EOF3H50BK - EOF3H50BK - Furrë ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas EOF3H50BK - EOF3H50BK ELECTROLUX në format PDF.

📄 400 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI
Notice ELECTROLUX EOF3H50BK  -  EOF3H50BK - page 2
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ELECTROLUX

Modeli : EOF3H50BK - EOF3H50BK

Kategori : Furrë

Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EOF3H50BK - EOF3H50BK - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EOF3H50BK - EOF3H50BK e markës ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT EOF3H50BK - EOF3H50BK ELECTROLUX

SQ Udhëzimet për përdorim | Furrë

Faleminderit për blerjen e një pajisjeje Elextrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me vete dekada eksperience dhe novatorizmi profesional. Origjinal dhe me stil, është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Kështu që sa herë që ta përdorni, mund të bazoheni në faktin se do të merrni rezultate optimale çdo herë. Mirë se vini në Electrolux. Vizitoni faqen tonë të internetit për: Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit www.electrolux.com/support Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë: www.registerelectrolux.com Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen: www.electrolux.com/shop

KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT

Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale. Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial. Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit. Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla Të dhëna rreth ambientit Rezervohet mundësia e ndryshimeve. PËRMBAJTJA

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme

  • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
  • Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
  • Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
  • PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim dhe kur ftohet.
  • Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
  • Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
  • Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm. SHQIP
  • Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
  • Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje dhe të ndërrojë kabllon.
  • Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso.
  • Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
  • Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.
  • PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike, sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të ndërroni llambën.
  • PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet pasur kujdes për të shmangur prekjen e elementëve të ngrohjes ose sipërfaqes së brendësisë së pajisjes.
  • Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur aksesorët ose enët për furrë.
  • Për të hequr mbajtëset e rafteve, në fillim hiqni pjesën e përparme të mbajtëses së raftit dhe pastaj pjesën e pasme nga muret anësore. Montojini mbajtëset e rafteve në rendin e kundërt.
  • Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
  • Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë krisjen e xhamit.

PARALAJMËRIM! Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.

Hiqni të gjithë paketimin. Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar. Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen. Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura. Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza. Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit. Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera. Përpara montimit të pajisjes, kontrolloni nëse dera e pajisjes hapet pa pengesë. Pajisja vjen me një sistem elektrik ftohjeje. Duhet vënë në punë përmes lidhjes nga priza. Lartësia minimale e mobilies (Mobilia nën lartësinë minimale të suprinës) 580 (600) mm Gjerësia e mobilies 560 mm Thellësia e mobilies 550 (550) mm Lartësia e pjesës së përparme të pajisjes 589 mm Lartësia e pjesës së pasme të pajisjes 570 mm Gjerësia e pjesës së përparme të pajisjes 594 mm Gjerësia e pjesës së pasme të pajisjes 558 mm Thellësia e pajisjes 561 mm Thellësia inkaso e pajisjes 540 mm Gjerësia me derën të hapur 1007 mm Madhësia minimale e hapjes së ventilimit. Hapja e vendosur në pjesën e pasme poshtë 560x20 mm Gjatësia e kabllos kryesore të furnizimit. Kablloja është vendosur në këndin e djathtë të pjesës së pasme 1100 mm Vidat e montimit 4x25 mm

2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar. Pajisja duhet tokëzuar. Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik. Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet. Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese. Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga Qendra jonë e autorizuar e shërbimit. Mos i lini kabllot elektrike që të prekin derën e pajisjes ose t'i afrohen asaj apo hapësirës poshtë pajisjes, veçanërisht kur është në punë ose dera është e nxehtë. Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla. Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes. Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën. Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina. Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët. SHQIP

Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm. Kjo pajisje ofrohet me spinë dhe kordon elektrik.

PARALAJMËRIM! Llojet e kabllove të përshtatshme për instalim ose zëvendësim për Evropën: H07 RN-F, H05 RN-F, H05 RRF, H05 VV-F, H05 V2V2-F (T90), H05 BB-F Rrezik dëmtimi i pajisjes.

Për prerjen e kabllos, shikoni fuqinë totale në pllakën e specifikimeve. Mund t'i referoheni edhe tabelës: Korrenti gjithsej (W) Seksioni i kordonit (mm²) maksimumi 1380 3x0.75 maksimumi 2300 3x1 maksimumi 3680 3x1.5 Kordoni i tokëzimit (kabllo e gjelbër/verdhë) duhet të jetë 2 cm më i gjatë sesa kabllot kafe të fazës dhe blu të nulit.

PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike ose shpërthimi.

Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes. Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos jenë bllokuar. Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë punës. Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi. Tregoni kujdes në hapjen e derës së pajisjes kur pajisja është në punë. Mund të çlirohet avull i nxehtë. Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin. Mos ushtroni presion mbi derën e hapur. Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose si sipërfaqe mbështetëse. Hapeni derën e pajisjes me kujdes. Përdorimi i përbërësve me alkool mund të krijojë një përzierje alkooli dhe ajri. SHQIP Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt me shkëndija apo flakë të hapura kur hapni derën. Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi të.

Për të parandaluar dëmtimin ose çngjyrosjen e emalit: – mos fusni enët e furrës ose objekte të tjera në pajisje drejtpërsëdrejti në fund. – mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në pjesën e poshtme të hapësirës së pajisjes. – mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen e nxehtë. – mos lini enë të lagura dhe ushqim në pajisje pasi të keni mbaruar gatimin. – bëni kujdes kur hiqni ose vendosni aksesorët. Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk ndikon në funksionimin e pajisjes. Përdorni tepsi të thellë për kekë të butë. Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla që mund të mbesin përgjithmonë. Gjithmonë gatuani me derën e pajisjes të mbyllur. Nëse pajisja është instaluar pas një paneli mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që dera të mos mbyllet asnjëherë kur pajisja është në punë. Pas një paneli të mbyllur mobilieje mund të akumulohet nxehtësi dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si rrjedhim dëme në pajisje, banesë apo dysheme. Mos e mbyllni panelin e mobilies derisa pajisja të jetë ftohur plotësisht pas përdorimit.

2.4 Kujdesi dhe pastrimi

PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të pajisjes.

Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.

Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik që panelet prej xhami të thyhen. Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit. Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë! Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes. Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike. Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni udhëzimet e sigurisë në paketim.

Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.

përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake. Ky produkt përmban një burim drite të klasit G të efikasitetit të energjisë. Përdorni vetëm llamba me të njëjtat specifike.

Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të

Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen. Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji. Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë. Hiqni kapësen e derës për të parandaluar që fëmijët kafshët shtëpiake të ngecin brenda pajisjes.

PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë. (*mm) min. 550

3.2 Sigurimi i furrës në kabinet

4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT

4.1 Pasqyra e përgjithshme

SHQIP Paneli i kontrollit Llamba e fuqisë / simboli Çelësi i funksioneve të ngrohjes Ekrani Çelësi i kontrollit (për temperaturën) Treguesi / simboli i temperaturës Kanalet e ajrit për ventilatorin e ftohjes Elementi i ngrohjes Llamba Ventilimi Mbështetje e raftit, i lëvizshëm Zbalcim i brendshëm - Depozita e pastrimit me ujë 13 Poyicioni i raftit

Rafti me rrjetë Për enë gatimi, forma keku, rosto. Tava e pjekjes Për kekë dhe kuleçë. Tava e skarës/pjekjes

Për pjekje dhe rosto ose si tavë për mbledhjen e yndyrës. Korridori teleskopik Me shinat teleskopike mund t'i vendosni dhe hiqni raftet më lehtë.

5. PANELI I KONTROLLIT

Për të përdorur pajisjen shtypni çelësin. Çelësi del jashtë.

5.2 Butonat / fushat e sensorit

Për vendosjen e orës. Për të vendosur funksionin e orës. Për vendosjen e orës.

A. Funksionet e orës B. Kohëmatësi

6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË

PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.

6.1 Përpara përdorimit të parë

Furra mund të nxjerrë erë të keqe dhe tym gjatë ngrohjes paraprake. Sigurohuni që dhoma të jetë e ajrosur mirë. Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3 SHQIP

- shtypeni për të caktuar kohën. Pas rreth 5 sekondash, pulsimi do të ndalet dhe në ekran do të afishohet ora.

Pastrimi i furrës Hiqni të gjithë aksesorët dhe mbajtëset e rafteve që mund të hiqen nga furra. Pastroni furrën dhe aksesorët vetëm me një copë me mikrofibra, me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë. Nxehni paraprakisht furrën bosh

maksimale për funksionin: Koha: 1 orë. Vendosni temperaturën

maksimale për funksionin: Koha: 15 min. Vendosni temperaturën maksimale për funksionin: Koha: 15 min.

Fikni furrën dhe prisni derisa të ftohet. Vendosni në furrë aksesorët dhe mbajtëset e rafteve që mund të hiqen.

7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.

7.1 Mënyra e caktimit: Funksioni i

nxehjes Hapi 1 Funksioni e ngrohjes Ventilator i plotë Kthejeni çelësin e funksioneve të furrës për të përzgjedhur një funksion ngrohjeje. Hapi 2 Rrotullojeni çelësin e kontrollit për të zgjedhur temperaturën. Hapi 3 Kur të përfundojë gatimi, kthejini çelësat në pozicionin e fikjes për të fikur furrën. Pjekje vent. me lagështirë

7.2 Funksionet e nxehjes

Funksioni e ngrohjes Aplikimi Furra është e fikur. Nxehtësia e poshtme Pozicioni fikur Për të ndezur llambën. Gatim me ajrim Drita Pjekje turbo në skarë

SHQIP Aplikimi Për të pjekur në dy pozicione të raftit njëkohësisht dhe për të tharë ushqimin. Vendosni temperaturën 20 40°C më poshtë se sa për Gatim tradicional. Ky funksion është krijuar për të kursyer energji gjatë gatimit. Kur përdorni këtë funksion, temperatura në hapësirën e brendshme mund të ndryshojë nga temperatura e vendosur. Fuqia e ngrohjes mund të pakësohet. Për më shumë informacion referojuni kapitullit "Përdorimi ditor", Shënime mbi: Pjekje vent. me lagështirë. Për pjekjen e kekëve me fund kërcitës dhe për ruajtjen e ushqimit. Për pjekjen dhe gatimin e ushqimeve me të njëjtën temperaturë gatimi, duke përdorur më shumë se një raft, pa përzierjen e aromave. Për të pjekur nyja të mëdha mishi ose shpendësh me kocka në një pozicion rafti. Për të bërë gratina dhe për të karamelizuar. Funksioni e ngrohjes dhe kërkesat e ekodizajnit (sipas EU 65/2014 dhe EU 66/2014). Testimet sipas: Aplikimi

Shkrirja Për të shkrirë ushqimin (zarzavate dhe fruta). Koha e shkrirjes varet nga sasia dhe madhësia e ushqimit të ngrirë. Gatim tradicional / Pastrimi me ujë Për të pjekur ushqimin në një nivel furre. Shikoni kapitullin "Kujdesi dhe pastrimi" për më shumë informacion rreth: Aqua Clean. Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta dhe për të thekur bukë. Skarë Dera e furrës duhet të mbyllet gjatë gatimit në mënyrë që funksioni të mos ndërpritet dhe që furra të funksionojë me efikasitetin më të lartë të mundshëm të energjisë. Për udhëzimet e gatimit referojuni kapitullit "Udhëzime dhe këshilla", Pjekje vent. me lagështirë. Për rekomandime të përgjithshme të kursimit të energjisë, referojuni kapitullit "Efikasiteti i energjisë", Kursimi i energjisë.

7.3 Shënime mbi: Pjekje vent. me

lagështirë Ky funksion ishte përdorur për të qenë në pajtim me kategorinë e efikasitetit energjetik

8. FUNKSIONET E ORËS

8.1 Funksionet e orës

Funksioni i orës Aplikimi Për të vendosur, ndryshuar ose kontrolluar orën ditore. Ora Për të vendosur sa kohë do të jetë në punë furra. Kohëzgjatja Sinjalizuesi i minutave Për vendosjen e numërimit mbrapsht. Ky funksion nuk ndikon në punën e furrës. Ju mund ta vendosni këtë funksion në çdo kohë, edhe kur furra është e fikur.

