GBK200ORRN - Klimatizues GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas GBK200ORRN GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Kondicioner portativ ajri |
| Kapaciteti ftohës (BTU/h) | 7000 |
| Raporti i efikasitetit energjetik (EER) | 2.6 |
| Furnizimi me energji | 230V ~ 50Hz |
| Dimensionet (G x T x L) | 450 x 380 x 700 mm |
| Pesha neto | 28 kg |
| Lloji i ftohësit | R290 |
| Kapaciteti i dehumidifikimit | 1.5 L/h |
| Niveli i zhurmës (i ulët/i lartë) | 50 / 55 dB(A) |
| Gama e kohëmatësit | 1-24 orë |
| Telekomandë | Po (përfshihet) |
| Shpejtësia e rrjedhës së ajrit | 280 m³/h |
| Sistemi i vetë-avullimit | Po |
| Paketa e instalimit | Përfshihet (tub shkarkimi, komplet dritareje) |
| Lloji i filtrit | Filtër rrjetë i larë |
| Intervali i mirëmbajtjes (pastrimi i filtrit) | Çdo 2 javë |
| Karakteristikat e sigurisë | Rinisje automatike, mbrojtje nga mbingarkesa, vonesë e kompresorit |
| Pjesë këmbimi në dispozicion | Telekomandë, filtër, tub shkarkimi |
| Indeksi i riparueshmërisë | Lehtësi qasjeje për riparime; pjesë këmbimi në dispozicion |
| Informacione të përgjithshme | Dizajn portativ me rrota, ekran LED |
Pyetjet më të shpeshta - GBK200ORRN GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth GBK200ORRN GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Klimatizues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GBK200ORRN - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GBK200ORRN e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT GBK200ORRN GORENJE
Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.

Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.

Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.

Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.

Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.

Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.

Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.

Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është l bllokuar.

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!

Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh se mund të vihet deri të tejngarkesave të përmendura të temperaturës.

Nëse e çkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes.

Uji nga bojleri zbrazet nëpërmes gypit prurës të kazanit. Për këtë arsye preferohet që ndërmjet valvulit sigurues dhe gypit prurës të montohet një T- element I posaçëm me valvul shfryrës.

Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

Prodhimet tona janë të pajisura nga komponentët e parrezikshme për mjedisin dhe për shëndetin, si dhe të punuara ashtu, që në fazën e tyre të fundit jetësore t'i demontojmë dhe t'i riciklojmë sa më thjesht.
Me riciklimin e materialeve e zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe e zvogëlojmë nevojën për prodhimin e materialeve themelore (për shembull metalit), që kërkon energji të madhe dhe shkakton emetim të materieve të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit e zvogëlojmë harxhimin e burimeve natyrore, pasi që mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.
Për më shumë informata mbi sistemin e hedhjes së mbeturinave vizitoni qendrën tuaj për hedhjen e mbeturinave, apo tregtarin, tek i cili është blerë produkti.
I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e prodhimit tonë. JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME VËMENDJE UDHËZIMET.
Bojleri ashtë i prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është i sprovuar zyrtarisht, ndërsa për të, janë të lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi kompatibilitetin elektromagnetik. Karakteristikat themelore teknike të tij janë shënuar në tabelën e shënimeve, që është e ngjitur në fund të bojlerit afër gypave kyçës. Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i aftësuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund të bëjë vetëm shërbimi i autorizuar servisor.
MONTIMI
Bojlerin montojeni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëse e instaloni bojlerin në hapësirë ku gjendet vaska apo dushi, medoemos duhet t'i respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vidha muri me diametër nominal minimalisht 8mm. Murin me bartje të dobët në të cilin keni ndërmend të varni bojlerin, duhet ta forconi. Bojlerin mund të përforconi në mur vetëm vertikalisht. Për shkak të ndërhyrjeve eventuale servisore ju preferojmë që bojlerin ta montoni në pajtim me dimensionet e montimit (shihni fig. 1).

(RN)* Kyçësi i djathtë
(LN)* Kyçësi i majtë
12 Gypi ø9 mm për sensorin e jashtëm
Fig. 1: Montimi vertikal në mur
| A B C D H I J | |||||||
| GBK 80 E5 810615210-340170- | |||||||
| GBK 100 E5 955765205-416-80 | |||||||
| GBK 120 E5 1110915210-416-100 | |||||||
| GBK 150 E5 13251115225-416-100 | |||||||
| GBK 200 E5 | 1450 | 1100 | 362 | 800 | 416 | - | 100 |
Dimensionet e kyçjes dhe montimit të bojlerit [mm]
LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT
Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuar me ngjyra në gypa. Hyrja e ujit të ftohtë ashtë e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.
Bojlerin mund të lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet t'i instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit.
Te sistemi i kyçjes i presionit të mbyllur (fig. 2) në vendet e shpenzimit duhet të përdoren bateri përzierëse të presionit. Në gypin prurës, për shkaqe të sigurisë së funksionimit të bojlerit duhet të montohet valvuli sigurues, apo grupi sigurues, që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 Mpa (1 bar) mbi atë nominal. Vrima e daljes në valvulin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në valvulin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e valvulit sigurues. Ujin që pikon, mund të drejtoni në derdhje nëpërmjet të mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën valvulin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që ashtë i vendosur nën valvulin sigurues, duhet të jetë i montuar në vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.
Nëse dëshironi t'i shmangeni ujit që pikon nga valvuli sigurues, në gypin prurës të bojlerit duhet të montohet ena ekspansive me vëllim së paku 5% të vëllimit të kazanit.
Për funksionimin e drejtë të valvulit sigurues duhet t'i bëni kontrollet periodike, në mënyrë që të evitohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është io bllokuar. Gjatë kontrollit duhet, (varësisht nga tipi i valvulit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen së valvulit të çelni daljen nga valvuli sigurues. Në atë rast, nëpër vrimën dalëse të valvulit të rrjedh uji, kjomë është shenjë, se valvuli është në rregull.
Te sistemi i hapur, jo-presion (fig. 3) në hyrje të ujit në bojler duhet të montohet valvuli jokthyes, që parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse në rrjet mungon uji. Në sistemin e kyçjes lejohet të montohen vetëm bateri kaluese. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi ashtu pamundësoni mbrojtjen e bojlerit nga presioni!
Bojlerin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvul reduktues nëse është shtypja në rrjet më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar valvulin reduktues.

flowchart
graph LR
A["1 2 3 4 a b 5"] --> B["T"]
B --> C["6"]
C --> D["7"]
D --> E["H"]
C --> F["Valve"]
F --> G["Valve"]
G --> H["Valve"]
H --> I["Valve"]
I --> J["Valve"]
style A fill:#f9f,stroke:#333
style J fill:#f9f,stroke:#333
Fig. 2: Sistemi i mbyllur (me presion)

flowchart
graph TD
A["Top Tank"] --> B["T"]
B --> C["Valve 9"]
B --> D["Valve 8"]
D --> E["Valve 7"]
D --> F["Downward Arrow"]
style A fill:#f9f,stroke:#333
style B fill:#ccf,stroke:#333
style C fill:#cfc,stroke:#333
style D fill:#fcc,stroke:#333
style E fill:#ffc,stroke:#333
style F fill:#cff,stroke:#333
Fig. 3: Sistemi i hapur (pa presion)

flowchart
graph TD
A["12"] --> B["10"]
B --> C["11"]
C --> D["T"]
D --> E["Valve 10"]
C --> F["Valve 11"]
F --> G["Valve 12"]
G --> H["Control Valve"]
H --> I["Valve 10"]
style A fill:#f9f,stroke:#333
style B fill:#ccf,stroke:#333
style C fill:#cfc,stroke:#333
style D fill:#fcc,stroke:#333
style E fill:#cff,stroke:#333
style F fill:#ffc,stroke:#333
style G fill:#fcf,stroke:#333
style H fill:#cff,stroke:#333
style I fill:#ffc,stroke:#333
Fig. 4: Lidhja me burime tjera për ngrohje
LEGJENDA
1 Bateritë përzierëse të presionit
2 Ena e ekspansionit
3 Valvuli sigurues
a - Valvuli provues
b - Valvuli jo-kthyes (ireverzibil)
4 Hinka me kyçësin në derdhje
5 Shtojca provuese
6 Valvuli reduktues i shtypjes
7 Valvuli mbyllës
8 Valvuli jo-kthyes (ireverzibil)
9 Bateritë përzierëse qarkulluese
10 Tuba kthyese
11 Burimi i energjisë
12 Pompa e qarkullimit
H Uji i ftohtë
T Uji i ngrohtë

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë.
Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.
Ngrohësi kombinuar i ujit GBK e ka të montuar edhe bartësin shtesë gypor të ngrohtësisë për ngrohjen e ujit sanitar me burime tjera energjetike (p.sh. ngrohja qendrore, kolektori i diellit, apo pompa ngrohëse). Sistemet e ngrohjes me ngrohës elektrik dhe me bartës të ngrohtësisë mund të funksionojnë njëkohësisht, apo veç e veç. Ngrohësin e kombinuar të ujit lidheni në ujësjellës, e përpos kësaj duhet ta lidhni edhe në burimin shtesë energjetik. Hyrja e mediumit ngrohës në bartësin e ngrohtësisë është e shënuar me të kuqe, ndërsa dalja me të kaltër.

VËREJTJE: Gjatë rënies së temperaturës së burimit shtesë të ngrohjes dhe qarkullimit të mundësuar nëpër bartësin e ngrohtësisë mund të vijë deri te marrja e pakontrolluar e ngrohtësisë nga ngrohësi i ujit. Gjatë kyçjes në burime tjera të ngrohjes duhet të kemi kujdes për realizimin e drejtë të rregullimit të temperaturës së burimit shtesë.
Ngrohësin GBK mund ta lidhni edhe në linjën qarkulluese të ujit të ngrohtë. Linja qarkulluese e ujit të ngrohtë mundëson që uji i ngrohtë të jetë në dispozicion menjëherë në të gjithas vendet. Linjën kthyese të ujit të ngrohtë lidheni në hyrjen, në pjesën e epërme të ngrohësit. Para montimit duhet ta largoni kapakun e plastikës dhe ta shpërdredhni çepin në pjesën e epërme të ngrohësit.

VËREJTJE: Linjën kthyese të ujit të ngrohtë montojeni para mbushjes së ngrohësit me ujë. Përdorimi i linjës qarkulluese sjell deri te humbjet termike shtesë në ngrohësin e ujit.
LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në bojler duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²), për ç'arsye duhet ta largoni kapakun mbrojtës.
Në instalimin elektrik duhet të montohet pajisja për ndarjen e të gjitha poleve, në pajtim me dispozitat nacionale për instalime.
Fig. 5: Largimi i kapakut mbrojtës

Fig. 6: Skema e lidhjes elektrike
LEGJENDA
1 Pjesa lidhëse
2 Siguresa termike
3 Rregullatori elektronik
4 Rezistuesi (ngrohësi) (2 × 1000 W)
5 Sensori i temperaturës
L Përçuesi fazor
N Përçuesi neutral
± Përçuesi mbrojtës

VËRREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik! Ndërhyrjen mund ta bëjë vetëm eksperti i aftësuar!
Pas kyçjes në rrjetin e ujësjellësit dhe atë elektrik, bojleri është i gatshëm për përdorim. Me kyçje në tension, bojleri kalon në gjendje të gatishmërisë. Në gjendjen e gatishmërisë bojleri e mban temperaturën e ujit në 10 °C.
Në figurë është paraqitur njëri nga modelet e rregullatorit elektronik. Pasi bojlerit, për të cilët janë punuar këto udhëzime mund të kenë pajisje të ndryshme, mund të jenë të përshkruara edhe pajisjet dhe fubnksionet që nuk i ka bojleri juaj.

LEGJENDA
1 - treguesi i temperaturës së rregulluar / faktike të ujit në bojler, sinjalizimi i gabimeve
2 - pulla On/Off, rregullimi i temperaturës
3 - indikacioni iu funksionimit të bojlerit (vetëm për modelet "EcoBase");
- indikacioni i funksionimit të funksionit "SMART"
(vetëm për modelet "EcoSmart");
4 - pulla për ndezje / fikje të funksionit "SMART" (vetëm për modelet "EcoSmart")
5 - modeli "EcoBase" apo "EcoSmart"
Fig. 7: Pllaka drejtuese
Bojleri i pajisur me rregullatorin elektronik "EcoBase", mundëson rregullimin e temperaturës së ujit dhe diagnostifikimin e gabimeve.
Bojleri me rregullatorin "EcoSmart", përpos funksionit "EcoBase" mundëson edhe mënyrën e mençur të funksionimit të bojlerit, me të cilën e zvogëloni harxhimin e energjisë elektrike.
Bojlerin e ndizni me një shtypje të gjatë (3s) të pullës 2.
Me shtypjen e re të gjatë (3s) të pullës ② bojleri kalon në gjendjen e gatishmërisë.
Funksionimi i bojlerit - rregullimi manual
Rregullimin e temperaturës e bëni me shtypjen e pullës 2 në nivelin e dëshiruar (temperatura e rregulluar paraprakisht është 57 °C):
* - Mbrojtja nga ngrirja, temperatura përafërsisht 10 °C.
- Temperatura e ujit përafërsisht 35 °C.
eco - Temperatura e ujit përafërsisht 57 °C.
- Temperatura e ujit përafërsisht 75 °C.
Kur ta arrini nivelin maksimal "", me rastin e shtypjes tjetër të pullës 2 ktheheni në fillim "* . Preferojmë rregullimin në pozitën " " e Pregullimi i tillë është më kursyesi; këtu temperatura e ujit do të jetë afërsisht 57 °C. Shkrirja e gurit të ujit dhe humbjet termike do të jenë më të ulëta se te rregullimi i temperaturave më të larta.
Funksionimi e bojlerit elektrik e tregon llamba e kuqe kontrolluese 3 (vetëm te modelet "EcoBase"), që shndritë derisa uji në bojler të mos e arrijë temperaturën e vendosur, gjegjësisht deri në momentin e fikjes së qëllimshme. Temperaturën e ujit në bojler e tregon treguesi 1.
Nëse bojlerin nuk dëshironi ta përdorni për një kohë të gjatë, ruajeni përmbajtjen e tij nga ngrirja me vendosjen e temperaturës në pozitën *. Në këtë pozitë bojleri e ruan temperaturën e ujit në afërsisht 10 °C.
Funksionimi i bojlerit në mënyrën "EcoSmart" (vetëm për modelet "EcoSmart")
Kjo mënyrë e funksionimit është e përshtatshme posaçërisht atëherë kur keni shprehi të rregullta rreth harxhimit të ujit të ngrohtë (p.sh. bërja dush çdo ditë përafërsisht në orë të njëjtë). Për funksionimin e bojlerit në mënyrën “EcoSmart” duhet ta aktivizoni incizimin. Në kohën e incizimit rregullatori elektronik i mban mend shprehitë tuaja, të cilat i merr parasysh gjatë ngrohjes së ujit pas përfundimit të incizimit. Incizimi zgjat 7 ditë. Funksionimi në mënyrën “EcoSmart” e zvogëlon harxhimin e energjisë elektrike.
- Me të shtypur tastin ④ aktivizoni incizimin e shprehive tuaja. Gjatë incizimit pulson llambushka e gjelbër kontrolluese ③. Pasi që incizimi të përfundoj pas 7 ditësh, regjimi incizues fillon të realizohet në mënyrë automatike. Përgjatë veprimit të ngrohësit në mënyrën "EcoSmart" ndriçon llambushka e gjelbër kontrolluese ③
- Me shtypjen e sërishme e pullës 4e ç'kyçni incizimin apo veprimin e funksionit "EcoSmart". Bojleri kthehet në mënyrën bazë të funksionimit. Ujin e ngroh në bazë të temperaturës të parapërcaktuar.
- Kyçja e sërishme e funksionit "EcoSmart" është e mundur përmes shtypjes së tastit 4. Nëse regjimi i veprimit tashmë është incizuar (incizimi nuk është ndërprerë), ky tashmë fillon të realizohet. Ndriçon llambushka e gjelbër kontrolluese 3. Nëse incizimi është ndërprerë, fillon incizimi i ri 7 ditor. Pulson llambushka e gjelbër kontrolluese 3.
- Nëse rregullatori elektronik e ka të ruajtur nga përpara regjimin e funksionimit dhe ndryshojnë shprehitë e harxhimit të ujittë ngrohtë, duhet të bëhet incizimi i ri. Këtë e aktivoni me shtypje të gjatë në pullën 4. Incizimi zgjat 7 ditët që vijojnë.
Funksioni i antilegionelit
Nëse uji në bojler brenda 14 ditësh nuk e arrin 65 °C, aktivizohet funksioni i antilegionelitqë e ngroh ujin në bojler në 70 °C dhe e mban ashtu 120 minuta.
Indikacioni i gabimeve
Në rast të gabimit fillojnë të vezullojnë llambat kontrolluese në treguesin 1.
| Gabimi Përshkrimi i gabimit Sinjalizimi zgjidhja | |||
| E1 | • Gabimi i sensorit të temperaturës | • Vezullim i shpejtë që përsëritet 2x i llambës kontrolluese në treguesin 1. | • Thirreni servisin (bojleri nuk punon). |
| E5 | • Tejngrohja (temperatura >90 °C) | • Vezullim i shpejtë që përsëritet 3x i llambës kontrolluese në treguesin 1. | • Gabimi fshihet automatikisht me rënien e temperaturës nën vlerën e përcaktuar.• Nëse gabimi përsëritet, thirreni servisin. |
| E44 | • Kyçje e thatë | • Vezullim i shpejtë që përsëritet 4x i llambës kontrolluese në treguesin 1. | • Bojlerin mbusheni me ujë.• Gabimi fshihet me fikjen e bojlerit, gjegjësisht me shtypje 3s në pullën 2. |
Zbrazja e bojlerit
Nëse do ta ç'kyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujët nga ai për shkak të rrezikut nga ngrirja. Uji nga bojleri zbrazet nëpërmes gypit prurës të bojlerit. Për këtë arsye preferohet që gjatë montimit të vendoset një element-T i posaçëm me valvul shfryrës ndërmjet valvulit sigurues dhe gypit prurës. Para zbrazjes bojlerin duhet ta ç'kyçim nga rrjeti elektrik si dhe ta hapim dorezën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse dhe ta derdhim ujin e ngrohtë. Kur të ftohet uji në bojler mbyllet ventili i prurjes së ujit të ftohtë dhe shpërdridhet gypi lakues në daljen e ujit të ngrohtë të bojlerit. Tani bojlerin mund ta zbrazim nëpër ventilin shfryrës në gypin prurës. Gjatë zbrazjes së ujit nëpër gypin prurës, në bojler mbetet një sasi më e vogël e ujit. Gjatë mbushjes së sërishme me ujë preferojmë ta hapni dorezën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse dhe ta lejoni ujin të rrjedhë së paku 2 minuta nëpër gypin derdhës të baterisë përzierëse (rrjedhja e ujit le të jetë e njëtrajtshme, me intensitet mesatar, me trashësi të lapsit).
MIRËMBAJTJA
Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me pastrues të butë të lëngtë, të destinuar për pastrimin e sipërfaqeve të lëmuara me llak. Mos përdorni pastrues që përbëjnë alkool apo mjete abrazive.
Me kontrollet e rregullta të servisit do të garantoni funksionim pa pengesa dhe afat të gjatë jetësor të bojlerit. Garancia për ndryshkun e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Afati ndërmjet kontrolleve të rregullta nuk guxon të jetë më i gjatë seç shkruan në deklaratën e garancisë. Kontrollet duhet të bëhen nga serviseri i autorizuar, që ua evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit ai e verifikon harxhimin e anodës mbrojtëse antikorozive dhe sipas nevojës e pastron gurin e ujit, që varësisht nga kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të përdorur bashkohet brenda bojlerit. Shërbimi i servisit pas kontrollit të bojlerit do t'ua preferojë datën e kontrollit tjetër varësisht nga gjendja e konstatuar.

Ju lutemi që prishjet eventuale në bojler të mos i përmirësoni vetë, por lidhur me to lajmërojeni shërbimin më të afërt të servisit të autorizuar.
CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT
| Tipi | GBK80 E5 | GBK100 E5 | GBK120 E5 | GBK150 E5 | GBK200 E5 | |
| Vëllimi [I] 72,6 92,5 112,9 141,5 188,9 | ||||||
| Tensioni nominal [MPa (bar)] 0,6 (6) / 0,9 (9) / 1,0 (10) | ||||||
| Masa / i mbushur me ujë [kg] 51/131 56/156 62/182 72/222 90/290 | ||||||
| Mbrojtja kundër korrozionit të kazanit emaluar / anoda Mg | • / • • / • • / • • / • • / • | |||||
| Mbrojtja nga ngrohja e tepërt | • • • • • | |||||
| Mbrojtja nga kycja e thatë | • • • • • | |||||
| Fuqia kyçëse | [W] | 2000 | ||||
| Numri dhe fuqia e ngrohësve [W] | 2 x 1000 | |||||
| Tensioni | [V-] | 230 | ||||
| Klasa e mbrojtjes | I | |||||
| Shkalla e mbrojtjes nga lagështia | IP24 | |||||
| Koha e ngrohjes prej 10 °C deri 65 °C | [h] | 2^37 | 3^16 | 3^55 | 4^54 | 6^32 |
| Sasia e ujit të përzierte 40 °C V40 ^2) | [l] | 110 | 131 | 164 | 211 | 265 |
| Dimensionet e ambalazhit | [mm] | 600 x 600 x 905 | 600 x 600 x 1050 | 600 x 600 x 1205 | 600 x 600 x 1420 | 600 x 600 x 1615 |
Modelet me rregullimin themelor "EcoBase"
| Modeli | GBK80 OR | GBK100 OR | GBK120 OR | GBK150 OR | GBK200 OR | |
| Profili i caktuar i ngarkesës M L L XL XL | ||||||
| Klasa e efikasitetit energjetik 1 | C C C C D | |||||
| Efikasiteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit (ŋwh) 1 | [%] 36,2 37,4 37,2 38,1 35,2 | |||||
| Harxhimi vjetor i energjisë elektrike 1 | [kWh] 1421 2738 2750 4395 4756 | |||||
| Harxhimi ditor i energjisë elektrike 2 | [kWh] 6,649 12,710 12,860 20,295 22,430 | |||||
| Rregullimi i temperatiurës së termostatit ECO | ||||||
| Vlera "smart" | 0 0 | 0 0 | 0 | |||
Modelet me rregullimin "EcoSmart"
| Modeli | GBK80 SM | GBK100 SM | GBK120 SM | GBK150 SM | |
| Profili i caktuar i ngarkesës M L L XL | |||||
| Klasa e efikasitetit energjetik 1) | B C C C | ||||
| Efikasiteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit (ŋwh) 1) | [%] | 40 40 | 40 | 40 | |
| Harxhimi vjetor i energjisë elektrike 1) | [kWh] 1261 2458 2469 | 4029 | |||
| Harxhimi ditor i energjisë elektrike 2) | [kWh] 6,649 12,710 12,861 | 20,493 | |||
| Rregullimi i temperatiurës së termostatit | ECO | ||||
| Vlera "smart" 3) | 1 | 1 | 1 | 1 | |
| Harxhimi javor i energjisë elektrike me menaxhim të mençur | [kWh] 24,537 48,252 | 49,603 | 79,182 | ||
| Harxhimi javor i energjisë elektrike pa menaxhim të mençur | [kWh] 28,563 | 55,483 | 57,360 | 89,499 | |
^1) Urdhri i komisionit EU 812/2013; EN 50440
2) EN 50440
3) Të dhënat mbi efikasitetitn energjetik dhe mbi harxhimin e energjisë elektrike vlejnë vetëm me rastin e kyçjes së pajisjes drejtuese të mençur
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE TË BARTËSIT TË NGROHTËSISË
| Tipi | GBK80 E5 | GBK100 E5 | GBK120 E5 | GBK150 E5 | GBK200 E5 | |
| Tensioni nominal | [MPa (bar)] | 0,6 (6) | ||||
| Sipërfaqja e ngrohur PT | [m2] | 0,72 | 0,88 | |||
| Temperatura e mediumit ngrohës në PT | [°C] | 5 - 85 | ||||
PT - bartësi i ngrohtësisë
E RUAJMË TË DREJTËN E NDRYSHIMEVE, QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIT E APARATIT.
Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në ueb faqet tona http://www.gorenje.com.
