BHP623E11W - Kapaku GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas BHP623E11W GORENJE në format PDF.

GORENJE BHP623E11W - Kapaku
📄 140 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE BHP623E11W - page 114
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Marka Gorenje
Modeli BHP623E11W
Lloji i produktit Aspiratori i kuzhinës
Versioni i përdorimit Shkarkim i jashtëm ose riciklim me filtër karboni
Numri i shpejtësive të motorit 3 (shpejtësia 1, 2, 3)
Ndriçimi LED (jetëgjatë, kursim energjie)
Filtri kundër yndyrës Metalik, i larë (me dorë ose në pjatalarëse, çdo muaj)
Filtri me karbon aktiv Opsional për versionin riciklim, zëvendëso çdo 4 muaj
Distanca minimale e sigurisë 50 cm (sobë elektrike), 65 cm (sobë gazi ose mikse)
Furnizimi elektrik 220-240 V ~ 50 Hz (kontrollo pllakën e të dhënave)
Kabllo e furnizimit Kabllo speciale, zëvendëso me pjesë origjinale nëse dëmtohet
Lloji i komandave Çelësat (ndezje/fikje motorri, përshpejtim shpejtësie, ndriçim)
Materiali Çelik inoks / qelq (vlerësim sipas dizajnit tipik)
Instalimi Kërkohen dy persona, peshë e rëndë
Mirëmbajtja Pastroni rregullisht me një leckë të lagur dhe detergjent neutral, pa alkool
Standardet Siguria: EN/CEI 60335-1, EN/CEI 60335-2-31; Performanca: EN/CEI 61591; CEM: EN 55014
Riciklimi Në përputhje me WEEE 2012/19/KE, mos hidhni në plehrat shtëpiake

Pyetjet më të shpeshta - BHP623E11W GORENJE

Cila është distanca minimale midis aspiratorit dhe pllakës së gatimit?
Për një sobë elektrike, distanca minimale është 50 cm. Për një sobë me gaz ose mikse, ajo duhet të jetë të paktën 65 cm. Nëse udhëzimet e sobës specifikojnë një distancë më të madhe, ndiqni ato.
Si të pastroni filtrin kundër yndyrës?
Filtri metalik kundër yndyrës duhet të pastrohet një herë në muaj. Mund ta lani me dorë me një detergjent jo agresiv ose në pjatalarëse në temperaturë të ulët me cikël të shpejtë. Mund të ndodhë zbehje, por nuk ndikon në filtrim.
Sa shpesh duhet të zëvendësohet filtri i karbonit?
Filtri me karbon aktiv (vetëm në versionin riciklim) duhet të zëvendësohet maksimumi çdo 4 muaj. Nuk mund të pastrohet ose rigjenerohet.
A mund ta përdor aspiratorin pa filtër karboni?
Po, nëse aspiratori është instaluar në versionin e shkarkimit të jashtëm, filtri i karbonit nuk është i nevojshëm dhe madje duhet të hiqet. Ai është i dobishëm vetëm në modalitetin e riciklimit (ajri kthehet në dhomë).
Si të instaloni aspiratorin në modalitetin e shkarkimit ose riciklimit?
Në modalitetin e shkarkimit, lidhni aspiratorin me një kanal të jashtëm (nuk ofrohet) me diametër të barabartë me fllanxhin. Në modalitetin e riciklimit, instaloni një filtër karboni (në dispozicion te shitësi juaj); ajri do të pastrohet nga yndyra dhe erërat përpara se të kthehet përmes grilës së sipërme.
Çfarë të bëni nëse aspiratori nuk ndizet?
Së pari kontrolloni nëse aspiratori është i lidhur dhe nëse ndërprerësi nuk ka kërcyer. Sigurohuni që priza është e arritshme. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shërbimin e asistencës teknike.
A janë të zëvendësueshme llambat LED?
Po, por zëvendësimi duhet të kryhet nga një profesionist. Kontaktoni shërbimin e asistencës teknike për të marrë pjesë origjinale.
Pse aspiratori bën zhurmë?
Zhurma mund të rritet nëse kanali i shkarkimit ka një diametër më të vogël se ai i fllanxhit ose nëse filtri është i ndotur. Sigurohuni që të përdorni një kanal të lëmuar dhe me dimensione të përshtatshme, dhe pastroni rregullisht filtrat.
A mund ta përdor aspiratorin me flakë nën tigan?
Jo, është rreptësisht e ndaluar të ndezësh flakë ushqimin nën aspirator. Flakët e lira mund të dëmtojnë filtrat dhe të shkaktojnë zjarr.
Si të zvogëloni ndikimin mjedisor të përdorimit të aspiratorit?
Përdorni shpejtësinë minimale gjatë gatimit dhe lëreni aspiratorin të punojë për disa minuta më pas. Përdorni shpejtësitë e larta vetëm në rast të prodhimit të lartë të avullit. Zëvendësoni filtrin e karbonit rregullisht për të ruajtur efikasitetin e mirë të erërave.

