TAB 10L Gen 2 - Tabletë TCL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas TAB 10L Gen 2 TCL në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth TAB 10L Gen 2 TCL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Tabletë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TAB 10L Gen 2 - TCL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TAB 10L Gen 2 e markës TCL.
MANUAL I PËRDORUESIT TAB 10L Gen 2 TCL
Siguria dhe përdorimi

Ju lutem lexoni këtë kapitull me kujdes para se ta përdorni pajisjen. Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për dëmin, që mund të rezultojë si pasojë e përdorimit të papërshtatshëm ose përdorimit në kundërshtim me udhëzimet e përfshira këtu.
- Mos e përdorni pajisjen kur automjeti nuk është parkuar në mënyrë të sigurt. Në shumë vend e është e ndaluar të përdorni një pajisje dore ndërsa drejtoni automjetin.
- Zbatoni kufizimet lidhur me përdorimin në vende të caktuara (spitale, avionë, pika karburanti, shkolla, etj.).
• Fikeni pajisien para se të hipni në avion.
- Fikeni pajisjen kur jeni në institucione të kujdesit shëndetësor, përvecse në vendet e caktuara.
- Fikeni pajisien kur keni pranë gaz ose lëngie të diegshme.
Zbatoni me përpikëri të gjitha tabelat dhe udhëzimet në depot e karburantit, në pikat e karburanteve, në fabrikat e lëndëve kimike ose në çfarëdo ambienti tjetër që mund të shpërthejë kur e përdorni pajisjen.
- Fikeni pajisjen kur jeni në një zonë shpërthimi ose në zona në të cilat janë vendosur tabela, në të cilat kërkohet që “radiot dy-drejtimëshe” ose “pajisjet elektronike” të fiken për të shmangur interferencat me operacionet e shpërthimit.
Ju lutemi konsultohuni me mjekun dhe prodhuesin e pajisjes për të përcaktuar nëse përdorimi i pajisjes mund të interferojë me përdorimin e pajisjes suaj mjekësore. Kur pajisja është e ndezur, ajo duhet të mbahet të paktën 15 cm çdo pajisjeje mjekësore, të tillë si stimuluesi kardiak, aparati i dëgjimit, pompa e insulinës, etj.
- Mos i lini fëmijët ta përdorin pajisjen dhe/ose të luajnë me pajisjen dhe aksesorët pa mbikëqyrie.
- Mbajeni pajisjen larg nga barku i grave shtatzëna ose nga pjesa e poshtme e barkut të adoleshentëve.
- Mos lejoni që pajisja të ekspozohet ndaj motit të pafavorshëm ose kushteve mjedisore (njomësi, lagështi, shi, infiltrim lëngjesh, pluhur, ajri i detit, etj). Kufiri i temperaturës së funksionimit i rekomanduar nga prodhuesi është nga 0°C (32°F) në 40°C (104°F). Mbi 40°C (104°F), leximi i ekranit të pajisjes mund të jetë i dobët, meqjithëse kjo është e përkohshme dhe jo serioze.
- Përdorni vetëm bateri, karikues baterish dhe aksesorë që janë të paitueshëm me modelin e paiisjes suai.
- Mos e përdorni pajisjen nëse është dëmtuar, si për shembull nëse ka ekranin të thyer ose kapakun e pasmë të shtypur keq, pasi kjo mund të shkaktoië lëndime ose dëntime.
- Mos e mbani pajisjen të lidhur me karikuesin për kohë të gjatë ndërkohë që bateria është e karikuar plotësisht pasi kjo mund të shkaktojë teinxehjie dhe të shkurtojë jetën e baterisë.


AL
- Mos flini me pajisjen në trup ose në krevat. Mos e vendosni pajisjen poshtë batanijes, jastëkut ose trupit, sidomos kur është e lidhur me karikuesin pasi kjo mund të bëjë që pajisja të nxehet tepër.

MBROJTJA E DËGJIMIT
parandaluar dëmtimin e mundshëm të dëgjimit,
mos dëgjoni në nivele të larta volumi për periudha të gjata. Ushtroni kujdes kur mbani pajisjen afër veshit tuaj ndërkohë që altoparlanti është në përdorim.
Licencat

Bluetooth SIG, Inc. ka licencuar dhe certifikuar TCL 8492A Bluetooth Declaration ID D059327

Certifikuar nga Wi-Fi Alliance
Hedhja e mbetjeve dhe riciklimi
Pajisja, aksesorët dhe bateria duhet të hidhen në përputhje me rregullat vendëse në fuqi për mjedisin.
Ky simbol në pajisje, në bateri dhe në aksesorë do të thotë se këto produkte duhen të çohen te:

- Qendrat për hedhjen e mbetjeve komunale me kosha të caktuar.
- Koshat e grumbullimit në pikat e shitjes.
Ato më pas duhet të riciklohen për të mos lejuar që substancat e dëmshme të hidhen në mjedis.
Në shtetet e Bashkimit Evropian: Këto pika grumbullimi janë falas. Të gjitha produktet me këtë shenjë duhen dërguar në këto pika grumbullimi.
Në shtetet jashtë Bashkimit Evropian: Artikujt e pajisjeve me këtë simbol nuk duhen hedhur në kazanët e zakonshëm nëse në juridiksionin ose rajonin ku ndodhesh ka fabrika të përshtatshme grumbullimi dhe riciklimi; përkundrazi ato duhet të dërgohen në pikat e grumbullimit që të riciklohen.
Bateria
Për t'iu përmbajtur rregullave të fluturimit, bateria e produktit tuaj nuk është e karikuar plotësisht. Karikojeni atë para se ta përdorni për herë të parë.
- Mos u përpiqni të hapni baterinë (për shkak të rrezikut të tymit toksik dhe djegies).
- Për pajisjet me bateri që nuk mund të hiqen, mos u mundoni ta nxirrni ose ndërroni baterinë.
- Mos e shponi, çmontoni ose shkaktoni qark të shkurtër në bateri.
- Për pajisjet me një trup të vetëm, mos u mundoni ta hapni ose shponi kapakun e pasmë.



AL
- Mos e digjni apo hidhni baterinë ose pajisjen e përdorur në koshat e plehrave të shtëpisë ose mos e ruaj atë në temperatura mbi 60°C (140°F), pasi kjo mund të shkaktojë shpërthim ose rrjedhje të lëngut ose gazit të djegshëm. Po kështu, vendosja e baterisë në temperaturë tepër të ulët mund të shkaktojë shpërthim ose rrjedhje të lëngut ose gazit të djegshëm. Përdoreni baterinë vetëm për qëllimin për të cilin është bërë dhe rekomanduar. Mos i përdorni asnjëherë bateritë e dëmtuara.
KUJDES: RREZIK SHPËRTHIMI NËSE BATERIA NDËRROHET ME NJË BATERI TJETËR TË NJË LLOJI TË GABUAR. HIDHINI BATERITË E PËRDORURA SIPAS UDHËZIMEVE.
Karikuesi (1)
Karikuesit kryesorë funksionojnë në një temperaturë rreth: 0°C (32°F) deri në 40°C (104°F).
Karikuesit e projektuar për pajisjen tuaj plotësojnë standardin për përdorimin e pajisjeve të teknologjisë së informacionit dhe pajisjeve të zyrës. Gjithashtu janë të pajtueshëm me direktivën për ndërtimin ekologjik 2009/125/EC. Për shkak të specifikimeve të ndryshme elektrike, një karikues që keni blerë në një vend mund të mos punojë në një vend tjetër. Ata duhet të përdoren vetëm për të karikuar.
Modeli: CG10A0502000, UC13
Tensioni i hyrjes: 100\~240 V
Frekuenca e hyrjes AC: 50/60 Hz
Tensioni i daljes: 5.0V
Rryma e daljes: 2.0A
Fuqia e daljes: 10.0W
Efikasiteti aktiv mesatar: 79.0%
Konsumi i energjisë pa ngarkesë: 0.1W
Deklarata e konformitetit për pajisjet radio

Këtu, TCL Communication Ltd. deklaron se pajisja radio të tipit TCL 8492A është në përputhje me Direktivën 2014/53/EU. Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së disponohet në adresën e mëposhtme të internetit: https://www.tcl.com/global/en/EC_DOC
SAR dhe valët radio
Kjo pajisje përmbush direktivat ndërkombëtare për ekspozimin ndaj valëve radio.
Direktivat për ekspozimin ndaj valëve radio përdorin një njësi matëse të njohur si koeficienti specifik i absorbimit, ose SAR. Limiti SAR për pajisjet celulare është 2 W/kg për SAR të kokës dhe SAR të trupit, dhe 4 W/kg SAR të gjymtyrëve.


AL
Gjate mbajtjes ose përdorimit pranë trupit tuaj, përdorni një aksesor të aprovuar, si p.sh. këllëf, ose përndryshe mbajeni në një distancë 0 mm nga trupi për të siguruar përshtatjen me kërkesat për ekspozimin ndaj radiofrekuencave. Kini parasysh se produkti mund të jetë duke transmetuar edhe nëse nuk jeni duke kryer telefonatë.
| SAR maksimal për këtë model dhe kushtet sipas të cilave është regjistruar | ||
| SAR për trupin (0 mm) | Wi-Fi 2,4GHz 1,07 | W/kg |
| SAR për gjymtyrët (0 mm) | Wi-Fi 2,4GHz 1,07 | W/kg |
Për më shumë informacion, mund të shkoni në tcl.com.
Bandat e frekuencave dhe fuqia maksimale e radio-frekuencës
Kjo pajisje radioje funksionon në brezat e frekuencës dhe fuqinë maksimale të radio-frekuencës si më poshtë:
Bluetooth 2,4GHz band: 6,49 dBm
Bluetooth LE 2,4GHz band: -5,55 dBm
802.11 b/g/n 2,4GHz band: 16,12 dBm
802.11 a/n/ac 5150 - 5250 MHz: 16,26 dBm
802.11 a/n/ac 5725 - 5875 MHz: 13,31 dBm
Kufizimet:
Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha vendet evropiane. Frekuenca 5150-5250 MHz e Wi-Fi 5GHz mund të përdoret brenda dhe jashtë vetëm kur pajisja nuk është e lidhur në një instalacion fiks ose në trupin e jashtëm të mjeteve motorike, në një strukturë fikse ose në një antenë të jashtme fikse vetëm për shtetet e mëposhtme:
| [3wgx] | BE BG CZ DK DE EE IE EL ES FR HR | |||||||||
| IT CY LV LT LU HU MT NL AT P L PT | ||||||||||
| RO SI SK FI JL NO IS LI CH TR UK (NI) | ||||||||||
![]() | Shtetet e treta | |||||||||
| UK | ||||||||||
Kjo pajisje radio është gjithashtu subjekt i kufizimeve të caktuara kur hidhet në treg në Mbretërinë e Bashkuar (MB):
Në përputhje me kërkesat përkatëse statutore në Mbretërinë e Bashkuar, rrezja e frekuencës 5150 deri në 5250 MHz lejohet vetëm për përdorim të brendshëm në Mbretërinë e Bashkuar.


AL
Informacion i përgjithshëm
- Adresa e internetit: tcl.com
- Linja telefonike e shërbimit dhe qendra e riparimeve: Shkoni në faqen e internetit https://www.tcl.com/global/en/mobile-support/hotline&service-center.html, ose hapni aplikacionin Support Center në pajisje për të gjetur numrin e shërbimit lokal dhe një qendër servisi të autorizuar për vendin tuaj.
- Manuali i plotë i përdorimit: Ju lutem shkoni në tcl.com për të shkarkuar manualin e plotë të përdorimit për pajisjen tuaj.
Në faqen tonë të internetit, do të gjeni sektorin tonë të PESh (Pyetjet e shpeshta). Gjithashtu mund të na kontaktoni me email për të pyetur për çdo pyetje që mund të keni.
• Prodhuesi: TCL Communication Ltd. - Adresa: 5/F, Building 22E, 22 Science Park East Avenue, Hong Kong Science Park, Shatin, NT, Hong Kong
- Rruga e emërtimit elektronik: Prekni Cilësimet > Rregullatore dhe siguria për të parë më shumë informacion rreth emërtimit ^(1) .
Përditësimi i softuerit
Kostot për lidhjet që lidhen me gjetjen, shkarkimin dhe instalimin e përditësimeve të softuerit për sistemin operativ të pajisjes suaj ndryshojnë në varësi të ofertës që keni marrë nga operatori i telekomunikacionit. Përditësimet do të shkarkohen automatikisht, por instalimi i tyre kërkon aprovimin tuaj.
Në rast se refuzoni ose harroni të instaloni një përditësim, kjo mund të ndikojë te performanca e pajisjes suaj, dhe në rastin e një përditësimi sigurie, kjo mund ta ekspozojë pajisjen tuaj ndaj rreziqeve. Për më shumë informacion rreth përditësimit të softuerit, ju lutemi të shkoni në tcl.com
Deklarata e privatësisë për përdorimin e pajisjes
Të gjitha të dhënat personale që ndani me TCL Communication Ltd. do të trajtohen sipas njoftimit tonë për privatësinë. Mund ta shikoni njoftimin tonë për privatësinë duke vizituar faqen tonë të internetit: https://www.tcl.com/global/en/communication-privacy-policy
Deklaratë mohimi
Midis përshkrimit në manualin e përdoruesit dhe funksionimit të pajisjes mund të ketë disa ndryshime, në varësi të versionit të softuerit të pajisjes ose të shërbimeve të veçanta të operatorit. TCL Communication Ltd. nuk do të jetë përgjegjës për këto ndryshime, nëse ka, as për pasojat e tyre të mundshme, përgjegjësia e të cilave do të jetë vetëm e operatorit.


Garancia e kufizuar
Si konsumator, ju mund të keni të drejta ligjore (statutore) të cilat janë përveç atyre të përcaktuara në këtë garanci të kufizuar që ofrohet me dëshirë nga prodhuesi, si për shembull ligjet për konsumatorin të vendit ku jetoni ("Të drejtat e konsumatorit"). Kjo garanci e kufizuar tregon situata të caktuara se në të cilat prodhuesi do të sigurojë ose nuk do të sigurojë një zgjidhje për pajisjen TCL. Kjo garanci e kufizuar nuk kufizon ose nuk përjashton asnjë prej të drejtave TUAJA si konsumator të cilat lidhen me pajisjen TCL.
Për më shumë informacion rreth garancisë së kufizuar, shkoni në https://www.tcl.com/global/en/warranty
Në rast të ndonjë defekti të pajisjes që ju pengon ta përdorni normalisht, duhet të informoni menjëherë shitësin dhe ta paraqitni pajisjen me dokumentin që vërteton blerjen.


