HC400025 - Ngrohje BOSCH - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas HC400025 BOSCH në format PDF.

📄 212 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI
Notice BOSCH HC400025 - page 173
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BOSCH

Modeli : HC400025

Kategori : Ngrohje

Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrohje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HC400025 - BOSCH dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HC400025 e markës BOSCH.

MANUAL I PËRDORUESIT HC400025 BOSCH

Përmbajtja 1 Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e sigurisë . . 173

1.1 Shpjegimi i simboleve . . . . . . . . . . . . . . . . . . .. . 173

1.2 Këshilla të përgjithshme sigurie . . . . . . . . . . . . . 173

2.4 Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur . . . 175

4.5 Modalitetet e punës dhe treguesit në

rregullator. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 177

4.5.1 Hapja dhe caktimi i modaliteteve të punës . . . . 178

4.6 Caktimi i funksionit të dritares së hapur. . . . . . . 181

8.2 Të dhënat e produktit për konsumin e

Heat Convector 4000 – 6720883017 (2020/11) 1 Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e sigurisë

1.1 Shpjegimi i simboleve

Këshilla sigurie Tek këshillat paralajmëruese, fjalët sinjalizuese karakterizojnë llojin dhe ashpërsinë e pasojave, nëse nuk respektohen masat për parandalimin e rreziqeve. Fjalët e mëposhtme sinjalizuese janë të përcaktuara dhe mund të jenë përdorur në dokumentin që keni para: RREZIK: RREZIK do të thotë që mund të shkaktohen dëme të rënda dhe deri me rrezik për jetën. PARALAJMËRIM: PARALAJMËRIM do të thotë që mund të shkaktohen dëme të rënda deri në rrezik për jetën. KUJDES: KUJDES do të thotë që mund të shkaktohen dëme të lehta deri të mesme të rënda në persona. KËSHILLË: KËSHILLË do të thotë që mund të shkaktohen dëme materiale. Informacione të rëndësishme Informacionet e rëndësishme pa rreziqe për njerëzit ose sendet shënohen me simbolin informues Info. Simbole të tjera tab. 170

1.2 Këshilla të përgjithshme sigurie

H Udhëzime për grupin e synuar Ky manual synohet për operatorin e produktit. Duhet të respektohen udhëzimet në të gjitha manualet. Moszbatimi mund të ketë si pasojë dëmtime të rënda të personelit, madje edhe me pasojë vdekjen, si dhe dëme materiale dhe të ambientit. ▶ Lexojini para përdorimit dhe ruajini manualet e shërbimit (rregulluesi i ngrohtësisë etj.). ▶ Respektoni këshillat e mëposhtme të sigurisë dhe të mirëmbajtjes. ▶ Pastrojeni dhe mirëmbajeni së paku një herë në vit në intervalet e përmendura. Kontrollojeni të gjithë sistemin për funksionimin e duhur. ▶ Riparojini menjëherë defektet e mundshme të hasura. Simboli Kuptimi ▶Hapi që duhet kryer Referencë në një faqe tjetër në dokument

  • Numërimi/Shënimi në listë – Numërimi/Shënimi në listë (niveli i 2-të)Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e sigurisë Heat Convector 4000 – 6720883017 (2020/11)

