GBK100LN - Klimatizues GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas GBK100LN GORENJE në format PDF.

GORENJE GBK100LN - Klimatizues
📄 68 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE GBK100LN - page 47
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktitNgrohës uji i kombinuar (elektrik dhe ngrohje ndihmëse)
ModeliGBK100LN
Vëllimi100 L
Presioni nominal0.6 MPa
Pesha e zbrazët56 kg
Pesha e mbushur156 kg
Furnizimi me energji230 V~, 2000 W
Elementi ngrohësNgrohës zhytjeje të dyfishtë 1000 W
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjesIP25
Koha e ngrohjes në 75°C (hyrje 15°C)3 h 55 min
Uji i përzier në 40°C189 L
Konsumi i energjisë në gatishmëri1.58 kWh/24h
Sipërfaqja e shkëmbyesit të nxehtësisë0.88 m²
Rrjedha e nxehtësisë së shkëmbyesit17600 W
Gama e rregullimit të temperaturës25°C to 75°C
Mbrojtja nga korrozioniRezervuar i smaltuar me anodë magnezi
InstalimiMontuar në mur, vetëm pozicion vertikal
Lidhjet e ujitHyrje e ftohtë: G3/4; Dalje e nxehtë: G1/2
Lidhja e tubit të kthimitHyrje e sipërme për qarkullim të menjëhershëm të ujit të nxehtë
Pajisjet e sigurisëValvul sigurie, valvul kthimi, siguresë bimetalike
PastrimiMe detergjent të lehtë; shmangni gërryesit
Intervali i mirëmbajtjesÇdo 2 vjet nga shërbimi i autorizuar

Pyetjet më të shpeshta - GBK100LN GORENJE

Si e vendos temperaturën në ngrohësin tim të ujit Gorenje GBK100LN?
Rrotulloni çelësin e termostatit në kapakun e përparmë në temperaturën e dëshiruar, midis 25°C dhe 75°C. Për efikasitet energjetik, vendoseni në pozicionin 'E' (përafërsisht 55°C).
Pse pikon uji nga valvula e sigurisë?
Gjatë ngrohjes, uji zgjerohet dhe presioni rritet. Valvula e sigurisë lëshon presionin e tepërt duke pikuar. Kjo është normale. Për të reduktuar pikimin, mund të instaloni një rezervuar zgjerimi 3-litërsh në hyrjen e ujit të ftohtë.
A mund të instalohet ngrohësi i ujit horizontalisht?
Jo, modeli GBK100LN duhet të instalohet vetëm në pozicion vertikal në mur. Instalimi horizontal nuk lejohet pasi mund të dëmtojë ngrohësin.
Si e zbraz ngrohësin e ujit?
Shkëputni furnizimin me energji, hapni çezmat e ujit të nxehtë, më pas kullojeni përmes lidhjes së hyrjes. Nëse është instaluar një valvul kullimi, përdorni atë. Përndryshe, mund të kulloni përmes valvulës së sigurisë duke hapur levën e saj të provës.
Çfarë do të thotë ngrohësi i kombinuar (GBK) i ujit?
Modeli GBK ka një shkëmbyes nxehtësie shtesë që lejon ngrohjen e ujit duke përdorur një burim të jashtëm si ngrohja qendrore, panelet diellore ose një pompë nxehtësie. Si elementi ngrohës elektrik ashtu edhe shkëmbyesi i nxehtësisë mund të punojnë së bashku ose veçmas.
Sa shpesh duhet të kontrolloj anodën e magnezit?
Një punishte shërbimi e autorizuar duhet të kontrollojë anodën anti-korrozioni pas rreth dy vjet përdorimi. Ata do të pastrojnë depozitat e gëlqeres dhe do të rekomandojnë kontrollin e ardhshëm bazuar në cilësinë e ujit.
A është e sigurt të lini ngrohësin e ujit të ndezur gjatë gjithë kohës?
Po, mund ta lini të ndezur. Për kursim energjie, vendosni termostatin në 'E' (55°C). Nëse nuk e përdorni për një kohë të gjatë, vendosni çelësin në '*' (mbrojtje nga ngrica, ~10°C) për të parandaluar ngrirjen pa e zbrazur.
A mund ta riparoj vetë ngrohësin e ujit?
Jo, mos u përpiqni kurrë të riparoni vetë. Gjithmonë kontaktoni një punishte shërbimi të autorizuar për të ruajtur sigurinë dhe garancinë.
Çfarë lidhje elektrike kërkohet?
Ngrohësi i ujit kërkon një furnizim njëfazor 230 V~ me një çelës të dedikuar që shkëput të dy polet me të paktën 3 mm hapësirë kontakti. Lidhja duhet të bëhet nga një elektricist i kualifikuar.
Si e pastroj pjesën e jashtme të ngrohësit të ujit?
Përdorni një tretësirë të butë detergjenti dhe një leckë të butë. Mos përdorni tretës, pastrues gërryes ose lecka të trashë pasi mund të dëmtojnë sipërfaqen.

Pyetjet e përdoruesve rreth GBK100LN GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Klimatizues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GBK100LN - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GBK100LN e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT GBK100LN GORENJE

Udhëzime për përdorim 43

Upute za upotrebu 47

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e produktit tonë.

JU LUTEMI, PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË UJËNGROHËSIT, LEXONI ME KUJDES UDHËZIMET.

KY APLIKACION NUK ËSHTË I DESTINUAR PËR PERSONA (DUKE PËRFSHIRË FËMIJËT) ME AFTËSI TË ZVOGËLUARA FIZIKE, NDIJORE OSE MENDORE, OSE ME MUNGESË PËRVOJE DHE NJOHURISH, NËSE ATA NUK JANË NËN MBIKËQYRJE OSE NUK U JANË DHËNË UDHËZIME PËR PËRDORIMIN E PAJISJES NGA PERSONI PËRGJEGJËS PËR SIGURINË E TYRE.

FËMIJËT DUHET TË MBIKËQYREN PËR T'U SIGURUAR QË ATA NUK LUAJNË ME PAJISJEN.

Ujëngrohësi është prodhuar në përputhje me standardet në fuqi dhe është provuar zyrtarisht; për të janë lëshuar certifikata sigurie dhe certifikata për përputhshmërinë elektromagnetike. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në pllakën e të dhënave, të ngjitur midis gypave lidhës. Lidhjen e ujëngrohësit me rrjetin e ujësjellësit dhe atë elektrik mund ta kryejë vetëm një profesionist i kualifikuar dhe i autorizuar për këtë. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të riparimeve, heqjes së gurit gëlqeror dhe kontrollit ose zëvendësimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit, mund t'i kryejë vetëm shërbimi i autorizuar i servisit.

INSTALIMI

Ujëngrohësin instaloni sa më afër vendeve të përdorimit. Përforcojeni në tavan ose në mur me vida muri me diametër nominal minimal 8 mm. Muret dhe tavanet me kapacitet të dobët mbajtës duhet të përforcohen në ato vende ku do të varet ujëngrohësi. Ujëngrohësin GBK mund ta përforconi në mur vetëm vertikalisht. Horizontalisht mund të përforcohen në tavan vetëm ujëngrohësit GBL 50 dhe GBL 80. Përforcimi i këtyre ujëngrohësve në mur ose në dysheme nuk është i lejuar dhe për këtë arsye ujëngrohësit mund të dëmtohen.

KARAKTERISTIKAT TEKNIKE TË APARATIT

TipiGBL 50 GBL 80 GBK 80 L/D GBK 100 L/D GBK 120 L/D GBK 150 L/D GBK 200 L/D
ModeliGBL 50 NGBL 80 NGBK 80 LN/RNGBK 100 LN/RNGBK 120 LN/RNGBK 150 LN/RNGBK 200 LN/RN
Vëllimi[II]508080100120150200
Shtypja elementare[MPa]0,6
Masa / i mbushur me ujë[kg]27/7733/11351/13156/15662/18272/22290/290
Mbrojtja kundër korodimit të kazanitEmajluar/Mg anoda
Fuqia e nxehësit elektrik[W]2000
Tensioni kyçës[V~]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjesIP 25
Koha e ngrohjes deri në 75°C 1) [h] 155 305 305 355 435 545 740
Sasia e ujit të përzier te 40°C[II]80117151189226276360
Shpenzimi energjik 2) [kWh/24h]1,201,461,391,581,772,052,50

1) Koha e ngrohjes së tërë vëllimit të ujëngrohësit me ngrohës elektrik, në temperaturën hyrëse të ujit të ftohtë nga ujësjellësi 15°C.