8.2 Si ta programoni: Funksionet e orës

Si ta programoni: Ora - pulson kur lidhni furrën me prizën, nëse ka pasur shkëputje energjie ose kur kohëmatësi nuk është vendosur. - shtypeni për të caktuar kohën. Pas rreth 5 sekondash, pulsimi do të ndalet dhe në ekran do të afishohet ora. SHQIP

Mënyra e ndryshimit: Ora Hapi 1 Hapi 2 - shtypeni në mënyrë të përsëritur për të ndryshuar orën ditore. - fillon të pulsojë.

- shtypeni për të caktuar kohën. Pas rreth 5 sekondash, pulsimi do të ndalet dhe në ekran do të afishohet ora. Si ta programoni: Kohëzgjatja Hapi 1 Regjistruar një funksion të furrës dhe temperaturën. Hapi 2 - shtypeni në mënyrë të përsëritur. Hapi 3

- fillon të pulsojë. - shtypeni për të caktuar kohëzgjatjen. Ekrani shfaq:

- pulson kur përfundon koha e caktuar. Sinjali bie dhe furra fiket. Hapi 4 Shtypni një buton çfarëdo për të ndaluar sinjalin. Hapi 5 Kthejini çelësat në pozicionin e fikjes. Si ta programoni: Sinjalizuesi i minutave Hapi 1 Hapi 2 - shtypeni në mënyrë të përsëritur. - fillon të pulsojë.

- shtypeni për të caktuar kohën. Funksioni nis automatikisht pas 5 sekondash. Kur koha e vendosur përfundon, bie sinjali. Hapi 3 Shtypni një buton çfarëdo për të ndaluar sinjalin. Hapi 4 Kthejini çelësat në pozicionin e fikjes. Si të anuloni: Funksionet e orës Hapi 1 Hapi 2 - shtypeni në mënyrë të përsëritur derisa simboli i funksionit të orës fillon të pulsojë. Shtypni dhe mbani shtypur: Funksioni i orës fiket pas pak sekondash.

9. PËRDORIMI I AKSESORËVE

PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.

9.1 Futja e aksesorëve

Një dhëmbëzim i vogël në pjesën e sipërme rrit sigurinë. Dhëmbëzimet janë gjithashtu

SHQIP pajisje kundër animit. Buzët e ngritura përreth skarës parandalojnë rrëshqitjen nga rafti. Rafti me rrjetë: Shtyni raftin mes shufrave udhëzuese të mbajtëses së raftit dhe sigurohuni që këmbët të jenë me drejtim poshtë. Tava e pjekjes / Tigan i thellë: Shtyjeni tavën midis shufrave drejtuese të mbajtëses së raftit.

10.2 Termostati i sigurisë

Kur pajisja është në punë, ventilatori i ftohjes ndizet automatikisht për t’i mbajtur sipërfaqet e pajisjes të ftohta. Nëse fikni pajisjen, ventilatori ftohës mund të vazhdojë të punojë derisa të ftohet pajisja. Përdorimi i pasaktë i furrës ose pjesët me defekt mund të shkaktojnë mbinxehje të rrezikshme. Për ta parandaluar këtë, furra ka një termostat sigurie që ndërpret furnizimin me energji. Furra ndizet aktivizohet përsëri automatikisht kur bie temperatura.

11. UDHËZIME DHE KËSHILLA

Referojuni kapitujve për sigurinë.

11.1 Rekomandimet e gatimit

Furra ka katër pozicione raftesh. Numërojini pozicionet e rafteve të furrës nga poshtë. Furra juaj mund të pjekë ndryshe nga furra që keni pasur më parë. Gatimi i kekëve Mos e hapni derën e furrës para se të mbarojnë 3/4 e kohës së caktuar të gatimit. Nëse përdorni dy tava për pjekje në të njëjtën kohë, mbani një nivel bosh mes tyre. Gatimi i mishit dhe peshkut Përdorni një tigan të thellë për ushqim shumë të yndyrshëm për të parandaluar njollat e furrës që mund të jenë të përhershme. Lëreni mishin për afërsisht 15 minuta para se ta prisni në mënyrë që lëngu të mos dalë jashtë. SHQIP

Për të parandaluar shumë tym në furrë gjatë pjekjes, shtoni pak ujë në enën e thellë. Për të parandaluar kondensimin e tymit, shtoni ujë çdo herë pasi të thahet. Koha e gatimit Koha e gatimit varet nga lloji i ushqimit, qëndrueshmëria e tij dhe vëllimi. Fillimisht, monitoroni performancën kur gatuani. Gjeni cilësimet më të mira (vendosja e nxehtësisë, koha e gatimit, etj.) për enët tuaja të gatimit, recetat dhe sasitë kur përdorni këtë pajisje.

11.2 Pjekje vent. me lagështirë - aksesorët e rekomanduar

Përdorni tava dhe enë të errëta dhe joreflektuese. Ato e thithin më mirë nxehtësinë se enët me ngjyrë të çelur dhe reflektuese. Tavë pice Tavë gatimi E errët, joreflektuese 28 cm diametër E errët, joreflektuese 26 cm diametër Tasa qeramike Qeramikë 8 cm diametër, 5 cm lartësi Tavë për bazë pandispanje E errët, joreflektuese 28 cm diametër

11.3 Pjekje vent. me lagështirë

Për rezultate optimale ndiqni sugjerimet e listuara në tabelën më poshtë. (°C) (min) Role të ëmbla, 12 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë

Simite, 9 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë

Picë, e ngrirë, 0,35 kg rafti rrjetë

Role biskotash tavë për pjekje ose tavë e thellë

Kekë Brownie tavë për pjekje ose tavë e thellë

Sufle, 6 copë tasa qeramike në raftin e telit

Bazë pudingu pandispanje tavë baze pandispanje në raft teli

Sandviç Viktoria tavë pjekjeje mbi raft me rrjetë 170

Peshk i zier, 0,3 kg tavë për pjekje ose tavë e thellë

(°C) (min) Peshk i plotë, 0,2 kg tavë për pjekje ose tavë e thellë

Mish i zier, 0,25 kg tavë për pjekje ose tavë e thellë

Shashlik, 0,5 kg tavë për pjekje ose tavë e thellë

Biskota, 16 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë

Amareta, 20 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë

Kek me kupa, 12 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë

Pasta me kripë, 16 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë

Biskota me kore të shkrifët, 20 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë

Tarta të vogla, 8 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë

Perime, të ziera, 0,4

tavë për pjekje ose tavë e thellë

Omëletë vegjetariane tavë pice mbi raft teli

Perime mesdhetare, 0,7 kg tavë për pjekje ose tavë e thellë

11.4 Informacion për institutet e testimit

Testet sipas IEC 60350-1. ( °C) (min) Kekë të vegjël, 16 për tavë Gatim tradicional Tava e pjekjes

Kekë të vegjël, 16 për tavë Ventilator i plotë Tava e pjekjes

Kekë të vegjël, 16 për tavë Ventilator i plotë Tava e pjekjes 1 dhe 3

( °C) (min) Ëmbëlsirë Gatim me mollë, 2 tradicional tava Ø20 cm Rafti me rrjetë

Ëmbëlsirë Ventilator i me mollë, 2 plotë tava Ø20 cm Rafti me rrjetë

Pandispanjë, Gatim formë keku tradicional Ø26 cm Rafti me rrjetë

Pandispanjë, Ventilator i formë keku plotë Ø26 cm Rafti me rrjetë

Ngroheni furrën paraprakisht për 10 min. Amareta Ventilator i plotë Tava e pjekjes

Ngroheni furrën paraprakisht për 10 min. Bukë e thekur Skarë Rafti me rrjetë

maks. 1-5 Ngroheni furrën paraprakisht për 10 min. Qofte prej mish lope, 6 copë, 0.6 kg Skarë Rafti me rrjetë dhe tavë kullimi

Vendosni raftin me rrjetë në nivelin e tretë dhe tavën e kullimit në nivelin e dytë të furrës. Rrotullojeni ushqimin pasi të ketë kaluar gjysma e kohës së gatimit. Ngroheni furrën paraprakisht për 10 min.

