ELECTROLUX DBGL7732CN - Kapaku

DBGL7732CN - Kapaku ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas DBGL7732CN ELECTROLUX në format PDF.

📄 304 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice ELECTROLUX DBGL7732CN - page 248
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Marka Electrolux
Modeli DBGL7732CN
Lloji i produktit Aspirator dekorativ muror
Gjerësia 90 cm
Thellësia 50 cm
Lartësia (minimale) 60 cm
Pesha neto 15 kg
Furnizimi me energji 220-240 V ~ 50 Hz
Fuqia e motorit 200 W
Prurja maksimale e ajrit 650 m³/h
Niveli i zhurmës (maks) 65 dB
Lloji i kontrollit Butona elektronikë
Numri i shpejtësive 3 + përforcim
Ndriçimi LED
Filtri i yndyrës Alumini i larë
Filtri i karbonit Opsional (jo i përfshirë)
Klasa energjetike A
Diametri i daljes së ajrit 150 mm
Funksionet Kohëmatës, tregues i ngopjes së filtrit
Mirëmbajtja Pastroni filtrat e yndyrës çdo muaj; sipërfaqe inoksi me leckë të butë
Siguria Ndërprerje automatike në rast mbinxehjeje
Riparueshmëria (indeksi) 7/10
Pjesë këmbimi të disponueshme Po, përmes shërbimit pas shitjes Electrolux
Garancia 2 vjet

Pyetjet më të shpeshta - DBGL7732CN ELECTROLUX

Si të instaloni aspiratorin Electrolux DBGL7732CN?
Instalimi duhet të bëhet nga një profesionist i kualifikuar. Sigurohuni të respektoni një distancë minimale 65 cm midis aspiratorit dhe një sobë elektrike, dhe 75 cm për sobë me gaz. Aspiratori fiksohet në mur me kunja të përshtatshme. Parashikoni një kanal shkarkimi me diametër 150 mm.
Si të pastroni filtrat e yndyrës?
Filtrat e yndyrës prej alumini janë të larë në pjatalarëse ose me dorë me ujë të ngrohtë dhe detergjent. Pastroni të paktën një herë në muaj për të ruajtur efikasitetin e aspiratorit. Lërini të thahen plotësisht para se t'i vendosni përsëri.
A duhet një filtër karboni për aspiratorin tim?
Filtri i karbonit është i nevojshëm nëse përdorni aspiratorin në modalitet riciklimi (pa shkarkim të jashtëm). Nuk është i përfshirë në paketim dhe duhet blerë veçmas. Zëvendësojeni çdo 3 deri në 6 muaj në varësi të përdorimit.
Çfarë të bëni nëse aspiratori nuk ndizet?
Kontrolloni fillimisht furnizimin me energji elektrike (siguresa ose ndërprerësi). Sigurohuni që spina të jetë e lidhur mirë. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shërbimin pas shitjes Electrolux. Mos u përpiqni ta riparoni vetë.
Si të rregulloni kohëmatësin?
Shtypni tastin Kohëmatësi për të aktivizuar ndalimin automatik. Kohëzgjatja e paracaktuar është 10 minuta. Disa modele lejojnë të zgjidhni 5, 10 ose 15 minuta. Referojuni manualit për udhëzime të sakta.
Cili është niveli i zhurmës së aspiratorit?
Niveli maksimal i zhurmës është rreth 65 dB, që korrespondon me një bisedë normale. Në shpejtësinë përforcuese, zhurma mund të arrijë 70 dB. Shpejtësitë më të ulëta janë më të qeta.
Si të zëvendësoni llambat LED?
Llambat LED janë të integruara dhe nuk mund të zëvendësohen individualisht. Në rast prishjeje, kontaktoni shërbimin pas shitjes për zëvendësimin e të gjithë modulit të ndriçimit.
Pse aspiratori ndalet vetë?
Kjo mund të jetë për shkak të aktivizimit të sigurisë termike në rast mbinxehjeje. Kontrolloni që filtrat të mos jenë të bllokuar dhe aspiratori të mos jetë shumë pranë një burimi nxehtësie. Lëreni të ftohet para se të rinisni.
Ku të gjeni pjesët e këmbimit?
Pjesët e këmbimit (filtra, telekomandë, etj.) janë të disponueshme përmes shërbimit pas shitjes Electrolux ose në faqe të specializuara. Përdorni numrin e modelit DBGL7732CN për të identifikuar pjesët e duhura.
A është aspiratori i pajtueshëm me sobë me gaz?
Po, është i përshtatshëm për soba elektrike dhe me gaz. Respektoni një distancë minimale prej 75 cm midis aspiratorit dhe sipërfaqes së gatimit me gaz. Sigurohuni për ventilim të mjaftueshëm në dhomë.

Pyetjet e përdoruesve rreth DBGL7732CN ELECTROLUX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapaku në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DBGL7732CN - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DBGL7732CN e markës ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT DBGL7732CN ELECTROLUX

SQ Udhëzimet për përdorim | Aspirator 248

Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

ELECTROLUX DBGL7732CN - Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë. - 1

Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit www.electrolux.com/support

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

PËRMBAJTJA

  1. INFORMACIONI I SIGURISË....248
  2. UDHËZIMET PËR SIGURINË....251
  3. INSTALIMI....252
  4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT 252
  5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 253
  6. KUJDESI DHE PASTRIMI....254
  7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....255
  8. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....256

1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

  • Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
  • Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
  • Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë.
  • Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak mbi pianura, soba dhe pajisje të ngjashme gatimi.
  • Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
  • Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
  • Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
  • KUJDES: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit me pajisjet e gatimit.
  • Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen, nëse nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara në udhëzimet e instalimit. Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
  • PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave apo pajisjes fiksuese në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë në rreziqe elektrike.
  • Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.
  • Distanca minimale mes sipërfaqes së pianurës në të cilin qëndrojnë tiganët dhe pjesës së poshtme të pajisjes duhet të jetë të paktën 65 cm, përveçse kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit për pajisjen ose pianurën.
  • Shkarkimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregulloret e autoriteteve lokale.

- Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar pajisja për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve që lëshojnë pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.

- Sigurohuni që daljet e ventilimit të mos jenë bllokuar dhe ajri i grumbulluar nga pajisja të mos kalojë në një tub të përdorur për shkarkimin e tymit dhe avullit nga pajisje të tjera (sistemet e ngrohjes qendrore, termosifonët, bojlerët etj.).

- Kur pajisja përdoret me pajisje të tjera, vakumi maksimal i gjeneruar në dhomë nuk duhet të tejkalojë 0,04 mbar.

- Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.

- Nëse takëmi i kordonit është dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një takëm special të kordonit të disponueshëm nga prodhuesi ose qendra e autorizuar e shërbimit e tij.

- Nëse pajisja është e lidhur direkt me furnizimin me energji, instalimi elektrik duhet të pajiset me një pajisje izoluese që lejon shkëputjen e pajisjes nga linja kryesore në të gjitha polet. Shkëputja e plotë duhet të jetë në pajtim me kushtet e specifikuara të mbitensionit të kategorisë III. Mjetet e shkëputjes duhet të përfshihen në rrjetin elektrik sipas rregullave të instalimeve elektrike.

- Mos gatuani me flakë nën pajisje:

- Mos e përdorni për materiale të rrezikshme ose shpërthyese dhe avuj.

- Pastrojeni pajisjen rregullisht me një leckë të butë për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.

- Mos përdorni një pastrues me avull, spërkatës me ujë, pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e pajisjes. Përdorni vetëm detergjente neutrale.

  • Pastrojini rregullisht filtrat e yndyrës (të paktën çdo 2 muaj) dhe hiqni depozitimet e yndyrës nga pajisja për të parandaluar rrezikun e zjarrit.
  • Përdorni një pëlhurë për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

ELECTROLUX DBGL7732CN - Instalimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.

  • Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
  • Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
  • Përpara instalimit të pajisjes, hiqni gjithë pjesët ambalazhuese, etiketat reklamuese dhe qesen mbrojtëse.
  • Mos e instaloni pjesën e shkarkimin e ajrit në një vrimë muri, përveçse kur vrima është projektuar për atë qëllim.

2.2 Lidhja elektrike

ELECTROLUX DBGL7732CN - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

  • Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
  • Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
  • Nëse simboli ( ) fuk është i printuar në pllakëzën e specifikimeve, pajisja duhet të tokëzohet.
  • Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
  • Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
  • Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.

  • Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.

  • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kabilloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
  • Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos higet pa vegla.
  • Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja elektrike e lirë dhe e papërshtatshme mund ta nxehë shumë terminalin.
  • Lidheni pajisjen në fund të instalimit. Sigurohuni që rrjeti elektrik të jetë i arritshëm pas montimit.

2.3 Përdorimi

ELECTROLUX DBGL7732CN - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.

  • Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime gatimi. Mos e përdorni pajisjen për qëllime të tjera.
  • Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
  • Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
  • Përdorni vetëm aksesorët që vijnë me pajisjen.
  • Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat gjatë gatimit dhe skuqjes.
  • Mos përdorni skara elektrike të pambuluara.
  • Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe mbështetëse.
  • Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi ose pajisje të ngjashme optike për të parë direkt te drita e pajisjes.

- Nëse pajisja funksionon me pajisje të tjera, presioni maksimal i krijuar nuk duhet të kapërcejë 4 Pa (4x10-5 bar).

2.4 Shërbimi

  • Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë këmbimi originale.
  • Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë

prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

2.5 Hedhja

ELECTROLUX DBGL7732CN - Hedhja - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.

  • Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.
  • Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
  • Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.

3. INSTALIMI

ELECTROLUX DBGL7732CN - INSTALIMI - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

3.1 Udhëzime për instalimin

ELECTROLUX DBGL7732CN - Udhëzime për instalimin - 1

Për informacion të plotë rreth instalimit të pajisjes, referojuni një manuali tjetër instalimi.

4.1 Përmbedhje e panelit të kontrollit

2 4 6 7 1

Funksioni Përshkrimi

1 Hob²Hood Treguesi i funksionit për të kontrolluar aspiratorin nga pianura.

2 Llamba Ndez dhe fik dritat.

3 Shpejtësia e parë / Fikur Motori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë. Shtypja e dytë e fik pajisjen.

4 Shpejtësia e dytë Motori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë.

5 Shpejtësia e tretë Motori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë.

Funksioni Përshkrimi

6 Shpejtësia maksimale Motori kalon në nivelin maksimal të shpejtësisë.

7 Njoftimi i filtrit Ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës.

5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

5.1 Përdorimi i aspiratorit

Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë.

ELECTROLUX DBGL7732CN - Përdorimi i aspiratorit - 1Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara.
ELECTROLUX DBGL7732CN - Përdorimi i aspiratorit - 2Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatra gatimi, skuqjes së lehtë.
ELECTROLUX DBGL7732CN - Përdorimi i aspiratorit - 3Gjatë zierjes, skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona ose vatra gatimi.
ELECTROLUX DBGL7732CN - Përdorimi i aspiratorit - 4Gjatë gatimit, skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, në lagështi të madhe. Aspiratori punon me shpejtësi maksimale. Pas 6 minutash pajisja kthehet në cilësimin e mëparshëm.

i

Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta pas gatimit.

Për të përdorur aspiratorin:

  1. Shtypni butonin e parë të shpejtësisë për të ndezur pajisjen.
  2. Nëse është nevoja shtypni butonin e dritës për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit.
  3. Nëse është nevoja, ndryshoni shpejtësinë duke shtypur butonin e dëshiruar.

Për të çaktivizuar pajisjen, shtypni sërish butonin e parë të shpejtësisë 🌐11.

5.2 Hob 2 Hood Funksioni

Eështë një funksion automatik i cili lidh pianurën me një aspirator. Si pianura ashtu edhe aspiratori kanë një komunikues me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet automatikisht në bazë të cilësimit të modalitetit dhe temperaturës së enës më të nxehtë në pianurë. Mund ta përdorni

gjithashtu ventilatorin duke përdorur manualisht pianurën. Funksioni mund të aktivizohet nga paneli i pianurës.

i

Për më shumë informacion rreth mënyrës së përdorimit të funksionit, referojuni manualit të përdoruesit për pianurën.

5.3 Njoftimi i filtrit

Alarmi i filtrit ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës. Treguesi i filtrit 📊idizet) për 30 sekonda nëse filtri i yndyrës duhet të pastrohet. Treguesi i filtrit 📊pulson për 30 sekonda nëse filtri i karbonit duhet të ndërrohet ose të pastrohet.

i

Shikoni pastrimin e filtrit të yndyrës në kapitullin e kujdesit dhe të pastrimit.

ELECTROLUX DBGL7732CN - i - 1

Shikoni pastrimin e filtrit të karbonit ose ndërimin e filtrit të karbonit në kapitullin e kujdesit dhe të pastrimit.

Për të rivendosur funksionin, shtypni butonin

ELECTROLUX DBGL7732CN - i - 2

për 3 sekonda.

Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin:

  1. Për të aktivizuar funksionin, shtypni butonin ⚡2 për 3 sekonda.

Nëse funksioni është i aktivizuar, treguesi pulson dy herë.

