Sonicare ExpertClean 7300 HX9641 - Furçë dhëmbësh PHILIPS - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Sonicare ExpertClean 7300 HX9641 PHILIPS në format PDF.

📄 940 faqe PDF ⬇️ Shqip SQ 💬 Pyetje AI 🖨️ Printo
Notice PHILIPS Sonicare ExpertClean 7300 HX9641 - page 475
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : PHILIPS

Modeli : Sonicare ExpertClean 7300 HX9641

Kategori : Furçë dhëmbësh

Shkarko udhëzimet për tuajin Furçë dhëmbësh në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Sonicare ExpertClean 7300 HX9641 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Sonicare ExpertClean 7300 HX9641 e markës PHILIPS.

MANUAL I PËRDORUESIT Sonicare ExpertClean 7300 HX9641 PHILIPS

Shqip Hyrje Mirësevini në familjen e "Philips Sonicare"! Kjo furçë dhëmbësh ju bën të mundur të arrini heqjen më të mirë të cipës, dhëmbë më të bardhë dhe mishra më të shëndetshëm. Duke përdorur kombinimin e teknologjisë me tinguj delikatë dhe funksionet e zhvilluara dhe të vërtetuara klinikisht të "Sonicare", mund të keni besimin e plotë se do të merrni pastrimin më të mirë, çdo herë. Mbështetje të mëtejshme dhe regjistrimin e produktit mund t'i gjeni në: www.philips.com/support Informacion i rëndësishëm sigurie Përdoreni produktin vetëm për qëllimin e synuar. Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të produktit, baterive dhe aksesorëve të tij dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Keqpërdorimi mund të shkaktojë rrezik ose lëndime të rënda. Paralajmërimet - Mbajini karikuesit dhe higjienizuesin UV larg ujit. - Pas pastrimit, sigurohuni që karikuesi dhe/ose higjienizuesi të jetë plotësisht i thatë përpara ta lidhni me prizën e murit. - Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish, nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që paraqiten. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje. - Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. - Përdorni vetëm aksesorë ose pjesë konsumi "Philips". Përdorni vetëm karikuesin që vjen me produktin. Nëse ofrohet, përdorni vetëm kabllon origjinale USB dhe njësinë USB të furnizimit me energji.476 Shqip - Pajisja nuk përmban pjesë të cilave mund t'u kryhet servis nga përdoruesi. Nëse pajisja dëmtohet, ndërpriteni përdorimin dhe kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin tuaj. Vetëm pajisjet me kordon: Nëse kordoni është i dëmtuar, ndërroni karikuesin me higjienizuesin me një të ri. - Mos e përdorni karikuesin dhe/ose higjienizuesin në ambiente të jashtme ose pranë sipërfaqeve të nxehta. - Mos pastroni asnjë pjesë të produktit në enëlarëse. - Kjo pajisje është menduar vetëm për pastrimin e dhëmbëve, mishrave të dhëmbëve dhe gjuhës. - Mbajeni higjienizuesin larg fëmijëve në çdo kohë. - Ndaloni përdorimin e higjienizuesit nëse llamba e dritës UV qëndron e ndezur kur dera është e hapur. Drita UV mund të jetë e dëmshme për syrin dhe lëkurën e njeriut. - Përdoreni higjienizuesin vetëm me ekranin mbrojtës në vend. - Mos e prekni llambën e dritës UV të higjienizuesit UV kur është e nxehtë. - Ndaloni përdorimin e kokës së furçës me fije të shtypura ose të përthyera. Ndërroni kokën e furçës çdo 3 muaj ose më përpara nëse shfaqen shenja konsumimi. - Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me produktet që përmbajnë vajra esenciale ose vaj kokosi. Kontakti mund të çojë në shkuljen e fijeve të furçës. - Ndërpriteni përdorimin e pajisjes dhe konsultohuni me dentistin/mjekun tuaj nëse pas përdorimit keni gjakosje të tepërt, nëse gjakosja vazhdon edhe pas 1 jave përdorimi ose nëse keni shqetësime ose dhimbje. - Nëse keni kryer ndërhyrje kirurgjike në gojë ose në mishrat e dhëmbëve gjatë 2 muajve të kaluar, konsultohuni me dentistin tuaj përpara se të përdorni pajisjen. - Nëse keni një stimulues kardiak ose pajisje tjetër të implantuar, kontaktoni mjekun ose prodhuesin e pajisjes së implantuar përpara përdorimit. - Nëse keni probleme mjekësore, konsultohuni me mjekun përpara përdorimit të pajisjes.477 Shqip - Kjo është një pajisje kujdesi personal dhe nuk synohet të përdoret nga pacientë të shumtë në klinika apo institucione dentare. Udhëzimet e sigurisë për bateritë - Kjo pajisje përmban bateri që duhet të hiqen vetëm nga persona të kualifikuar. - Përdoreni produktin vetëm për qëllimin e synuar. Lexojeni me kujdes këtë informacion përpara përdorimit të produktit, baterive dhe aksesorëve të tij dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Keqpërdorimi mund të shkaktojë rrezik ose lëndime të rënda. Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas produkteve të ndryshme. - Përdorni vetëm aksesorë dhe pjesë konsumi origjinale "Philips". Përdorni vetëm ushqyesin e heqshëm TCBxxxx, HX6100, HX6110, HX6160 ose WAAxxxx. - Mbajeni produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i ekspozoni ato në dritën e drejtpërdrejtë të diellit apo ndaj temperaturave të larta. - Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se zakonisht, ndërpriteni përdorimin dhe karikimin e produktit dhe kontaktoni me "Philips". - Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në tenxhere induksioni. - Për të shmangur mbinxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike apo të rrezikshme, mos e hapni, modifikoni, shponi, dëmtoni apo çmontoni produktin ose baterinë. Mos shkaktoni qark të shkurtër, mos i mbingarkoni dhe mos i karikoni në drejtim të kundërt bateritë. - Pajisja nuk përmban bateri të zëvendësueshme. Kur bateria është në fund të jetëgjatësisë së saj, pajisja duhet të asgjësohet në mënyrën e duhur. Shihni seksionin "Riciklimi". - Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh diçka e tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe kërkoni ndihmën mjekësore. - Kur administroni bateritë sigurohuni që duart tuaja, produkti dhe bateritë të jenë të thata.478 Shqip - Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e baterive të takojnë me sende metalike (p.sh. monedha, karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë me fletë alumini. Mbrojuani kontaktet me ngjitëse ose vendosini bateritë në një qese plastike përpara se t'i hidhni. - Karikojeni dhe përdoreni produktin në temperaturë nga 0 °C deri në 40 °C. Kushtet e ruajtjes dhe të transportit Temperatura -10°C deri në +60°C. Fushat elektromagnetike (EMF) Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike. Direktiva për radiopajisjet Nëpërmjet kësaj deklarate, "Philips" deklaron se furçat elektrike të dhëmbëve me radiopajisjen (Bluetooth, NFC) janë në pajtim me Direktivën 2014/53/BE. - Ndërfaqja e radiofrekuencës "Bluetooth" në produktet përkatëse funksionon në 2,4 GHz. - Fuqia maksimale në dalje e pajisjes Bluetooth është 3 dBm. - Ndërfaqja e radiofrekuencës "NFC" në produktet përkatëse funksionon në 13,56 MHz. - Fuqia maksimale e radiofrekuencave të transmetuara nga pajisja është 30,16 dBm. Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së jepet në adresën e mëposhtme të internetit: www.philips.com/support Shënim: Funksionet e mund të ndryshojnë për modele të ndryshme. Disa modele mund të mos jenë të pajisura me "Bluetooth" ose "NFC". Në produkt mund të shfaqen simbolet e mëposhtme:479 Shqip Lexoni manualin e përdorimit. Pjesa e çmontueshme e furnizimit me energji:"xxxxxx" tregon numrin e modelit të karikuesve të miratuar që do të përdoren. (TCBxxxx, HX6100, HX6110, HX6160 ose WAAxxxx) Përdorimi i synuar Furçat elektrike të dhëmbëve të serisë Sonicare ExpertClean synohen për heqjen e cipës dhe mbetjet ushqimore nga dhëmbët, për të pakësuar prishjen e dhëmbëve dhe për të përmirësuar e mirëmbajtur shëndetin oral. Furçat elektrike të dhëmbëve Sonicare ExpertClean synohen për përdorim personal. Përdorimi nga fëmijët duhet të kryhet nën mbikëqyrjen e të rriturve. "Philips Sonicare" juaj (Fig. 1.) 1 Doreza 2 Butoni i ndezjes/fikjes 3 Treguesi i intensitetit 4 Butoni i modalitetit/intensitetit 5 Treguesi i modalitetit 6 Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës 7 Llamba e baterisë Aksesorët: 8 Kapaku i kokës së furçës 9 Koka/t inteligjente të furçës 10 Simboli "BrushSync" 11 Baza e ngarkimit 12 Kutia për udhëtim 13 Kutia e karikimit për udhëtim 14 Ushqyesi USB-A 15 Kabllo USB-A480 Shqip 16 Higjienizuesi UV dhe karikuesi Shënim: Aksesorët e përfshirë mund të ndryshojnë në bazë të modelit të blerë. Aplikacioni "Sonicare" – Hapat e parë Aplikacioni "Sonicare" çiftohet me furçën tuaj të dhëmbëve për t'ju ofruar një përvojë të lidhur. Duke lidhur furçën tuaj të dhëmbëve me llogarinë në aplikacionin "Sonicare", do të jeni në gjendje të: - Ndiqni progresin tuaj të larjes së dhëmbëve - Merrni këshilla të personalizuara dhe rekomandime ndërvepruese për të përmirësuar shëndetin tuaj oral. - Shfrytëzoni gamën e plotë të përfitimeve dhe merrni përditësime të vazhdueshme Aplikacioni përputhet me një gamë të gjerë pajisjesh celulare. Për të filluar përdorimin e aplikacionit "Sonicare":

Shkarkoni aplikacionin "Sonicare" në telefonin tuaj.

Sigurohuni që "Bluetooth" për pajisjen tuaj të jetë i aktivizuar.

Merrni furçën e dhëmbëve për t'u siguruar që është aktive (dritat janë të ndezura).

Krijoni llogarinë tuaj nëpërmjet aplikacionit. Nëse ju kërkohet, përfundoni përditësimin e firmuerit për të shfrytëzuar përmirësimet dhe funksionet më të fundit.

Lajini dhëmbët rregullisht me furçën të lidhur me aplikacionin. Nëse e sinkronizoni rregullisht furçën e dhëmbëve me aplikacionin, do të merrni përditësime për t'ju ndihmuar me përmirësimin e shëndetit oral.

Për transferim optimal të të dhënave, mbajeni telefonin afër furçës së dhëmbëve. Për ta sinkronizuar manualisht: Çiftoni/lidhni furçën e dhëmbëve me aplikacionin çdo dy javë për të përfituar nga funksionet/kapacitetet e aplikacionit. Për të sinkronizuar automatikisht: Lejo lejen e vendndodhjes gjatë konfigurimit të aplikacionit. Duke lejuar lejen e vendndodhjes, telefoni juaj e di se kur është481 Shqip në diapazonin e lidhjes së furçës suaj të dhëmbëve dhe mund të rifreskojë të dhënat e larjes së dhëmbëve në aplikacion për të ofruar statistikat dhe rekomandimet më të fundit. Shënim: Sigurohuni që "Bluetooth" i telefonit të jetë i aktivizuar kur përdorni aplikacionin në mënyrë që furça e dhëmbëve të transferojë dhe përditësojë të dhënat e larjes në aplikacion. Nëse keni pyetje se pse grumbullohen të dhënat tuaja të larjes, sigurohuni të shikoni Deklaratën e privatësisë së "Sonicare", e cila ofrohet gjatë procesit të konfigurimit të aplikacionit. Funksionet e aplikacionit Furça elektrike e dhëmbëve "Sonicare" është e pajisur me sensorë inteligjentë për të të ofruar reagim rreth zakoneve të larjes së dhëmbëve, duke përfshirë: - Seancat e përditshme të larjes së dhëmbëve - Kohën e çdo seance larjeje - Presionin e ushtruar gjatë larjes - Këshilla të personalizuara dhe rekomandime ndërvepruese - Rikujtuesin për ndërrimin e kokës së furçës (në bazë të përdorimit aktual) Aplikacioni "Sonicare" mbledh të dhënat e ofruara nga sensorët inteligjentë dhe monitoron zakonet tuaja të larjes së dhëmbëve me kalimin e kohës. Hapat e parë Vendosja e kokës së furçës

Drejtvijoni kokën e furçës që fijet e furçës të jenë në një drejtim me pjesën e përparme të dorezës.482 Shqip

Shtyjeni kokën e furçës fort mbi boshtin metalik derisa të mos shtyhet më tutje. Shënim: Është diçka normale të shikoni një hapësirë të vogël ndërmjet kohës së furçës dhe dorezës. Përdorimi i furçës "Philips Sonicare" Nëse është hera e parë që përdorni furçën tuaj të dhëmbëve "Sonicare", është normale të ndjeni më shumë dridhje sesa kur përdorni një furçë joelektrike. Zakonisht, përdoruesit për herë të parë ushtrojnë shumë presion. Ushtroni vetëm presion të lehtë dhe lëreni furçën t'jua lajë dhëmbët. Për përvojën më të mirë, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për larjen e dhëmbëve. Për t'ju ndihmuar të kaloni te furça e re elektrike e dhëmbëve "Sonicare", përdorni një cilësim më të ulët gjatë 1-2 javëve të para, më pas kaloni në një cilësim më të lartë. Udhëzime për larjen e dhëmbëve

Njomni fijet e furçës dhe vendosni një sasi të vogël paste dhëmbësh.

Vendosni fijet e furçës mbi dhëmbë në një kënd të vogël (45 gradë). Shtyjini fort në mënyrë që fijet të arrijnë vijën e mishrave të dhëmbëve ose pak nën vijën e mishrave të dhëmbëve. Shënim: Mbajeni qendrën e furçës gjithmonë në kontakt me dhëmbët.483 Shqip

Për të ndezur Philips Sonicare shtypni butonin e ndezjes/fikjes.

Prekni lehtë dhëmbët dhe vijën e mishrave të dhëmbëve me fijet e furçës. Lajini dhëmbët me lëvizje të vogla prapa dhe para në mënyrë që fijet e furçës të futen midis dhëmbëve. Vazhdoni me këtë lëvizje gjatë gjithë ciklit të larjes së dhëmbëve. Shënim: Fijet e furçës duhet të hapen pak nga jashtë. Nuk rekomandohet t'i fërkoni fort siç do të bënit me një furçë dhëmbësh manuale. Shënim: Nëse ushtroni shumë presion, ju do të sinjalizoheni me një ndryshim në dridhjet nga doreza dhe rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës që pulson në ngjyrë portokalli.

Për të pastruar sipërfaqet e brendshme të dhëmbëve të përparmë, anojeni dorezën e furçës në drejtim gjysmë për lart dhe kryeni disa lëvizje vertikale njëra mbi tjetrën në çdo dhëmb.

