CYBEX Cloud Z2 iSize - Ulëse makine

Cloud Z2 iSize - Ulëse makine CYBEX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Cloud Z2 iSize CYBEX në format PDF.

📄 182 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice CYBEX Cloud Z2 iSize - page 125
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Vendi i makinës për fëmijë (predhë)
Marka Cybex
Modeli Cloud Z2 iSize
Kategoria Vendi i makinës
Norma i-Size (R129/03)
Gjatësia e fëmijës 45 deri 87 cm
Pesha maksimale e fëmijës 13 kg
Instalimi Baza Z2 ISOFIX ose rripi i sigurisë me 3 pika
Rrotullimi 360° me bazë Z2
Pozicionet e animit 2 pozicione (i ndërmjetëm në makinë, i plotë jashtë)
Mbrojtja anësore Mbrojtje lineare e goditjeve anësore (L.S.P.) e shpalosshme
Rrjeti 5 pika, e rregullueshme në lartësi
Mbështetësja e kokës E rregullueshme, largësi maks. 2 cm mbi supet
Mbrojtës dielli I integruar, i shpalosshëm
Furnizimi (baza) Bateri CR2032 (ndarja në këmbën mbështetëse)
Indikatorët ISOFIX, këmba mbështetëse, kyçja e sediljes, drejtimi i lëvizjes (LED/tingull)
Përdorimi me karrocë Po, përmes përshtatësve (nuk përfshihen)
Mirëmbajtja e mbulesës Larje në 30°C, program delikat, pa tharëse
Pastrimi i plastikës Leckë e butë, ujë i ngrohtë, pa produkte agresive
Jetëgjatësia Maksimumi 8 vjet
Garancia 3 vjet (kushtet në go.cybex-online.com)
Aksesorët e përfshirë Futje për të porsalindur, bazë Z2, këmbë mbështetëse

Pyetjet më të shpeshta - Cloud Z2 iSize CYBEX

Si të instaloni saktë Cloud Z2 iSize në makinë?
Instalimi mund të bëhet ose me bazën Z2 dhe sistemin ISOFIX, ose me rrip automatik me 3 pika. Për opsionin ISOFIX, shpalosni krahët e kyçjes, fiksoni ato te mbërthyesit deri në klik, shpalosni këmbën mbështetëse deri në tokë, më pas vendosni sediljen mbi bazë. Kontrolloni indikatorët e gjelbër. Për rripin, vendosni sediljen me fytyrë nga pas, kaloni rripin në udhëzuesit e duhur, shtrëngoni dhe kontrolloni këndin e animit.
Cila është pesha dhe gjatësia maksimale për të përdorur këtë sedilje?
Cloud Z2 iSize është i miratuar për fëmijët nga 45 deri 87 cm dhe me peshë maksimale 13 kg. Duhet të përdoret në orientimin me fytyrë nga pas.
A mund të përdoret kjo sedilje në sediljen e përparme me një airbag aktiv?
Jo, absolutisht jo. Instalimi në sediljen e pasagjerit të përparmë me airbag të aktivizuar është i ndaluar. Nëse duhet ta instaloni përpara, çaktivizoni airbag-un dhe tërhiqeni sediljen sa më shumë prapa.
Si të rregulloni rrotullimin e sediljes me bazën Z2?
Tërhiqni dorezën e rrotullimit që ndodhet në bazë për të rrotulluar sediljen 360°. Para se të niseni, sigurohuni që sedilja është e kyçur mirë në pozicionin me fytyrë nga pas dhe se indikatori i drejtimit të lëvizjes është i gjelbër.
Çfarë të bëni nëse sinjali zanor i bazës nuk ndalet?
Sinjali zanor tregon se këmba mbështetëse ose një element tjetër nuk është instaluar saktë. Kontrolloni që këmba është shpalosur mirë dhe prek tokën, që bateria e këmbës (CR2032) funksionon, dhe që të gjithë indikatorët (ISOFIX, këmba, kyçja) janë të gjelbër. Nëse problemi vazhdon, zëvendësoni baterinë.
Si të pastroni mbulesën e sediljes së makinës?
Mbulesa përbëhet nga 6 pjesë të lëvizshme. Lani në 30°C me program delikat, veçmas nga tekstilet e tjera. Mos përdorni zbardhues, zbutës ose tharëse. Mos ekspozoni në diell direkt. Pjesët plastike pastrohen me leckë të butë dhe ujë të ngrohtë.
Çfarë është mbrojtja lineare e goditjeve anësore (L.S.P.) dhe kur ta përdorim?
L.S.P. është një sistem mbrojtjeje anësore që shpaloset në anën e sediljes përballë derës. Për mbrojtje optimale, shpaloseni duke tërhequr nga fundi i saj. Nëse hapësira në makinë është e pamjaftueshme, mund të qëndrojë e palosur. Mos përdorni L.S.P. të palosur në sediljen qendrore.
A mund të përdor Cloud Z2 iSize me një karrocë?
Po, sedilja është e pajtueshme me karrocët Cybex dhe markat e tjera përmes përshtatësve (nuk përfshihen). Fiksoni sediljen në përshtatës me fytyrë nga prindërit. Për ta hequr, shtypni butonat e çkyçjes nga të dy anët.
Cila është jetëgjatësia e sediljes së makinës?
Cloud Z2 iSize ka një jetëgjatësi maksimale prej 8 vjetësh nga data e prodhimit. Pas një aksidenti, edhe pa dëmtime të dukshme, duhet të zëvendësohet menjëherë.
Si të dini nëse futja për të porsalindur duhet të hiqet?
Futja për të porsalindur (jastëku reduktues) duhet të përdoret derisa fëmija të arrijë 60 cm. Më pas, hiqeni duke zgjidhur rripin, duke hequr jastëkët e shpatullave dhe më pas duke hequr futjen.

Pyetjet e përdoruesve rreth Cloud Z2 iSize CYBEX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ulëse makine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Cloud Z2 iSize - CYBEX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Cloud Z2 iSize e markës CYBEX.

MANUAL I PËRDORUESIT Cloud Z2 iSize CYBEX

Faleminderit që zgjodhët CLOUD Z2 i-Size si sexholinon tuaj.

Lexoni me kujdes këtë udhëzues përdorimi përpara se të instaloni sexholinon në mjetin tuaj dhe mbajeni atë gjithmonë në një vend të arritshëm në ndarjen e caktuar (34).

INFORMACIONE DHE PARALAJMÉRIME TË RËNDËSISHME

Sexholinos nuk duhet t'i bëhen modifikime apo shtime të asnjë lloj forme pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
Për ta mbrojtur fëmijën si duhet, është absolutisht e rëndësishme që ta përdorni sexholinon sipas këtij udhëzuesi përdorimi.
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në llojet të caktuara sediljesh, të cilat janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në përputhje me manualin e automjetit.
Sexholinoja mund të lidhet me Base Z2 dhe ISOFIX ose me një rrip automatik me tre pika që është miratuar sipas rregullores së OKB nr. 16 ose sipas një standardi të barasvlershëm.
Sexholinoja instalohet duke përdorur një rrip automatik sigurimi në 3 pika, tokëza e rripit të sigurimit të automjetit nuk duhet të arrijë asnjëherë te kalimi i rripit të prehërit të sediljes. Nëse rripi është tepër i gjatë, sexholinoja nuk është e për shtatshme për f'u përdorur në këtë pozicion në automjet.

NUK LEJOHET instalimi i kësaj sexholinoje në sediljen e përparme të pasagjerit ndërkohë që jastëku i përparmë i ajrit është i aktivizuar.

Mos përdorni pika suporti të ndryshme nga ato që tregohen tek udhëzuesi i përdorimit dhe të shënuara në sistemin kufizues për fëmijë.
Inserti për foshnjën shërben për mbrojtjen e fëmijës tuaj dhe duhet të përdoret deri sa ai të ketë arritur një gjatësi prej 60 cm.
Përpara çdo udhëtimi, sistemi i sigurimit të sexholinos të jetë rregulluar siç duhet dhe të puthitet mirë pas trupit të fëmijës. Rripat nuk duhet të përdridhen asnjëherë.
Sigurojeni gjithnjë sexholinon kur është në sexholino.
Vetëm nëse mbështetësja e kokës është rregulluar siç duhet, mund të sigurohet mbrojtje dhe rehati maksimale, duke u siguruar ndërkohë që sistemi i rripit të montohet siç duhet.

