Breeva A3B - Pastrues ajri TCL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Breeva A3B TCL në format PDF.
| Lloji i produktit | Pastrues ajri |
| Marka | TCL |
| Modeli | Breeva A3 / Breeva A3 Wi-Fi |
| Tensioni nominal | 24 V DC |
| Fuqia nominale | 38 W |
| Rrjedhje ajri të pastër (CADR) | 158 cfm / 270 m³/h |
| Sipërfaqja e rekomanduar e mbulimit | ≈ 246 pi² / 22,9 m² |
| Lloji i filtrit | Filtër i përbërë (parafiltër + HEPA + qymyr aktiv) |
| Numri i shpejtësive | 3 shpejtësi + modalitet automatik + modalitet gjumi |
| Kohëmatësi | 1H / 2H / 4H / 8H |
| Funksione shtesë | Anione, UV-C, dritë gjumi, kyçje për fëmijë, tregues cilësie ajri (LED 3 ngjyra) |
| Lidhshmëri Wi-Fi (modeli A3 Wi-Fi) | Po, përmes aplikacionit TCL Home (i pajtueshëm me Alexa dhe Google Assistant) |
| Furnizimi me energji | Përshtatës rrjeti 100-240 V ~ 50/60 Hz |
| Konsumi në gatishmëri | Nuk specifikohet |
| Niveli i zërit | Nuk specifikohet |
| Mirëmbajtja e filtrit | Pastrim me fshesë me korrent çdo 2 javë; zëvendësim çdo 6 muaj (12 orë/ditë) |
| Tregues i zëvendësimit të filtrit | Po, dritë e kuqe që pulson |
| Siguria | Kyçje për fëmijë, ndalim automatik në rast rënieje (nuk specifikohet), mbrojtje UV-C |
| Pesha | Nuk specifikohet |
| Dimensionet (G x T x L) | Nuk specifikohen |
| Garancia | Të kontrollohet tek shitësi |
Pyetjet më të shpeshta - Breeva A3B TCL
Pyetjet e përdoruesve rreth Breeva A3B TCL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pastrues ajri në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Breeva A3B - TCL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Breeva A3B e markës TCL.
MANUAL I PËRDORUESIT Breeva A3B TCL
LEXOJINI DHE RUAJINI KËTO UDHËZIME PËRDORIMI (ju mund t'i lexoni gjithashtu udhëzimet e përdorimit në www. TCL. com)

Numri i modelit:breeva A3; breeva A3 Wi-Fi
Kjo pajisje është në përputhje me Pjesën 15 të Rregulloreve FCC. Punimi i kësaj pajisjeje nënshtrohet dy kushteve të mëposhtme: (1) kjo pajisje mund të mos shkaktojë interferencë të dëmshme dhe (2) kjo pajisje duhet të pranojë çdo interference marrëse, duke përfshirë interferencën që mund të shkaktojë funksionim të padëshiruar. Ju lutemi vini re se ndryshimet ose modifikimet e këtij produkti pa aprovimin e dokumentuar nga pala përgjegjëse në lidhje me pajtueshmërinë, mund t'a bëjë të pavlefshëm autoritetin e përdoruesit për të përdorur pajisjen.
Përshkrimi i produktit 3
Lista e materialeve të paketimit 3
Emri i secilës pjesë 4
Siguria 5-6
Fillimi i punës 7-8
Paneli i kontrollit 9
Udhëzime përdorimi 10-11
Udhëzimet e lidhjes me aplikacionin 12
Mirëmbajtja 13
Zgjidhja e problemeve 14
Specifikimet 14
Suporti ndaj klientit 15
Përshkrimi i produktit
Pastruesi i ajrit TCL Breeva mund të largojë në mënyrë efikase pluhurin, tymin, polenin, bakteret dhe shumë më tepër, duke dhënë kështu në një ndihmesë në mbrojtjen e shëndetit të familjarëve tuaj nëpërmjet shndërrimit të këtyre ndotësve në ajër të pastër. Ky pastrues ajri është i pajisur me një filtër të përbërë, i cili mund të largojë në mënyrë efikase grimcat në ajër, duke përfshirë grimcat PM2.5, formaldehidinën dhe erën e keqe (tymin).

Ai mund të thithë tymin, polenin dhe pluhurin, të filtrojë bakteret në ajër, të largojë në mënyrë efektive formaldehidinën, TVOC, aromat (tymrat) në ajër dhe të largojë në mënyrë efektive PM2.5.
Lista e materialeve të paketimit
| Pozicioni i paketimit | Paketimi bazë i makinerisë | ||||
| Emrat e sendeve të përfshira | ![]() | FiltriKryesore![]() | Përshtatësi![]() | Manuali i Përdoruesit![]() | Dokumentet e tjera![]() |
| Sasia | 1 | 1 | 1 | 1 | 1 |

- Mbulesa e jashtme 4. Mbulesa e poshtme
- Hyrja e ajrit 5. Tapet kundër rrëshqitjes
-
Dalja e ajrit 6. Filtri i përbërë
-
Lexojini me kujdes udhëzimet e përdorimit përpara se t'a vini pajisjen në punë dhe mbajini ato në një vend të sigurt për referencë të mëvonshme.
- Përdoreni pajisjen vetëm në ambiente banimi dhe në përputhje me të dhënat teknike të specifikuara. Përdorimi jo i duhur mund t'ju vërë në rrezik shëndetin dhe jetën.
- Fëmijët nuk arrijnë dot t'i njohin dhe kuptojnë rreziqet që lidhen me përdorimin e pajisjeve elektrike. Për këtë arsye, gjithmonë mbikëqyrini fëmijët kur janë në afërsi të ndonjë pajisjeje që është në punë.
- Gjatë përdorimit të pajisjes përdorni vetëm komponentët origjinalë të ofruara së bashku me pajisjen. Përdoreni njësinë vetëm në temperatura ambjenti (>10°C).
- Pajisja duhet të përdoret vetëm me njësinë e furnizimit me energji elektrike të ofruar së bashku me pajisjen.
- Pajisja duhet të furnizohet vetëm me tension ekstra të ulët brenda normave të sigurisë.
- Personat të cilët nuk janë në dijeni rreth udhëzimeve të përdorimit, si dhe fëmijët apo personat që janë nën efektin e medikamenteve, alkoolit ose drogave, nuk duhet t'a përdorin njësinë ose duhet t'a bëjnë këtë vetëm nën mbikëqyrje.
- Mos e përdorni pajisjen nëse kabilloja e rrymës është me defekt ose pajisja është e dëmtuar, si p.sh., nga rrëzimi.
- Pajisja mund të vihet në punë vetëm në gjendje plotësisht të montuar.
- Kurrë mos e hiqni spinën nga priza duke e tërhequr kabllon ose me duar të lagura.
- Vendoseni pajisjen vetëm mbi një sipërfage të sheshtë dhe të thatë.
- Pajisjet që janë të dëmtuara dukshëm nuk duhet të vihen në punë.
- Asnjëherë mos e zhysni pajisjen në ujë ose në lëngje të tjera.
- Vendoseni pajisjen në mënyrë të tillë që të mos rrëzohet.
- Hiqeni spinën e rrymës përpara pastrimit, procedurës së mirëmbajtjes apo kur pajisja nuk është në përdorim.
- Mos e mbuloni kabllon me tapet ose me objekte të tjera. Vendoseni njësinë në mënyrë të tillë që të mos pengoni kabllon.
- Mos e përdorni pajisjen në ambjente të cilat përmbajnë materiale të ndezshme, gazra apo avuj.
- Mos e lini pajisjen të laget në shi dhe mos e përdorni atë në dhoma me lagështirë.
- Mos futni sende të huaja në pajisje.
- Kurrë mos u ulni mbi pajisje dhe mos vendosni asnjë send përmbi të.
- Kablloja kurrë nuk duhet të zihet pisk nga ndonjë prag dere ose të shtypet nga objekte të tjera të rënda!
- Mos e lëvizni pajisjen nga vendi gjatë punimit.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës mbi 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore apo nga ata me mungesë përvoje dhe njohurie nëse atyre u sigurohet mbikëqyrje apo udhëzime të përshtatshme në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe nëse janë në gjendje të kuptojnë rreziqet përkatëse. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja që i takon përdoruesit nuk duhet të bëhen nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Kjo pajisje është në përputhje me Pjesën 15 të Rregulloreve FCC. Punimi i kësaj pajisjeje nënshtrohet dy kushteve të mëposhtme: (1) kjo pajisje mund të mos shkaktojë interferencë të dëmshme dhe (2) kjo pajisje duhet të pranojë çdo interference marrëse, duke përfshirë interferencën që mund të shkaktojë funksionim të padëshiruar. Ju lutemi vini re se ndryshimet ose modifikimet e këtij produkti pa aprovimin e dokumentuar nga pala përgjegjëse në lidhje me pajtueshmërinë, mund t'a bëjë të pavlefshëm autoritetin e përdoruesit për të përdorur pajisjen. SHËNIM: Kjo pajisje është testuar dhe ka rezultuar brenda kufijve të lejuar për një pajisje dixhitale të Klasit B, në përputhje me Pjesën 15 të Rregulloreve FCC. Këta kufij janë krijuar për të siguruar një mbrojtje të arsyeshme ndaj interferencave të dëmshme në instalimet e një godine banimi. Kjo pajisje gjeneron, përdor dhe mund të rrezatojë energji me frekuenca radiovalësh dhe, nëse nuk instalohet dhe përdoret në përputhje me udhëzimet, ajo mund të shkaktojë interferencë të dëmshme për komunikimet me vale radio. Megjithatë, nuk ka asnjë garanci që nuk do të ketë interference valèsh në një instalim të caktuar.
- Nëse kjo pajisje shkakton interferencë të dëmshme në marrjen e sinjalit të radios apo televizionit, gjë e cila mund të zbulohet duke fikur dhe ndezur pajisjen, është e udhës që përdoruesi të përpiqet të korrigjojë interferencën përmes një ose më shumë masave të mëposhtme:
(1) Ndryshoni drejtimin apo pozicionin e antenës marrëse.
(2) Rritni distancën ndërmjet pajisjes dhe marrësit.
(3) Lidheni pajisjen në një prizë e cila ndodhet në një qark të ndryshëm nga ai me të cilin është lidhur marrësi.
(4) Konsultohuni me tregtuesin e pajisjes ose me një teknik me përvojë radioje/TV për ndihmë.
- Kjo pajisje përmban transmetues/marrës që nuk ka nevojë për licencë, në përputhje me RSS-të e përjashtuara nga licenca për Inovacionin, Shkencën dhe Zhvillimin Ekonomik të Kanadasë. Punimi i kësaj pajisjeje nënshtrohet dy kushteve të mëposhtme:
(1) Kjo pajisje mund të mos shkaktojë interference.
(2) Kjo pajisje duhet të pranojë çdo interferencë, duke përfshirë interferencën që mund të shkaktojë funksionim të padëshiruar të pajisjes.
- Kjo pajisje është në përputhje me kufijtë e ekspozimit ndaj rrezatimit RF të FCC dhe IC të përcaktuara për një mjedis të pakontrolluar. Antena(t) e përdorur(a) për këtë transmetues duhet të instalohet(n) dhe përdoret(n) për të siguruar një distancë ndarëse prej të paktën 20cm nga të gjithë personat dhe ajo/ato nuk duhet(n) të vendoset(n) ose të funksionoj(n)ë e/të lidhur(a) me ndonjë antenë ose transmetues tjetër. Instaluesit duhet të sigurohen se do të ruhet distanca ndarëse prej 20cm ndërmjet pajisjes (me përjashtim të receptorit të saj) dhe përdoruesve.