12. KUJDESI DHE PASTRIMI

PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.

12.1 Shënime për pastrimin

Pastroni vetëm me një copë me mikrofibra pjesën ballore të pajisjes me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë. Pastroni dhe kontrolloni guarnicionin e derës rrotull kornizës së hapësirës së brendshme. Përdorni një solucion pastrues për të pastruar sipërfaqet metalike. Agjentët e pastrimit Pastroni njollat me një detergjent të butë. Pastrojeni hapësirën e brendshme pas çdo përdorimi. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr. Përdorimi i përditshëm Në pajisje ose në panelet e dyerve prej xhami mund të kondensohet lagështi. Për të ulur kondensimin, lëreni pajisjen të punojë për 10 minuta para gatimit. Mos e ruani ushqimin në pajisje për më shumë se 20 minuta. Thani brendësinë vetëm me një copë me mikrofibra pas çdo përdorimi. Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo përdorimi dhe lërini të thahen. Përdorni vetëm një leckë me mikrofibra me ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë. Mos i pastroni aksesorët në pjatalarëse. Aksesorët Mos i pastroni aksesorët që nuk ngjisin duke përdorur pastrues gërryes ose objekte me majë të mprehtë.

12.2 Mënyra e heqjes: Mbajtëset e

rafteve Hiqni mbajtëset e rafteve për të pastruar furrën. Hapi 1 Fikni furrën dhe prisni derisa të ftohet. Hapi 2 Tërhiqni pjesën ballore të mbajtëses nga pareti anësor. Hapi 3 Tërhiqni pjesën e pasme të mbajtëses së rafteve jashtë murit anësor dhe hiqeni. Hapi 4 Montojini mbajtëset e rafteve në rendin e kundërt. Kunjat mbajtës në treguesit teleskopikë duhet të drejtohen përpara.

12.3 Si ta përdorni: Pastrimi me ujë

Kjo procedurë pastrimi përdor lagështirë për heqjen e yndyrës së mbetur dhe pjesëve ushqimore nga furra. Hapi 1 Hapi 2 Derdhni ujë në relievin e hapësirës së brendshme: 150 ml. Caktoni funksionin: Hapi 3 Vendoseni temperaturën në 90°C. Hapi 4 Lëreni furrën të punojë për 30 minuta. Hapi 5 Fikni furrën. Hapi 6 Prisni derisa furra të jetë ftohur. Thajeni ujin me një leckë të butë.

12.4 Mënyra e heqjes dhe e instalimit: Dera

Dera e furrës ka dy panele xhami. Mund të hiqni derën e furrës dhe panelin e brendshëm prej xhami për ta pastruar. Lexoni të gjithë udhëzimin "Heqja dhe instalimi i derës" përpara se të hiqni panelet prej xhami. KUJDES! Mos e përdorni furrën pa panelet prej xhami. Hapi 1 Hapeni derën plotësisht dhe mbani të dyja menteshat. Hapi 2 Ngrini dhe tërhiqni shulat derisa të klikojnë. Hapi 3 Mbylleni derën e furrës në pozicionin e parë të hapjes. Më pas ngrini dhe tërhiqeni per ta hequr derën nga vendi.

SHQIP Hapi 4 Vendoseni derën mbi një leckë të butë në një sipërfaqe të qëndrueshme dhe lironi sistemin bllokues për të hequr panelin e brendshëm prej xhami. Hapi 5 Rrotulloni mbërthyeset me 90° dhe hiqini nga vendi. 90° Hapi 6 Fillimisht ngrijeni me kujdes dhe më pas hiqni panelin prej xhami.

Hapi 7 Pastrojini panelet prej xhami me ujë dhe sapun. Thajini me kujdes panelet prej xhami. Mos i pastroni panelet prej xhami në pjatalarëse. Hapi 8 Pas pastrimit, montoni panelin prej xhamit dhe derën e furrës. Nëse dera është montuar saktë, do të dëgjoni një klikim kur mbyllni shulat. Kur instalohet saktë korniza e derës kërcet. Sigurohuni që ta montoni saktë në vend panelin e brendshëm prej xhami.

