HBA5550W - Blender BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas HBA5550W BEKO në format PDF.
| Lloji i produktit | Mikser dore |
| Marka | Beko |
| Modeli | HBA5550W |
| Fuqia | 550 W |
| Furnizimi | 220-240 V ~, 50/60 Hz |
| Kapaciteti i enës | ~500 ml (vlerësim) |
| Materiali i enës | Plastikë |
| Materiali i teheve | Çelik inoks |
| Funksionet kryesore | Përzierje, grirje, rrahje |
| Numri i shpejtësive | 2 (e ngadaltë dhe e shpejtë) |
| Butoni Turbo | Po |
| Funksioni Pulse | Po (shtypje prej 1 deri në 2 sekonda) |
| Aksesorët e përfshirë | Shufër përzierjeje metalike, shufër përzierjeje me tehe, rrahësit, gotë e graduar, enë plastike, kapak qendror |
| Lloji i bazës | Baza prej gome kundër rrëshqitjes |
| Siguria | Mos e zhytni bllokun e motorit, mos e përdorni pa përbërës, mos përpunoni ushqime të nxehta |
| Mirëmbajtja | Pastroni bllokun e motorit me një leckë të lagur, aksesorët në enëlarëse ose me ujë të ngrohtë |
| Enëlarëse | Po (gotë e graduar, tehe dhe rrahës në raftin e sipërm) |
| Përdorimi i synuar | Vetëm për përdorim shtëpiak |
| Koha maksimale e funksionimit | 10 sekonda të njëpasnjëshme, pastaj 1 minutë ftohje |
| Sasi maksimale | Shembuj: hudhër/qepë 150-250 g, supë 200-300 g, majdanoz 40-50 g, mish 100-150 g |
Pyetjet më të shpeshta - HBA5550W BEKO
Pyetjet e përdoruesve rreth HBA5550W BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Blender në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HBA5550W - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HBA5550W e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT HBA5550W BEKO
Faleminderit që keni preferuar këtë pajisje Beko. Shpresojmë që të arrini rezultatet më të mira nga pajisja juaj e cila është prodhuar me cilësi të lartë dhe teknologjinë më të fundit. Për këtë arsye, ju lutem lexoni me kujdes këtë manual dhe të gjitha dokumentet e dhëna para se ta përdorni pajisjen dhe ruajeni për t'u referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni pajisjen dikujt tjetër, jepini edhe manualin e përdorimit. Ndiqni udhëzimet duke i kushtuar vëmendje të gjitha informacioneve dhe paralajmërimeve në manualin e përdorimit.
Kuptimi i simboleve
Në pjesë të ndryshme të këtij manuali janë përdorur simbolet e mëposhtme:

Informacione të rëndësishme dhe sugjerime të dobishme për përdorimin.

PARALAJMËRIM: Paralajmërime për situata të rrezikshme në lidhje me sigurinë e jetës dhe pronës.

I përshtatshëm për kontakt me ushqimin.

Mos e zhytni pajisjen në ujë.

Kategoria e mbrojtjes për goditjet elektrike.

Ky produkt është prodhuar në ambiente që nuk dëmtojnë mjedisin, të teknologjisë më të fundit.
1
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Kjo pjesë përmban udhëzime sigurie që do të ndihmojnë në mbrojtjen nga rreziqet për lëndime personale ose dëmtime materiale.
Mosndjekja e këtyre udhëzimeve i bën të gjitha garancitë të pavlefshme.
1.1 Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje i përmbahet standardeve ndërkombëtare të sigurisë.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga njerëz që kanë aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose që nuk kanë njohuri dhe përvojë, me kusht që të mbikëqyren ose që të kuptojnë udhëzimet në lidhje me përdorimin e sigurt të produktit dhe rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Punët e pastrimit dhe mirëmbajtjes nuk duhet të bëhen nga fëmijët.
- Kjo pajisje nuk mund të përdoret nga fëmijët.
- Mbajeni pajisjen dhe kabllin e energjisë larg fëmijëve.
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
- Mos e përdorni kabllin e energjisë, thikat ose vetë pajisjen nëse është dëmtuar. Kontaktoni një servis të autorizuar.
- Përdorni vetëm pjesë origjinale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
- Mos u mundoni ta çmontoni pajisjen.
- Rrjeti juaj i energjisë duhet të jetë në përputhje me informacionet e dhëna në etiketën e vlerave të pajisjes.
- Mos e përdorni pajisjen me kabëll zgjatimi.
- Mos e tërhiqni kabllin e energjisë kur e hiqni pajisjen nga priza.
- Hiqeni pajisjen nga priza kur lihet pa punë dhe prisni që të ndalojë komplet kur montoni/hiqni aksesorët ose para se ta pastroni.
- Mos e prekni spinën e pajisjes me duar të lagura.
- Mos e përdorni pajisjen për ushqime të nxehta.
Udhezime te rendesishme per sigurine dhe mjedisin
- Per te parandaluar nxehjen e tepert, mos e perdorni pajisjen pa pushim per me shume se 10 sekonda. Lereni te ftohet 1 minute pas cdo perdorimi prej 10 sekondash.
- Perdoreni pajisjen vetem me bazen dhe enen e dhene.
- Mos e perdorni pajisjen pa perberesit ne tas.
- Hiqni kockat dhe guret nga ushqimi per te mos lejuar qe te demtohen thikat dhe pajisja.
- Kjo pajisje nuk eshte e pershtatshme per ushqime te thata ose te forta pasi kjo do te beje qe thikat te behen shpejt te vamprehta.
- Ndiqni te gjitha paralajmerimet per te parandaluar demtimet per shkak te perdorimit te gabuar.
- Kur zbrazni enen, gjate pastrimit dhe kur kapni thikat me duar te zhveshura, mund te ndodhin lendime serioze per shkak te perdorimit te gabuar. Perdoreni pjesen plastike kur kapni thiken e prerjes.
- Pasi ta keni pastruar, thajeni pajisjen dhe te gjitha pjeset para se ta lidhni ne korrent dhe para se te vendosni pjeset.
Udhezime te rendesishme per sigurine dhe mjedisin
- Mos e zhytni pajisjen, kablline energjise ose spinen ne uje apo ne lengje te tjera.
- Mos e vini pajisjen ne pune ose mos vendosni asnje pjese te pajisjes mbi siperfaqe te nxehta ose prane tyre.
- Nese i ruani materialet e paketimit, mbajini larg femijeve.
1.2 Pajtueshmeria me direktiven WEEE dhe hedhja e mbetjeve:
Ky produkt i përmbahet Direktivës WEEE të BE (2012/19/EU). Ky produkt mbart një simbol klasifikimi për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE).

Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Mos e hidhni produktin bashkë me mbeturinat shtëpiake ose mbeturinat e tjera në fund të jetës së tij. Çojeni në një qendër grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elek
tronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar më shumë rreth këtyre qendrave të grumbullimit.
1.3 Pajtimi me direktivën RoHS
Produkti që keni blerë i përmbahet Direktivës RoHS të BE (2011/65/EU). Nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të përcaktuara në Direktivë.
1
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
1.4 Informacione për paketimin

Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar prej materialesh të riciklueshme sipas rregullave tona kombëtare për mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose të tjera. Çojini ato në pikat e grumbullimit të ma
terialeve të paketimit të caktuara nga autoritetet vendase.
1.5 Gjëra që mund të bëni për kursimin e energjisë
Ndiqni kohët e rekomanduara në manual gjatë përdorimit. Hiqeni pajisjen nga priza pas përdorimit.
2 Seti mikser juaj
2.1 Përmbledhje


