dhe shpërdridhet gypi lakues në daljen e ujit të ngrohtë të bojlerit. Tani bojlerin mund ta zbrazim nëpër ventilin shfryrës në gypin prurës. Gjatë zbrazjes së ujit nëpër gypin prurës, në bojler mbetet një sasi më e vogël e ujit. Gjatë mbushjes së sërishme me ujë preferojmë ta hapni dorezën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse dhe ta lejoni ujin të rrjedhë së paku 2 minuta nëpër gypin derdhës të baterisë përzierëse (rrjedhja e ujit le të jetë e njëtrajtshme, me intensitet mesatar, me trashësi të lapsit).

Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me pastrues të butë të lëngtë, të destinuar për pastrimin e sipërfaqeve të lëmuara me llak. Mos përdorni pastrues që përbëjnë alkool apo mjete abrazive.

Me kontrollet e rregullta të servisit do të garantoni funksionim pa pengesa dhe afat të

gjatë jetësor të bojlerit. Garancia për ndryshkun e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Afati ndërmjet kontrolleve të rregullta nuk guxon të jetë më i gjatë seç shkruan në deklaratën e garancisë. Kontrollet duhet të bëhen nga serviseri i autorizuar, që ua evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit ai e verifikon harxhimin e anodës mbrojtëse antikorozive dhe sipas nevojës e pastron gurin e ujit, që varësisht nga kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të përdorur bashkohet brenda bojlerit. Shërbimi i servisit pas kontrollit të bojlerit do t'ua preferojë datën e kontrollit tjetër varësisht nga gjendja e konstatuar.

Ju lutemi që prishjet eventuale në bojler të mos i përmirësoni vetë, por lidhur me to lajmërojeni shërbimin më të afërt të servisit të autorizuar.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

TipiTGRH 50TGRH 80TGRH 100TGRH 120
Vëllimi[l]5080100120
Sasia e ujit të përzier te 40 °C[l]80130174210
Tensioni nominal[MPa(bar)]0,6 (6) / 0,9 (9) / 1,0 (10)
Masa / i mbushur me ujë[kg]21/7127/10731/13135/155
Mbrojtja kundër korrozionit të kazanit emaluar / anoda Mg• / •• / •• / •• / •
Fuqia kyçëse[W]2000
Tensioni[V~]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjes nga lagështiaIP23
Koha e ngrohjes prej 10 °C deri 65 °C[h] 138 237 316 355

E RUAJMË TË DREJTËN E NDRYSHIMEVE, QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIT E APARATIT.

Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në ueb faqet tona http://www.gorenje.com.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : TGRH80C6

Kategori : Ngrohës uji