EOF5C50BV - Furrë ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas EOF5C50BV ELECTROLUX në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth EOF5C50BV ELECTROLUX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EOF5C50BV - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EOF5C50BV e markës ELECTROLUX.
MANUAL I PËRDORUESIT EOF5C50BV ELECTROLUX
SQ Udhëzimet për përdorim | Furrë 2
Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit
www.electrolux.com/support
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
- INFORMACIONI I SIGURISË....2
- UDHËZIMET PËR SIGURINË....4
- INSTALIMI....7
- PËRSHKRIM I PRODUKTIT....8
- PANELI KONTROLLIT....8
- PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË 9
- PËRDORIMI I PËRDITSHËM....9
- FUNKSIONET E ORÈS....11
- PËRDORIMI I AKSESOREVE.... 12
- FUNKSIONET SHTESË....13
- UDHËZIME DHE KËSHILLA.... 13
- KUJDESI DHE PASTRIMI....16
- ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....20
- TË DHËNAT TEKNIKE....20
- EFIKASITETI ENERGJETIK....21
- ÇESHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....22
1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
- Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim dhe kur ftohet. - Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
- Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
- Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
- Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje dhe të ndërrojë kabllon.
- Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso.
- Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
- Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.
• PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike, sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të ndërroni llambën.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet pasur kujdes për të shmangur prekjen e elementëve të ngrohjes ose sipërfaqes së brendësisë së pajisjes.
- Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur aksesorët ose enët për furrë.
- Për të hequr mbajtëset e rafteve, në fillim hiqni pjesën e përparme të mbajtëses së raftit dhe pastaj pjesën e pasme nga muret anësore. Montojini mbajtëset e rafteve në rendin e kundërt.
- Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
- Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë krisjen e xhamit.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi

PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
- Hiqni të gjithë paketimin.
- Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
- Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
- Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
- Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
- Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
-
Përpara montimit të pajisjes, kontrolloni nëse dera e pajisjes hapet pa pengesë.
-
Pajisja vjen me një sistem elektrik ftohjeje. Duhet vënë në punë përmes lidhjes nga priza.
| Lartësia minimale e mobilies (Mobilia nën lartësinë minimale të suprinës) | 580 (600) mm |
| Gjerësia e mobilies 560 mm | |
| Thellësia e mobilies 550 (550) mm | |
| Lartësia e pjesës së përparme të pajisjes | 589 mm |
| Lartësia e pjesës së pasme të pajisjes | 570 mm |
| Gjerësia e pjesës së përparme të pajisjes | 594 mm |
| Gjerësia e pjesës së pasme të pajisjes | 558 mm |
| Thellësia e pajisjes 561 mm | |
Thellësia inkaso e pajisjes 540 mm
Gjerësia me derën të hapur 1007 mm
| Madhësia minimale e hapjes së ventilimit. Hapja e vendosur në pjesën e pasme poshtë | 560x20 mm |
| Gjatësia e kabllos kryesore të furnizimit. Kablloja është vendosur në këndin e djathtë të pjesës së pasme | 1100 mm |
Vidat e montimit 4x25 mm
2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMĚRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
- Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
- Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabillo zgjatuese.
- Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
- Mos i lini kabllot elektrike që të prekin derën e pajisjes ose t'i afrohen asaj apo hapësirës poshtë pajisjes, veçanërisht kur është në punë ose dera është e nxehtë.
- Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos higet pa vegla.
- Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
- Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
- Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët.
- Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
- Kjo pajisje ofrohet me spinë dhe kordon elektrik.
Llojet e kabllove të përshtatshme për instalim ose zëvendësim për Evropën:
H07 RN-F, H05 RN-F, H05 RRF, H05 VV-F, H05 V2V2-F (T90), H05 BB-F
Për prerjen e kabllos, shikoni fuqinë totale në pllakën e specifikimeve. Mund t'i referoheni edhe tabelës:
Korrenti gjithsej (W) Seksioni i kordonit (mm²)
maksimumi 1380 3x0.75
maksimumi 2300 3x1
maksimumi 3680 3x1.5
Kordoni i tokëzimit (kabllo e gjelbër/verdhë) duhet të jetë 2 cm më i gjatë sesa kabllot kafe të fazës dhe blu të nulit.
2.3 Përdorimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike ose shpërthimi.
- Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
- Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos jenë bblokuar.
- Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë punës.
- Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
- Tregoni kujdes në hapjen e derës së pajisjes kur pajisja është në punë. Mund të çlirohet avull i nxehtë.
- Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
- Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
- Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose si sipërfaqe mbështetëse.
-
Hapeni derën e pajisjes me kujdes. Përdorimi i përbërësve me alkool mund të krijojë një përzierje alkooli dhe ajri.
-
Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt me shkëndija apo flakë të hapura kur hapni derën.
- Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi të.

PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
- Për të parandaluar dëmtimin ose çngjyrosjen e emalit:
- mos fusni enët e furrës ose objekte të tjera në pajisje drejtpërsëdrejti në fund.
- mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në pjesën e poshtme të hapësirës së pajisjes.
– mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen e nxehtë. -
mos lini enë të lagura dhe ushqim në pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
– bëni kujdes kur hiqni ose vendosni aksesorët. -
Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk ndikon në funksionimin e pajisjes.
- Përdorni tepsi të thellë për kekë të butë. Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla që mund të mbesin përgjithmonë.
- Gjithmonë gatuani me derën e pajisjes të mbyllur.
- Nëse pajisja është instaluar pas një paneli mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që dera të mos mbyllet asnjëherë kur pajisja është në punë. Pas një paneli të mbyllur mobilieje mund të akumulohet nxehtësi dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si rrjedhim dëme në pajisje, banesë apo dysheme. Mos e mbyllni panelin e mobilies derisa pajisja të jetë ftohur plotësisht pas përdorimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të pajisjes.
- Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
- Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
- Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni gendrën e autorizuar të shërbimit.
- Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë!
- Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
- Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
- Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni udhëzimet e sigurisë në paketim.
- Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
- Ky produkt përmban një burim drite të klasit G të efikasitetit të energjisë.
- Përdorni vetëm llamba me të njëjtat specifieke.
2.6 Shërbimi
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me gendrën e autorizuar të shërbimit.
- Përdorni vetëm pjesë rezervë originale.
2.7 Hedhja

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
- Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.
- Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
- Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
- Hiqni kapësen e derës për të parandaluar që fëmijët kafshët shtëpiake të ngecin brenda pajisjes.
3. INSTALIMI

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Montimi inkaso

text_image
(*mm) 600 min. 550 20 6 min. 560 558 19 21540 114 589 570 594 6 3
text_image
(*mm) 580 min. 550 20 min. 560 558 19 21540 114 570 589 594 93.2 Sigurimi i furrës në kabinet

4.1 Pasqyra e përgjithshme

text_image
1 3 5 2 7 8 9 10 11 12 13 4 3 2 14.2 Aksesorët
- Rafti me rrjetë
Për enë gatimi, forma keku, rosto.
• Tava e pjekjes Për kekë dhe kuleçë.
• Tava e skarës/pjekjes
1 Paneli i kontrollit
2 Llamba e fuqisë / simboli
3 Çelësi i funksioneve të ngrohjes
4 Ekrani
5 Çelësi i kontrollit (për temperaturën)
6 Treguesi / simboli i temperaturës
7 Kanalet e ajrit për ventilatorin e ftohjes
8 Elementi i ngrohjes
9 Llamba
10 Ventilimi
11 Mbështetje e raftit, i lëvizshëm
12 Zbalcim i brendshëm
13 Poyicioni i raftit
Për pjekje dhe rosto ose si tavë për mbledhjen e yndyrës.
- Korridori teleskopik Me shinat teleskopike mund t'i vendosni dhe hiqni raftet më lehtë.
5. PANELI I KONTROLLIT
5.1 Dorezat e palosshme
Për të përdorur pajisjen shtypni çelësin. Çelësi del jashtë.
5.2 Butonat / fushat e sensorit
| — | Për vendosjen e orës. |
| ➊ | Për të vendosur funksionin e orës. |
| + | Për vendosjen e orës. |
5.3 Ekrani

text_image
A B 08:08 I→A. Funksionet e orës B. Kohëmatësi
6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Përpara përdorimit të parë
Furra mund të nxjerrë erë të keqe dhe tym gjatë ngrohjes paraprake. Sigurohuni që dhoma të jetë e ajrosur mirë.

