OneTouch 4043 - Smartphone TCL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas OneTouch 4043 TCL në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth OneTouch 4043 TCL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Smartphone në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj OneTouch 4043 - TCL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. OneTouch 4043 e markës TCL.
MANUAL I PËRDORUESIT OneTouch 4043 TCL
Siguria dhe përdorimi

Ju lutem lexoni këtë kapitull me kujdes para se ta përdorni pajisjen. Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për dëmin, që mund të rezultojë si pasojë e përdorimit të papërshtatshëm ose përdorimit në kundërshtim me udhëzimet e përfshira këtu.
- Mos e përdorni pajisjen kur automjeti nuk është parkuar në mënyrë të sigurt. Në shumë vend e është e ndaluar të përdorni një pajisje dore ndërsa drejtoni automjetin.
- Zbatoni kufizimet lidhur me përdorimin në vende të caktuara (spitale, avionë, pika karburanti, shkolla, etj.).
- Fikeni pajisjen para se të hipni në avion.
- Fikeni pajisjen kur jeni në institucione të kujdesit shëndetësor, përvecse në vendet e caktuara.
- Fikeni pajisjen kur keni pranë gaz ose lëngje të djegshme.
Zbatoni me përpikëri të gjitha tabelat dhe udhëzimet në depot e karburantit, në pikat e karburanteve, në fabrikat e lëndëve kimike ose në çfarëdo ambienti tjetër që mund të shpërthejë kur e përdorni pajisjen.
- Fikeni celularin ose pajisjen me valë kur jeni në një zonë shpërthimi ose në zona në të cilat janë vendosur tabela, në të cilat kërkohet që "radiot dy-drejtimëshe" ose "pajisjet elektronike" të fiken për të shmangur interferencat me operacionet e shpërthimit.
Ju lutemi konsultohuni me mjekun dhe prodhuesin e pajisjes për të përcaktuar nëse përdorimi i pajisjes mund të interferojë me përdorimin e pajisjes suaj mjekësore. Kur pajisja është e ndezur, ajo duhet të mbahet të paktën 15 cm çdo pajisjeje mjekësore, të tillë si stimuluesi kardiak, aparati i dëgjimit, pompa e insulinës, etj.
- Mos i lini fëmijët ta përdorin pajisjen dhe/ose të luajnë me pajisjen dhe aksesorët pa mbikëqyrje.
- Për të reduktuar ekspozimin ndaj valëve radio, rekomandohet që:
- Ta përdorni pajisjen kur sinjali është i mirë, siç tregohet në ekran (katër ose pesë vija);
- Të përdorni një kit për përdorim pa duar;
- Ta përdorni pajisjen në mënyrë të përgjegjshme, sidomos për fëmijët dhe adoleshentët, për shembull duke shmangur telefonatat natën dhe duke e pakësuar shpeshtësinë dhe kohëzgiatjen e telefonatave;
- Mbajeni pajisjen larg nga barku i grave shtatzëna ose nga pjesa e poshtme e barkut të adoleshentëve.


AL
- Mos lejoni që pajisja të ekspozohet ndaj motit të pafavorshëm ose kushteve mjedisore (njomësi, lagështi, shi, infiltrim lëngjesh, pluhur, ajri i detit, etj). Kufiri i temperaturës së funksionimit i rekomanduar nga prodhuesi është nga 0°C (32°F) në 40°C (104°F). Mbi 40°C (104°F), leximi i ekranit të pajisjes mund të jetë i dobët, megijithëse kio është e përkohshme dhe jo serioze.
- Përdorni vetëm bateri, karikues baterish dhe aksesorë që janë të pajtueshëm me modelin e pajisjes suaj.
- Mos e përdorni pajisjen nëse është dëmtuar, si për shembull nëse ka ekranin të thyer ose kapakun e pasmë të shtypur keq, pasi kjo mund të shkaktojë lëndime ose dëntime.
- Mos e mbani pajisjen të lidhur me karikuesin për kohë të gjatë ndërkohë që bateria është e karikuar plotësisht pasi kjo mund të shkaktojë tejnxehje dhe të shkurtojë jetën e baterisë.
- Mos flini me pajisjen në trup ose në krevat. Mos e vendosni pajisjen poshtë batanijes, jastëkut ose trupit, sidomos kur është e lidhur me karikuesin pasi kjo mund të bëjë që pajisja të nxhet tepër.

MBROJTJA E DËGJIMIT
parandaluar dëmtimin e mundshëm të dëgjimit,
mos dëgjoni në nivele të larta volumi për periudha të gjata. Ushtroni kujdes kur mbani pajisjen afër veshit tuaj ndërkohë që altoparlanti është në përdorim.
Licencat

Bluetooth SIG, Inc. ka licencuar dhe certifikuar TCL T313D Bluetooth Declaration ID D065426
Hedhja e mbetjeve dhe riciklimi
Pajisja, aksesorët dhe bateria duhet të hidhen në përputhje me rregullat vendëse në fuqi për mjedisin.
Ky simbol në pajisje, në bateri dhe në aksesorë do të thotë se këto produkte duhen të çohen te:

- Qendrat për hedhjen e mbetjeve komunale me kosha të caktuar.
- Koshat e grumbullimit në pikat e shitjes.
Ato më pas duhet të riciklohen për të mos lejuar që substancat e dëmshme të hidhen në mjedis.
Në shtetet e Bashkimit Evropian: Këto pika grumbullimi janë falas. Të gjitha produktet me këtë shenjë duhen dërguar në këto pika grumbullimi.


AL
Në shtetet jashtë Bashkimit Evropian: Artikujt e pajisjeve me këtë simbol nuk duhen hedhur në kazanët e zakonshëm nëse në juridikssionin ose rajonin ku ndodhesh ka fabrika të përshtatshme grumbullimi dhe riciklimi; përkundrazi ato duhet të dërgohen në pikat e grumbullimit që të riciklohen.
Bateria
Për t'iu përmbajtur rregullave të fluturimit, bateria e produktit tuaj nuk është e karikuar plotësisht. Karikojeni atë para se ta përdorni për herë të parë.
- Mos u përpiqni të hapni baterinë (për shkak të rrezikut të tymit toksik dhe djegies).
- Për pajisjet me bateri që nuk mund të higen, mos u mundoni ta nxirrni ose ndërroni baterinë.
- Mos e shponi, çmontoni ose shkaktoni qark të shkurtër në bateri.
- Për pajisjet me një trup të vetëm, mos u mundoni ta hapni ose shponi kapakun e pasmë.
- Mos e digjni apo hidhni baterinë ose pajisjen e përdorur në koshat e plehrave të shtëpisë ose mos e ruaj atë në temperatura mbi 60°C (140°F), pasi kjo mund të shkaktojë shpërthim ose rrjedhje të lëngut ose gazit të djegshëm. Po kështu, vendosja e baterisë në temperaturë tepër të ulët mund të shkaktojë shpërthim ose rrjedhje të lëngut ose gazit të djegshëm. Përdoreni baterinë vetëm për qëllimin për të cilin është bërë dhe rekomanduar. Mos i përdorni asnjëherë bateritë e dëmtuara.
KUJDES: RREZIK SHPËRTHIMI NËSE BATERIA NDËRROHET ME NJË BATERI TJETËR TË NJË LLOJI TË GABUAR. HIDHINI BATERITË E PËRDORURA SIPAS UDHËZIMEVE.
Karikuesi (Ju lutemi përdorni karikuesin e dhënë)
Karikuesit kryesorë funksionojnë në një temperaturë rreth: 0°C (32°F) deri në 40°C (104°F).
Karikuesit e projektuar për pajisjen tuaj plotësojnë standardin për përdorimin e pajisjeve të teknologjisë së informacionit dhe pajisjeve të zyrës. Gjithashtu janë të pajtueshëm me direktivën për ndërtimin ekologjik 2009/125/EC. Për shkak të specifikimeve të ndryshme elektrike, një karikues që keni blerë në një vend mund të mos punojë në një vend tjetër. Ata duhet të përdoren vetëm për të karikuar.
Modeli: XT-252A-5055/XT-536B-5055A/XT-252E-5055
Tensioni i hyrjes: 100\~240 V
Frekuenca e hyrjes AC: 50/60 Hz
Tensioni i daljes: 5.0 V
Rryma e daljes: 0.55A


Fuqia e daljes: 2.75W
Efikasiteti aktiv mesatar: 69.0%
Konsumi i energjisë pa ngarkesë: 0,1W/0,075W/0,075W

text_image
1.7 - 2.75 WFuqia e dhënë nga karikuesi duhet të jetë të paktën 1,7 Watt që kërkohet nga pajisja radio, dhe jo më shumë se 2,75 Watt për të arritur shpejtësinë maksimale të karikimit.
Për arsye mjedisore, në këtë paketim mund të mos përfshihet karikuesi, në varësi të pajisjes që keni blerë. Kjo pajisje mund të lidhet me energji me shumicën a karikuesve me USB dhe me një kabllo me spinë USB Type-C.
Për ta karikuar pajisjen siç duhet, mund të përdorni çfarëdo karikuesi për sa kohë plotëson të gjitha standardet e zbatueshme për sigurinë e pajisjeve të teknologjisë së informacionit dhe pajisjeve për zyra me kërkesat minimale që përmenden më sipër.
Ju lutemi të mos përdorni karikuesë që nuk janë të sigurt ose që nuk përmbushin specifikimet e mësipërme.
Deklarata e konformitetit për pajisjet radio

Këtu, TCL Communication Ltd. deklaron se pajisja radio të tipit TCL T313D është në përputhje me Direktivën 2014/53/EU. Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së disponohet në adresën e mëposhtme të internetit: https://www.tcl.com/global/en/EC_DOC
SAR dhe valët radio
Kjo pajisje përmbush direktivat ndërkombëtare për ekspozimin ndaj valëve radio.
Direktivat për ekspozimin ndaj valëve radio përdorin një njësi matëse të njohur si koeficienti specifik i absorbimit, ose SAR. Limiti SAR për pajisjet celulare është 2 W/kg për SAR të kokës dhe SAR të trupit, dhe 4 W/kg SAR të gjymtyrëve.
Gjate mbajtjes ose përdorimit pranë trupit tuaj, përdorni një aksesor të aprovuar, si p.sh. këllëf, ose përndryshe mbajeni në një distancë 5 mm nga trupi për të siguruar përshtatjen me kërkesat për ekspozimin ndaj radiofrekuencave. Kini parasysh se produkti mund të jetë duke transmetuar edhe nëse nuk jeni duke kryer telefonatë.
| SAR maksimal për këtë model dhe kushtet sipas të cilave është regjistruar | ||
| SAR për kokën | LTE Band 1 0,30 W/kg | |
| SAR për trupin (5 mm) | LTE Band 3 1,46 W/kg | |
| SAR për gjymtyrët (0 mm) | LTE Band 3 2,89 W/kg | |
Bandat e frekuencave dhe fuqia maksimale e radio-frekuencës
Kjo pajisje radioje funksionon në brezat e frekuencës dhe fuqinë maksimale të radio-frekuencës si më poshtë:
GSM 900MHz: 33,5 dBm
GSM 1800MHz: 30,5 dBm
UMTS B1 (2100MHz): 23,5 dBm
UMTS B8 (900MHz): 23,5 dBm
Kjo pajisje mund të përdoret pa kufizime në çdo shtet anëtar të BE-së.
Informacion i përgjithshëm
- Adresa e internetit: tcl.com
- Linja telefonike e shërbimit dhe qendra e riparimeve: Shkoni në faqen tonë të internetit https://www.tcl.com/global/en/support-mobile për të gjetur numrin e asistencës telefonike dhe servisin e autorizuar për vendin tuaj.
- Manuali i plotë i përdorimit: Ju lutem shkoni në tcl.com për të shkarkuar manualin e plotë të përdorimit për pajisjen tuaj.
Në faqen tonë të internetit, do të gjeni sektorin tonë të PESH (Pyetjet e shpeshta). Gjithashtu mund të na kontaktoni me email për të pyetur për çdo pyetje që mund të keni.
• Prodhuesi: TCL Communication Ltd.
- Adresa: 5/F, Building 22E, 22 Science Park East Avenue, Hong Kong Science Park, Shatin, NT, Hong Kong
- Rruga e emërtimit elektronik: Prekni Cilësimet > Rregullatore dhe siguria ose shtypni *#07#, për të parë më shumë informacion reth emërtimit (1).



Përditësimi i softuerit
Kostot për lidhjet që lidhen me gjetjen, shkarkimin dhe instalimin e përditësimeve të softuerit për sistemin operativ të pajisjes suaj ndryshojnë në varësi të ofertës që keni marrë nga operatori i telekomunikacionit.
Në rast se refuzoni ose harroni të instaloni një përditësim, kjo mund të ndikojë te performanceca e pajisjes suaj, dhe në rastin e një përditësimi sigurie, kjo mund ta ekspozojë pajisjen tuaj ndaj rreziqeve. Për më shumë informacion rreth përditësimit të softuerit, ju lutemi të shkoni në tcl.com
Deklarata e privatësisë për përdorimin e pajisjes
Të gjitha të dhënat personale që ndani me TCL Communication Ltd. do të trajtohen sipas njoftimit tonë për privatësinë. Mund ta shikoni njoftimin tonë për privatësinë duke vizituar faqen tonë të internetit: https://www.tcl.com/global/en/communication-privacy-policy
Deklaratë mohimi
Midis përshkrimit në manualin e përdoruesit dhe funksionimit të pajisjes mund të ketë disa ndryshime, në varësi të versionit të softuerit të pajisjes ose të shërbimeve të veçanta të operatorit. TCL Communication Ltd. nuk do të jetë përgjegjës për këto ndryshime, nëse ka, as për pasojat e tyre të mundshme, përgjegjësia e të cilave do të jetë vetëm e operatorit.
Garancia e kufizuar
Si konsumator, ju mund të keni të drejta ligjore (statutore) të cilat janë përveç atyre të përcaktuara në këtë garanci të kufizuar që ofrohet me dëshirë nga prodhuesi, si për shembull ligjet për konsumatorin të vendit ku jetoni ("Të drejtat e konsumatorit"). Kjo garanci e kufizuar tregon situata të caktuara se në të cilat prodhuesi do të sigurojë ose nuk do të sigurojë një zgjidhje për pajisjen TCL. Kjo garanci e kufizuar nuk kufizon ose nuk përjashton asnjë prej të drejtave TUAJA si konsumator të cilat lidhen me pajisjen TCL.
Për më shumë informacion rreth garancisë së kufizuar, shkoni në https://www.tcl.com/global/en/warranty
Në rast të ndonjë defekti të pajisjes që ju pengon ta përdorni normalisht, duhet të informoni menjëherë shitësin dhe ta paraqitni telefonin me provën e blerjes.