2) Konsumi energjetik për mirëmbajtjen e temperaturës konstante të ujit në ujëngrohës 65°C dhe në temperaturën e ambientit 20°C, i matur sipas DIN 44532.

KARAKTERISTIKAT TEKNIKE TË SHKËMBYESIT TË NGROHJES

GBK 80 L/DGBK100 L/DGBK 120 L/DGBK 150 L/DGBK 200 L/D
Shtypja elementare [MPa]0,6
Temperatura më e lartë e hyrjes së mediumit ngrohës [°C]85
Tejbartësit sipërfaqor [m2]0,720,88
Rryma ngrohëse e tejbartësit të ngrohjes3) [W]1440017600

3) Të matura në temperaturën e hyrjes së mediumit ngrohës 70°C dhe me qarkullim 50 l/min.

GBL 50 GBL 80 GBK 80 GBK 100 GBBK 120 GBK150 GBK 200
A 583 803 803 948 1103 138 1510
B 187 207 207 2202 207 222430
C 145 345 565 715 865 1065 1050
D340416416416416

Masat lidhëse dhe montuese të bojlerit [mm] GBK 80 - 200

GBL 50-80Ø500 B C D 230 G1/2 100 Kycësi i djathtë G3/4 350 100 507 Kycësi i majtë G3/4

G1/2 220 C B φ500 A

350 100 100 507

KYÇJA NË RRJETËN E UJËSJELLËSIT

Furnizimi dhe shkarkimi i ujit të ujëngrohësit është i shënuar në gypa me ngjyra. Furnizimi me ujë të ftohtë është i shënuar me ngjyrë të kaltërt, kurse ai shkarkues i ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe. Ujëngrohësin mund ta kyçni në rrjetën e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur, me shtypje, mundëson furnizim me ujë në më shumë vende furnizuese. Sistemi i çelë, pa shtypje, mundëson furnizim vetëm në një vend furnizues. Në bazë të sistemit të zgjedhur të kyçjes, duhet të përdorni edhe bateri përzierëse përkatëse. Te sistemi i çelë, pa shtypje, para ngrohësit duhet të instaloni ventil sigurues, i cili pengon daljen e

ujit nga kazani, në qoftë se në rrjetë mungon uji. Te sistemi përkatës i kyçjes, nevojitet përdorimi i baterisë përzierëse. Për shkak të ngrohjes së ujit, në ujëngrohës rritet vëllimi i ujit, e kjo shkakton pikëjen e ujit nga gypi i baterisë përzierëse. Me shtërngimin e dorëzës në bateri, pikëjen e ujit nuk mund ta ndaloni, por mund vetëm ta prishni baterinë.

Te sistemi i mbyllur i kyçjes me shtypje, në vendet furnizuese duhet të përdorni bateri përzierëse.

Në gypin furnizues, për shkak të sigurisë së funksionimit, patjetër është i nevojshëm instalimi i ventilit kthyes sigurues ose grupit sigurues, i cili ndërpret lartësimin e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa mbi atë nominale. Te ngrohja e ujit në ujëngrohës, shtypja e ujit në kazan lartësohet deri te kufiri, i cili është i rregulluar në ventilin kthyes sigurues. Për shkak se kthimi i ujit në rrjetën e ujësjellësit është i ndërprerë, mund të vijë deri te pikëja e ujit prej hapësirës për daljen e ujit nga ventili sigurues. Ujin që pikon, mund ta drejtoni në tubacion nëpërmjet mbaresës, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues.

Gypi shkarkues i instaluar nën daljen e ventilit sigurues, duhet të jetë i vendosur në drejtim poshtas dhe në rrethin ku nuk ngrin. Në rast se për shkak të instalacionit të instaluar pa rregullsi, ujin që pikon nga ventili sigurues, nuk keni mundësi ta drejtoni në tubacion, pikjes së ujit mund t'i largoheni me instalimin e enës ekspanzike me vëllim prej 3 l në gypin furnizues të ujëngrohësit. Për funksionimin e ventilit kthyes sigurues me rregullsi është e nevojshme, që çdo 14 ditë të bëni vetë kontrollet e rregullta. Në rast të kontrollit, nevojitet, që me lëvizjen e dorëzës ose me zhvidhosjen e dadosë së ventilit (varësisht nga tipi i ventilit) të hapni daljen nga ventili kthyes sigurues. Në këtë rast nevojitet, që të rrjedhë uji nga dalja e shobës së ventilit, kjo është shenjë që ventili funksionon pa pengesë.