- Rrahëset
- Kapaku i mesit
- Ena plastike
- Koka e rrahëses
- Bazë gome kundër rrëshqitjes
- Boshti përzierjes
- Boshti përzierjes
- Gotë matëse
- Njësia e motorit
- Butoni turbo
- Çelësi i punimit
2.2 Të dhëna teknike
Furnizimi me energji:
220-240 V ~, 50/60 Hz
Energjia: 550 W
Të drejtat për të bërë ndryshime teknike dhe në dizajn janë të rezervuara.
Vlerat që janë deklaruar në shënimet e ngjitura në pajisje ose dokumentet e tjera të printuara që janë dhënë me të tregojnë vlerat që janë marrë në laboratorë duke ndjekur standardet përkatëse. Këto vlera mund të ndryshojnë sipas përdorimit të pajisjes dhe kushteve të ambientit.
3 Përdorimi
3.1 Përdorimi i synuar
Kjo pajisje është bërë vetëm për përdorim shtëpiak; nuk është e përshtatshme për përdorim profesional. Është bërë vetëm për të grirë dhe rrahur sasi të vogla ushqimesh të ngurta.
3.2 Përdorimi fillestar
Pastrojeni pajisjen para përdorimit të parë (shiko 4.1).
3.3 Përzierja dhe grirja me boshtin e përzierjes
- Vendoseni enën plastike (3) mbi bazën prej gome kundër rrëshqitjes (5) mbi sipërfaqe të qëndrueshme dhe të sheshtë.
- Mbajeni boshtin e përzierjes (6) nga pjesa plastike dhe vendoseni mbi boshtin e fiksuar që ndodhet në mes të enës.
- Hidhni përbërësit që doni të përpunoni në enën plastike (3) (në copa të vogla),
- Vendoseni kapakun e mesit (2) mbi enën plastike.
- Sigurohuni që pjesët e dala në mes të kapakut të vendosen plotësisht mbi enën plastike.

PARALAJMËRIM:
Nëse pjesët e dala prekëse nuk qëndrojnë plotësisht mbi enën plastike, thikat mund të dëmtohen.
- Vendoseni motorin (9) mbi kapakun e mesit (2) duke e rrotulluar në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
- Lidheni pajisjen në prizë.
- Shtypni çelësin e punimit (11) për të përzier ose grirë përbërësit. -Mbani çelësin e punimit të shtypur për 1 ose 2 sekonda.

Pajisja ka dy nivele shpejtësie të cilat janë "ngadalë" dhe "shpejt" në varësi të forcës së shtypjes.
- Kur të keni mbaruar me pajisjen, hiqeni nga priza dhe prisni që boshti i përzierjes (2) të ndalojë komplet.
3 Përdorimi
- Rrotullojeni motorin (9) në drejtim të akrepave të orës dhe hiqeni kapakun e mesit.
- Hiqeni boshtin e përzierjes (6) nga ena plastike duke e kapur nga pjesa e tij plastike.
- Nxirreni ushqimin e përpunuar nga ena plastike.
3.4 Përzierja dhe grirja me boshtin e përzierjes
- Vendosni boshtin e përzierjes (7) në fundin e motorit (9) duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës.
- Vendoseni në vend, mos ushtroni tepër forcë.
- Hidhini përbërësit që do të përpunohen në gotën matëse (në copa të vogla).
- Zhyteni në gotën matëse.
- Lidheni pajisjen në prizë.
- Shtypni çelësin e punimit për ta vënë në punë në nivelin e dëshiruar të shpejtësisë.

Mund të arrini rezultate më të mira nëse bëni lëvizje rrethore me pajisjen gjatë përpunimit.
- Kur të keni mbaruar me pajisjen, hiqeni nga priza dhe prisni derisa të ndalojë komplet.
- Hiqeni boshtin e përzierjes (7) nga motori (9) duke e rrotulluar në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
3.5 Rrahja dhe përzierja me rrahëse
- Vendosni rrahëset (1) në vendet e tyre në kokën e rrahëses (4) duke i rrotulluar në drejtim të akrepave të orës. -Vendosini në vend, mos ushtroni tepër forcë.
- Vendosni kokën e rrahëses (4) në motor (9) duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës.
- Vendoseni në vend, mos ushtroni tepër forcë.
3 Përdorimi
- Hidhni përbërësit që do të përpunohen në gotën matëse ose në një tas të thellë.
- Lidheni pajisjen në prizë dhe zhytni në gotën me matse.
- Shtypni çelësin e punimit për ta ndezur pajisjen.

Mund të arrini rezultate më të mira nëse bëni lëvizje rrethore me pajisjen gjatë punimit.
- Kur të keni mbaruar me pajisjen, hiqeni nga priza dhe prisni derisa të ndalojë komplet.
- Hiqeni kokën e rrahëses (4) nga motori duke e rrotulluar në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
- Hiqini rrahëset (1) nga koka e rrahëses (4) duke i tërhequr.
3 Përdorimi
3.6 Sasitë maksimale dhe kohëzgjatjet
| Pörbörësi Sasia maks. Koha e pörpunimit | |
| Hudhra/qepë (të copëtuara) | 150-250 g 5-10 pulse |
| Supë 200-300 g 10-30 | pulse |
| Majdanoz 40-50 g 10-15 | pulse |
| Mish (i copëtuar) 100-150 g 10-20 pulse | |
| Djathë (i copëtuar) 100-150 g 5-10 pulse | |
| Lajthi/Bajame 100-200 g 5-10 pulse | |
| Fruta (të copëtuara) 250-300 g 5-15 pulse | |
| Formulë bebesh 250-300 g 5-15 pulse | |

Çdo shtypje e çelësit të punimit që zgjat 1 deri në 2 sekonda quhet një "PULS".

Shtypja e çelësit të punimit për 1 sekondë mjafton për ushqimet e buta si qepët dhe majdanozi.
4 Pastrimi dhe kujdesi
4.1 Pastrimi
- Hiqeni pajisjen nga priza para se ta pastroni.
- Prisni që pjesa përkatëse e pajisjes të ndalojë.
- Përdorni një leckë pak të njomë për ta pastruar motorin, kokën e punimit dhe pjesët e jashtme të pajisjes.
- Mund ta pastroni boshtin e përzierjes me ujë të ngrohtë dhe pak solucion për larje enësh.

PARALAJMËRIM:
Pjesa e brendshme e boshtit të përzierjes nuk duhet të bjerë në kontakt me ujin.
- Thajini të gjitha pjesët pasi t'i keni pastruar.

PARA-
LAJMËRIM: Asnjëherë mos përdorni benzinë, hollues, agjentë pastrimi gërryes, objekte metalike ose furça të forta për ta pastruar pajisjen.

PARALAJMËRIM:
Asnjëherë mos e zhytni motorin, kapakun e mesit ose kokën e rrahëses në ujë apo në ndonjë lëng tjetër.

PARALAJMËRIM:
Bëni kujdes kur e pastroni boshtin e përzierjes (6). Mbajeni nga doreza plastike sa më shumë të jetë e mundur.

Mund ta lani gotën matëse, thikat dhe rrahëset në raftin e sipërm të lavastoviljes.
4.2 Ruajtja
- Nëse nuk keni ndërmend ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, ruajeni me kujdes.
- Hiqeni nga priza para se ta ruani pajisjen dhe kabllin e saj.
- Mbajeni pajisjen në një vend të freskët dhe të thatë.
- Mbajeni pajisjen larg fëmijëve.
4 Pastrimi dhe kujdesi
4.3 Lëvizja dhe transporti
Gjatë lëvizjes dhe transportit, mbajeni pajisjen në paketimin e saj origjinal. Paketimi i pajisjes e mbron nga dëmtimet fizike. - Mos vendosni pesha të rënda mbi pajisje ose mbi paketim. Pajisja mund të dëmtohet. - Rrezimi i pajisjes mund ta bëjë jofunksionale ose të shkaktojë dëmtime të pariparueshme.