Pasi të keni përfunduar ciklin e pastrimit me furçë, mund të vazhdoni edhe për pak kohë duke larë sipërfaqet e bluarjes së ushqimit te dhëmbët dhe në zonat ku shfaqen njolla. Gjithashtu, mund të lani edhe gjuhën, duke e mbajtur furçën e dhëmbëve të ndezur ose të fikur, sipas dëshirës. Shënim: Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" është e sigurt për t'u përdorur në aparate ortodontike (kokat e furçës konsumohen më shpejt kur përdoren në aparate ortodontike) dhe në restaurime dentare (mbushje, kurora, faseta) nëse ato janë ngjitur siç duhet dhe nuk janë dëmtuar.484 Shqip BrushPacer Për të siguruar larjen e njëtrajtshme të dhëmbëve në të gjithë gojën, ndajeni këtë të fundit në 6 seksione duke përdorur funksionin "BrushPacer". "BrushPacer" ndan kohën e larjes në 6 segmente të barabarta dhe tregon se kur duhet të kaloni në zonën tjetër. Segmentet tregohen me një pauzë të shkurtër në dridhje. Furça e dhëmbëve ndalon automatikisht në fund të seancës së larjes. Shënim: Mund të shtohet kohë shtesë kur përdorni modalitetet "White+" ose "Gum Health". Modalitetet Furça juaj elektrike e dhëmbëve është e pajisur me deri në 4 modalitete të ndryshme: "Clean", "Deep Clean+", "Gum Health" dhe "White+" (vetëm modele të caktuara). Në bazë të kokës së furçës inteligjente që përdor, modaliteti dhe intensiteti optimal do të zgjidhen automatikisht nga teknologjia "BrushSync". Për ta ndryshuar modalitetin manualisht, shtypni butonin e modalitetit/intensitetit teksa furça është e fikur. Të gjitha kokat e furçës punojnë me secilin modalitet. "Clean" dhe "Deep Clean+" Gum Health White+ Përfitimi Heqja e cipës Heqja e cipës dhe masazhimi i mishrave Heqja e cipës dhe njollave në sipërfaqe Niveli i rekomanduar i intensitetit E lartë E lartë E lartë Koha totale e larjes Clean: 2 minuta Deep Clean+: 3 minuta* 3 minuta e 20 sekonda 2 minuta e 40 sekonda485 Shqip "Clean" dhe "Deep Clean+" Gum Health White+ Si t'i lani dhëmbët Clean: Lani secilin segment për 20 sekonda. "Deep clean+": Lani secilin segment për 30 sekonda.* Lani secilin segment për 20 sekonda, më pas lani segmentet 7,8,9 dhe 10 për 20 sekonda secili. Lani secilin segment për 20 sekonda, më pas lani segmentet 7 dhe 8 për 20 sekonda secili. *Shënim: Kur lani dhëmbët me aplikacionin "Philips Sonicare" në modalitetin "Deep Clean+", koha e larjes do të jetë 2 minuta kur është e lidhur me aplikacionin dhe 3 minuta kur nuk është e lidhur me aplikacionin Intensitetet Furça e dhëmbëve elektrike vjen me 3 cilësime të ndryshme të intensitetit: - intensitet i ulët (një shirit) - intensitet mesatar (dy shirita) - intensitet i lartë (tre shirita)486 Shqip Kur bashkohet me dorezën, koka e furçës inteligjente zgjedh automatikisht intensitetin e rekomanduar/Nëse doni të kaloni në një intensitet tjetër, ju mund ta bëni këtë duke shtypur butonin e modalitetit/intensitetit ndërkohë që lani dhëmbët. Intensiteti nuk ndryshohet dot për sa kohë që doreza është e fikur apo në pushim. Teknologjia "BrushSync" Teknologjia "BrushSync" mundëson që koka e furçës të komunikojë me dorezën duke përdorur një mikroçip. Simboli në pjesën e poshtme të kokës së furçës tregon se koka e furçës është e pajisur me këtë teknologji. Teknologjia "BrushSync" mundëson: - Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës - Çiftimi i modalitetit "BrushSync" "Philips Sonicare" ofron një gamë të gjerë të kokave të furçës inteligjente, të pajisura me teknologjinë "BrushSync". Për të zbuluar gamën e plotë të kokave të furçës së dhëmbëve dhe për të gjetur kokën e furçës që është më e përshtatshme për ju, shkoni te www.philips.com/toothbrush-heads për më shumë informacion. Funksionet - Sinjalizimi i sensorit të presionit - BrushPacer - SmarTimer - EasyStart - Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës - Çiftimi i modalitetit të kokës së furçës Sinjalizimi i sensorit të presionit Furça juaj e dhëmbëve "Sonicare" mat presionin që ushtroni kur lani dhëmbët për t'i mbrojtur mishrat dhe dhëmbët nga dëmtimi.487 Shqip Nëse ushtroni presion të tepërt, doreza ndryshon dridhjen e saj dhe drita e rikujtesës për ndërrimin e kokës së furçës në dorezë pulson në ngjyrë portokalli derisa të pakësoni presionin. Shënim: Sensori i presionit vjen i aktivizuar me produktin. Për të çaktivizuar këtë funksion (shih «Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve»). BrushPacer "BrushPacer" është një kohëmatës me intervale që ju ndihmon në larjen e njëtrajtshme të dhëmbëve në të gjithë gojën duke e ndarë atë në 6 seksione. SmarTimer "SmarTimer" tregon se cikli i larjes së dhëmbëve ka përfunduar duke e fikur automatikisht furçën në fund të ciklit të larjes. Dentistët profesionistë rekomandojnë që dhëmbët të lahen për jo më pak se 2 minuta, dy herë në ditë. Shënim: Nëse e shtypni butonin e ndezjes/fikjes pasi keni filluar ciklin e larjes, furça e dhëmbëve ndalon. Pas një ndalese prej 30 sekondash, "SmarTimer" rivendoset. EasyStart Ky model i "Philips Sonicare" vjen me funksionin "EasyStart" të çaktivizuar. Funksioni "EasyStart" e rrit me kujdes fuqinë gjatë 14 larjeve të para për t'ju ndihmuar që të mësoheni me larjen e dhëmbëve me "Philips Sonicare". Funksioni "EasyStart" funksionon me të gjitha modalitetet. Mohimi i përgjegjësive Kur furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" përdoret në studime klinike, ajo duhet të përdoret në intensitet të lartë dhe me dorezën të karikuar plotësisht dhe funksionin "EasyStart" të çaktivizuar. Për të aktivizuar EasyStart (shih «Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve»).488 Shqip Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës "Philips Sonicare" është i pajisur me teknologjinë "BrushSync" që gjurmon konsumimin e kokës së furçës suaj. Shënim: Kjo veçori funksionon vetëm me kokat e furçave inteligjente "Philips Sonicare" me teknologjinë "BrushSync".

Kur vendosni një kokë të re furçe inteligjente për herë të parë, doreza e njeh që keni një kokë furçe "Philips" nëpërmjet teknologjisë "BrushSync" dhe fillon të gjurmojë konsumimin e kokës së furçës.

Me kalimin e kohës, në bazë të presionit që ushtroni dhe të kohës totale të përdorimit të kokës së furçës, doreza gjurmon konsumin e kokës së furçës për të përcaktuar kohën optimale për ndërrimin e kokës së furçës. Ky funksion garanton pastrim dhe kujdes optimal për dhëmbët tuaj.

Kur treguesi i rikujtesës për ndërrimin e kokës së furçës ndizet në ngjyrë portokalli, duhet të ndërroni kokën e furçës. Shënim: Të gjitha kokat e furçës inteligjente ofrohen me funksionin e rikujtesës për ndërrimin e kokës së furçës të aktivizuar. Për të çaktivizuar rikujtesën për ndërrimit të kokës së furçës, shihni "Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve". Çiftimi i modalitetit të kokës së furçës Kokat e furçës me teknologjinë "BrushSync" janë të pajisura me një mikroçip, i cili komunikon me dorezën dhe e çifton atë automatikisht me modalitetin dhe intensitetin e rekomanduar. Shumica e kokave të furçës me teknologjinë "BrushSync" do të çiftohen automatikisht me modalitetin "Clean". Kokat e furçës me përfitime specifike çiftohen me modalitetin përkatës (kur disponohet); disa shembuj janë: - G3 Premium Gum Care: Modaliteti "Gum Health" - "W3 Premium White" ose W(c) "DiamondClean(compact)": Modaliteti "White+" Shënim: Nëse zgjidhni të ndryshoni modalitetin/intensitetin nga cilësimi i rekomanduar, koka489 Shqip e furçës do të kujtojë cilësimin e zgjedhur në seancat e ardhshme të larjes. Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve Mund të aktivizoni apo çaktivizoni funksionet e mëposhtme të furçës suaj të dhëmbëve: - EasyStart - Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës - Sinjalizimi i sensorit të presionit Shënim: Rikujtesën për ndërrimin e kokës së furçës mund ta aktivizoni ose çaktivizoni vetëm kur në dorezë është vendosur një kokë furçe inteligjente. Nga doreza: Hapi 1: Vendoseni dorezën në një karikues të lidhur/në kutinë e karikimit për udhëtim. Hapi 2: Shtypni dhe mbani shtypur butonin e ndezjes/fikjes për: EasyStart Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës Sinjalizimi i sensorit të presionit Deri në 3 sekonda Deri në 5 sekonda Deri në 7 sekonda

Hapi 3: Lëshojeni butonin e ndezjes/fikjes kur të dëgjoni: 1 tingull 1 tingull dhe pastaj 2 tinguj 1 tingull, 2 tinguj dhe pastaj 3 tinguj

Së bashku me:490 Shqip Nëse shihni se LED i majtë i treguesit të baterisë pulson 2 herë në ngjyrë të gjelbër dhe dëgjoni 3 tone, nga i ulët në të lartë, atëherë funksioni është aktivizuar. OSE Nëse shihni se LED i majtë i treguesit të baterisë pulson 1 herë në ngjyrë portokalli dhe dëgjoni 3 tone, nga i lartë në të ulët, atëherë funksioni është çaktivizuar. Higjienizues UV Shënim: Aksesorët e përfshirë mund të ndryshojnë në bazë të modelit të blerë. Me higjienizuesin UV ju mund ta pastroni kokën e furçës pas çdo përdorimi. Hiqeni nga priza higjienizuesin, ndaloni përdorimin dhe telefononi Kujdesin e klientit nëse: - Llamba e dritës UV qëndron e ndezur kur dera është e hapur. - Dritarja e higjienizuesit është thyer ose mungon. - Higjienizuesi nxjerr tym ose aromë djegieje gjatë punës. Shënim: Drita UV mund të jetë e dëmshme për syrin dhe lëkurën e njeriut. Kjo pajisje duhet të mbahet në çdo kohë larg fëmijëve.

Pas çdo larje me furçë, shpëlajeni kokën e furçës dhe shkundni ujin e tepërt. Paralajmërim: Sigurohuni që kapaku i kokës së furçës mos të jetë në kokën e furçës teksa ajo po pastrohet në higjienizues.491 Shqip

Vendoseni gishtin në hapjen e derës në pjesën e sipërme të higjienizuesit dhe hapni derën.

Vendosni kokën e furçës në një prej 2 dhëmbëzave në higjienizues me fijet e furçës që drejtohen nga llamba e dritës. Shënim: Kokat zëvendësuese bashkuese të furçës Philips Sonicare pastrojini vetëm në higjienizues. Shënim: Kokat e furçës "Philips Sonicare for Kids" mos i pastroni në higjienizues.

Sigurohuni që higjienizuesi të lidhet me prizën e rrymës me tensionin e duhur.

Mbylleni derën dhe shtypni butonin e gjelbër të ndezjes/fikjes një herë për të zgjedhur ciklin e pastrimit UV. Shënim: ju mund ta ndizni higjienizuesin vetëm nëse dera është mbyllur mirë. Shënim: higjienizuesi ndalon së funksionuari nëse e hapni derën gjatë ciklit të higjienizuesit. Shënim: Cikli i higjienizuesit zgjat rreth 10 minuta dhe më pas fiket automatikisht. Higjienizuesi është në punë kur drita ndriçon përmes dritares. Karikimi dhe statusi i baterisë Kjo furçë e dhëmbëve "Philips Sonicare" është projektuar për të ofruar të paktën 28 seanca larje dhëmbësh, ku secila prej tyre zgjat 2 minuta (14 ditë nëse përdoret dy herë në ditë) me një bateri të karikuar plotësisht. Treguesi i baterisë tregon statusin e baterisë kur përfundoni seancën e larjes 2-minutëshe, kur vendosni furçën e dhëmbëve në pauzë ose kur ajo është duke u karikuar. Shënim: Mund të duhen deri në 24 orë që bateria të karikohet plotësisht përpara përdorimit të parë, por ju492 Shqip mund ta përdorni furçën e dhëmbëve "Philips Sonicare" përpara se ajo të jetë karikuar plotësisht. Karikimi Karikimi në karikues ose higjienizues UV

Vendoseni karikuesin ose higjienizuesin në një prizë elektrike.

Vendosni dorezën në karikues ose higjienizues. - Doreza do të lëshojë 2 tinguj të shkurtër për të konfirmuar se doreza është vendosur siç duhet. - Drita pulsuese e treguesit të nivelit të baterisë tregon se furça e dhëmbëve po karikohet. - Kur doreza të jetë karikuar plotësisht në karikues, drita e treguesit të baterisë do të bëhet e gjelbër e qëndrueshme për 30 sekonda dhe më pas do të fiket. Karikimi me kutinë për udhëtim Shënim: Aksesorët e përfshirë mund të ndryshojnë në bazë të modelit të blerë.

Vendoseni kabllon USB në kutinë e karikimit për udhëtim.

Lidhni kabllon USB të bashkuar me fuqinë hyrëse 5 V DC nga: - Ushqyesi USB i ofruar. - Një lidhës USB standard kompjuteri personal në listën "UL" ose e certifikuar sipas ANSI/UL 60950-1. - Një furnizim me energji me portë dalëse USB në listën "UL" ose i certifikuar sipas ANSI/UL 60950-1. - Një furnizim me energji i kategorisë 2 1310 në listën "UL" ose i certifikuar. E rëndësishme: Ushqyesi duhet të jetë burim i sigurt me tension tepër të ulët, i përputhshëm me vlerat elektrike të shënuara në pjesën e poshtme të pajisjes.

Vendoseni dorezën në kutinë e karikimit për udhëtim. - Doreza do të lëshojë 2 tinguj të shkurtër për të konfirmuar se doreza është vendosur siç duhet. - Drita pulsuese e treguesit të nivelit të baterisë tregon se furça e dhëmbëve po karikohet.

Kutia për udhëtim do ta karikojë furçën e dhëmbëve derisa të karikohet plotësisht.493 Shqip - Kur doreza të jetë karikuar plotësisht, treguesi i baterisë ndizet në ngjyrë të gjelbër për 30 sekonda dhe më pas fiket. Shënim: Karikimi i dorezës me kutinë e karikimit për udhëtim mund të zgjasë më shumë sesa në karikues. Statusi i baterisë Statusi i baterisë (doreza e lidhur me karikuesin/në kutinë e karikimit për udhëtim) Kur doreza është e vendosur në karikues ose në kutinë e karikimit për udhëtim, treguesi i baterisë tregon nivelin e baterisë. Statusi i baterisë Numri i dritave LED pulsuese Ngjyra e LED E ulët 1 E gjelbër pulsuese Pjesërisht plot 2 E gjelbër pulsuese Plot 3 E gjelbër pulsuese derisa të karikohet plotësisht, më pas qëndron në ngjyrë të gjelbër për 30 sekonda dhe më pas fiket. Statusi i baterisë (kur doreza nuk është e lidhur në karikues/në kutinë e karikimit për udhëtim) Kur furça e dhëmbëve është aktive, treguesi i baterisë në pjesën e poshtme të dorezës tregon nivelin e baterisë. Statusi i baterisë Numri i dritave LED Ngjyra e LED Plot 3 E gjelbër e qëndrueshme Pjesërisht plot 2 E gjelbër e qëndrueshme E ulët 1 E gjelbër e qëndrueshme Bosh 1 (me tinguj) Pulson në ngjyrë portokalli494 Shqip Shënim: Për të kursyer energji, treguesi i baterisë do të fiket kur nuk është në përdorim. Shënim: Kur bateria është shkarkuar plotësisht, furça e dhëmbëve fiket. Për të karikuar furçën e dhëmbëve, vendoseni atë në karikues. Shënim: Për ta mbajtur baterinë të karikuar plotësisht gjatë gjithë kohës, mund ta mbani furçën e dhëmbëve në karikues kur nuk e përdorni. Pastrimi Doreza e furçës së dhëmbëve

Hiqni kokën e furçës dhe shpëlajeni zonën e boshtit metalik me ujë të ngrohtë. Sigurohuni që të hiqni mbetjet e pastës së dhëmbëve. Kujdes: Mos ushtroni forcë mbi gominën e boshtit metalik me objekte të mprehta, pasi mund ta dëmtoni.

Fshijeni të gjithë sipërfaqen e dorezës me leckë të njomë. Shënim: Mos e trokisni dorezën në lavaman për të hequr ujin e tepërt. Koka e furçës

Shpëlani kokën dhe fijet e furçës pas çdo përdorimi.

Hiqni kokën e furçës nga doreza dhe shpëlajeni bashkuesin e kokës së furçës me ujë të ngrohtë të paktën një herë në javë. Shpëlajeni kapakun për udhëtim sa herë të jetë e nevojshme. Ngarkuesi

Fshijeni sipërfaqen e ngarkuesit me leckë të njomë. Kutia për udhëtim Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe përdorni një leckë të njomë për të pastruar brenda kutisë për udhëtim.495 Shqip Kutia e karikimit për udhëtim

Hiqeni kutinë e karikimit për udhëtim nga priza përpara se ta pastroni.

Përdorni një leckë të njomë për të fshirë sipërfaqen e kutisë për udhëtim. Higjienizues UV Paralajmërim: Mos e zhytni higjienizuesin në ujë ose mos e shpëlani në rubinet. Paralajmërim: Mos e pastroni higjienizuesin kur llamba e dritës UV është e nxehtë. Për efikasitet, rekomandohet që higjienizuesi të pastrohet çdo javë.

Hiqeni higjienizuesin nga priza.

Nxirreni vasketën e pikimit direkt jashtë. Shpëlajeni vasketën e pikimit dhe fshijeni me një leckë të njomë.

Pastroni të gjitha sipërfaqet e brendshme me leckë të lagur.

Hiqeni ekranin mbrojtës në pjesën e përparme të llambës së dritës UV. Për të hequr ekranin, kapni skajet pranë kunjave, shtypni lehtë dhe nxirrni ekranin mbrojtës.

Hiqni llambën e dritës UV. Për të hequr llambën e dritës, kapeni dhe nxirreni nga mbajtësja metalike.

Pastroni ekranin mbrojtës dhe llambën e dritës UV me një leckë të njomë.

Futeni sërish llambën e dritës UV. Për të rifutur llambën, bashkërenditni fundin e llambës me mbajtësen metalike dhe shtyjeni llambën në mbajtëse.

Futeni sërish ekranin mbrojtës. Për të rifutur ekranin, bashkërenditni dhëmbëzat në ekran me vrimat në sipërfaqen reflektive pranë llambës së dritës UV. Shtyjeni ekranin direkt në vrima në higjienizues.

Vendoseni sërish vasketën e pikimit në higjienizuesin UV.496 Shqip

Pas pastrimit, sigurohuni që higjienizuesi të jetë plotësisht i thatë përpara ta fusni në prizë. Ruajtja Nëse nuk do ta përdorni për një kohë të gjatë produktin, hiqeni atë nga priza, pastrojeni dhe ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit. Zëvendësimi Për të arritur rezultate optimale, ndërrojini kokat e furçës "Philips Sonicare" çdo 3 muaj. Përdorni vetëm koka zëvendësuese furçe Philips Sonicare. Gjetja e numrit të modelit Shikoni në pjesën e poshtme të dorezës së furçës së dhëmbëve "Philips Sonicare" për numrin e modelit (HX9600) Garancia dhe mbështetja Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi vizitoni www.philips.com/support ose lexoni fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare. Përjashtimet nga garancia Çfarë nuk mbulohet nga garancia: - Aksesorët për brenda gojës, duke përfshirë kokat dhe grykëzat e furçës. - Dëmtimin e shkaktuar nga përdorimi i pjesëve të ndërrimit ose kokave të furçës të paautorizuara. - Dëmtimin e shkaktuar nga keqpërdorimi, abuzimi, pakujdesia, modifikimi ose riparimi i paautorizuar. - Konsumimin e zakonshëm, duke përfshirë ciflosjet, gërvishtjet, gërryerjet, çngjyrimin ose zbehjen. - Llamba e dritës UV.497 Shqip Riciklimi - Ky simbol do të thotë që produktet elektrike dhe bateritë nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë. - Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike dhe baterive. - Llamba e dritës UV e higjienizuesit përmban merkur. Mos e hidhni llambën e dritës UV me mbeturinat normale të shtëpisë në fund të jetëgjatësisë së saj. Dorëzojini në pikë zyrtare grumbullimi për riciklim. Heqja e baterisë së ringarkueshme Bateria e karikueshme e integruar duhet të hiqet vetëm nga një profesionist i kualifikuar kur pajisja hidhet. Para se të hiqni baterinë, sigurohuni që ajo të jetë shkarkuar plotësisht. Merrni masat e nevojshme paraprake kur përdorni veglat për të hapur pajisjen dhe kur hidhni baterinë e rikarikueshme. Sigurohuni të mbroni sytë, duart, gishtat dhe sipërfaqen mbi të cilën punoni. Kur administroni bateritë sigurohuni që duart tuaja, produkti dhe bateritë të jenë të thata. Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e baterive të takojnë me sende metalike (p.sh. monedha, karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë me fletë alumini. Mbrojuani kontaktet me ngjitëse ose vendosini bateritë në një qese plastike përpara se t'i hidhni. Heqja e baterisë së rikarikueshme Për të hequr baterinë e ringarkueshme ju nevojitet një peshqir ose leckë, si dhe një çekiç dhe një kaçavidë me kokë të rrafshët (standarde). Zbatoni masat paraprake bazë të sigurisë gjatë ndjekjes së procedurës së përshkruar më poshtë.498 Shqip

Për të shkarkuar ngarkesat nga bateria e rikarikueshme, hiqni dorezën nga karikuesi, ndizni furçën e dhëmbëve dhe lëreni të punojë derisa të ndalojë. Përsëriteni këtë hap derisa furça e dhëmbëve të mos ndizet më.

Hiqeni kokën e furçës dhe hidheni. Mbulojeni të gjithë dorezën me një peshqir ose leckë.

Mbani majën e dorezës me njërën dorë dhe godisni folenë e dorezës 0,5 inç mbi skajin fundor. Godisni fort me një çekiç në të 4 anët për të nxjerrë kapakun fundor. Shënim: Mund t'ju duhet të godisni disa herë në skajin fundor për të thyer bashkueset e brendshme.

Hiqni kapakun fundor nga doreza e furçës së dhëmbëve. Nëse kapaku fundor nuk shkëputet lehtësisht nga foleja, përsëriteni hapin 3 derisa ai të shkëputet.

Shtyni boshtin për poshtë mbi një sipërfaqe të fortë duke e mbajtur dorezën përmbys. Nëse pjesët e brendshme nuk hiqen lehtësisht nga foleja, përsëriteni hapin 3 derisa këto pjesë të shkëputen.499 Shqip

Futni kaçavidën midis baterisë dhe skeletit të zi në pjesën e poshtme të pjesëve të brendshme. Më pas, shkëputni kaçavidën nga bateria për të thyer pjesën e poshtme të skeletit të zi.

Futni kaçavidën midis pjesës së poshtme të baterisë dhe skeletit të zi për të thyer gjuhëzën metalike që lidh baterinë me qarkun elektrik të gjelbër. Ky veprim do të shkëpusë skajin fundor të baterisë nga skeleti.

Kapni baterinë dhe hiqeni nga pjesët e brendshme për të thyer gjuhëzën e dytë metalike të baterisë. Kujdes: Ruhuni nga skajet e mprehta të gjuhëzave të baterisë për të mos lënduar gishtat.

Mbuloni me shirit ngjitës kontaktet e baterisë për të shmangur qarqet e shkurtra elektrike nga ngarkesa e mbetur e baterisë. Tani bateria e karikueshme mund të riciklohet dhe pjesa e mbetur e produktit mund të asgjësohet në mënyrën e duhur. Shënim: Mos e hidhni pajisjen me mbeturinat normale shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së tij, por dorëzojeni në një pikë zyrtare grumbullimi për riciklim. Duke vepruar kështu, ju ndihmoni në ruajtjen e mjedisit.Slovenščina