Ndërmjet ujëngrohësit dhe ventilit sigurues nuk lejohet të instaloni ventilin mbyllës, sepse, me këtë do të ç'mundësoni funksionimin e ventilit kthyes sigurues.

Ujëngrohësin mund ta kyçni në rrjetin e ujësjellësit të shtëpisë pa ventil reduktues, nëse presioni në rrjet është më i ulët se 0,5 MPa (5 bar). Nëse presioni në rrjet tejkalon 1,0 MPa (10 bar), nevojitet instalimi i valvulës reduktuese. Para kyçjes elektrike, ujëngrohësi patjetër duhet të mbushet me ujë. Në mbushjen e parë, hapni rubinetin e ujit të ngrohtë në baterinë për përzierjen e ujit. Ujëngrohësi është i mbushur kur fillon të dalë uji nga tubi i daljes së ujit nga bateria.

graph TD A["Sistemi (me shtypje) i mbyllur"] --> B["Valve 1"] A --> C["Valve 2"] A --> D["Valve 3"] A --> E["Valve 4"] A --> F["Valve 5"] G["Sistemi (pa shtypje) i çelë"] --> H["Valve 1"] G --> I["Valve 2"] G --> J["Valve 3"] G --> K["Valve 4"] G --> L["Valve 5"]

Legjenda:

1 - Valvula e sigurisë kthyese 2 - Valvula provuese 3 - Valvula kundërkthyese 4 - Valvula reduktuese e presionit 5 - Valvula mbyllëse 6 - Maja për provë 7 - Lidhja me çelës në tubacion

H - Uji i ftohtë

T - Uji i ngrohtë

Tuba kthyese Burimi i energjisë

Ujëngrohësi i kombinuar GBK funksionon njësoj si ujëngrohësi elektrik GB, por ai përmban të instaluar shtesë edhe një burim alternativ të ngrohjes për ngrohjen e ujit sanitar me burime të tjera energjie (p.sh. ngrohja qendrore, kolektorët diellorë ose pompa e ngrohjes). Sistemi i ngrohjes me element elektrik dhe burimin alternativ të ngrohjes mund të punojnë njëkohësisht ose veçmas. Ujëngrohësin e kombinuar e kyçni në rrjetin e ujësjellësit njësoj si ujëngrohësin GB, përveç kësaj, e kyçni edhe në burimin tjetër shtesë të energjisë. Hyrja e mediumit ngrohës në burimin alternativ të ngrohjes është e shënuar me të kuqe, kurse dalja me të kaltër.

Ujëngrohësit GBK mund t'i lidhni edhe me tubin e qarkullimit të ujit të ngrohtë. Tubi i qarkullimit të ujit të ngrohtë mundëson që në të gjitha pikat e përdorimit të ketë ujë të ngrohtë në dispozicion menjëherë dhe gjithmonë. Tubin e qarkullimit e vendosni në lidhësin në anën e sipërme të ujëngrohësit. Para lidhjes, nevojitet heqja e kapakut plastik dhe zhvidhosja e çepit të mbyllur në anën e sipërme të ujëngrohësit. Me elementet e tubit të qarkullimit mund të furnizoheni shtesë te shitësit e autorizuar të produkteve tona.

KYÇJA NË RRJETIN ELEKTRIK

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ujëngrohës nevojitet instalimi i kabllos lidhëse.

Për këtë ndërhyrje, nevojitet heqja e kapakut mbrojtës plastik. Veproni kështu: hiqni pllakën që është e instaluar në anën ballore të kapakut. Pllakën e lironi në këtë mënyrë: në hendekun midis pllakëzës dhe kapakut mbrojtës, së pari pranë pullës së termostatit dhe pastaj në anën përballë pullës, futni me kujdes kaçavidën. Kur ta lironi pllakëzën në të dy anët, mund ta hiqni me dorë. Për të hequr kapakun mbrojtës plastik, nevojitet gjithashtu heqja e pullës së termostatit dhe zhvidhosja e vidhave mbajtëse. Procesi i montimit të kapakut mbrojtës plastik zhvillohet në mënyrë të kundërt.

