2714 GA - Shkruese SKIL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 2714 GA SKIL në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth 2714 GA SKIL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Shkruese në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 2714 GA - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 2714 GA e markës SKIL.
MANUAL I PËRDORUESIT 2714 GA SKIL
- Ky mjet është bërë për të futur ose hequr vida në dru, metal, plastikë dhe në materiale të tjera.
- Ky mjet nuk është bërë për përdorim profesional
- Lexojeni dhe ruajeni këtë manual ③
TË DHËNA TEKNIKE ①
Forca maksimale e rrotullimit për veprime vidhosjeje të forta sipas ISO 5393: 5 Nm
ELEMENTET E PAJISJES ②
A Kokë e lëvizshme
B Butoni i lëshimit të kokës së lëvizshme
C Drita LED e punës
D Mbajtësi magnetik i puntove
E Çelësi për ndezjen/fikjen dhe rrotullimin para/mbrapa
F Doreza
G Butoni i forcës rrotulluese/Butoni i kyçjes
H Treguesi i baterisë/Treguesi i forcës rrotulluese
J Treguesi i kyçjes
K Porta e karikimit USB-C
L Kabllo karikimi USB-C
M Konektor USB-A
N Konektor USB-C
SIGURIA
PARALAJMËRIME TË PËRGJITHSHME TË SIGURISË PËR PAJISJET ELEKTRIKE
PARALAJMËRIM: Lexoni të gjitha paralajmërimet, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë mjet pune. Mosrespektimi i të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda.
Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për referencë në të ardhmen.
Shprehja “pajisje elektrike” në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (me bateri).
1) Siguria në vendin e punës
a) Mbajeni vendin e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt.
c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
2) Siguria elektrike
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me
veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar.
c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike.
d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse është e pashmangshme përdorimi i një mjeti me korrent në një vend me lagshti, përdorni një pajisje mbrojtëse nga rryma (RCD). Përdorimi i një RCD pakëson rrezikun e goditjeve elektrike.
3) Siguria personale
a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale.
b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse.
Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Mjetet mbrojtëse, si maska e pluhurit, këpucët e sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskat ose kufjet mbrojtëse të përdorura për situata të përshtatshme reduktojnë dëmtimet fizike.
c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni
burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente.
d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale.
e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni rroba të gjera ose bizhuteri. Mbajini flokët dhe rrobat larg nga pjesët e lëvizshme. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjata mund të kapen te pjesët e lëvizshme.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat.
h) Mos lejoni që familjarizimi i fituar nga përdorimi i shpeshtë i veglave t'ju bëjë të ndiheni tepër të sigurt në vetvete dhe të shpërfillni parimet e sigurisë për pajisjet. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë dëmtime të rënda në më pak se një sekondë.
4) Përdorimi dhe kujdesi për veglën e punës
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
c) Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose hiqeni paketën e baterisë, nëse është e mundur, nga mjeti me korrent para se të bëni rregullime, ndryshoni aksesorët ose
vendosni mjetet me korrent. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni personat e pamësuar me veglën e punës ose këto udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbajini veglat me korrent dhe aksesorët. Kontrolloni për mospërshtatje ose bblokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë më të lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrešhqitshme, nuk ju lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me një bateri tjetër.
b) Përdorni vetëm mjetet me bateri që kanë bateri të krijuara në mënyrë të posaçme për to. Përdorimi i çdo baterie tjetër mund të krijojë rrezik për dëntime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës, monedhat,
çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen e një terminali me terminalin tjetër. Bashkimi i terminaleve së bashku mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
d) Nëse kushtet janë të papërshtatshme, nga bateria mund të dalin lëngje; shmangni kontaktin. Nëse kontakti ndodh padashur, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu ju bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë mjekësore. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë irritim ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose mjete që janë dëmtuar ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar zjarr, shpërthim ose rrezik dëmtimesh fizike.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë. Ekspozimi ndaj zjarrit ose ndaj një temperature mbi 130°C mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e karikoni baterinë ose veglën jashtë gamës së temperaturës që specifikohet tek udhëzimet. Karikimi i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun për zjarr.
6) Shërbimi
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një person i kualifikuar për riparimet duke përdorur vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos u mundoni asnjëherë t'i riparoni bateritë e dëmtuara. Riparimi i baterive duhet të kryhet vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
UDHËZIME SIGURIE PËR VIDATORËT
- Kapeni mjetin e punës nga sipërfaqet e izoluara të kapjes, kur kryeni një veprim ku mjeti të bjerë në kontakt me tela të fshehur. Nëse mjeti bie në kontakt me një tel elektrik do të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të veglës së punës të përcjellin energjinë elektrike dhe të
shkaktojnë goditjen e operatorit.
TË PËRGJITHSHME
- Mos punoni me materiale që përmbajnë azbest (azbesti konsiderohet kancerogjen)
- Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje respiratore për përdoruesin ose personat përreth); mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
- Disa lloje pluhurash janë klasifikuar si kancerogjene (si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
- Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për materialet me të cilat dëshironi të punoni
- Sigurohuni që çelësi E ② të jetë në pozicionin e fikur para se të bëni ndonjë rregullim ose të ndërroni aksesorët, si dhe kur transportoni ose magazinoni veglën
-
Temperatura e lejuar e ambientit (mjeti/karikuesi/bateria):
-
kur karikoni 4...40°C
- gjatë punës 4...50°C
- gjatë magazinimit -20...+50°C
AKSESORËT
- SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
- Përdorni vetëm aksesorë me shpejtësi të lejuar që përputhet
PARA PËRDORIMIT
- Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat, gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës; hiqni ato para se të filloni punën
- Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë më të sigurt se sa me dorë)
- Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike; dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim; shpimi
i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose një goditje elektrike)
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË MJET
③ Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
④ Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me mbeturinat shtëpiake
PËRDORIMI
- Karikimi i mjetit ⑤
! ky vidator ka një bateri të brendshme.
! bateria jepet është pjesërisht e karikuar (për të siguruar kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni baterinë plotësisht në karikuesin e baterisë para se ta përdorni mjetin për herë të parë) Karikimi optimal arrihet pas 3 orësh)
! vidatori duhet të karikohet vetëm me burim energjie USB të certifikuar (5V, max. 1A). Mos e karikoni asnjëherë mjetin me burim energjie që nuk është i certifikuar. Nëse nuk zbatohet ky paralajmërim, bateria mund të dëmtohet dhe mund të shkaktohen dëmtime fizike të rënda.
- treguesi i baterisë H tregon gjendjen e karikimit të mjetit:
| Treguesi i baterisë/forcës rrotulluese | Gjendja e karikimit të mjetit |
| 3 drita LED pulsojnë me radhë | Kapaciteti i baterisë është nën 30% |
| 1 dritë LED e ndezur, 2 drita LED pulsojnë me radhë | Kapaciteti i baterisë është brenda 30% - 60% |
| 2 drita LED të ndezura, 1 dritë LED pulson | Kapaciteti i baterisë është mbi 60% |
| 3 drita LED të ndezura | Bateria është plotësisht e karikuar |
! është normale që mjeti të ngrohet gjatë karikimit
! pajisja nuk mund të përdoret gjatë procesit të karikimit; ajo nuk ka defekt kur nuk mund të përdoret gjatë procedurës së karikimit
! bateria me jone litiumi mund të karikohet në çdo kohë (ndërprerja e procedurës së karikimit nuk e dëmton baterinë)
! bateria me jone litiumi nuk ka nevojë të jetë bosh para se të karikohet (nuk ka efekt „kujtese“ njëlloj si me bateritë nikel-kadmium)
! nëse parashikoni që nuk do ta përdorni mjetin për kohë të gjatë, është më mirë që ta shkëputni karikuesin nga burimi i energjisë
- Bblokoni / zhbblokoni mjetin ⑥
! ky mjet ka një buton kyçjeje G për të parandaluar vënien në punë padashur.
! si standard, mjeti jepet i zhbllokuar.
- për ta kyçur mjetin, shtypni dhe mbani shtypur butonin e kyçjes G për më shumë se 1 sekondë dhe treguesi i kyçjes J do të ndizet.
- për ta zhbllokuar mjetin, shtypni dhe mbani shtypur butonin e kyçjes G për më shumë se 1 sekondë dhe treguesi i kyçjes J do të fiket.
! treguesi i kyçjes J do të fiket automatikisht pas rreth 1 minute mungese aktiviteti.
! kur mjeti éshtë i kyçur dhe treguesi i kyçjes J éshtë i fikur, shtypni çelësin E ose butonin e kyçjes G dhe treguesi i kyçjes J do të ndizet.
- Çelësi i kombinuar për ndezjen/fikjen dhe rrotullimin para/mbrapa ⑦
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja të jetë plotësisht e ndaluar
- Ndërrimi i puntove ⑧
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të dëmtuar
- Kontrolli i forcës rrotulluese (VariTorque) ⑨
! forca rrotulluese mund të vendoset në varësi të madhësisë dhe llojit të vidës dhe materialit në të cilin futet vida. Përdorni forcë rrotulluese për të futur vida me diametër të vogël ose kur futni vida në materiale të buta. Përdorni forcë rrotulluese më të lartë kur futni vida të mëdha ose kur futni vida në materiale të forta.
- Zhblokojeni mjetin duke shtypur butonin e kyçjes G derisa treguesi i kyçjes J të fiket.
- Shtypi shkurtimisht butonin e forcës rrotulluese G dhe treguesit e forcës rrotulluese H do të shfaqin parametrin aktual të forcës rrotulluese.
- Shtypni butonin e forcës rrotulluese për të kaluar midis tre parametrave të forcës rrotulluese.
! kur mjeti vihet përsëri në punë pas një pushimi, parametri i forcës rrotulluese do të kthehet te parametri i forcës rrotulluese të përdorur më parë.
! treguesi i forcës rrotulluese H do të fiket automatikisht pas rreth 1 minute mungese aktiviteti.
• Drita LED e punës ⑩
- Drita LED e punës C ndizet automatikisht kur aktivizohet çelësi E
- Drita LED e punës C do të pulsojë shpejt kur mjeti mbingarkohet ose kur është tepër i nxehtë, ndaj sensorët e brendshëm do ta fikin mjetin. Lëreni mjetin të pushojë për pak ose vendoseni mjetin në vend ku qarkullon ajri që të ftohet.
- Drita LED e punësC do të pulsojë më ngadalë për të treguar se karikimi i baterisë është i ulët. Karikoni mjetin.
- Ndryshimi i këndit të kokës së lëvizshme ⑪
- Bblokimi automatik i boshtit rrotullues Ju lejon që të shtrëngoni ose të lironi manualisht vidat, kur është e nevojshme
- Mbrojtja e baterisë Fiket veglën ose parandalon ndezjen të veglës, kur
- ngarkesa është shumë e lartë
- temperatura e baterisë nuk është brenda diapazonit të lejuar të temperaturës së përdorimit 4...50°C
- bateria me jone litiumi është gati bosh (për të mbrojtur nga shkarkimi i thellë)
! mos vazhdoni të shtypni çelësin E pasi mjeti është fikur automatikisht; bateria mund të dëmtohet
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
- Përdorni gjithnjë llojin dhe madhësinë e duhur të puntos në varësi të punës. ⑫ ! mos përdorni punto të dëmtuara
- Shponi një vidë drejtimi kur futni vida në dru të fortë, ose fundi apo pranë fundit të prerjes ose buzës së drurit, me qëllim që të shmangni plasaritjen e drurit.
- Vendoseni mjetin te vida vetëm ndërsa mjeti është i ndaluar. Nëse puntot rrotullohen, ato mund të rrëshqasin dhe të dëmtojnë kokën e vidës.
- Rekomandohet që të pak rrotullimet e para t'i bëni me dorë, me çelës ose me kaçavidë në mënyrë që vida të futet sîç duhet.
- Në rast se punoni me pjesë me fileta, mos ushtroni tepër presion mbi mjet. Kjo mund të dëmtojë filetat.
- Mbajeni gjithnjë punton e mjetit pingul me vidën. Nëse e mbani në njëfarë këndi, ajo mund të rrëshqasë ose të bblokojë vidën.
• Futja dhe heqja e vidave ⑬ - Për më shumë informacion, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
- Ky mjet nuk është bërë për përdorim profesional
- Mbajeni gjithnjë mjetin të pastër
- Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL.
- dërgojeni veglën ose karikuesin të paçmontuar së bashku me një dokument të blerjes te shitësi ose qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të renditura në www.skil.com)
- Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së SKIL vizitoni www.skil.com ose pyesni shitësin)
MJEDISI
Vetëm për vendet e BE-së
- Mos i hidhni mjetet elektrike, aksesorët dhe paketimet e tyre bashkë membeturinat e zakonshme shtëpiake
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin
- simboli④ do t'ju kujtojë për këtë kur të jetë nevoja për ta hedhur
! hiqeni bateritë para hedhjes së veglës
• Heqja/hedhja e baterive
! bateritë e brendshme mund të hiqen vetëm për asgjësim nga personeli i kualifikuar
! hiqini bateritë vetëm nëse janë plotësisht bosh
- hapni trupin e jashtëm për të pasur akses te bateria
- mbroni terminalet e baterisë me ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e shkurtër
- hidhini bateritë në një pikë zyrtare të grumbullimit për bateritë
! bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj mos i digjni bateritë për asnjë arsye
ZHURMA / VIBRIMI
- I matur sipas EN 62841 niveli i presionit të zhurmës së këtij mjeti është 63 dB(A) dhe niveli i fuqisë së zhurmës është 71 dB(A) (toleranca K = 3 dB), dhe dridhja <2.5 m/s² (shuma e vektorit triax; toleranca K = 1.5 m/s²).
- Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN 62841; ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e dridhjeve duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës