GBK120RN - Klimatizues GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas GBK120RN GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Ngrohës i kombinuar uji (Elektrik + Shkëmbyes nxehtësie) |
| Modeli | GBK120 LN/RN |
| Vëllimi | 120 L |
| Presioni nominal | 0.6 MPa |
| Pesha bosh | 62 kg |
| Pesha e mbushur me ujë | 182 kg |
| Dimensionet (Diametri) | 500 mm |
| Dimensionet (Lartësia) | 1103 mm |
| Fuqia e ngrohësit elektrik | 2000 W |
| Tensioni i lidhjes | 230 V~ |
| Klasa e mbrojtjes | I |
| Shkalla e mbrojtjes | IP25 |
| Koha e ngrohjes deri në 75°C | 4 orë 35 minuta |
| Uji i përzier në 40°C | 226 L |
| Konsumi i energjisë (24h në 65°C) | 1.77 kWh/24h |
| Mbrojtja kundër korrozionit | Rezervuari i emaluar dhe Anoda e magnezit |
| Gama e termostatit | 25°C - 75°C (vendosja e rekomanduar ekonomike në 55°C) |
| Valvula e sigurisë | Valvul sigurie e integruar pa kthim |
| Sipërfaqja e shkëmbyesit të nxehtësisë | 0.88 m² |
| Fuqia e shkëmbyesit të nxehtësisë | 17,600 W |
| Lloji i lidhjes | Sistemi i mbyllur me presion ose sistemi i hapur pa presion |
| Montimi | Montuar në mur (vetëm pozicion vertikal për modelet GBK) |
| Mirëmbajtja | Çdo 2 vjet nga shërbimi i autorizuar; kontrolloni anodën dhe pastroni nga gëlqerja |
| Pastrimi | Tretësirë e butë detergjenti; pa tretës ose gërryes |
Pyetjet më të shpeshta - GBK120RN GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth GBK120RN GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Klimatizues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GBK120RN - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GBK120RN e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT GBK120RN GORENJE
Udhëzime për përdorim 43
Upute za upotrebu 47
I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e produktit tonë.
JU LUTEMI, PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË UJËNGROHËSIT, LEXONI ME KUJDES UDHËZIMET.
KY APLIKACION NUK ËSHTË I DESTINUAR PËR PERSONA (DUKE PËRFSHIRË FËMIJËT) ME AFTËSI TË ZVOGËLUARA FIZIKE, NDIJORE OSE MENDORE, OSE ME MUNGESË PËRVOJE DHE NJOHURISH, NËSE ATA NUK JANË NËN MBIKËQYRJE OSE NUK U JANË DHËNË UDHËZIME PËR PËRDORIMIN E APLIKACIONIT NGA PERSONI PËRGJEGJËS PËR SIGURINË E TYRE.
FËMIJËT DUHET TË MBIKËQYREN PËR T'U SIGURUAR QË ATA NUK LUAJNË ME APLIKACIONIN.
Ujëngrohësi është prodhuar në përputhje me standardet në fuqi dhe është provuar zyrtarisht; për të janë lëshuar certifikata sigurie dhe certifikata për përputhshmërinë elektromagnetike. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në pllakën e të dhënave, të ngjitur midis gypave lidhës. Lidhja e ujëngrohësit me rrjetin e ujësjellësit dhe atë elektrik mund të kryhet vetëm nga një profesionist i kualifikuar dhe i autorizuar. Ndërhyrjet në brendësi të tij për riparime, heqjen e gurit gëlqeror dhe kontrollin ose zëvendësimin e anodës mbrojtëse kundër korrozionit, mund të kryhen vetëm nga shërbimi i autorizuar i servisit.
INSTALIMI
Instaloni ujëngrohësin sa më afër vendeve të përdorimit. Forcojeni atë në tavan ose në mur me vida muri me diametër nominal minimal 8 mm. Muret dhe tavanet me kapacitet të dobët mbajtës duhet të forcohen në vendet ku do të varet ujëngrohësi. Ujëngrohësin GBK mund ta forconi në mur vetëm vertikalisht. Horizontalisht mund të forconi në tavan vetëm ujëngrohësit GBL 50 dhe GBL 80. Forcimi i këtyre ujëngrohësve në mur ose në dysheme nuk është i lejueshëm dhe për këtë arsye ujëngrohësit mund të dëmtohen.
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE TË APARATIT
| Tipi | GBL 50 GBL 80 GBK 80 L/D GBK 100 L/D GBK 120 L/D GBK 150 L/D GBK 200 L/D | |||||||
| Modeli | GBL 50 N | GBL 80 N | GBK 80 LN/RN | GBK 100 LN/RN | GBK 120 LN/RN | GBK 150 LN/RN | GBK 200 LN/RN | |
| Vëllimi | [II] | 50 | 80 | 80 | 100 | 120 | 150 | 200 |
| Shtypja elementare | [MPa] | 0,6 | ||||||
| Masa / i mbushur me ujë | [kg] | 27/77 | 33/113 | 51/131 | 56/156 | 62/182 | 72/222 | 90/290 |
| Mbrojtja kundër korodimit të kazanit | Emajluar/Mg anoda | |||||||
| Fuqia e nxehësit elektrik | [W] | 2000 | ||||||
| Tensioni kyçës | [V~] | 230 | ||||||
| Klasa e mbrojtjes | I | |||||||
| Shkalla e mbrojtjes | IP 25 | |||||||
| Koha e ngrohjes deri në 75°C 1) | [h] | 155 | 305 | 305 | 355 | 435 | 545 | 740 |
| Sasia e ujit të përzier te 40°C | [II] | 80 | 117 | 151 | 189 | 226 | 276 | 360 |
| Shpenzimi energjik 2) | [kWh/24h] | 1,20 | 1,46 | 1,39 | 1,58 | 1,77 | 2,05 | 2,50 |
1) Koha e ngrohjes së tërë vëllimit të ujëngrohësit me ngrohës elektrik, në temperaturën hyrëse të ujit të ftohtë nga ujësjellësi 15°C.
2) Konsumi energjetik për mirëmbajtjen e temperaturës konstante të ujit në ujëngrohës 65°C dhe në temperaturën e ambientit 20°C, i matur sipas DIN 44532.
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE TË SHKËMBYESIT TË NGROHJES
| GBK 80 L/D | GBK100 L/D | GBK 120 L/D | GBK 150 L/D | GBK 200 L/D | |
| Shtypja elementare [MPa] | 0,6 | ||||
| Temperatura më e lartë e hyrjes së mediumit ngrohës [°C] | 85 | ||||
| Tejbartësit sipërfaqor [m2] | 0,72 | 0,88 | |||
| Rryma ngrohëse e tejbartësit të ngrohjes3) [W] | 14400 | 17600 | |||
3) Të matura në temperaturën hyrëse të mediumit të ngrohjes 70°C dhe me qarkullim 50 l/min.
| GBL 50 G | BL 80 GBK 8 | 0 GBK 100 GB | BK 120 GBK | 150 GBK 200 | |||
| A 58 | 3 803 803 9 | 48 1103 13 | 8 1510 | ||||
| B 18 | 7 207 207 2 | 202 207 222 | 430 | ||||
| C 14 | 5 345 565 7 | 15 865 106 | 5 1050 | ||||
| D | 340 | 416 | 416 | 416 | 416 |
Masat lidhëse dhe montuese të bojlerit [mm] GBK 80 - 200
GBL 50-80


KYÇJA NË RRJETËN E UJËSJELLËSIT
Furnizimi dhe shkarkimi i ujit të ujëngrohësit është i shënuar në gypa me ngjyra. Furnizimi me ujë të ftohtë është i shënuar me ngjyrë të kaltërt, kurse ai shkarkues i ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe. Ujëngrohësin mund ta kyçni në rrjetën e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur, me shtypje, mundëson furnizim me ujë në më shumë vende furnizuese. Sistemi i çelë, pa shtypje, mundëson furnizim vetëm në një vend furnizues. Në bazë të sistemit të zgjedhur të kyçjes, duhet të përdorni edhe bateri përzierëse përkatëse. Te sistemi i çelë, pa shtypje, para ngrohësit duhet të instaloni ventil sigurues, i cili pengon daljen e
ujit nga kazani, në qoftë se në rrjetë mungon uji. Te sistemi përkatës i kyçjes, nevojitet përdorimi i baterisë përzierëse. Për shkak të ngrohjes së ujit, në ujëngrohës rritet vëllimi i ujit, e kjo shkakton pikëjen e ujit nga gypi i baterisë përzierëse. Me shtërngimin e dorëzës në bateri, pikëjen e ujit nuk mund ta ndaloni, por mund vetëm ta prishni baterinë.
Te sistemi i mbyllur i kyçjes me shtypje, në vendet furnizuese duhet të përdorni bateri përzierëse.
Në gypin furnizues, për shkak të sigurisë së funksionimit, patjetër është i nevojshëm instalimi i ventilit kthyes sigurues ose grupit sigurues, i cili ndërpret lartësimin e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa mbi atë nominale. Te ngrohja e ujit në ujëngrohës, shtypja e ujit në kazan lartësohet deri te kufiri, i cili është i rregulluar në ventilin kthyes sigurues. Për shkak se kthimi i ujit në rrjetën e ujësjellësit është i ndërprerë, mund të vijë deri te pikëja e ujit prej hapësirës për daljen e ujit nga ventili sigurues. Ujin që pikon, mund ta drejtoni në tubacion nëpërmjet mbaresës, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues.
Gypi shkarkues i instaluar nën daljen e ventilit sigurues, duhet të jetë i vendosur në drejtim poshtas dhe në rrethin ku nuk ngrin. Në rast se për shkak të instalacionit të instaluar pa rregullsi, ujin që pikon nga ventili sigurues, nuk keni mundësi ta drejtoni në tubacion, pikjes së ujit mund t'i largoheni me instalimin e enës ekspanzike me vëllim prej 3 l në gypin furnizues të ujëngrohësit. Për funksionimin e ventilit kthyes sigurues me rregullsi është e nevojshme, që çdo 14 ditë të bëni vetë kontrollet e rregullta. Në rast të kontrollit, nevojitet, që me lëvizjen e dorëzës ose me zhvidhosjen e dadosë së ventilit (varësisht nga tipi i ventilit) të hapni daljen nga ventili kthyes sigurues. Në këtë rast nevojitet, që të rrjedhë uji nga dalja e shobës së ventilit, kjo është shenjë që ventili funksionon pa pengesë.
Ndërmjet ujëngrohësit dhe ventilit sigurues nuk lejohet të instaloni ventilin mbyllës, sepse, me këtë do të çmundësoni funksionimin e ventilit kthyes sigurues.
Ujëngrohësin mund ta kyçni në rrjetin e ujësjellësit të shtëpisë pa ventil reduktues, nëse presioni në rrjet është më i ulët se 0,5 MPa (5 bar). Nëse presioni në rrjet tejkalon 1,0 MPa (10 bar), nevojitet instalimi i ventil reduktues. Para kyçjes elektrike, ujëngrohësi patjetër duhet të mbushet me ujë. Në mbushjen e parë, hapni rubinetin e ujit të ngrohtë në baterinë për përzierjen e ujit. Ujëngrohësi është i mbushur kur fillon të dalë uji nga tubi i daljes së ujit nga bateria.
![graph TD A["Sistemi (me shtypje) i mbyllur"] --> B["1"] A --> C["7"] A --> D["2"] A --> E["3"] A --> F["6"] A --> G["4"] A --> H["5"] I["Sistemi (pa shtypje) i çelë"] --> J["3"] I --> K["5"] style A fill:#f9f,stroke:#333 style I fill:#ccf,stroke:#333](/content/2026/05/823248/images/4db3c56b12868a011a464be1727059c8bb653c77a02b0cfa0c3b339f58dd8efb.jpg)
Legjenda:
1 - Ventili i sigurisë kthyes 2 - Ventili provues 3 - Ventili kundërkthyes 4 - Ventili reduktues i presionit 5 - Ventili mbyllës 6 - Mbarësuesi për provë 7 - Taftari me kyçës në tubacion
H - Uji i ftohtë
T - Uji i ngrohtë

Ujëngrohësi i kombinuar GBK funksionon njësoj si ujëngrohësi elektrik GB, por ai përmban të instaluar shtojcë edhe alternuesin e ngrohjes për ngrohjen e ujit sanitar me burime të tjera energjie (p.sh. ngrohja qendrore, kolektorët diellorë ose pompa e ngrohjes). Sistemi i ngrohjes me ngrohës elektrik dhe alternuesin e ngrohjes mund të punojnë njëkohësisht ose veçmas. Ujëngrohësin e kombinuar e kyçni në rrjetin e ujësjellësit njësoj si ujëngrohësin GB, përveç kësaj, e kyçni edhe në burimin tjetër shtesë të energjisë. Hyrja e mediumit ngrohës në alternuesin e ngrohjes është e shënuar me të kuqe, kurse dalja me të kaltër.
Ujëngrohësit GBK mund ta lidhni edhe me tubin kthyes të ujit të ngrohtë. Tubi kthyes i ujit të ngrohtë mundëson që në të gjitha pikat e përdorimit të ketë ujë të ngrohtë në dispozicion menjëherë dhe gjithmonë. Tubin kthyes e vendosni në kyçësin në anën e sipërme të ujëngrohësit. Para kyçjes, nevojitet heqja e kapakëzës plastike dhe zhvidhosja e çepit të tendosjes në anën e sipërme të ujëngrohësit. Me elementet e tubit kthyes mund të furnizoheni shtesë pranë shitësve të autorizuar të produkteve tona.
KYÇJA NË RRJETIN ELEKTRIK
Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ujëngrohës nevojitet instalimi i kabllos lidhëse.
Për këtë ndërhyrje, nevojitet heqja e kapakut mbrojtës plastik. Veproni ashtu që të hiqni pllakën e instaluar në anën ballore të kapakut. Pllakën e lironi në këtë mënyrë: në hendekun ndërmjet pllakëzës dhe kapakut mbrojtës, së pari pranë pullës së termostatit dhe pastaj në anën e kundërt me pullën, futni me kujdes kaçavidën. Kur ta lironi pllakëzën në të dy anët, mund ta hiqni me dorë. Për të hequr kapakun mbrojtës plastik, nevojitet edhe heqja e pullës së termostatit dhe zhvidhosja e vidhave të fiksimit. Procesi i montimit të kapakut mbrojtës plastik zhvillohet në mënyrë të kundërt.
