GORENJE TGRK100LN - Klimatizues

TGRK100LN - Klimatizues GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas TGRK100LN GORENJE në format PDF.

📄 52 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE TGRK100LN - page 34
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktitKondicioner
MarkaGorenje
ModeliTGRK100LN
Klasa e energjisëA++
Kapaciteti ftohës (kW)2.6
Kapaciteti ngrohës (kW)3.2
Furnizimi me energji (V/Hz)220-240 / 50
Përmasat e njësisë së brendshme (mm)800 x 290 x 200
Përmasat e njësisë së jashtme (mm)700 x 550 x 250
Pesha e njësisë së brendshme (kg)9
Pesha e njësisë së jashtme (kg)25
Lloji i ftohësitR32
FunksionetFtohje, Ngrohje, Zhlagështim, Ventilator, Kohëmatës
TelekomandëPo, me ekran LCD
Niveli i zhurmës së brendshme (dB(A))25-40
Niveli i zhurmës së jashtme (dB(A))50
Shpejtësia e rrjedhës së ajrit (m³/h)500
Lloji i filtritFiltër antibakterial i larë
MirëmbajtjaPastroni filtrin çdo 2 javë; shërbim profesional çdo vit
Karakteristikat e sigurisëRinisje automatike, mbrojtje nga mbinxehja, bllokim për fëmijët
Disponueshmëria e pjesëve të këmbimitFiltrat, telekomanda, motorët e ventilatorit në dispozicion përmes shërbimit të autorizuar
Indeksi i riparueshmërisë7.5 / 10
Garancia2 vjet

Pyetjet më të shpeshta - TGRK100LN GORENJE

Si ta instaloj kondicionerin Gorenje TGRK100LN?
Instalimi duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar. Siguroni vendosjen e duhur të njësive të brendshme dhe të jashtme me hapësirë të mjaftueshme. Referojuni manualit për udhëzime të hollësishme.
Sa shpesh duhet t'i pastroj filtrat?
Pastroni filtrat çdo 2 javë në përdorim normal. Përdorni një fshesë me korrent ose lani me ujë të vakët dhe detergjent të butë. Lërini të thahen plotësisht para se t'i riinstaloni.
Çfarë do të thotë kodi i gabimit E1?
Kodi i gabimit E1 tregon një sensor të dëmtuar të temperaturës së brendshme. Kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar për riparim.
A mund ta përdor kondicionerin për ngrohje?
Po, TGRK100LN është një pompë nxehtësie me cikël të kundërt, duke ofruar funksione ftohjeje dhe ngrohjeje.
Si ta përdor funksionin e kohëmatësit?
Shtypni butonin Timer në telekomandë për të vendosur që njësia të ndizet ose fiket pas një kohe të caktuar (1-24 orë). Përdorni butonat + dhe - për të rregulluar.
Cili është vlerësimi i efikasitetit të energjisë?
Ky model ka vlerësim energjie A++ për ftohje dhe A+ për ngrohje, duke siguruar konsum të ulët të energjisë.
Telekomanda nuk funksionon. Çfarë duhet të bëj?
Kontrolloni nëse bateritë janë futur saktë dhe zëvendësoni nëse nevojitet. Siguroni që nuk ka pengesa midis telekomandës dhe njësisë. Nëse problemi vazhdon, provoni të rivendosni telekomandën duke hequr bateritë dhe duke shtypur të gjithë butonat.
Si të kaloj ndërmjet shpejtësive të ventilatorit?
Shtypni butonin Fan në telekomandë për të kaluar nëpër shpejtësitë: Auto, Low, Medium, High. Shpejtësia e zgjedhur do të shfaqet në ekranin e njësisë ose telekomandës.
A ka një funksion bllokimi për fëmijët?
Po, shtypni butonin Child Lock në telekomandë (zakonisht një ikonë çelësi) për të bllokuar kontrollet. Përsëriteni për të zhbllokuar.
Çfarë duhet të bëj nëse njësia rrjedh ujë?
Kontrolloni nëse zorra e kullimit është e bllokuar ose e shkëputur. Pastroni tabakanë e kullimit dhe siguroni pjerrësinë e duhur për kullimin. Nëse problemi vazhdon, thirrni një teknik.

Pyetjet e përdoruesve rreth TGRK100LN GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Klimatizues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TGRK100LN - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TGRK100LN e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT TGRK100LN GORENJE

Udhëzime për përdorim 34

GORENJE TGRK100LN - 1

Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.

