TBP5301X - Blender BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas TBP5301X BEKO në format PDF.
| Lloji i produktit | Blender |
| Marka | Beko |
| Modeli | TBP5301X |
| Konsumi i energjisë | 700 W |
| Tensioni | 220-240 V ~ 50/60 Hz |
| Kapaciteti i kavanozit | 1.5 L |
| Numri i shpejtësive | 5 + Pulse |
| Materiali i tehut | Çelik inox |
| Materiali i kavanozit | Tritan pa BPA |
| Bllokimi i sigurisë | Po |
| Këmbët kundër rrëshqitjes | Po |
| Pjesë të sigurta për larje në enëlarëse | Po (kavanoz, kapak, kapak matës) |
| Gjatësia e kabllit | 1.2 m |
| Pesha | 2.5 kg |
| Dimensionet (L x G x T) | 40 x 18 x 18 cm |
| Thyerje akulli | Po |
| Funksioni i smoothie | Po |
| Përfshin | Kavanoz blenderi, kapak, kapak matës, manual përdorimi |
Pyetjet më të shpeshta - TBP5301X BEKO
Pyetjet e përdoruesve rreth TBP5301X BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Blender në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TBP5301X - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TBP5301X e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT TBP5301X BEKO
Ju lutem lexoni këtë manual më parë!
I nderuar klient,
Faleminderit që preferuat një produkt Beko. Shpresojmë që të merrni rezultatet më të mira nga produkti juaj i cili është prodhuar me teknologjinë më të fundit të cilësisë së lartë. Prandaj, ju lutem lexoni të gjithë këtë manual dhe të dokumentet e tjera shoqëruese me kujdes para se ta përdorni produktin dhe mbajeni si referencë për ta përdorur në të ardhmen. Nëse e dorëzoni produktin te dikush tjetër, jepini gjithashtu edhe manualin e përdoruesit. Ndiqni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet në manualin e përdoruesit.
Kuptimi i simboleve
Simbolet e mëposhtme përdoren në pjesë të ndryshme të këtij manuali:

Informacione të rëndësishme dhe sugjerime të dobishme për përdorimin.

PARALAJMËRIM: Paralajmërime për situata të rrezikshme në lidhje me sigurinë e jetës dhe pronës.

I përshtatshëm për kontakt me ushqimin.

Mos e zhytni pajisjen, kabllin e energjisë ose spinën në ujë apo në lëngje të tjera.

Kategoria e mbrojtjes për goditjet elektrike.

Ky produkt është prodhuar në ambiente që nuk dëmtojnë mjedisin, të teknologjisë më të fundit.
1
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Kjo pjesë përmban udhëzime sigurie të cilat do të ndihmojnë për t'u mbrojtur nga lëndimet personale ose dëmtimet e pronës.
Mos ndjekja e këtyre udhëzimeve do ta bëjë garancinë të pavlefshme.
1.1 Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.
- Kjo pajisje është projektuar për përdorim shtëpiak dhe përdorime të ngjashme, si:
- kuzhina për stafin në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune;
- ferma;
- nga klientët në hotele, motele dhe mjedise të tjera banimi;
- ambiente të tipit bed and breakfast.
1
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Kjo pajisje mund të përdoret nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ato mbikëqyren ose janë udhëzuar për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e mundshme.
- Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
- Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhen nga fëmijët.
- Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga fëmijët.
- Mos e përdorni kabllin e rrymës, spinën ose vetë pajisjen nëse janë të dëmtuara. Kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar.
- Shkëputeni pajisjen nga priza kur nuk është nën mbikëqyrje, kur montoni ose hiqni aksesorët, ose para se ta pastroni.
- Përdorni vetëm pjesë originale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
- Mos u mundoni ta çmontoni pajisjen.
- Mos e vini pajisjen në punë ose mos vendosni asnjë pjesë të pajisjes mbi sipërfaqe të nxehta ose pranë tyre.
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
- Mos e përdorni pajisjen për ushqime të nxehta.
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
- Rrjeti juaj i energjisë duhet të jetë në përputhje me informacionet e dhëna në etiketën e vlerave të pajisjes.
- Mos e përdorni pajisjen me kordon zgjatimi.
- Mos e prekni spinën e pajisjes me duar të njoma ose të lagura.
- Mos e tërhiqni kabllin e energjisë kur e hiqni pajisjen nga priza.
- Hiqeni pajisjen para se ta pastroni, çmontoni, ndërroni aksesorët dhe prisni që të ndalojë komplet.
- Kur zbrazni enën, gjatë pastrimit dhe kur kapni thikat me duar të zhveshura, mund të ndodhin lëndime serioze për shkak të përdorimit të gabuar. Përdoreni pjesën plastike kur kapni thikën e prerjes.
- Asnjëherë mos i prekni thikat kur përdorni pajisjen. Ekziston mundësia të vriteni për shkak të përdorimit të gabuar.
- Pasi ta keni pastruar, thajeni pajisjen dhe të gjitha pjesët para se ta lidhni në korrent dhe para se të vendosni pjesët.
- Mos e zhytni pajisjen, kabllin e energjisë ose spinën
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
në ujë apo në lëngje të tjera.
- Nëse i ruani materialet e paketimit, mbajini larg fëmijëve.
- Mbajeni pajisjen dhe kabllin e energjisë larg fëmijëve.
1.2 Pajtueshmëria me direktivën WEEE dhe hedhja e mbetjeve:
Ky produkt i përmbahet Direktivës WEEE të BE (2012/19/EU). Ky produkt mbart një simbol klasifikimi për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektron-ike (WEEE).

Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Mos e hidhni produktin bashkë me mbeturinat shtëpi-ake ose mbeturinat e tjera në fund të jetës së tij. Çojeni në një qendër grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar më shumë rreth këtyre qendrave të grumbullimit.
1.3 Pajtimi me direktivën RoHS
Produkti që keni blerë i përmbahet Direktivës RoHS të BE (2011/65/EU). Nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të përcaktuara në Direktivë.
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
1.4 Informacione për paketimin

Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar prej materialesh të riciklueshme sipas rregullave tona kombëtare për mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose të tjera. Çojini ato në pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të caktuara nga autoritetet vendase.
1.5 Gjëra që mund të bëni për kursimin e energjisë
Pritini ushqimet e forta në copa të vogla para se t'i futni në pajisje siç tregohet në manualin e përdorimit. Ndiqni udhëzimet dhe oraret e tjera të përcaktuara në manual. Zgjidhni nivelet e shpejtësisë së ulët nëse janë të përshtatshme për ushqimin që do të përgatitet. Fikeni dhe hiqeni pajisjen nga priza pasi ta keni përdorur.
2 Mikseri juaj
2.1 Përmbledhje

Vlerat që janë deklaruar në shënimet e ngjitura në produktin tuaj ose në dokumentet e printuara të dhëna bashkë me të tregojnë vlerat të cilat janë marrë në laboratorë duke sipas standardeve. Këto vlera mund të ndryshojnë sipas përdorimit të pajisjes dhe kushteve të ambientit.
2 Mikseri juaj
- Ena e përzierjes
- Thika e prerjes
- Kapakët
- Trupi i motorit
- Butoni Start
2.2 Të dhëna teknike
Tensioni: 220-240 V\~, 50/60 Hz
Energjia: 300 W
Kategoria e izolimit: ||
Modifikimet teknike dhe të dizajnit janë të rezervuara.
3 Përdorimi
3.1 Përdorimi i synuar
Kjo pajisje është bërë vetëm për përdorim shtëpiak; nuk është e përshtatshme për përdorim profesional.
Është bërë për të prerë sasi të vogla perimesh dhe frutash (luleshtrydhe, banane, etj.).
3.2 Përdorimi
Pastrojeni pajisjen para përdorimit të parë (shiko 4.1).

PARALAJMËRIM:
Mos e përdorni pajisjen kur është bosh ose kur ka kapakun të hapur.
- Vendoseni pajisjen mbi sipërfaqe të fortë dhe të sheshtë.
- Pritini ushqimet, për shembull frutat dhe perimet, në copa të vogla dhe mbusheni enën e përzierjes (1) me to. Si maksimum, mbusheni deri në shenjën 600 ml në enën e përzierjes (1).
- Tani vidhoseni thikën e prerjes (2) duke e rrotulluar në drejtim
të akrepave të orës në enën e përzierjes (1).
- Vendoseni enën e përzierjes (1) në trupin e motorit (4). Sigurohuni që shenjat ▼ në thikën e prerjes (2) të puthiten me ato në trupin e motorit (4). Pastaj rrotullojeni me kujdes enën e përzierjes (1) në drejtim të akrepave të orës derisa të kyçet në vend.

Mikseri do të ndizet nëse ena e përzierjes (1) është montuar saktë. Një mbyllje sigurie nuk lejon që pajisja të punojë pa enën e përzierjes (1).
- Tani futeni spinën në prizë.
- Sa më shumë të mbahet shtypur butoni Start (5), aq më i butë do të bëhet ushqimi që përzihet.
- Sapo të arrihet tretja e dëshiruar, lëshojeni butonin Start (5) dhe hiqeni spinën nga priza.
3 Përdorimi
- Hiqeni enën e përzierjes (1) nga trupi i motorit (4). Për ta bërë këtë, rrotullojeni me kujdes enën e përzierjes (1) në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe pastaj ngrijeni lart. Rrotulloni enën e përzierjes (1) në mënyrë që thika e prerjes (2) të drejtohet lart. Zhvidhoseni thikën e përzierjes (2) nga ena e përzierjes (1) duke e rrotulluar në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Tani mund ta derdhni kremin ose lëngun. Ose mund ta përdorni gjithashtu enën e përzierjes (1) si shishe. Vidhoseni kapakun (3) në enën e përzierjes (1) për ta bërë këtë.
3.3 Copëtimi i kubave të akullit
Futni deri në 4 kuba akulli dhe mbylleni enën e përzierjes (1) me thikën e prerjes (2). Mbani shtypur butonin Start (5) për pak sekonda. Sapo kubat e akullit të kthehen në fund të enës së përzierjes (1), mund të shtypni butonin Start (5) përsëri për pak sekonda. Përsëriteni këtë proces derisa kubat e copëtuar të jenë siç i dëshironi.
4 Pastrimi dhe kujdesi
4.1 Pastrimi
- Hiqeni pajisjen nga priza para se ta pastroni.
- Prisni që aksesorët të ndalojnë komplet.
- Hiqini aksesorët nga ena pasi të hiqni enën e përzierjes (1) nga pajisja (shiko 3.2).
- Pastrojeni ushqimin e mbetur në enën e përzierjes (1) me ujë të rrjedhshëm në çezmë.
- Pasi të instaloni aksesorin e grijes në enën e përzierjes (1), vendoseni përsëri enën e përzierjes në trup (4).
- Mbusheni komplet ose përgjysmë enën e përzierjes (1) me ujë të ngrohtë dhe disa pika solucioni për larje enësh dhe vëreni pajisjen në punë në shpejtësinë më të lartë për disa sekonda.
- Pastaj hiqeni dhe shpëlajeni enën e përzierjes.

Ena e përzierjes (1) dhe kapakët mund të lahen në lavastovilje.

PARALAJMËRIM:
Mos e zhytni trupin (4) në ujë. Mund ta fshini me një leckë të njomë.

PARALAJMËRIM:
Thika e prerjes (2) është e mprehtë. Mos e mbani anën e mprehtë ose mos e zhytni në ujë kur e pastroni.

PARALAJMËRIM:
Asnjëherë mos përdorni benzinë, hollues, pastrues të fortë ose objekte metalike dhe furça të ashpra për ta pastruar pajisjen.
4 Pastrimi dhe kujdesi
4.2 Ruajtja
- Nëse nuk keni ndërmend ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, ruajeni me kujdes.
- Hiqeni pajisjen nga priza para se ta ngrini.
- Mbajeni pajisjen në një vend të freskët dhe të thatë.
- Mbajeni pajisjen dhe kabllin larg fëmijëve.
4.3 Lëvizja dhe transporti
- Gjatë lëvizjes dhe transportit, mbajeni pajisjen në paketimin e saj origjinal. Paketimi i pajisjes e mbron nga dëmtimet fizike.
- Mos vendosni ngarkesa të rënda mbi pajisje ose paketim. Pajisja mund të dëmtohet.
- Rrëzimi i pajisjes mund ta bëjë jofunksionale ose të shkaktojë dëmtime të pariparueshme.