Hapi 1 Hapi 2


Hapi 3
Vendosja e orës Pastrimi i furrës Nxehni paraprakisht furrën bosh


caktuar kohën. Pas rreth 5 sekondash, pulsimi do të ndalet dhe në ekran do të afishohet ora.
- Hiqni të gjithë aksesorët dhe mbajtëset e rafteve që mund të hiqen nga furra.
-
Pastroni furrën dhe aksesorët vetëm me një copë me mikrofibra, me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.
-
Vendosni temperaturën
maksimale për funksionin: Koha: 1 orë.

- Vendosni temperaturën
maksimale për funksionin: Koha: 15 min.

- Vendosni temperaturën
maksimale për funksionin: Koha: 15 min.

Fikni furrën dhe prisni derisa të ftohet. Vendosni në furrë aksesorët dhe mbajtëset e rafteve që mund të hiqen.
7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Mënyra e caktimit: Funksioni i nxehjes
Hapi 1 Kthejeni çelësin e funksioneve të furrës për të përzgjedhur një funksion ngrohjeje.
| Hapi 2 Rrotullojeni çelësin e kontrollit për të zgjedhur temperaturën. |
| Hapi 3 Kur të përfundojë gatimi, kthejini çelësat në pozicionin e fikjes për të fikur furrën. |
7.2 Funksionet e nxehjes
| Funksioni e ngrohjes | Aplikimi |
| 0Pozicioni fikur | Furra është e fikur. |
| Për të ndezur llambën. | |
| Drita | |
| Ventilator i plotë | Për të pjekur në dy pozicione të raftit njëkohësisht dhe për të tharë ushqimin.Vendosni temperaturën 20 - 40°C më poshtë se sa për Gatim tradicional. |
| Pjekje vent. me lagështirë | Ky funksion është krijuar për të kursyer energji gjatë gatimit. Kur përdorni këtë funksion, temperatura në hapësirën e brendshme mund të ndryshojë nga temperatura e vendosur.Fuqia e ngrohjes mund të pakësohet. Për më shumë informacion referojuni kapitullit "Përdorimi ditor", Shënime mbi: Pjekje vent. me lagështirë. |
| Nxehtësia e poshtme | Për pjekjen e kekëve me fund kërcitës dhe për ruajtjen e ushqimit. |
| Gatim me ajrim | Për pjekjen dhe gatimin e ushqimeve me të njëjtën temperaturë gatimi, duke përdorur më shumë se një raft, pa përzierjen e aromave. |
| Funksioni e ngrohjes | Aplikimi |
| Pjekje turbo në skarë | Për të pjekur nyja të mëdha mishi ose shpendësh me kocka në një pozicion rafti. Për të bërë gratina dhe për të karamelizuar. |
| Shkrirja | Për të shkrirë ushqimin (zarzavate dhe fruta). Koha e shkrirjes varet nga sasia dhe madhësia e ushqimit të ngrirë. |
| Gatim tradicional | Për të pjekur ushqimin në një nivel furre. |
| Skarë | Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta dhe për të thekur bukë. |
7.3 Shënime mbi: Pjekje vent. me lagështirë
Ky funksion ishte përdorur për të qenë në pajtim me kategorinë e efikasitetit energjetik dhe kërkesat e ekodizajnit (sipas EU 65/2014 dhe EU 66/2014). Testimet sipas:
IEC/EN 60350-1
Dera e furrës duhet të mbyllet gjatë gatimit në mënyrë që funksioni të mos ndërpritet dhe që furra të funksionojë me efikasitetin më të lartë të mundshëm të energjisë.
Për udhëzimet e gatimit referojuni kapitullit "Udhëzime dhe këshilla", Pjekje vent. me lagështirë. Për rekomandime të përgjithshme të kursimit të energjisë, referojuni kapitullit "Efikasiteti i energjisë", Kursimi i energjisë.
8. FUNKSIONET E ORËS
8.1 Funksionet e orës
| Funksioni i orës Aplikimi | |
| Ora | Për të vendosur, ndryshuar ose kontrolluar orën ditore. |
| Kohëzgjatja | Për të vendosur sa kohë do të jetë në punë furra. |
| Sinjalizuesi i minutave | Për vendosjen e numërimit mbrapsht. Ky funksion nuk ndikon në punën e furrës. Ju mund ta vendosni këtë funksion në çdo kohë, edhe kur furra është e fikur. |
8.2 Si ta programoni: Funksionet e orës
| Si ta programoni: Ora |
| Dj - pulson kur lidhni furrën me prizën, nëse ka pasur shkëputje energjie ose kur kohëmatësi nuk është vendosur. |
| + , - shtypeni për të caktuar kohën.Pas rreth 5 sekondash, pulsimi do të ndalet dhe në ekran do të afishohet ora. |
| Mënyra e ndryshimit: Ora | |
| Hapi 1 | - shtypeni në mënyrë të përsëritur për të ndryshuar orën ditore. - fillon të pulsojë. |
| Hapi 2 | +, - shtypeni për të caktuar kohën.Pas rreth 5 sekondash, pulsimi do të ndalet dhe në ekran do të afishohet ora. |
| Si ta programoni: Kohëzgjatja | |
| Hapi 1 Regjistruar një funksion të furrës dhe temperaturën. | |
| Hapi 2 | - shtypeni në mënyrë të përsëritur. |→|illon të pulsojë. |
| Hapi 3 | +, - shtypeni për të caktuar kohëzgjatjen.Ekrani shfaq: |→||→|- pulson kur përfundon koha e caktuar. Sinjali bie dhe furra fiket. |
Hapi 4 Shtypni një buton çfarëdo për të ndaluar sinjalin.
Hapi 5 Kthejini çelësat në pozicionin e fikjes.
Si ta programoni: Sinjalizuesi i minutave
| Hapi 1 | ! - shtypeni në mënyrë të përsëritur. ⚠ fillon të pulsojë. |
Si ta programoni: Sinjalizuesi i minutave
Hapi 2
+, - shtypeni për të caktuar kohën. Funksioni nis automatikisht pas 5 sekondash. Kur koha e vendosur përfundon, bie sinjali.
Hapi 3 Shtypni një buton çfarëdo për të ndaluar sinjalin.
Hapi 4 Kthejini çelësat në pozicionin e fikjes.
Si të anuloni: Funksionet e orës
Hapi 1
- shtypeni në mënyrë të përsëritur derisa simboli i funksionit të orës fillon të pulsojë.
Hapi 2
Shtypni dhe mbani shtypur: — Funksioni i orës fiket pas pak sekondash.
9. PËRDORIMI I AKSESORËVE

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
9.1 Futja e aksesorëve
Një dhëmbëzim i vogël në pjesën e sipërme rrit sigurinë. Dhëmbëzimet janë gjithashtu
pajisje kundër animit. Buzët e ngritura përreth skarës parandalojnë rrëshqitjen nga rafti.
Rafti me rrjetë:
Shtyni raftin mes shufrave udhëzuese të mbajtëses së raftit dhe sigurohuni që këmbët të jenë me drejtim poshtë.

Tava e pjekjes / Tigan i thellë:
Shtyjeni tavën midis shufrave drejtuese të mbajtëses së raftit.

Kur pajisja është në punë, ventilatori i ftohjes ndizet automatikisht për t'i mbajtur sipërfaqet e pajisjes të ftohta. Nëse fikni pajisjen, ventilatori ftohës mund të vazhdojë të punojë derisa të ftohet pajisja.
10.2 Termostati i sigurisë
Përdorimi i pasaktë i furrës ose pjesët me defekt mund të shkaktojnë mbinxehje të rrezikshme. Për ta parandaluar këtë, furra ka një termostat sigurie që ndërpret furnizimin me energji. Furra ndizet aktivizohet përsëri automatikisht kur bie temperatura.
Referojuni kapitujve për sigurinë.
11.1 Rekomandimet e gatimit
Furra ka katër pozicione raftesh.
Numërojini pozicionet e rafteve të furrës nga poshtë.
Furra juaj mund të pjekë ndryshe nga furra që keni pasur më parë.
Gatimi i kekëve
Mos e hapni derën e furrës para se të mbarojnë 3/4 e kohës së caktuar të gatimit.
Nëse përdorni dy tava për pjekje në të njëjtën kohë, mbani një nivel bosh mes tyre.
Funksioni Gatim tradicional në temperaturën e paracaktuar është ideal për pjekjen e bukës.
Gatimi i mishit dhe peshkut
Përdorni një tigan të thellë për ushqim shumë të yndyrshëm për të parandaluar njollat e furrës që mund të jenë të përhershme.
Lëreni mishin për afërsisht 15 minuta para se ta prisni në mënyrë që lëngu të mos dalë jashtë.
Për të parandaluar shumë tym në furrë gjatë pjekjes, shtoni pak ujë në enën e thellë. Për të parandaluar kondensimin e tymit, shtoni ujë çdo herë pasi të thahet.
Koha e gatimit
Koha e gatimit varet nga lloji i ushqimit, qëndrueshmëria e tij dhe vëllimi.
Fillimisht, monitoroni performancën kur gatuani. Gjeni cilësimet më të mira (vendosja e nxehtësisë, koha e gatimit, etj.) për enët tuaja të gatimit, recetat dhe sasitë kur përdorni këtë pajisje.
11.2 Pjekje vent. me lagështirë - aksesorët e rekomanduar
Përdorni tava dhe enë të errëta dhe joreflektuese. Ato e thithin më mirë nxehtësinë se enët me ngjyrë të çelur dhe reflektuese.
Tavë pice | Tavë gatimi | Tasa qeramike | Tavë për bazë pandispanje |
| E errët, joreflektuese28 cm diametër | E errët, joreflektuese26 cm diametër | Qeramikë8 cm diametër, 5cm lartësi | E errët, joreflektuese28 cm diametër |
11.3 Pjekje vent. me lagështirë
Për rezultate optimale ndiqni sugjerimet e listuara në tabelën më poshtë.
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
| (°C) (min) | ||||
| Role të ëmbla, 12 copë | tavë për pjekje ose tavë e thellë | 180 2 35 - 40 | ||
| Simite, 9 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë | 180 2 35 - 40 | |||
| Picë, e ngrirë, 0,35 kg rafti rrjetë 220 2 35 - 40 | ||||