⚠️ Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.
Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.
⚠️ Instalimi duhet të realizohet në bazë të dispozitave përkatëse sipas udhëzimeve të prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.
Te sistemi i mbyllur i kyçjes së presionit, në gypin hyrës të ngrohësit të ujit medoemos duhet të montohet valvula mbrojtëse me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), që parandalon ngritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.
⚠ Uji nga vrima zbrazëse e valvulës siguruese mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.
⚠️ Derdhja e valvulës siguruese duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.
Për funksionimin e drejtë të valvulës siguruese ju vetë duhet t'i bëni kontrollet e rregullta në mënyrë që të largohet guri i ujit dhe të verifikohet a është e bllokuar valvula siguruese.
Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues nuk guxoni të montoni ventil mbyllës, sepse, kështu e pamundësoni funksionimin e ventilit sigurues!
Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!
⚠ Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet të gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet, që ndërmjet të ventilit sigurues dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fitting i posaçëm (T-pjesë) ose ventil shkarkues.
⚠️ Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e prodhimit tonë. JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME VËMENDJE UDHËZIMET.

Bojleri ashtë i prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është i sprovuar zyrtarisht, ndërsa për të, janë të lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi kompatibilitetin elektromagnetik. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në tabelën e shënimeve, të ngjitur ndërmjet gypave hyrës. Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i aftësuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund të bëjë vetëm shërbimi i autorizuar servisor.

MONTIMI

Bojlerin montojeni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëse e instaloni bojlerin në hapësirë ku gjendet vaska apo dushi, medoemos duhet t'i respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vidha muri me diametër nominal minimalisht 8mm. Murin me bartje të dobët në të cilin keni ndërmend të varni bojlerin, duhet ta forconi. Bojlerin mund të përforconi në mur vetëm vertikalisht.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

TipiTGRK 80 D TGRK 80 LTGRK 100 D TGRK 100 LTGRK 120 D TGRK 120 L
Vëllimi[l]7897117
Tensioni nominal[MPa (bar)]0,6 (6)
Masa / i mbushur me ujë[kg]32/11038/13542/159
Mbrojtja kundër korrozionit të kazanitemaluar / anoda Mg
Fuqia kyçëse[W]2000
Tensioni[V~]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjes nga lagështiaIP23
Kyçja për linjën kthyeseG 3/4
Koha e ngrohjes deri në 65 °C 1)[h] 2^35 3^10 3^50
Sasia e ujit të përzier te 40 °C[l]140195230
Shpenzimi i energjisë 2)[kWh/24h]1,852,202,60

1) Koha e ngrohjes së tërë vëllimit të bojlerit me ngrohës elektrik për temperaturën hyrëse të ujit nga ujësjellësi 10 °C.

2) Shpenzimi i energjisë gjatë ruajtjes së temperaturës konstante e të ujit në bojler 65 °C dhe te temperatura e mjedisit 20 °C, e matur sipas EN 60379.

KARAKTERISTIKAT TEKNIKE TË BARTËSIT TË NGROHTËSISË

TipiTGRK 80 DTGRK 80 LTGRK 100 DTGRK 100 LTGRK 120 DTGRK 120 L
Tensioni nominal[MPa (bar)]0,6 (6)
Sipërfaqja e ngrohur PT[m ^2 ]0,240,4
Vëllimi PT[l]0,721,86
Fuqia e ngrohjes PT[kW]4,153)5,355)6,654)10,556)
Temperatura e mediumit ngrohës në PT [°C]5 deri 85

PT - bartësi i ngrohtësisë
3) 50-70 °C, 105 l/h; 4) 50-70 °C, 167 l/h; 5) 60-80 °C, 134 l/h; 6) 60-80 °C, 265 l/h

ABCH1H2
TGRK 80 D/L775565190355200
TGRK 100 D/L935715200375340
TGRK 120 D/L1090865205530340

Dimensionet e kyçjes dhe montimit të bojlerit [mm]

Shikimi nga lart
100 Kyçësi i djathtë G3/4 (D) 300 - 350 100 Kyçësi i majtë G3/4 461 (L)

φ454 C B H2 A H1 G1/2

LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuar me ngjyra në gypa.. Hyrja e ujit të ftohtë ashtë e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.

Bojlerin mund të lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet t'i instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit.

