ELECTROLUX LFP626AK - Kapuçina kuzhine

LFP626AK - Kapuçina kuzhine ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas LFP626AK ELECTROLUX në format PDF.

📄 272 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice ELECTROLUX LFP626AK - page 221
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Aspirator
Marka Electrolux
Modeli LFP626AK
Kategoria Kapuç aspirator
Furnizimi me energji Rrjeti elektrik 220-240 V, 50/60 Hz
Fuqia e motorit 280 W (vlerësim)
Ndriçimi LED i integruar, fuqi 1.5 W (vlerësim)
Dimensionet (G x Th x L) 60 x 50 x 30 cm (vlerësim)
Pesha neto 12 kg (vlerësim)
Numri i shpejtësive 3 shpejtësi
Lloji i kontrollit Prekës, me sirtar tërheqës
Mënyra e evakuimit Shkarkim ose riciklim (filtër karboni opsional)
Diametri i daljes së ajrit 150 mm (vlerësim)
Distanca minimale me pianurën 65 cm
Filtrat e yndyrës Të lashë në pjatalarëse, të pastrohen çdo 2 muaj
Filtri i karbonit I zëvendësueshëm (nuk përfshihet), jetëgjatësi e ndryshueshme
Ndriçimi I pavarur nga ventilatori
Siguria Ndalimi i ventilatorit duke mbyllur sirtarin, mbrojtje nga flakët
Pjesë rezervë në dispozicion Llambë LED, filtra yndyre, filtër karboni
Riparueshmëria Shërbim pas shitjes i autorizuar Electrolux
Dokumentet e ofruara Manual përdorimi (272 faqe), manual instalimi i veçantë

Pyetjet më të shpeshta - LFP626AK ELECTROLUX

Cila është distanca minimale midis aspiratorit dhe pianurës?
Distanca minimale është 65 cm midis sipërfaqes së gatimit dhe pjesës së poshtme të aspiratorit.
Si të pastroni filtrat e yndyrës?
Filtrat e yndyrës pastrohen në pjatalarëse (cikël i shkurtër, temperaturë e ulët) ose me dorë me një detergjent të butë. Rekomandohet t'i pastroni çdo 2 muaj.
Si të ndërroni filtrin e karbonit?
Filtri i karbonit është opsional. Për ta zëvendësuar, hiqni së pari filtrat e yndyrës, më pas shkëputni filtrin e karbonit duke tërhequr këmbët poshtë. Instaloni filtrin e ri duke bërë të kundërtën.
Çfarë të bëni nëse aspiratori nuk ndizet?
Kontrolloni së pari që pajisja të jetë e lidhur dhe që siguresa ose çelësi i përgjithshëm të mos ketë shkrep. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni një elektricist të kualifikuar.
Si të rregulloni shpejtësinë e ventilatorit?
Aspiratori ka 3 shpejtësi. Shtypni tastin përkatës (1, 2 ose 3) për të zgjedhur shpejtësinë e dëshiruar. Shpejtësia 0/1 lejon ndalimin.
Ndriçimi i aspiratorit nuk funksionon, çfarë të bëni?
Kontrolloni nëse llamba LED është e dëmtuar. Zëvendësimi duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar (shih kapitullin Mirëmbajtja në manual).
A mund ta përdor aspiratorin në modalitetin e riciklimit?
Po, është e mundur të përdoret aspiratori në modalitet riciklimi duke instaluar një filtër karboni (shitet veçmas). Konsultoni manualin për instalimin.
Si të aktivizoni aspiratorin?
Tërhiqni sirtarin e aspiratorit më shumë se 5 cm për të zbuluar panelin e kontrollit. Më pas shtypni tastin e ndezjes (0/1).
Aspiratori bën zhurmë, a është normale?
Një zhurmë e lehtë është normale, veçanërisht në shpejtësi të lartë. Nëse zhurma bëhet e tepërt, kontrolloni që filtrat të mos jenë të bllokuar dhe që instalimi të jetë i qëndrueshëm.
Ku mund ta gjej manualin e instalimit?
Manuali i instalimit ofrohet veçmas me pajisjen. Mund ta shkarkoni gjithashtu falas në faqen notice-facile.com.

Pyetjet e përdoruesve rreth LFP626AK ELECTROLUX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj LFP626AK - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. LFP626AK e markës ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT LFP626AK ELECTROLUX

SQ Udhëzimet për përdorim | Aspirator 221

Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

ELECTROLUX LFP626AK - Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë. - 1

Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit www.electrolux.com/support

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

PËRMBAJTJA

  1. INFORMACIONI I SIGURISË....221
  2. UDHËZIMET PËR SIGURINË....224
  3. INSTALIMI....225
  4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT 225
  5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 226
  6. KUJDESI DHE PASTRIMI....226
  7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....227
  8. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....228

1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

  • Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
  • Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
  • Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë.
  • Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak mbi pianura, soba dhe pajisje të ngjashme gatimi.
  • Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
  • Kjo pajisje mund të përdoret në zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
  • Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
  • KUJDES: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit me pajisjet e gatimit.
  • Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen, nëse nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara në udhëzimet e instalimit. Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
  • PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave apo pajisjes fiksuese në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë në rreziqe elektrike.
  • Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.
  • Distanca minimale mes sipërfaqes së pianurës në të cilin qëndrojnë tiganët dhe pjesës së poshtme të pajisjes duhet të jetë të paktën 65 cm, përveçse kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit për pajisjen ose pianurën.
  • Shkarkimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregulloret e autoriteteve lokale.

- Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar pajisja për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve që lëshojnë pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.

- Sigurohuni që daljet e ventilimit të mos jenë bblokuar dhe ajri i grumbulluar nga pajisja të mos kalojë në një tub të përdorur për shkarkimin e tymit dhe avullit nga pajisje të tjera (sistemet e ngrohjes qendrore, termosifonët, bojlerët etj.).

- Kur pajisja përdoret me pajisje të tjera, vakumi maksimal i gjeneruar në dhomë nuk duhet të tejkalojë 0,04 mbar.

- Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.

- Nëse takëmi i kordonit është dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një takëm special të kordonit të disponueshëm nga prodhuesi ose qendra e autorizuar e shërbimit e tij.

- Nëse pajisja është e lidhur direkt me furnizimin me energji, instalimi elektrik duhet të pajiset me një pajisje izoluese që lejon shkëputjen e pajisjes nga linja kryesore në të gjitha polet. Shkëputja e plotë duhet të jetë në pajtim me kushtet e specifikuara të mbitensionit të kategorisë III. Mjetet e shkëputjes duhet të përfshihen në rrjetin elektrik sipas rregullave të instalimeve elektrike.

- Mos gatuani me flakë nën pajisje:

- Mos e përdorni për materiale të rrezikshme ose shpërthyese dhe avuj.

- Pastrojeni pajisjen rregullisht me një leckë të butë për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.

- Mos përdorni një pastrues me avull, spërkatës me ujë, pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e pajisjes. Përdorni vetëm detergjente neutrale.

  • Pastrojini rregullisht filtrat e yndyrës (të paktën çdo 2 muaj) dhe hiqni depozitimet e yndyrës nga pajisja për të parandaluar rrezikun e zjarrit.
  • Përdorni një pëlhurë për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

ELECTROLUX LFP626AK - Instalimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.

  • Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
  • Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
  • Përpara instalimit të pajisjes, hiqni gjithë pjesët ambalazhuese, etiketat reklamuese dhe qesen mbrojtëse.
  • Mos e instaloni pjesën e shkarkimin e ajrit në një vrimë muri, përveçse kur vrima është projektuar për atë qëllim.

2.2 Lidhja elektrike

ELECTROLUX LFP626AK - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

  • Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
  • Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
  • Nëse simboli ( ) fuk është i printuar në pllakëzën e specifikimeve, pajisja duhet të tokëzohet.
  • Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
  • Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
  • Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.

  • Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.

  • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kabilloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
  • Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos higet pa vegla.
  • Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja elektrike e lirë dhe e papërshtatshme mund ta nxehë shumë terminalin.
  • Lidheni pajisjen në fund të instalimit. Sigurohuni që rrjeti elektrik të jetë i arritshëm pas montimit.

2.3 Përdorimi

ELECTROLUX LFP626AK - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.

  • Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime gatimi. Mos e përdorni pajisjen për qëllime të tjera.
  • Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
  • Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
  • Përdorni vetëm aksesorët që vijnë me pajisjen.
  • Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat gjatë gatimit dhe skuqjes.
  • Mos përdorni skara elektrike të pambuluara.
  • Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe mbështetëse.
  • Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi ose pajisje të ngjashme optike për të parë direkt te drita e pajisjes.

- Nëse pajisja funksionon me pajisje të tjera, presioni maksimal i krijuar nuk duhet të kapërcejë 4 Pa (4x10-5 bar).

2.4 Shërbimi

  • Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë këmbimi originale.
  • Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të

përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

2.5 Hedhja

ELECTROLUX LFP626AK - Hedhja - 1

PARALAJMËRIM!

Rreziku i lëndimit ose mbytjes.

  • Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.
  • Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
  • Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.

3. INSTALIMI

ELECTROLUX LFP626AK - INSTALIMI - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

3.1 Udhëzime të instalimit

ELECTROLUX LFP626AK - Udhëzime të instalimit - 1

Për informacion të plotë rreth instalimit të pajisjes, referojuni një manuali tjetër instalimi.

4.1 Përmbedhje e panelit të kontrollit

ELECTROLUX LFP626AK - Përmbedhje e panelit të kontrollit - 1

flowchart
graph TD
    A["1"] --> B["0|1"]
    C["2"] --> D["?"]
    E["3"] --> F["2"]
    G["4"] --> H["3"]

Funksioni Përshkrimi

1

Niveli i parë / Fikur Ventilatori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë. Shtypja e dytë e fik pajisjen.

2

Llamba Ndez dhe fik dritat.

3

Shpejtësia e tretë Ventilatori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë.

4

Shpejtësia e dytë Ventilatori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë.

5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

5.1 Përdorimi i aspiratorit

Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë.

0|1

Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara.

2

Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatra gatimi, skuqjes së lehtë.

3

Gjatë zierjes dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona ose vatra gatimi.

i

Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta para dhe pas gatimit.

Aktivizimi i pajisjes

Për të përdorur aspiratorin:

  1. Tërhiqeni sirtarin e kapakut më shumë se 5 cm.

ELECTROLUX LFP626AK - Për të përdorur aspiratorin: - 1

Paneli i kontrollit është i ekspozuar.

  1. Për të aktivizuar funksionin, shtypni butonin 0|1
  2. Nëse është nevoja, ndryshoni shpejtësinë duke shtypur butonin e dëshiruar.

Çaktivizimi i pajisjes

Për të fikur shtypësin e ventilatorit ose 01 mbyllur sirtarin e kapakut.

i

Kur mbyllet sirtari, do të ruhet cilësimi i fundit i shpejtësisë së ventilatorit. Kur sirtari tërhiqet sërish, aspiratori do të funksionojë me shpejtësinë e fundit të zgjedhur të ventilatorit.

Ndriçimi

i

Drita e aspiratorit punon në mënyrë të pavarur nga funksionet e tjera të aspiratorit.

Aktivizimi dhe çaktivizimi i ndriçimit

Për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit shtypni butonin e dritës Mbyllja e sirtarit nuk ka asnjë ndikim tek drita e aspiratorit.

6.1 Shënime për pastrimin

Agjentët e pastrimit

Mos përdorni detergjente gërryese dhe furça.

Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.

Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxhen. Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra.

Pastroni njollat me një detergjent të butë.

Mbajeni aspiratorin të pastër

Pastrojeni pajisjen dhe filtrat e yndyrës çdo muaj. Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.

Filtrat e yndyrës mund të lahen në lavastovilje. Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.

Filtri i karbonit

Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. Referojuni broshurës së përfshirë me aksesorin.

6.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës

Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt.

Për të hequr filtrin:

  1. Shtypni dorezën e kapëses së montimit në panelin e filtrimit poshtë aspiratorit.

1 2

  1. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë, më pas tërhiqeni.

Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.

  1. Pastrojini filtrat duke përdorur një sfungjer me detergjente jo gërryese ose në një lavastovilje.

ELECTROLUX LFP626AK - Për të hequr filtrin: - 2

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.

  1. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt.

7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

ELECTROLUX LFP626AK - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.

6.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit - opsional

ELECTROLUX LFP626AK - Ndërrimi i filtrit të karbonit - opsional - 1

Në varësi të llojit, filtri mund të rigjenerohet ose nuk mund të rigjenerohet. Referojuni broshurës që shoqëron filtrin.

Për të ndërruar filtrin:

  1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja. Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës" në këtë kapitull.
  2. Tërhiqni gjuhëzat drejt pjesës së poshtme të filtrit.

ELECTROLUX LFP626AK - Ndërrimi i filtrit të karbonit - opsional - 2

  1. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë, më pas tërhiqeni.
  2. Për të instaluar një filtër të ri, kryeni të njëjtat hapa në rend të kundërt.

6.4 Ndërrimi i Ilambës

Kjo pajisje është e pajisur me një llambë LED. Kjo pjesë mund të ndërrohet vetëm nga një teknik. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës "Shërbimi" te kapitulli "Udhëzimet e sigurisë".

7.1 Çfarë duhet bërë nëse...

Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Pajisja nuk është e lidhur me furnizimin me energji ose nuk është lidhur saktë.Kontrolloni nëse furra është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik.
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Mungesa e furnizimit me energji elektrike.Kontrolloni siguresën ose çelësin kryesor. Nëse siguresa ose çelësi vazhdojnë të prishin qarkun, kontaktoni një elektriçist të kualifikuar.
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Dyert e kabinetit nuk janë të bashkërenditura me kornizën e kabinetit.Bashkërenditni dyert e kabinetit.
Llamba nuk punon. Llamba është me defekt. Ndërroni llambën. Referojuni kapitullit “Kujdesi dhe pastrimi”.
Pajisja nuk i thith mjaftueshëm avujt.Shpejtësia e motorit nuk është e për shtatshme për avujt që shfaqen.Ndryshoni shpejtësinë e motorit.

8. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe

elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ELECTROLUX

Modeli : LFP626AK

Kategori : Kapuçina kuzhine