H Siguria e pajisjeve elektrike për përdorimin në shtëpi dhe për qëllime të ngjashme Për mënjanimin e rreziqeve nga ngrohëset elektrike të dhomës vlejnë specifikimet e mëposhtme EN 60335-1 dhe EN 60335-2-30: „Fëmijët nën 3 vjeç duhet mbajtur larg përveç nëse janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Fëmijët e moshës 3 vjeç deri në 8 vjeç mund ta ndezin e fikin pajisjen vetëm nëse janë nën mbikëqyrje apo nëse janë udhëzuar për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet përkatëse, gjithnjë nëse pajisja është e vendosur apo e instaluar në pozicionin e vet normal të përdorimit. Fëmijët e moshës 3 vjeç deri në 8 vjeç nuk duhet ta fusin spinën në prizë, nuk duhet ta rregullojnë pajisjen, nuk duhet ta pastrojnë pajisjen dhe/ose nuk duhet t'i bëjnë mirëmbajtjen e përdorimit.“ „Nëse dëmtohet linja e lidhjes në rrjet, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi ose shërbimi i tij i klientit ose një person me kualifikim të ngjashëm, për të mënjanuar rreziqet.“ H Siguria e pajisjeve elektrike për përdorimin në shtëpi dhe për qëllime të ngjashme Për mënjanimin e rreziqeve nga pajisjet elektrike vlejnë në përputhje me EN 60335-1 standardet e mëposhtme: „Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë mbi 8 vjeç ose nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe dijesh nëse ata mbahen nën vëzhgim ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptojnë rreziqet që lindin nga përdorimi i saj. Fëmijët nuk lejohen të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajta nga ana e përdoruesit nuk lejohet të kryhet nga fëmijët pa qenë nën vëzhgim.“ „Nëse dëmtohet linja e lidhjes në rrjet, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi ose shërbimi i tij i klientit ose një person me kualifikim të ngjashëm, për të mënjanuar rreziqet.“ H Instalimi dhe përdorimi ▶ Mos e instaloni pajisjen poshtë prizës apo pranë perdeve, apo materialeve të tjera të djegshme. ▶ Mos e përdorni ngrohjen ndanë banjës, dushit apo pishinës. ▶ Mos e përdorni produktin në dhoma të vogla kur këto përdoren nga persona që nuk mund të lihen vetëm në dhomë, përveç nëse dhoma është nën mbikëqyrje të vazhdueshme. H Sipërfaqe e nxehtë Disa pjesë të këtij produkti mund të bëhen shumë të nxehta dhe të shkaktojnë djegie në kontakt me lëkurën. Duhet bërë kujdes i veçantë kur ka të pranishëm fëmijë dhe të rritur që kanë nevojë për mbikëqyrje.Të dhëna për produktin

Heat Convector 4000 – 6720883017 (2020/11) H Rreziku nga mbinxehja, rreziku i zjarrit Për të ulur rrezikun e zjarrit: ▶ Mbajini së paku 1 m larg daljes së ajrit tekstilet, perdet apo materiale të tjera të djegshme. ▶ Mos vendosni gjë mbi konvektor. Mos e mbuloni dhe mos hipni me konvektor. ▶ Siguroni shpërndarje të papenguar të nxehtësisë së konvektorit. ▶ Përdoreni produktin vetëm në sipërfaqe horizontale dhe të qëndrueshme, ose montojeni në mur. H Rrezik për jetën nga rryma elektrike! Prekja e një produkti apo kablloje lidhëse defektive mund të shkaktojë elektroshok. ▶ Mos e përdorni produktin nëse ju është rrëzuar. ▶ Mos e përdorni produktin nëse ka shenja të dukshme dëmtimi. ▶ Mos e hapni produktin. ▶ Shmangni interferencat e mundshme. ▶ Mos e përdorni produktin dhe hiqeni nga priza. ▶ Kontaktoni me servisin. Adresat e servisit mund t'i gjeni në kreun 9, faqja 183. -ose- ▶ Hidheni produktin sipas procedurës profesionale. 2 Të dhëna për produktin Ky manual përmban informacion të rëndësishëm për operatorin e sistemit në lidhje me përdorimin e sigurt të Heat Convector 4000. Konvektori mund të konfigurohet apo montohet vetëm jashtë zonës së sigurisë (figura e hirtë 3, faqja 211) Për këtë: ▶ Udhëzimet e instalimit.

2.1 Deklarata e konformitetit

Ndërtimi dhe funksionimi i këtij produkti është në përputhje me direktivat evropiane dhe kriteret plotësuese këmbëtare. Me markimin CE shpjegohet konformiteti i produktit me të gjitha rregullat e zbatueshme ligjore të BE-së, të cilat parashikojnë vendosjen e këtij markimi. Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit është i disponueshëm në internet: www.bosch-thermotechnology.com.

2.2 Pajisjet e lëvruara

▶ Kontrollojini integritetin paketimit në dorëzim. ▶ Kontrolloni tërësinë e dorëzimit: – Heat Convector 4000 – Dokumentacioni teknik

Heat Convector 4000 përmendet dhe si produkt, konvektor apo pajisje në vijim të dokumentit.

2.4 Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur

Konvektori synohet për ngrohjen e ambienteve të banimit. ▶ Respektoni kushtet e lidhjes sipas të dhënave teknike dhe standardeve e rregulloreve përkatëse shtetërore. ▶ Vendoseni ose montojeni konvektorin jashtë zonës së sigurisë (figura e hirtë 3, faqja 211). Përdorimet e tjera nuk janë sipas synimit. Dëmet që rezultojnë nga një gjë e tillë janë të përjashtuara nga garancia.Vënia e parë në punë Heat Convector 4000 – 6720883017 (2020/11)

2.5 Përshkrimi i produktit

Heat Convector 4000 është një konvektor elektrik me pllakë, me varje muri apo montim në dysheme për ngrohjen e dhomave (figura 1, faqja 211). Legjenda e ikonave për figurën 1, faqja 211: [1] Konvektor [2] Monitori [3] Çelësi ndezur/fikur 3 Vënia e parë në punë Nëse pajisja është instaluar, konfiguruar apo sjellë nga një ambient konsiderueshëm më i ftohtë, duhet fillimisht t'i përshtatet temperaturës së ambientit. ▶ Mos e ndizni pajisjen për së paku gjysmë ore. Kur pajisja ngrohet për herë të parë mund të ketë një erë të lehtës bezdisëse (maksimumi për 2 orë) për shkak të tharjes së mbetjeve të prodhimit. 4 Përdorimi dhe puna ▶ Respektoni udhëzimet e sigurisë (kreu 1.2, faqja 173).

4.1 Ndezja/fikja e konvektorit

Konvektori ndizet dhe fiket me çelësin e ndezjes/fikjes (figura 1, [3], faqja 211). Për të ndezur konvektorin: ▶Vendoseni çelësin në pozicionin I. Për të fikur konvektorin: ▶Vendoseni çelësin në pozicionin 0. Fikeni konvektorin vetëm përmes çelësit të ndezjes/fikjes nëse nuk ju duhet për kohë të gjatë, p.sh. në fund të periudhës së ngrohjes.

4.2 Përdorimi i rregullatorit

Komandat e rregullatorit shfaqen në kreun 4.5, faqja 177. Rregullatori nuk ka memorie për datën. Nëse konvektori shkëputet nga korrenti për më shumë se 5 sekonda (hiqet nga priza), data dhe ora fshihen. Programet e ngrohjes vijojnë të ruhen.

4.2.1 Ndezja e rregullatorit

Tasti i ndezjes/fikjes Me tastin (figura 2, [7], faqja 211) ndizet dhe fiket me ekranin. Për të ndezur rregullatorin: ▶ Shtypni butonin . Për të fikur rregullatorin: ▶Shtypni tastin për më gjatë se 5 sekonda. Kur ndizet rregullatori ekrani tregon modalitetin e përdorur të fundit me cilësimet aktuale. Kur ndizet ekerani për herë të parë, caktohet modaliteti i ngrohjes. Cilësimi bazë për temperaturën në modalitetin e ngrohjes është 19 °C. Kur ekrani nuk preket më, ai errësohet pas 5 minutash.

4.3 Konfigurimi dhe cilësimet

4.3.1 Hapja e menysë së konfigurimit

Menyja e konfigurimit ju mundëson vendosjen e cilësimeve për pajisjen. Për të hapur menynë e konfigurimit: ▶ Shtypeni disa herë tastin derisa të ndizet llamba treguese mbi ikonën . no pulson. ▶ Shtypni tastin ose , derisa të shfaqet go. ▶ Shtypni butonin , për të konfirmuar go. Në ekran hapet menyja e konfigurimit.Përdorimi dhe puna

4.3.2 Hapja e menyve të cilësimeve

Mund të hapen menytë e mëposhtme të cilësimeve:

  • Dita e javës dhe ora (d/HH/MM)
  • Funksioni i dritares së hapur (][) Për të hapur një meny cilësimesh: ▶ Hapja e menysë së konfigurimit. ▶ Shtypeni disa herë tastin derisa të ndizet llamba treguese e menysë së dëshiruar.

4.3.3 Dalja nga menyja e konfigurimit

Për të dalë nga menyja e konfigurimit: ▶ Shtypeni disa herë tastin derisa të ndizet llamba treguese mbi ikonën . no pulson. ▶ Shtypni butonin , për të konfirmuar no. Njësia është në modalitet ngrohjeje. Pas 60 sekondash mosveprimi në një prej menyve të cilësimeve, rregullatori largohet automatikisht nga kjo meny. Pajisja kthehet në vijim sërish në modalitetin e ngrohjes.

4.4 Caktimi i ditës dhe i orës

Dita e javës dhe ora duhen caktuar përpara se të mund të caktohet programi ditor dhe javor. Për të caktuar ditën e javës dhe orën: ▶ Hapni menynë e konfigurimit (kreu 4.3.1, faqja 176). Menyja e ditës së javës dhe orës shfaqet në ekran. Në ekran pulson d/1 dhe mund të caktohet dita e javës. ▶ Shtypni ose për të ndryshuar ditën e javës. 1 qëndron për të hënën dhe 7 për të dielën. ▶Shtypni tastin për të konfirmuar caktimin e ditës së javës. Në ekran pulson HH/12. Mund të caktohen orët. ▶ Shtypni tastin ose për të caktuar orën nga 0 deri në

▶ Shtypni tastin për të konfirmuar caktimin e orës. Në ekran pulson /00. Mund të caktohen minutat. ▶ Shypni tastin ose për të caktuar minutën nga 0 deri në 59. ▶ Shtypni tastin për të konfirmuar caktimin e minutës. Në ekran shfaqet menyja e programit ditor (P6).

4.5 Modalitetet e punës dhe treguesit në rregullator

tab. 171 Modalitetet e punës në rregullator (figura

2, faqja 211) Pozicioni Modaliteti i punës Përshkrimi 1 Funksioni i ngrohjes Caktoni temperaturën për modalitetin e ngrohjes. Kreu 4.5.2, faqja 178 2 ECO Modaliteti i punës për kursim energjie. Temperatura caktohet në cilësimin bazë 3 °C nën temperaturën e modalitetit të ngrohjes. Kreu 4.5.3, faqja 178 3 PROG Kaloni automatikisht mes modalitetin të ngrohjes dhe modalitetit të punësECO. Kreu 4.5.4, faqja 179 Kreu 4.5.5, faqja 180 Kreu 4.5.6, faqja 180 4 TIMER Kohëmatësi për programin me kohë për ndezjen/fikjen e pajisjes. Kreu 4.5.7, faqja 181Përdorimi dhe puna Heat Convector 4000 – 6720883017 (2020/11)

4.5.1 Hapja dhe caktimi i modaliteteve të punës

Për të hapur një prej modaliteteve të punës: ▶ Shtypeni tastin disa herë derisa të ndrizet llamba treguese nën ikonën e modalitetit të dëshiruar të punës. Në ekran shfaqet temperatura e fundit e caktuar për modalitetin e punës. Për të ndryshuar temperaturën e modalitetit të punës: ▶ Shtypni tastin ose derisa të caktohet temperatura e dëshiruar. Pas 5 sekondave mosveprimi temperatura e caktuar ruhet automatikisht. Në ekran shfaqet temperatura e dhomës.

4.5.2 Modaliteti i ngrohjes

Rregullatori e mban konvektorin në temperaturën e caktuar. Temperatura e dëshiruar mund të caktohet nga mes 7 °C, 12 °C deri në 28 °C. Cilësimi bazë është 19 °C. Për të hapur e rregulluar modalitetin e ngrohjes: ▶ Vijoni sipas përshkrimit në kreun 4.5.1, faqja 178. Nëse temperatura për modalitetin e ngrohjes caktohet më poshtë se temperatura e modalitetit të punës,ECO cilësimi i temperaturës për modalitetin e punës bie ECO automatikisht 1 °C nën tempeaturën e modalitetit të ngrohjes.

4.5.3 Modaliteti i punës ECO

Cilësimi bazë i temperaturës për modalitetin e punës ECO është 3 °C nën temperaturën e modalitetit të ngrohjes. Temperatura e dëshiruar mund të caktohet në diapazonin nga 6 °C deri në 1 °C nën temperaturën e modaliteti aktual të punës. Për të hapur e rregulluar modalitetin e punës ECO: ▶ Vijoni sipas përshkrimit në kreun 4.5.1, faqja 178. Rekomandojmë ta caktoni modalitetin e punës ECO gjatë natës ose nëse dhoma nuk përdoret për më shumë se 2 orë. Pozicioni Simboli Shpjegim 15 Caktimi i ditës dhe i orës Simboli LED i mësipërm pulson kur caktohet dita dhe ora (kreu 4.4, faqja 177). 16 Programi javor 7d Simboli LED i mësipërm pulson kur caktohet programi javor 7d (kreu 4.5.6, faqja 180). 14 Programi ditor P6 Simboli LED i mësipërm pulson kur caktohet programi ditor P6 (kreu 4.5.5, faqja 180). 5 Pikasja e dritares së hapur Ky funksion pikas nëse është hapur një dritare në dhomë për shkak të rënies së papritur të temperaturës. 6 Cilësimet Cilësimet mund të bëhen përmes kësaj ikone. 12 Ngrohja Kur ndizet LED përkrah këtij simboli, pajisja është duke u ngrohur. 7/8 Modaliteti i punës/Konfirmimi/ Aktiv Ky buton përdoret për të zgjedhur modalitetin e punës ose konfirmon një cilësim. Kur pajisja është e fikur, mund të ndizet përmes këtij butoni. 11/10/9 Poshtë/Lart/Kyçja e tasteve Këto taste ulin ose rrisin një vlerë (p.sh. temperaturën). Të dy butonat mund të përdoren për të aktivizuar kyçjen e tasteve, për të shmangur ndryshimin e cilësimeve pa dashje. 13 Treguesit në ekranPërdorimi dhe puna

Për të thirrur e caktuar modalitetin PROG: ▶ Vijoni sipas përshkrimit në kreun 4.5.1, faqja 178. Modaliteti PROG merr temperaturat që caktohen nën 4.5.2 dhe 4.5.3. Kur aktivizohet secili modalitet pune kontrollohet nga programi ditor dhe javor. Ka 5 programe të paracaktuara ditore (P1...P5). Një program tjetër ditor (P6) është i rregullueshëm individualisht (kreu

4.5.5, faqja 180). Programi javor (7d) përbëhet nga këto

  • programe. Programi javor mund të caktohet individualisht (kreu 4.5.6, faqja 180). Programet e paracaktuara ditore P1 deri në P5 Tabelat e mëposhtme paraqesin fazat e ngrohjes së programeve të paracaktuara. Programet (P1
  • P5) nuk mund të ndryshohen. Në tabelat e mëposhtme ka një katror të zi për modalitetin e ngrohjes, një kuti të pambushur për modalitetin ECO. tab. 173 Programi P1 P1 është programi i paracaktuar i rekomanduar në rast mungese gjatë ditës (modaliteti ECO:22:00 p. 6
  • :00 dhe 08:00 p. 18
  • :00 ; Modaliteti i ngrohjes: 06:00 p. 8
  • :00 dhe 18:00 p. 22
  • :00 ). tab. 174 Programi P2 P2 është programi i paracaktuar i rekomanduar në rast mungese gjatë ditës me prani në mesditë (modaliteti ECO:22:00 p. 6
  • :00 , 08:00 p. 12
  • :00 dhe 14:00 p. 18
  • :00; Modaliteti i ngrohjes: 06:00 p. 8
  • :00 , 12:00 p. 14
  • :00 dhe 18:00 p. 22
  • :00 ). tab. 175 Programi P3 P3 është programi i paracaktuar i rekomanduar në rast pranie të vazhdueshme, për shembull të shtuën apo të dielën (modaliteti i punës ECO:22:00 p. 8
  • :00 ; Modaliteti i ngrohjes: 08:00 :00 ). tab. 176 Programi P4 P4 është programi i paracaktuar i rekomanduar për punë të vazhduar në modalitetin e ngrohjes. Kohëzgjatja 00 01 02 03 04 05 06 07 08 09 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 Modaliteti i punës Kohëzgjatja 00 01 02 03 04 05 06 07 08 09 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 Modaliteti i punës Kohëzgjatja 00 01 02 03 04 05 06 07 08 09 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 Modaliteti i punës Kohëzgjatja 00 01 02 03 04 05 06 07 08 09 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 Modaliteti i punësPërdorimi dhe puna Heat Convector 4000 – 6720883017 (2020/11) p. 22

tab. 177 Programi P5 P5 është programi i paracaktuar i rekomanduar për punë të vazhduar ECO në modalitetin e ngrohjes.

4.5.5 Caktimi i programit ditor P6 (individual)

Nëse dita e javës dhe ora janë të paracaktuara, programi ditor është i zgjedhur tanimë P6 dhe dy hapat e parë të veprimit nuk janë të nevojshëm. Për të caktuar programin ditor P6: ▶ Hapni menynë e konfigurimit (kreu 4.3.1, faqja 176). ▶ Hapni menynë e cilësimit të programit ditor (P6) (kreu

  • Në ekran pulson P6/no. ▶ Shtypni tastin ose , derisa të shfaqet P6/go. ▶ Shtypni tastin , derisa të shfaqet P6/go. Në ekran pulson 00/Ec. 00 qëndron për orët dhe Ec për modalitetin e punës ECO. ▶ Shtypni tastin ose , për të ndryshuar modalitetin e punës Ec (ECO) në Co (modaliteti i ngrohjes). ▶ Shtypni tastin për të konfirmuar caktimin modalitetit të punës për orën e shfaqur. Në ekran pulson 01/Ec. ▶ Përsëriteni procesin për secilën orë nga 0 deri në 23. Pas caktimit ora e fundit (23) pulson në ekran P6/no. ▶ Shtypni tastin për të konfirmuar programin ditor P6. Programi javor (7d) shfaqet në ekran. Tabela tregon cilësimet e paracaktuara të programit ditor P6. tab. 178 Programi P6 (me rregullim individual) P6 ka cilësimet e paracaktuara të programit P1 (modaliteti i punës ECO:22:00 p. 6
  • :00 dhe 08:00 p. 18
  • :00 ; Modaliteti i ngrohjes: 06:00 p. 8
  • :00 dhe 18:00 :00 ). p. 22

4.5.6 Caktimi i programit javor 7d (individual)

Nëse programi ditorP6 është caktuar më parë, programi javor 7d është i zgjedhur tanimë dhe dy hapat e parë të veprimit nuk janë të nevojshëm. Për të caktuar programin javor 7d: ▶ Hapni menynë e konfigurimit (kreu 4.3, faqja 176). ▶ Hapni menynë e cilësimeve të programit javor 7d (kreu

Në ekran pulson 7d/no. ▶ Shtypni tastin ose , derisa të shfaqet 7d/go. ▶ Shtypni tastin , derisa të shfaqet 7d/go. Në ekran pulson d1/P1. d1 qëndron për ditën e javës dhe P1 për programin e caktuar për këtë ditë. ▶ Shtypni tastin ose për të ndërruar programin P1 në P6. ▶ Shtypni tastin për të konfirmuar caktimin e programit për ditën e shfaqur të javës. Në ekran pulson d2/P1. ▶ Përsëriteni procesin për secilën ditë të javës nga d1 deri në d7. Pas caktimit të ditës së fundit (d7) pulson në ekran 7d/no. ▶ Shtypni tastin , për të konfirmuar programin javor 7d. Funksioni i dritares së hapur shfaqet në ekran. Tabela tregon cilësimet e paracaktuara të programit javor 7d. Secilës ditë të javës mund t'i caktohet një program ditor P1 deri në P6. tab. 179 Programi javor 7d (me rregullim individual) Kohëzgjatja 00 01 02 03 04 05 06 07 08 09 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 Modaliteti i punës Kohëzgjatja 00 01 02 03 04 05 06 07 08 09 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 Modaliteti i punës Dita d1 d2 d3 d4 d5 d6 d7 Programi P1 P1 P2 P1 P1 P3 P3Përdorimi dhe puna

Me modalitetin TIMER mund të ndryshoni (mbishkruani) programin e caktuar për deri në 8 orë. Pasi të ketë kaluar koha e kohëmatësit, konvektori kthehet në programin e caktuar. Cilësimi bazë është 1 orë. Kohëmatësi mund të ndryshohet në diapazonin nga 1 deri në 8 orë (me intervale 1-orëshe). Për të hapur modalitetin TIMER: ▶ Shtypeni disa herë tastin derisa të ndizet llamba treguese nën ikonën . Ekrani tregon orën e caktuar aktualisht pas së cilës fiket pajisja. Për të ndryshuar cilësimin e orës së modalitetit TIMER: ▶ Shtypni tastin ose derisa të caktohet ora e dëshiruar (në diapazonin 1–8 orë). Pas 5 sekondave mosveprimi temperatura e caktuar ruhet automatikisht. Në ekran shfaqet temperatura e dhomës. Për të dalë nga modaliteti TIMER: ▶ Shtypni butonin . Kohëmatësi ndalon. Menyja e konfigurimit shfaqet në ekran. ▶ Kujdes: Nëse është zgjedhur modalieti PROG, temperatura është deri në 6 °C më e ulët (cilësimi bazë 3 °C). Kjo vlen për rastet kur modaliteti i punës ECO është aktiv (kreu

4.5.8 Mbrojtja ndaj ngricës

Modaliteti i mbrojtjes ndaj ngricës mund të caktohet edhe përmes modalitetit të ngrohjes. Për të rregulluar mbrojtjen ndaj ngricës: ▶ Caktojeni temperaturën e modalitetit të ngrohjes në 7 °C. Konvektori aktivizohet kur temperatura e ambientit të bjerë nën 7 °C. Kur programi i caktuar të kalojë në modalitetin e punës ECO, temperatura e caktuar e mbrojtjes ndaj ngricës bie në 6°C. Kujdes: Nëse është zgjedhur modaliteti PROG, temperatura bie - kur është aktiv modaliteti ECO - deri në 6 °C (cilësimi bazë 3 °C) (kreu 4.5.3, faqja 178). Rekomandojmë ta caktoni këtë modalitet pune nëse dhoma nuk përdoret për disa ditë.

4.6 Caktimi i funksionit të dritares së hapur

Nëse programi javor 7d është caktuar më parë, programi i dritares së hapur është i zgjedhur tanimë dhe dy hapat e parë të veprimit nuk janë të nevojshëm. Për të aktivizuar funksionin e dritares së hapur: ▶ Hapni menynë e konfigurimit (kreu 4.3.1, faqja 176). ▶ Hapni menynë e cilësimeve të programit javor 7d (kreu

Në ekran pulson ][/oF. ▶ Shtypni tastin ose , derisa të shfaqet ][/on. ▶ Shtypni tastin , derisa të shfaqet ][/on. Funksioni i dritares së hapur është aktiv. Menyja e konfigurimit shfaqet në ekran. Nëse pajisja pikas një dritare të hapur në dhomën ku është instaluar, pajisja ndalon së ngrohuri dhe pulson në ekran ][. Për të vazhduar funksionin e ngrohjes: ▶ Shtypni tastin ose , derisa të shfaqet ][/go. ▶ Shtypni tastin , derisa të shfaqet ][/go. Pajisja kthehet në modalitet ngrohjeje. Në ekran shfaqet temperatura e dhomës. Në disa raste, pajisja nuk mund të pikasë që ka dritare të hapur (p.sh. kur pajisja vendoset në një zonë të izoluar të dhimës, larg rrymave të ajrit, kur është pranë ndonjë burimi ngrohtësie apo kur ndryshimi i temperaturës në dhomë është shumë i ulët).

Për të shmangur ndryshimin pa dashje të cilësimeve, mund ta kyçni rregullatorin. Për të kyçur rregullatorin: ▶ Shtypini tastet ose e mbajini për më shumë se 5 sekonda. Aktivizohet kyçja e tasteve. Në ekran shfaqet vetëm temperatura e dhomës. Për të shkyçur rregullatorin: ▶ Shtypini tastet ose e mbajini për më shumë se 5 sekonda. Rregullatori shkyçet.Pastrimi dhe mirëmbajtja Heat Convector 4000 – 6720883017 (2020/11)

Për ta rregulluar temperaturën e shfaqur në ekran në temperaturën aktuale të ambientit, pajisja mund të kalibrohet. Për të kalibruar pajisjen: ▶ Masni temperaturën e ambientit dhe krahasojeni me temperaturën e shfaqur në rregullator. ▶ Shtypni e mbani njëherësh tastet , dhe . Në ekran shfaqet vlera aktuale e korrigjimit (cilësimi bazë 0,0 °C). ▶ Shtypni tastin ose për të korrigjuar me vlerë korrigjimi nga -3 °C deri në +3 °C. Për të ndaluar kalibrimin: ▶ Shtypni e mbani njëherësh tastet , dhe . Pajisja kthehet në modalitetin aktual të punës. Nëse nuk shtypet ndonjë tast për 5 a më shumë sekonda, pajisja del automatikisht nga modaliteti i kalibrimit. 5 Pastrimi dhe mirëmbajtja Nuk lejohen modifikimet e produktit. ▶ Mos përdorni detergjentë abrazivë apo korrozivë. ▶ Hiqeni pajisjen nga priza përpara se ta pastroni dhe prisni të thahet para se ta rilidhni. ▶ Mos vendosni kabllon e lidhjes mbi konvektorin e ngrohur. ▶ Sigurohuni që të mos hyjë ujë në pjesët elektrike. ▶ Pastrojini pluhurat dhe papastërtitë nga hyrja e ajrit dhe rrjetat e daljes çdo gjashtë muaj me fshesë me korrent apo furçë. 6 Mbrojtja e ambientit dhe hedhja Mbrojtja e ambientit është një parim i korporatës së grupit Bosch. Cilësia e produkteve, kursimi dhe mbrojtja e ambientit janë për ne objektive të të njëjtit nivel. Ligjet dhe rregulloret në lidhje me mbrojtjen e ambientit respektohet me rigorozitet. Për mbrojtjen e ambientit, duke marrë parasysh pikëpamjet ekonomike, përdorim teknologjinë dhe materialet më të mira të mundshme. Paketimi Në rastin e paketimit ne përfshihemi në sistemet e riciklimit sipas specifikave të vendit përkatës, për të garantuar një ricikilim optimal. Të gjitha materialet e përdorura për paketimin nuk janë të dëmshme për ambientin dhe mund të riciklohen. Pajisjet e vjetra elektrike dhe elektronike Ky simbol do të thotë që produkti duhet hedhur së bashku me mbeturina të tjera, por duhet lënë në pikat e grumbullimit të mbeturinave për trajtim, grumbullim, riciklim dhe asgjësim. Simboli vlen për shtetet me legjislacion për mbetjet elektrike, si p.sh. direktiva evropiane 2012/19/KE për pajisjet e vjetra elektrike dhe elektronike. Këto rregulla përcaktojnë kuadrin e kushteve për kthimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra elektronike në secilin shtet. Duke qenë se pajisjet elektronike mund të përmbajnë substanca të rrezikshme, ato duhen ricikluar me përgjegjësi për të zvogëluar dëmin në mjedis dhe rreziqet ndaj shëndetit të njeriut. Për më tej, riciklimi i mbetjeve elektronike kontribuon në ruajtjen e burimeve natyrore. Për më shumë rreth hedhjes ekologjike të mbetjeve elektrike dhe elektronike kontaktoni me autoritetet vendase, kompaninë tuaj për menaxhimin e mbetjeve apo shitësin nga ku keni blerë produktin. Informacion të mëtejshëm mund të gjeni këtu: www.weee.bosch-thermotechnology.com/ 7 Mënjanimi i avarive tab. 180 Problemet, shkaqet dhe zgjidhjet e mundshme Problemi Shkaqet Ndihma Pajisja rri gjithë kohës e ngrohtë. Pajisja është e ekspozuar ndaj rrymave të vazhdueshme të ajrit. ▶ Mbyllni dritaret dhe dyert. Performanca e pajisjes së zgjedhur nuk përkon me madhësinë e dhomës. Konvektori është shumë i vogël. ▶ Kontrolloni nëse fuqia e zgjedhur është e përshtatshme për madhësinë e dhomës (50 W/ m³). Sipërfaqja e konvektori është shumë e nxehtë. Performanca e pajisjes së zgjedhur nuk përkon me madhësinë e dhomës. ▶ Kontrolloni nëse fuqia e zgjedhur është e përshtatshme për madhësinë e dhomës (50 W/ m³).Të dhënat

8.1 Të dhënat teknike

tab. 181 Të dhënat teknike HC4000-5...-25

8.2 Të dhënat e produktit për konsumin e

energjisë Të dhënat e mëposhtme të produktit përkojnë me kërkesat e rregullores nr. 2015/1188 të BE-së për plotësimin e direktivës 2014/30/BE. tab. 182 Të dhënat e produktit për konsumin e energjisë 9 Adresat e servisit Adresa e servisit për këtë produkt mund të gjendet duke skanuar kodin QR më poshtë. Njësia Heat Convector HC4000-5...-25 Tensioni V 230 V AC ±10%50Hz Fuqia nominale e konvektorit (figura 1, [1], faqja 211) W 500, 1000, 1500, 2000, 2500 Kategoria e mbrojtjes IP 24/II Kablloja e lidhjes – 1,3 m, Spina: CEE7/17 Diapazoni i rregullimit të temperaturës °C 7; 12...28 Pozicioni i montimit – Horizontalisht në mur. Me qëndrim vertikal në dysheme me këmbë të montuara. Të dhënat e produktit Simbol

max, c kW 2,5 Konsumi i energjisë ndihmëse Në kapacitetin nominal të ngrohjes

maks kW 0,000 Në kapacitetin minimal të ngrohjes

kW 0,000 Lloji i shpërndarjes së nxehtësis/rregullimit të temperaturës Rregullimi elektronik i temperaturës së dhomës me kohëmatës javor – – Po Mundësi të tjera rregullimi Rregullimi i temperaturës së dhomës me pikasje të pranisë – – Jo Rregullim i temperaturës së dhomës me funksionin e pikasjes së dritares së hapur –– Po Rregullim i temperaturës së dhomës me mundësi telekomande – – Jo Rregullim i temperaturës së dhomës me rregullim adaptiv në fillim të ngrohjes –– Po Rregullim i temperaturës së dhomës me kufizim të kohës së punës – – Po (kohëmatës) Rregullim i temperaturës së dhomës me sensor me sferë të zezë –– Jo Të dhënat e produktit Simbol