Kjo shenjë tregon se ky produkt nuk duhet të hidhet së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në të gjitha vendet e BE-së. Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose vdekjen e njerëzve nga asgjësimi i pakontrolluar i mbetjeve, riciklojeni atë në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale. Për të kthyer mbrapsht pajisjen tuaj të përdorur, ju lutemi përdorni sistemet e rikthimit dhe të grumbullimit ose kontaktoni dyqanin ku është blerë produkti. Ata mund ta marrin këtë produkt për një process riciklimi të sigurt për mjedisin.
- Kjo pajisje nuk është ideuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, përveçse nëse atyre u është ofruar mbikëqyrje apo udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes nga ndonjë person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që ata nuk po luajnë me pajisjen.
Kjo pajisje përmban një emetues UV-C.
- Kujdes: Zëvendësimi nga përdoruesi i transmetuesit UV-C Nuk lejohet.
Nëse emetuesi UV-C nuk mund të zëvendësohet, kjo duhet të jetë e shprehur qartë.
Përdorimi pa dashje i pajisjes ose dëmtimi i trupit të saj mund të shpjerë në çlirim të rrezatimit të rrezikshëm UV-C. Rrezatimi UV-C, qoftë edhe në doza të vogla, mund të shkaktojë dëmtim të syve dhe lëkurës.
Sigurohuni që pajisja të jetë e stakuar nga rrjeti elektrik përpara se të hiqni mbrojtësen.
Ky produkt është në përputhje me vlerat e përqendrimit maksimal të lejuar të ozonit prej 0.050 grimca për milion në njësi vëllimi vëllim (ppmv) në një periudhë 24-orëshe.
- KUJDES: Rrezatimi UV është i rrezikshëm për sytë dhe lëkurën. Mos e përdorni emetuesin UV-C jashtë pajisjes.
- KUJDES: RREZIKU I GODITJES ELEKTRIKE – Këto udhëzime mirëmbajtjeje janë të vlefshme vetëm për personelin e kualifikuar. Për të zvogëluar rrezikun e goditjes elektrike, mos kryeni asnjë shërbim tjetër përveç atyre që përmbajnë udhëzimet e përdorimit, nëse nuk jeni të kualifikuar për ta bërë këtë.
- KUJDES: SHKËPUTNI FURNIZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE PËRPARA SE TË KRYENI SHËRBIMIN E MIRËMBAJTJES.
Përgatitja për fillimin e punës
Hiqeni filtrin
- Kthejeni nga ana e kundërt pastruesin e ajrit dhe rrotullojeni kapakun e filtrit në drejtim të kundërt të akrepave të orës për t'a hequr.

- Hiqeni filtrin nga brenda njësisë.

- Hiqeni filtrin nga paketimi i tij plastik.

- Vendoseni përsëri filtrin në pastruesin e ajrit. Pjesa me kordon duhet të vendoset nga ana e jashtme.

- Vendoseni kapakun dhe rrotullojeni atë në drejtim të akrepave të orës për ta shtrën-guar.

- Filtri është një mall konsumi, ndaj ai nuk përfshihet në rregulloren tonë të garancisë. Ju lutemi sigurohuni që filtri ndodhet në gjendje të mirë pune përpara se t'ia hiqni mbështjellësen mbrojtëse.
- Ju lutemi mos e përdorni pastruesin e ajrit pa filtër.
- Njësia duhet të shkëputet nga burimi i rrymës përpara se të ndërroni filtrin.
Ndezja
•Vendoseni pastruesin e ajrit mbi një sipërfaqetë sheshtë dhe më pas futeni spinën në prizën e rrymës;
- Ky produkt mund të përdoret vetëm në një prizë prej 100-240V 50/60Hz.
•Përpara se t'a fusni spinën në prizë, sigurohuni që si duart ashtu edhe spina të jenë të thata. Nëse duart tuaja ose spina janë të lagura, ju lutemi thajini duart dhe spinën përpara se ta fusni në prizë.
- Pasi të jetë takuar energjia, drita në panelin e punimit do të pulsojë një here të vetme. Pas 1 sekonde, me përjashtim të dritës gjysmë të ndezur të çelësit, të gjitha dritat e tjera fiken.

- Ju lutemi mbyllni dyert dhe dritaret gjatë përdorimit të pajisjes;
- Nëse cilësia e ajrit nuk përmirësohet pasi pastruesi i ajrit të ketë qenë në punë për një periudhë kohe, ju lutemi hapni dyert dhe dritaret për të siguruar qarkullimin e ajrit. (Në mjedise me kushte ekstreme)
Paneli i punimit të breeva A3

Paneli i punimit të breeva A3 Wi-Fi

Udhëzime përdorimi
Ndezja/Fikja

Drita e ndezur

Futeni spinën e rrymës në prizë dhe shtypni butonin "on/off" (Ndezur/Fikur) për të ndezur makinerinë.
- Futeni spinën e rrymës në prizë dhe shtypni butonin "on/off" (Ndezur/Fikur) për të ndezur makinerinë.
- Kur pastruesi i ajrit të jetë ndezur, shtypni butonin e takim-stakimit për të rihyrë në gjendjen e gatishmërisë. Drita e butonit të rrymës do të jetë gjysmë e ndezur. * Gjendja e gatishmërisë ka të bëjë me situatën kur pajisja është e lidhur me burimin e rrymës por nuk është e ndezur.
Modaliteti

Drita e ndezur

- Kur pajisja është e ndezur, shtypni butonin e shpejtësisë së erës për të rregulluar shpejtësinë e erës sipas rendit të mëposhtëm: E fjetur-Niveli 1-Niveli 2-Niveli 3-Automatik.
- Në modalitetin automatik, kur cilësia e ajrit është e shkëlqyer, pajisja punon në nivelin e pare të shpejtësisë, kur cilësia e ajrit është mesatare, ajo punon në nivelin e dytë dhe kur cilësia e ajrit është e dobët, ajo punon në nivelin e tretë.
- Në modalitetin e fjetjes, të gjitha dritat janë me ndriçim 50%. Shtypeni dhe mbani të shtypur butonin e shpejtësisë së erës për 3 sekonda për të ndezur/fikur dritat në panelin e kontrollit. Kur dritat e panelit të kontrollit janë të fikura, nëse preken, pjesa tjetër e panelit të butonave do të ndriçojnë me 50% të kapacitetit. Dritat do të fiken përsëri nëse pajisja nuk vihet në punë brenda 10 sekondave.
Kohëmatësi

Drita e ndezur

- Shtypni butonin e kohëmatësit teksa njësia është e ndezur për të aktivizuar funksionin e kohëmatësit.
Koha e punës mund të vendoset në intervalet kohore automatike prej 1H-2H-4H-8H dhe drita treguese përkatëse do të bëhet e bardhë. Pasi të keni vendosur kohëmatësin për ta fikur pajisjen, shtypni butonin e ndezjes për të anuluar cilësimin e kohëmatësit dhe për rrjedhojë pajisja hyn menjëherë në modalitetin e gatishmërisë.
breevaShield

Drita e ndezur

- Shtypni butonin breevaShield për të aktivizuar/çaktivizuar funksionin anion/UV-C ndärkohë që pajisja është e ndezur.
Kyçja për fëmijët

Drita e ndezur

- Shtypeni dhe mbajeni të shtypur për 3 sekonda për të aktivizuar bllokimin e panelit. Pasi paneli të jetë i kyçur, përdoruesit nuk do të jenë më në gjendje të ndryshojnë asnjë cilësim. Ju mund ta zhbllokoni përsëri pajisjen duke shtypur ikonën e kyçjes për 3 sekonda.
Udhëzime përdorimi
Filtri

Drita e ndezur

- Kohëmatësi i brendshëm llogarit kohën kumulative të punimit. Kur treguesi i filtrit pulson me dritë të kuqe (sa herë që ndizet) dhe sinjalizuesi tingëllon tre herë, kjo tregon se është e nevojshme që filtri të zëvendësohet së shpejti. Kur treguesi i filtrit pulson me dritë të kuqe (sa herë që ndizet) dhe sinjalizuesi tingëllon pesë herë, do t'ju duhet t'a zëvendësoni filtrin sa më shpejt të jetë e mundur (Koha e kohëmatësit llogaritet duke filluar që nga testi i simulimit laboratorik, kohë e cila mund të mos korrespondojë plotësisht me përdorimin aktual.) Në rastet kur pajisja ka qenë tepër e përdorur, mund t'ju duhet t'a zëvendësoni filtrin përpara skadimit të afatit).
- Pas zëvendësimit të filtrit, shtypeni dhe mbajeni ashtu të shtypur butonin e rivendosjes së filtrit për 3 sekonda, sinjalizuesi do të tingëllojë një herë dhe drita treguese do të bëhet e bardhë.
Cilësia e ajrit (nuk ka buton punimi)

- Ikona do të ndryshojë në varësi të cilësisë së ajrit tuaj të matur nga sensori i pluhurit dhe VOC.
Kur drita është e bardhë, cilësia e ajrit është e shkëlqyer; Kur drita është e verdhë, cilësia e ajrit është mesatare; Kur drita është e kuqe, cilësia e ajrit është e dobët.
Drite ambienti

Drita e ndezur

- Ndërkohë që pajisja është e ndezur, shtypni butonin e dritës së natës për të aktivizuar/çaktivizuar funksionin e dritës së natës. (Për sa i takon versionit WiFi, ju mund t'a rregulloni ndriçimin përmes aplikacionit TCL Home)
Lidhja Wi-Fi (vetëm për breeva A3 Wi-Fi)


- Kur pajisja éshtë e ndezur, shtypeni dhe mbajeni ashtu të shtypur butonin e ndezjes për 3 sekonda. Pastaj, sinjalizuesi do të lëshojë një tingull që tregon se njësia éshtë gati për t'u çiftuar.
- Ndërkohë që njësia nis të çiftohet, ikona e WiFi do të fillojë të pulsojë shpejt.
- Pasi njësia të ketë përfunduar çiftimin dhe të lidhet me WiFi, ikona do të shfaqet e pandërprerë për sa kohë që pajisja të mbetet e lidhur.
- Çiftimi WiFi do të fiket automatikisht nëse kryhet ndonjë veprim pas 8 minutash.
1. Shkarkoni aplikacionin
Mund të skanoni kodin QR më poshtë për të shkarkuar dhe instaluar TCL HOME ose kërkoni për "TCL HOME" në Apple App Store dhe Google Play Store.

Kur pajisja është e ndezur, shtypeni butonin e ndezjes për 3 sekonda dhe ndërkohë sinjalizuesi do të lëshojë një tingull, treguesi WiFi do të pulsojë shpejt e shpejt dhe pajisja do të hyjë në modalitetin e konfigurimit. Kur treguesi WiFi është gjithmonë i ndezur, aplikacioni TCL HOME mund të përdoret për të komanduar pajisjen pas përfundimit të konfigurimit.
[Fikja e Wi-Fi]: Shtypeni gjatë butonin e energjisë elektrike për 3 sekonda për të hyrë në gjendjen e konfigurimit të rrjetit (drita Wi-Fi pulson), shtypeni përsëri butonin e rrymës për të fikur Wi-Fi.

Rikujtesë
Nëse lidhja juaj nuk arrinn të kryhet, ju lutemi kontrolloni listën e mëposhtme:
A. Sigurohuni që Bluetooth-i juaj të jetë i ndezur.
B. Kur jeni duke shtuar një pajisje në rrjet, sigurohuni që të jeni të lidhur me Wi-Fi.
C. Vendoseni smartfonin tuaj sa më afër pajisjes.
D. Telefoni juaj nuk duhet të jetë në modalitetin e kursimit të energjisë.
3. Përdorimi nëpërmjet zërit
Pasi konfigurimi të ketë përfunduar, hyni në ekranin e aplikacionit, klikoni në cepin e sipërm djathtas për të hyrë në cilësimet e punimit përmes zërit:
A. Klikoni funksionin për të startuar lidhjen me asistentin zanor.
B. TCL HOME është kompaktibël me asistentët zanorë Alexa dhe Google.
C. Do të shfaqet udhëzuesi i përdorimit përmes zërit.
Këshilla
A. Për shkak se ne jemi vazhdimisht në përmirësim e sipër të aplikacionit TCL Home për t'ju ofruar një përvojë sa më të mirë, udhëzimet aktuale mund të ndryshojnë paksa nga ato më lart. Megjithatë, kjo nuk është problem, aplikacioni ynë e përmban informacionin më të fundit për t'ju mbajtur të përditësuar.
B. Pajisjet janë kompaktibël vetëm me brezin e frekuencave 2.4GHz dhe jo me brezin 5GHz. (Nuk është nevoja të shqetësoheni, të gjitha rrjetet WiFi e përmbajnë një brez frekuencash prej 2.4GHz që ofrohet në formë standarte).
SHËNIM: Teksa pajisja është e lidhur me një rrjet WiFi, ikona WiFi do të mbetet e ndezur edhe kur njësia është e fikur. Megjithatë, ikona WiFi do të zbehet në 50% të ndriçimit kur njësia fiket. Nëse njësia juaj shkëputet nga lidhja me WiFi, ju mund ta riparoni atë në çdo kohë.
Masa paraprake që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen:
- Përpara procedures së mirëmbajtjes, duhet ta hiqni njësinë nga priza për të shkëputur furnizimin me energji elektrike.
Filtri i përbërë
- Përdorni një fshesë me korrent për të mirëmbajtur filtrin.
• Filtri nuk mund të lahet me ujë.
※ Ju lutemi, pastrojeni filtrin një herë në dy javë.
Pastrojeni filtrin me një fshesë me korrent.
- Materiali përbërës i filtrit dëmtohet lehtë, prandaj tregoni kujdes gjatë pastrimit për të shmangur dëmtimin.
※ Filtri është një mall konsumi i cili nuk mbulohet nga garancia e produktit. Ju lutemi mirëmbajeni dhe përdoreni siç duhet pajisjen për të shmangur dëmtimin.
Pastrojeni me furçë hendekun apo grykën e hendekut

- Fshijeni trupin dhe panelin e punimit me një leckë të butë.
- Ju lutemi mos e fshini atë me leckë të ashpër, në të kundërt kjo do të shkaktojë dëmtim të sipërfaqes.
- Ju lutemi përdorni një leckë të thatë për të pastruar kordonin e rrymës për të shmangur kështu dëmtimet e mundshme (goditjet elektrike).
- Ju lutemi përdorni detergjent neutral gjatë pastrimit. Kurrë mos përdorni pluhur dekontaminues, detergjent alkalik, hollues, zbardhues, alkool apo benzinë për të pastruar trupin e pajisjes.

- Mos e përdorni pajisjen kur filtri është i hequr. (Në të kundërt pajisja humbet funksionin e heqjes së pluhurit dhe aromatizimit dhe pluhuri i thithur mund të shkaktojë mosfunksionim të sensorit në makineri.)
- Gjatë procedures së mirëmbajtjes, mos i ulni me forcë aksesorët e hequr. (Mund t'i rrežoheni ose t'i dëmtoni aksesorët dhe fëmijët të lëndohen duke luajtur me to.)
Koha e referencës për zëvendësimin e filtrit
| Cikli i zëvendësimit | |
| Filtri i përbërë | Kur drita treguese në panel pulson (duhet të ndërrohet çdo 6 muaj pas përdorimit) |
| Kushtet: Koha e përdorimit të produktit është 12 orë/ditë dhe mjedisi i përdorimit është normal. | |
| Nëse ndotja e mjedisit është e lartë, ju lutemi reduktojeni kohën e zëvendësimit të filtrit sipas nevojës. | |
Cikli i zëvendësimit të filtrit mund të ndryshojë varësisht nga mjedisi aktual i përdorimit dhe nga mënyra e përdorimit. Nëse jeni të bindur që pastruesi juaj i ajrit nuk po punon mirë për shkak të mjedisit të rëndë ku përdoret, ju lutemi zëvendësojeni filtrin.
- Pas zëvendësimit të filtrit, shtypeni dhe mbajeni të shtypur butonin e dritës për 3 sekonda, sinjalizuesi do të tingëllojë një herë, drita treguese e panelit do të shndërrohet nga e kuqe në të bardhë dhe pas kësaj, rivendosja konsiderohet e përfunduar.
- Ju lutemi hidheni filtrin e përdorur si mbeturinë jo të ndezshme.
Në vijim janë të renditura problemet që mund të hasni gjatë përdorimit. Nëse nuk mund t'i zgjidhni dot problemet bazuar në informacionin e mëposhtëm, ju lutemi kontaktoni me tregtuesin e pajisjes tuaj.
| Zgjidhjet e mundshmeProblemet | |
| Drita e kuqe treguese në panel pulson për një kohë të gjatë. | Keni shpërfillur mesazhin rikujtues për të zëvendësuar filtrin. Kur drita treguese e kuqe në panel fillon të pulsojë, kjo tregon se ju nuk e keni zëvendësuar filtrin në kohë; Duhet të zëvendësoni filtrin dhe pastaj të shtypni dhe të mbani ashtu të shtypur butonin e dritës për 3 sekonda. Pas përfundimit të rivendosjes së funksionit, drita treguese fiket. |
| Ajri nuk shkarkohet dot nga pjesa e daljes së ajrit. | Produkti nuk është i lidhur me burimin e rrymës. Ju lutemi, futeni spinën në prizën e rrymës dhe ndizni produktin. |
| Produkti ka qenë në punë për një kohë të gjatë dhe prapseprapë cilësia e ajrit nuk është përmirësuar ndjeshëm. | Një filtër i caktuar mund të mos jetë vendosur siç duhet brenda produktit. Ju lutemi sigurohuni që t'i instaloni filtrat sipas rendit të duhur, duke filluar me filtrin më të brendshëm: filtri i përbërë – ai në bazë. |
| Lagështira e brendshme është tepër e lartë, për rrjedhojë formohet kondensim. Mos e vendosni produktin në një vend me lagështirë të lartë si banjo, apo tualet | |
| Përreth produktit ndodhen pengesa të cilat ndikojnë në efektin e pastrimit. (Referojuni udhëzimeve të përdorimit.) | |
| Dhoma në të cilën ndodhet produkti është tepër e madhe. Hapësira e rekomanduar e dhomës për këtë produkt është rreth 246 këmbë katrorë. | |
| Vështirësi për të hequr papastërtitë në ajër. | A është filtri i papastër? Nëse nuk vërehet ndonjë përmirësim pas procedures së mirëmbajtjes, ju lutemi ndërroni filtrin. |
| Era që fryn nga shkarkuesi i ajrit ka një kutërbim të veçantë. | A po përdoret pajisja në vende me erë të fortë kutërbuese? Nëse e përdorni në ambjente me erëra të forta kutërbuese si cigare dhe zgara, filtri do të prodhojë një erë të pakëndshme brenda pak javësh ose muajsh. Ju lutemi ndërrojeni filtrin dhe mbajeni të ajrosur mirë. |
| Pajisja nuk reagon pas prekjes së butonave. | Ju lutemi kontrolloni fillimisht nëse butoni i kyçjes për fëmijë është i kyçur, duhet të shtypni dhe mbani të shtypur butonin e kyçjes për fëmijë për 3 sekonda për të zhbllokuar opsinin e kyçjes për fëmijë dhe më pas prekni butonat e tjérë për ta vënë në punë pajisjen. |
Specifikimet
| breeva A3 /breeva A3 Wi-FiModeli i produktit | |
| Tensioni nominal | 24V = |
| Fuqia nominale | 38W |
| Shkalla e gjenerimit të ajrit të pastër (CADR) | 158cfm270 m^3 /h |
| Hapësira e punimit | 246 këmbë katror |
Ne jemi të përkushtuar për të fituar 100% kënaqësisë tuaj të plotë dhe dëshirojmë të marrim komentet tuaja vlerësuese në lidhje produktin dhe shërbimin tonë. Nëse ka ndonjë gjë që nuk ka qenë sipas pritshmërive tuaja, apo nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me produktin tuaj të ri. Ju lutemi na kontaktoni pa hezitim përmes adresës www.tcl.com.
TCL OVERSEAS MARKETING LIMITED
7/F BUILDING 22E,
22 SCIENCE PARK EAST AVENUE,
HONG KONG SCIENCE PARK,
SHATIN NT
www.tcl.com
* Ju lutemi, bëni gati faturën e porosisë dhe ID-në e porosisë tuaj përpara se të kontaktoni Shërbimin e Suportit ndaj Klientit.
Prečišćivač vazduha Uputstvo za upotrebu
Model : breeva A3; breeva A3 Wi-Fi





