PLM4628 - Makinë prerëse bari MAKITA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas PLM4628 MAKITA në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth PLM4628 MAKITA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Makinë prerëse bari në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj PLM4628 - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. PLM4628 e markës MAKITA.
MANUAL I PËRDORUESIT PLM4628 MAKITA
Shpjegim i pamjes së përgjithshme
- Doreza e sipërme
- Doreza e kontrollit të frenit
- Leva e valvulës
- Doreza e ndezjes
- Udhëzuesi i litarit
- Leva e kyçjes
- Trasta e mbledhjes së barit
- Leva e rregullimit të lartësisë
-
Kanali i shkarkimit
-
Kapaku anësor
- Platforma
- Kandela
- Tapa e karburantit
- Tapa e vajit
- Mbajtësja e kabllos
- Doreza e poshtme
- Doreza e kontrollit të vetëdrejtimit
-
Pyka e mulkimit
-
Buloni
- Rondela
- Butoni i kyçjes
- Dadoja e blokimit
- Ingranazhi i rregullimit të këndit
- Llamba e ndezjes
- Gjuhëza
- Kapaku i filtrit

VINI RE:
Për sigurinë tuaj lexojeni me kujdes këtë manual përpara se të përpiqeni të vini në punë njësinë e re. Nëse nuk i ndiqni udhëzimet mund të pësoni lëndime të rënda. Kushtojini pak çaste familjarizimit me kositësen përpara çdo përdorimi.
1. SIMBOLET E SHËNUARA NË PRODUKT

Lexoni manualin e përdorimit.

Mbajini larg kalimtarët.

Kushtojini më shumë kujdes duarve dhe këmbëve të manovruesit për të shmangur lëndimet.

Karburanti është i ndezshëm, mbajeni larg zjarrit. Mos hidhni karburant me pajisjen ndezur.

Avuj toksikë; Mos e përdorni brenda shtëpisë.

Kur kositni, mbani syze dhe kufje për mbrojtjen e vetë përdoruesit.

Kur riparoni, hiqeni kandelën dhe në vijim riparojeni sipas manualit të përdorimit.

Kujdes: Motori i nxehtë.

Etiketa e sigurisë që gjendet mbi kositësen e barit: MBAJINI DUART DHE KËMBËT LARG
2. RREGULLA TË PËRGJITHSHME TË SIGURISË

VINI RE: Kur përdorni vegla me naftë, duhet të
merrni masat paraprake të sigurisë, duke përfshirë të mëposhtmet, për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të rënda personale apo dëmtimin e pajisjes. Lexojini këto udhëzime përpara se ta vini në punë produktin dhe ruajini udhëzimet për referencë të mëvonshme.

VINI RE: Kjo pajisje prodhon fushë
elektromagnetike gjatë punës. Fusha mund të interferojë në kushte të caktuara me implantet aktive apo pasive mjekësore. Për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të rënda apo vdekjeprurëse, i këshillojmë personat me implante mjekësore të konsultohen me doktorin dhe prodhuesin e implantit mjekësor përpara se të punojnë me pajisjen.
Trajnimi
- Lexojini udhëzimet me kujdes. Familjarizohuni me komandat dhe me përdorimin e duhur të pajisjes;
- Mos u lejoni kurrë fëmijëve apo personave që nuk i njohin këto udhëzime, të përdorin kositësen. Rregullat vendore mund të kufizojnë dhe moshën e përdoruesit;
- Mos kositni kurrë nëse keni pranë njerëz, sidomos fëmijë, apo dhe kafshë shtëpiake;
- Kini parasysh se manovruesi apo përdoruesi është përgjegjës për aksidentet apo rreziqet që mund t'u ndodhin personave të tjerë apo pronës së tyre.
Përgatitja
- Gjatë kositjes, vishni gjithnjë këpucët e duhura dhe pantallona të gjata. Mos e përdorni pajisjen kur jeni zbathur apo kur keni veshur sandale të hapura;
- Inspektojeni me kujdes zonën ku do të përdoret pajisja dhe hiqni të gjitha sendet që mund të goditen nga pajisja;
• VINI RE - Nafta është tepër e ndezshme.
- Ruajeni karburantin në kontejnerët e krijuar konkretisht për këtë qëllim;
- Rimbusheni me karburant vetëm në mjedise të jashtme dhe mos pini duhan gjatë rimbushjes;
- Hidhni karburant përpara se të ndizni motorin. Mos e hiqni kurrë tapën e serbatorit dhe as mos hidhni naftë kur motori është në punë ose kur është i nxehtë;
- Nëse derdhet nafta, mos u përpiqni ta ndizni motorin, por largojeni pajisjen nga zona e derdhjes dhe shmangni krijimin e burimeve të zjarrit derisa të jenë larguar avujt e naftës;
- Vendosini me kujdes tapat e serbatorit dhe të kontejnerit;
- Zëvendësojini zhurmëmbytësit me defekt;
- Përpara përdorimit, inspektoni gjithnjë me sy për të parë nëse tehet, vidat e teheve dhe grupi i kositjes kanë shenja konsumi apo dëmtimi. Ndërrojini tehet e konsumuara apo të dëmtuara dhe bulonat e grupeve për të ruajtur drejtpeshimin.
Përdorimi
- Mos e përdorni pajisjen në hapësira të mbyllura ku mund të mblidhen avujt e monoksidit të karbonit;
- Kositni vetëm në dritë të diellit ose në dritë të mirë artificiale;
- Shmangni përdorimin e pajisjes në bar të lagur, kur të mundeni;
- Shkelni gjithnjë mirë në zona të pjerrëta;
- Ecni, mos vraponi;
- Për pajisjet me rrota, kositni përgjatë ballinës së pjesëve të pjerrëta, asnjëherë lart e poshtë;
- Bëni kujdes të veçantë kur ndryshoni drejtimin në zonat e pjerrëta;
- Mos kositni në zona me pjerrësi të lartë;
- Bëni kujdes të veçantë kur shkoni mbrapsht apo kur tërhiqni kositësen drejt vetes;
- Ndalojini tehet nëse kositja duhet anuar për transportim kur kaloni në sipërfaqe ku nuk ka bar dhe kur e transferoni prej apo në zonën e kositjes;
- Mos e përdorni kurrë kositësen me mbrojtëse defektive ose pa montuar në vendin e duhur pajisje sigurie, për shembull përthyes apo/dhe kapës bari;
- Mos i ndryshoni cilësimet bazë që kontrollojnë motorin, dhe as mos e kaloni motorin në mbishpejtësi;
- Çaktivizoni të gjitha tehet dhe friksionet e drejtimit përpara se të ndizni motorin;
- Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve dhe me këmbët larg tehut(eve);
- Mos e anoni kositësen e barit kur ndizni motorin;
- Mos e ndizni motorin kur jeni duke qëndruar përpara marmitës;
- Mos i vendosni duart apo këmbët pranë apo nën pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithmonë larg hapjes së shkarkimit;
- Mos e ngrini dhe mos e mbani ngritur në ajër kositësen e barin kur është në punë motori;
- Ndalojeni motorin dhe shkëputni telin e kandelës, sigurohuni se të gjitha pjesët lëvizëse kanë ndaluar dhe kur ka çelës të futur, hiqni çelësin:
- Përpara se të pastroni pengesat apo të zhbllokoni marmitën;
- Përpara se të kontrolloni, pastroni apo punoni mbi kositëse;
- Pasi keni goditur sende të jashtme. Inspektoni kositësen e barit për dëmtime të mundshme dhe bëni riparimet përpara se ta ndizni dhe ta vini kositësen në punë;
- Nëse kositësja e barit fillon të dridhet në mënyrë jonormale (kontrollojeni menjëherë);
- Ndalojeni motorin dhe shkëputni telin e kandelës, sigurohuni se të gjitha pjesët lëvizëse kanë ndaluar dhe kur ka çelës të futur, hiqni çelësin:
- Kur e lini kositësen e barit pa punë;
- Përpara rimbushjes me karburant;
- Ulni cilësimin e shpejtësisë gjatë mbylljes së motorit dhe, nëse motori ka valvulë mbylljeje, mbylleni karburantin me përfundimin e kositjes.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
- Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të shtrënguara për t'u siguruar që pajisja të jetë në kushte të sigurta pune;
- Mos e ruani kurrë pajisjen me naftë në serbator në ndërtesa ku avujt e karburantit mund të bien në kontakt me zjarrin apo shkëndijat;
- Lëreni motorin të ftohet përpara se ta ruani në vende të mbyllura;
- Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mbajeni motorin, zhurmëmbytësin dhe folenë e baterisë dhe hapësirën e mbajtjes së naftës të pastër nga bari, gjethet apo grasoja e tepërt;
- Kontrollojeni shpesh mbledhësen e barit për konsum apo dëmtim;
- Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo të dëmtuara;
- Nëse serbatori duhet shkarkuar, bëjeni këtë në mjedise të jashtme.

VINI RE: Mos e prekni tehun gjatë rrotullimit.

VINI RE: Rimbusheni në zona me ajrim të mjaftueshëm dhe me motorin e fikur.
3. PËRSHKRIMI I PJESËVE (Fig. A, B, C)
Duke përfshirë
A: Çelësin e kandelës
4. TË DHËNA TEKNIKE
| Modeli PLM4626 PLM4627 PLM4628 | |||
| Lloji i motorit B&S500E, 09P6 B&S500E, 09P6 B&S500E, 09P6 | |||
| Me vetërrotullim jo jo po | |||
| Zhvendosja e motorit 140 cm | ^3 | 140 cm^3 | 140 cm^3 |
| Gjerësia e tehut 460 mm | 460 mm | 460 mm | |
| Shpejtësia e matur | 2800/min | 2800/min | 2800/min |
| Vëllimi i serbatorit të karburantit | 800 ml | 800 ml | 800 ml |
| Kapaciteti i vajit | 470 ml | 470 ml | 470 ml |
| Vëllimi i mbledhëses së barit | 60 L | 60 L | 60 L |
| Pesha neto | 28,0 kg | 28,4 kg | 31,2 kg |
| Rregullimi i lartësisë | 30-75 mm, 7 nivele | 30-75 mm, 7 nivele | 30-75 mm, 7 nivele |
Dallimet midis tri modeleve
| Modeli | Doreza e përparme e platformës | Shkarkimi anësor | Me vetërrotullim |
| PLM4626 | √ | × | × |
| PLM4627 | √ | √ | × |
| PLM4628 | √ | √ | √ |
| Modeli | PLM4626 | PLM4627 | PLM4628 |
| Niveli i garantuar i fuqisë së zërit te pozicioni i përdoruesit (sipas EN 836, shtojca H dhe EN ISO 4871) | 86,9 dB (A) (K=3 dB (A)) | 86,9 dB (A) (K=3 dB (A)) | 86,9 dB (A) (K=3 dB (A)) |
| Niveli i matur i fuqisë së zërit | 93,7 dB (A)K=2,38 dB (A) | 93,7 dB (A)K=2,38 dB (A) | 93,7 dB (A)K=2,38 dB (A) |
| Niveli i garantuar i fuqisë së zërit (sipas 2000/14/KE) | 96 dB (A) | 96 dB (A) | 96 dB (A) |
| Dridhja (sipas EN 836, shtojca G) | 4,531 m/s^2 K=1,5 m/s^2 | 4,531 m/s^2 K=1,5 m/s^2 | 4,531 m/s^2 K=1,5 m/s^2 |
5. MONTIMI
5-1 DOREZA ME PALOSJE
- Përdorni butonin e kyçjes për të rregulluar dorezat e poshtme shufër në trupin e pajisjes. (Fig. 1A/Fig. 1B/Fig. 1C/Fig. 1D)
- Ngrini dy levat e kyçjes për të liruar dorezat e sipërme shufër për palosje. (Fig. 1E)
- Shtypni levën e kyçjes për të kyçur dorezat shufër në pozicion pune. (Fig. 1F)
- Rregulloni tendosjen duke e rrotulluar dadon e blokimit me çelësin e duhur. (Fig. 1G/Fig. 1H)
- Bashkoni mbledhësen e kabllos në pozicionin e treguar dhe vendosni kabllon. (Fig. 1I/Fig. 1J)
5-2 RREGULLIMI PËR KËNDIN E PËRSHTATSHËM
A) Tërhiqni hapjen e levës së kyçjes;
B) Duke rrotulluar dorezën e sipërme të ingranazhit rregullues të këndit për caktimin e këndit të duhur në rangun -20° deri në 20° (pozicioni 5: -20°/-10°/0°/10°/20°) siç tregohet në Fig. 2;
C) Shtyni levën e kyçjes deri sa të mbyllet për të lidhur dorezën e poshtme me të sipërmen.
5-3 MONTIMI I MBLEDHËSES SË BARIT
- Për ta vendosur: Ngrini kapakun e pasmë dhe ngeceni mbledhësen e barit në pjesën e pasme të kositëses së barit. (Fig. 3A/Fig. 3B/Fig. 3C)
- Për ta hequr: Kapeni dhe ngrijeni kapakun e pasmë, hiqni mbledhësen e barit.
5-4 DOREZA E NDEZJES
Lëvizeni dorezën e ndezjes nga motori tek udhëzuesi i litarit. (Fig. 4)
5-5 LARTËSIA E PRERJES
Shtyni me drejtim përpara për të shkëputur levën nga mbajtësja. Lëvizeni levën përpara ose prapa për të rregulluar lartësinë. (Fig. 5 dhe shikoni pikën 7.9)
6. “3 NË 1” (vetëm për PLM4627, PLM4628)
Këto kositëse bari mund të përshtaten jashtë funksionit të tyre normal, sipas qëllimit:
Nga kositëse bari me shkarkim të pasmë në:
- Kositëse mulkimi ose si
- Kositëse me shkarkim anësor.
Çfarë éshtë mulkimi?
Gjatë mulkimit, bari pritet në një hap pune, pastaj grihet dhe i kthehet tokës si pleh natyral.
Këshilla për kositje me mulkim:
- Shkurtim i rregullt me maksimumi 2 cm nga 6 cm deri 4 cm lartësi bari.
- Përdorni thikë të mprehtë prerjeje - Mos kositni bar të lagur
- Caktoni shpejtësi maks. të motorit
- Lëvizni vetëm në ritmin e punës
- Pastrojeni rregullisht pykën e mulkimit, pjesën e brendshme të pajisjes dhe tehun e kositjes
Nisja e punës
NJË: Përshtatja për kositëse me mulkim

VINI RE: Vetëm me motorin dhe prerësin e
ndaluar.
- Ngrini kapakun e pasmë dhe hiqni trastën e mbledhjes së barit.
- Shtyjeni pykën e mulkimit në platformë. Kyçeni pykën e mulkimit me butonin përkatës në hapjen e platformës. (Fig. 6A/Fig. 6B)
- Uleni sërish kapakun e pasmë.
DY: Përshtatja për kositje me shkarkim anësor

Vetëm pasi motori dhe prerësi të kenë
ndaluar!
- Ngrini kapakun e pasmë dhe hiqni trastën e mbledhjes së barit.
- Montoni pykën e mulkimit.
- Ngrini kapakun anësor për shkarkim anësor. (Fig. 7A)
- Montoni kanalin e shkarkimit për shkarkim anësor në kunjin mbështetës të kapakut anësor. (Fig. 7A)
- Ulni kapakun anësor - kapaku bie mbi kanalin e shkarkimit. (Fig. 7B)
TRE: Kositja me trastën e mbledhjes së barit

VINI RE: Vetëm me motorin dhe prerësin e
ndaluar.
Për kositje me trastën e mbledhjes së barit, hiqni pykën e mulkimit dhe kanalin e shkarkimit për shkarkim anësor, dhe montoni trastën e mbledhjes së barit.
- Heqja e pykës së mulkimit.
- Ngrini kapakun e pasmë dhe hiqni pykën e mulkimit.
- Ngrini kapakun anësor dhe hiqni kanalin e shkarkimit.
- Heqja e kanalit të shkarkimit për shkarkim anësor.
- Kapaku anësor e mbyll automatikisht me anë të sustës hapjen e shkarkimit të pajisjes.
-
Pastrojeni rregullisht kapakun anësor dhe hapjen e shkarkimit nga mbetjet e barit dhe papastërtitë e ndryshme.
-
Montoni trastën e mbledhjes së barit.
- Për ta vendosur: Ngrini kapakun e pasmë dhe ngecni trastën e mbledhjes së barit në pjesën e pasme të kositëses së barit.
- Për ta hequr: Kapni dhe ngrini kapakun e pasmë, hiqni trastën e mbledhjes së barit.
7. UDHËZIMET E PËRDORIMIT
7-1 PËRPARA SE TË NISNI
Mirëmbajeni rregullisht motorin me benzinë dhe vaj sipas udhëzimeve në manualin e posaçëm të motorit të paketuar me kositësen. Lexojini udhëzimet me kujdes.

VINI RE: Nafta është tepër e ndezshme.
Ruajeni karburantin në kontejnerët e krijuar konkretisht për këtë qëllim.
Rimbushni vetëm në mjedise të jashtme, përpara se të ndizni motorin dhe mos pini duhan gjatë rimbushjes apo gjatë punës me karburant.
Mos e hiqni kurrë tapën e serbatorit as mos hidhni naftë kur motori është në punë ose kur është i nxehtë.
Nëse derdhet nafta, mos u përpiqni ta ndizni motorin, por largojeni pajisjen nga zona e derdhjes dhe shmangni krijimin e burimeve të zjarrit derisa të jenë larguar avujt e naftës.
Vendosini me kujdes tapat e serbatorit dhe të kontejnerit. Përpara se ta anoni kositësen e barit për të ruajtur tehun apo për të kulluar vajin, hiqni karburantin nga serbatori.

VINI RE: Mos e mbushni kurrë serbatorin në
mjedise të brendshme, me motorin ndezur ose pa e lënë motorin të jetë ftohur për së paku 15 minuta pas pune.
7-2 PËR TË NDEZUR MOTORIN DHE AKTIVIZUAR TEHUN
- Mjeti është i pajisur me gominë në skajin e kandelës, sigurohuni që laku metalik në skajin e telit të kandelës (brenda gominës) të jetë shtrënguar siç duhet mbi majën metalike të kandelës.
- Shtypni llambën e ndezjes 3-5 herë përpara se të ndizni motorin. (Fig. 8A)
-
Kur ndizni motorin e ftohtë, çojeni levën e valvulës së shpejtësisë në pozicionin “ Kur ndizni motorin e ngrohtë dhe në punë e sipër, çojeni levën e valvulës së shpejtësisë në pozicionin “◀” . (Fig. 8B)
-
Duke qëndruar pas pajisjes, kapni dorezën e kontrollit të frenit dhe mbajeni përkundër dorezës së sipërme siç ilustrohet. (Fig. 8C)
-
Kapni dorezën e nisjes siç tregohet (Fig. 8C) dhe tërhiqeni me shpejtësi. Kthejeni me ngadalë në bulonin e udhëzuesit të litarit pas nisjes së motorit.
Lëshoni dorezën e kontrollit të frenit për të ndaluar motorin dhe tehun. (Fig. 8D)

Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve
dhe me këmbët larg tehut.

Mos e anoni kositësen e barit kur ndizni motorin.
Niseni kositësen e barit në sipërfaqe të rrafshët, pa bar të lartë apo pengesa.

Mbajini duart dhe këmbët larg pjesëve
rrotulluese. Mos e ndizni motorin kur jeni duke qëndruar përpara marmitës.
7-3 PROCEDURAT E PUNËS
Gjatë punës, mbajeni fort dorezën e frenit me të dyja duart.
Shënim: Gjatë punës, kur lëshohet doreza e frenit, motori do të ndalojë dhe kositësja e barit do të pushojë së punuari.
7-4 PËR TË NDALUAR MOTORIN

KUJDES: Tehu vazhdon të rrotullohet për pak
sekonda pas fikjes së motorit.
- Lëshoni dorezën e kontrollit të frenit për të ndaluar motorin dhe tehun.
- Shkëputeni dhe tokëzojeni telin e kandelës siç tregohet në manualin e posaçëm të motorit për të parandaluar nisjen aksidentale kur pajisja është e pambikëqyrur.
7-5 LIDHJA PËR LËVIZJEN AUTOMATIKE
Për PLM4628
Kapni dorezën e kontrollit të vetëdrejtimit, kositësja e barit do të lëvizë automatikisht përpara me rreth 3,6 km/orë (Fig. 9), lëshoni dorezën e vetëdrejtimit, kositësja e barit do të pushojë së lëvizuri.

KUJDES: Kositësja është projektuar për prerje
bari kopshtesh në lartësi jo më shumë se 250 mm. Mos u përpiqni të prisni bar tepër të lartë, të thatë apo të lagur (p.sh. kullota) apo pirgje gjethesh të thata. Në platformën e kositëses mund të mblidhen papastërti ose mund të prekin marmitën e motorit duke krijuar rreziqe për zjarr.
7-6 PËR REZULTATE MË TË MIRA GJATË KOSITJES
Pastroni fushën e barit nga mbeturinat. Sigurohuni që fusha të jetë pa gurë, shkopinj, tela apo gjësende të tjera të huaja që mund të flaken përreth nga kositësja në drejtime të ndryshme duke shkaktuar lëndime të rënda për manovruesin apo njerëz të tjerë si dhe dëmtime të pronës dhe të objekteve rrethuese. Mos prisni barin e lagur. Për kositje efikase mos prisni barin e lagur pasi ka prirje të ngjisë në pjesën e poshtme të platformës duke parandaluar kositjen e duhur të fijeve. Mos prisni më shumë se 1/3 e gjatësisë së barit. Prerja e rekomanduar për kositje është 1/3 e gjatësisë së barit. Shpejtësia në terren do të duhet rregulluar në mënyrë që pjesët e prera të mund të shpërndahen njëtrajtshëm në fushë. Për prerje të rënda në bar të trashë mund të nevojitet përdorimi i një prej shpejtësive më të ngadalta për të pasur prerje me kositjen e duhur. Kur kositni bar me fije të gjata mund t'ju duhet ta prisni në dy kalime, duke e ulur tehun dhe 1/3 tjetër të gjatësisë së barit për prerjen e dytë dhe mbase dhe të prisni në motiv tjetër nga ai i përdorur në kalimin e parë. Mbivendosja e prerjes në çdo kalim do të ndihmojë në pastrimin e copave të mbetura në fushë. Kositësja duhet të punohet gjithnjë në shpejtësi të plotë për të pasur prerjen më të mirë dhe për t'i mundësuar të kositë më me efikasitet. Pastroni pjesën e poshtme të platformës. Sigurohuni të pastroni pjesën e poshtme të platformës prerëse pas çdo përdorimi për të shmangur mbledhjen e barit, çka do të parandalonte mulkimin e duhur. Kositja e gjetheve. Kositja e gjetheve mund të jetë gjithashtu e mirë për fushën. Kur kositni gjethe sigurohuni të jenë të thata dhe të mos jenë shumë të dendura mbi fushë. Mos prisni të bien të gjitha gjethet nga pemët përpara se të kositni.

VINI RE: Nëse godisni sende të huaja, ndalojeni
motorin. Hiqeni telin nga kandela, inspektoni me kujdes kositësen për dëmtime të mundshme dhe riparojini dëmtimet përpara se të rindizni dhe të vini në punë kositësen. Dridhjet e tepërta të kositëses gjatë përdorimit janë tregues të dëmtimit të pajisjes. Pajisja duhet inspektuar në çast dhe duhet riparuar.
Ka një kanatë në kapakun a pasmë. Prej aty mund të shihni gjendjen e mbledhëses së barit. Nëse mbledhësja është plot me bar, zbrazeni dhe pastrojeni trastën, sigurohuni që është e pastër dhe se rrjeta ajroset siç duhet. (Fig. 10)
7-8 PLATFORMA
Pjesa e poshtme e platformës së kositëses duhet të pastrohet pas çdo përdorimi për të parandaluar mbledhjen e copave të barit, gjetheve, papastërtive apo materialeve të tjera. Nëse lejohen të mblidhen papastërtitë, do të krijohen kushte për ndryshkje dhe gërryerje dhe mund të pengohet mulkimi i duhur. Platforma mund të pastrohet duke e anuar kositësen dhe duke e pastruar me një vegël të posaçme (sigurohuni që keni hequr telin e kandelës).
7-9 UDHËZIMET PËR RREGULLIMIN E LARTËSISË

KUJDES: Mos i bëni kurrë rregullime kositëses
së barit pa ndaluar më parë motorin dhe pa shkëputur telin e kandelës.

KUJDES: Përpara se të ndryshoni lartësinë e
kositjes, ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e kandelës.
Kositësja është e pajisur me levë rregullimi të lartësisë me 7 nivele.
- Ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e kandelës përpara se të ndryshoni lartësinë e prerjes së kositëses.
- Leva e rregullimit të lartësisë qendrore ofron 7 nivele të ndryshme të lartësisë.
- Për të ndryshuar lartësinë e prerjes, shtypeni levën rregulluese drejt rrotës, duke e lëvizur lart ose poshtë në lartësinë e dëshiruar. (Fig. 11)
Të gjitha rrotat do të jenë në të njëjtën lartësi prerjeje.
8. UDHËZIMET E MIRËMBAJTJES
KANDELA
Përdorni vetëm kandela originale për ndërrim. Për rezultate më të mira, zëvendësojeni kandelën çdo 100 orë pune.
9. UDHËZIMET PËR VAJOSJEN

KUJDES: SHKËPUTENI KANDELËN PËRPARA
VEPRIMEVE TË MIRËMBAJTJES.
- RROTAT - Vajosni kushinetat e çdo rrote së paku një herë për seancë me vaj të lehtë.
- MOTORI - Ndiqni manualin e motorit për udhëzime të vajosjes.
10. PASTRIMI

KUJDES: Mos e lani motorin me ujë me zorrë. Uji mund të dëmtojë motorin ose të ndotë sistemin e karburantit.
- Pastrojeni platformën me leckë të thatë.
- Pastroni me zorrë nën platformë duke e anuar kositësen në mënyrë që kandela të jetë lart.
10-1 PASTRUESI I AJRIT TË MOTORIT

KUJDES: Mos lejoni mbledhjen e papastërtive apo të pluhurit sa të bblokojnë elementin me shkumë të filtrit të ajrit. Elementi i pastrimit të ajrit të motorit duhet të mirëmbahet (pastrohet) pas 25 orësh kositjeje normale. Elementi me shkumë duhet të mirëmbahet rregullisht nëse kositësja përdoret në kushte të thata dhe pluhuri.
Për të PASTRUAR FILTRIN E AJRIT
- Ngrini gjuhëzat në pjesën e sipërme të kapakut të filtrit.
- Hiqni kapakun e filtrit.
- Pastrojeni elementin e filtrit në ujë me sapun. MOS PËRDORNI BENZINË!
- Thajeni me ajër elementin e filtrit.
- Hidhni disa pika vaji SAE30 në filtrin me shkumë dhe shtypeni mirë për të larguar vajin e tepër.
- Riinstaloni filtrin.
SHËNIM: Zëvendësojeni filtrin nëse është ngrënë, konsumuar, dëmtuar apo nëse nuk mund të pastrohet. (Fig. 12)
10-2 TEHU I PRERJES

KUJDES: Sigurohuni ta shkëputni dhe ta tokëzoni telin e kandelës përpara se të punoni mbi tehun e prerjes, për të parandaluar ndezjen aksidentale të motorit. Mbroni duart duke veshur doreza të trasha apo duke përdorur stof të trashë për të kapur tehet e prerjes. Anojeni kositësen siç përcaktohet në manualin e posaçëm të motorit. Hiqni bulonin heksagonal dhe rondelën që mbajnë tehun dhe grupin e tehut në boshtin e motorit. Hiqni tehun dhe grupin nga boshti.

VINI RE: Inspektoni kohë pas kohe grupin e tehut për plasaritje, sidomos nëse keni goditur sende të huaja. Ndërrojeni nëse është e nevojshme.
Për rezultate më të mira, tehu duhet të jetë i mprehtë. Tehu mund të rimprihet duke e hequr dhe duke e
smeriluar apo limuar për të ruajtur sa më shumë mprehjen fillestare. Āshtë tejet e rëndësishme që çdo anë e tehut të mprihet njësoj për të shmangur luhatjen në drejtpeshim. Nëse tehu nuk ka drejtpeshimin e duhur do të ketë dridhje të tepërta që shkaktojnë eventualisht dëmtimin e motorit dhe të kositëses. Sigurohuni ta drejtpeshoni siç duhet tehun pas mprehjes. Tehu mund të testohet për drejtpeshim duke e balancuar në kaçavidë me bosht të rrumbullakët. Hiqni metal nga ana e rëndë derisa të drejtpeshojë njësoj.
Përpara rimontimit të tehut dhe të grupit të tehut në pajisje, vajosni boshtin e motorit dhe sipërfaqen e brendshme të grupit të tehut me vaj të lehtë. Instaloni përshtatësin e tehut në bosht. Referojuni Fig. 13. Vendoseni tehun me numrin e detalit nga ana e kundërt e grupit. Drejtojeni rondelën mbi teh dhe futni bulonin heksagonal. Shtrëngojeni bulonin me fuqinë e përmendur më poshtë:
10-3 FUQIA E SHTRËNGIMIT TË TEHUT
Buloni qendror 35 Nm - 45 Nm, për të garantuar punë të sigurt të pajisjes. Të gjithë bulonat dhe dadot duhen kontrolluar herë pas herë për shtrëngimin e duhur. Pas përdorimi të gjatë, sidomos në kushte toke me rërë, tehet do të konsumohen dhe do të humbasin disi formën fillestare. Efikasiteti i prerjes do të bjerë dhe tehu do të duhet ndërruar. Ndërrojeni vetëm me tehe zëvendësimi të miratuara nga fabrika. Dëmtimi i mundshëm nga tehu i padrejtpeshuar mirë nuk është përgjegjësi e prodhuesit. Kur ndërroni tehun duhet të përdorni llojin origjinal të shënuar mbi të (Makita 263001451) (për të porositur tehe kontaktoni me shitësin vendor apo telefonojini kompanisë sonë, shikoni kopertinën).
10-4 MOTORI
Referojuni manualit të posaçëm të motorit për udhëzime të mirëmbajtjes së motorit.
Mirëmbani vajin e motorit sipas udhëzimeve në manualin e posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen. Lexoni dhe ndiqni udhëzimet me kujdes.
Në kushte normale pune mirëmbajeni pastruesin e ajrit sipas manualit të posaçëm të motorit.
Pastrojeni çdo disa orë nëse punohet në kushte me shumë pluhur. Rendimenti i rënë dhe mbytja e motorit tregon se duhet mirëmbajtur pastruesi i ajrit. Për të mirëmbajtur pastruesin e ajrit, referojuni manualit të posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen.
Kandela duhet të pastrohet dhe marzhi të rivendoset një herë për seancë. Rekomandohet ndërrimi i kandelës në fillim të çdo stine kositjeje; kontrolloni manualin e motorit për llojin e duhur të kandelës dhe specifikimet e marzhit. Pastrojeni motorin rregullisht me leckë apo furçë. Mbajeni pastër sistemin e ftohjes (zonën e fryrjes me ajër) për të lejuar qarkullimin e duhur të ajrit, gjë që është themelore për rendimentin dhe jetëgjatësinë e motorit. Sigurohuni të hiqni barin, papastërtitë dhe mbetjet e ndezshme nga zona e marmitës.
11. UDHËZIMET PËR RUAJTJEN (MBYLLJA E STINËS)
Duhen ndjekur hapat e mëposhtëm për të përgatitur kositësen e barit për ruajtje.
- Pastroni serbatorin pas kositjes së fundit të stinës. a) Zbrazni serbatorin me pompë thithëse.

KUJDES: Mos e thani naftën në mjedise të
mbyllura, në afërsi të zjarreve etj. Mos pini duhan! Avujt e naftës mund të shkaktojnë shpërthim apo zjarr.
b) Ndizni motorin dhe lëreni të punojë derisa të ketë përdorur gjithë naftën e mbetur dhe të ngecë.
c) Hiqni kandelën. Përdorni një enë vaji për të mbushur rreth 20 ml vaj në dhomëzën e djegies. Përdorni ndezësin për të shpërndarë vajin njëtrajtësisht në dhomëzën e djegies. Zëvendësoni kandelën.
-
Pastroni dhe grasatoni me kujdes kositësen e barit sipas përshkrimeve nën "UDHËZIMET PËR VAJOSJEN".
-
Grasatoni lehtë prerësin për të parandaluar gërryerjen.
-
Ruajeni kositësen e barit në vend të thatë, të pastër dhe të mbrojtur nga ngrica, larg personave të paautorizuar.

KUJDES: Motori duhet të jetë ftohur plotësisht
përpara se ta çoni kositësen në vendin e ruajtjes.

SHËNIM:
- Kur ruani çfarëdo lloj pajisjeje me korrent në kthina të paajrosura apo për ruajtjen e materialeve:
- Duhet të bëni kujdes të mbroni pajisjet nga ndryshku. Të përdorni vaj të lehtë apo silikon, ta mbuloni pajisjen, sidomos kabllot dhe pjesët lëvizëse.
- Bëni kujdes të mos i përthyeni apo përdridhni kabllot.
- Nëse litari ndezës shkëputet nga udhëzuesi i litarit te doreza, shkëputeni dhe tokëzojeni telin e kandelës, lironi dorezën e kontrollit të tehut dhe tërhiqni litarin ndezës me ngadalë nga motori. Kalojeni litarin ndezës në bulonin e udhëzuesit të litarit te doreza.
Transporti
Fikeni motorin. Sigurohuni të mos e përthyeni ose dëmtoni prerësin kur e shtyni kositësen e barin mbi pengesa.
- UDHËZUESI PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE
| PROBLEMI SHKAKU I MUNDSHËM VEPRIMI NDREQËS | ||
| Nuk ndizet motori. Valvula e shpejtësisë nuk është në pozicionin e saktë për kushtet e punës. | Lëvizeni valvulën e shpejtësisë në pozicionin e saktë. | |
| Serbatori është bosh. Mbusheni serbatorin me karburant: referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT. | ||
| Elementi i pastrimit të ajrit është ndotur. Pastroni elementin e pastrimit të ajrit: referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT. | ||
| Ešhtë liruar kandela. Shtrëngojeni kandelën me 25-30 Nm. | ||
| Ešhtë liruar apo shkëputur teli i kandelës nga kandela. | ||
| Marzhi i kandelës është i gabuar. Caktoni marzhin midis elektrodave midis 0,7 dhe 0,8 mm. | ||
| Kandela është defektive. Instaloni kandelë të re me marzh të saktë: referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT. | ||
| Karburatori është vërshuar me karburant. Hiqni elementin e pastrimit të ajrit dhe tërhiqeni vazhdimisht litarin ndezës derisa karburatori të pastrohet dhe rivendoseni elementin e pastrimit të ajrit. | ||
| Modul problematik i ndezjes. Kontaktoni me agjentin e shërbimit. | ||
| Motori ndizet me vështirësi ose humbet fuqi. | Papastërti, ujë ose serbator me karburant të mbetur. Hiqni karburanti dhe pastroni serbatorin. Mbusheni serbatorin me karburant të ri, të pastër. | |
| Ešhtë bllokuar vrima e ajrimit në tapën e serbatorit. Pastroni ose ndërroni tapën e serbatorit. | ||
| Elementi i pastrimit të ajrit është ndotur. Pastroni elementin e pastrimit të ajrit. | ||
| Motori punon me luhatje. Kandela është defektive. Instaloni kandelë të re me marzh të saktë: referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT. | ||
| Marzhi i kandelës është i gabuar. Caktoni marzhin midis elektrodave midis 0,7 dhe 0,8 mm. | ||
| Elementi i pastrimit të ajrit është ndotur. Pastroni elementin e pastrimit të ajrit: referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT. | ||
| Motori nuk pushon siç duhet. | Elementi i pastrimit të ajrit është ndotur. Pastroni elementin e pastrimit të ajrit: referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT. | |
| Janë bllokuar foletë e ajrit në veshjen e motorit. Hiqni papastërtitë nga foletë. | ||
| Janë bllokuar fletët ftohëse dhe rrugët e ajrit nën ndarjen e ventilatorit të motorit. Hiqni papastërtitë nga fletët ftohëse dhe rrugët e ajrit. | ||
| Motori kërcen në shpejtësi të larta. | Marzhi midis elektrodave të kandelës është shumë i ngushtë. Caktoni marzhin midis elektrodave midis 0,7 dhe 0,8 mm. | |
| Motori mbinxehet. | Qarkullimi i ajrit ftohës është i kufizuar. Hiqni mbetjet e mundshme nga foletë në veshje, strukturën e ventilatorit dhe në rrugët e ajrit. | |
| Kandelë e gabuar. Instaloni kandelën RC12YC dhe fletë ftohëse në motor. | ||
| Kositësja dridhet në mënyrë jonormale. | Ešhtë liruar grupi i prerjes. Shtrëngoni tehun. | |
| Ka lëvizur nga drejtpeshimi grupi i prerjes. Drejtpeshoni tehun. | ||
13. GARANCIA
Ky produkt lëshohet me garanci sipas rregullave ligjore për periudhë 12 mujore nga data e blerjes nga përdoruesi fillestar.
Kjo garanci mbulon të gjitha avaritë materiale apo të prodhimit, nuk përfshin defektet nga pjesët normale të konsumueshme si kushineta, furça, kablo, spina apo aksesorë si turjela, pjesë turjelash, sharra etj.; dëmtime apo defekte që vijnë si rezultat i keqpërdorimit, aksidenteve apo modifikimeve; dhe as kostot e transportit. Ne rezervojmë të drejtën të refuzojmë çdo pretendim kur blerja nuk mund të verifikohet ose kur është e qartë se produkti nuk është mirëmbajtur sïç duhet. (Pastrim të foleve të ajrimit, servis i rregullt për furçat e karbonit.) Fatura e blerjes duhet të ruhet si provë e datës së blerjes. Mjeti i paçmontuar duhet t'i kthehet shitësit në gjendje të pastër të pranueshme, në kutinë përkatëse me formë të posaçme sipas produktit, nëse ka ardhur me të tillë, i shoqëruar gjithashtu nga evidenca e blerjes.
14. MJEDISI
Nëse mjeti juaj ka nevojë për ndërrim pas një përdorimi të gjatë, mos e hidhni në mbeturinat shtëpiake, por bëjeni duke respektuar mjedisin.
15. DEKLARATA E PAJTUESHMËRISË ME KE-NË
Vetäm për shtetet evropiane
Ne, Makita Corporation, si prodhuesi përgjegjës deklarojmë që makineria(të) e mëposhtme Makita:
Emërtimi i makinerisë: Kositëse bari me naftë
Nr. i modelit/Lloji: PLM4626, PLM4627, PLM4628
Specifikimet: Shikoni "4. TË DHËNA TEKNIKE"
janë të prodhimit në seri dhe
Pajtohet me direktivat e mëposhtme evropiane:
2004/108/KE, 2006/42/KE, 2000/14/KE dhe 2005/88/KE
Dhe janë prodhuar në përputhje me standardet e mëposhtme ose me dokumentet e standardizuara:
EN ISO 14982, EN836
Dokumentacioni teknik ruhet nga:
Makita International Europe Ltd.
Procedura e vlerësimit të pajtueshmërisë e kërkuar nga direktiva 2000/14/KE ishte sipas shtojcës V.
Autoriteti i njoftuar:
Niveli i matur i fuqisë së zërit: 93,7 dB (A)
Niveli i garantuar i fuqisë së zërit: 96 dB (A)
Modeli: PLM4627
Niveli i matur i fuqisë së zërit: 93,7 dB (A)
Niveli i garantuar i fuqisë së zërit: 96 dB (A)
Modeli: PLM4628
Niveli i matur i fuqisë së zërit: 93,7 dB (A)
Niveli i garantuar i fuqisë së zërit: 96 dB (A)
-
- 2013

Tomoyasu Kato
Drejtor
Makita Corporation