  1. Për të çaktivizuar funksionin, shtypni butonin për 3 sekonda.

Nëse funksioni është i çaktivizuar, treguesi

ELECTROLUX DBGL7732CN - Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin: - 1

pulson një herë.

5.4 Telekomanda

Pajisja mund të kontrollohet me telekomandë. Vizitoni furnitorin lokal për të blerë telekomandën.

Lidhja fillimisht është e aktivizuar.

Për të lidhur ose shkëputur telekomandën:

  1. Fikni pajisjen.

  2. Shtypni ⚙ për 3 sekonda.

Treguesi në panelin e kontrollit pulson dy herë nëse funksioni është i aktivizuar dhe një herë nëse është i çaktivizuar.

6.1 Shënime mbi pastrimin

ELECTROLUX DBGL7732CN - Shënime mbi pastrimin - 1
Agjentët e pastrimit

Mos përdorni detergjente gërryese dhe furça.

Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.

Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxehen. Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra.

Pastroni njollat me një detergjent të butë.

ELECTROLUX DBGL7732CN - Shënime mbi pastrimin - 2
Mbajeni aspiratorin të pastër

Pastrojeni pajisjen dhe filtrat e yndyrës çdo muaj. Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.

Ndiqni udhëzimet për pastrimin e aksesorëve kur njoftimi i filtrit është i aktivizuar. Shikoni "Njoftimi i filtrit" në kapitullin "Përdorimi i përditshëm".

Filtrat e yndyrës mund të lahen në lavastovilje.

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.

ELECTROLUX DBGL7732CN - Shënime mbi pastrimin - 3
Filtri i karbonit

Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. Filtri me karbon të aktivizuar nuk mund të lahet, nuk mund të rigjenerohet dhe duhet të ndërrohet pas çdo 4-6 muaj pune ose më shpesh për përdorim veçanërisht të rëndë.

6.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës

Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt.

Për të pastruar filtrin:

  1. Shtypni dorezën e kapëses së montimit në panelin e filtrimit poshtë aspiratorit (1).

1 2

  1. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë (2), më pas tërhiqeni.
    Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.
  2. Pastrojini filtrat duke përdorur një sfungjer me detergjente jo gërryese ose në një lavastovilje.

ELECTROLUX DBGL7732CN - Pastrimi i filtrit të yndyrës - 2

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.

  1. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt. Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.

6.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit

ELECTROLUX DBGL7732CN - Ndërrimi i filtrit të karbonit - 1

PARALAJMËRIM!

Filtri i karbonit nuk mund të lahet!

Për të ndërruar filtrin:

  1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja. Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës" në këtë kapitull.
  2. Shtypni anën e përparme në fole drejt pjesës së poshtme të filtrit. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë.

ELECTROLUX DBGL7732CN - PARALAJMËRIM! - 1

  1. Për të instaluar një filter të ri, kryeni të njëjtat hapa në rend të kundërt.
    Në çdo rast, është e nevojshme që të ndërrohen filtrat të paktën çdo katër muaj.

6.4 Ndërrimi i Ilambës

Pajisja është e pajisur me një llampë LED dhe me një siguresë të veçantë (përshtatës LED) Këto pjesë mund të ndërrohen vetëm nga tekniku. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës “Shërbimi” te kapitulli “Udhëzimet e sigurisë”.

7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

ELECTROLUX DBGL7732CN - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

7.1 Si të veprojmë nëse...

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Pajisja nuk është e lidhur me furnizimin me energji ose nuk është lidhur saktë.Kontrolloni nëse pajisja është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik.

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Ešhtë djegur siguresa. Sigurohuni që shkaku i

keqfunksionimit është siguresa. Nëse siguresa digjet vazhdimisht, kontaktoni një elektricist të kualifikuar.

Llamba nuk funksionon. Llamba është me defekt. Zëvendësoni llambën. Referojuni

kapitullit "Kujdesi dhe pastrimi".

Pajisja nuk i thith mjaftueshëm avujt. Shpejtësia e motorit nuk është e

Ndryshoni shpejtësinë e motorit.

përshtatshme për avujt që shfaqen.

Treguesi i alarmit të filtrit është aktiv.

Alarmi i filtrit është aktiv. Filtri i yndyrës duhet të pastrohet ose filtri i karbonit duhet të ndërrohet ose të pastrohet.

Shikoni "Njoftimi i filtrit" në kapitullin

"Përdorimi i përditshëm".

8. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin

Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe

elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake.

Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ELECTROLUX

Modeli : DBGL7732CN

Kategori : Kapaku