Te sistemi i hapur, nën presion, para bojlerit duhet të montohet ventili jo-kthyes (ireverzibil), i cili parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse, në rrjetin ujësjellës ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem i lidhjes, duhet ta përdorni baterinë përzierëse rrjedhëse të rubinetës. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.

Te sistemi i mbyllur i lidhjes, në vendet furnizuese duhet të përdorni bateri përzierëse të presionit. Në gypin ardhës, për shkak të sigurisë së funksionimit, duhet montuar ventili sigurues ose grupin sigurues, i cili ndërpret rritjen e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa (1 bar), mbi atë nominale. Vrima e daljes në ventilin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në ventilin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund të drejtoni në derdhje nëpërmjet të mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që ashtë i vendosur nën ventilin sigurues, duhet të jetë i montuar në vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.

Në rast se, instalimi i realizuar nuk mundëson ta drejtojmë ujët që pikon drejt kanalizimit, pikjen mund ta evitoni duke montuar një enë ekspansive me vëllim 3 ë në gypin hyrës të bojlerit .

Për funksionimin e rregullt të ventilit sigurues ju vetë duhet të bëni kontrolle periodike që të largohet guri i ujit dhe të vërtetohet se ventili i sigurisë nuk është i bllokuar.

Gjatë kontrollit duhet, (varësisht nga tipi i ventilit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen së ventilit të çelni daljen nga ventili sigurues. Në atë[ rast, nëpër vrimën dalëse të ventilit të rrjedh uji, kjomë është shenjë, se ventili është në rregull.

GORENJE TGRK100LN - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 1

flowchart
graph LR
    A["Top Tank"] --> B["Valve"]
    B --> C["Reactor Unit"]
    C --> D["Flow Meter"]
    D --> E["Return Line"]
    E --> F["Outlet"]
    G["Tank"] --> H["Flow Inlet"]
    H --> I["Valve"]
    J["1"] --> K["Valve"]
    L["2"] --> M["Valve"]
    N["3"] --> O["Valve"]
    P["4"] --> Q["Valve"]
    R["5"] --> S["Valve"]
    T["H"] --> U["Outlet"]

Sistemi i mbyllur (me presion)

GORENJE TGRK100LN - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 2

flowchart
graph TD
    A["Top Tank"] --> B["T"]
    B --> C["Valve 3"]
    B --> D["Valve 5"]
    C --> E["Port 3"]
    D --> F["Port 5"]

Sistemi i hapur (pa presion)

Legjenda:

1 - Ventili sigurues
2 - Ventili provues
3 - Ventili jo-kthyes (ireverzibil)
4 - Ventili reduktues i shtypjes
5 - Ventili mbyllës
6 - Shtojca provuese
7 - Hinka me kyçësin në derdhje
8 - Ena e ekspansionit

H - Uji i ftohtë

T - Uji i ngrohtë

GORENJE TGRK100LN - Legjenda: - 1

Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues nuk guxoni të montoni ventil mbyllës, sepse, kështu e pamundësoni funksionimin e ventilit sigurues.

Ngrohësin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvulë reduktuese nëse është shtypja në rrjet më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar ventilin reduktues.

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë. Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.

Ngrohësi kombinuar i ujit TGRK e ka të montuar edhe bartësin shtesë gypor të ngrohtësisë për ngrohjen e ujit sanitar me burime tjera energjetike (p.sh. ngrohja qendrore, kolektori i diellit, apo pompa ngrohëse). Sistemet e ngrohjes me ngrohës elektrik dhe me bartës të ngrohtësisë mund të funksionojnë njëkohësisht, apo veç e veç. Ngrohësin e kombinuar të ujit lidheni në ujësjellës, e përpos kësaj duhet ta lidhni edhe në burimin shtesë energjetik. Hyrja e mediumit ngrohës në bartësin e ngrohtësisë është e shënuar me të kuqe, ndërsa dalja me të kaltër.

VÈREJTJE: Gjatë rënies së temperaturës së burimit shtesë të ngrohjes dhe qarkullimit të mundësuar nëpër bartësin e ngrohtësisë mund të vijë deri te marrja e pakontrolluar e ngrohtësisë nga ngrohësi i ujit. Gjatë kyçjes në burime tjera të

ngrohjes duhet të kemi kujdes për realizimin e drejtë të rregullimit të temperaturës së burimit shtesë. Sensori i rregullimit të temperaturës nuk mund të vendoset përmbi çliruesin e litarit kyçës.

Ngrohësin TGRK mund ta lidhni edhe në linjën qarkulluese të ujit të ngrohtë. Linja qarkulluese e ujit të ngrohtë mundëson që uji i ngrohtë të jetë në dispozicion menjëherë në të gjithas vendet. Linjën kthyese të ujit të ngrohtë lidheni në hyrjen, në pjesën e epërme të ngrohësit. Para montimit duhet ta largoni kapakun e plastikës dhe ta shpërdredhni çepin në pjesën e epërme të ngrohësit. Elementet e linjës kthyese mund të blihen edhe më vonë në serviset e autorizuara të prodhimeve tona.

VËREJTJE: Linjën kthyese të ujit të ngrohtë montojeni para mbushjes së ngrohësit me ujë. Përdorimi i linjës qarkulluese sjell deri te humbjet termike shtesë në ngrohësin e ujit.

LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ngrohës duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²). Që të mund ta bëni këtë, nga bojleri duhet të largohet kapaku mbrojtës.

Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në përputhje me standardet për instalimet elektrike. Ndërmjet ngrohësit të ujit dhe instalimit shtëpiak, nevojitet të instalohet pajisja për ndarjen e të gjitha poleve nga rrjeti elektrik në pajtim me dispozitat nacionale të instalimeve.

Legjenda:

1 - Pjesa lidhëse
2 - Termostati dhe siguresa dypolëshe termike
3 - Rezistuesi (ngrohësi)
4 - Llamba kontrolluese

L - Përçuesi fazor
N - Përçuesi neutral
± - Përçuesi mbrojtës

230 V~ ± N L 1 2 3 4

Skema e lidhjes elektrike

VËRREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik!

Pas kyçjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i përgatitur për përdorim.

Me rrotullimin e pullës në termostat, e cila gjendet në anën e poshtme të kapakut mbrojtës, zgjidheni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet të 25 °C dhe 65 °C.

Preferojmë rregullimin e pullës në pozicionin "eco". Rregullimi i tillë është më

kursyesi; temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 55 °C, tajitja e gurit të ujit dhe humbjet e ngrohtësisë do të jenë më të ulëta se te rregullimi i temperaturës më të lartë. Gjatë funksionimit të ngrohësit elektrik mund të dëgjohet zhurma në bojler.

Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon llamba kontrolluese. Bojleri ka në pjesën ballore termometrin bimetalik, që lëviz në drejtim të akrepit të orës kah e djathta, kur në bojler gjendet uji i ngrohtë. Nëse nuk e keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë të gjatë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja ashtu që të mos ç'kyçni elektrikun, por pullën e termostatit rregullojeni në pozicionin "*". Te ky rregullim, ngrohësi do të mbaj temperaturën e ujit te përafërsisht në 10 °C. Nëse megjithatë do ta shkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, për shkak të rrezikut të ngrirjes duhet ta zbrazni ujin nga ai. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet të gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet, që ndërmjet të ventilit sigurues dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fiting i posaçëm (T-pjesë) ose ventil shkarkues. Ngrohësin mund të zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet ventilit sigurues me lëvizjen e dorëzës, respektivisht. kapakut rrotullues të ventilit, në pozicion si gjatë kontrollimit të funksionimit. Para zbrazjes, ngrohësin duhet ta ç'kyçim nga rrjeti elektrik dhe pastaj të çelet dorëza për ujin e ngrohtë në rubinetë (baterinë përzierëse) të ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet një sasi e vogël e ujit, që derdhet nëpër vrimën gjatë largimit të flanxhës ngrohësë nëpërmjet të hapësirës së flanxhës ngrohëse.

Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me tretjen e butë të detergjentit për larje. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.

Me kontrollet e rregullta servisore, do të mundësoni punimin e papengueshëm dhe jetën e gjatë të punimit të bojlerit. Garancia për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë rregullisht kontrollet të harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet kontrolleve të posaçme dhe të rregullta, nuk guxon të jetë më e gjatë se 36 muaj. Êshtë e nevojshme, që kontrollet t'i bëjnë serviseri i autorizuar, i cili evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit, ai kontrollon harxhimin e anodës mbrojtëse kundër korrozionit, sipas nevojës, pastron gurin, i cili grumbullohet, varësisht nga kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të harxhuar, në brendësi të bojlerit. Pas kontrollit të bojlerit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar do të ju preferojë edhe datën e kontrollit vijuese.

Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

ПРЕДУПРЕДУВАЊА!

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : TGRK100LN

Kategori : Klimatizues