ELECTROLUX DAK5536CN - Kapaku

DAK5536CN - Kapaku ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas DAK5536CN ELECTROLUX në format PDF.

📄 276 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice ELECTROLUX DAK5536CN - page 224
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Marka Electrolux
Modeli DAK5536CN
Lloji i produktit Aspirator kuzhine
Dimensionet (G x T x L) 90 cm x 50 cm x 60 cm (vlerësim)
Pesha Rreth 15 kg
Furnizimi me energji elektrike 220-240 V / 50 Hz
Fuqia e motorit 200 W
Ndriçimi LED i integruar
Komandat Butona shtypës
Numri i shpejtësive 3
Lloji i filtrit Filtër metalik i larë në pjatalarëse
Funksioni i aspirimit Po, nxjerrje jashtë
Mënyra e riciklimit E mundur me filtër karboni opsional
Rrjedha maksimale e ajrit 600 m³/h
Niveli maksimal i zhurmës 65 dB
Klasa energjitike A
Instalimi Muror ose nën mobilje
Mirëmbajtja Pastroni filtrin metalik çdo muaj
Indeksi i riparueshmërisë 7.5 / 10

Pyetjet më të shpeshta - DAK5536CN ELECTROLUX

Si të instaloj aspiratorin Electrolux DAK5536CN ?
Instalimi duhet të bëhet nga një profesionist i kualifikuar. Aspiratori mund të montohet në mur ose nën një mobilje. Respektoni distancat minimale nga pllakë gatimi: 65 cm për gatim elektrik, 75 cm për gatim me gaz. Përdorni kunjat dhe vidhat e ofruara.
Si të pastroni filtrin metalik ?
Hiqni filtrin metalik duke shtypur kapëset. Pastrojeni në pjatalarëse ose me dorë me ujë të nxehtë dhe detergjent. Thajeni plotësisht para riinstalimit. Kryeni këtë veprim çdo muaj.
A është i nevojshëm një filtër karboni për mënyrën e riciklimit ?
Po, në mënyrën e riciklimit, një filtër karboni aktiv është i nevojshëm. Vendoset prapa filtrit metalik. Zëvendësojeni çdo 3 deri në 6 muaj në varësi të përdorimit.
Pse aspiratori im bën zhurmë ?
Zhurma mund të vijë nga një filtër i ndotur, instalimi i paqëndrueshëm ose problem në motor. Kontrolloni fillimisht filtrin dhe pastrojeni. Nëse zhurma vazhdon, kontaktoni shërbimin e pas-shitjes.
Si të ndërroj llambën LED ?
Aspiratori është i pajisur me ndriçim LED të integruar që nuk mund të zëvendësohet nga përdoruesi. Nëse LED nuk funksionon më, thirrni një profesionist për zëvendësim.
Sa është konsumi elektrik i aspiratorit ?
Fuqia maksimale është rreth 200 W, me ndriçim LED prej disa vat. Në përdorim normal, konsumi është i ulët. Klasa energjitike është A.
Si të rregulloni shpejtësinë e aspirimit ?
Përdorni butonat në pjesën e përparme. Shtypni butonin që korrespondon me shpejtësinë e dëshiruar (zakonisht 1, 2 ose 3). Shpejtësia 1 është për gatim të butë, 3 për erëra të forta.
A mund ta përdor aspiratorin pa nxjerrje jashtë ?
Po, në mënyrën e riciklimit, duhet të instaloni një filtër karboni dhe ajri filtrohet dhe kthehet në dhomë. Kompleti i riciklimit shitet veçmas.
Si të pastroni pjesën e jashtme të aspiratorit ?
Përdorni një leckë të butë të lagur me një detergjent të butë. Mos përdorni produkte gërryese ose tretës. Fshijeni me një leckë të thatë për të shmangur njollat.
Ku mund të gjej manualin e plotë të përdorimit ?
Manuali i plotë është i disponueshëm për shkarkim falas në faqen notice-facile.com. Mund ta kërkoni gjithashtu duke kontaktuar shërbimin e klientit Electrolux.

Pyetjet e përdoruesve rreth DAK5536CN ELECTROLUX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapaku në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DAK5536CN - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DAK5536CN e markës ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT DAK5536CN ELECTROLUX

SQ Udhëzimet për përdorim | Aspirator 224

Faleminderit për blerjen e një pajisjeje Elextrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me vete dekada eksperience dhe novatorizmi profesional. Origjinal dhe me stil, është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Kështu që sa herë që ta përdorni, mund të bazoheni në faktin se do të merrni rezultate optimale çdo herë.

Mirë se vini në Electrolux.

Vizitoni faqen tonë të internetit për:

ELECTROLUX DAK5536CN - Vizitoni faqen tonë të internetit për: - 1

Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit

www.electrolux.com/support

Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:

www.registerelectrolux.com

ELECTROLUX DAK5536CN - Vizitoni faqen tonë të internetit për: - 2

ELECTROLUX DAK5536CN - Vizitoni faqen tonë të internetit për: - 3

Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:

www.electrolux.com/shop

KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT

Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi originale.

Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.

Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.

⚠️ Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit

① Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna rreth ambientit

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

PËRMBAJTJA

  1. INFORMACIONI I SIGURISË....224
  2. UDHËZIMET PËR SIGURINË....227
  3. INSTALIMI....228
  4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT 229
  5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 229
  6. KUJDESI DHE PASTRIMI....230
  7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....231
  8. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....232

1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të

sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

- Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.

- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.

- Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë.

- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

- Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak mbi pianura, soba dhe pajisje të ngjashme gatimi.

- Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.

- Kjo paisje mund të përdoret në: zyrä, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.

- Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.

- KUJDES: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit me pajisjet e gatimit.

- Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen, nëse nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara në

udhëzimet e instalimit. Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.

• PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave apo pajisjes fiksuese në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë në rreziqe elektrike.

- Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.

- Distanca minimale mes sipërfaqes së pianurës në të cilin qëndrojnë tiganët dhe pjesës së poshtme të pajisjes duhet të jetë të paktën 65 cm, përveçse kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit për pajisjen ose pianurën.

- Shkarkimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregulloret e autoriteteve lokale.

- Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar pajisja për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve që lëshojnë pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.

- Sigurohuni që daljet e ventilimit të mos jenë bblokuar dhe ajri i grumbulluar nga pajisja të mos kalojë në një tub të përdorur për shkarkimin e tymit dhe avullit nga pajisje të tjera (sistemet e ngrohjes qendrore, termosifonët, bojlerët etj.).

- Kur pajisja përdoret me pajisje të tjera, vakumi maksimal i gjeneruar në dhomë nuk duhet të tejkalojë 0,04 mbar.

- Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.

- Nëse takëmi i kordonit është dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një takëm special të kordonit të disponueshëm nga prodhuesi ose qendra e autorizuar e shërbimit e tij.

- Nëse pajisja është e lidhur direkt me furnizimin me energji, instalimi elektrik duhet të pajiset me një pajisje izoluese që lejon shkëputjen e pajisjes nga linja kryesore në të gjitha polet. Shkëputja e plotë duhet të jetë në pajtim me kushtet e

specifikuara të mbitensionit të kategorisë III. Mjetet e shkëputjes duhet të përfshihen në rrjetin elektrik sipas rregullave të instalimeve elektrike.

  • Mos gatuani me flakë nën pajisje:
  • Mos e përdorni për materiale të rrezikshme ose shpërthyese dhe avuj.
  • Pastrojeni pajisjen rregullisht me një leckë të butë për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
  • Mos përdorni një pastrues me avull, spërkatës me ujë, pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e pajisjes. Përdorni vetëm detergjente neutrale.
  • Pastrojini rregullisht filtrat e yndyrës (të paktën çdo 2 muaj) dhe hiqni depozitimet e yndyrës nga pajisja për të parandaluar rrezikun e zjarrit.
  • Përdorni një pëlhurë për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

ELECTROLUX DAK5536CN - Instalimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.

  • Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
  • Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
  • Përpara instalimit të pajisjes, hiqni gjithë pjesët ambalazhuese, etiketat reklamuese dhe qesen mbrojtëse.
  • Mos e instaloni pjesën e shkarkimin e ajrit në një vrimë muri, përveçse kur vrima është projektuar për atë qëllim.

2.2 Lidhja elektrike

ELECTROLUX DAK5536CN - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

  • Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
  • Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
  • Nëse simboli ( )ïuk është i printuar në pllakëzën e specifikimeve, pajisja duhet të tokëzohet.
  • Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
  • Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
  • Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabillo zgjatuese.
  • Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
  • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kabilloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.

  • Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos higet pa vegla.

  • Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja elektrike e lirë dhe e papërshtatshme mund ta nxehë shumë terminalin.
  • Lidheni pajisjen në fund të instalimit. Sigurohuni që rrjeti elektrik të jetë i arritshëm pas montimit.

2.3 Përdorimi

ELECTROLUX DAK5536CN - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.

  • Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime gatimi. Mos e përdorni pajisjen për qëllime të tjera.
  • Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
  • Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
  • Përdorni vetëm aksesorët që vijnë me pajisjen.
  • Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat gjatë gatimit dhe skuqjes.
  • Mos përdorni skara elektrike të pambuluara.
  • Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe mbështetëse.
  • Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi ose pajisje të ngjashme optike për të parë direkt te drita e pajisjes.

- Nëse pajisja funksionon me pajisje të tjera, presioni maksimal i krijuar nuk duhet të kapërcejë 4 Pa (4x10-5 bar).

2.4 Shërbimi

  • Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë këmbimi originale.
  • Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

2.5 Hedhja

ELECTROLUX DAK5536CN - Hedhja - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.

  • Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.
  • Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
  • Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.

3. INSTALIMI

ELECTROLUX DAK5536CN - INSTALIMI - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

3.1 Udhëzime për instalimin

ELECTROLUX DAK5536CN - Udhëzime për instalimin - 1

Për informacion të plotë rreth instalimit të pajisjes, referojuni një manuali tjetër instalimi.

4.1 Përmbedhje e panelit të kontrollit

graph TD A["1"] --> B["0|1"] C["2"] --> D["3"] E["4"] --> F["2"] G["3"] --> H["3"]

Funksioni Përshkrimi
1Shpejtësia e parë Motori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë.
2Llamba Ndez dhe fik dritat.
3Shpejtësia e tretë Motori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë.
4Shpejtësia e dytë Motori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë.

5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

5.1 Përdorimi i aspiratorit

Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë.

0|1Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara.
2Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatra gatimi, skuqjes së lehtë.
3Gjatë zierjes dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona ose vatra gatimi.

ELECTROLUX DAK5536CN - Përdorimi i aspiratorit - 1

Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta pas gatimit.

Për të përdorur aspiratorin:

  1. Tërhiqeni sirtarin e kapakut më shumë se 5 cm.

ELECTROLUX DAK5536CN - Për të përdorur aspiratorin: - 1

  1. Për të aktivizuar funksionin, shtypni butonin0|1.

  2. Nëse është nevoja, ndryshoni shpejtësinë duke shtypur butonin e dëshiruar.

ELECTROLUX DAK5536CN - Për të përdorur aspiratorin: - 2

Drita e kapuçave punon në mënyrë të pavarur nga funksionet e tjera të kapakut. Për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit shtypni butonin e dritës Mbyllja e sirtarit nuk ka asnjë efekt në dritën e kapakut.

Për të fikur shtypësin e ventilatorit ose 0|1 mbyllur sirtarin e kapakut.

ELECTROLUX DAK5536CN - Për të përdorur aspiratorin: - 3

Kapaku kujton cilësimin e fundit të shpejtësisë së ventilatorit në mbylljen e sirtarit. Kapaku do të funksionojë në këtë nivel të shpejtësisë së ventilatorit kur sirtari tërhiqet përsëri.

6.1 Shënime mbi pastrimin

ELECTROLUX DAK5536CN - Shënime mbi pastrimin - 1
Agjentët e pastrimit

Mos përdorni detergjente gërryese dhe furça.

Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.

Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxehen. Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra.

Pastroni njollat me një detergjent të butë.

ELECTROLUX DAK5536CN - Shënime mbi pastrimin - 2
Mbajeni aspiratorin të pastër

Pastrojeni pajisjen dhe filtrat e yndyrës çdo muaj. Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.

Filtrat e yndyrës mund të lahen në lavastovilje.

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.

ELECTROLUX DAK5536CN - Shënime mbi pastrimin - 3
Filtri i karbonit

Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës.

6.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës

Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt.

Për të hequr filtrin:

  1. Shtypni dorezën e kapëses së montimit në panelin e filtrimit poshtë aspiratorit.

1 2

  1. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë, më pas tërhiqeni.
    Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.
  2. Pastrojini filtrat duke përdorur një sfungjer me detergjente jo gërryese ose në një lavastovilje.

ELECTROLUX DAK5536CN - Për të hequr filtrin: - 2

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.

  1. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt. Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.

6.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit - (opsional)

ELECTROLUX DAK5536CN - Ndërrimi i filtrit të karbonit - (opsional) - 1

PARALAJMĚRIM!

Në varësi të llojit, filtri mund të rigjenerohet ose nuk mund të rigjenerohet. Referojuni broshurës që shoqëron filtrin.

Për të ndërruar filtrin:

  1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja.

7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

ELECTROLUX DAK5536CN - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

7.1 Si të veprojmë nëse...

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Pajisja nuk është e lidhur me furnizimin me energji ose nuk është lidhur saktë.Kontrolloni nëse pajisja është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik.
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. është djegur siguresa. Sigurohuni që shkaku i keqfunksionimit është siguresa. Nëse siguresa digjet vazhdimisht, kontaktoni një elektricist të kualifikuar.

Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës" në këtë kapitull.

  1. Tërhiqni gjuhëzat drejt pjesës së poshtme të filtrit.

ELECTROLUX DAK5536CN - Si të veprojmë nëse... - 1

  1. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë, më pas tërhiqeni.

  2. Për të instaluar një filter të ri, kryeni të njëjtat hapa në rend të kundërt.

Në çdo rast, është e nevojshme që të ndërrohen filtrat të paktën çdo katër muaj.

6.4 Ndërrimi i Ilambës

Kjo pajisje është e pajisur me një llambë LED. Kjo pjesë mund të ndërrohet vetëm nga një teknik. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës "Shërbimi" te kapitulli "Udhëzimet e sigurisë".

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Dyert e kabinetit nuk janë të bashkërenditura me kornizën e kabinetit.Bashkërenditni dyert e kabinetit.
Llamba nuk funksionon. Llamba është me defekt. Zëvendësoni llambën. Referojuni kapitullit “Kujdesi dhe pastrimi”.
Pajisja nuk i thith mjaftueshëm avujt. Shpejtësia e motorit nuk është e përshtatshme për avujt që shfaqen.Ndryshoni shpejtësinë e motorit.

8. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe

elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin 📄 mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

МИСЛИМО НА ВАС

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ELECTROLUX

Modeli : DAK5536CN

Kategori : Kapaku