TBN81808BX - Blender BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas TBN81808BX BEKO në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Blender në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TBN81808BX - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TBN81808BX e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT TBN81808BX BEKO
- Ako uređaj padne, uređaj možda neće raditi ili može doći do trajnih oštećenja.Ju lutemi lexoni në fillim këtë udhëzues! I dashur klient, Faleminderit që keni zgjedhur një produkt BEKO. Ne duam që të arrini efikasitetin maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me një teknologji të përparuar. Ju lutemi që para se ta përdorni këtë pajisje, ta lexoni dhe ta kuptoni plotësisht këtë udhëzues dhe dokumentet shoqëruese dhe t’i ruani për t’iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni këtë pajisje dikujt tjetër, jepini edhe këtë udhëzues bashkë me pajisjen. Kushtojuni vëmendje të gjitha paralajmërimeve dhe informacioneve që ndodhen në këtë manual dhe ndiqni udhëzimet. Simbolet dhe kuptimi i tyre Gjatë gjithë këtij udhëzuesi janë përdorur këto simbole:
Informacione të rëndësishme dhe rekomandime për përdorimin e pajisjes.
Paralajmërime për lëndime personale ose dëme ndaj pronës. E përshtatshme për kontaktin me ushqimin. Mos e zhytni pajisjen, kabllin elektrik ose prizën në ujë a në ndonjë lëng tjetër. Klasifikimi i mbrojtjes për goditjet elektrike Ky produkt është prodhuar në struktura moderne që respektojnë mjedisin pa e dëmtuar natyrën.107 / SQ Blender tavoline / Manuali i përdorimit 1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktojnë lëndime ose dëmtime të pasurisë. Çdo garanci bëhet e pavlefshme nëse nuk ndiqen këto udhëzime.
1.1 Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.
Pajisja mund të përdoret nga persona me aftësi të reduktuara fizike, ndijore ose mendore ose nga persona me mungesë të përvojës dhe njohurisë, nëse janë nën mbikëqyrje ose u janë dhënë udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes dhe për ndonjë rrezik të mundshëm që mund të hasin. Fëmijët nuk duhet ta ngacmojnë pajisjen.
Mos e përdorni pajisjen nëse kablli, pajisja ose thika e pajisjes janë dëmtuar. Kontaktoni me shërbimin e autorizuar.
Përdorni vetëm pjesë origjinale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.108 / SQ Blender tavoline / Manuali i përdorimit 1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Mos e përdorni pajisjen ose përbërësit e saj mbi ose pranë sipërfaqeve të nxehta ose mos e vendosni mbi sipërfaqe të tilla.
Mos e përdorni pajisjen për vakte të nxehta.
Për arsye sigurie, produkti nuk funksionon nëse e lini kapakun hapur.
Furnizimi me energji elektrike duhet të jetë në përputhje me informacionin e specifikuar në etiketën përkatëse.
Mos e përdorni pajisjen me një kabëll zgjatues.
Mos e prekni spinën e pajisjes nëse i keni duart të njoma ose të lagura.
Mos e hiqni pajisjen nga priza duke tërhequr kabllin.
Hiqeni pajisjen nga priza para se ta pastroni, ta çmontoni, të vendosni aksesorët dhe prisni derisa të ndalojë plotësisht.
Nga keqpërdorimi mund të shkaktohen lëndime serioze kur zbrazni enën, gjatë pastrimit dhe kur prekni thikën grirëse me duar të zhveshura.109 / SQ Blender tavoline / Manuali i përdorimit 1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin Përdoreni me kujdes thikën grirëse, duke u përpjekur ta mbani atë vetëm nga pjesa plastike.
Kurrë mos i prekni thikat ndërsa përdorni pajisjen. Ekziston rreziku i lëndimit nga përdorimi i papërshtatshëm.
Pas pastrimit, para se ta vini në prizë ose të montoni pjesët, thajeni pajisjen dhe të gjitha pjesët e saj.
Mos e zhytni pajisjen, kabllin elektrik ose prizën në ujë a në ndonjë lëng tjetër.
Nëse i mbani materialet e paketimit, ruajini ato në një vend larg fëmijëve.
Fëmijët nuk duhet ta përdorin pajisjen. Ruajeni pajisjen dhe kabllin e saj elektrik larg fëmijëve.
Gjithmonë përdoreni këtë pajisje në një sipërfaqe të qëndrueshme, të sheshtë, të pastër dhe të thatë.
Kjo pajisje është projektuar për përdorim në shtëpi ose përdorime të ngjashme, si p.sh.: - zonat e kuzhinës së personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune, - shtëpi në ferma, nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi,110 / SQ Blender tavoline / Manuali i përdorimit 1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin - ambiente të tipit të hoteleve me mëngjes
Mos e shtypni ose lakoni kabllin e korrentit dhe mos e fërkoni në skaje të mprehta, për të parandaluar ndonjë dëmtim. Mbajeni kabllin larg sipërfaqeve të nxehta dhe flakëve të zjarrit.
Para se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni me kujdes të gjitha pjesët që janë në kontakt me ushqimin. Ju lutemi shihni detajet e plota që jepen në pjesën “Pastrimi”.
Mos prekni ndonjë pjesë të pajisjes në lëvizje. Mos i montoni ose hiqni pjesët derisa pajisja të kenë ndaluar plotësisht.111 / SQ Blender tavoline / Manuali i përdorimit 1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
1.2 Përputhja me rregulloret WEEE dhe asgjësimi i
produktit Ky produkt i përmbahet Direktivës WEEE të BE (2012/19/EU). Ky produkt mbart një simbol klasifikimi për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE). Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Mos e hidhni produktin bashkë me mbeturinat shtëpiake ose mbeturinat e tjera në fund të jetës së tij. Çojeni në një qendër grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar më shumë rreth këtyre qendrave të grumbullimit.
1.3 Informacione për paketimin
Paketimi i produktit është bërë me materiale të riciklueshme në përputhje me Legjislacionin kombëtar. Mos i hidhni mbeturinat e paketimit me mbeturinat shtëpiake ose me mbeturina të tjera, por hidhini në zonat e grumbullimit të paketimit të specifikuara nga autoritetet lokale.
1.4 Çfarë të bëni për të kursyer energjinë
Para se të futni ushqim të fortë në pajisje, priteni në copa të vogla siç tregohet në manual. Ndiqni udhëzimet e tjera dhe kohëzgjatjet e specifikuara në manual. Nëse zbatohet për ushqimin që do të përgatitet, zgjidhni nivele më të ulëta të shpejtësisë. Fikeni dhe hiqeni pajisjen nga priza pas përdorimit.2.1 Pamje e përgjithshme 2 Blenderi juaj Vlerat e siguruara me pajisjen ose dokumentet shoqëruese të saj janë të dhëna laboratorike në përputhje me standardet përkatëse. Këto vlera mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit dhe kushteve të ambientit.
7. Butoni i rregullimit të shpejtësisë
8. Baza jorrëshqitëse
9. Mbështjellësi i kabllit (poshtë pajisjes)
Të dhënat teknike Voltazhi: 220-240 V~, 50-60 Hz Fuqia: 800 W Klasa e izolimit: II Të drejtat për të bërë ndryshime teknike dhe të dizajnit janë të rezervuara. 2 Blenderi juaj114 / SQ Blender tavoline / Manuali i përdorimit 3 Përdorimi
3.1 Përdorimi i synuar
Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi dhe nuk është e përshtatshme për përdorim profesional. Pajisja është projektuar për të grirë ushqime të forta të vogla (p.sh. qepë, patate, karota) dhe fruta (p.sh. luleshtrydhe, banane).
3.2 Përdorimi për herë të parë
Pastrojini pjesët e pajisjes para se ta përdorni për herë të parë (shihni 3.1.)
Vendoseni pajisjen në një sipërfaqe të qëndrueshme dhe të sheshtë.Për të hequr enën prej qelqi (3) nga njësia e motorit (6), rrotullojeni te simboli “ ” dhe nxirreni. Vendoseni enën prej qelqi (3) mbi një sipërfaqe të sheshtë, rrotullojeni dhe ngrini kapakun (2) në drejtim të akrepave të orës që të hapet. Vendosni përbërësit që dëshironi të përgatitni në enën prej qelqi (3) dhe mbyllni kapakun (2).
- Mos e përdorni pajisjen bosh ose pa kapak.
- Mos i prekni thikat me duar të zhveshura.
- Për arsye sigurie, produkti nuk funksionon nëse e lini kapakun hapur.115 / SQ Blender tavoline / Manuali i përdorimit
- Në përzierjet me qumësht dhe fruta (luleshtrydhe, banane, etj.), hidhni qumësht maksimumi deri 1000 ml. Përndryshe gjatë procesit mund të ndodhin derdhje ose rrjedhje.
- Mos grini në pajisje fruta të thata si bajame dhe lajthi.
- Mund të përpunoni në pajisje ushqim me temperaturë maksimale prej 40°C.
- Mos futni ndonjë objekt në enën prej qelqi (3) ndërsa pajisja është në punë.
- Përdorni vrimën e tapës matëse (1) për të shtuar material në enën prej qelqi gjatë procesit të përzierjes. PARALAJMËRIM: Mos e hiqni materialin nga ena prej qelqi (3) para se thika grirëse (4) të ndalojë plotësisht.
Vendoseni enën prej qelqi (3) te njësia e motorit (6) vertikalisht, rrotullojeni te simboli “ ” për ta bllokuar te vendi i vet. Lidheni pajisjen në prizë dhe filloni ta vini në përdorim duke zgjedhur nivelin e shpejtësisë (7). Kur përzierja ka mbaruar, rrotulloni çelësin e rregullimit të shpejtësisë (7) në pozicionin “0” dhe hiqni spinën nga priza. 3 Përdorimi116 / SQ Blender tavoline / Manuali i përdorimit 3 Përdorimi
- Shtoni ujë në enën prej qelqi (3) për të copëtuar akullin në pajisje.
- Për të përpunuar akullin e copëtuar, rekomandojmë të shtoni tre të katërtat akull dhe 15 ml ujë të pijshëm të ftohtë në enë. Pasi të shtoni 15 ml ujë në enën prej qelqi (3), shtoni 3/4 akull. Lidheni pajisjen në prizë dhe filloni ta vini në përdorim duke zgjedhur nivelin e shpejtësisë (7). Për të shtuar më shumë akull gjatë procesit, hapni tapën matëse (1) dhe shtoni kube akulli.
Kur përzierja ka mbaruar, rrotulloni çelësin e rregullimit të shpejtësisë (7) në pozicionin “0” dhe hiqni spinën nga priza. Për të hequr enën prej qelqi (3) nga njësia e motorit (6), rrotullojeni te simboli “ ” dhe nxirreni. Vendoseni enën (3) mbi një sipërfaqe të sheshtë, rrotullojeni dhe ngrini kapakun (2) në drejtim të akrepave të orës që të hapet.117 / SQ Blender tavoline / Manuali i përdorimit 3 Përdorimi
Procesi i funksionimit për 1-2 sekonda në pozicionin "P" në çelësin e rregullimit të shpejtësisë (7) quhet "PULS". Për përzierje me shpejtësi të lartë me intervale të shkurtra, mbajeni çelësin e rregullimit të shpejtësisë (7) në pozicionin "P". Kur e lëshoni butonin, çelësi i rregullimit të shpejtësisë (7) rikthehet automatikisht në pozicionin "JOAKTIV" dhe pajisja fillon të ndalojë.
3.6 Këshilla për përzierjen
1. Për të shtuar kube akulli në përzierje ndërsa blenderi është në punë,
hidhini kubet një e nga një duke hequr tapën matëse (1). Që blenderi ta përziejë akullin siç duhet, prisni disa sekonda para se të shtoni kubin tjetër të akullit.
2. Për të shtuar më shumë ushqim, hiqni tapën matëse (1) dhe futini
përbërësit nga vrima. Sigurohuni që ushqimi të jetë prerë në një madhësi 2-5 cm që të futet nga vrima. Vendosni përsëri tapën (1) pasi të keni mbaruar me futjen e përbërësve.
3. Kur përzieni ushqime të forta si perime të gjalla, mish të gatuar ose
të gjallë dhe fruta, pritini gjithnjë këto materiale në copa me gjatësi 2-5 cm para se t’i futni në enën prej qelqi (3). Mos futni njëherësh më shumë se 2 njësi ushqimi të tillë në blender. Kjo do të shpejtojë procesin e përzierjes dhe do të pakësojë fërkimin në thikat e blenderit (8).
4. Përveçse nëse është përshkruar ndryshe në recetë, gjithmonë shtoni në
fillim përbërësit e lëngshëm në enën prej qelqi (3).
5. Për të përzier një pije, futni njëherësh të gjithë përbërësit në enën prej
6. Shmangni përzierjen e tepërt. Zakonisht mjafton të përzieni për disa
7. Përzierja e tepërt e shndërron ushqimin në qull.118 / SQ
Blender tavoline / Manuali i përdorimit 4 Pastrimi dhe mirëmbajtja
- Kurrë mos përdorni benzinë, hollues, pastrues gërryes, objekte metalike ose furça të forta për të pastruar pajisjen.
- Kini kujdes kur pastroni njësinë e thikave grirëse. Thika grirëse (9) është e mprehtë. Përpiquni të mos e mbani nga ana e thikës dhe mos e zhytni në ujë.
- Kurrë mos i pastroni thikat me duar të zhveshura.
- Pastrojeni blenderin e tavolinës pas çdo përdorimi. Mos lini ndonjë ushqim të mbetur që të thahet mbi ose në blender. Do të jetë më e vështirë për ta pastruar nëse veproni kështu.
- Mos përdorni ujë të nxehtë. Kushinetat e grupit të thikës kanë një veçori lubrifikimi me kohëzgjatje të madhe. Përdorimi i ujit të nxehtë i dëmton këto kushineta dhe ia shkurtën jetëgjatësinë blenderit.
Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza. Pritni derisa pajisja të ftohet. Hiqni enën prej qelqi (3) nga njësia e motorit (6). Shpëlani me ujë për të pastruar mbetjet e mëdha të ushqimit që mund të grumbullohen në enë. Vendoseni enën prej qelqi (3) në vendin e vet. Shtoni ujë të ngrohtë dhe 1 deri 1 ½ njësi detergjent të lëngshëm dhe vëreni në punë blenderin me shpejtësi të lartë për disa sekonda.119 / SQ Blender tavoline / Manuali i përdorimit 4 Pastrimi dhe mirëmbajtja Mund të lani enën prej qelqi (3) dhe kapakët në lavastovilje.
Hiqeni pajisjen nga priza. Hiqni enën prej qelqi (3) nga njësia e motorit (6) dhe shpëlajeni me ujë. Nëse është e nevojshme, përsëritni të njëjtat hapa. Përdorni një leckë të butë dhe të njomë dhe një sasi të vogël agjenti pastrues për të pastruar njësinë e motorit (6).
- Nëse nuk planifikoni ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, ruajeni atë me kujdes.
- Hiqeni pajisjen nga priza para se ta ruani.
- Ruajeni pajisjen në një vend të freskët dhe të thatë.
- Ruajeni pajisjen dhe kabllin e saj larg fëmijëve.
4.3 Transporti dhe dërgesa
- Gjatë transportit dhe dërgesës, mbajeni pajisjen në paketimin e saj origjinal. Paketimi i pajisjes e mbron atë nga dëmtimet fizike.
- Mos vendosni objekte të rënda mbi pajisje ose mbi paketimin e saj. Përndryshe pajisja mund të dëmtohet.
Notice-Facile