BEKO HBG5100W - Blender

HBG5100W - Blender BEKO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas HBG5100W BEKO në format PDF.

📄 172 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice BEKO HBG5100W - page 36

Pyetjet e përdoruesve rreth HBG5100W BEKO

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Blender në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HBG5100W - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HBG5100W e markës BEKO.

MANUAL I PËRDORUESIT HBG5100W BEKO

Ju lutem lexoni këtë manual më parë!

Inderuar klient,

Faleminderit që keni preferuar këtë pajisje Beko. Shpresojmë që të arrini rezultatet më të mira nga pajisja juaj e cila është prodhuar me cilësi të lartë dhe teknologjinë më të fundit. Për këtë arsye, ju lutem lexoni me kujdes këtë manual dhe të gjitha dokumentet e dhëna para se ta përdorni pajisjen dhe ruajeni për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni pajisjen dikujt tjetër, jepini edhe manualin e përdorimit. Ndiqni udhëzimet duke i kushtuar vëmendje të gjitha informacioneve dhe paralajmërimeve në manualin e përdorimit.

Kuptimi i simboleve

Në pjesë të ndryshme të këtij manuali janë përdorur simbolet e mëposhtme:

BEKO HBG5100W - Kuptimi i simboleve - 1

Informacione të rëndësishme dhe sugjerime të dobishme për përdori-min.

BEKO HBG5100W - Kuptimi i simboleve - 2

PARALAJMËRIM:Paralajmërime për situata të rrezikshme në lidhje me sigurinë e jetës dhe pronës.

BEKO HBG5100W - Kuptimi i simboleve - 3

I përshtatshëm për kontakt me ushqimin.

BEKO HBG5100W - Kuptimi i simboleve - 4

Mos e zhytni pajisjen në ujë.

BEKO HBG5100W - Kuptimi i simboleve - 5

Kategoria e mbrojtjes për goditjet elektrike.

BEKO HBG5100W - Kuptimi i simboleve - 6

Ky produkt është prodhuar në ambiente që nuk dëmtojnë mjedisin, të teknologjisë më të fundit.

1

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

Kjo pjesë përmban udhëzime sigurie që do të ndih- mojnë në mbrojtjen nga rreziqet për lëndime perso- nale ose dëmtime materiale.

Mosndjekja e këtyre udhëzimeve i bën të gjitha ga- rancitë të pavlefshme.

1.1 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje i përmbahet standardeve ndërkombëtare të sigurisë.
  • Kjo pajisje mund të përdoret nga njerëz që kanë aftësi të kufizuara fizike, ndjeshmërie ose mendore ose që nuk kanjë njohuri dhe përvojë me kusht që të mbikëqyren ose që t'i kuptojnë udhëzimet në lidhje me përdorimin e sigurt të produktit dhe rreziqet e mundshme.
  • Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Punët e pastrimit dhe mirëmbajtjes nuk duhet të bëhen nga fëmijët.
  • Kjo pajisje nuk mund të përdoret nga fëmijët.
  • Mbajeni pajisjen dhe kabllin e energjisë larg fëmijëve.

1

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

  • Mos e përdorni kabllin e energjisë, thikat ose vetë pajisjen nëse është dëmtuar. Kontaktoni një servis të autorizuar.
  • Përdorni vetëm pjesë originale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
  • Mos u mundoni ta çmontoni pajisjen.
  • Rrjeti juaj i energjisë duhet të jetë në përputhje me informacionet e dhëna në etiketën e vlerave të pajisjes.
  • Mos e përdorni pajisjen me kabëll zgjatimi.
  • Mos e tërhiqni kabllin e energjisë kur e hiqni pajisjen nga priza.
  • Hiqeni pajisjen nga priza kur lihet pa punë dhe prisni që të ndalojë komplet kur montoni/hiqni aksesorët ose para se ta pastroni.
  • Mos e prekni spinën e pajisjes me duar të njoma ose të lagura.
  • Mos e përdorni pajisjen për ushqime të nxehta.

1

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

  • Për të parandaluar nxehjen e tepërt, mos e përdorni pajisjen pa pushim për më shumë se 10 sekonda. Lëreni të ftohet 1 minutë pas çdo përdorimi prej 10 sekondash.
  • Përdoreni pajisjen vetëm me bazën dhe enën e dhënë.
  • Mos e përdorni pajisjen pa përbërësit në tas.
  • Hiqni kockat dhe gurët nga ushqimi për të mos lejuar që të dëmtohen thikat dhe pajisja.
  • Kjo pajisje nuk është e përshtatshme ěr ushqime të thata ose të forta pasi kjo do të bëjë që thikat të bëhen shpejt të pamprehta.
  • Ndiqni të gjitha paralajmërimet për të parandaluar dëmtimet për shkak të përdorimit të gabuar.
  • Kur zbrazni enën, gjatë pastrimit dhe kur kapni thikat me duar të zhveshura, mund të ndodhin lëndime serioze për shkak të përdorimit të gabuar. Përdoreni pjesën plastike kur kapni thikën e prerjes.
  • Pasi ta keni pastruar, thajeni pajisjen dhe të gjitha pjesët para se ta lidhni në korrent dhe para se të vendosni pjesët.

1

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

  • Mos e zhytni pajisjen, kabllin e energjisë ose spinën në ujë apo në lëngje të tjera.
  • Mos e vini pajisjen në punë ose mos vendosni asnjë pjesë të pajisjes mbi sipërfaqe të nxehta ose pranë tyre.
  • Nëse i ruani materialet e paketimit, mbajini larg fëmijëve.

1.2 Pajtueshmëria me direktivën WEEE dhe hedhja e mbetjeve:

Ky produkt i përmbahet Direktivës WEEE të BE (2012/19/EU). Ky produkt mbart një simbol klasifikimi për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektron-ike (WEEE).

BEKO HBG5100W - Pajtueshmëria me direktivën WEEE dhe hedhja e mbetjeve: - 1

Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Mos e hidhni produktin bashkë me mbeturinat shtëpiake ose mbeturinat e tjera në fund të jetës së tij. Çojeni në një gendër grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar më shumë rreth këtyre qendrave të grumbullimit.

1.3 Pajtimi me direktivën RoHS

Produkti që keni blerë i përmbahet Direktivës RoHS të BE (2011/65/EU). Nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të përcaktuara në Direktivë.

1

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

1.4 Informacione për paketimin

BEKO HBG5100W - Informacione për paketimin - 1

Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar prej materialesh të riciklueshme sipas rregullave tona kombëtare për mje-disin. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose të tjera. Çojini ato në pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të caktuara nga autoritetet vendase.

1.5 Gjëra që mund të bëni për kursimin e energjisë

Ndiqni kohët e rekomanduara në manual gjatë përdorimit. Hiqeni pajisjen nga priza pas përdorimit.

2 Grirësja juaj

2.1 Përmbledhje

BEKO HBG5100W - Përmbledhje - 1

  1. Butoni i punimit
  2. Butoni i punimit turbo
  3. Trupi
  4. Mbajtësja e rrahëses
  5. Gotë matëse
  6. Boshti i përzierjes
  7. Rrahëse
  8. Thika e rendes

  9. Diskui rendes

  10. Kunjë për mbajtjen e ak- sesorëve
  11. Kapaku i mesit transparent
  12. Thika e përzierjes
  13. Ena e përpunimit
  14. Kapëse
  15. Kapak që kyçet

Vlerat që janë deklaruar në shënimet e ngjitura në pajisje ose dokumentet e tjera të printuara që janë dhënë me të tregojnë vlerat që janë marrë në laboratorë duke ndjekur standardet përkatëse. Këto vlera mund të ndryshojnë sipas përdorimit të pajisjes dhe kushteve të ambientit.

2 Grirësja juaj

  1. Butoni i lëshimit të kapëseve
  2. Butoni i kapjes të trupit të motorit
  3. Gryka e furnizimit
  4. Shtytëse (2x)

2.2 Të dhëna teknike

Furnizimi me energji:

220-240 V\~, 50/60 Hz

Energjia: 700-1000 W

3.1 Përdorimi fillestar

  1. Nxirrini të gjitha materialet e paketimit dhe etiketat dhe hidhini sipas rregullave vendase në fuqi.
  2. Pastrojeni pajisjen para se ta përdorni për herë të parë (Shiko pjesën "Pastrimi dhe kujdesi").
  3. Përdoreni pajisjen vertikalisht mbi sipërfaqe të niveluar, të sheshtë, të pastër, të thatë dhe që nuk rrëshqet.
  4. Mos e përdorni pajisjen për më shumë se 10 sekonda. Fikeni pajisjen pasi ta keni përdorur për 10 sekonda. Nëse doni ta përdorni për 10 sekonda të tejra, prisni të ftohet për 1 minutë.

3.2 Sasitë maksimale dhe kohëzgjatjet

PërbërësitSasia maksi-maleMënyra e përpun-imit
Mish 400 g Turbo
Qepë (pritini në copa)500 gNdezur-Turbo (për procese të shkurtra)
Fruta (pritini në copa)700 g Turbo
Majdanoz 100 gNdezur-Turbo
Bajame / Lajthi / Arra300 g Ndezur-Turbo
Djathë 300 g Turbo
Biskota 300 g Ndezur-Turbo
Kastravec 800 g Ndezur
Karrota 400 g Ndezur
Patate 400 g Ndezur
Kungulleshka 800 g Ndezur
Rrepka 400 g Ndezur

3.3 Përdorimi i synuar

- Kjo pajisje është bërë vetëm për përdorim shtëpiak. Nuk duhet të përdoret për qëllime tregtare.

3 Përdorimi

  • Mos e përdorni pajisjen për asgjë tjetër përveç përdorimit të synuar.
  • Ešhtë bërë vetëm për të grirë dhe përzier ushqime.

BEKO HBG5100W - Përdorimi - 1

Hiqeni pajisjen nga priza kur nuk e për- dorni.

3.4 Përzierja

BEKO HBG5100W - Përzierja - 1

Paralajmërim:

Mos i prekni thikat me duar.

  1. Vendoseni ushqimin që doni për ta bërë pure ose për ta përzier në gotën matëse (5).
  2. Rrotullojeni boshtin e përzierjes (6) në drejtim të kundërt të akrepave të orës derisa të bblo-kohet dhe lidheni me motorin (3). Sigurohuni që boshti i përzierjes të vendoset plotësisht në motor.
  3. Lidheni pajisjen në prizë.
  4. Vendoseni boshtin e përzierjes (6) në gotën matëse (5) që përmban përbërësit.
  5. Shtypeni dhe mbajeni shtypur butonin e punimit (1).

- Pajisja do të fillojë të punojë.

  1. Shtypni butonin e punimit turbo (2) që ndodhet në motor për të ndryshuar nivelin e shpejtësisë.
  2. Lëvizeni pajisjen me ngadalë lart e poshtë dhe me lëvizje rrethore për të përzier përbërësit.

BEKO HBG5100W - Paralajmërim: - 1

Paralajmërim:

Mos e vini pajisjen në punë për më shumë se 10 sekonda vazhdimisht.

BEKO HBG5100W - Paralajmërim: - 1

Nëse përbërësit ngjiten në anët e enës plastike, hiqini me një spatul dhe vazhdoni përzierjen.

  1. Kur të keni mbaruar punë, lëshojeni butonin e punimit (1) ose butonin e punimit turbo ()2) dhe hiqeni pajisjen nga priza.
  2. Nxirreni përzierjen nga gota matëse (5).

3 Përdorimi

3.5 Rrahja

  1. Vendoseni rrahësen (7) në mbajtësen e rrahëses duke u siguruar që të jetë mirë në vend. Rrotullojeni rrahësen në drejtim të kundërt të akrepave të orës për ta futur në motor dhe sigurohuni që të puthitet mirë.
  2. Hidhini përbërësit që doni të për-punoni në gotën matëse (5).
  3. Lidheni pajisjen në prizë.
  4. Vendoseni rrahësen (7) në gotën matëse (5) që përmban për- bërësit.
  5. Shtypeni dhe mbajeni shtypur butonin e punimit (1).
  6. Pajisja do të fillojë të punojë.
  7. Mund të shtypni butonin e punimit turbo (2) për të rritur shpejtësinë.
  8. Kur të keni mbaruar punë, lëshojeni butonin e punimit (1) dhe butonin e punimit turbo (2) dhe hiqeni pajisjen nga priza.
  9. Nxirreni përzierjen nga gota matëse.

3.6 Trazimi

BEKO HBG5100W - Trazimi - 1

Paralajmërim:

Mos e përdorni pa-jisjen për të grirë përbërës shumë të fortë si për shembull kokrra kafeje, akull, arra kokosi, drithë ose kocka. Hiqini kërcejtë e bimëve, guackat e arrave dhe kockat, gilcet dhe kërcet e mishit.

  1. Vendoseni pajisjen mbi sipërfaqe të sheshtë.
  2. Lidheni girësen me dy thika (12) në kunjën mbajtëse të aksesorëve (10) dhe pastaj vendoseni mbi boshtin e fiksuar në enën e përpunimit.

BEKO HBG5100W - Paralajmërim: - 1

Paralajmërim:

Mos i prekni thikat me duar. Thikat janë shumë të mprehta.

  1. Hidhini përbërësit në enën e përpunimit (15) dhe vendoseni kapakun e mesit transparent (11).

3 Përdorimi

  1. Vendoseni kapakun që kyçet (15) mbi kapakun e mesit transparent (11). Sigurohuni që kapëset në kapakun që kyçet të vendosen plotësisht mbi enë.
  2. Vendoseni motorin (3) mbi kapak (15). Rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës derisa të qëndrojë plotësisht në vend. Sigurohuni që motori të puthitet plotësisht në kapak.
  3. Lidheni pajisjen në prizë.
  4. Shtypeni dhe mbajeni shtypur butonin e punimit (1).
  5. Shtypeni dhe mbajeni shtypur butonin e punimit turbo (2) për rritje të shpejtësisë.
  6. Kur të keni mbaruar punë, lëshojeni butonin e punimit (1) ose butonin e punimit turbo (2) dhe hiqeni pajisjen nga priza.
  7. Për ta hequr motorin (3), shtypeni butonin e kapjes të motorit (17) dhe nxirreni motorin duke e rrotulluar në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
  8. Për ta hequr kapakun që kyçet (15), në fillim nxirreni kapakun duke shtypur butonin e lëshimit të kapëseve (16) dhe pastaj hiqeni kapakun e mesit transparent.