Pyetjet e përdoruesve rreth BHP623E11W GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapaku në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj BHP623E11W - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. BHP623E11W e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT BHP623E11W GORENJE

Oxhaku mund të ketë pamje të ndryshme nga ajo e paraqitur në skemat e këtij libërthi, gjithësesi udhëzimet për përdorimin, mirëmbajtjen dhe instalimin janë të njëjta.

Është e rëndësishme të ruani këtë manual në mënyrë që të keni mundësi të konsultoheni me të në çdo moment në rast pagartësie. Në rast shitjeje, dhurimi, ose shpërnguljeje sigurohuni të shoqëroni produktin.

Lexoni me kujdes udhëzimet. Ka informacione të rëndësishme.

Mos bëni ndryshime elektrike ose mekanike mbi produktin ose kabllin e shkarkimit. Para se të fillohet montimi, aparati duhet të verifikohet se të gjitha pjesët nuk janë të dëmtuara. Në rast të kundërt kontaktoni shitësin dhe mos filloni ta montoni.

Shënim: Detajet e shënuara me simbolin * janë aksesorë të mundshëm me të cilët pajisen vetëm disa modele ose detaje që nuk janë dhënë, por duhen blerë.

GORENJE BHP623E11W - 1

VËREJTJE

Kujdes! Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht instalimin.

Para çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës.

Gjatë gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni doreza pune.

Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore, dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të kundërt duhet të mbikëqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një njeri përgjegjës për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me pajisjen. Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i filtrave nuk është montuar siç duhet!

Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur sende, veç rastit se janë të këshilluara posaçërisht.

Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të tjera djegëse, ambienti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.

Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegie gazi apo lëndë të tjera djegëse. Është e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës.

Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të mënjanohet patjetër. Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit. Kur supria është duke punuar, pjesët e oxhakut mund të nxehen.

Për sa përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale kompetente.

Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (TË PAKTEN NJË HERË NË MUAJ), duke respektuar rregullat e përshkruara në këtë manual.

Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe i ndërrimit e pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri.

Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura siç duhet, për të shmangur kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual.

Kjo pajisje është e pajisur me shenjën dalluese sipas direktivës evropiane 2012/19/CE për pajisjet elektrike dhe elektronike (waste electrical and electronic equipment - WEEE).

Duke u kujdesur për një eliminim të rregullt të pajisjes, ndihmoni në shmangien e pasojave negative që mund të dëmtojnë ambientin dhe shëndetin në rast përpunimi jo të duhur të pajisjes.

GORENJE BHP623E11W - VËREJTJE - 1

Shenja e vendosur mbi pajisje apo në dokumentacionin përkatës, tregon se pajisja nuk mund të trajtohet si mbeturine shtëpiake. Kështu ajo duhet të grumbullohet në qendrën e përcaktuar për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për eliminimin e pajisjeve të tilla duhet të zbatohen rregullat vendore në fuqi për eliminimin e mbeturinave.

Për informacione më të hollësishme rreth trajtimit, grumbullimit dhe riciklimit të këtij produkti, ju lutem të lidheni me këshillin tuaj vendor, me shërbimin tuaj të eliminimit të mbeturinave shtëpiake ose me pikën ku keni blerë pajisjen.