| Role biskotash tavë për pjekje ose tavë e thellë | 170 2 30 - 40 | |||
| Kekë Brownie tavë për pjekje ose tavë e thellë | 180 2 30 - 40 | |||
| Sufle, 6 copë tasa qeramike në raftin e telit 200 3 30 - 40 | ||||
| Bazë pudingu pandispanje | tavë baze pandispanje në raft teli | 170 2 20 - 30 | ||
| Sandviç Viktoria tavë pjekjeje mbi raft me rrjetë 170 2 35 - 45 | ||||
| Peshk i zier, 0,3 kg tavë për pjekje ose tavë e thellë | 180 3 35 - 45 | |||
| Peshk i plotë, 0,2 kg tavë për pjekje ose tavë e thellë | 180 3 35 - 45 | |||
| Fileta peshku, 0,3 kg tavë pice mbi raft teli 180 3 35 - 45 | ||||
| Mish i zier, 0,25 kg | tavë për pjekje ose tavë e thellë | 200 3 40 - 50 | ||
| Shashlik, 0,5 kg | tavë për pjekje ose tavë e thellë | 200 3 25 - 35 | ||
| Biskota, 16 copë | tavë për pjekje ose tavë e thellë | 180 2 20 - 30(°C) (min) | ||
| Amareta, 20 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë | 180 2 40 - 45 | |||
| Kek me kupa, 12 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë | 170 2 30 - 40 | |||
| Pasta me kripë, 16 copë | tavë për pjekje ose tavë e thellë | 170 2 35 - 45 | ||
| Biskota me kore të shkrifët, 20 copë | tavë për pjekje ose tavë e thellë | 150 2 40 - 50 | ||
| Tarta të vogla, 8 copë | tavë për pjekje ose tavë e thellë | 170 2 20 - 30 | ||
| Perime, të ziera, 0,4 kg | tavë për pjekje ose tavë e thellë | 180 3 35 - 40 | ||
| Omëletë vegetariane | tavë pice mbi raft teli 200 3 30 - 45 | |||
| Perime mesdhetare, 0,7 kg | tavë për pjekje ose tavë e thellë | 180 4 35 - 40 | ||
11.4 Informacion për institutet e testimit
Testet sipas IEC 60350-1.
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
| (°C) (min) | ||||||
| Kekë të vegjël, 16 për tavë | Gatim tradicional | Tava e pjekjes | 3 170 20 - 35 - | |||
| Kekë të vegjël, 16 për tavë | Ventilator i plotë | Tava e pjekjes | 3 160 20 - 35 - | |||
| Kekë të vegjël, 16 për tavë | Ventilator i plotë | Tava e pjekjes | 1 dhe 3 160 20 - 35 - | |||
| Ëmbëlsirë me mollë, 2 tava ∅20 cm | Gatim tradicional | Rafti me rrjetë | 1 170 70 - 90 - | |||
| Ëmbëlsirë me mollë, 2 tava ∅20 cm | Ventilator i plotë | Rafti me rrjetë | 2 160 70 - 90 - | |||
| Pandispanjë, formë keku ∅26 cm | Gatim tradicional | Rafti me rrjetë | 2 170 35 - 45 - | |||
| (°C) (min) | ||||
| Pandispanjë, formë keku ∅26 cm | Ventilator i plotë | Rafti me rrjetë | 2 160 35 - 45 - | |
| Amareta Gatim tradicional | Tava e pjekjes | 3 150 20 - 35 Ngroheni furrën | paraprakisht për 10 min. | |
| Amareta Ventilator i plotë | Tava e pjekjes | 3 150 20 - 35 Ngroheni furrën | paraprakisht për 10 min. | |
| Bukë e thekur | Skarë Rafti me | rrjetë | 3 maks. 1 - 5 Ngroheni furrën | paraprakisht për 10 min. |
| Qofte prej mish lope, 6 copë, 0.6 kg | Skarë Rafti me | rrjetë dhe tavë kullimi | 3 maks. 20 - 30 Vendosni raftin me | rrjetë në nivelin e tretë dhe tavën e kullimit në nivelin e dytë të furrës. Rrotullojeni ushqimin pasi të ketë kaluar gjysma e kohës së gatimit. Ngroheni furrën paraprakisht për 10 min. |
Referojuni kapitujve për sigurinë.
12.1 Shënime për pastrimin

