GORENJE NeoDeep SVC259449NDCO - Fshesë me vakum

NeoDeep SVC259449NDCO - Fshesë me vakum GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas NeoDeep SVC259449NDCO GORENJE në format PDF.

📄 132 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice GORENJE NeoDeep SVC259449NDCO - page 89
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth NeoDeep SVC259449NDCO GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Fshesë me vakum në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj NeoDeep SVC259449NDCO - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. NeoDeep SVC259449NDCO e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT NeoDeep SVC259449NDCO GORENJE

Masat paraprake të përgjithshme

Kur përdorni fshesë me korent, gjithmonë respektoni masat paraprake bazë të sigurisë: Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh dhe përdorni pajisjen vetëm në përputhje me udhëzimet këtu. // Para se të përdorni pajisjen për herë të parë, hiqni të gjithë filmin mbrojtës ose plastikën. // Asnjëherë mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje gjatë përdorimit. // Para se të përdorni pajisjen, montoni me kujdes të gjitha pjesët e saj. // Përdorni pajisjen vetëm brenda dhe në zona të thata. // Përdorni pajisjen vetëm me pjesët e rekomanduara nga prodhuesi. // Mos e përdorni pajisjen nëse ka rënë poshtë, nëse është dëmtuar, nëse është mbajtur jashtë, ose nëse ka rënë poshtë ose është zhytur në një lëng. // Pastrimi i rregullt mund të zgjasë jetëgjatësinë e pajisjes. // Sigurohuni që flokët tuaj, pjesët e lira të veshjeve tuaja, gishtat ose pjesët e tjera të trupit të mos jenë në kontakt me vrimat ose pjesët lëvizëse të pajisjes. // Pajisja përputhet me të gjitha standardet e kërkuara në lidhje me energjinë elektrike dhe rregulloret për interferencat radio. // Pajisja nuk është synuar që të përdoret nga fëmijët dhe personat me aftësi të dëmtuara fizike ose mendore. Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse mbikëqyrren gjatë përdorimit të pajisjes ose nëse u janë dhënë udhëzime përkatëse në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mènyrë të sigurt dhe ata i kuptojnë rreziqet e përfshira. Mbani fëmijët nën mbikëqyrje kur ata janë duke përdorur pajisjen dhe sigurohuni që ata të mos luajnë me të. // Fëmijët nuk duhet të kryejnë asnjë detyrë pastrimi ose mirëmbajtjeje të pajisjes, përveçse nëse janë më të mèdhenj se 8 vjeç dhe e bëjnë këtë nën mbikëqyrje. // Fikeni pajisjen pas përdorimit.

Rreziqet

Mos zhytni njësinë kryesore/karkasën e pajisjes ose bazën e karikimit në ujë ose në ndonjë lëng tjetër dhe mos i shpëlani ato me ujë të rrjedhshëm.

Paralajmërime të veçanta

Para se të lidhni pajisjen ose bazën e karikimit me kabllon e rrymës të rrjetit elektrik, sigurohuni që voltazhi i treguar të përputhet me tensionin e rrjetit elektrik në shtëpinë tuaj. // Mos përdorni një fshesë me korent të dëmtuar ose një bazë karikimi të dëmtuar (ose adaptor - në varësi të modelit tuaj të fshesës me korrent). Nëse baza e karikimit (ose adaptori) është dëmtuar, zëvendësojeni atë vetëm me një pjesë rezervë originale në mënyrë që të shmangni rreziqet. // Një transformator është i integruar në adaptor. Heqja dhe zëvendësimi i adaptorit me një tjetër nuk lejohen pasi kjo mund të çojë në një situatë të rrezikshme. // Karikoni fshesën me korent vetëm me adaptorin e furnizuar dhe bazën e karikimit. Adaptori mund të nxhet gjatë karikimit. Kjo është një dukuri normale. (Në varësi të modelit tuaj, nëse ka një adaptor.) // Fikeni pajisjen gjatë karikimit. // Mos përdorni kurrë fshesë me korent pa filtra ose njësi filtrimi. // Vrimat e shkarkimit nuk duhet të bllokohen gjatë pastrimit me fshesë me korent. // Përdorni pajisjen vetëm për qëllime shtëpiake dhe në ambjente të brendshme.// Mbani vrimat/hapësirat thithëse të pastra dhe të lira për të siguruar fuqinë thithëse optimale dhe të papenguar të pajisjes. Rekomandohet që të pastroni rregullisht pjesët e hapura të zorrës thithëse dhe të hiqni pluhurin, qimet ose çdo gjë tjetër që mund të bllokojë fluksin e ajrit. // Para se të pastroni mbështetësin ose bazën e karikimit, hiqeni atë nga priza. //Mos përdorni asnjëherë fshesën me korent për të pastruar prushin ose tallashin, bishtat e cigareve,

shkrepëset, lëngjet (p.sh. ujin, shkumën e pastrimit të tapeteve), ose sende të mprehta ose me majë (xhama të thyer, etj.). // Mbajeni tubin thithës ose pjesën e hapur të pajisjes larg fytyrës dhe trupit. // Mos e përdorni kurrë pajisjen për të pastruar me fshesë me korent materialet e ndërtimit (siç janë: rëra e imët, gëlqerja, pluhuri i çimentos, pluhuri i tonerit etj.). Kjo mund të shkaktojë dëmtim të pajisjes. // Mos e ekspozoni baterinë në zjarr ose temperatura mbi 60 °C

Probleme dhe zgjidhje

ProblemiArsyeja e mundshmeZgjidhja
Nuk punon.Bateria ka mbaruar.Fshesa me korent e dorës nuk është montuar siç duhet.Karikojeni.Montojeni fshesën me korent të dorës në mënyrë korrekte.
Ešhtë ulur fuqia thithëse.Kupa e pluhurit është plot.Bllokim në Bllokim në tunelin e hyrjes së ajrit ose në rulin e furçës elektrike.Zbrazni pluhurat.Pastroni ose ndryshoniPastroni furçën elektrike.
Fshesa me korent nuk po karikohet.Karikuesi nuk është lidhur me prizën.Lidhësi i karikuesit nuk është i lidhur me bazën.Fshesa me korent e dorës nuk është montuar me trupin.Lidhni karikuesin me prizën.Lidhni karikuesin me trupin e fshesës me korent.Montojeni fshesën me korent të dorës me trupin.
Përdorim shumë i shkurtër pas karikimit.Kohë e pamjaftueshme për karikim.Bateria po konsumohet.Bëni karikimin sipas udhëzimeve.Ndryshoni baterinë.

Mjedisi

GORENJE NeoDeep SVC259449NDCO - Mjedisi - 1

Mos e hidhni pajisjen me mbeturinat normale shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së saj. Dorëzojeni atë në një pikë zyrare grumbullimi për riciklim. Duke vepruar kështu, ju ndihmoni në ruajtjen e mjedisit.

Kjo pajisje përmban shënimet përkatëse sipas direktivës evropiane 2012/19/EU Për Mbetjet e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike (WEEE). Ky udhëzues është kuadri i një vlefshmërie evropiane për kthimin dhe riciklimin e Mbetjeve të Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike.

Garancia & shërbimi

Nëse keni nevojë për informacione ose nëse keni ndonjë problem, ju lutemi kontaktoni Qendrën e Kujdesit për Klientin Gorenje në vendin tuaj (numri i telefonit është në fletushkën e garancisë që jepet kudo në botë). Nëse nuk ka asnjë Qendër të Kujdesit për Klientin në vendin tuaj, shkoni te shitësi juaj lokal i Gorenje -s ose kontaktoni departamentin e Shërbimit të pajisjeve shtëpiake të Gorenje -s.

Shënim: Garancia për baterinë e fshesës me korent është 12 muaj.

Vetëm për përdorim personal!

Për të lehtësuar transportin, disa pjesë të vendosen veçmas dhe në mënyrë të sigurt në njësinë kryesore të paketimit. // Para përdorimit të parë, lexoni dhe ndiqni udhëzimet e montimit dhe të sigurisë. // Pajisja është e paraparë vetëm për fshirje të thatë në mjedis shtëpiak dhe për përdorim shtëpiak.

GORENJE NeoDeep SVC259449NDCO - Garancia & shërbimi - 1

PJESËT

  1. Kutia me motorin
    2 Bateria
    3 Tubi i fshirjes
    4 Furça e motorizuar e dyshemesë për fshirjen e të gjitha sipërfageve
    5 Furça 2 në 1
    6 Gryka e ngushtë
    7 Mbështetësja e murit
    8 Përshtatësi i karikimit të baterisë
    9 Furça e motorizuar për sipërfaget e tekstilit
    10 Tubi fleksibël
    11 Furça për pastrimin e kafshëve shtëpiake
    12 Furça e motorizuar e dyshemesë me rrotull të butë, për fshirjen e sipërfaqeve të dyshemesë së fortë

GORENJE NeoDeep SVC259449NDCO - PJESËT - 1

MONTIMI

Nëse bateria e fshesës me korrent nuk është instaluar ende në kuti, futeni siç duhet. Për ta bërë këtë, ndiqni udhëzimet e ilustruara në seksionin e baterisë. // Lidhni pjesën e sipërme të tubit me njësinë e motorit dhe pjesën e poshtme me furçën e dyshemesë. Instalimi është kryer kur pajisja është e fiksuar në vendet e caktuara (ajo klikon në vend në të gjitha cilësimet). // Për shkak të ndjeshmërisë së saj, ju rekomandojmë të mos e lini pajisjen pa e mbështetur pas diçkaje. // Shuli në furçë lejon një instalim afatshkurtër të pavarur, por duhet të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm, pasi fshesa me korrent mund të bjerë dhe të dëmtohet në çdo moment.

Mbështetësja e murit duhet të montohet të paktën 1 metër larg nga çdo burim nxehtësie. // Një përshtatës karikimi është i përfshirë në kuti. // Ndiqni udhëzimet e ilustruara për montimin në mbështetësen e murit. Tërhiqni pjesën e poshtme të përparme nga pjesa e sipërme. Vendosni kunjin e karikimit në vrimë dhe futni pjesën e poshtme të mbështetëses mbrapa. // Montoni mbështetësen e murit mjaftueshëm lart, në mënyrë që fshesa me korrent të ketë kontakt të mirë me përshtatësin kur karikohet. // Ruani shtojcat bazë në kunjat e caktuar, që të jenë gjithmonë të arritshme kur të keni nevojë për to

GORENJE NeoDeep SVC259449NDCO - MONTIMI - 1

PËRDÖRIMI

Fshesa me korrent nuk është e paraparë për fshirjen e lëngjeve, qelqit, hirit, zjarrit apo objekteve të mprehta, të cilat mund të dëmtojnë pajisjen. // Çdo shtojcë e përfshirë është e paraparë për përdorime të ndryshme. Shtojcat ofrojnë gjithanshmëri në pastrimin e shtëpisë suaj.

  • Furça e motorizuar e dyshemesë përdoret për të fshirë të gjitha llojet e sipërfaqeve të dyshemesë (fshirje e dyshemeve të thata). Shmangni qilimat me fibra të gjata, pasi ato mund të ngatërrohen në rrotullën e furçës dhe të dëmtojnë fshesën me korrent. Furça përshtatet si për njësinë e dorës, ashtu edhe për tubin fiks. // Rrotulla është projektuar në mënyrë që, gjatë fshirjes, qimet dhe mbeturinat e tjera të grumbullohen drejt qendrës së furçës. Kjo zvogëlon rezikun e dëmtimi të rrotullës. // Për përdorim edhe më të lehtë dhe pastrim të mëvonshëm, në pjesën e brendshme të furçës shtohet një krehër, i cili mbledh qimet e gjata në kohë reale dhe i heq ato nga furça.
  • Gryka e ngushtë është projektuar për të fshirë zonat e ngushta dhe të vështira për t'u arritur (qoshet, divanet, rrjetat e merimangave, hapësirat prapa radiatorëve, etj.).
  • Shtojca e furçës 2 në 1 me qime (e përshtatshme për komiza të dyerve dhe dritareve, sirtarë etj.).
  • Furça më e vogël e motorizuar është projektuar për pastrimin e sipërfaqeve tekstile.
  • Tubi fleksibël

Vendosni tubin fleksibël në njësinë e motorit të fshesës me korrent. // Tubi mund të shtrihet dhe të përdoret për qëllime të ndryshme të fshirjes, duke u siguruar që njësa e motorit të vendoset në mënyrë të sigurt kur përdoret, për të mos rënë në dysheme. // Vetëm shtojca të caktuara mund të përdoren me këtë tub.

  • Furça e pastrimit të kafshëve shtëpiake. // Vendosni furçën në tubin fleksibël. // Butoni në furçë lejon heqjen më të lehtë të qimeve. // Kur shtypet butoni, qimet në pjesën e poshtme tërhiqen dhe fshesa me korrent thith qimet.
  • Nëse keni blerë një fshesë me korrent me një furçë të madhe të motorizuar shtesë me rrotull të butë, ajo rekomandohet për fshirjen e sipërfaqeve të forta të dyshemesë. // Për përdorim edhe më të lehtë dhe pastrim të mëvonshëm, në pjesën e brendshme të furçës shtohet një krehër, i cili mbledh qimet e gjata në kohë reale dhe i heq ato nga furça.

GORENJE NeoDeep SVC259449NDCO - PËRDÖRIMI - 1

KARIKIMI

Përshtatësi për kabllon e karikimit të fshesës me korrent është i përfshirë në paketë. // Karikoni fshesën me korrent të paktën 1 metër larg nga çdo burim nxehtësie. // Pajisja nuk mund të ndizet gjatë karikimit. // Fshesa me korrent mund të karikohet në mbështetësen e murit ose në mënyrë të pavarur.

Ndiqni udhëzimet e ilustruara për montimin e përshtatësit në mbështetësen e murit. // Tërhiqni pjesën e poshtme të përparme nga pjesa e sipërme. Vendosni kunjin e karikimit në vrimë dhe futni pjesën e poshtme të mbështetëses mbrapa. // Montoni mbështetësen e murit mjaftueshëm lart, në mënyrë që fshesa me korrent të ketë kontakt të mirë me përshtatësin kur karikohet. // Fshesa me korrent mund të karikohet në njësinë e dorës ose në mënyrë të pavarur nga fshesa me korrent. // Shtypni butonin në bateri dhe nxirreni nga njësia e dorës.

Kur bateria të karikohet, të gjitha dritat do të ndriçohen dhe në rastin se ka ekran digjital, përqindja e karikimit do të shfaqet me numra. Dritat janë të fikura gjatë përdorimit dhe. në rast se ka ekran digjital, tarifa e mbetur shfaqet si një vlerë përqindjeje (në varësi të modelit që keni blerë)

GORENJE NeoDeep SVC259449NDCO - KARIKIMI - 1

HEDHJA E PAJISJES

Nëse dëshironi ta zëvendësoni pajisjen ose nuk keni më nevojë për të, merrni parasysh edhe mbrojtjen e mjedisit.

Para se ta hidhni fshesën me korrent, bateria duhet të hiqet. // Për heqje të sigurt të baterisë, sigurohuni që bateria të jetë shkarkuar plotësisht. Nëse pajisja nuk ka një bateri të lëvizshme, ndiqni udhëzimet në fletëpalosjen me figura. // Ndiqni udhëzimet me ilustrime për të hedhur sîç duhet baterinë.

GORENJE NeoDeep SVC259449NDCO - HEDHJA E PAJISJES - 1

FUNKSIONIMI

Ekrani shfaq funksione të ndryshme:

  • Duke shtypur butonin në të majtë, do të ndizni dhe fikni fshesën me korrent.
  • Duke shtypur butonin në të djathtë, do të ndryshoni nivelin e fuqisë së thithjes.
  • Kur të zgjidhni fuqinë, ekrani do të tregojë kohën e mbetur të fshirjes para se të mbarojë bateria. //

Fshesa me korrent ka disa shpejtësi të zgjedhshme:

ECO (modaliteti i kursimit të baterisë, koha maksimale e punës me një karikim të vetëm),

BOOST (koha e shkurtër e punës me një karikim të vetëm, fuqia më e lartë e thithjes),

Funksioni AUTO aktivizohet menjëherë pas ndezjes së fshesës me korrent (funksioni AUTO lejon që fshesa me korrent të rregullojë shpejtësinë dhe fuqinë e fshesës me korrent në varësi të dyshemesë ose sasisë së papastërtisë)

  • Pajisja ka një ekran digjital për mbushjen e baterisë. Gjatë përdorimit ose gjatë karikimit, ai shfaq në mënyrë digjitale nivelin e baterisë.
  • Ikona në ekran që tregon se kutia e pluhurit është plot. Ikona e kutisë plot ndizet kur fshesa me korrent zbulon se nuk ka më qarkullim ajri. Kur kjo ikonë të ndizet, fshesa me korrent fiket për të parandaluar dëmtimin e pajisjes. Hiqni çdo objekt të huaj nga furça, tubi ose kutia. Pas heqjes së objektit të huaj, drita nuk do të ndizet më kur të ndizni përsëri fshesën me korrent.

GORENJE NeoDeep SVC259449NDCO - FUNKSIONIMI - 1

KUTIA E PLUHURIT DHE FILTRAT

Zbrazja e kutisë së pluhurit dhe pastrimi i filtrit të hyrjes

Pastrimi i shpejtë gjatë fshirjes me korrent:

Hiqni njësinë e motorit nga tubi. // Duke shtypur pjesën e poshtme të kutisë së pluhurit, hapni hapjen për të zbrazur pluhurin prej saj. // Ky opson përdoret kur vëreni se kutia e pluhurit është plot gjatë fshirjes.

Heqja e kutisë nga njësia e motorit të fshesës me korrent:

Hiqni tubin nga njësia e motorit. // Për të pastruar kutinë e pluhurit, shtypni butonin në pjesën e përparme të kutisë së pluhurit. // Së pari, ngrini kutinë e pluhurit në pjesën ku ndodhet butoni i hapjes. // Nxirrni unazën e filtrit nga kutia. // Tërhiqni dorezën në filtrër për ta hequr në mënyrë të sigurt nga unaza. // Ju mund ta fshini, ta shkundni ose ta shpëlani kutinë dhe unazën e filtrit me ujë të vakët, por kini kujdes, pasi trajtimi jo i duhur mund të dëmtojë pjesë të fshesës me korrent. // Shkundni dhe lani butësisht filtrin për të hequr të gjitha papastërtitë që janë grumbulluar gjatë fshirjes. // Filtri mund të shpëlahet me ujë të vakët dhe të shtrydhet butësisht. // Filtri përmban një mikrofilter dhe mund të dëmtohet nëse nuk përdoret siç duhet. // Para ripërdorimit, duhet të thahet plotësisht (për të paktën 24 orë para se të përdoret përsëri). Para se të rimontoni kutinë e pluhurit, sigurohuni që të gjithë përbërësit të jenë plotësisht të thatë. Pjesët e lagura mund të shkaktojnë dëmtim të fshesës me korrent. // Për të instaluar përbërësit e brendshëm të kutisë së pluhurit, rimontoni fshesën me korrent në rendin e kundërt nga ai që është përdorur gjatë çmontimit. // Kur të vendosni kutinë e pluhurit, sigurohuni që së pari ta lidhni atë në pjesën e poshtme, ku do të gjeni një lidhës të vogël për këtë qëllim, dhe pastaj vendoseni përsëri në njësinë e motorit në një kënd. // Éshtë instaluar siç duhet kur të dëgjoni një klikim të lehtë. // Mos fshini asnjëherë pa futur filtrin e pluhurit.

Pastrimi i filtrit të daljes

Rrotulloni ekranin në drejtim kundër akrepave të orës. // Kur të hapet kapaku i ekranit, kini kujdes që të mos e dëmtoni ekranin, pasi kjo do të thotë që fshesa me korrent nuk do të funksionojë më. // Hiqni filtrin nga pjesa e brendshme e njësisë së motorit. // Filtri mund të fshihet ose të shkundet. Nuk është e përshtatshme për larje // Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë plotësisht të thata para se të rimontoni kutinë e pluhurit në pajisje. // Për të montuar pjesët e brendshme të kutisë së pluhurit, rimontoni fshesën me korrent. // Mos fshini asnjëherë pa futur filtrin e pluhurit. // Për udhëzime të hollësishme, ndiqni udhëzimet e ilustruara.

ZÈVENDÈSIMI I FILTRIT

Nëse vëreni se filtri është i dëmtuar, zëvendësojeni menjëherë. Nëse përdoret rregullisht, rekomandohet të zëvendësoni filtrin çdo 6 muaj për të siguruar jetëgjatësinë më të madhe të fshesës me korrent.

FURCA E DYSHEMESË

Në pjesën e pasme të furçës, ka një buton që mund ta shtypni për të tërhequr rrotullën nga furça. Rrotulla është projektuar në mënyrë që, gjatë fshirjes, qimet dhe mbeturinat e tjera të grumbullohen drejt qendrés së furçës. Kjo zvogëlon rrezikun e dëmtimit të rrotullës. // Meqenëse shumica e qimeve grumbullohen në gendër të rrotullës, do të jetë më e lehtë për t'u pastruar. // Fshini pjesën e poshtme të kutisë me një leckë. // Pastroni tubin thithës të furçës. // Prekni rrotullën në furçë për të liruar mbeturinat dhe prisni me kujdes papastërtitë dhe qimet e ngatërruara duke përdorur gërshërë përgjatë kanalit të caktuar. // Mos i tërhiqni qimet apo fijet, pasi kjo mund t'i dëmtojë qimet në rrotull. // // Rivendosni përsëri rrotullën në furçë. // Rrotulla është instaluar siç duhet kur të dëgjoni një klikim të butë dhe kunji anësor të jetë lidhur në mënyrë të sigurt me kutinë e furçës.

FURCA E VOGËL E MOTORIZUAR

Anash furçës, ka një buton të vogël që përdridhet për ta lëshuar dhe për ta nxjerrë furçën nga vendi i caktuar. // Prekni rrotullën në furçë për të liruar mbeturinat dhe prisni me kujdes papastërtitë dhe qimet e flokëve që janë grumbulluar në furçë me anë të gërshërëve. // Mos i tërhiqni qimet apo fijet, pasi kjo mund t'i dëmtojë qimet në rrotull. // Rivendosni përséri rrotullën në furçë. // Rrotulla është pozicionuar siç duhet kur të dëgjohet një klikim i lehtë. Pastaj, rrotulloni butonin për të lidhur në mënyrë të sigurt rrotullën me kutinë e furçës.

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Defekti i zakonshëmShkaku i mundshëmZgjidhjet
Fshesa me korrent nuk funksiononProdukti është fikur ose bateria është e ulëtKarikoni produktin para përdorimit
Porta thithëse e produktit është bllokuarGryka e thithjes e produktit të pastrimit
Thithja është shumë e dobëtSistemi i tytës së pluhurit dhe filtrit është me pluhur/plotPastroni koshin e pluhurit dhe materialin e filtrit
Furça rrotulluese mbështillet rreth qimeve dhe objekteve të tjeraPastroni rulin e furçës
Tubi ka një pengesëPastrojeni me kujdes dhe kontrolloni nëse ka bllokime
Tinguj të ndryshëm të funksionimit të motoritTubi është pjesërisht i bllokuarPastrojeni me kujdes
Njësia e filtrit është e bllokuarPastroni tërësisht filtrat
Produkti nuk mund të karikohetKarikuesi nuk është i lidhur siç duhetKontrolloni lidhjet
Furnizimi me energji elektrike nuk është i ndezurSigurohuni që furnizimi me energji elektrike të jetë i ndezur
Problemi vazhdonKëshillohuni me një qendër shërbimi
E1Defekt i furçësKëshillohuni me një qendër shërbimi
E2Defekt i motoritKëshillohuni me një qendër shërbimi
E3Defekt i paketës së baterisëKontrolloni nëse paketa e baterisë është instaluar siç duhet dhe instalojeni përsëri
E5Defekt i harduerit të pllakës së qarkutKëshillohuni me një qendër shërbimi
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : NeoDeep SVC259449NDCO

Kategori : Fshesë me vakum