MANUAL I PËRDORUESIT GALAXY S6 EDGE SAMSUNG
Termi "pajisje" i referohet produktit dhe baterisë së tij, karikuesit dhe aksesorëve të dhënë bashkë me produktin, dhe çdo aksesori të aprovuar nga Samsung i dhënë bashkë me produktin.

Paralajmërim
Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe rregullave të sigurisë mund të shkaktojë lëndime serioze ose vdekje.
Mos përdorni kabllo elektrike ose spina dhe priza elektrike të liruara.
Lidhjet e forta mund të shkaktojnë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e prekni kabllon e rrymës me duar të lagura ose ta shkëputni karikuesin duke tërhequr kabllon.
Nëse veproni kështu mund t'ju kapë rryma.
Mos e përthyeni dhe mos e dëmtoni kabllon elektrike.
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përdorni pajisjen ndërsa po karikohet ose ta prekni atë me duar të lagura.
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike.
Mos krijoni qark të shkurtër në karikues ose pajisje.
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr, ose bateria mund të keqfunksionojë ose të dëmtohet.
Mos e përdorni pajisjen jashtë gjatë një stuhie.
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose që pajisja të keqfunksionojë.
Përdorni bateri, karikues, aksesorë dhe mjete të aprovuara nga prodhuesi
- Përdorimi i baterive ose karikuesve gjenerikë mund të shkurtojë jetën e pajisjes tuaj ose të shkaktojë që pajisja të mos funksionojë më. Ata mund të shkaktojnë gjithashtu zjarr ose të bëjnë që bateria të shpërthejë.
- Përdorni karikues dhe bateri të aprovuara nga Samsung, të projektuara posaçërisht për pajisjen tuaj. Bateritë dhe karikuesit e papërshtatshëm mund të shkaktojnë lëndime serioze ose dëmtime në pajisjen tuaj. Samsung nuk mban përgjegjësi për sigurinë e përdoruesit kur përdor aksesorë ose pajisje që nuk janë miratuar nga Samsung.
Mos e mbani pajisjen në xhepat e pasmë ose përth belit
- Pajisja mund të dëmtohet, të plasë ose të shkaktojë zjarr nëse ushtrohet tepër presion mbi të. Mund të lëndoheni nëse goditeni ose rrëzoheni.
Mos e rrëzoni ose përplasni karikuesin apo pajisjen
Mbajeni dhe vendoseni pajisjen dhe karikuesin me kujdes
Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen në zjarr. Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen pranë pajisjeve të ngrohjes, si furra me mikrovalë, soba ose radiatorë. Pajisja mund të shpërthejë kur mbinxehet. Ndiqni të gjitha rregullat lokale kur e hidhni baterinë ose pajisjen e përdorur. Asnjëherë mos e shtypni ose shponi pajisjen. Shmangni ekspozimin e pajisjes në presion të lartë të jashtëm, i cili mund të çojë në qark të shkurtër të brendshëm dhe mbinxehje.
Mbrojeni pajisjen, baterinë dhe karikuesin nga dëmtimet
- Mos e ekspozoni pajisjen dhe baterinë në temperatura shumë të ftohta ose shumë të nxehta.
- Temperaturat ekstreme mund të dëmtojnë pajisjen dhe të ulin kapacitetin e karikimit dhe jetën e pajisjes dhe baterisë
- Mos lejoni që bateria të bjerë në kontakt me objekte metalike, pasi mund të krijojë një lidhje me terminalet + dhe - të baterisë tuaj dhe mund të shkaktojë dëmtime të përkohshme ose të përhershme të baterisë.
- Mos përdorni kurrë një ngarkues ose bateri të dëmtuar.
Mos e ruani pajisjen tuaj pranë ngrohësve, mikrovalëve, pajisjeve gatimi me nxehtësi ose enëve me presion
Bateria mund të rrjedhë. Pajisja juaj mund të mbinxehet dhe të shkaktojë zjarr.
Mosrespektimi i lajmërimeve dhe rregullave të sigurisë mund të shkaktojë lëndime ose dëmtim të pronës.
Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë pajisjeve të tjera elektronike.
- Pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike përdor sinjale në frekuenca radioje. Pajisja juaj mund të ndërhyjë në funksionimin normal të pajisjeve të tjera elektronike.
- Përdorimi i lidhjes LTE për të dhënat mund të shkaktojë ndërhyrje në pajisje të tjera, si pajisjet audio dhe telefonat.
Mos e përdorni pajisjen në një spital, ose në aeroplan, ose në pajisje me motorë të cilat mund të interferojnë me frekuencat radio.
- Nëse është e mundur, shmangni përdorimin e pajisjes tuaj brenda një rrezeje 15 cm pranë stimuluesve kardiakë, pasi pajisja mund të ndërhyjë në funksionimin normal të stimuluesit.
- Për të minimizuar mundësinë e interferencës me një peismaker, përdoreni pajisjen tuaj vetëm në anën e trupit tuaj që është në të kundërt me peismakerin.
- Nëse përdorni pajisje mjekësore, kontaktoni me prodhuesin e pajisjes para se të përcaktoni nëse pajisja do të ndikohet ose jo nga flukset radio të lëshuara nga pajisja.
- Në aeroplan, përdorimi i pajisjeve elektronike mund të interferojë me instrumentet elektronike të navigimit. Sigurohuni që pajisja është e fikur gjatë ngritjes nga toka dhe uljes. Pas uljes, mund ta përdorni pajisjen në modalitetin fluturim nëse lejohet nga personeli i aeroplanit.
- Pajisjet elektronike në makinën tuaj mund të keqfunksionojnë, për shkak të interferencës radio nga pajisja juaj. Kontaktoni me prodhuesin për më shumë informacion.
Mos e ekspozoni pajisjen në tymra ose avuj të rëndë.
Fikeni pajisjen në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit.
- Në vend të të hequrit baterie, fikeni pajisjen tuaj në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit. Gjithmonë zbatoni rregullat, udhëzimet dhe sinjalizimet në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit. Mos e përdorni pajisjen në pika karburanti (stacione karburanti), pranë karburanteve ose lëndëve kimike, ose në zona shpërthyese.
- Mos ruani dhe mos përdorni lëngje të ndezshme, gazra ose materiale shpërthyese në të njëjtin vend me pajisjen, pjesët ose kaskësoret e saj.
Nëse vini re aroma ose tinguj të çuditshëm që vijnë nga pajisja juaj ose bateria, ose nëse shikoni tym apo lëngje që dalin nga pajisja ose bateria, menjëherë mos e përdorni më pajisjen dhe çojeni në një Qendër Shërbimi Samsung.
Nëse nuk veproni kështu mund të shkaktoni zjarr ose shpërthim.
Veproni në përputhje me të gjitha paralajmërimet dhe rregullat e sigurisë për sa i përket përdorimit të pajisjeve celulare gjatë drejtimit të mjetit.
Gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i sigurt i tij është përgjegjësia juaj e parë. Mos e përdorni kurrë pajisjen tuaj celulare gjatë drejtimit të automjetit, nëse kjo gjë ndalohet me ligj. Për sigurinë tuaj dhe sigurinë e të tjerëve, përdorni gjykimin tuaj dhe mbani mend këshillat e mëposhtme:
Njihuni me pajisjen tuaj dhe veçoritë e saj praktike, si çelësi i shpejtë dhe rithirrja. Këto veçori ju ndihmojnë të ulni kohën e nevojshme për të kryerjen apo marrjen e telefonatave në pajisjen tuaj celulare. - Mbajeni pajisjen në vende ku arrihet lehtë. Sigurohuni që të hapni pajisjen tuaj wireless pa hequr sytë nga rruga. Nëse merrni një telefonatë në një moment të papërshtatshëm, lini që të përgjigjet sekretaria telefonike për ju. - Pezulloni thirrjet në kushte trafiku të rënduar apo me mot të keq. Shiu, bubullima, bora, akulli dhe trafiku i rënduar shfaqin rreziqe. - Mos shënoni dhe mos kërkoni për numra telefonash. Shënimi i një liste "detyrash" ose kërkimi në librin e adresave mund t'ju heqë vëmendjen nga përgjegjësia juaj kryesore e drejtimit të sigurt të automjetit. Telefononi kur duhet dhe vlerësoni trafikun. Telefononi kur nuk jeni në lëvizje ose përpara se të futeni në trafik. Përpiquni t'i planifikoni telefonatat atëherë kur vetura juaj do të jetë e ndaluar. - Mos u angazhoni në biseda stresuese ose emocionuese që mund t'ju heqin vëmendjen nga rruga. Tregojini personit me të cilin po flisni që po ngitni makinën dhe shmangni bisedat që mund t'ju shpërqendrojnë vëmendjen nga rruga.
Kujdesuni dhe përdoreni mirë pajisjen
Mbajeni pajisjen të thatë
Lagështia dhe lëngjet mund të dëmtojnë pjesët ose qarqet elektronike në pajisjen tuaj. - Mos e ndizni pajisjen tuaj nëse është e lagur. Nëse pajisja juaj është e ndezur, menjëherë fikeni dhe hiqni baterinë (nëse pajisja nuk fiket ose nuk mund ta hiqni baterinë, lëreni si është). Atëherë, thajeni pajisjen me peshqir dhe dorëzojeni në një qendër shërbimi. Kjo pajisje ka të pajisur treguesit e brendshëm të lëngshëm. Dëmtimi nga uji i pajisjes tuaj mund ta bëjë të pavlefshme garancinë e prodhuesit.
Ruajeni pajisjen tuaj vetëm mbi sipërfaqe të sheshta
Nëse pajisja juaj bie, ajo mund të dëmtohet.
Mos e ruani pajisjen tuaj në vende shumë të nxehta ose shumë të ftohta. Rekomandohet të përdorni pajisjen në temperatura nga 5°C deri nën 35°C
- Mos e vendosni pajisjen në vende shumë të nxehta, si për shembull brenda në makinë gjatë verës. Nëse veproni kështu, mund të bëni që ekrani të keqfunksionojë, të shkaktoni dëmtime të pajisjes, ose të bëni që bateria të shpërthejë. Mos e ekspozoni pajisjen tuaj në dritë të diellit për periudha të zgjatura kohore (mbi kroskot e një makine, për shembull). Ruajeni baterinë në temperaturë nga 0°C deri 45°C
Pajisja juaj mund të ngrohet ose të keqfunksionojë. - Nëse terminalet e baterisë bien në kontakt me objekte metalike, kjo mund të shkaktojë zjarr.
Mos e ruani pajisjen pranë fushave magnetike
Pajisja juaj mund të pësojë avari ose bateria mund të shkarkohet nëse ekspozohet në fusha magnetike. - Kartat me shirita magnetike, si kartat e kreditit, kartat e telefonit, librezat dhe lejelet plastike të kalimit mund të dëmtohen nga fushat magnetike.
Mos e përdorni pajisjen apo aplikacionet tuaja për pak kohë nëse sapo është e tejnxehur
Ekspozimi i zgjatur i lëkurës suaj tek një pajisje e tejnxehur mund të shkaktojë simptoma djegieje në një temperaturë të ulët, siç janë pjesë të skuqura dhe pigmentim.
Mos e përdorni pajisjen me kapakun e pasmë të hequr
Bateria mund të bjerë nga pajisja, e cila mund të shkaktojë dëmtime ose keqfunksionime.
Nëse pajisja juaj ka dritë kamere, mos e përdorni në të mbyllur sy të njerëzve ose kafshëve
Pakësoni rrezikun e dëmtimeve nga lëvizjet e përsëritura
Kur kryeni veprime të përsëritura si shtypja e butonave, vizatimi i karaktereve në ekran me gishta, luajtja e lojërave, mund të përjetoni parehati në duar, qafë, shpatulla e pjesë të tjera të trupit tuaj. Kur përdorni pajisjen tuaj për periudha kohore të gjata, mbajeni pajisjen me kujdes, shtypini butonat lehtë dhe bëni pushime të shpeshta. Nëse vazhdoni të keni shqetësime gjatë ose pas përdorimit, mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.
Mbroni dëgjimin dhe veshët kur përdorni kufje

Ekspozimi i tepërt ndaj tingujve të lartë mund të shkaktojë dëmtime në dëgjim. Ekspozimi ndaj tingujve të lartë gjatë ecjes mund t'ju heqë vëmendjen dhe të bëheni shkak për aksidente.
Gjithmonë ulni volumin përpara se të futni kufjet në burimin e zërit dhe përdorni nivelin minimal të volumit të nevojshëm për të dëgjuar bisedën apo muzikën. - Në ambiente të thata, në kufje mund të grumbullohet elektricitet statik. Shmangni përdorimin e kufjeve në ambiente të thata ose prekni objekte metalike për të shkarkuar elektricitetin statik para se t'i lidhni kufjet me pajisjen. - Mos përdorni kufje kur drejtoni makinën, motorin ose biçikletën. Nëse veproni kështu, mund të shpërqendroni vëmendjen tuaj dhe të shkaktoni një aksident, ose mund të jetë e jashtëligjshme në varësi të vendit.
Kini kujdes kur e përdorni pajisjen gjatë ecjes apo lëvizjes.
Jini gjithmonë të vetëdijshëm për rrethanat ku ndodheni, që të shmangni lëndimin tuaj ose të të tjerëve. Sigurohuni që kablli i kufjes të mos ngatërrohet në krahët ose objektet pranë.
Mos vizatoni apo vendosni ndonjë afishe në pajisjen tuaj.
Ngjyra apo afishet mund të pengojnë pjesën lëvizëse dhe të pengojnë operimin e duhur. Nëse jeni alergjik ndaj bojës ose pjesëve metalike të pajisjes, mund të keni kruajtje, ekzemë ose ënjtje të lëkurës. Kur ndodh kjo, ndaloni përdorimin e pajisjes dhe konsultohuni me një mjek.
Mos e përdorni pajisjen nëse është e thyer ose e prishur.
Xhami i thyer ose akriliku mund të dëmtojë duart ose fytyrën tuaj. Dërgojeni pajisjen në qendrën e shërbimit Samsung për riparim.
Instalojini me kujdes aparatet dhe pajisjet celulare.
- Sigurohuni që pajisja dhe funksionimi i saj të jetë instaluar në automjetin tuaj në mënyrë të sigurt.
- Mos e përdorni pajisjen në karrige ose brenda një vendi ku është vendosur airbagu. Pajisjet wireless që nuk janë instaluar siç duhet mund të shkaktojnë dëmtime serioze kur airbagët hapen papritur.
Mos e rrezoni pajisjen tuaj dhe as mos i shkaktoni asaj goditje.
Pajisja juaj mund të dëmtohet ose të keqfunksionojë. Nëse përçaktohet apo deformohet, pajisja mund të dëmtohet dhe pjesë të saj të pësojnë avari.
Siguroni jetëgjatësi maksimale të baterisë dhe të karikuesit.
- Mos e karikoni pajisjen tuaj për më shumë se një javë, pasi karikimi i tepërt mund të shkurtojë jetën e baterisë.
- Me kalimin e kohës, pajisja e papërdorur do të shkarkohet dhe duhet të karikohet përsëri para se të përdoret.
- Shkëputeni karikuesin nga burimet e energjisë kur nuk e përdorni.
- Përdoreni baterinë vetëm për qëllimet e tyre të caktuara. Lënia e baterive të papërdorura për një kohë të gjatë mund të ulë jetëgjatësinë dhe performancën e tyre. Gjithashtu mund të shkaktojë që bateritë të keqfunksionojnë ose të shpërthejnë apo të shkaktojnë zjarr.
- Ndiqni të gjithë udhëzimet në këtë manual për të siguruar jetëgjatësinë më të gjatë të pajisjes dhe baterisë tuaj. Dëmtimet ose performanca e dobët e shkaktuar nga mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të anulojnë garancinë e prodhuesit. Pajisja juaj mund të vishet me kalimin e kohës. Disa pjesë dhe riparime mbulohen nga garancia brenda periudhës së vlefshmërisë, por jo dëmtimet ose prishjet e shkaktuara nga përdorimi i aksesorëve të paaprovuar.
Kur përdorni pajisjen, mos harroni
- Mbajeni pajisjen vertikalisht, siç do të mbanit telefonin e zakonshëm. Flisni direkt në mikrofon.
Mos e çmontoni, mos e ndryshoni apo riparoni pajisjen tuaj
- Ndryshimet apo modifikimet mbi pajisjen tuaj mund ta bëjnë të pavlefshme garancinë e prodhuesit. Nëse pajisja juaj ka nevojë për shërbim, çojeni në një Qendër Shërbimi Samsung. Mos e çmontoni ose mos e shponi baterinë, pasi kjo mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.
- Fikeni pajisjen para se të hiqni baterinë. Nëse e hiqni baterinë me pajisjen të ndezur, kjo mund të bëjë që pajisja të keqfunksionojë.
Kur e pastroni pajisjen, mos harroni
- Fshijeni pajisjen apo ngarkuesin me peshqir ose leckë.
- Pastroni terminalet e baterisë me një top pambuku ose një peshqir.
- Mos përdorni kimikate apo solucione larëse. Nëse veproni kështu, mund të njollosin ose gërryejnë sipërfaqen e jashtme të pajisjes ose të shkaktojnë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përdorni pajisjen për funksione të tjera nga përdorimi i synuar
Pajisja juaj mund të keqfunksionojë.
Mos shqetësoni të tjerët kur përdorni pajisjen në publik
Lejoni vetëm personelin e kualifikuar që të kryejë shërbimin e pajisjes suaj.
Lejmi i personelit të pakualifikuar për kryerjen e shërbimit në pajisjen tuaj mund të çojë në dëmtimin e pajisjes dhe do ta bëjë të pavlefshme garancinë nga prodhuesi.
Mbajini me kujdes kartat SIM, kartat e memories ose kabllot
Kur futni një kartë ose lidhni një kabllo me pajisjen tuaj, sigurohuni që karta është futur dhe kablloja është e lidhur në anën e duhur. - Mos e hiqni kartën ndërkohë që pajisja është duke transferuar ose duke marrë informacion, sepse kjo mund të çojë në humbjen e të dhënave dhe/ose në dëmtimin e kartës ose të pajisjes. Mbrojini kartat nga tronditjet e forta, elektriciteti statik dhe zhurma elektrike që buron nga pajisjet e tjera. - Mos i prekni kontaktet me ngjyrë ari ose terminalet me gishta ose me objekte metalike. Nëse bëhet pis, pastrojeni kartën me një copë leckë. Vendosja e kartës ose lidhja e kabllit me forcë ose në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë dëtime në xhepin multifunksional ose në pjesë të tjera të pajisjes.
Siguroni lidhjen me shërbimet e emergjencës
Telefonatat e urgjencës nga pajisja juaj mund të mos jenë të mundura në disa zona ose rrethana. Para se të udhëtoni në zona të largëta ose të pazhvilluara, planifikoni një metodë alternative për të kontaktuar personelin e shërbimit të emergjencës.
Gjatë përdorimit të pajisjes tuaj, sigurohuni që të krijoni kopje rezervë të të dhënave të rëndësishme. Samsung nuk është përgjegjës për humbjen e çdo të dhëne. - Kur e flakni pajisjen tuaj, krijoni kopje rezervë të të dhënave dhe pastaj rivendosni pajisjen tuaj për të parandaluar keqpërdorimin e informacionit tuaj personal. - Lexoni me kujdes ekranin e lejeve kur shkarkoni aplikacione. Keni kujdes veçanërisht me aplikacionet që kanë qasje në shumë funksione ose në një sasi të konsiderueshme të të dhënave tuaja personale. - Kontrolloni llogaritë tuaja rregullisht për përdorime të paaprovuara. Nëse dyshoni, nëse gjeni ndonjë shenjë të keqpërdorimit të informatave tuaja personale, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit që të fshini ose ndryshoni informacionin e llogarisë suaj.