Agjentët e pastrimit
Pastroni vetëm me një copë me mikrofibra pjesën ballore të pajisjes me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë. Pastroni dhe kontrolloni guarnicionin e derës rrotull kornizës së hapësirës së brendshme.
Përdorni një solucion pastrues për të pastruar sipërfaqet metalike.
Pastroni njollat me një detergjent të butë. Mos e aplikoni mbi sipërfaqet katalitike.

Përdorimi i përditshëm
Pastrojeni hapësirën e brendshme pas çdo përdorimi. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.
Në pajisje ose në panelet e dyerve prej xhami mund të kondensohet lagështi. Për të ulur kondensimin, lëreni pajisjen të punojë për 10 minuta para gatimit. Mos e ruani ushqimin në pajisje për më shumë se 20 minuta. Thani brendësinë vetëm me një copë me mikrofibra pas çdo përdorimi.

Aksesorët
Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo përdorimi dhe lërini të thahen. Përdorni vetëm një leckë me mikrofibra me ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë. Mos i pastroni aksesorët në pjatalarëse.
Mos i pastroni aksesorët që nuk ngjisin duke përdorur pastrues gërryes ose objekte me majë të mprehtë.
12.2 Mënyra e heqjes: Mbajtëset e rafteve / panelet katalitike
Hiqni mbajtëset e rafteve / panelet katalitike për të pastruar furrën.
Hapi 1 Fikni furrën dhe prisni derisa të ftohet.
Hapi 2 Tërhiqni pjesën ballore të mbajtëses nga pareti anësor. Mbajeni pjesën e pasme të mbajtëses së rafteve dhe panelit katalitik në vend. Panelet katalitike nuk janë ngjitur me paretet e furrës. Ata mund të bihen kur hiqni mbajtëset e rafteve.

Hapi 3 Tërhiqni pjesën e pasme të mbajtëses së rafteve jashtë murit anësor dhe hiqeni.
Hapi 4 Montojini mbajtëset e rafteve në rendin e kundërt. Kunjat mbajtës në treguesit teleskopikë duhet të drejtohen përpara.

text_image
1 212.3 Si ta përdorni: Pastrimi katalitik
Në hapësirën e brendshme ka panele katalitike. Panelet katalitike absorbojnë yndyrën gjatë procesit të katalizës.
Njollat ose çngjyrosja e veshjes katalitike nuk kanë asnjë ndikim në pastrim.
Përpara pastrimit katalitik
| Fikni furrën dhe prisni derisa tëftohet. | Hiqni të gjithë aksesorët. Pastroni dyshemenë e furrës dhexamin e brendshëm të derës meujë të ngrohtë, leckë të butë dhedetergjent të butë. |
Pastroni furrën me pastrimin katalitik
| Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3 | ||
| Vendosni funksionin dhetemperaturën e furrës: -250^ Kohëzgjatja: 1 orë | Pas pastrimit, rrotullojeni çelësin efunksioneve të furrës në pozicionin eçaktivizimit. | Kur furra të ftohet, pastrojenipjesën e brendshme me një copëtë njomë dhe të butë. |
12.4 Mënyra e heqjes dhe e instalimit: Dera
Dera e furrës ka dy panele xhami. Mund të hiqni derën e furrës dhe panelin e brendshëm prej xhami për ta pastruar. Lexoni të gjithë udhëzimin "Heqja dhe instalimi i derës" përpara se të hiqni panelet prej xhami.

KUJDES!
Mos e përdorni furrën pa panelet prej xhami.
Hapi 1 Hapeni derën plotësisht dhe mbani të dyja menteshat.

Hapi 2 Ngrini dhe tërhiqni shulat derisa të klikojnë.

Hapi 3 Mbylleni derën e furrës në pozicionin e parë të hapjes. Më pas ngrini dhe tërhiqeni per ta hequr derën nga vendi.

Hapi 4 Vendoseni derën mbi një leckë të butë në një sipërfaqe të qëndrueshme dhe lironi sistemin billokues për të hequr panelin e brendshëm prej xhami.

Hapi 5 Rrotulloni mbërthyeset me 90° dhe hiqini nga vendi.

text_image
90°Hapi 6 Fillimisht ngrijeni me kujdes dhe më pas hiqni panelin prej xhami.

text_image
1 2Hapi 7 Pastrojini panelet prej xhami me ujë dhe sapun. Thajini me kujdes panelet prej xhami. Mos i pastroni panelet prej xhami në pjatalarëse.
Hapi 8 Pas pastrimit, montoni panelin prej xhamit dhe derën e furrës.
Nëse dera është montuar saktë, do të dëgjoni një klikim kur mbyllni shulat.
Kur instalohet saktë korniza e derës kërcet. Sigurohuni që ta montoni saktë në vend panelin e brendshëm prej xhami.

Rrezik goditjeje elektrike. Llamba mund të jetë e nxehtë.
Përpara se të zëvendësoni llambën e furrës:
Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3
| Fikni furrën. Prisni derisa furra të jetë ftohur. | Shkëputeni furrën nga priza e korrentit. | Vendosni një pëlhurë në fund të zgavrës. |
Hapi 1 Rrotullojeni kapakun e llambës për ta hequr.
Hapi 2 Pastroni kapakun prej xhami.
Hapi 3 Ndërroni Ilambën me një Ilambë të përshtatshme që i reziston nxehtësisë 300 °C.
Hapi 4 Instaloni kapakun prej xhami.
13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
13.1 Çfarë duhet bërë nëse...
Në çdo rast që nuk përfshihet në këtë tabelë, ju lutemi kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimi.
Problemi Kontrolloni nëse...
Furra nuk nxehet. Ešhtë djegur siguresa.
Problemi Kontrolloni nëse...
| Guarnicioni i derës është i dëmtuar. | Mos e përdorni furrën. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit. |
| Ekrani tregon "12.00". Pati një ndërprerje të energjisë. Caktimi i periudhës së ditës. | |
Llamba nuk punon. Llamba është djegur.
13.2 Të dhënat e shërbimit
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni me shitësin tuaj ose me një qendër shërbimi të autorizuar.
Të dhënat e nevojshme për qendrën e shërbimit ndodhen në pllakën e specifikimeve. Pllaka e specifikimeve është në kornizën e përparme të brendësisë së pajisjes. Mos e hiqni pllakën e specifikimeve nga pjesa e brendshme e pajisjes.
Ju rekomandojmë t'i shkruani të dhënat këtu:
| Modeli (MOD.) | ...... |
| Numri i produktit (PNC) | ...... |
| Numri i serisë (S.N.) | ...... |
14.1 Të dhënat teknike
Tensioni 220 - 240 V
Frekuenca 50 - 60 Hz
15. EFIKASITETI ENERGJETIK
15.1 Informacioni i produktit dhe Fleta e informacionit të produktit
| Emri i furnizuesit Electrolux | |
| Identifikimi i modelit | EOF5C50BV 944068239 |
| EOF5C50BX 944068238 | |
| EOF5C50BZ 944068222 | |
| Indeksi i Eficiencës së Energjisë 95.1 | |
| Klasi i efikasitetit energjetik A | |
| Konsumi i energjisë me ngarkesë standarde, regjimi tradicional 0.89kWh/cikël | |
| Konsumi i energjisë me ngarkesë standarde, regjimi me ventilim të detyruar | 0.78kWh/cikël |
| Numri i zgavrave 1 | |
| Burimi i nxehtësisë Elektriciteti | |
| Volumi 65l | |
| Lloji i furrës Furrë e integruar | |
| Sasi | EOF5C50BV 29.4kg |
| EOF5C50BX 30.5kg | |
| EOF5C50BZ 29.9kg | |
IEC/EN 60350-1 - Pajisje shtëpiake gatimi me energji elektrike - Pjesa 1: Gama, furrat, furrat me avull dhe skarat - Metodat për matjen e performancës.
15.2 Kursimi i energjisë

Pajisja ka disa karakteristika që ju ndihmojnë të kurseni energji gjatë gatimit të përditshëm.
Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur mirë kur pajisja është në punë. Mos e hapni derën e pajisjes shumë shpesh gjatë gatimit. Mbajeni guarnicionin e derës të pastër dhe sigurohuni që të jetë i fiksuar mirë në vend.
Përdorni enë metalike për të përmirësuar kursimin e energjisë.
Kur është e mundur, mos e ngrohni pajisjen përpara gatimit.
Mbajini periudhat e pushimit mes gatimeve sa më të shkurtra që të jetë e mundur kur përgatisni pak gatime njëkohësisht.
Gatimi me ventilator
Kur është e mundur, përdorni funksionet e gatimit me ventilator për të kursyer energji.
Nxehtësia e mbetur
Kur gatimi zgjat më shumë se 30 minuta, reduktoni temperaturën e pajisjes minimalisht 3 - 10 minuta përpara përfundimit të gatimit. Nxehtësia e mbetur brenda pajisjes do të vazhdojë të gatuajë.
Përdoreni nxehtësinë e mbetur për të ngrohur gatimet e tjera.
Për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë
Zgjidhni cilësimin më të ulët të mundshëm të temperaturës për të përdorur nxehtësinë e mbetur dhe për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë.
Pjekje vent. me lagështirë
Funksion i projektuar për të kursyer energjinë gjatë gatimit.
16. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin 🌐 Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin ✉ mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
Tavë pice
Tavë gatimi
Tasa qeramike
Tavë për bazë pandispanje