PARALAJMËRIM! Rrezik goditjeje elektrike. Llamba mund të jetë e nxehtë. SHQIP

Përpara se të zëvendësoni llambën e furrës: Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3 Fikni furrën. Prisni derisa furra të jetë ftohur. Shkëputeni furrën nga priza e korrentit. Vendosni një pëlhurë në fund të zgavrës. Llamba e pasme Hapi 1 Rrotullojeni kapakun e llambës për ta hequr. Hapi 2 Pastroni kapakun prej xhami. Hapi 3 Ndërroni llambën me një llambë të përshtatshme që i reziston nxehtësisë 300 °C. Hapi 4 Instaloni kapakun prej xhami.

13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.

13.1 Çfarë duhet bërë nëse...

Në çdo rast që nuk përfshihet në këtë tabelë, ju lutemi kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimi. Problemi Kontrolloni nëse... Furra nuk nxehet. Është djegur siguresa. Problemi Kontrolloni nëse... Guarnicioni i derës është i dëmtuar. Mos e përdorni furrën. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit. Ekrani tregon "12.00". Pati një ndërprerje të energjisë. Caktimi i periudhës së ditës. Llamba nuk punon. Llamba është djegur.

13.2 Të dhënat e shërbimit

Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni me shitësin tuaj ose me një qendër shërbimi të autorizuar. Të dhënat e nevojshme për qendrën e shërbimit ndodhen në pllakën e specifikimeve. Pllaka e specifikimeve është në kornizën e përparme të brendësisë së pajisjes. Mos e hiqni pllakën e specifikimeve nga pjesa e brendshme e pajisjes. Ju rekomandojmë t'i shkruani të dhënat këtu: Modeli (MOD.)

Numri i serisë (S.N.)

14.1 Informacioni i produktit dhe Fleta e informacionit të produktit

Indeksi i Efiçiencës së Energjisë

Konsumi i energjisë me ngarkesë standarde, regjimi tradicional 0.89kWh/cikël Konsumi i energjisë me ngarkesë standarde, regjimi me ventilim të detyruar 0.78kWh/cikël Numri i zgavrave

Burimi i nxehtësisë Elektriciteti Volumi 65l Lloji i furrës Furrë e integruar Sasi 29.3kg IEC/EN 60350-1 - Pajisje shtëpiake gatimi me energji elektrike - Pjesa 1: Gama, furrat, furrat me avull dhe skarat - Metodat për matjen e performancës.

14.2 Kursimi i energjisë

Pajisja ka disa karakteristika që ju ndihmojnë të kurseni energji gjatë gatimit të përditshëm. Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur mirë kur pajisja është në punë. Mos e hapni derën e pajisjes shumë shpesh gjatë gatimit. Mbajeni guarnicionin e derës të pastër dhe sigurohuni që të jetë i fiksuar mirë në vend. Përdorni enë metalike për të përmirësuar kursimin e energjisë. Kur është e mundur, mos e ngrohni pajisjen përpara gatimit. Nxehtësia e mbetur Kur gatimi zgjat më shumë se 30 minuta, reduktoni temperaturën e pajisjes minimalisht

3 - 10 minuta përpara përfundimit të gatimit.

Nxehtësia e mbetur brenda pajisjes do të vazhdojë të gatuajë. Përdoreni nxehtësinë e mbetur për të ngrohur gatimet e tjera. Për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë Zgjidhni cilësimin më të ulët të mundshëm të temperaturës për të përdorur nxehtësinë e mbetur dhe për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë. Pjekje vent. me lagështirë Funksion i projektuar për të kursyer energjinë gjatë gatimit. Mbajini periudhat e pushimit mes gatimeve sa më të shkurtra që të jetë e mundur kur përgatisni pak gatime njëkohësisht. Gatimi me ventilator Kur është e mundur, përdorni funksionet e gatimit me ventilator për të kursyer energji. SHQIP

Ricikloni materialet me simbolin . Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe