MX9109 - Mikser dore VOX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas MX9109 VOX në format PDF.
| Lloji i produktit | Mikser dore |
| Marka | VOX |
| Modeli | MX9109 |
| Cilësimet e shpejtësisë | 6 shpejtësi + Turbo |
| Butoni Turbo | Po |
| Butoni i nxjerrjes | Po |
| Pajisjet e përfshira | 2 rrahëse, 2 grepa brumi (një me rondele) |
| Materiali i pajisjeve | Çelik inox |
| Koha maksimale e punës | 5 minuta për cikël |
| Koha e nevojshme e pushimit | Minimum 20 minuta ndërmjet cikleve |
| Kapaciteti maksimal i miellit (brumë) | 350 g |
| Pajisjet e sigurta për pjatalarëse | Po |
| Materiali i trupit | Plastik |
| Furnizimi me energji | AC (tensioni sipas pllakës së vlerësimit) |
| Gjatësia e kordonit | Përafërsisht 1 m |
| Pesha | Përafërsisht 1.2 kg |
| Karakteristikat e sigurisë | Mbrojtje nga mbingarkesa (ndërprerje automatike kur tejkalohet kapaciteti) |
| Mjedisi i përdorimit | Shtëpiake dhe të ngjashme (kuzhina, shtëpi ferme, hotele, B&B) |
| Recetat e përfshira | Tortë dhe bukë |
| Udhëzimet e pastrimit | Fshijeni trupin me një leckë të lagur; rrahëset/grepat e brumit janë të sigurta për pjatalarëse ose lahen me dorë |
Pyetjet më të shpeshta - MX9109 VOX
Pyetjet e përdoruesve rreth MX9109 VOX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Mikser dore në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj MX9109 - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. MX9109 e markës VOX.
MANUAL I PËRDORUESIT MX9109 VOX
Lexoni këtë udhëzim me kujdes para përdorimit dhe ruane për përdorim të mëvonshëm
UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
Para përdorimit të pajisjes elektrike, gjithmonë duhet përcjellur këto masa themelore të sigurisë duke përfshirë:
- Lexoni tërë udhëzimin.
- Para përdorimit duhet të kontrollohet nëse tensioni në prizën e murit i përgjigjet tensionit të pajisjes i cili mund të gjendet në tabelën e mbishkrimit në fund të pajisjes.
- Mos e përdorni pajisjen me kabllo të dëmtuar ose pas dëmtimit ose nëse është dëmtuar në çfarëdo mënyre.
- Mos e lini kabllon që të varet në skajin e tavolinës, sipërfaqes së punës ose çfarëdo sipërfaqe të ngrohur.
- Mos e futni kabllin ose trupin e mikserit në ujë, sepse kjo mund të shkaktojë goditje të rrymës.
- Nëse kablli për furnizim është i dëmtuar, mund t’a ndërrojë vetëm personi i autorizuar në servis ose ndonjë person tjetër i kualifikuar për të parandaluar rrezikun nga goditja e rrymës.
- Nëse pajisja përdoret në afërsi të fëmijëve ose personave me invaliditet, nevojitet mbikëqyrje e vazhdueshme.
- Mos e lini pajisjen në ose afër shporetit me plin ose me rrymë.
- Mos i hiqni tundëset deri sa pajisja është duke punuar.
- Mos e lini mikserin pa mbikëqyrje deri sa është duke punuar.
- Hiqeni pajisjen nga priza kur nuk jeni duke e përdorur, si edhe para vendosjes ose heqjes së pjesëve dhe para pastrimit.
- Përdorimi i cfarëdo shtojcave të cilat nuk janë të rekomanduara ose të shitura nga ana e prodhuesit mund të shkaktojë zjarr, goditje të rrymës ose lëndime.
- Hiqni tundëset nga mikseri para larjes.
- Pajisja duhet të shkyqet, respektivisht butoni i kontrollit të vendoset në pozicionin OFF para se të kyqni kabllin për furnizim në prizën e rrymës. Gjatë shkyqjes gjithashtu së pari vendosni butonin e kontrollit në pozicionin OFF, pastaj hiqeni kabllin për furnizim nga priza e murit.
- Gjatë punës së pajisjes, parandaloni kontaktin me pjesët e lëvizshme.
- Bëni kujdes që gjatë punës së pajisjes, duart, rrobat si dhe të gjitha gjërat tjera të jenë
largë tundëseve për të zvogëluar rrezikun nga lëndimi dhe/ose dëmtimi i pajisjes.
- Këtë pajisje mund ta përdorin fëmijët të cilët kanë më së paku 8 vjet dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore, si edhe personat të cilët nuk kanë përvojë të mjaftueshme dhe njohuri nëse janë nën mbikëqyrje ose kanë marrë udhëzime lidhur me përdorimin e kësaj pajisjeje në mënyrë të sigurtë dhe kuptojnë rreziqet e ndërldhura. Pastrimin dhe mirëmbajtjen nuk guxojnë ta bëjnë fëmijët më të vegjël se 8 vjet dhe nëse nuk janë nën mbikëqyrje.
- Ruani pajisjen dhe kabllin për furniziim largë nga fëmijët më të vegjël se 8 vjet.
- Shkyqeni pajisjen nga rryma para ndërrimit ose prekjes së atyre pjesëve të cilat nuk janë në lëvizje gjatë punës së pajisjes.
-
Pajisja është e destinuar për përdorim shtëpiak dhe kushte të ngjashme, siç janë:
-
Ambientet e kuzhinave në shitore, zyra dhe ambiente të tjera të punës:
- Amvisëri;
- Hotele, motele dhe lloje të ngjashme të akomodimit;
-
Pansione të tjera që funksionojnë në bazë të bujtjes me mëngjes.
-
Ruani këtë udhëzim për përdorim në të ardhmen.
NJIHUNI ME MISKERIN TUAJ
Përzgjedhësi i shpejtësisë
Turbo butoni
Butoni i
heqjes
Rrahëset e brumit
Tundëset
PARA PËRDORIMIT TË MIKSERIT
Largoni tërë materialin e mbetur nga paketimi dhe ndani të gjitha pjesët e ndashme. Pastroni tundëset e zakonshme dhe tundëset për brumë. Para bashkimit të miskerit kontrolloni që kablli të jetë i hequr nga rryma dhe që butoni i kontrollit të shpejtësisë të jetë në pozicionin “0”.
PËRDORIMI I MIKSERIT
- Vendosni tundëset e zakonshme të përshtatshme ose tundëset për brumë në misker.
VËREJTJE: Të dyja tundëset janë të njëjta dhe mund të vendosen në cilëndo vrimë.
Tundësja për brumë me zgjerim unazor mund të vendoset në hapësirën më të madhe, kurse tjetra në hapësirën e vogël. Tundëset nuk mund të vendosen në mënyrë të kundërt.
- Bëni kujdes që pajisja të jetë e vendousr në pozitën “0” para se të vendosni kabllin për furnizim në prizë.
- Rregulloni përzgjedhësin e shpejtësisë në shpejtësinë e dëshiruar. Ekzistojnë 6 shpejtësi. Kur të përzieni brumin i cili ka majë, rekomandojmë që përzgjedhësin e shpejtësisë ta vendosni në shpejtësinë më të vogël, pastaj gradualisht të rritni shpejtësinë deri të arrini rezultatet e dëshiruara. Kur të shtypni butonin turbo, mikseri punon me shpejtësinë më të madhe.
VËREJTJE: Mos lini thika, lugë të metalit, piruna dhe gjëra të ngashme në enë deri sa pajisja është duke punuar.
- Koha maksimale e punës së pajisjes duhet të jetë më pak se 5 minuta. Në mes të dt cikleve, pajisja duhet të pushojë më së paku 20 minuta.
VËREJTJE: Gjatë punës së pajisjes mund të lëvizni enën me duar për të arritur rezultate më të mira.
- Kur të përfundojë tundja, lëvizni përzgjedhësin e shpejtësisë në pozicionin “0” hiqni kabllin për furnizim nga rryma.
- Nëse është e nevojshme, me anë të shpatullës së gomës ose të drurit hiqni të gjitha mbeturinat e ushqimit nga tundëset e zakonshme ose nga tundëset për brumë.
- Gjatë heqjes së tundëseve, me njërën anë mbani tundëset, kurse me dorën tjetër shtypni butonin për heqje.
VËREJTJE:
1) Hiqni të gjitha llojet e tundëseve vetëm atëherë kur përzgjedhësi i shpejtësive është vendosur në pozicionin “0”.
2) Gjatë punës, mund të vendosni mikserin në pozicion vertikal, por bëni kujdes që përzgjedhësi i shpejtësive të jetë i vendosur në pozicionin “0”.
Receta (rrahëse): Tortë
Përbërësit:
Vezë: 3
Gjalpë (me 80% yndyrë): 150g
Sheqer i bardhë: 150g
Miell gruri: 150g
Majë e thatë: 3g (në përputhje me udhëzimin për përdorim)
Përgatitja:
- Ndani të bardhët nga të kuqtë e vezës;
- Vendosni të bardhët e vezës në një enë, përzgjidhni rrahëset, ndizni aparatin në shpejtësinë e pestë (5) dhe rrihni 1.5 deri në 2.5 minuta;
- Priteni gjalpin në katorë me madhësi 20 mm;
- Shtoni sheqerin, gjalpin dhe të verdhët e vezëve në enë, përzgjidhni rrahëset, ndizni aparatin në shpejtësinë e katërt (4) dhe rrihni 1 deri 2.5 minuta;
- Përzieni miellin e grurit dhe majën, pastaj shtoni përzierjen në enë;
- Piqni brumin në furrë.
Receta (rrahëse për brumë): Bukë
Përbërësit:
Miell gruri: 350g
Krip: 5g
Sheqer i bardhë: 10g
Gjalpë (me 80% yndyrë): 10g
Ujë: 200g
Majë e thatë: 3g (në përputhje me udhëzimet për përgatitje)
Përgatitja:
- Përzieni miellin e grurit, kripën dhe sheqerin, pastaj përzierjen hidheni në enë;
- Në enë shtoni majë, gjalpë dhe ujë;
- Përzgjidhni rrahëset, ndizni aparatin në shpejtësinë e parë (1), rrihni 10 deri në 15 minuta, pastaj vazhdoni të rrihni në shpejtësinë e tretë (3) 20 deri në 30 sekonda, pastaj rregulloni shpejtësinë e aparatit në shpejtësinë e pestë (5) dhe rrihni 2.5 deri 3.5 minuta;
- Lini brumin që të qëndrojë 45 minuta në temperaturë 35°C ;
- Piqni brumin në furrë.
VÈREJTJE: Mos e rrihni brumin që përmbanë më shumë se 350 g miell! Sasitë më të mëdha të miellit mund të shkaktojnë mbingarkesë të këtij aparati shtëpiak!
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
-
Hiqni kabllin nga rryma dhe pritni që pajisja të ftohet tërësisht para pastrimit.
-
Pastroni pjesët e jashtme të pajisjes me leckë të lagur dhe thani me leckë të butë të thatë.
-
Pastroni nga kablli mbeturinat e ushqimit nëse kanë mbetur.
-
Pastroni të gjitha llojet e tundëseve në ujë të ngrohtë me sapun dhe pastroni me leckë të thatë. Tundëset mund të lahen në makinë për larjen e enëve.
VËREJTJE: Mos e futni mikserin në ujë ose në cfarëdo lëngu tjetër.
Vërejtje: Cfarëdo servisimi tjetër i pajisjes duhet të bëhet nga ana e serviserit të autorizuar..
KËSHILLA KUZHINE
-
Artikujt nga frigoriferi, për shembull gjalpi dhe vezët duhet të qëndrojnë në temperaturë dhome para tundjes. Nxirrni artikujt nga frigoriferi me kohë.
-
Për të parandaluar mundësinë e rënies së lëvozhgave të vezëve ose vezët e prishura, vezët së pari duhet të thyhen në enë të posacme pastaj të tunden.
-
Mos e teproni me tundje. Bëni kujdes që vezët t'i tundni aq sa e kërkon receta. Bashkoni përbërësit e thatë në mënyrë që të përzihen mirë dhe gjithmonë për këtë qëllim përdorni shpejtësinë më të vogël.
-
Kushtet klimatike, ndryshimet sezonale të temperaturës, temperatura e përbërësve dhe variacionet në teksturën e tyre kanë një rol të rëndësishëm për kohën e kërkuar të tundjes dhe arritjen e rezultateve të dëshiruara.
-
Gjithmonë filloni me shpejtësi të vogël. Gradualisht rritni shpejtësinë siç është dhënë në recetë.
DEPONIMI EKOLOGJIK

Mund të ndihmoni në mbrojtjen e ambientit jetësor! Ju lutemi që të respektoni rregullativat lokale: të gjitha pajisjet e prishura elektrike duhet t'i depononi në qendrat e përshtatshme për riciklimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike.