LFG828K - Kapuçina kuzhine ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas LFG828K ELECTROLUX në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth LFG828K ELECTROLUX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj LFG828K - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. LFG828K e markës ELECTROLUX.
MANUAL I PËRDORUESIT LFG828K ELECTROLUX
SQ Udhëzimet për përdorim | Aspirator 340
Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

Merrni këshilla të përdorimit, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve, shërbimin dhe riparimin:
www.electrolux.com/support
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
- INFORMACIONI I SIGURISË....340
- UDHËZIMET PËR SIGURINË....343
- INSTALIMI....344
- PËRSHKRIMI I PRODUKTIT 344
- PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 345
- KUJDESI DHE PASTRIMI....348
- ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....350
- ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....351
1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të kësaj pajisjeje, lexoni me kujdes udhëzimet e dhëna. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që ata të mos luajnë me pajisjen dhe.
- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
- Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë.
- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak mbi pianura, soba dhe pajisje të ngjashme gatimi.
- Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
- Kjo pajisje mund të përdoret në zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
- Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
- KUJDES: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit me pajisjet e gatimit.
- Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen, nëse nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara në udhëzimet e instalimit. Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
- PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave apo pajisjes fiksuese në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë në rreziqe elektrike.
- Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.
- Distanca minimale mes sipërfaqes së pianurës në të cilin qëndrojnë tiganët dhe pjesës së poshtme të pajisjes duhet të jetë të paktën 65 cm, përveçse kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit për pajisjen ose pianurën.
- Shkarkimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregulloret e autoriteteve lokale.
- Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar pajisja për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve që lëshojnë
pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.
- Sigurohuni që daljet e ventilimit të mos jenë bllokuar dhe ajri i grumbulluar nga pajisja të mos kalojë në një tub të përdorur për shkarkimin e tymit dhe avullit nga pajisje të tjera (sistemet e ngrohjes qendrore, termosifonët, bojlerët etj.).
- Kur pajisja përdoret me pajisje të tjera, vakumi maksimal i gjeneruar në dhomë nuk duhet të tejkalojë 0,04 mbar.
- Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.
- Nëse takëmi i kordonit është dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një takëm special të kordonit të disponueshëm nga prodhuesi ose qendra e autorizuar e shërbimit e tij.
- Nëse pajisja është e lidhur direkt me furnizimin me energji, instalimi elektrik duhet të pajiset me një pajisje izoluese që lejon shkëputjen e pajisjes nga linja kryesore në të gjitha polet. Shkëputja e plotë duhet të jetë në pajtim me kushtet e specifikuara të mbitensionit të kategorisë III. Mjetet e shkëputjes duhet të përfshihen në rrjetin elektrik sipas rregullave të instalimeve elektrike.
- Mos gatuani me flakë nën pajisje:
- Mos e përdorni për materiale të rrezikshme ose shpërthyese dhe avuj.
- Pastrojeni pajisjen rregullisht me një leckë të butë për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
- Mos përdorni një pastrues me avull, spërkatës me ujë, pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e pajisjes. Përdorni vetëm detergjente neutrale.
- Pastrojini rregullisht filtrat e yndyrës (të paktën çdo 2 muaj) dhe hiqni depozitimet e yndyrës nga pajisja për të parandaluar rrezikun e zjarrit.
- Përdorni një pëlhurë për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.
- Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
- Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
- Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
- Përpara instalimit të pajisjes, hiqni gjithë pjesët ambalazhuese, etiketat reklamuese dhe qesen mbrojtëse.
- Mos e instaloni pjesën e shkarkimin e ajrit në një vrimë muri, përveçse kur vrima është projektuar për atë qëllim.
2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
- Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
- Nëse simboli ( )uk është i printuar në pllakën e specifikimeve, pajisja duhet të tokëzohet.
- Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
- Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabillo zgjatuese.
- Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
-
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
-
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
- Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja e liruar dhe e pasaktë e energjisë elektrike mund ta nxehë shumë terminalin.
- Lidhni pajisjen në fund të instalimit. Sigurohuni që rrjeti elektrik të jetë i arritshëm pas instalimit.
2.3 Përdorimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.
- Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime gatimi. Mos e përdorni pajisjen për ndonjë qëllim tjetër.
- Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
- Mos e ndizni pajisjen me duar të lagura ose kur bie në kontakt me ujin.
- Përdorni vetëm aksesorët që vijnë me pajisjen.
- Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat gjatë gatimit dhe skuqjes.
- Mos përdorni skara elektrike të pambuluara.
- Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe mbështetëse.
- Mos hidhni lëngje mbi pajisjen.
- Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi ose pajisje të ngjashme optike për të parë direkt te drita e pajisjes.
- Nëse pajisja funksionon me pajisje të tjera, presioni maksimal i krijuar nuk duhet të kapërcejë 4 Pa (4x10-5 bar).
2.4 Shërbimi
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me gendrën e autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi originale. - Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
2.5 Hedhja

PARALAJMËRIM!
Rreziku i lëndimit ose mbytjes.
- Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.
- Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
- Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
3. INSTALIMI

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Udhëzime të instalimit

Për informacion të plotë rreth instalimit të pajisjes, referojuni një manuali tjetër instalimi.
4. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
4.1 Përmbedhje e panelit të kontrollit

| Funksioni Përshkrimi | |
| 1 | Niveli i parë / Fikur Motori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë. Shtypja e dytë ose mbajtja gjatë shtypur ndërsa funksionet e tjera janë në punë, e fik pajisjen. |
| 2 | Shpejtësia e dytë Motori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë. Shtypja e dytë e fik pajisjen. |
| 3 | Shpejtësia e tretë / Funksioni BoostMotori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë. Shtypni dhe mbani shtypur për 2 sekonda për të aktivizuar funksionin Boost. Shtypja e dytë e fik pajisjen. |
| 4 | AutoSense Aktivizon dhe çaktivizon AutoSense funksionin. |
| 5 | Breeze Aspiratori punon në shpejtësinë më të ulët. Pas 60 minutash motori fiket.Funksioni Përshkrimi |
| 6 | Temperatura e dritës së ngjyrës Ndryshon temperaturën e ngjyrës së dritës. |
| 7 | Llamba Ndez dhe fik dritat. Ndryshon intensitetin e dritës. |
| 8 | Ftohet automatikisht Tregon që Ftohja automatike është aktive. |
| 9 | AutoSense njoftimi i filtrit Ju kujton të ndërroni ose pastroni AutoSense filtrin. |
| 10 | Njoftimi i filtrit Ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës. |
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
5.1 Përdorimi i aspiratorit - regjimi manual
Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë.
| 011 | Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit metenxhere të mbuluara. |
| 2 | Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disazona ose vatra gatimi, skuqjes së lehtë. |
| 3 | Gjatë zierjes dhe skuqjes së sasive të mëdhatë ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona osevatra gatimi. |
| 25 | Gjatë gatimit dhe skuqjes së sasive të mëdhatë ushqimit pa kapak, në lagështi të madhe.Pas 8 minutash pajisja kthehet në cilësimin emëparshëm. |
| ≡ | Freskon ajrin në kuzhinë pas gatimit me nivelzhurme shumë të ulët. Funksioni fiketautomatikisht pas 60 minutash. Përdore vetëmpas gatimit. |

Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta para dhe pas gatimit.
Aktivizimi i pajisjes
Për të përdorur aspiratorin:
Shtypni butonin e dëshiruar të shpejtësisë së ventilatorit.
Çaktivizimi i pajisjes
Për të fikur ventilatorin, shtypni sërish shpejtësinë e aktivizuar ose shtypni gjatë butonin 011
Drita e aspiratorit punon në mënyrë të pavarur nga funksionet e tjera të aspiratorit.
Aktivizimi dhe çaktivizimi i ndriçimit
Për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit shtypni butonin ⚙️. Shtypni butonin ⚙ërish për të ndryshuar intensitetin e dritës sipas rendit të mëposhtëm: Maksimum, Mesatar, I ulët, I fikur.
Për të fikur dritat, shtypni dhe mbani butonin për 3 sekonda.
Vendosja e temperaturës së ngjyrës së dritës

Aspiratori mban mend cilësimin e fundit të temperaturës së ngjyrës së dritës.
Ka dy mënyra për të vendosur temperaturën e ngjyrës së dritës:
1. Shtypni butonin

temperaturën e ngjyrës nga neutrale, nga e ngrohta në të ftohtë.
- Shtypni dhe mbani butonin per të kaluar pa probleme midis temperaturave të ngjyrave të lehta. Lëshojeni sapo të arrini cilësimin e dëshiruar.
5.2 Hob2Hood®
Eështë një funksion që lidh pllakën e gatimit me një aspirator. Si pllaka e gatimit, ashtu edhe aspiratori janë të pajisur me një komunikues me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet bazuar në cilësimin e regjimit dhe temperaturës së enës më të nxehtë të gatimit në pianurë. Ndryshe, mund ta kontrolloni manualisht ventilatorin duke përdorur pianurën. Ky funksion mund të aktivizohet nga paneli i kontrollit të pianurës.

Për më shumë informacion rreth mënyrës së përdorimit të funksionit, referojuni manualit të përdoruesit për pianurën.

Për informacion se si të përdorni funksionin së bashku me funksionin AutoSense®, referojuni kapitullit AutoSense®.
5.3 Aktivizimi i funksionit Boost
Kur shtypni dhe mbani shtypur 2,funksioni Boost fillon të punojë për 8 minuta. Pas kësaj kohe, pajisja kthehet në cilësimet e mëparshme të shpejtësisë.
5.4 AutoSense
Funksioni rregullon automatikisht nivelin e shpejtësisë së ventilatorit bazuar në sensorin TVOC (Përbërjet organike të paqëndrueshme gjithsej), temperaturën e ajrit dhe lagështinë përkatëse që vjen nga pianura.
- Shtypni per të aktivizuar funksionin. Ndizet treguesi i funksionit.
- Për të fikur funksionin, shtypni öse ndonjë buton tjetër të nivelit të shpejtësisë në panelin e kontrollit të aspiratorit.

PARALAJMËRIM!
Nëse pianura juaj është e pajisur me funksionin Hob²Hood, ndërroni regjimin e saj në H1 për ta përdorur së bashku me AutoSense. Në këtë regjim, funksioni AutoSense dhe ndriçimi aktivizohen automatikisht sa herë që ndizet pianura. Referojuni manualit të përdoruesit të pianurës.

PARALAJMËRIM!
Gjatë 96 orëve të para pas futjes së pajisjes në prizë, funksioni punon në një regjim të veçantë nisjeje për rregullimin e sensorit të ajrit. Reagimet e aspiratorit mund të ndryshojnë në regjimin e nisjes. Gjatë asaj kohe treguesi («»)AUPulson.

PARALAJMËRIM!
Një ndërprerje energjie ose heqja nga priza dhe vendosja sërish e pajisjes shkakton vetë-rregullimin e sensorit të brendshëm. Mund të duhen deri në 24 orë që funksioni të rifitojë aftësinë e plotë.

Funksioni AutoSense mund të punojë për një maksimum prej 5 orësh.

Shtypja e butonit (●) me aspiratorin të fikur do të nisë funksionin AutoSense me Breeze shpejtësi si opson i paracaktuar. Kur një shpejtësi tjetër është zgjedhur tashmë dhe ventilatori është duke punuar, funksioni AutoSense do të fillojë me atë shpejtësi.

KUJDES!
Ky funksion është i ndjeshëm ndaj agjentëve të pastrimit. Pas pastrimit, prisni të paktën gjysmë ore para se ta ndizni funksionin për të shmangur aktivizimin e paqëllimshëm të funksionit Boost.
i
Kur përdoret me një pianurë me gaz, funksioni mund të punojë me shpejtësi më të lartë për shkak të djegies së gazit.
i
Gjatë përgatitjes së ushqimit që prodhon pak erë për një periudhë të gjatë (p.sh. zierja), aspiratori mund të ndalojë dhe më pas të rindizet brenda pak sekondash. Nëse niveli i fuqisë së pianurës është shumë i ulët, era e krijuar mund të mos jetë e mjaftueshme që AutoSense të funksionojë siç duhet. Nëse aspiratori juaj fiket dhe nuk rindizet, përdorni regjimin manual për ta vendosur në punë.
Për ta çaktivizuar përgjithmonë funksionin:
- Sigurohuni që ventilatori dhe ndriçimi janë të fikur.
- Shtypni dhe mbani shtypur butonat AUTO dhe ≡
Treguesit dhe pulsojnë dy herë.
Për ta aktivizuar funksionin sërish:
- Sigurohuni që ventilatori dhe ndriçimi janë të fikur.
- Shtypni dhe mbani shtypur butonat (AUTO) dhe
Treguesit (•) dhe pulsojnë një herë.
5.5 Ftohet automatikisht
Ky funksion ndizet automatikisht kur temperatura e aspiratorit tejkalon 70°C. Aspiratori vazhdon të funksionojë me shpejtësinë më të lartë për t'u ftohur. Treguesi me simbolin në panel ndizet.
i
Për arsye sigurie, nëse temperatura rritet më shumë ndërsa funksioni është aktiv, aspiratori fiket dhe simboli ûfillon të pulsojë. Aspiratori mund të ndizet sërish kur treguesi ndalon së pulsuari.
5.6 Njoftimi i filtrit
Alarmi i filtrit shërben si një kujtesë për ta pastruar filtrin e yndyrës dhe për të zëvendësuar ose pastruar filtrin e karbonit, në varësi të llojit të tij. Treguesi dhe pulson rregullisht për 30 sekonda nëse filtri i yndyrës duhet të pastrohet. Treguesi dhe pulson dy herë në çdo sekondë për 30 sekonda nëse filtri i qymyrit duhet të zëvendësohet ose pastrohet. Rivendosja mund të kryhet gjatë ose jashtë periudhës së njoftimit.
i
Ky funksion aktivizohet pas 40 orësh të funksionimit të aspiratorit kur filtri i yndyrës kërkon pastrim dhe pas 160 orësh kur filtri i karbonit kërkon pastrim ose zëvendësim.
i
Referojuni pastrimit të filtrit të yndyrës në kapitullin Kujdesi dhe pastrimi.
i
Referojuni pastrimit të filtrit të karbonit ose ndërrimit të filtrit të karbonit në kapitullin Kujdesi dhe pastrimi.
Për të rivendosur numëruesin e funksionit:
Për filtrin e yndyrës, shtypni dhe mbani shtypur ≈ për 3 sekonda.
Për filtrin e karbonit, shtypni dhe mbani shtypur 2 për 3 sekonda.
Treguesi ndalon së pulsuari për rivendosjen e saktë në periudhën e njoftimit. Treguesi pulson një herë për rivendosjen e saktë jashtë periudhës së njoftimit.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar njoftimin e filtrit për filtrin e karbonit:
- Sigurohuni që ventilatori dhe drita janë të fikura.
- Shypni dhe mbani shtypur dhe per 3 sekonda.
Funksioni aktivizohet nëse të dy treguesit pulsojnë një herë. Funksioni çaktivizohet nëse të dy treguesit pulsojnë dy herë.
5.7 AutoSense® njoftimi i filtrit
Alarmi i filtrit kujton për të pastruar filtrin AutoSense®. Treguesi 📄he pulsojnë rregullisht për 30 sekonda nëse filtri duhet të pastrohet.

Referojuni kapitullit Kujdesi dhe pastrimi.
Një rivendosje mund të kryhet gjatë ose jashtë periudhës së njoftimit.
Për të rivendosur funksionin gjatë periudhës së njoftimit:
- Shtypni dhe mbani shtypur butonin 3 sekonda.

Treguesit dhe nealojnë së pulsuari për rivendosjen e saktë.
Për të rivendosur funksionit jashtë periudhës së njoftimit:
-
Sigurohuni që ventilatori të jetë i fikur.
-
Shtypni dhe mbani shtypur butonin (**) per 3 sekonda.
Treguesi pulson një herë për rivendosjen e saktë.
5.8 Çaktivizimi dhe aktivizimi i tingujve të panelit
Për të çaktivizuar ose aktivizuar tingujt e panelit:
-
Sigurohuni që ventilatori dhe ndriçimi janë të fikur.
-
Shtypni e mbani shtypur butonat che
Të dy treguesit pulsojnë një herë nëse tingujt janë të aktivizuar dhe dy herë nëse tingujt janë të çaktivizuar.

Tingujt e fikjes së aspiratorit nuk mund të çaktivizohen.
6.1 Shënime për pastrimin
Agjentët e pastrimit
Mos përdorni detergjente gërryese dhe furça.
Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.
Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxehen. Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra.
Pastroni njollat me një detergjent të butë.
Mbajeni aspiratorin të pastër
Pastrojeni pajisjen çdo muaj për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr. Ndiqni udhëzimet për të pastruar filtrat kur njoftimi i filtrit është i aktivizuar. Referojuni kapitullit Përdorimi i përditshëm.
Filtri i karbonit
Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. Referojuni broshurës së përfshirë me aksesorin.

Përpara se të kryeni ndonjë mirëmbajtje, sigurohuni që të mos ketë enë gatimi në pianurë dhe që aspiratori dhe pianura të jenë shkëputur nga furnizimi me energji elektrike.
6.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës
Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt.
Për të hequr filtrin:
- Tërhiqni kapakun për ta hapur.

- Tërhiqni dorezën në filtrër poshtë aspiratorit dhe anoni lehtë poshtë pjesën e përparme të filtrit.

- Pastrojini filtrat e yndyrës me dorë duke përdorur një sfungjer me detergjentë jo gërryes ose pastrojini në një pjatalarëse. Rekomandojmë pastrimin e filtrave të yndyrës me dorë.

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.
- Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt. Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.
6.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit - opsional

Në varësi të llojit, filtri mund të rigjenerohet ose nuk mund të rigjenerohet. Referojuni broshurës që shoqëron filtrin.
Për të ndërruar filtrin:
-
Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja. Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës" në këtë kapitull.
-
Tërhiqni gjuhëzat drejt pjesës së poshtme të filtrit.

text_image
1 1 2- Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë, më pas tërhiqeni.
- Për të instaluar një filtër të ri, kryheni hapat në rendin e mëposhtëm.

Referojuni broshurës së veçantë të Udhëzimeve të instalimit.
6.4 Pastrimi i filtrit AutoSense

Filtri AutoSense duhet të pastrohet kur njoftimi i filtrit është aktiv. Referojuni kapitullit "Njoftimi i filtrit AutoSense".
Për të hequr filtrin:
- Hiqni filtrin e yndyrës nga pajisja. Referojuni kapitullit "Pastrimi i filtrit të yndyrës".
- Ktheni filtrin në drejtim të akrepave të orës (1) dhe pastaj tërhiqeni (2).

- Lani filtrin në ujë të nxehtë pa përdorur detergjent.
- Për ta instaluar sërish filtrin, kryeni hapat në rend të kundërt.

KUJDES!
Filtri duhet të thahet plotësisht përpara se ta instaloni sërish në pajisje.
6.5 Ndërrimi i llambës
Pajisja është e pajisur me një llampë LED dhe me një siguresë të veçantë (përshtatës LED) Këto pjesë mund të ndërrohen vetëm nga tekniku. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës “Shërbimi” te kapitulli “Udhëzimet e sigurisë”.
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Çfarë të bëjmë nëse...
| Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja | ||
| Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. | Pajisja nuk është e lidhur me furnizimin me energji ose nuk është lidhur saktë. | Kontrolloni nëse furra është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik. |
| Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. | Mungesa e furnizimit me energji elektrike. | Kontrolloni siguresën ose çelësin kryesor. Nëse siguresa ose çelësi vazhdojnë të prishin qarkun, kontaktoni një elektriçist të kualifikuar. |
| Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. | Dyert e kabinetit nuk janë të bashkërenditura me kornizën e kabinetit. | Bashkërenditni dyert e kabinetit. |
| Llamba nuk punon. Llamba është me defekt. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit. | ||
| Niveli i ndriçimit ose temperatura e ngjyrës së dritës nuk është siç përshkruhet në udhëzime. | Cilësim Perfect illumination i pasaktë. | Shtypni butonin për të kontrolluar nëse jeni në gjendje t'i ndryshoni të tre temperaturat e ngjyrave. |
| Llamba është me defekt. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit. | ||
| Pajisja nuk i thith mjaftueshëm avujt. | Shpejtësia e motorit nuk është e përshtatshme për avujt që shfaqen. | Rriteni shpejtësinë e motorit. |
| Funksioni autreguesi pulson. | Sensori i brendshëm i funksionit është në regjimin e vetë-rregullimit. | Referojuni AutoSense në kapitullin "Përdorimi i përditshëm". |
| Funksioni autreguesi pulson me shpejtësi tre herë dhe AutoSense funksioni nuk fillon. | Funksioni është çaktivizuar përgjithmonë. | Aktivizoni funksionin . Referojuni AutoSense në kapitullin "Përdorimi i përditshëm". |
| Funksioni autreguesi pulson me shpejtësi për tre sekonda dhe AutoSense funksioni nuk fillon. | Ka një keqfunksionim. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit. | |
| Treguesi i alarmit të filtritndizet së bashku meose2 | Alarmi i filtrit është aktiv.Filtri i yndyrës duhet tëpastrohet ose filtri i karbonit(opsional) duhet tëndërrohet ose të pastrohet. | Shikoni “Njoftimi i filtrit” në kapitullin “Përdorimi ipërditshëm”. |
| Treguesi i alarmit të filtritështë i ndezur bashkë meAUTO | Alarmi i filtrit AutoSenseështë aktiv. Filtri duhet tëpastrohet. | Referojuni njoftimit të filtrit AutoSense në kapitullin"Përdorimi i përditshëm". |
8. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.