  9. Para se ta nxirrni ushqimin e përzier, hiqeni me kujdes boshtin e përzierjes (12).

3.7 Përdorimi i diskut të rendes

  1. Mbajeni thikën e rendes ndërsa është e drejtuar lart dhe lidheni me diskun e rendes (9). (Për ta hequr thikën e rendes nga disku, shtyjeni pak nga poshtë).
  2. Vendoseni kunjën mbajtëse të aksesorëve (10) mbi boshtin e fiksuar në enën e përpunimit dhe vendoseni diskun e rendes (9) mbi të. Pastaj mbylleni kapak- un transparent të mesit (11) dhe vendoseni kapakun që kyçet (15) mbi të. Do të dëgjoni një zhurmë "klik" kur kapaku (15) të jetë plotësisht në vend.
  3. Vendoseni motorin (3) mbi kapak (15). Rrotullojeni në dre-jtim të akrepave të orës derisa të qëndrojë plotësisht në vend. Sigurohuni që motori të puthitet plotësisht në kapak.
  4. Lidheni pajisjen në prizë.

3 Përdorimi

  1. Vendoseni ushqimin në grykën e furnizimit (18) dhe grijeni me ndihmën e shtytëses (19). Asnjëherë mos përdorni gishtat, pirunë, thika, etj. për të shtyrë ushqimet.
  2. Kur të ketë mbaruar procesi, prisni që disku të ndalojë dhe hiqeni pajisjen nga priza.
  3. Hiqeni motorin. (shiko 3.6).
  4. Hiqeni kapakun që kyçet. (shiko 3.6).
  5. Mbajeni kunjën mbajtëse të aksesorëve (10) dhe hiqeni bashkë me diskun e rendes (9) dhe nxirreni ushqimin nga ena.

BEKO HBG5100W - Përdorimi - 1

Paralajmërim:

Mos i vendosni thikat në kunjën mbajtëse të aksesorëve kur grini.

4 Pastrimi dhe kujdesi

4.1 Pastrimi

BEKO HBG5100W - Pastrimi - 1

Paralajmërim:

Asnjëherë mos përdorni benzinë, hol- lues ose agjentë pastrimi gërryes, objekte metalike ose furça të ashpra për ta pastruar pajisjen.

BEKO HBG5100W - Paralajmërim: - 1

Paralajmërim:

Mos i prekni thikat e grirjes me duar. Thikat janë të mpreh- ta. Përdorni një furçë për t'i pastruar!

  1. Fikeni dhe hiqeni pajisjen nga priza.
  2. Prisni që pajisja të ftohet kom- plet.
  3. Pastrojeni pjesën e jashtme të motorit (3) me një leckë të njomë e të butë dhe fshijeni me leckë të thatë.
  4. Lajini thikat e poshtme dhe të sipërme para se ta lini pajisjen.

BEKO HBG5100W - Paralajmërim: - 1

Paralajmërim:

Mos e zhyetni trupin ose kordonin e energjisë në ujë ose lëngje të tjera dhe mos i lani në ujë.

BEKO HBG5100W - Paralajmërim: - 1

Thajini të gjitha pjesët me një peshqir të butë para se të filloni ta përdorni pajisjen pasi ta keni pastruar.

BEKO HBG5100W - Paralajmërim: - 2

Eështë më e lehtë ta pastroni pajisjen menjëherë pasi e keni përdorur.

4.2 Ruajtja

  • Nëse nuk keni ndërmend ta për-dorni pajisjen për një kohë të gjatë, ruajeni me kujdes.
  • Hiqeni nga priza para se ta ngrini pajisjen dhe kabllin e saj.
  • Mbajeni pajisjen në një vend të freskët dhe të thatë.
    • Mbajeni pajisjen larg fëmijëve.

4 Pastrimi dhe kujdesi

4.3 Lëvizja dhe transporti

  • Gjatë lëvizjes dhe transportit, mbajeni pajisjen në paketimin e saj origjinal. Paketimi i pajisjes e mbron nga dëmtimet fizike.
  • Mos vendosni pesha të rënda mbi pajisje ose mbi paketim. Pajisja mund të dëmtohet.
  • Rrëzimi i pajisjes mund ta bëjë jofunksionale ose të shkaktojë dëmtime të pariparueshme.
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BEKO

Modeli : HBG5100W

Kategori : Blender