CHP 62522 W - Robot kuzhine BEKO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas CHP 62522 W BEKO në format PDF.

BEKO CHP 62522 W - Robot kuzhine
📄 234 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice BEKO CHP 62522 W - page 147
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Pajisje shtëpiake (mulli)
Marka Beko
Modeli CHP 62522 W
Furnizimi elektrik 220-240 V~, 50-60 Hz
Fuqia 500 W
Kapaciteti i tasit (vlerësim) Rreth 0,5 litra
Sasia maksimale e ushqimit 100 g mish viçi, 5 sekonda
Funksionet kryesore Grirje, përzierje (puls)
Materialet Plastik (tas, kapak), çelik inox (teh)
Shpejtësitë E ndryshueshme (mbajtja e butonit)
Pajisjet e përfshira Tas për grirje, kapak ndarës, teh i mullirit, mbështetje kundër rrëshqitjes
Siguria Bllok motori i kyçshëm, teh i mprehtë i mbrojtur, ndalesë automatike
Pastrimi Tas, teh dhe kapak të lahen në pjatalarëse (shporta e sipërme)
Mirëmbajtja Fshi bllokun e motorit me një leckë të lagët, thaj të gjitha pjesët
Përdorimi i vazhdueshëm maksimal 5 sekonda, pastaj 2 minuta pushim
Pesha (vlerësim) Rreth 1,5 kg
Përmasat (vlerësim) 20 x 20 x 25 cm
Garancia Standard i prodhuesit (2 vjet)
Pjesë këmbimi Teh, tas, kapak në dispozicion nga shërbimi i klientit Beko
Riparueshmëria Indeksi i riparueshmërisë nuk është dhënë
Informacione mjedisore Në përputhje me DEEE, ambalazh i riciklueshëm

Pyetjet më të shpeshta - CHP 62522 W BEKO

Si ta përdor mullirin Beko CHP 62522 W?
Instaloni tehun në boshtin fiks, vendosni ushqimin në tas, vendosni kapakun dhe bllokun e motorit, lidheni në prizë dhe shtypni butonin e funksionimit me pulse. Mos e kaloni 5 sekonda përdorim të vazhdueshëm.
A mund të grij kocka ose ushqime shumë të forta?
Jo, hiqni kockat dhe bërthamat. Pajisja nuk është e përshtatshme për ushqime të thata ose të forta që mund të dëmtojnë tehun.
Si ta pastroj pajisjen?
Shkëputeni nga priza, hiqni bllokun e motorit. Tasi, tehu dhe kapaku ndarës lahen në pjatalarëse (shporta e sipërme). Pastroni bllokun e motorit me një leckë të lagët. Mos e zhytni kurrë bllokun e motorit në ujë.
A është tehu i lëvizshëm?
Po, mbajeni tehun nga pjesa plastike dhe kthejeni një çerek rrotullimi për ta hequr nga boshti fiks. Kujdes, sepse është shumë i mprehtë.
Cila është fuqia e pajisjes?
500 W, furnizimi 220-240 V~, 50-60 Hz.
A mund ta lë pajisjen të ndezur për një kohë të gjatë?
Jo, përdorni me pulse maksimumi 5 sekonda, më pas lëreni të ftohet 2 minuta. Për ushqime të buta, mjaftojnë breshëri prej një sekonde.
A mund të lahet tasi në pjatalarëse?
Po, tasi për grirje, tehu dhe kapaku ndarës janë të përputhshëm me pjatalarësen (shporta e sipërme). Thajini mirë përpara se t'i rimontoni.
Çfarë të bëj nëse kordoni i furnizimit është dëmtuar?
Mos e përdorni pajisjen. Kontaktoni prodhuesin, shërbimin e tij pas shitjes ose një person të kualifikuar për zëvendësim.
Cilat lloje ushqimesh mund të gri?
Mish i papjekur në copa të vogla (maksimumi 100 g mish viçi), qepë, majdanoz, hudhër, etj. Mos grini ushqime shumë të forta ose të nxehta.
Ku të gjej pjesë këmbimi?
Pjesët e këmbimit (teh, tas, kapak) janë në dispozicion nga shërbimi i klientit Beko ose nga shitës të autorizuar. Përdorni vetëm pjesë origjinale.

Pyetjet e përdoruesve rreth CHP 62522 W BEKO

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Robot kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj CHP 62522 W - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. CHP 62522 W e markës BEKO.

MANUAL I PËRDORUESIT CHP 62522 W BEKO

Faleminderit që keni zgjedhur një produkt BEKO. Ne duam që të arrini efikasitetin maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me një teknologji të përparuar. Ju lutemi që para se ta përdorni këtë pajisje, ta lexoni dhe ta kuptoni plotësisht këtë udhëzues dhe dokumentet shoqëruese dhe t'i ruani për t'u referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni këtë pajisje dikujt tjetër, jepini edhe këtë udhëzues bashkë me pajisjen. Kushtojuni vëmendje të gjitha paralajmërimeve dhe informacioneve që ndodhen në këtë manual dhe ndiqni udhëzimet.

Simbolet dhe kuptimi i tyre

Gjatë gjithë këtij udhëzuesi janë përdorur këto simbole:

BEKO CHP 62522 W - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 1

Informacione të rëndësishme dhe rekomandime për përdorimin e pajisjes.

BEKO CHP 62522 W - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 2

Paralajmërime për lëndime personale ose dëme ndaj pronës.

BEKO CHP 62522 W - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 3

E përshtatshme për kontaktin me ushqimin.

BEKO CHP 62522 W - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 4

Mos e zhytni pajisjen, kabllin elektrik ose prizën në ujë a në ndonjë lëng tjetër.

BEKO CHP 62522 W - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 5

Klasifikimi mbrojtjes për goditjet elektrike

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktojnë lëndime ose dëmtime të pasurisë.

Çdo garanci bëhet e pavlefshme nëse nuk ndiqen këto udhëzime.

1.1 Siguria e përgjithshme

Kjo pajisje është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë. Pajisja mund të përdoret nga persona me aftësi të reduktuara fizike, ndijore ose mendore ose nga persona me mungesë të përvojës dhe njohurisë, nëse janë nën mbikëqyrje ose u janë dhënë udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes dhe për ndonjë rrezik të mundshëm që mund të hasin. Fëmijët nuk duhet ta ngacmojnë pajisjen. Kjo pajisje nuk mund të përdoret nga fëmijët. - Mos e përdorni pajisjen nëse kablli i saj, pajisja ose thika e pajisjes janë të dëmtuar. Kontaktoni me shërbimin e autorizuar. Hiqeni pajisjen nga priza kur e lini pa mbikëqyrje, kur

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

vendosni/hiqni aksesorët ose para se ta pastroni.

Përdorni vetëm pjesë origjinale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi. - Mos e çmontoni pajisjen. Furnizimi me energji elektrike duhet të jetë në përputhje me informacionin e specifikuar në etiketën përkatëse. - Mos e përdorni pajisjen me një kabëll zgjatues. - Mos e hiqni pajisjen nga priza duke tërhequr kabllin. Hiqeni pajisjen nga priza para se ta pastroni, ta çmontoni, të vendosni aksesorët dhe prisni derisa të ndalojë plotësisht. - Mos e prekni spinën e pajisjes nëse i keni duart të njoma ose të lagura. - Mos e përdorni pajisjen për ushqime të nxehta. - Përdoreni pajisjen vetëm me bazën prej gome ose me tasin prej qelqi që ju është siguruar. - Mos e përdorni pajisjen me tasin bosh. - Për të shmangur dëmtimin e thikave dhe të pajisjes, hiqni nga ushqimet kockat dhe farat.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

Pajisja nuk është e përshtatshme për ushqime të thata ose të forta që mund të bëjnë që thikat të mpëmten shumë shpejt. - Për të parandaluar mbinxehjen, mos e përdorni pajisjen vazhdimisht për më shumë se 5 sekonda. Çdo 5 sekonda përdorimi, lëreni pajisjen të ftohet për 2 minuta. - Ndiqni të gjitha paralajmërimet për të parandaluar lëndimet e shkaktuara nga keqpërdorimi. Nga keqpërdorimi gjatë zbrazjes së tasit, pastrimit ose prekjes së thikave grirëse me duar të zhveshura, mund të shkaktohen lëndime serioze. Tregoni kujdes duke u përpjekur ta mbani thikën grirëse vetëm nga ana e saj plastike - Pas pastrimit, para se ta vini në prizë ose të montoni pjesët, thajeni pajisjen dhe të gjitha pjesët e saj. - Mos e zhytni pajisjen, kabllin elektrik ose prizën në ujë a në ndonjë lëng tjetër. - Mos e përdorni pajisjen ose pjesët e saj mbi ose pranë sipërfaqeve të nxehta ose mos e vendosni mbi sipërfaqe të tilla.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

  • Nëse i mbani materialet e paketimit, ruajini ato në një vend larg fëmijëve.
  • Ruajeni pajisjen dhe kabllin e saj elektrik larg fëmijëve. Gjithmonë përdoreni këtë pajisje në një sipërfaqe të qëndrueshme, të sheshtë, të pastër dhe të thatë. Kjo pajisje është projektuar për përdorim në shtëpi ose përdorime të ngjashme, si p.sh.:
  • zonat e kuzhinës së personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune,
  • shtëpi në ferma, nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi,
  • ambiente të tipit të hoteleve me mëngjes
  • Mos e shtypni ose lakoni kabllin e korrentit dhe mos e fërkoni në skaje të mprehta, për të parandaluar ndonjë dëmtim. Mbajeni kabllin larg sipërfaqeve të nxehta dhe flakëve të zjarrit.
  • Para se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni me kujdes të gjitha pjesët që janë në kontakt me ushqimin. Ju lutemi shihni detajet e planit të dhënë në pjesën "Pastrimi".

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

  • Mos prekni ndonjë pjesë të pajisjes në lëvizje. Mos i montoni ose hiqni pjesët derisa pajisja të ketë ndaluar plotësisht. Kini kujdes gjatë dorëzimit të tehut prerës të mprehtë, zbrazjes së tasit dhe gjatë pastrimit. Kini kujdes nëse lëngu i nxehtë derdhet në përpunuesin e ushqimit ose blenderin, pasi ai mund të nxirret nga pajisja për shkak të një avulli të papritur.
  • Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona me kualifikime të ngjashme për të shmangur rrezikun.

1.2 Përputhja me rregulloret WEEE dhe asgjësimi i produktit

Ky produkt i përmbahet Direktivës WEEE të BE (2012/19/EU). Ky produkt mban një simbol klasifikimi për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE).

BEKO CHP 62522 W - Përputhja me rregulloret WEEE dhe asgjësimi i produktit - 1

Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Mos e hidhni produktin bashkë me mbeturinat shtëpiake ose mbeturinat e tjera në fund të jetës së tij. Çojeni

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

në një qendër grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar më shumë rreth këtyre qendrave të grumbullimit.

1.3 Pajtimi me direktivën RoHS

Produkti që keni blerë i përmbahet Direktivës RoHS të BE (2011/65/EU). Nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të përcaktuara në Direktivë.

1.4 Informacione për paketimin

BEKO CHP 62522 W - Informacione për paketimin - 1

Paketimi i produktit është bërë me materiale të riciklueshme në përputhje me legjislacionin kombëtar. Mos i hidhni mbeturinat e paketimit me mbeturinat shtëpiake ose me mbeturina të tjera, por hidhini në zonat e grumbullimit të paketimit të specifikuara

nga autoritetet lokale.

2 Përdorimi juaj

2.1 Pamje e përgjithshme

BEKO CHP 62522 W - Pamje e përgjithshme - 1

Vlerat e siguruara me pajisjen ose dokumentet shoqëruese të saj janë të dhëna laboratorike në përputhje me standardet përkatëse. Këto vlera mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit dhe kushteve të ambientit.

2 Griresja juaj

  1. Tasi prej qelqi
  2. Boshti fiksuar
  3. Kapaku ndarës
  4. Njësia e motorit
  5. Butoni i funkzionimit
  6. Thika grirese
  7. Baza anti-rrëshqitëse

2.2 Të dhëna teknike

Furnizimi me energji:

220-240 V\~, 50-60 Hz

Fuqia: 500 W

Të drejtat për të bërë ndryshime teknike dhe të dizajnit janë të rezervuara.

3 Përdorimi

3.1 Përdorimi i synuar

Pajisja është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi dhe nuk është e përshtatshme për përdorim profesional.

Pajisja është projektuar për të grirë sasi të vogla ushqimi të ngurtë.

3.2 Përdorimi për herë të parë

Pastrojini pjesët e pajisjes para se ta përdorni për herë të parë (shihni 4.1).

3.3 Fillimi

Vendoseni pajisjen mbi një sipërfaqe të fiksuar dhe të sheshtë, mbi bazën anti-rrëshqitëse.BEKO CHP 62522 W - Fillimi - 1

Hiqni njësinë e motorit (4) dhe kapakun ndarës (3) nga tasi prej qelqi.BEKO CHP 62522 W - Fillimi - 2

Vendosni thikën grirëse (6) mbi boshtin e fiksuar (2) duke e mbajtur thikën nga pjesa plastike.BEKO CHP 62522 W - Fillimi - 3

3 Përdorimi

BEKO CHP 62522 W - Përdorimi - 1

Vendosini përbërësit që doni të përgatitni në tasin prej qelqi (1).

BEKO CHP 62522 W - Përdorimi - 2

Pasi të vendosni kapakun ndarës (3) (me guarnacionin prej silikoni në anën e poshtme) mbi tasin prej qelqi (1), vendosni njësinë e motorit (4) mbi pjesët e montuara.

BEKO CHP 62522 W - Përdorimi - 3

Vini në prizë pajisjen. Vëreni në punë pajisjen me shpejtësinë e dëshiruar duke shtypur butonin e funksionimit (5).

BEKO CHP 62522 W - Përdorimi - 4

  • Vendoseni kapakun ndarës (3) drejt e mbi tasin prej qelqi. Përndryshe, njësia e motorit (4) nuk do të vendoset siç duhet dhe pajisja nuk do të funksionojë.

BEKO CHP 62522 W - Përdorimi - 5

  • Gjatë përdorimit të vazhdueshëm nën 10 sekonda, mund të vazhdoni përdorimin me intervale prej disa sekondash derisa procesi të përfundojë.
  • Per ushqime me të butë si majdanoz ose qepë, mund të përdoren intervale prej një sekonde.

3 Përdorimi

BEKO CHP 62522 W - Përdorimi - 1

Kur operacioni të ketë përfunduar, mos e shtypni me butonin e funksionimit. Hiqni pajisjen nga priza dhe prisni derisa thika të ketë ndaluar plotësisht.

BEKO CHP 62522 W - Përdorimi - 2

Në fillim tërhiqni dhe shkëputni njësinë e motorit (4), pastaj kapakun ndarës (3).

BEKO CHP 62522 W - Përdorimi - 3

Kapeni thikën grirëse (6) nga ana plastike dhe hiqeni nga tasi prej qelqi (1). Hiqni ushqimin e përpunuar nga tasi prej qelqi (1).

BEKO CHP 62522 W - Përdorimi - 4

  • Pjesa e brendshme e thikës ka një sustë. Mund të ndjeni veprimin e sustës kur vendosni thikën mbi boshtin e fiksuar. Nëse e rrotulloni thikën një çerek rrotullimi djathtas ose majtas, thika do të fiksohet.
  • Për të hequr thikën nga boshti, rrotullojeni thikën një çerek rrotullimi djathtas ose majtas; pastaj thika do të lëshohet.

BEKO CHP 62522 W - Përdorimi - 5

Mos i prekni thikat me duar të zhveshura.

3 Përdorimi

3.4 Sasitë maksimale dhe koha e përpunimit

Tabela më poshtë jep një pamje të përgjithshme të ushqimeve të ndryshme në lidhje me sasitë maksimale dhe periudhat mesatare të procesit të përshtatshëm të grirjes. Kohët dhe sasitë e rekomanduara duhen marrë si referim.

MaterialiSasia maks.Koha e përpunimit
Viçi 100 g. 5 sek

3.5 Çfarë të bëni për të kursyer energjinë

Gjatë përpunimit zbatoni periudhat e rekomanduara të specifikuara në manual. Hiqni pajisjen nga priza pas çdo përpunimi.

4 Pastrimi dhe mirëmbajtja

4.1 Pastrimi

BEKO CHP 62522 W - Pastrimi - 1

  • Para pastrimit, hiqeni pajisjen nga priza dhe sigurohuni që thikat të kenë ndaluar plotësisht.
  • Kurrë mos përdorni benzinë, hollues, pastrues gërryes, objekte metalike ose furça të forta për të pastruar pajisjen.
  • Tregoni kujdes kur pastroni thikën grirëse (6); ajo është e mprehtë.
  • Mos e zhytni njësinë e motorit ose kabllon elektrike në ujë ose në ndonjë lloj tjetër lëngu.

BEKO CHP 62522 W - Pastrimi - 2

Tasi prej qelqi, thika grirëse dhe kapaku ndarës mund të lahen në koshin e sipërm të lavastoviljes.

BEKO CHP 62522 W - Pastrimi - 3

BEKO CHP 62522 W - Pastrimi - 4

BEKO CHP 62522 W - Pastrimi - 5

Hiqeni pajisjen nga priza. Hiqni njësinë e motorit (4), kapakun ndarës (3) dhe pastaj thikat (6).

Përdorni një leckë pak të njomë për të pastruar pjesën e jashtme të njësisë së motorit (4).

Mund ta lani tasin prej qelqi, thikën grirëse dhe kapakun ndarës me detergjent dhe ujë të ngrohtë.

Pas pastrimit, thajini mirë të gjitha pjesët e pajisjes.

4 Pastrimi dhe mirëmbajtja

4.2 Ruajtja

  • Nëse nuk planifikoni ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, ruajeni atë me kujdes.
  • Hiqeni pajisjen nga priza para se ta ruani.
  • Ruajeni pajisjen në një vend të freskët dhe të thatë.
  • Ruajeni pajisjen dhe kabllin e saj larg fëmijëve.

4.3 Transporti dhe dërgesa

  • Gjatë transportit dhe dërgesës, mbajeni pajisjen në paketimin e saj origjinal. Paketimi i pajisjes e mbron atë nga dëmtimet fizike.
  • Mos vendosni objekte të rënda mbi pajisje ose mbi paketimin e saj. Përndryshe pajisja mund të dëmtohet.
  • Nëse pajisja bie, pajisja mund të mos funksionojë ose mund të ndodhë dëmtim i përhershëm.
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BEKO

Modeli : CHP 62522 W

Kategori : Robot kuzhine