CHP5550W - Robot kuzhine BEKO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas CHP5550W BEKO në format PDF.

BEKO CHP5550W - Robot kuzhine
📄 136 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice BEKO CHP5550W - page 26
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Robot shtëpiak (mulli)
Marka Beko
Modeli CHP5550W
Tensioni i furnizimit 220-240 V ~, 50/60 Hz
Fuqia 550 W
Kapaciteti maksimal (mish) 100-150 g
Kapaciteti maksimal (fruta/perime) 250-300 g
Funksioni Pulse Po
Koha maksimale e punës së vazhdueshme 10 sekonda, pastaj 1 minutë pushim
Materiali i tasit Plastikë
Materiali i tehut Çelik inox
Bazë kundër rrëshqitjes Po (gome)
Pastrimi i tasit dhe kapakut Larëse enësh (rafti i sipërm)
Pastrimi i tehut Larje me dorë e rekomanduar
Siguria e fëmijëve Nuk është për fëmijë
Përdorimi Vetëm për përdorim shtëpiak
Garancia Në përputhje me normat në fuqi
Dimensionet (përafërsisht) Lartësia 25 cm, diametri 15 cm
Pesha (përafërsisht) 1,2 kg

Pyetjet më të shpeshta - CHP5550W BEKO

Sa është fuqia e Beko CHP5550W?
Roboti shtëpiak Beko CHP5550W ka një fuqi prej 550 W, të përshtatshme për të grirë dhe përzier ushqime të buta deri në gjysmë të forta.
Sa është vëllimi i tasit?
Tasi plastik ka një kapacitet maksimal prej 300 g në varësi të përbërësit, për shembull 250-300 g fruta ose perime.
Si të përdoret funksioni Pulse?
Shtypni shkurt (1 deri 2 sekonda) në njësinë e kontrollit për të aktivizuar funksionin Pulse, ideal për kontroll të saktë të grirjes. Mos e kaloni 10 sekonda të vazhdueshme.
A mund ta laj tasin në larëse enësh?
Po, tasi plastik dhe kapaku qendror mund të lahen në larëse enësh, në raftin e sipërm. Tehu duhet të lahet me dorë.
Si ta pastroni tehun në mënyrë të sigurt?
Mbajeni tehun nga pjesa plastike për të shmangur prerjet. Laheni me dorë me ujë të ngrohtë dhe detergjent. Mos e vendosni në larëse enësh.
Cilat ushqime mund të grihen me këtë robot?
Është projektuar për të grirë sasi të vogla të ushqimeve të buta si qepë, majdanoz, mish pa dhjamë, djathë, domate, fruta dhe perime. Mos grini ushqime të forta ose të thata.
Çfarë të bëj nëse pajisja nuk niset?
Kontrolloni që kapaku qendror është futur siç duhet në tas dhe blloku i motorit është i fiksuar mirë. Pajisja funksionon vetëm nëse kapaku është në vend.
A mund ta përdor pajisjen për ushqime të nxehta?
Jo, mos e përdorni pajisjen për të përpunuar ushqime të nxehta. Kjo mund të dëmtojë pajisjen ose të shkaktojë lëndime.
Si ta ruaj pajisjen pas përdorimit?
Shkëputeni nga priza, pastroni dhe thani të gjitha pjesët. Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg fëmijëve.
A është Beko CHP5550W nën garanci?
Po, pajisja është në përputhje me normat ndërkombëtare të sigurisë dhe gëzon garancinë ligjore. Ruani manualin e përdorimit dhe faturën.

Pyetjet e përdoruesve rreth CHP5550W BEKO

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Robot kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj CHP5550W - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. CHP5550W e markës BEKO.

MANUAL I PËRDORUESIT CHP5550W BEKO

Ju lutem lexoni këtë manual më parë!

I nderuar klient,

Faleminderit që keni preferuar këtë pajisje Beko. Shpresojmë që të arrini rezultatet më të mira nga pajisja juaj e cila është prodhuar me cilësi të lartë dhe teknologjinë më të fundit. Për këtë arsye, ju lutem lexoni me kujdes këtë manual dhe të gjitha dokumentet e dhëna para se ta përdorni pajisjen dhe ruajeni për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni pajisjen dikujt tjetër, jepini edhe manualin e përdorimit. Ndiqni udhëzimet duke i kushtuar vëmendje të gjitha informacioneve dhe paralajmërimeve në manualin e përdorimit.

Kuptimi i simboleve

Në pjesë të ndryshme të këtij manuali janë përdorur simbolet e mëposhtme:

BEKO CHP5550W - Kuptimi i simboleve - 1

Informacione të rëndësishme dhe sugjerime të dobishme për përdorimin.

BEKO CHP5550W - Kuptimi i simboleve - 2

PARALAJMËRIM: Paralajmërime për situata të rrezikshme në lidhje me sigurinë e jetës dhe pronës.

BEKO CHP5550W - Kuptimi i simboleve - 3

I përshtatshëm për kontakt me ushqimin.

BEKO CHP5550W - Kuptimi i simboleve - 4

Mos e zhytni pajisjen në ujë.

BEKO CHP5550W - Kuptimi i simboleve - 5

Kategoria e mbrojtjes për goditjet elektrike.

BEKO CHP5550W - Kuptimi i simboleve - 6

Ky produkt është prodhuar në ambiente që nuk dëmtojnë mjedisin, të teknologjisë më të fundit.

1

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

Kjo pjesë përmban udhëzime sigurie që do të ndihmojnë në mbrojtjen nga rreziqet për lëndime personale ose dëmtime materiale.

Mosndjekja e këtyre udhëzimeve i bën të gjitha garancitë të pavlefshme.

1.1 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje i përmbahet standardeve ndërkombëtare të sigurisë.
  • Kjo pajisje mund të përdoret nga njerëz që kanë aftësi të kufizuara fizike, ndjeshmërie ose mendore ose që nuk kanë njohuri dhe përvojë me kusht që të mbikëqyren ose që t'i kuptojnë udhëzimet në lidhje me përdorimin e sigurt të produktit dhe rreziqet e mundshme.
  • Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Punët e pastrimit dhe mirëmbajtjes nuk duhet të bëhen nga fëmijët.
  • Kjo pajisje nuk mund të përdoret nga fëmijët.
  • Mbajeni pajisjen dhe kabllin e energjisë larg fëmijëve.

1

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

  • Mos e përdorni kabllin e energjisë, thikat ose vetë pajisjen nëse është dëmtuar. Kontaktoni një servis të autorizuar.
  • Përdorni vetëm pjesë originale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
  • Mos u mundoni ta çmontoni pajisjen.
  • Rrjeti juaj i energjisë duhet të jetë në përputhje me informacionet e dhëna në etiketën e vlerave të pajisjes.
  • Mos e përdorni pajisjen me kabëll zgjatimi.
  • Mos e tërhiqni kabllin e energjisë kur e hiqni pajisjen nga priza.
  • Hiqeni pajisjen nga priza kur lihet pa punë dhe prisni që të ndalojë komplet kur montoni/hiqni aksesorët ose para se ta pastroni.
  • Mos e prekni spinën e pajisjes me duar të njoma ose të lagura.
  • Mos e përdorni pajisjen për ushqime të nxehta.

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

  • Për të parandaluar nxehjen e tepërt, mos e përdorni pajisjen pa pushim për më shumë se 10 sekonda. Lëreni të ftohet 1 minutë pas çdo përdorimi prej 10 sekondash.
  • Përdoreni pajisjen vetëm me bazën dhe enën e dhënë.
  • Mos e përdorni pajisjen pa përbërësit në tas.
  • Hiqni kockat dhe gurët nga ushqimi për të mos lejuar që të dëmtohen thikat dhe pajisja.
  • Kjo pajisje nuk është e përshtatshme për ushqime të thata ose të forta pasi kjo do të bëjë që thikat të bëhen shpejt të mprehta.
  • Ndiqni të gjitha paralajmërimet për të parandaluar dëmtimet për shkak të përdorimit të gabuar.
  • Kur zbrazni enën, gjatë pastrimit dhe kur kapni thikat me duar të zhveshura, mund të ndodhin lëndime serioze për shkak të përdorimit të gabuar. Përdoreni pjesën plastike kur kapni thikën e prerjes.
  • Pasi ta keni pastruar, thajeni pajisjen dhe të gjitha pjesët para se ta lidhni në korrent dhe para se të vendosni pjesët.

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

  • Mos e zhytni pajisjen, kabllin e energjisë ose spinën në ujë apo në lëngje të tjera.
  • Mos e vini pajisjen në punë ose mos vendosni asnjë pjesë të pajisjes mbi sipërfaqe të nxehta ose pranë tyre.
  • Nëse i ruani materialet e paketimit, mbajini larg fëmijëve.

1.2 Pajtueshmëria me direktivën WEEE dhe hedhja e mbetjeve:

Ky produkt i përmbahet Direktivës WEEE të BE (2012/19/EU). Ky produkt mbart një simbol klasifikimi për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE).

BEKO CHP5550W - Pajtueshmëria me direktivën WEEE dhe hedhja e mbetjeve: - 1

Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Mos e hidhni produktin bashkë me mbeturinat shtëpiake ose mbeturinat e tjera në fund të jetës së tij. Çojeni në një qendër grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar më shumë rreth këtyre qendrave të grumbullimit.

1.3 Pajtimi me direktivën RoHS

Produkti që keni blerë i përmbahet Direktivës RoHS të BE (2011/65/EU). Nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të përcaktuara në Direktivë.

1

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

1.4 Informacione për paketimin

BEKO CHP5550W - Informacione për paketimin - 1

Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar prej materialesh të riciklueshme sipas rregullave tona kombëtare për mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose të tjera. Çojini ato në pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të caktuara nga autoritetet vendase.

2 Grirësja juaj

2.1 Përmbledhje

1 beko 2 3 4 5

  1. Trupi i motorit/Njësia e punimit
  2. Kapaku i mesit
  3. Ena plastike
  4. Thika e përzierjes
  5. Bazë gome kundër rrëshqitjes

2.2 Të dhëna teknike

Furnizimi me energji:

220-240 V ~, 50/60 Hz

Energjia: 550 W

Të drejtat për të bërë ndryshime teknike dhe në dizajn janë të rezervuara.

Vlerat që janë deklaruar në shënimet e ngjitura në pajisje ose dokumentet e tjera të printuara që janë dhënë me të tregojnë vlerat që janë marrë në laboratorë duke ndjekur standardet përkatëse. Këto vlera mund të ndryshojnë sipas përdorimit të pajisjes dhe kushteve të ambientit.

3 Përdorimi

3.1 Përdorimi i synuar

Kjo pajisje është bërë vetëm për përdorim shtëpiak; nuk është e përshtatshme për përdorim profesional.

Është bërë vetëm për të grirë sasi të vogla ushqimesh të ngurta.

3.2 Përdorimi fillestar

Pastrojeni pajisjen para përdorimit të parë (shiko 4.1).

3.3 Përdorimi

  1. Vendoseni pajisjen mbi sipërfaqe të fortë e të sheshtë mbi bazën e saj kundër rrëshqitjes (5).
  2. Hiqeni trupin e motorit/njësinë e punimit (1) dhe kapakun e mesit (2) nga ena plastike.
  3. Vendoseni thikën e përzierjes (4) mbi boshtin e fiksuar që mban pjesën plastike.
  4. Hidhni përbërësit që doni të përgatisni në enën plastike (3) (shiko 3.4).
  5. Pasi ta keni vendosur kapakun e mesit (2) në enën plastike (3) në një mënyrë që gomina të jetë drejtuar poshtë, vendoseni trupin e motorit/njësinë e punimit (1) sipër.

BEKO CHP5550W - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM:

Sigurohuni që kapaku i mesit (2) të jetë vendosur plotësisht mbi enën plastike (2). Përndryshe, trupi i motorit/njësia e punimit (1) nuk do të qëndrojë mirë dhe pajisja nuk do të ndizet.

