ELECTROLUX LFC516X - Kapuçina kuzhine

LFC516X - Kapuçina kuzhine ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas LFC516X ELECTROLUX në format PDF.

📄 268 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice ELECTROLUX LFC516X - page 219
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Aspirator
Marka Electrolux
Modeli LFC516X
Përdorimi i parashikuar Shtëpiak, i brendshëm, mbi pllakat e gatimit
Numri i shpejtësive 3 (shpejtësia 1, 2, 3)
Ndriçimi Po, kontroll i pavarur
Lloji i filtrit të yndyrës Metalik, i larë (në larëse ose me dorë)
Filtri i karbonit Opsional, i zëvendësueshëm
Distanca minimale nga pllaka e gatimit 65 cm
Frekuenca e pastrimit të filtrit të yndyrës Çdo 2 muaj minimalisht
Mënyra e evakuimit Kanali i ajrit (thithje) ose riciklim me filtër karboni
Furnizimi elektrik 230 V ~ 50 Hz
Instalimi Nga një profesionist i kualifikuar
Mirëmbajtja Pastroni me një leckë të butë dhe një detergjent të butë
Materiali i kutisë Çelik inoks (vlerësim)

Pyetjet më të shpeshta - LFC516X ELECTROLUX

Si ta instaloni aspiratorin Electrolux LFC516X?
Instalimi duhet të kryhet nga një profesionist i kualifikuar. Respektoni distancën minimale prej 65 cm mbi pllakën e gatimit. Ndiqni udhëzimet e dhëna veçmas.
Si ta ndizni dhe të rregulloni shpejtësinë e aspiratorit?
Shtypni butonin e shpejtësisë së parë për të filluar. Për të ndërruar shpejtësinë, shtypni butonin përkatës (2 ose 3). Për të fikur, shtypni përsëri butonin e shpejtësisë së parë.
Si të pastroni filtrat e yndyrës?
Hiqni filtrat duke shtypur levën e kapëses. Pastroni ato me dorë me një sfungjer jo gërryes ose në larëse enësh në temperaturë të ulët. Vendosini përsëri pas tharjes.
Kur duhet të zëvendësohet filtri i karbonit?
Filtri i karbonit është opsional. Jetëgjatësia e tij varet nga përdorimi. Zëvendësojeni kur është i ngopur, sipas udhëzimeve të librezës së dhënë.
Çfarë të bëni nëse aspiratori nuk ndizet?
Sigurohuni që pajisja është e lidhur saktë dhe se furnizimi me energji është në funksion. Nëse siguresa ose ndërprerësi shkëputet, kontaktoni një elektricist të kualifikuar.
Pse nuk funksionon ndriçimi?
Nëse ndriçimi është i dëmtuar, kontaktoni një shërbim pas shitjes së autorizuar për ta zëvendësuar.
Si ta përdorni aspiratorin për efikasitet optimal?
Përdorni shpejtësinë 1 për zierje të ngadaltë, shpejtësinë 2 për gatim normal, shpejtësinë 3 për skuqje. Lëreni aspiratorin të funksionojë 15 minuta pas gatimit.
A mund të përdoret aspiratori pa filtër karboni?
Po, nëse aspiratori është i lidhur me një kanal evakuimi drejt jashtë. Filtri i karbonit është i nevojshëm vetëm në modalitetin riciklim.
Si të mirëmbani pjesën e jashtme të aspiratorit?
Pastroni me një leckë të butë, ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë. Mos përdorni produkte gërryese, kruajtëse ose pastrues me avull.
Çfarë të bëni në rast të mosfunksionimit të vazhdueshëm?
Kontaktoni shërbimin e autorizuar pas shitjes Electrolux për riparim. Përdorni ekskluzivisht pjesë origjinale.

Pyetjet e përdoruesve rreth LFC516X ELECTROLUX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj LFC516X - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. LFC516X e markës ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT LFC516X ELECTROLUX

SQ Udhëzimet për përdorim | Aspirator 219

Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

ELECTROLUX LFC516X - Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë. - 1

Merrni këshilla të përdorimit, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve, shërbimin dhe riparimin:

www.electrolux.com/support

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

PËRMBAJTJA

  1. INFORMACIONI I SIGURISË......219
  2. UDHËZIMET PËR SIGURINË....222
  3. INSTALIMI....223
  4. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT 223
  5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 224
  6. KUJDESI DHE PASTRIMI....224
  7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....225
  8. SHQETËSIME MJEDISORE....226

1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË

Përpara instalimit dhe përdorimit të kësaj pajisjeje, lexoni me kujdes udhëzimet e dhëna. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

- Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që ata të mos luajnë me pajisjen dhe.

  • Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
  • Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë.
  • Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak mbi pianura, soba dhe pajisje të ngjashme gatimi.
  • Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
  • Kjo pajisje mund të përdoret në zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
  • Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
  • KUJDES: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit me pajisjet e gatimit.
  • Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen, nëse nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara në udhëzimet e instalimit. Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
  • PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave apo pajisjes fiksuese në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë në rreziqe elektrike.
  • Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.
  • Distanca minimale mes sipërfaqes së pianurës në të cilin qëndrojnë tiganët dhe pjesës së poshtme të pajisjes duhet të jetë të paktën 65 cm, përveçse kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit për pajisjen ose pianurën.
  • Shkarkimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregulloret e autoriteteve lokale.
  • Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar pajisja për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve që lëshojnë

pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.

- Sigurohuni që daljet e ventilimit të mos jenë bllokuar dhe ajri i grumbulluar nga pajisja të mos kalojë në një tub të përdorur për shkarkimin e tymit dhe avullit nga pajisje të tjera (sistemet e ngrohjes qendrore, termosifonët, bojlerët etj.).

- Kur pajisja përdoret me pajisje të tjera, vakumi maksimal i gjeneruar në dhomë nuk duhet të tejkalojë 0,04 mbar.

- Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.

- Nëse takëmi i kordonit është dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një takëm special të kordonit të disponueshëm nga prodhuesi ose qendra e autorizuar e shërbimit e tij.

- Nëse pajisja është e lidhur direkt me furnizimin me energji, instalimi elektrik duhet të pajiset me një pajisje izoluese që lejon shkëputjen e pajisjes nga linja kryesore në të gjitha polet. Shkëputja e plotë duhet të jetë në pajtim me kushtet e specifikuara të mbitensionit të kategorisë III. Mjetet e shkëputjes duhet të përfshihen në rrjetin elektrik sipas rregullave të instalimeve elektrike.

- Mos gatuani me flakë nën pajisje:

- Mos e përdorni për materiale të rrezikshme ose shpërthyese dhe avuj.

- Pastrojeni pajisjen rregullisht me një leckë të butë për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.

- Mos përdorni një pastrues me avull, spërkatës me ujë, pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e pajisjes. Përdorni vetëm detergjente neutrale.

- Pastrojini rregullisht filtrat e yndyrës (të paktën çdo 2 muaj) dhe hiqni depozitimet e yndyrës nga pajisja për të parandaluar rrezikun e zjarrit.

- Përdorni një pëlhurë për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

ELECTROLUX LFC516X - Instalimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.

  • Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
  • Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
  • Përpara instalimit të pajisjes, hiqni gjithë pjesët ambalazhuese, etiketat reklamuese dhe qesen mbrojtëse.
  • Mos e instaloni pjesën e shkarkimin e ajrit në një vrimë muri, përveçse kur vrima është projektuar për atë qëllim.

2.2 Lidhja elektrike

ELECTROLUX LFC516X - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

  • Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
  • Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
  • Nëse simboli ( )uk është i printuar në pllakën e specifikimeve, pajisja duhet të tokëzohet.
  • Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
  • Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
  • Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabillo zgjatuese.
  • Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
  • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.

  • Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.

  • Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja e liruar dhe e pasaktë e energjisë elektrike mund ta nxehë shumë terminalin.
  • Lidhni pajisjen në fund të instalimit. Sigurohuni që rrjeti elektrik të jetë i arritshëm pas instalimit.

2.3 Përdorimi

ELECTROLUX LFC516X - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.

  • Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime gatimi. Mos e përdorni pajisjen për ndonjë qëllim tjetër.
  • Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
  • Mos e ndizni pajisjen me duar të lagura ose kur bie në kontakt me ujin.
  • Përdorni vetëm aksesorët që vijnë me pajisjen.
  • Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat gjatë gatimit dhe skuqjes.
  • Mos përdorni skara elektrike të pambuluara.
  • Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe mbështetëse.
  • Mos hidhni lëngje mbi pajisjen.
  • Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi ose pajisje të ngjashme optike për të parë direkt te drita e pajisjes.
  • Nëse pajisja funksionon me pajisje të tjera, presioni maksimal i krijuar nuk duhet të kapërcejë 4 Pa (4x10-5 bar).

2.4 Shërbimi

  • Për të riparuar pajisjen kontaktoni me gendrën e autorizuar të shërbimit.
    Përdorni vetëm pjesë këmbimi originale.
  • Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura

veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

2.5 Hedhja

ELECTROLUX LFC516X - Hedhja - 1

PARALAJMËRIM!

Rreziku i lëndimit ose mbytjes.

  • Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.
  • Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
  • Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.

3. INSTALIMI

ELECTROLUX LFC516X - INSTALIMI - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

3.1 Udhëzime të instalimit

ELECTROLUX LFC516X - Udhëzime të instalimit - 1

Për informacion të plotë rreth instalimit të pajisjes, referojuni një manuali tjetër instalimi.

4. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT

4.1 Përmbedhje e panelit të kontrollit

ELECTROLUX LFC516X - Përmbedhje e panelit të kontrollit - 1

flowchart
graph TD
    A[" "] --> B["1"]
    C[" "] --> D["2"]
    E[" "] --> F["3"]
    G[" "] --> H["4"]

Funksioni Përshkrimi

ELECTROLUX LFC516X - Funksioni Përshkrimi - 1

Llamba Ndez dhe fik dritat.

ELECTROLUX LFC516X - Funksioni Përshkrimi - 2

Shpejtësia e parë / Fikur Aspiratori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë. Shtypja e dytë e fik pajisjen.

ELECTROLUX LFC516X - Funksioni Përshkrimi - 3

Shpejtësia e dytë Aspiratori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë.

ELECTROLUX LFC516X - Funksioni Përshkrimi - 4

Shpejtësia e tretë Aspiratori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë.

5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

5.1 Përdorimi i aspiratorit

Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë.

01 Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara.

2 Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatra gatimi, skuqjes së lehtë.

3 Gjatë zierjes dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona ose vatra gatimi.

i

Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta para dhe pas gatimit.

Aktivizimi i pajisjes

Për të përdorur aspiratorin:

  1. Shtypni butonin e parë të shpejtësisë për të ndezur pajisjen.

6.1 Shënime për pastrimin

Agjentët e pastrimit

Mos përdorni detergjente gërryese dhe furça.

Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.

Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxehen. Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra.

Pastroni njollat me një detergjent të butë.

Mbajeni aspiratorin të pastër

Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.

Filtri i karbonit

Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. Referojuni broshurës së përfshirë me aksesorin.

  1. Nëse është nevoja, ndryshoni shpejtësinë duke shtypur butonin e dëshiruar.

Çaktivizimi i pajisjes

Për të çaktivizuar pajisjen, shtypni sërish butonin e parë të shpejtësisë 011

Ndriçimi

i

Drita e aspiratorit punon në mënyrë të pavarur nga funksionet e tjera të aspiratorit.

Aktivizimi dhe çaktivizimi i ndriçimit

Për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit shtypni butonin e dritës

Për të fikur dritat, shtypni dhe mbani butonin e dritës sërish.

6.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës

Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt.

Për të hequr filtrin:

  1. Shtypni dorezën e kapëses së montimit në panelin e filtrimit poshtë aspiratorit (1).

1 2

  1. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë (2), më pas tërhiqeni. Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.
  2. Pastrojini filtrat e yndyrës me dorë duke përdorur një sfungjer me detergjentë jo gërryes ose pastrojini në një pjatalarëse. Rekomandojmë pastrimin e filtrave të yndyrës me dorë.

i

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.

  1. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt. Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.

6.3 Ndërrimi i filtrit të qymyrit - opsional 📂

i

Në varësi të llojit, filtri mund të rigjenerohet ose nuk mund të rigjenerohet. Referojuni broshurës që shoqëron filtrin.

Për të ndërruar filtrin:

  1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja. Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës" në këtë kapitull.
  2. Ktheni dy shulat kundër kahut orar me 90 gradë. Anoni pak filtrin e karbonit, pastaj tërhiqeni jashtë.

ELECTROLUX LFC516X - Ndërrimi i filtrit të qymyrit - opsional 📂 - 1

  1. Për të instaluar një filtër, kryeni të njëjtat hapa në rend të kundërt.

6.4 Ndërrimi i Ilambës

Kjo pajisje është e pajisur me një llambë LED. Kjo pjesë mund të ndërrohet vetëm nga një teknik. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës "Shërbimi" te kapitulli "Udhëzimet e sigurisë".

7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

!

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

7.1 Çfarë të bëjmë nëse...

Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen.Pajisja nuk është e lidhur me furnizimin me energji ose nuk është lidhur saktë.Kontrolloni nëse furra është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik.
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen.Mungesa e furnizimit me energji elektrike.Kontrolloni siguresën ose çelësin kryesor. Nëse siguresa ose çelësi vazhdojnë të prishin qarkun, kontaktoni një elektriçist të kualifikuar.
Llamba nuk punon. Llamba është me defekt. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit.
Pajisja nuk i thith mjaftueshëm avujt.Shpejtësia e motorit nuk është e përshtatshme për avujt që shfaqen.Rriteni shpejtësinë e motorit.

8. SHQETËSIME MJEDISORE

Ricikloni materialet me simbolin

ELECTROLUX LFC516X - SHQETËSIME MJEDISORE - 1

Vendoseni paketimin në kutitë përkatëse për ta ricikluar. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të njeriut duke ricikluar mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe

elektronike. Mos i hidhni pajisjet e shënuara

me simbolin 📄 me mbeturinat shtëpiake.

Kthejeni produktin në qendrën tuaj lokale të riciklimit ose kontaktoni zyrën tuaj komunale..

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ELECTROLUX

Modeli : LFC516X

Kategori : Kapuçina kuzhine