HU1509 - Lagështues PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas HU1509 PHILIPS në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth HU1509 PHILIPS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Lagështues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HU1509 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HU1509 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT HU1509 PHILIPS
Lexojeni me kujdes këtë broshurë informacioni të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Për rendiment optimal, rekomandojmë që firmueri i pajisjes të përditësohet në versionin e fundit. Këtë përditësim mund ta bëni përmes aplikacionit Air+.
Rrezik
- Mos spärkatni përreth pajisjes materiale që marrin flakë, të tilla si insekticidet apo parfumet.
- Mos e pastroni pajisjen me ujë, me ndonjë leng apo detergjent tjetër (që merr flakë), në mënyrë që të shmangni goditjen elektrike dhe/ose ndonjë rrezik për zjarr.
- Uji në depozitën e ujit nuk është i përshtatshëm për t'u pirë. Mos e pini këtë ujë dhe as mos e përdorni për të ushqyer kafshët apo për të ujitur lulet. Kur zbrazni depozitën e ujit, derdheni ujin në kanalizimin e ujërave të përdorur.
Paralajmërim
- Bëni kujdes pasi nivelet e lagështisë mund të nxisin rritjet e organizmave biologjike në ambient.
- Mos lejoni që zona rreth lagështuesit të mbajë lagështirë apo të laget. Nëse merr lagështirë, uleni fuqinë e lagështuesit. Nëse fuqia e lagështuesit nuk mund të ulet, përdoreni me ndërprerje. Mos lejoni që materialet thithëse, si p.sh. qilimat, perdet, mbulesat e tryezave, të marrin lagështirë.
- Mos lini kurrë ujë në depozitë kur pajisja nuk përdoret.
- Zbrazeni dhe pastrojeni lagështuesin përpara se ta vendosni diku për ruajtje. Pastrojeni lagështuesin përpara përdorimit të radhës.
- Përpara se ta vini në punë pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", nga një pikë shërbimi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet.
- Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish, vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët pa qenë të mbikëqyrur.
- Mikroorganizmat që mund të jenë të pranishëm në ujë ose në mjedisin ku përdoret ose ruhet pajisja, mund të rriten në depozitën e ujit dhe të çlirohen në ajër duke shkaktuar rreziqe shumë të rënda për shëndetin nëse uji nuk ndërrohet dhe nëse depozita nuk pastrohet siç duhet çdo 3 ditë.
- Ndërfaqja standarde Wi-Fi e bazuar në 802.11b/g/n/ax në 2,4 GHz me kapacitet dalës maksimal prej 64 mW EIRP.
Kujdes

- Bluetooth versioni 5.2 (LE) në frekuencë 2,4 GHz me kapacitet RF më pak se 10 mW EIRP.
- Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim shtëpiak në kushte pune normale.
- Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen mbi një sipërfaqe të thatë, të gëndrueshme, të drejtë dhe horizontale.
- Mos vendosni asgjë mbi pajisje dhe as mos u ulni ose mos u mbështetni mbi pajisje.
- Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve me gaz, pajisjeve ngrohëse ose oxhakëve të zjarrit.
- Mos e vendosni pajisjen direkt poshtë një kondicioneri për të parandaluar kondensimin e tubave brenda në pajisje.
- Mos e përdorni pajisjen kur keni përdorur largues insektesh në formë tymi ose mos e përdorni në vende me mbetje vaji, tym djegieje ose me avuj kimikë.
- Mos e përdorni pajisjen në ambiente të lagështa ose në ambiente me temperatura të larta, si për shembull në banjë, tualet ose kuzhinë apo në një dhomë me ndryshime të mëdha temperature.
- Mos e zhytni bazën e lagështuesit, kordonin elektrik apo prizën në ujë.
- Zbrazeni depozitën dhe mbusheni çdo tri ditë. Para se ta rimbushni, pastrojeni me ujë të freskët rubineti. Hiqni çmërsin, depozitimet ose veshjet e formuara në anët e depozitës apo në sipërfaqet e brendshme dhe fshini të gjitha sipërfaqet deri në tharje.
- Hiqeni gjithmonë pajisjen nga priza kur e lëvizni, e pastroni, e mbushni me ujë apo i kryeni mirëmbajtje.
- Mos përdorni asnjë substancë tjetër veç ujit në depozitën e ujit. Mos shtoni vajra esencialë apo substanca kimike në ujë.
- Përdorni ujë të pastruar, të distiluar ose ujë me përmbajtje të ulët mineralesh për të parandaluar grumbullimin e çmërsit dhe shpërhapjen e mineraleve në ajër. Mos përdorni ujë të ngrohtë.
- Mos derdhni ujë në asnjë vrimë tjetër veç të depozitës.
- Mos i mbuloni grykat kur lagështuesi është i ndezur. Vesa duhet të drejtohet larg mureve, mobilieve, çarçafëve dhe pajisjeve.
- Hiqeni depozitën e ujit nga bazamenti përpara se të lëvizni lagështuesin.
- Mos e vendosni kurrë produktin në makinë larëse apo enëlarëse. Përndryshe mund të prishet.
- Gjatë punës së lagështuesit mos e hiqni depozitën nga baza dhe mos prekni asnjëherë kanalet e ujit apo ndonjë komponent brenda depozitës.
- Vajrat esencialë nuk përfshihen me produktin. Ju lutemi t'i blini dhe përdorni vajrat esenciale nëse është e nevojshme.
- Sigurohuni që produkti të jetë hequr nga korrenti përpara se të hidhni vajra esenciale në kutinë e aromës.
- Mos shtoni substanca të tjera përveç vajrave esencialë në kutinë e aromave.
- Lexoni dhe ndiqni me kujdes udhëzimet e sigurisë dhe përdorimit të vajit esencial përpara se ta përdorni.
-
Kontrolloni informacionin e përbërësve të vajit esencial kundrejt alergjive tuaja të njohura dhe mos e përdorni nëse është e nevojshme.
-
Konsultohuni dhe ndiqni rekomandimet e mjekut përpara se të përdorni vajin esencial për foshnjat, gratë shtatzëna ose gratë në periudhën e laktacionit ose nëse keni probleme me frymëmarrjen
- Nëse ndiheni keq, keni irritim ose siklet gjatë përdorimit të vajit esencial, ndërpriteni përdorimin.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Riciklimi

Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE).
Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
Deklarata e thjeshtuar e konformitetit e BE-së
Nëpërmjet këtij dokumenti, DAP B.V. deklaron se radiopajisja e tipit HU1509/HU1510 është në përputhje me direktivën 2014/53/BE. Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së gjendet në adresën e mëposhtme të internetit: www.philips.com.
440 Shqip
Lagështuesi juaj
Përmbledhje e produktit

B Kapaku i depozitës së ujit H Bazamenti
C Dalja e vesës I Spina
D Depozita e ujit J Kuti aromatike
E Filtri i ujit K Vatat aromatike (FY5100)
F Pluskuesi L Tubi i vesës
Përmbledhje e komandave

text_image
8:18Butonat e komandimit:
Butoni i ndezjes/fikjes Butoni i funksionit të drës
Butoni i përcaktimit të lagsështisë Çelësi i modalitetit
Shtypni gjatë butonat për 3 sekonda:
Rivendosja e pastrimit Rivendosja e Wi-Fi
Paneli i ekranit:
Modaliteti "Auto" Modaliteti "Sleep"
Treguesi Wi-Fi Modaliteti "Medium"
Modaliteti High (I lartë) Sinjalizimi për pastrimë e lagshtuesit
Treguesi i mbushjes së ujit Treguesi i kohëmatësit (ofrohet në aplikacion)
Hapat e parë
Përdorimi i parë
Shënim:
Hiqni të gjitha materialet e paketimit përpara përdorimit për herë të parë.
Hiqeni depozitën nga baza dhe hiqni të gjitha shiritat.
Shpëlajini të gjitha pjesët përpara përdorimit të parë.
Zgjidhni një sipërfaqe të fortë, të sheshtë, rezistente ndaj ujit për lagshtuesin, duke u siguruar që të jetë i pozicionuar të paktën 30 cm larg mureve.
442 Shqip
Sigurohuni që vesa të drejtohet larg mureve, mobilieve dhe pajisjeve të tjera.
1 Sigurohuni që pluskuesi të jetë në vend të mirë.

2 Hiqni kapakun e sipërm nga depozita.

3 Sigurohuni që filtri i ujit të jetë i vendosur siç duhet.

4 Mbushni depozitën me ujë. Mos e mbushni me ujë të nxehtë.

Përdorni ujë të pastruar, të distiluar ose ujë me përmbajtje të ulët mineralesh për të parandaluar grumbullimin e çmërsit dhe shpërhapjen e mineraleve në ajër.

- Mos e tejkaloni treguesin e nivelit të ujit kur mbushni ujë.

- Mos hidhni ujë përmes daljes ultrasonike të vesës.

- Mos derdhni ujë direkt në bazë.

5 Rivendosni kapakun e sipërm në depozitë.
Përdorimi i funksionit të aromës
Shënime:
Vajrat esencialë nuk përfshihen me produktin. Blini dhe përdorni vajrat esenciale të përshkruara nëse është e nevojshme.
Lexoni me kujdes manualin e përdorimit të vajrave esenciale përpara se të përdorni funksionin e aromës.
Sigurohuni që produkti të jetë hequr nga korrenti përpara se të hidhni vajra esenciale në kutinë e aromës.
Mos përdorni substanca të tjera përveç vajrave esencialë.
Lexoni dhe ndiqni me kujdes udhëzimet e sigurisë dhe përdorimit të vajit esencial përpara se ta përdorni.
Kontrolloni informacionin e përbërësve të vajit esencial kundrejt alergjive të tua të njohura dhe përjashtojeni nga përdorimi kur është e nevojshme.
Konsultohuni dhe ndiqni rekomandimet e mjekut përpara se të përdorni vajra esencialë për foshnjat, gratë shtatzëna, gratë në periudhën e laktacionit ose nëse keni probleme me frymëmarrjen.
Nëse nuk ndiheni mirë, keni acarim apo siklet gjatë përdorimit të vajrave esencialë, ndërprisni përdorimin.
Mos përdorni funksionin e aromës së vajrave esencialë për foshnjat, gratë shtatzëna apo gratë në periudhën e laktacionit.
Shtoni vetëm vajra esencialë direkt në vatën aromatike. Mos shtoni vajra esencialë në pjesët e tjera, përndryshe pjesët do të dëmtohen nga vaji.

1 Shtyni kutinë e aromës për ta nxjerrë automatikisht.

2 Hidhni 2-3 pika vajra esencialë në vasketën e dhënë për aromën.

3 Shtyni kutinë e aromës për ta rikthyer në pajisje.
Funksionimi i treguesit të Wi-Fi
Statusi i ikonës së Wi-Fi Statusi i lidhjes së Wi-Fi
Pulson në ngjyrë portokalli Lidhja me smartfonin
E qëndrueshme në ngjyrë të portokalli Lidhur me smartfonin
Pulson në ngjyrë të bardhë Duke u lidhur me serverin
E qëndrueshme në ngjyrë të bardhë l lidhur me serverin
Fikur Funksioni Wi-Fi éshtë çaktivizuar ose dritat e pajisjes
janë fikur
Lidhja me Wi-Fi

text_image
PHILIPSKonfigurimi i lidhjes Wi-Fi për herë të parë
1 Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin Philips "Air+" nga App Store ose Google Play.

2 Futni spinën e lagështuesit në prizë dhe shtypni butonin e ndezjes për të ndezur lagështuesin.
- Treguesi i Wi-Fi pulson në portokalli për herë të parë.

text_image
2.4GHz3 Sigurohuni që smartfoni ose tableti juaj të jetë lidhur me sukses me rrjetin tuaj Wi-Fi.
Shënim:
Aktivizoni funksionin e Bluetooth në smartfonin tuaj për të mundësuar çiftimin në mënyrë të lehtë.
Sigurohuni që smartfoni juaj të jetë i lidhur me një rrjet Wi-Fi 2,4 GHz (shtëpie) në vend të një rrjeti Wi-Fi 5 GHz apo Wi-Fi publik. Për çiftim të suksesshëm, ju sugjerojmë të fikni internetin celular përpara se të filloni procesin e çiftimit.

flowchart
graph TD
A["WiFi Signal"] --> B["WiFi"]
C["Smartphone"] --> D["Device Icon"]
D --> E["Mobile Phone Icon"]
4 Hapni aplikacionin Philips "Air+" dhe klikoni te "Shto një pajisje" ose shtypni butonin "+" në ekran. Ndiqni udhëzimet në ekran për të lidhur pastruesin e ajrit me rrjetin tuaj.
- Pas një lidhjeje të suksesshme, treguesi Wi-Fi gëndron i ndezur në të bardhë.
Shënim:
Ky udhëzim është i vlefshëm vetëm kur lagështuesi është duke u instaluar për herë të parë. Nëse rrjeti ka ndryshuar konfigurimi duhet kryer sërish.
Nëse dëshironi të lidhni më shumë se një lagështues me smartfonin ose tabletën, mund ta shtoni lagështuesin në aplikacion në smartfona të tjerë pa bërë rivendosjen e lidhjes Wi-Fi në pajisje.
Sigurohuni që distanca midis smartfonit ose tabletës dhe lagështuesit të jetë më pak se 10 m pa pengesa.