Kyçja e ujëngrohësit në rrjetën elektrike duhet të bëhet në përputhje me standardet për instalimet elektrike. Për shkak se ujëngrohësi nuk përmban element që do ta shkëpuste nga rrjeta elektrike, në lidhjen kabllore nevojitet që ndërmjet tij dhe instalacionit të përhershëm të instalohet një çelës që ndan të dy polet e furnizimit dhe që ndërmjet kontakteve të hapura ka të paktën 3 mm largësi.

Legjenda:

1 - Termostati 2 - Siguresa bimetale 3 - Nxemësi (2x1000W) 4 - Ndriçuesja për kontroll 5 - Sumbulla kyçëse

L - Përçuesi i fazës N - Përçuesi neutral ⊥ - Përçuesi mbrojtës

± N L 5 230 V~ 1 v> v 3 4

VËREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësinë e ujëngrohësit, ai patjetër të shkyçet nga rryma elektrike!

Pas kyçjes në rrjetin e ujësjellësit dhe elektrikës, ujëngrohësi është i gatshëm për përdorim.

Me rrotullimin e pullës në termostat, i cili gjendet në anën e përparme të kapakut mbrojtës, zgjidhni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet 25 °C dhe 75 °C. Preferohet që të rregulloni pullën në pozicionin “E”. Ky rregullim është më kursimtar; në këtë rast, temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 55 °C, shkaktimi i gurit gëlqeror dhe humbjet e ngrohjes do të jenë më të ulëta se sa te rregullimet në temperatura të larta. Funksionimin e nxehësit elektrik e tregon ndriçuesja kontrolluese. Në shtëpizën (perimetrin) e tij, ujëngrohësi ka të instaluar edhe termometër, i cili tregon temperaturën e ujit. Në qoftë se ujëngrohësin nuk mendoni ta përdorni për një kohë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja në atë mënyrë që elektrikën të mos e shkyçni, pullën e termostatit ta rregulloni në pozicionin “*”. Te ky rregullim, ujëngrohësi do ta mirëmbajë temperaturën e ujit në përafërsisht 10 °C. Në qoftë se ujëngrohësin do ta shkyçni nga rrjeta elektrike, te rreziku i ngrirjes së ujit, paraprakisht atë duhet ta zbrazni.

Para zbrazjes së ujit, ujëngrohësi duhet shkyçur patjetër nga rrjeta elektrike. Pas kësaj, hapim rubinetin për ujë të ngrohtë në njërën nga bateritë për përzierjen e ujit, e cila është e kyçur në ujëngrohës. Ujin e lëshojmë nga ujëngrohësi nëpërmjet gypit ngarkues. Për këtë qëllim, ju preferojmë që ndërmjet ventilave sigurues dhe gypit ngarkues të instaloni ventil lëshues ose të ashtuquajtur T copë. Në qoftë se nuk veproni kështu, ujëngrohësin mund ta zbrazni nëpërmjet dalësit të ventilave sigurues në atë mënyrë që kësulën rrotulluese të ventilave ta vendosni në pozicion sikur te testimi i ventilave. Pas zbrazjes së ujit nga ujëngrohësi nëpërmjet gypit ngarkues, në ujëngrohës do t'ju mbetet sasi e vogël uji, të cilën e zbrazni me zhvidhosjen e skajores së ujëngrohësit. Jashtësinë e ujëngrohësit e pastroni me tretësirë të lehtë të lëndës për pastrim të pluhurt. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.

Me kontrolle të rregullta servisore, do të mundësoni punimin e papenguar dhe jetën e gjatë të ujëngrohësit. Garancia për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm nëse i keni realizuar kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet kontrolleve të posaçme dhe të rregullta nuk guxon të jetë më e gjatë se 36 muaj. Është e nevojshme që kontrollet të jenë realizuar nga ana e serviserit të autorizuar, i cili evidenton kontrollin në fletëgarancionin e prodhimit. Në rast të kontrollit, ai kontrollon harxhueshmërinë e anodës mbrojtëse kundër korodimit, sipas nevojës, pastron gurin gëlqeror, i cili, në bazë të kualitetit, sasisë dhe temperaturës së ujit të harxhuar, tubohet në brendësi të ujëngrohësit. Pas kontrollit të ujëngrohësit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar, do t'ju preferojë edhe datën e kontrollit vijues.

Ju lutemi, që prishjet eventuale në ujëngrohës të mos i ndreqni vetë, por, për to, të lajmëroni shërbimin më të afërt servisor.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : GBK100LN

Kategori : Klimatizues