- Në rast se pajisja juaj është humbur ose vjedhur, ndryshoni fjalëkalimet në llogaritë tuaja në mënyrë që të mbroni informatat tuaja personale.
- Shmangni përdorimin e aplikacioneve nga burime të panjohura dhe bllokoni pajisjen tuaj me një model, fjalëkalim, ose PIN.
Të mos shpërndahet materiali i mbrojtur me të drejtë autori
Mos i shpërndani materialet e mbrojtura nga e drejta e autorit pa lejen e pronarit të tyre. Në këtë mënyrë mund të shkelni ligjet e së drejtës së pronësisë. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për çfarëdo çështje juridike që kanë ardhur si rrjedhojë nga përdorimi ilegal i përdoruesit të materialeve me të drejta autori.
Malware dhe viruset
Për të mbrojtur pajisjen nga malware dhe viruset, zbatoni këto këshilla përdorimi. Mosrespektimi i tyre mund të shkaktojë dëmtime ose humbje të të dhënave që mund të mos mbulohen nga shërbimi i garancisë
- Mos shkarkoni aplikacione të panjohura.
- Mos vizitoni faqe interneti të pabesueshme. Fshini mesazhet e dyshimta ose email-et nga dërguesit e panjohur. Vendosni një fjalëkalim dhe ndryshojeni atë rregullisht. Çaktivizoni veçoritë wireless si për shembull Bluetooth, kur nuk i përdorni. Nëse pajisja sillet në mënyrë jonormale, hapni një program antivirus për ta kontrolluar për infeksione.
- Hapni një program antivirus në pajisjen tuaj përpara se të hapni aplikacione dhe dosjet e sapo-shkarkuara.
- Instaloni programe antivirus në kompjuterin tuaj dhe hapini rregullisht për të kontrolluar për infeksione.
- Mos bëni ndryshime në cilësimet e regjistrit ose të modifikoni sistemin operativ të pajisjes.
Për më shumë informacion, vizitoni www.samsung.com/sar dhe kërkoni për pajisjen tuaj me numrin e modelit.
Hedhja e këtij produkti sipas rregullave

(Hedhja e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike) (E aplikueshme në shtetet me sisteme të veçanta grumbullimi)
Ky shenim mbi produkt, aksesor ose literaturë tregon që produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. karikuesi, kufja, kablli USB) nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e
tjera shtëpiake.
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose të shëndetit të njerëzve nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi që t'i ndani këto sende nga llojet e tjera të mbeturinave dhe t'i ricikloni ato me përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e vazhdueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë ose shitësin nga i cili e kanë blerë këtë produkt, ose zyrën e qeverisjes së tyre lokale, për të dhëna rreth vendit dhe mënyrës së dërgimit të këtyre sendeve për një riciklim që respekton mjedisin.
Përdoruesit e bizneseve duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të shqyrtojnë termat dhe kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë, kur hidhen, nuk mund të përzihen me mbeturina të tjera komerciale.
Flakja korrekte e baterive të këtij produkti

(E aplikueshme në shtetet me sisteme të veçanta grumbullimi)
Kjo shenjë mbi bateri, manual apo paketim tregon se bateritë e këtij produkti në fund të jetës së tyre nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake. Aty ku
shënohen, simbolet Hg, Cd apo Pb tregojnë se bateria përmban Merkur, Kadmium, ose Plumb mbi nivelet e Direktivës 2006/66 të EC. Nëse bateritë nuk hidhen në mënyrë të përshtatshme, këto substanca mund të shkaktojnë dëm ndaj shëndetit njerëzor ose ndaj ambientit.
Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të promovuar ripërdorimin e materialit, ju lutemi të ndani bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe t'i ricikloni ato me anë të sistemit tuaj lokal të riciklimit të baterive.
Deklarim për mosmbajtje përgjegjësie
Disa përmbajtje dhe shërbime të ofruara nëpërmjet kësaj pajisjeje i përkasin palëve të treta dhe janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, patentat, markat tregtare dhe/ose nga ligje të tjera mbi pronën intelektuale. Përmbajtjet dhe shërbimet e tilla ofrohen vetëm për qëllime personale e jo-tregtare. Ju nuk mund të përdorni asnjë përmbajtje ose shërbim në një mënyrë që nuk është e autorizuar nga pronari i kësaj përmbajtjeje ose nga ofruesi i shërbimit. Përveç rasteve kur autorizohet veçanërisht nga pronari i përmbajtjes së zbatuar ose të shërbimit, Ju nuk mund të modifikoni, të kopjoni, të ripublikoni, të ngarkoni, të postoni, të transmetoni, të përktheni, të shisni, të riprodhoni punë, të shfrytëzoni, ose të shpërndani në asnjë mënyrë asnjë pjesë të asnjë përmbajtjeje ose shërbimi të afishuar nëpërmjet kësaj pajisjeje.
"PËRMBAJTJA DHE SHËRBIMET E PALËVE TË TRETA OFROHEN "TË PANDRYSHUESHME". SAMSUNG NUK E GARANTON PËRMBAJTJEN OSE SHËRBIMET QË OFROHEN NË KËTË MËNYRË, SI NË MËNYRË TË SHQIPËRUAR, ASHTU DHE TË NËNKUPTUAR, PËR ASNJË QËLLIM. SAMSUNG SHPREHIMISHT NUK MERR PËRGJEGJËSI PËR GARANCI TË NËNKUPTUARA, DUKE PËRFSHIRË POR PA U KUFIZUAR NË, GARANCITË E SHITJES OSE TË PËRSHTATJES PËR NDONJË QËLLIM TË CAKTUAR. SAMSUNG NUK GARANTON SAKTËSINË, VLEFSHMËRINË, PËRPIKËRINË, LIGJSHMËRINË, OSE PLOTËSINË E CDO PËRMBAJTJEJE OSE SHËRBIMI TË DISPONUESHËM NËPËRMJET KËSAJ PAISJEJE DHE NË ASNJË RRETHANË, PËRFSHIRË KËTU NEGLIZHENCËN, SAMSUNG NUK MUND TË JETË PËRGJEGJËS, AS PËR KONTRATËN, DHSE AP SERDEMET PËR CDO DËMTIM DIREKT, INDIREKT, AKCIDENTAL, SPECIFIK OSE RRIJEDHIMOR, PËR TAKSAT E AVOKATIT, SHPENZIMET, OSE SHPENZIME TË TJERA QË LINDIN NGA, OSE QË LIDHEN ME, CDO INFORMACION QË PËRMBAHET ATY, OSE SI REZULTAT I PËRDORIMIT TË NDONJË PËRMBAJTJEJE OSE SHËRBIMI NGA ANA JUAJ OSE E NDONJË PALE TË TRETË, EDHE NËSE JENI NJOHUR ME MUNDËSINË E DËMEVE TË TILLA."
Shërbimet e palëve të treta mund të përfundojnë ose të ndërpriten në çdo kohë, dhe Samsung-u nuk merr përsipër ose garanton që çdo përmbajtje ose shërbim do të mbetet i disponueshëm për ndonjë periudhë kohe. Përmbajtja dhe shërbimet transmetohen nga palët e treta nëpërmjet rrjeteve të transmetimit mbi të cilat Samsung-u nuk ka kontroll. Duke kufizuar përgjegjësinë e mospranimit të përgjegjësive, Samsung-u shprehimisht nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose detyrim për ndonjë ndërprerje ose pezullim të ndonjë përmbajtjeje ose shërbimi të mundësuar nëpërmjet kësaj pajisjeje.
Samsung-u nuk është as përgjegjës, dhe as i detyruar për shërbimin e klientit që lidhet me përmbajtjen dhe shërbimet. Çdo pyetje ose kërkesë për shërbime që lidhen me përmbajtjen ose shërbimet duhet t'u bëhet në mënyrë direkte ofruesve përkatës të përmbajtjes dhe shërbimit.