1 Futni spinën e lagështuesit në prizë dhe shtypni pär të ndezur lagështuesin e ajrit.

2 Shtypni gjatë butonin në të njëjtën kohë për 3 sekonda derisa të dëgjoni një bip.
- Lagështuesi kalon në modalitetin e çiftimit.
- Treguesi i Wi-Fi pulson në portokalli.
3 Ndiqni hapat 3-4 te seksioni "Konfigurimi i lidhjes Wi-Fi për herë të parë".
Përdorimi i lagështuesit
Kuptimi i dritës së lagështisë
Lagështia relative përfaqëson sasinë e avullit të ujit në atmosferë. Treguesi i lagështimit ka katër nivele statusi:
Drita e lagështimit ka tri ngjyra:

Ngjyra e çelët e lagështimit
Lagështia aktuale
Çfarë do të thotë?
Vjollcë <40% Tharja
Blu 40-60% Lagështia komode
E gjelbër >60% Lagështia e tepërt
Shënim: Lagështia e paracaktuar e synuar është 50%RH, mund të vendosni lagështinë e synuar duke shtypur butonin e cilësimit të lagështisë.
Niveli i ujit
Kur nuk ka ujë të mjaftueshëm në depozitë, treguesi i mbushjes së ujit është i ndezur, lagështuesi ndalon së punuari, lagështuesi do të rifillojë punën kur të rimbushni ujë në depozitë.
Rimbushja e ujit
Shënim:
Zbrazeni depozitën dhe mbusheni çdo tri ditë.
Kur mbushni ujë, mos e tejkaloni nivelin maksimal të ujit.
Mos e tundni depozitën kur e lëvizni, sepse uji mund të rrjedhë.
Ndiqni hapat e pjesës "Përdorimi për herë të parë" për rimbushjen e ujit.
Ndezja dhe fikja
Shënim:
Për rendiment optimal të lagështimit, mbyllni dyert dhe dritaret.
Mbajini perdet larg hyrjes së ajrit apo daljes së ajrit.
Lagështuesi është i zbatueshëm për intervalin e temperaturës së ambientit: 5–40 °C.
1 Futeni spinën e lagështuesit në prizë.

2 Shtypni butonin e ndezjes për të ndezur lagështuesin.
- Lagështuesi tingëllon.
- Drita e lagështisë zgjedh ngjyrën e duhur që të përputhet me nivelin e lagështisë përreth.
- Lagështuesi funksionon në modalitetin Medium me nivelin aktual të lagështisë të shfaqur në ekran.
3 Shtypni përsëri butonin e ndezjes për të fikur lagshtuesin.


Shënim: Nëse lagështuesi qëndron i futur në prizë pas fikjes, ai do të funksionojë sipas cilësimeve të mëparshme kur të ndizet përsëri.
Rregullimi i drejtimit të vesës
Rrotulloni grykën në drejtimin e preferuar të vesës.

Ndryshimi i vendosjes së modalitetit
Mund të zgjidhni modalitetin Auto, modalitetin Sleep, modalitetin Medium ose modalitetin High duke shtypur butonin e ndërrimit të modalitetit.

Modaliteti Auto (9) Lagështuesi rregullon automatikisht nivelin e vesës në përputhje me lagështinë e ajrit të ambientit.

Modaliteti Sleep (Q) Lagështuesi funksionon në heshtje në një nivel të ulët vese. Pas 3 sekondash, dritat e ekranit fiken.

Modaliteti Medium (A): Lagështuesi funksionon në nivelin mesatar të vesës.

Modaliteti High (A). Lagështuesi funksionon në nivelin më të lartë të vesës.
Vendosja e nivelit të lagështisë
Shënim:
Niveli i paracaktuar i lagështisë është 50%RH.
Niveli i lagështisë mund të rregullohet vetëm në modalitetin Auto.
Lagështuesi do të ndryshojë automatikisht në modalitetin Auto kur vendosni nivelin e synuar të lagështisë në modalitete të tjera.

Mund ta rregulloni nivelin e lagështisë duke shtypur butonin e cilësimit të lagështisë për të zgjedhur nga 40%, 50%, 60% ose 70%.
Përdorimi i funksionit të dritës

Mund të shtypni butonin për të ndezur dritën e lagështisë, dritën e ambientit ose për të fikur të gjitha dritat dhe panelin e kontrollit.
- Lagështuesi do të ndezë si parazgjedhje dritën e lagështisë.

- Mund të shtypni butonin e funksionit të dritës për të kaluar në modalitetin e dritës së ambientit. Përshtatni ndriçimin dhe ngjyrën në aplikacionin Air+.

Mund të shtyp butonin e funksionit të dritës për të fikur të gjitha dritat dhe panelin e kontrollit. Shtypni çdo buton për të zgjuar panelin në fillim dhe shtypni përsëri butonin e dritës për të vendosur modalitetin e dritës që dëshironi në 3 sekonda.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Shënim:
Hiqeni gjithmonë pajisjen nga priza përpara se ta pastroni.
Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë apo në lëngje të tjera.
Evitoni hedhjen e ujit përmes hyrjeve dhe daljeve të ajrit.
Mos përdorni kurrë agjentë pastrues gërryes, agresivë ose që marrin flakë, si për shembull klor apo alkool, për të pastruar pjesët e pajisjes.
Pastrimi i lagështuesit

Pastroni rregullisht pjesën e brendshme dhe të jashtme të lagështuesit për të parandaluar grumbullimin e pluhurit.
1 Fshijeni pluhurin me një leckë të butë të thatë nga trupi i lagështuesit.
2 Fikni pajisjen dhe hiqeni nga priza.

3 Hiqni kapakun e sipërm nga depozita.

4 Hiqeni depozitën e ujit nga bazamenti.
452 Shqip

5 Derdhni ujë nga rezervuari dhe baza.

7 Kthejeni depozitën me kokë poshtë.

8 Hiqni zhurmëmbytësin nga fundi i depozitës.

10 Shpëlajini me ujë depozitën, kapakun e sipërm, pluskuesin, zhurmëmbytësin dhe filtrin e ujit.

11 Fshijeni bazën për ta pastruar dhe tharë.

12 Vendoseni pluskuesin përsëri në dhomën e bazës.

13 Vendoseni filtrin e ujit përsëri në depozitë.

14 Vendoseni zhurmëmbytësin përsëri në fund të bazës.
454 Shqip

16 Riinstaloni depozitën në bazë.
17 Vendosni spinën në prizë.

18 Shtypni e mbani butonin e dritës për 3 sekonda për të rivendosur kohën e pastrimit.
Pastrimi i vatës aromatike dhe i kutisë
Për aromaterapi efikase, aroma duhet të pastrohet gjithmonë përpara se të përdorni përzierje të re vaji esencial. Mos i përzieni përzierjet e vajrave esencialë.
1 Hiqeni kutinë e aromës duke e shtypur brenda dhe më pas duke e nxjerrë jashtë.
2 Hiqni vatën e aromës dhe shpëlajeni vatën dhe kutinë nën ujë të ngrohtë e të rrjedhshëm.
3 Thajeni me një leckë të pastër dhe vendoseni vatën përsëri në kutinë e aromës.
4 Vendoseni kutinë e aromës përsëri brenda lagështuesit të ajrit
Shënim: Mos derdhni lëngje pastrimi apo detergjentë në vatën apo kutinë e aromës.
Ndërrimi i vatës aromatike
Nëse vata aromatike deformohet ose dëmtohet pas larjes së përsëritur, mund të jetë e nevojshme të ndërrohet. Për të ruajtur rendimentin e lagështuesit të ajrit, përdorni vetëm vata aromatike zyrtare të Philips.
Vendruajtja
1 Fikni lagështuesin dhe hiqeni nga priza.
2 Pastroni lagështuesin (shih kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
3 Lërini të gjitha pjesët të thahen plotësisht në ajër përpara se ta vendosni në ruajtje.
4 Ruajeni lagështuesin në një vend të freskët dhe të thatë.
Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj.
Problemi Zgjidhja e mundshme
| Lagështuesi nuk punon. Sigurohuni që lagështuesi të ketë ushqim elektrik. | |
| Sigurohuni që depozita të jetë e mbushur me ujë dhe të jetë vendosur siç duhet në bazë. | |
| Shfaqet kodi i gabimit "EC" në ekran dhe të gjithë butonat e prekjes nuk përgjigjen. | Hiqeni pajisjen nga priza për të kontrolluar për mungesë uji. Nëse nuk ka mungesë uji, verifikoni nëse galexhanti është instaluar siç duhet. Pasi të konfirmohet, rifuteni pajisjen në prizë dhe ndizeni. Nëse kodi i gabimit "EC" vijon, kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin tuaj. |
| Nga dalja e vesës del pak ose aspak vesë. Futeni spinën e lagështuesit në prizë dhe ndizeni. | |
| Mund të ketë arritur normën të synuar të lagështisë. | |
| Sigurohuni që depozita të jetë e mbushur me ujë dhe të vendoset siç duhet. | |
| Mund të ketë shumë ujë në bazë (mbi rikujtuesin MAX në bazë). Zbrazni dhomën e bazës. Rimbushni depozitën (jo dhomën e bazës) dhe vendoseni depozitën siç duhet mbi bazë. | |
| Sigurohuni që pjesa e poshtme e bazës të mos jetë e bllokuar. Lagështuesi nuk duhet të vendoset në tapet apo sipërfaqe të tjera që mund të bllokojnë bazën. | |
| Sigurohuni që gryka të mos jetë e bllokuar. | |
| Sigurohuni që tubi i vesës të mos jetë i bllokuar apo i zënë. | |
| Sigurohuni që lagështuesi të jetë në një sipërfaqe të sheshtë. | |
| Temperatura e ujit mund të jetë shumë e ulët. Kthejeni nivelin e vesës në cilësimin më të lartë dhe lëreni lagështuesin të funksionojë për pak kohë, pastaj rregullojeni në cilësimin e dëshiruar. | |
| Nuk shoh ndryshim të nivelit të lagështisë. Ambienti juaj mund të ketë shumë ventilim. Mbyllni dyert dhe dritaret. | |
| Përmasat e ambientit tuaj janë shumë të mëdha. Ky lagështues është i për shtatshëm për madhësi dhome ≤34m2. | |
| Kthejeni nivelin e vesës në një cilësim më të lartë.Kur përdoret në mjedis të thatë, lagështia do të thithet nga objektet përreth si muret dhe mobiliet, të cilat mund të zgjasin kohën e lagështimit. | |
| Pastrimi i lagështuesit (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja"). | |
| Lagështuesi ndalon edhe kur ndihem mjaft i thatë. | Depozita është bosh, rimbusheni me ujë. |
| Niveli i lagështisë rreth produktit është arritur në cilësimin e synuar në modalitetin Auto, ai do të rifillojë automatikisht pasi niveli i lagështisë të jetë më i ulët se cilësimi i synuar. | |
| Pajisja jonë do të ndalojë së punuari kur niveli i lagështisë rreth produktit të jetë më i lartë se 70%, sepse mund të çojë në rritjen e myqeve të ndryshme kërputdhore. | |
| Ka pak pluhur të bardhë rreth lagështuesit. | Depozitimet e bardha quhen çmërs dhe përbëhen nga prania e mineraleve në ujë. |
| Përdorni ujë të pastruar, të distiluar ose ujë me përmbajtje të ulët mineralesh për të parandaluar grumbullimin e çmërsit dhe shpërhapjen e mineraleve në ajër. | |
| Ju rekomandojmë përdorimin e fishekut zhgëlqerues (FY5133) për të mbrojtur lagështuesin nga çmërsi dhe për të parandaluar mbetjet e bardha në sipërfaqet në afërsi. Duhet ta zëvendësoni kur është e nevojshme. | |
| Ka shumë lagështirë rreth lagështuesit. | Lagështia mund të jetë shumë e lartë. Kthejeni nivelin e vesës në një cilësim më të ulët. |
| Ka një erë të pakëndshme që del nga lagështuesi. | Herët e para që përdorni lagështuesin e ajrit, mund të lëshojë një erë plastike.Kjo është normale dhe do të zhduket plotësisht brenda pak ditësh. |
| Pastroni lagështuesin (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja"). | |
| Funksioni im i aromës nuk punon mirë (shumë dobët apo fort). | Përdorni 2–3 pika nga vaji i duhur esencial. |
| Vajrat e ndryshme esenciale mund të kenë intensitet të ndryshëm të perceptuar. | |
| Duhet pak kohë për të avulluar erën në të gjithë dhomën. | |
| Ka rrjedhje nga depozita e ujit. Sigurohuni që lagështuesi të mos tejmbushet me ujë. | |
| Sigurohuni që lagështuesi të jetë montuar/vendosur mirë çdo herë pasi ta pastroni ose pasi të hiqni depozitën për rimbushje. | |
| Sigurohuni që depozita e ujit të jetë vendosur mirë. Nëse problemi vijon, kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin tuaj. | |
| Nëse lagështuesi nuk përdoret për kohë të gjatë, si ta ruaj dhe ta ripërdor? | Kur lagështuesi nuk përdoret për një kohë të gjatë, mund të zhvillohen baktere dhe myk. Ndiqni hapat e mëposhtëm për ruajtjen dhe ripërdorimin. |
| Pastrojeni tërësisht depozitën dhe bazën e ujit përpara se ta ruani. | |
| Brenda lagështuesit zhvillohet myk. Pastrojeni rregullisht depozitën dhe bazën e ujit. | |
| Konfigurimi i Wi-Fi nuk përfundoi me sukses. | Sigurohuni që smartfoni juaj të jetë i lidhur me një rrjet Wi-Fi 2,4 GHz (shtëpie) në vend të një rrjeti Wi-Fi 5 GHz apo Wi-Fi publik. Për çiftim të suksesshëm, ju sugjerojmë të fikni internetin celular përpara se të filloni procesin e çiftimit. |
| Sigurohuni të aktivizoni lejet e mëposhtme: "Location", "Storage", "Bluetooth" dhe "Local Network" në smartfon. Pas një konfigurimi të suksesshëm të Wi-Fi, mund t'i ndryshoni cilësimet e lejeve sipas dëshirës. | |
| Verifikoni që të keni futur fjalëkalimin e saktë të Wi-Fi. Fjalëkalimi bën dallim mes shkronjave të vogla dhe të mëdha dhe ka një kufi prej 63 germash. Nuk lejohen simbolet joshkronjore. | |
| Sigurohuni që emri i rrjetit të Wi-Fi të shtëpisë të jetë i saktë. Emri i rrjetit bën dallim mes ë germave të mëdha e të vogla. | |
| Nëse jeni duke përdorur VPN në smartfon, çaktivizojeni përpara se të filloni procesin e çiftimit. | |
| Nëse rrugëzuesi juaj ka një listë bllokimi të konfiguruar për të bllokuar çiftimin, çaktivizojeni listën për të siguruar lidhje të suksesshme. | |
| Sigurohuni që pajisja dhe smartfoni të jenë brenda 10 metrave nga rrugëzuesi. | |
| Sigurohuni që aplikacioni të jetë përditësuar në versionin më të fundit. | |
| Për të siguruar një lidhje të fortë Wi-Fi, shmangni vendosjen e pajisjes pranë pajisjeve të tjera elektronike, burimeve të forta të dritës apo stacioneve të sinjalit që mund të shkaktojnë ndërhyrje. Nëse keni probleme me lidhjen, largojeni pajisjen nga këto burime dhe përpiquni ta rilidhni me rrjetin Wi-Fi. | |
| Shihni seksionin e ndihmës në aplikacion për këshilla më të plota dhe më të reja për zgjidhjen e problemeve. | |
Garancia dhe mbështetja
"Versuni" ofron një garanci dy vjeçare pas blerjes të këtij produkti. Kjo garanci nuk është e vlefshme nëse ndodh një defekt si pasojë e përdorimit të parregullt ose mirëmbajtjes së dobët. Garancia jonë nuk ndikon të drejtat tuaja ligjore si
konsumator, sipas ligjit. Për më shumë informacion ose për të shfaqur garancinë, vizitoni faqen tonë të internetit www.home.id/warranty.
Porositja e pjesëve ose aksesorëve
Nëse ju duhet të ndërroni një pjesë ose nëse dëshironi të blini një pjesë shtesë, shkoni te shitësi i "Philips" ose vizitoni faqen e internetit www.philips.com/support.
Nëse keni probleme me marrjen e pjesëve, ju lutemi të kontaktoni me shërbimin e klientit të Philips për shtetin tuaj.