MU2R15 - Klimatizues LG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas MU2R15 LG në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth MU2R15 LG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Klimatizues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj MU2R15 - LG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. MU2R15 e markës LG.
MANUAL I PËRDORUESIT MU2R15 LG
Lexoni plotësisht manualin e montimit para se ta montoni produktin. Pasi ta lexoni plotësisht, mbajeni këtë manual montimi për referencë në të ardhmen.
Pörkthimi i udhëzimeve originale (R32)
Ky manual është versioni i thjeshtuar i manualit origjinal.
Manualin origjinal mund ta merrni nga faqja www.lg.com.
EMËRTIMI I MODELIT
flowchart
graph TD
A["U"] --> B["Numri i serise"]
A --> C["Emri i skeletit"]
A --> D["I brendshém/i jashtém"]
A --> E["Detajet e llojit të produktit"]
A --> F["W: Inverter i jashtém"]
A --> G["WR: Inverter i jashtém(R3Z)"]
A --> H["WH: Inverter i jashtém me koeficient të lartë performance"]
A --> I["WC : Inverter kompakt për ambiente të jashtme"]
A --> J["WCR : Inverter kompakt për ambiente të jashtmer(R3Z)"]
A --> K["Kapaciteti nominal"]
K --> L["P.SH"] 9 000 Btu/h Kategoria → "09" 24 000 Btu/h Kategoria → "24"]
K --> M["Lloji"]
M --> N["U: Njësiltë e jashtme"]
M --> O["T: Kaseta"]
M --> P["V: Dysheme-tavan"]
M --> Q["Lloji i modelit"]
M --> R["U: Modeli standard"]

text_image
MULTI F. MU4 M 27 U4 2 Numri i serisë Emri i skeletit të njësisë së jashtme Kapaciteti nominal P sh) 18 000 Btu/h Kategoria + "18" Lloji i gazit fthohës M : R410A R : R32 Tregon që ky është një sistem i shumëfishtë që përdor R410A/R32 P.sh) MU3: Mund të lidhen maksimumi 3 njësi të brendshme MU4: Mund të lidhen maksimumi 4 njësi të brendshme
text_image
MULTI F DX. FM 40 A H U3 2 Numri i serise Emri i skeletit të njësisë së jashtme Lloji i modelit H: Pompa ngrohëse Lloji i gazit ftohës A: R410A Kapaciteti nominal P.sh) 48 000 Btu/h Kategoria → '48' Tegund gerðar Lloji i modelit FM : Sistem i shuméfishtë i inverterit të kutisé shpërndarëse- Informacion shtesë: numri i serisë i referohet kodit të vizuar në produkt.
- Niveli maksimal i lejuar i presionit Ana e sipërme: 4.2 MPa Ana e poshtme: 2.4 MPa
- Gazi ftohës: R32
Emetimet e ndotjes akustike atmosferike
A-presioni i llogaritur akustik i emetuar nga ky produkt éshtë nën 70 dB.
** Niveli i zhurmës ndryshon në varësi të anës.
Shifrat e llogaritura tregojnë nivelin e emetimit dhe jo domosdoshmërisht kushtet e sigurta të punës.
Edhe pse ka një lidhje midis niveleve të emetimit dhe të ekspozimit, kjo nuk mund të përdoret për të përcaktuar saktësisht nëse kërkohen apo jo masa të tjera paraprake.
Faktorët që ndikojnë në nivelin aktual të ekspozimit të forcës së punës përfshijnë karakteristikat e dhomës së punës dhe burimet e tjera të zhurmës, d.m.th. numrin e pajisjeve dhe e proceset e tyre si dhe kohëzgjatjen e ekspozimit të punonjësit ndaj zhurmës.
Gjithashtu, niveli i lejuar i ekspozimit mund të ndryshojë nga shteti në shtet.
Megjithatë, ky informacion mundëson që përdoruesi i pajisjes të bëjë një vlerësim më të mirë të rrezikut.
UDHËZIME SIGURIE
![]() | Lexoni masat paraprake në këtë manual para se të përdorni njësinë. | ![]() | Kjo pajisje është e mbushur me ftohës të djegshëm. (për R32) |
![]() | Ky simbol do të thotë që Manuali i Përdorimit duhet të lexohet me kujdes | ![]() | Ky simbol do të thotë që një person i shërbimit duhet të menaxhojë këtë pajisje duke marrë për bazë Manualin e Instalimit |
Direktivat e mëposhtme të sigurisë janë bërë për të parandaluar rreziqet e paparashikueshme nga përđorimi i pasigurt ose i gabuar i produktit. Direktivat janë ndarë në 'PARALAJMËRIM' dhe 'KUJDES' sîç tregohet më poshtë.

Ky simbol është për të treguar rastet dhe punimet që mund të shkaktojnë rrezik. Lexoni pjesën me këtë simbol me kujdes dhe ndiqni udhëzimet për të shmangur rreziqet.

PARALAJMËRIM
Kjo tregon se mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë dëmtime serioze ose vdekje.

KUJDES
Kjo tregon që mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë lëndime të vogla ose dëmtime në produkt.

PARALAJMËRIM
- Kryerja e montimit ose e riparimeve nga persona të pakualifikuar mund t'u rrezikojë ju dhe të tjerët.
- Montimi duhet të kryhet në përputhje me Ligjin kombëtar për elektricitetin dhe vetëm nga personeli i kualifikuar dhe i autorizuar.
- Informacioni i përfshirë në manual synon të përdoret nga një teknik shërbimi i kualifikuar që i njeh procedurat e sigurisë dhe është i pajisur me mjetet e përshtatshme dhe instrumentet testuese.
- Nëse udhëzimet e këtij manuali nuk lexohen dhe nuk ndiqen me kujdes mund të shkaktohet keqfunksionim i pajisjes, dëmtim i pronës, lëndim personal dhe/ose vdekje.
- Pajtimi me normat kombëtare të gazit do të jetë nën vëzhgim.
- Kjo pajisje duhet të sigurohet me një përçues furnizimi që është në përputhje merregulloren kombëtare.
- Tubat e lidhur me pajisjen nuk duhet të kenë një burim të ndezjes. (për R32)
Instalimi
- Mos përdorni automat me defekt ose me klasifikim më të ulët. Përdorni automatin dhe siguresën me klasifikim të saktë. Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
- Për punë elektrike, kontaktoni tregtarin, shitësin, ndonjë elektricist të kualifikuar ose qendrën e autorizuar për shërbim. Mos e çmontoni dhe mos e riparoni vetë produktin. Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
- Tokëzojeni gjithmonë produktin sipas diagramit të lidhjeve. Mos e lidhni telin e tokëzimit me tubat e gazit ose ujit, me rrufepritëse ose me telin e tokëzimit të telefonit. Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
- Montoni mirë panelin dhe kapakun e kutisë së sigurisë. Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike për shkak të pluhurit, ujit etj.
- Përdorni automatin ose siguresën me klasifikim të saktë. Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
- Mos e modifikoni ose ta zgjatni kabllon elektrike. Nëse kablloja ose kordoni elektrik janë të gërvishtur, i iu është hequr shtresa e sipërme ose janë dëmtuar, atëherë ato duhet të ndërrohen. Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
- Për montimin, heqjen ose rimontimin, kontaktoni gjithnjë me tregtarin ose qendrën e autorizuar për shërbim. Ka rrezik zjarri, goditjeje elektrike, shpërthimi ose lëndimi.
- Mos e montoni produktin mbi mbështetëse montimi me defekt. Sigurohuni që zona e montimit nuk dëmtohet me kalimin e kohës. Mund të shkaktohet rënie e produktit.
- Mos e montoni asnjëherë njësinë e jashtme në bazament të lëvizshëm ose në një vend nga i cili mund të bjërë. Rënia e njësisë së jashtme mund të shkaktojë dëmtimin ose lëndimin, madje edhe vdekjen e një personi.
- Në njësinë e jashtme kapacitori i sipërm furnizon me elektricitet me tension të lartë përbërësit elektrikë. Sigurohuni të shkarkoni plotësisht kapacitorin përpara kryerjes së riparimeve. Kapacitori i ngarkuar mund të shkarkojë goditje elektrike.
- Gjatë montimit të njësisë, përdorni kutinë e montimit të ofruar me produktin. Në të kundërt, njësia mund të bie duke shkaktuar lëndim të rëndë.
- Lidhjet kabllore të brendshme/të jashtme duhet të sigurohen fort dhe kablloja duhet të drejtohet sîç duhet në mënyrë që të mos ketë asnjë forcë tërheqjeje të kabllos nga terminalet e lidhjes. Lidhjet e pasakta ose të lirshme mund të gjenerojnë nxehtësi ose të shkaktojnë zjarr.
- Materialet e paketimit hidhini me kujdes. Pas montimit ose shërbimit hidhni çantat plastike të paketimit të vidave, gozhdëve, baterive, sendeve e thyera etj. Fëmijët mund të luajnë me to dhe mund të shkaktohet lëndim.
- Sigurohuni të kontrolloni gazin ftohës që do të përdoret. Lexoni etiketën në produkt. Përdorimi i gazit ftohës jo të duhur mund të pengojë funksionimin normal të njësisë.
- Mos ndiz ndërprerësin ose korrentin në kushtet kur hiqet apo hapet paneli i përparmë, kofana, kapaku i sipërm, dhe kapaku i kutisë së kontrollit. Përndryshe, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrik, ekspozion ose vdekje.
-
Përdor një pompë me vakum ose gaz Inert (azot) kur kryen testin e rrjedhjes ose fluksin e ajrit. Mos kompreso ajrin ose Oksigjenin dhe mos përdor gaze që marrin flakë. Përndryshe, mund të shkaktojë zjarr ose eksplozion.
-
Kjo pajisje duhet të ruhet në një dhomë pa burime ndezjeje në gjendje pune të vazhdueshme. (për shembull: flakë zjarri të ndezura, një pajisje gazi në punë ose një ngrohës elektrik gë punon.)
- Mos përdorni mjete për të përshpejtuar procesin e ngrirjes ose për të pastruar, përveçse ato që rekomandohen nga prodhuesi.
- Mos çaj apo digj sistemin e ciklit ftohës.
- Ji i vetëdijshëm se ftohësit mund të mos kenë erë.
- Mos pengoni asnjë hyrje të nevojshme ajrimi.
- Pajisja duhet të ruhet në një mjedis me ventilim të mirë ku madhësia e dhomës të përputhet me madhësine e dhomës së specifikuar për funksionimin.
- Tubacioni i ftohësit do të mbrohet ose izolohet për të shmangur dëmtimin.
- Bashkuesit fleksibël të ftohësit (të tilla si linjat bashkuese midis njësisë së jashtme dhe të brendshme) që mund të zëvendësohen gjatë punës normale duhet të mbrohen ndaj dëmtimeve mekanike.
- Do të kryhet një lidhje e bashkuar, e ngjitur ose mekanike para hapjes së valvuleve për të lejuar ftohësin të rrjedhë mes pjesëve të sistemit të ftohjes.
- Lidhjet mekanike duhet të jenë të arritshme për të kryer mirëmbajtjen.
- Aparati duhet të shkëputet nga burimi i vet i furnizimit me energji gjatë servisimit dhe gjatë zëvendësimit të pjesëve të tij.
- Mos prekni tubet e ftohësit dhe tubacionin e ujit ose ndonjë pjesë të brendshme derisa njësia funksionon ose menjëherë pas operacionit. Mund të shkaktohet djegie ose worth.
- Ndalohet instalimi i produktit në një stacion instalimi jo paralel apo të dëmtuar. Mund të shkaktohet lëndim, aksident ose dëmtim i produktit.
- Pajisja duhet të instalohet në përputhje me rregulloret kombëtare të instalimeve elektrike.
Përdorimi
- Kur produkti njomet (mbushet ose zhytet) në ujë, përpara përdorimit, kontaktoni qendrën e autorizuar për shërbim për riparimin e tij. Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
- Sigurohuni të përdorni vetëm ato pjesë të cilat janë të renditura në listën e pjesëve të shërbimit. Mos provoni asnjëherë të modifikoni pajisjen. Përdorimi i pjesëve të papërshtatshme mund të shkaktojë goditje elektrike, gjenerim të lartë të nxehtësisë ose zjarr.
- Mos e prekni, mos e përdorni dhe as mos e riparoni produktin me duar të lagura. Mbajeni prizën me duar kur ta hiqni. Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
- Mos vendosni ngrohës ose pajisje të tjera ngrohëse pranë kordonit elektrik. Ka rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Mos lini të bjerë ujë në pjesët elektrike. Montojeni njësinë larg nga burimet e ujit. Ka rrezik zjarri, dëmtimi të produktit ose goditjeje elektrike.
-
Mos ruani, përdorni dhe mos lejoni gaz të ndezshëm ose shpërthyes pranë produktit. Ka rrezik zjarri.
-
Mos e përdorni produktin në një hapësirë shumë të ngushtë për një kohë të gjatë. Ajroseni rregullisht. Mund të shkaktohet mungesë e oksigjenit dhe si pasojë dëmtohet shëndeti juaj.
- Mos e hapni grilën e përparme të produktit gjatë funksionimit. (Mos e prekni filtrin elektrostatik, nëse njësia ka një të tillë.) Ka rrezik lëndimi fizik, goditjeje elektrike ose dëmtimi të produktit.
- Nëse nga produkti del tingull i çuditshëm, aromë ose tym. Fikni menjëherë automatin ose shkëputni kabllon e furnizimit me energji. Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
- Ajroseni herë pas here dhomën e produktit kur e përdorni atë së bashku me një furrë ose element tjetër ngrohës etj. Mund të shkaktohet mungesë e oksigjenit dhe si pasojë dëmtohet shëndeti juaj.
- Kur produkti nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, shkëputeni spinën elektrike ose fikni automatin. Ekziston rreziku i dëmtimit ose defektit të produktit ose përdorimi i pakujdesshëm.
- Sigurohuni që asnjeri, sidomos fëmijët, të mos shkelin dhe të mos bien në njësinë e jashtme. Mund të shkaktohet lëndim personal ose dëmtim i produktit.
- Sigurohuni që kordoni elektrik të mos tërhiqet as të mos dëmtohet gjatë përdorimit. Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
- Mos vendosni ASNJË GJË mbi kordonin elektrik. Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
- Nëse rrjedh gaz i ndezshëm, fikni gazin dhe hapni një dritare për ajrim përpara se të ndizni produktin. Mos e përdorni telefonin dhe mos ndizni ose fikni çelësa. Ka rrezik shpërthimi ose zjarri.
- Kur ky kondicioner dhe ndonjë pajisje ngrohëse si p.sh ngrohësi përdoret në të njëjtën kohë, sigurohuni të kryeni ajrimin e mjaftueshëm. Në të kundërt, mund të shkaktohet zjarr, lëndim serioz ose dëmtim i produktit.
- Pastrim periodik (më shumë se një herë/ vit) i pluhurit apo i grimcave të kripës të bllokuara në shkëmbyesin e nxehtësisë me anë të përdorimit të ujit.
- Shkatërrimi i njësisë, trajtimi i vajit të ftohësit dhe pjesëve që mbeten në fund duhet të kryhen sipas standardeve lokale dhe kombëtare.

KUJDES
Instalimi
- Për ta ngritur dhe për ta transportuar produktin duhen dy ose më shumë persona. Shmangni lëndimin e personave.
- Mos e montoni produktin në vende ku mund të ekspozohet drejtpërdrejt në erën e detit (spërkatje me kripë). Kjo mund të shkaktojë gërryerjen e produktit.
- Montoni tubin e shkarkimit për t'u siguruar që uji i kondensuar shkarkohet siç duhet. Lidhja e dobët mund të shkaktojë rrjedhje të ujit.
- Mbajeni produktin në nivel edhe kur ta montoni. Për shmangien e dridhjeve dhe zhurmës.
- Mos e montoni produktit aty ku zhurma ose ajri i ngrohtë që del nga njësia e jashtme mund të dëmtojë ose shqetësojë fqinjët. Mund të shkaktojë problem për fqinjët tuaj dhe mosmarrëveshje.
-
Kontrolloni gjithmonë për rrjedhje të gazit (ftohës) pas montimit ose riparimit të produktit. Nivelet e ulëtat të gazit ftohës mund të shkaktojnë dëmtim të produktit.
-
Çdo person që është i përfshirë në punën me ose në hyrjen e qarkut ftohës duhet të ketë një certifikatë aktuale të vlefshme nga një autoritet vlerësues i akredituar në industri, i cili autorizon kompetencën e personit për t'u marrë me ftohësit në mënyrë të sigurtë në përputhje me specikimet e vlerësimit të njohura nga industria.
- Vish pajisje mbrojtëse personale të përshtatshme (PMP) kur bëni instalimin, mirëmbajtjen apo servisin e produktit.
- Nëse kordoni i furnizimit me energji dëmtohet, ai duhet të ndërrohet me një kordon ose grup të veçantë i ofruar nga prodhuesi i agjentit të tij të shërbimit.
- Punimet e tubacioneve duhet të jenë të mbrojtura nga dëmtimi fizik.
- Mbani Nivelin paralel në instalimin e produktit. Përndryshe, mund të shkaktojë dridhje ose rrjedhje uji. Mund të shkaktojë lëndim ose aksident.
- Garancia është e pavlefshme nëse dîkush tjetër që nuk është profesionist i licencuar instalon, riparon ose ndryshon produktet e kondicionerit LG Electronics (LG Electronics Air Conditioning).
- Të gjitha shpenzimet që lidhen me riparimin janë për pasojë në ngarkim të plotë të vetë pronarit.
- Mjetet për shkëputje duhet të futen brenda instalimeve të fiksuara elektrike në përputhje me rregullat e instalimeve elektrike.
- Mos e vendosni zorrën e shkarkimit në tubin e shkarkimit ose të terrenit. Mund të ketë erë të keqe dhe kjo mund të çojë në gërryerjen e shkëmbyesit të nxehtësisë ose tubit.
- Mos e instaloni njësinë në ambiente me mundësi shpërthimi.
Përdorimi
- Mos e përdorni produktin për qëllime të veçanta, si p.sh. ruajtjen e ushqimeve, veprave të artit etj. Ky është një kondicioner për përdorim konsumator, jo sistem ftohjeje. Ka rrezik dëmtimi ose humbjeje të pronës.
- Mos bllokoni qarkullimin e ajrit në hyrje ose në dalje. Mund të shkaktohet defekt i produktit.
- Përdorni leckë të butë për pastrim. Mos përdorni detergjente të forta, tretës ose ujë me spërkatje etj. Ka rrezik zjarri, goditjeje elektrike ose dëmtimi të pjesëve plastike të produktit.
- Mos prekni pjesët metalike të produktit kur të hiqni filtrin e ajrit. Ka rrezik lëndimi personi.
- Mos shkelni ose mos vendosni asgjë mbi produkt. (njësitë e jashtme) Ka rrezik lëndimi personi ose defekti të produktit.
- Vendosni gjithmonë mirë filtrin pas pastrimit. Pastroni filtrin çdo dy javë ose më shpesh nëse është e nevojshme. Filtri i ndotur ul efikasitetin.
- Mos i vendosni duart ose objekte të tjera në vrimën e hyrjes së ajrit kur produkti është në funksionim. Ka pjesë të mprehta dhe që lëvizin që mund të shkaktojnë lëndim personi.
- Bëni kujdes gjatë shpaketimit dhe montimit të produktit. Cepat e mprehtë mund të shkaktojnë lëndime.
- Nëse gjatë riparimit ka rrjedhje të gazit ftohës, mos e prekni gazin ftohës që rrjedh. Gazi ftohës mund të shkaktojë morth (djegie nga i ftohti).
- Mos e anoni njësinë kur e hiqni apo montoni atë. Uji i kondensuar brenda mund të derdhet.
-
Mos përzieni ajër ose gaz të ndryshëm nga gazi ftohës i specifikuar i përdorur në sistem. Nëse ajri futet në sistemin e gazit ftohës, presioni rritet shumë duke shkaktuar dëmtim të pajisjes ose lëndim.
-
Nëse gazi ftohës rrjedh gjatë montimit, ajrosni menjëherë zonën. Në të kundërt, ai mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj.
- Çmontimi i njësisë, trajtimi i vajit të gazit ftohës dhe pjesët përfundimtare duhet të bëhen në përputhje me standardet kombëtare dhe lokale.
- Zëvendësojini të gjitha bateritë në telekomandë me bateri të reja të të njëjtit Iloj. Mos i përzieni bateritë e reja me të vjetrat ose Ilojet e ndryshme të tyre. Ka rrezik zjarri ose dëmtimi të produktit.
- Mos i hiqni ose mos i ringarkoni bateritë. Mos i hidhni bateritë në zjarr. Ato mund të marrin flakë ose të shpërthejnë.
- Nëse lëngu i baterive depërton në lëkurën ose rrobat tuaja, lajeni mirë me ujë të pastër. Mos e përdorni telekomandën nëse ka rrjedhje nga bateritë. Kimikatet në bateri mund të shkaktojnë djegie ose rreziqe të tjera shëndetësore.
- Nëse nga rrjedhja gëlltitni lëngun e baterisë, lani mirë gojën dhe konsultohuni me një doktor. Në të kundërt, mund të shkaktohen komplikacione të rënda shëndetësore.
- Mos e lini kondicionerin në punë për një kohë të gjatë kur niveli i lagështisë është shumë i lartë dhe kur është hapur ndonjë derë ose dritare. Lagështia mund të kondensohet dhe të lagë ose të dëmtojë mobiliet.
- Mos e ekspozoni lëkurën, fëmijët ose bimët ndaj tërheqjes së ajrit të ftohtë ose të ngrohtë. Mund të dëmtojë shëndetin tuaj.
- Mos e pini ujin që shkarkohet nga produkti. Nuk është higjenik dhe mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore.
- Përdorni stol ose shkallë të qëndrueshme gjatë pastrimit, mirëmbajtjes ose riparimit në lartësi të produktit. Kini kujdes në mënyrë që të shmangni lëndimin personal.
- Pajisja duhet të ruhet në mënyrë që të parandalohen dëmtime mekanike.
- Servisi duhet të kryhet vetëm sipas rekomandimit të bërë nga prodhuesi i pajisjes. Mirëmbajtja dhe riparimi që kërkojnë asistencën e punonjësve të tjerë të kualifikuar, duhet të kryhet nën mbikqyrjen e personit kompetent për përdorimin e ftohësve që marrin flakë.
- Instalimi i tubacioneve duhet të jetë në minimum.
- Kur lidhësit mekanikë përdoren sërish brenda, pjesët izoluese do të përtërihen.
- Kur xhuntot e ndezshme ripërdoren në ambjent të brendshëm, pjesa e ndezshme duhet të ri-prodhohet.
- Mjetet për shkëputje duhet të futen brenda instalimeve të fiksuara elektrike në përputhje me rregullat e instalimeve elektrike
- Pajisja nuk është synuar për përdorim nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie, përveçse kur mbikëqyren ose udhëzohen nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre në lidhje me përdorimin e pajisjes. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie nëse mbikëqyren ose udhëzohen rreth përdorimit të sigurt të pajisjes dhe kur i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Fëmijët nuk duhet ta kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen pa mbikëqyrje
VENDET E MONTIMIT
- Nëse mbi njësinë është ndërtuar një strehë për të parandaluar ekspozimin nga drita e drejtpërdrejtë të diellit ose shiu, sigurohuni që shpërhapja e nxehtësisë nga kondensuesi nuk kufizohet.
- Sigurohuni hapësirat e treguara nga shigjetat përpara, pas dhe anash njësisë.
- Mos vendosni kafshë ose bimë në trajektoren e ajrit të ngrohtë.
- Merrni në konsideratë peshën e kondicionerit dhe zgjidhni një vend ku zhurma dhe dridhja të jenë në ulëta.
- Zgjidhni një vend ku ajri i ngrohtë dhe zhurma e kondicionerit nuk shqetësojnë fqinjët.
- Vend i cili mund të përballojë mjaftueshëm peshën dhe dridhjen e njësisë së jashtme dhe ku montimi është i mundur
- Vend i cili nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë nga bora ose shiu
- Vend pa rrezik nga rënia e borës ose akullit
- Vend pa dysheme ose bazament të dobët si p.sh pjesa e plasaritur e një ndërtese që grumbullon shumë borë

text_image
Kapaku mbrolëts kunder diellift Më shumë se 300 mm Gardh ose pengesa Më shumë se 300 mm Më shumë se 600 mm Më shumë se 700 mm A > 200 mm (7-7/8 inc)KUJDES
Tregohuni të kujdesshëm gjatë transportimit të produktit.
- Nëse ai peshon më shumë se 20 kg, nuk duhet ta transportojë vetëm një person.
- Shiritat PP përdoren për të paketuar disa produkte. Mos i përdorni ato si mjet transportimi sepse është e rezikshme.
- Mos i prekni fletët e shkëmbyesit të nxehtësisë me dorë. Përndryshe mund të pritni duart.
- Grisini dhe hidhini çantat plastike të paketimit në mënyrë që fëmijët të mos luajnë me to. Përndryshe, çanta plastike e paketimit mund të shkaktojnë asfiksim deri në vdekje të fëmijëve.
- Gjatë transportimit të njësisë së jashtme, sigurohuni ta mbështesni atë në katër pika. Transportimi dhe ngritja me 3 pika mbështetjeje mund të shkaktojë paqëndrueshmëri të njësisë së jashtme si dhe rënie të saj.
- Përdorni 2 rripa me gjatësi të paktën 8 m.
- Vendosni copë ose kuti shtesë në vendet ku kutia bie në kontakt me rripin për të parandaluar dëmtimin.
- Ngrini njësinë për t'u siguruar që po ngrihet në qendrën e saj të gravitetit.
- Përdorni bakrin e deoksiduar si material për tubacionin që duhet instaluar.
Pritni tubat dhe kabllon.

text_image
Tub bakri 90° I përkulur Jo uniform i ashpërHeqja e gërvishjeve
- Hiqni plotësisht të gjitha gërvishtjet/papastërtitë nga pjesa e prerë e tubacionit / tubit.
- Vendosni pjesën fundore të tubit / tubacionit me drejtim nga poshtë ndërsa jeni duke hequr gërvishtjet/papastërtitë me qëllim që të shmanget rënia e tyre në tub.
Pajisjet e djegies
| Diametri i tubit inç (mm) | A inç (mm) | |
| Tip dadoje me krahë Tipi i friksionit | ||
| ∅ 1/4 (∅ 6.35) | 0.04~0.05 (1.1~1.3) | 0~0.02(0~0.5) |
| ∅ 3/8 (∅ 9.52) | 0.06~0.07 (1.5~1.7) | |
| ∅ 1/2 (∅ 12.7) | 0.06~0.07 (1.6~1.8) | |
| ∅ 5/8 (∅ 15.88) | 0.06~0.07 (1.6~1.8) | |
| ∅ 3/4 (∅ 19.05) | 0.07~0.08 (1.9~2.1) | |

- Kur transportoni njësinë e varur, kalojini litarët poshtë njësisë dhe përdorini të dyja pikat e varjes në anën e përparme dhe të pasme.
- Ngrijeni gjithmonë njësinë me litarët e lidhur në të katër pikat në mënyrë gë ndikimi të mos ushtrohet në njësi.
- Lidhini litarët në njësi në kënd 40° e poshtë.
Sipërfaqja minimale e dyshemesë (për R32)
- Pajisja duhet të instalohet, punojë dhe ruhet në një sipërfaqe dyshemeje më të madhe se sipërfaqja minimale.
- Përdor grafikun tabelë për të përcaktuar sipërfaqen minimale.
- Modeli i telokomandës (Për tregun e BE-së) duhet të instalohet vetëm në përputhje me IEC 60335-2-40:2018 Edition 6.0.
IEC 60335-2-40:2013+A1:2016 Edition 5.1 IEC 60335-2-40:2018 Edition 6.0

- m : Sasia e përgjithshme e ftohësit në sistem
- Sasia e përgjithshme e ftohësit : ngarkesa e ftohësit kur del nga fabrika + sasia shtesë e ftohësit
- Amin : zona minimale për instalim
IEC 60335-2-40:2013+A1: IEC 60335-2-40:
2016 Edition 5.1 2018 Edition 6.0
IEC 60335-2-40:2013+A1:
2016 Edition 5.1
IEC 60335-2-40:
2018 Edition 6.0
IEC 60335-2-40:2013+A1: IEC 60335-2-40:
2016 Edition 5.1 2018 Edition 6.0
| Vendndodhja e dyshemesë | Vendndodhja e dyshemesë | Me mure | Me mure | Me tavan | Me tavan | ||||||
| m (kg) Amin (m ^2 ) | m (kg) Amin (m ^2 ) | m (kg) Amin (m ^2 ) | m (kg) Amin (m ^2 ) | ||||||||
| m (kg) Amin (m ^2 ) | m (kg) Amin (m ^2 ) | < 1.224 - | < 1.842 - | < 1.224 - | < 1.842 - | ||||||
| < 1.224 - | < 1.842 - | 1.224 1.43 | 1.842 4.44 | 1.224 0.956 | 1.842 3.64 | ||||||
| 1.224 12.9 | 1.842 28.88 | 1.4 1.87 | 2.0 4.83 | 1.4 1.25 | 2.0 3.95 | ||||||
| 1.4 16 82 | 2.0 34 04 | 1.6 2.44 | 2.2 5.31 | 1.6 1.63 | 2.2 4.34 | ||||||
| 1.6 21 97 | 2.2 41 19 | 1.8 3.09 | 2.4 5.79 | 1.8 2.07 | 2.4 4.74 | ||||||
| 1.8 27 80 | 2.4 49 02 | 2.0 3.81 | 2.6 6.39 | 2.0 2.55 | 2.6 5.13 | ||||||
| 2.0 34 32 | 2.6 57 53 | 2.2 4.61 | 2.8 7.41 | 2.2 3.09 | 2.8 5.53 | ||||||
| 2.2 41 53 | 2.8 66 72 | 2.4 5.49 | 3.0 8.51 | 2.4 3.68 | 3.0 5.92 | ||||||
| 2.4 49 42 | 3.0 76 60 | 2.6 6.44 | 3.2 9.68 | 2.6 4.31 | 3.2 6.48 | ||||||
| 2.6 58 00 | 3.2 87 15 | 2.8 7.47 | 3.4 10.93 | 2.8 5.00 | 3.4 7.32 | ||||||
| 2.8 67 27 | 3.4 98 39 | 3.0 8.58 | 3.6 12.26 | 3.0 5.74 | 3.6 8.20 | ||||||
| 3.0 77 22 | 3.6 110.30 | 3.2 9.76 | 3.8 13.66 | 3.2 6.54 | 3.8 9.14 | ||||||
| 3.2 87 86 | 3.8 122.90 | 3.4 11.02 | 4.0 15.13 | 3.4 7.38 | 4.0 10.13 | ||||||
| 3.4 99 19 | 4.0 136.17 | 3.6 12.36 | 4.2 16.68 | 3.6 8.27 | 4.2 11.17 | ||||||
| 3.6 111.20 | 4.2 150.13 | 3.8 13.77 | 4.4 18.31 | 3.8 9.22 | 4.4 12.26 | ||||||
| 3.8 123.90 | 4.4 164.77 | 4.0 15.25 | 4.6 20.01 | 4.0 10.21 | 4.6 13.40 | ||||||
| 4.0 137.29 | 4.6 180.09 | 4.2 16.82 | 4.8 21.79 | 4.2 11.26 | 4.8 14.59 | ||||||
| 4.2 151.36 | 4.8 196.09 | 4.4 18.46 | 5.0 23.64 | 4.4 12.36 | 5.0 15.83 | ||||||
| 4.4 166.12 | 5.0 212.77 | 4.6 20.17 | 5.2 25.57 | 4.6 13.50 | 5.2 17.12 | ||||||
| 4.6 181.56 | 5.2 230.13 | 4.8 21.97 | 5.4 27.58 | 4.8 14.70 | 5.4 18.46 | ||||||
| 4.8 197.70 | 5.4 248.18 | 5.0 23.83 | 5.6 29.66 | 5.0 15.96 | 5.6 19.85 | ||||||
| 5.0 214.51 | 5.6 266.90 | 5.2 25.78 | 5.8 31.81 | 5.2 17.26 | 5.8 21.30 | ||||||
| 5.2 232.02 | 5.8 286.30 | 5.4 27.80 | 6.0 34.04 | 5.4 18.61 | 6.0 22.79 | ||||||
| 5.4 250.21 | 6.0 306.39 | 5.6 29.90 | 5.6 20.01 | ||||||||
| 5.6 269.09 | 5.8 32.07 | 5.8 21.47 | |||||||||
| 5.8 288.65 | 6.0 34.32 | 6.0 22.98 | |||||||||
| 6.0 308.90 | |||||||||||
LIDHJET ELEKTRIKE
- Ndiqni urdhrin e autoritetit shtetëror mbi standardin teknik për pajisjet elektrike, rregulloret e lidhjeve dhe udhëzimet e çdo korporate energjetike.
! PARALAJMĚRIM
Sigurohuni që punimet elektrike të kryhen nga inxhinierë elektrike të autorizuar duke përdorur qarqe të veçanta në përputhje me rregulloret dhe me këtë manual instalimi. Nëse qarku i furnizimit me energji ka mungesë kapaciteti ose nuk ka energji të mjaftueshme, mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Të lidhura me njësinë e jashtme ose me njësinë B.D.

Sigurohuni që të tokëzoni njësinë e jashtme. Mos e lidhni kabllon e tokëzimit me tub gazi, tub për lëngje, me rrufepritëse ose me linjë tokësore telefonike. Nëse tokëzimi është i papërfunduar, mund të shkaktohet goditje elektrike.
Realizojeni lidhjen e kabllove elektrike sipas lidhjes së kabllove elektrike.
- Të gjitha kabllot duhet të pajtohen me kërkesat lokale.
- Zgjidhni një burim elektrik që mund të kryejë furnizimin me energji sipas kërkesës së kondicionerit.
- Përdorni ELCB (automat për rrjedhjet elektrike) të njohur mes burimit të energjisë dhe njësisë. Për të shkëputur saktë të gjitha linjat e furnizimit duhet të vendoset një pajisje shkëputëse.
- Modeli i automatit rekomandohet vetëm nga personeli i autorizuar

flowchart
graph TD
A["Burimi kryesor i energjise"] --> B["ELCB"]
A --> C["Kutia e çelësave"]
B --> D["E jashtme"]
C --> D
D --> E["E brendshme"]
1) Invertitori Standart
| Modeli (Btu/h) | Faza (∅) | ELCB |
| 14 k/16 k | 1 | 15 A |
| 18 k/21 k/24 k | 1 | 20 A |
| 27 k/30 k | 1 | 25 A |
- Shikoni PDB për detajet e karakteristikave elektrike
- Lidhini individualisht kabllot me terminalet në panelin e kontrollit sipas lidhjes së njësisë së jashtme.
- Sigurohuni që ngjyra e kabllove të njësisë së jashtme dhe nr. i terminalit janë respektivisht të njëjta me ato të njësisë së brendshme
- Kur linja e lidhjes midis njësisë së brendshme dhe njësisë së jashtme është mbi 40 m, lidhni veçmas linjën e telekomunikimit dhe atë të energjisë.
- Linja e furnizimit të pajisjeve nuk duhet të jetë më e lehtë se kablloja e veshur me polikloropren. (përcaktimi i kodit 60245 IEC 57)
Zona minimale e planit të përçuesve
| Rryma e klasifikuar e pajisjes A | Zona nominale e planit mm2 |
| ≤6 | 0.75 |
| >6 dhe ≤10 | 1.0 |
| >10 dhe ≤16 | 1.5 |
| >16 dhe ≤25 | 2.5 |
| >25 dhe ≤32 | 4 |
| >32 dhe ≤40 | 6 |
MIRËMBAJTJA
Pastrojeni produktin rregullisht për të ruajtur performancën optimale dhe për të parandaluar thyerjen e mundshme.

KUJDES
- Përpara se të kryeni mirëmbajtjen, fikni energjinë dhe hiqni kordonin elektrik nga priza; në të kundërt mund të shkaktohet goditje elektrike.
- Mos përdorni asnjëherë ujë më të nxehtë se 40 °C kur pastroni filtrat. Mund të shkaktohet deformim ose çngjyrosje.
- Mos përdorni asnjëherë materiale të ndezshme kur pastroni filtrat. Ata mund të dëmtojnë sipërfagen e produktit.
Këshilla për funksionimin!
- Mos e ftohni shumë dhomën. Nuk është mirë për shëndetin dhe konsumon energji.
- Mbaji grilat dhe perdet të mbyllura.Mos lejoni që drita e diellit të hyjë në dhomë kur kondicioneri është në funksionim.
- Mbajeni temperaturën e dhomës të njëtrajtshme. Rregulloni drejtimin vertikal dhe horizontal të qarkullimit të ajrit për të siguruar temperaturë të njëtrajtshme në dhomë.
- Sigurohuni që dyert dhe dritaret janë të mbyllura mirë. Shmangni hapjen e dyerve dhe të dritareve sa më shumë të jetë e mundur për të ruajtur ajrin e ftohtë në dhomë.
- Pastroni rregullisht filtrin e ajrit. Bblokimet në filtrin e ajrit reduktojnë shpejtësinë e qarkullimit të ajrit dhe ulin efektet ftohëse dhe ajrosëse. Pastrojeni të paktën një herë në dy javë.
- Ajroseni dhomës herë pas here. Duke qenë se dritaret janë mbajtur të mbyllura, është ide e mirë të hapen dhe të ajroset dhoma herë pas here.
PRIRUČNIK ZA VLASNIKA I INSTALACIJU
KLIMA UREĐAJ
Pročitajte ovaj priručnik za instalaciju u potpunosti prije instaliranja proizvoda.