  1. Lidheni pajisjen në prizë.
  2. Shtypeni njësinë e punimit sipas kohëzgjatjes së përpunimit (shiko 3.4).

BEKO CHP5550W - PARALAJMËRIM: - 1

Çdo shtypje në njësinë e punimit që zgjat 1 deri 2 sekonda quhet një "PULS". "PULSI" është funksion. Falë këtij funksioni, mund të arrini rezultate më të mira përzierjeje.

3 Përdorimi

BEKO CHP5550W - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM:

Shtypeni njësinë e punimit për maksimumi 10 sekonda sipas llojit të ushqimit që do të përpunoni. Pastaj prisni 1 minutë për ta vënë përsëri pajisjen në punë.

BEKO CHP5550W - PARALAJMËRIM: - 1

Ushqimet e buta si qepët ose majdanozi, shtypje të shkurtra prej 1 sekonde do të jenë të mjaftueshme.

  1. Kur të ketë mbaruar procesi, hiqeni pajisjen nga priza dhe prisni që të ndalojë komplet.
  2. Hiqeni trupin e motorit/njësinë e punimit (1) dhe pastaj kapakun e mesit (2).
  3. Hiqeni thikën e përzierjes (4) nga ena plastike (3) duke e kapur nga pjesa e saj plastike.
  4. Nxirreni ushqimin e përpunuar nga pjesa plastike (3).

3 Përdorimi

3.4 Sasitë maksimale dhe kohët e përgatitjes

Përbërësi Sasia maks. Koha e përpunimit
Mish i gjallë(i copëtuar)100-150 g 10-20 pulse
Djathë (i copëtuar) 100-150 g 5-10 pulse
Qepë/Hudhra (të zhve-shura dhe të prera në 8copa)150-200 g 5-10 pulse
Domate (të prera në 6copa)250-300 g 10-20 pulse
Fruta/Perime(të prera në 8 copa)250-300 g 5-15 pulse

4 Pastrimi dhe kujdesi

4.1 Pastrimi

  1. Hiqeni pajisjen nga priza para se ta pastroni.
  2. Prisni që thika e përzierjes (4) të ndalojë.
  3. Përdorni një leckë pak të njomë për ta pastruar pjesën e jashtme të trupit të motorit/njësisë së punimit (1).

BEKO CHP5550W - Pastrimi - 1

PARALAJMËRIM:

Mos përdorni benzinë, hollues ose agjentë të tjerë pastrimi gërryes ose furça të ashpra për ta pastruar pajisjen.

BEKO CHP5550W - PARALAJMËRIM: - 1

PARALAJMËRIM:

Bëni kujdes kur pastroni thikën e përzierjes (4), është e mprehtë. Rekomandohet që ta lani në lavastovilje.

BEKO CHP5550W - PARALAJMËRIM: - 1

Ena plastike (3) dhe kapaku i mesit (2) mund të lahen në lavastovilje në raftin e sipërm.

  1. Mund ta hiqni gominën që ndodhet në pjesën e poshtme të kapakut të mesit (2) dhe ta lani duke përdorur pak detergjent dhe ujë të ngrohtë. Pasi ta keni larë, vendoseni me kujdes në vend.
  2. Thajini të gjitha pjesët pasi t'i keni pastruar.

4.2 Ruajtja

  • Nëse nuk keni ndërmend ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, ruajeni me kujdes.
  • Hiqeni nga priza para se ta ngrini pajisjen dhe kabllin e saj.
  • Mbajeni pajisjen në një vend të freskët dhe të thatë. • Mbajeni pajisjen larg fëmijëve.

4.3 Lëvizja dhe transporti

  • Gjatë lëvizjes dhe transportit, mbajeni pajisjen në paketimin e saj origjinal. Paketimi i pajisjes e mbron nga dëmtimet fizike.
  • Mos vendosni pesha të rënda mbi pajisje ose mbi paketim. Pajisja mund të dëmtohet.
  • Rrëzimi i pajisjes mund ta bëjë jofunksionale ose të shkaktojë dëmtime të pariparueshme.
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BEKO

Modeli : CHP5550W

Kategori : Robot kuzhine