Aparati është projektuar, testuar dhe prodhuar sipas:

  • Siguria: EN/IEC 60335-1; EN/IEC 60335-2-31, EN/IEC 62233. Performanca: EN/IEC 61591; ISO 5167-1; ISO 5167-3; ISO 5168; EN/IEC 60704-1; EN/IEC 60704-2-13; ISO 3741; EN 50564; IEC 62301. EMC: EN 55014-1; CISPR 14-1; EN 55014-2; CISPR 14-2; EN/IEC 61000-3-2; EN/IEC 61000-3-3.

Këshilla për një përdorim korrekt për reduktimin e impaktit ambjental:

Shtypni ON për të ndezur aspiratorin me një shpejtësi minimale kur filloni të gatuani dhe e mbani të ndezur për disa minuta pasi të keni përfunduar gatimin. Shtoni shpejtësinë vetëm në raste të një sasie të madhe tymi dhe avulli dhe përdorni shpejtësinë boost vetëm në raste ekstreme. Zëvendësoni filtrin me karbon nëse është e nevojshme për të arritur reduktimin e erërave me efikasitet. Pastroni filtrin e yndyrave nëse doni të arrini thithjen e yndyrave me efikasitet. Përdorni diametrin maksimal të kanalizimit të paraqitur në manualin e udhëzimeve për të maksimizuar efikasitetin dhe minimizuar zhurmën.

Kujdes! Mungesa e instalimit të vidave dhe të pajisjeve të fiksimit sipas këtyre udhëzimeve mund të sjellë rreziqe të natyrës elektrike.

PERDORIMI

Oxhaku thithës është realizuar për t'u përdorur në llojin thithës me nxjerrje të jashtme ajri ose filtruese me qarkullim të brendshëm.

GORENJE BHP623E11W - PERDORIMI - 1

LLOJI THITHËS

Avujt nxirren jashtë nëpërmjet një tubi shkarkimi të fiksuar në flanxhën e rakordimit. Diametri i tubit të shkarkimit duhet të jetë i barabartë me diametrin e unazës lidhëse.

Kujdes! Tubi i evakuimit nuk përfshihet tek pajisjet, ndaj duhet blerë.

Në pjesën horizontale, tubi duhet të ketë një përkulje të lehtë në pjesën e sipërme (rreth 10°) në mënyrë që të mund ta transportojë ajrin jashtë lehtësisht.

Nëse oxhaku është i pajisur me filtra karboni, këta duhet të hiqen.

Lidheni oxhakun me tubat dhe vrimat e shkarkimit në mur me një diametër të barabartë me daljen e ajrit (flanxhën e rakordimit).

Përdorimi i tubave dhe vrimave të shkarkimit në mur me diametër më të vogël seç duhet do të çojë në një ulje të fuqisë thithëse dhe në një rritje të madhe të zhurmës.

Përjashtohemi nga çdo përgjegjësi për një rast të tillë.

! Përdorni një kabell sa më të shkurtër

Përdorni një kabell me sa më pak kthesa (këndi i kthesës maksimumi 90°)! Evitoni kthesat e forta të pjesëve të kabllit. Përdorni një kabëll që pjesën e brendshme ta ketë sa më të lëmuar. Materiali i kabllit duhet të jetë sipas normativave të paracaktuara.

GORENJE BHP623E11W - LLOJI THITHËS - 1

LLOJI FILTRUES

Ajri i thithur do të pastrohet e aromatizohet para se të rikthehet në dhomë. Për ta përdorur oxhakun në këtë version është e nevojshme të instalohet një sistem filtrimi i pajisur me bazë filtrash karboni.

MONTIMI

Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të enëve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50 cm në rastin e kuzhinave elektrike dhe jo më pak se 65 cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera.

Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.

Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë, atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.

Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.

Oxhaku është pajisur me një kabllo ushqyese të veçantë; në rast dëmtimi të kabllos, kërkojini një tjetër shërbimit të ndihmës teknike.