Sexholinoja duhet të instalohet gjithmonë saktë dhe të jetë e fiksuar në automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.
Nëse sexholinoja përdoret me Base Z2, këmbëza mbështetëse duhet të bëjë gjithnjë kontakt direkt me dyshemenë e automjetit. Nëse automjeti ka xhepa te hapësira e këmbëve, sigurohuni të kontaktoni prodhuesin e automjetit.
Gjatë drejtimit të mjetit, sexholinoja duhet të jetë gjithmonë e fiksuar në drejtim të kundërt të lëvizjes.
Që sexholinoja të sigurojë mbrojtje maksimale, përdorni gjithmonë mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.).
Nëse e përdorni sexholinon në sediljen e mesit të automjetit, mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) nuk duhet të jetë asnjëherë e palosur.
Sexholinoja éshtë testuar dhe miratuar edhe për përdorim me mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.) të papalosur.
Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të mos bblokohet në ndonjë sipërfaqe gjatë mbylljes së derës së mjetit apo rregullimit të sediljes së pasme.
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda mjetit duke shkaktuar lëndime fatale.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj. Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX originale, pasi ajo përbën një element kryesor që mundëson funksionimin e duhur të sexholinos.
Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në mjet.
Lejohet që ta përdorni pozicionin e ndërmjetëm të shtrirë në makinë nëse sexholinoja përdoret me Baze Z2. Nëse sexholinoja montohet duke përdorur rripin automatik në 3 pika, ajo duhet të jetë në pozicionin më vertikal.
Pozicioni i shtrirë plotësisht mund të përdoret vetëm jashtë automjetit.
Mos i vendosni sexholinot mbi sipërfaqe të ngritura, si për shembull mbi tavolinë.
Pjesët e këtij sistemi mbrojtës për fëmijë mund të nxehen në rast të ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit dhe mund të shkaktojnë djegie të lëkurës së fëmijës suaj. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen me sy të lirë. Zëvendësojeni sexholinon pas një aksidenti. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 8 vite. Sexholinoja është e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.

Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije, peshqir ose një copë të ngjashme.

PJESËT E PRODUKTIT

Ndarja e baterisë (1)Ripi diagonal (18)
Bazamenti (2)Doreza e lèshimit të ndenjëses (19)
Këmbëza mbështetëse (3)Pozicioni i ndalimit të këmbëzës mbështetëse (20)
Inserti për foshnjën (4)
Butonat e lèshimit-ISOFIX (5)Mbështetësja e kokës (21)
Krahët fiksues-ISOFIX (6)Doreza e rregullimit të mbështetëses së kokës (22)
Pikat e mbërthimit-ISOFIX (7)
Treguesit e ISOFIX (8)Butoni i rregullimit të rripit (23)
Butoni i rregullimit të këmbëzës mbështetëse (9)Rripi i shpatullave (24) Tokëza e rripit (25)
Treguesi i këmbëzës mbështetëse (10)Gjuhëza e tokëzës (26)
Doreza mbajtëse (11)Rripi qendror i rregullimit (27)
Butonat e lèshimit të dorezës mbajtëse (12)Doreza e rrotullimit të ndenjëses (28) Treguesi i drejtimit të lëvizjes (29)
Treguesi i fiksimit të sexholinos (13)Kontrolli i drejtimit të lëvizjes (D.D.C.) (30)
Mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) (14)Streha e diellit (31)
Treguesi i këndit të animit (15)Doreza e lèshimit për pozicionin e shtrirë (32)
Rripi automatik në 3 pika (16)Butoni i lèshimit për adaptorin e karrocës (33)
Rripi i kalimit të prehërit (17)Vendi i manualit (34)

POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET

Ky është një sistem mbrojtës për fëmijë i përmirësuar dhe në përputhje me standardin e sigurisë "i-Size". Ai është miratuar në përputhje me Rregulloren e Kombeve të Bashkuara nr. R129/03 për përdorim në sediljet e mjeteve që përmbushin standardin "i-Size", siç sugjerohet nga prodhuesit e mjeteve në manualët e përdorimit të mjetit. Nëse mjeti juaj nuk ka pozicion uljeje "i-Size", kontrolloni listën e llojeve të bashkëngjitur të mjetit. Versionin më të përditësuar të listës së llojeve mund ta mermi në www.cybex-online.com.

Ose ndryshe, sexholinoja mund të instalohet në sedilje automjetesh me drejtim përpara të pajisura me sistem rripi sigurimi automatik në 3 pika.

PËRDORIMET E NDRYSHME TË SEXHOLINOS

45 – 87 cm, maks. 13 kg
CYBEX Cloud Z2 iSize - POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET - 1CYBEX Cloud Z2 iSize - POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET - 2
45 – 60 cm > 60 cm 45 – 60 cm > 60 cm
CYBEX Cloud Z2 iSize - POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET - 3CYBEX Cloud Z2 iSize - POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET - 4CYBEX Cloud Z2 iSize - POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET - 5CYBEX Cloud Z2 iSize - POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET - 6

Shtresa për foshnjën (4), e cila është e integruar kur blihet, duhet të hiqet nëse fëmija juaj është më i gjatë se 60 cm. Për ta hequr shtresën për foshnjë (4), hapni tokëzën e ripit (25), tërhiqni mbështetëset e supave dhe hiqeni shtresën për foshnjën.

PËRGATITJA PËR INSTALIMIN E BASE Z2

Përpara përdorimit për herë të parë të bazamentit, duhet të hiqet ripi plastik i vendit të baterisë (1) në këmbën mbështetëse (3). Bazamenti (2) do të lëshojë një sinjal zanor paralajmërues derisa ajo të jetë instaluar siç duhet. Nëse këmbëza mbështetëse (3) është e palosur dhe nuk lëshohet asnjë tingull, duhet të kontrollohet bateria. Për të kontrolluar baterinë, hapni me një kaçavidë ndarjen e baterisë (1) në pjesën e pasme të këmbëzës mbështetëse. Bateria mund të zëvendësohet vetëm me një bateri me madhësi CR2032.

INSTALIMI NË AUTOMJET

Sigurohuni gjithmonë që...

  • mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
  • gjatë instalimit të sexholinos në sediljen e përparme të pasagjerit, sediljen e mjetit sa më pas që të jetë e mundur.

Sexholinoja për foshnja éshtë bëre posaçërisht për sediljet e makinave të drejtuara përpara, të cilat janë të pajisura me ISOFIX ose sistem rripi sigurimi në 3 pika.

Instalimi i sexholinos me Base Z2

  1. Mbani shtypur butonin e kontrollit të drejtimit të udhëtimit (D.D.C.) butoni (30) për poshtë dhe sigurohuni që baza të rregullohet mbrapa sediljet e makinave të kthyera mbrapa.
  2. Paloseni këmbëzën mbështetëse (3) derisa të fiksohet në pozicionin maksimal përpara. Do të bjerë një sinjal paralajmërues akustik derisa këmba mbështetëse të jetë instaluar siç duhet
  3. Lëshojini butonat e lëshimit ISOFIX (5) për të shtrirë krahët fiksues ISOFIX (6).

Të dy butonat e lëshimit ISOFIX mund të lëshohen në mënyrë të pavarur duke lejdar rregullimin e pavarur të krahëve fiksues ISOFIX.

  1. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (6) deri në fund jashtë bazamentit.
  2. Vendoseni bazamentin (2) në një sedilje të përshtatshme në mjet.
  3. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (6) brenda pikave të mbërthimit ISOFIX (7) derisa të fiksohen në pozicion me një tingull "KLIK" të dëgjueshëm. Ngjyra e dy treguesve ISOFIX (8) do të ndryshojë nga e KUQE në të GJELBËR.
  4. Sigurohuni që bazamenti është fiksuar mirë duke u përpjekur ta nxirrni nga pikat e mbërthimit ISOFIX (7).
  5. Shtyjeni bazamentin (2) drejt mbështetëses së shpinës në sediljen e mjetit derisa të drejtvendoset plotësisht me të.

Edhe lëvizja e bazamentit nga njëra anë në tjetrën e mbërthen atë me mbështetësen e shpinës të mjetit.

  1. Shtypni butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (9) dhe zgjateni këmbëzën derisa të prekë dyshemenë e automjetit.
  2. Tërhiqeni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit tjetër të fiksimit për të siguruar transmetim optimal të forcave.
  3. Treguesi i këmbëzës mbështetëse (10) bëhet I GJELBËR kur këmbëza mbështetëse pozicionohet si duhet në dyshemenë e automjetit dhe sinjali akustik paralajmërues ndalon.
  4. Çojeni dorezën mbajtëse (11) te pozicioni A. Më pas, shtypni dy butonat e lëshimit të dorezës mbajtëse (12) në të majtë dhe në të djathtë të dorezës mbajtëse njëkohësisht.
  5. Vendoseni sexholinon në bazament (2).
  6. Sexholinoja mund të fiksohet gjithashtu në pozicionin e hyrjes në bazë. Më pas kthejeni sexholinon derisa të pozicionohet në drejtim të kundërt me atë të udhëtimit.
  7. Sigurohuni që sexholinoja të fiksohet në pozicion me një "KLIK" të dëgjueshëm.

  8. Verifikoni nëse treguesi i fiksimit të sexholinos (13) në bazament është në ngjyrë të GJELBËR.

  9. Për të pasur mbrojtjen më të mirë të mundshme, aktivizoni mbrojtësen për goditjet lineare anësore (L.S.P) (14) në anën e sexholinos të drejtuar te dera e automjetit duke e tërhequr.

Sexholinoja mund të përdoret edhe me L.S.P të palosur, në rast se në mjet nuk ka'napësirë të mjaftueshme. Për të bërë këtë, paloseni elementin përsëri te pozicioni fillestar.

Instalimi i sexholinos me rrip automatik në 3 pika

  1. Vendoseni sexholinon në sediljen e automjetit në drejtim të kundërt të lëvizjes.
  2. Sigurohuni që doreza mbajtëse (11) të kyçet në pozicionin A.
  3. Sigurohuni që treguesi i animit (15) të jetë paralel me dyshemenë e automjetit.
  4. Tërhiqeni rripin automatik në 3 pika (16) dhe vendoseni pjesën e prehërit te kalimi i rripit të prehërit (17).
  5. Fiksojeni rripin automatik në tre pika (16) të automjetit te tokëza e rripit.
  6. Shtrëngojeni pjesën e prehrit duke tërhequr pjesën diagonale në drejtimin e lëvizjes së automjetit.
  7. Kalojeni pjesën diagonale të rripit mbrapa anës së kokës të sexholinos dhe përmes kalimit të rripit diagonal (18) dhe sipër mbrojtëses nga goditjet lineare anësore (L.S.P) (14).
  8. Për të pasur mbrojtjen më të mirë të mundshme, aktivizoni mbrojtësen për goditjet lineare anësore (L.S.P) (14) në anën e sexholinos të drejtuar te dera e automjetit duke e tërhequr.

Sexholinoja mund të përdoret edhe me L.S.P të palosur, në rast se në mjet nuk ka'napësirë të mjtaftueshme. Për të bërë këtë, paloseni elementin përsëri te pozicioni fillestar.

NXJERRJA NGA MJETI

Heqja e sexholinos me Base Z2

  1. Për ta liruar sexholinon nga baza (2), tërhiqeni lart dorezën e lëshimit të sexholinos (19).
  2. Anojeni paksa sexholinën e makinës dhe ngrijeni nga baza (2).
  3. Zhbllokoni krahët fiksues ISOFIX (6) në të dyja anët duke i tërhequr ndërsa shtypni butonat e lëshimit ISOFIX (5).
  4. Nxirrni bazamentin (2) nga pikat e mbërthimit ISOFIX (7).
  5. Hiqni bazamentin (2) dhe rrëshqitni krahët fiksues ISOFIX (6) plotësisht në pozicionin e tyre të transportit.

  6. Shtyni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit të saj fillestar dhe më pas paloseni për të krijuar hapësirë.

  7. Éshtë e rëndësishme që ta palosni plotësisht këmbën mbështetëse në mënyrë që paralajmërimi akustik të heshtet. Ekziston një pozicion i parkimit të këmbës mbështetëse (20), i cili ndodhet në pjesën e poshtme të bazës.

Heqja e sexholinos me rripin automatik në 3 pika

  1. Nxirreni pjesën diagonal të rripit nga pika e rripit diagonal (18).
  2. Lironi tokëzën e rripit të sediljes dhe nxirreni pjesën e prehrit të rripit nga kalimet e rripit të prehrit (17).

RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS

Mbështetësja e rregullueshme e kokës (21) mund të rregullohet me anë të dorezës së rregullimit të mbështetëses së kokës (22). Kur rregulloni mbështetësen e kokës (21), sigurohuni që hapësira midis saj dhe shpatullave të fëmijës sa gjerësia e 2 gishtave) midis supeve të fëmijës dhe mbështetëses së kokës.

SIGURIMI I FËMIJËS

  1. Shtypni butonin e rregullimit të rripit (23) dhe tërhiqni njëkohësisht të dy rripat e shpatullave (24) për t'i liruar ato.
  2. Zbërtheni tokëzën e rripit (25) duke shtypur fort butonin e kuq.
  3. Vendoseni fëmijën në sexholino me fytyrë përpara.
  4. Vendosini rripat e shpatullave (24) direkt mbi shpatullat e fëmijës.
  5. Vendosini të dyja gjuhëzat e tokëzës (26) së bashku dhe fiksojini në vend me tokëzën e rripit (25). Duhet të dëgjoni një tingull "KLIK".
  6. Nëse sexholinoja që po përdorni ka një mekanizëm mbërthyes "SensorSafe", shtypeni këtë mekanizëm për ta mbyllur derisa të dëgjoni një tingull "KLIK" dhe rërshqiteni poshtë drejt tokëzës së rripit (25).
  7. Tërhiqeni rripin e rregullimit qendror (27) për të shtrënguar rripat e supeve (24) derisa të puthiten mirë në trupin e fëmijës.

CYBEX Cloud Z2 iSize - SIGURIMI I FËMIJËS - 1

emi i rripit të sigurimit duhet të puthitet mjaftueshëm në mënyrë që të mos e mundur palosja e rripave.

  1. Në rastin e përdorimit të mekanizmit mbërthyes "SensorSafe", pozicionojeni atë direkt nën jastëkët e shpatullave.

FUNKSIONI I RROTULLIMIT I BASE Z2

Tërhiqeni dorezën e rrotullimit të sexholinos (28) në bazë për ta rrotulluar sexholinon. Para se të niseni, sigurohuni që sexholinoja është fiksuar siç duhet dhe që treguesi i drejtimit të udhëtimit (29) është në ngjyrë JESHILE.

RREGULLIMI I STREHËS SË DIELLIT

Shpaloseni strehën e diellit (31) duke tërhequr kapakun plastik.

RREGULLIMI I PJERRËSISE

Sexholinos mund t'i ndryshohet pozicioni i shtrirë duke shtypur dorezën e lëshimit për pozicionin e shtrirë (32) duke lëvizur ndërkohë pjesën e pasme mbrapa.

Sexholinoja mund të vendoset në dy pozicione të rrafshëta: pozicioni i rrafshët i ndërmjetëm është gjithashtu i disponueshëm brenda makinës nëse sexholinoja përdoret në kombinim me Base Z2. Pozicioni i shtrirë është i disponueshëm vetëm jashtë automjetit.

SISTEMI I UDHËTIMIT

Mund ta lidhni sexholinon me çfarëdo karroce të aprovuar. Fiksojeni sexholinon te adaptori i aprovuar, me drejtim nga prindi. Për ta liruar, mbani shtypur dy butonat e lëshimit për adaptorin e karrocës (33), dhe ngrijeni lart.

HEOJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS

Mbulesa e sexholinos përbëhet nga 6 pjesë. Ato mbërthehen në sexholino në disa pika. Pasi zbërthehen, pjesët e veçanta të mbulesës mund të hiqen. Për të rivendosur mbulesën, ndiqni në rend të kundërt udhëzimet e heqjes.

Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30°C, me një program delikat lajeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani mbulesën së bashku mrerobat tjerä dhe mos e thani në makinën tharëse apo duke e ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit.

GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT

CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju jep 3 vjet garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti i është shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e garancisë dhe të gjitha informacionet thelbësore të domosdoshme për mbrojtjen nga garancia mund t'i gjeni në faqen tonë kryesore:

go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në raste defektesh mbeten të pacenuara.

CYBEX Cloud Z2 iSize - GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT - 1

Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.

CERTIFIKACIJA

CLOUD Z2 i-Size

Raspon veličina: 45–87 cm

Težina: maks. 13 kg

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : CYBEX

Modeli : Cloud Z2 iSize

Kategori : Ulëse makine