Kyçja e ujëngrohësit në rrjetën elektrike duhet të bëhet në përputhje me standardet për instalimet elektrike. Për shkak se ujëngrohësi nuk përmban një element që do ta ndante atë nga rrjeta elektrike, në lidhjen kabllore nevojitet që, ndërmjet tij dhe instalacionit të përhershëm, të instalohet një çelës që ndan të dy polet e furnizimit dhe që ndërmjet kontakteve të hapura ka të paktën 3 mm largësi.
Legjenda:
1 - Termostati 2 - Siguresa bimetale 3 - Nxehësi (2x1000W) 4 - Drita kontrolluese 5 - Sumbulla kyçëse
L - Përçuesi i fazës N - Përçuesi neutral ⊥ - Përçuesi mbrojtës

VËREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësinë e ujëngrohësit, ai patjetër të shkyçet nga rryma elektrike!
Pasi të kyçet në rrjetin e ujësjellësit dhe të elektrikës, ujëngrohësi është i gatshëm për përdorim.
Me rrotullimin e pullës në termostat, i cili gjendet në anën e përparme të kapakut mbrojtës, zgjidhni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet 25 °C dhe 75 °C. Preferohet që të rregulloni pullën në pozicionin “E”. Ky rregullim është më kursimtar; në këtë rast, temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 55 °C, shkaktimi i gurit gëlqeror dhe humbjet e ngrohjes do të jenë më të ulëta se sa te rregullimet në temperatura të larta. Funksionimin e nxehësit elektrik e tregon drita kontrolluese. Në perimetrin e tij, ujëngrohësi ka të instaluar edhe termometrin, i cili tregon temperaturën e ujit. Nëse nuk mendoni ta përdorni ujëngrohësin për një kohë të gjatë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja në atë mënyrë që të mos e shkyçni nga elektrika, pullën e termostatit ta rregulloni në pozicionin “*”. Në këtë rregullim, ujëngrohësi do ta mirëmbajë temperaturën e ujit në përafërsisht 10 °C. Nëse do ta shkyçni ujëngrohësin nga rrjeta elektrike, në rrezik të ngrirjes së ujit, paraprakisht duhet ta zbrazni.
Para zbrazjes së ujit, ujëngrohësi duhet shkyçur patjetër nga rrjeta elektrike. Pas kësaj, hapim rubinetin e ujit të ngrohtë në njërën nga bateritë për përzierjen e ujit, e cila është e kyçur në ujëngrohës. Ujin e lëshojmë nga ujëngrohësi nëpërmjet gypit ngarkues. Për këtë qëllim, ju preferojmë që ndërmjet valvulës së sigurisë dhe gypit ngarkues të instaloni valvulë lëshuese ose të ashtuquajturën T copë. Nëse nuk veproni kështu, ujëngrohësin mund ta zbrazni nëpërmjet daljes së valvulës së sigurisë në atë mënyrë që kapakun rrotullues të valvulës ta vendosni në pozicion si gjatë testimit të valvulës. Pas zbrazjes së ujit nga ujëngrohësi nëpërmjet gypit ngarkues, në ujëngrohës do t'ju mbetet një sasi e vogël uji, të cilën e zbrazni duke zhvidhosur skajoren e ujëngrohësit. Jashtësinë e ujëngrohësit e pastroni me tretësirë të lehtë të lëndës për pastrim të pluhurt. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhdëta.
Me kontrolle të rregullta servisore, do të mundësoni punimin e papenguar dhe jetën e gjatë të ujëngrohësit. Garancia për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm nëse i keni realizuar kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet kontrolleve të posaçme dhe të rregullta nuk guxon të jetë më e gjatë se 36 muaj. Është e nevojshme që kontrollet të jenë realizuar nga ana e serviserit të autorizuar, i cili evidenton kontrollin në fletëgarancionin e prodhimit. Në rast të kontrollit, ai kontrollon harxhueshmërinë e anodës mbrojtëse kundër korrozionit, sipas nevojës, pastron gurin gëlqeror, i cili, në bazë të kualitetit, sasisë dhe temperaturës së ujit të harxhuar, tubohet në brendësi të ujëngrohësit. Pas kontrollit të ujëngrohësit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar, do t'ju preferojë edhe datën e kontrollit vijues.
Ju lutemi, që prishjet eventuale në ujëngrohës të mos i ndreqni vetë, por, për to, të lajmëroni shërbimin më të afërt servisor.