MONTIMI

Produkt me peshë të madhe, lëvizja dhe instalimi i aspiratorit duhet bërë të paktën nga dy ose më shumë persona. Përpara se të filloni instalimin:

Verifikoni nëse produkti i blerë ka përmasat e duhura me zonën ku do të bëhet instalimi. Hiqni filtrin/at prej karboni aktiv nëse ekzistojnë (shihni dhe paragrafin përkatës). Ky/keto filtër/do të rimontohet/en vetëm nëse do të përdoret oxhaku lloj thithës. Verifikoni që në brendësi të oxhakut të mos ketë (për arsye transporti), materiale ambalazhi (p.sh., zarfa me vida, garancia etj.), sipas rastit hiqini dhe ruajini. Nëse është e mundur të hiqni dhe të lëvizni mobiljet ekzistuese përreth zonës ku do të montohet oxhaku në mënyrë që të keni më shumë hapësirë midis murit dhe tavanit ku do të montohet oxhaku. Përndryshe mundohuni të ruani sa më shumë të jetë e mundur mobiljet dhe të gjitha pjesët që do të ndikohen nga instalimi. Zgjidhni një sipërfaqe të sheshtë, mbulojeni me një mbulesë në mënyrë që të mos dëmtohet, pastaj vendosni oxhakun dhe pjesët e ambalazhit. Verifikoni ndërkohë që në afërsi të zonës së instalimit të oxhakut (zonë që të jetë e përdorshme edhe kur të jetë oxhaku i montuar) të jetë e disponueshme një prizë elektrike që të jetë e mundur të lidhet me një pajisje që shkarkon tymin jashtë (vetëm lloji thithës). Të diqen të gjitha punimet e nevojshme gjatë ndërtimit të murit (p.sh., instalimi i një prize elektrike si dhe një vrime që do të shërbejë për kalimin e tubit të shkarkimit.

Oxhaku është pajisur me priza fiksuese, të përshtatshme për pjesën më të madhe të mureve dhe tavaneve. Është gjithsesi e rëndësishme të kontaktoni me një teknik të kualifikuar, për t'iu siguruar në lidhje me përshtatshmërinë e materialit me muret dhe tavanin. Muri ose tavani duhet të jenë të qëndrueshëm në mënyrë që të përballojnë peshën e oxhakut.

FUNKSIONIMI

Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqendrimi të veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë që të ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.

GORENJE BHP623E11W - FUNKSIONIMI - 1

  1. ON/OFF i motorit.

Duke shtypur butonin gjatë punës së aspiratorit, kalohet në gjendje OFF.

  1. 2, 3 Rritja e shpejtësisë.

Duke shtypur butonin, aspiratori kalon nga gjendja OFF në shpejtësinë 1.

Duke shtypur butonin (aspiratori në gjendje ON), rritet shpejtësia e motorit nga shpejtësia 1 në një më intensive.

Shpejtësia 1: 1

Shpejtësia 2: 2

Shpejtësia 3: 3

  1. ON/OFF e dritave.

MIRËMBAJTJA

Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës.

PASTRIMI

Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryhet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me lëng larës të lëngët jo gërryes.

Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryes. MOS PËRDORNI ALKOOL!

Kujdes: Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni udhëzimet e dhëna.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motori, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.

FILTRA KUNDËR YNDYRËS

Thith avujt e yndyrës së gatimit.

Filtri kundër yndyrës metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjent jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër.

Kur lahet në makinë larëse, filtri kundër yndyrës metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrit nuk ndryshojnë aspak.

Për çmontimin e filtrave të yndyrës, hiqni mbajtëset e filtrit.

FILTRI PREJ KARBONI AKTIV (Vetëm për Llojin Filtrues)

Thith aromat e pakëndshme të gatimit.

Bllokimi i filtrit të karbonit vihet re pas një përdorimi pak a shumë të gjatë, sipas llojit të kuzhinës dhe rregullisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë, është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.

NUK mund të lahet dhe të rivendoset.

ZËVENDËSIMI I LLAMBËVE

Aspiratori ka një sistem ndriçimi që bazohet në teknologjinë LED.

LED garantojnë një ndriçim optimal, që zgjat deri 10 herë më shumë se të llambave tradicionale dhe japin mundësinë të kursehet 90% e energjisë elektrike.

Për ndërrimin e aspiratorit kontaktoni asistentcën teknike.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : BHP623E11W

Kategori : Kapaku