HISENSE HCM20CS - Makinë kafeje

HCM20CS - Makinë kafeje HISENSE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas HCM20CS HISENSE në format PDF.

📄 116 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice HISENSE HCM20CS - page 92
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth HCM20CS HISENSE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Makinë kafeje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HCM20CS - HISENSE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HCM20CS e markës HISENSE.

MANUAL I PËRDORUESIT HCM20CS HISENSE

Përpara se të përdorni pajisjen, lexojeni me kujdes këtë manual përdorimi dhe ruajeni për referencë të ardhshme

Paralajmërime për sigurinë

  1. Lexojini të gjitha udhëzimet.
  2. Sigurohuni që tensioni në prizën tuaj të korrespondojë me tensionin e treguar në etiketën e parametrave të aparatit të kafesë.
  3. Për t'u mbrojtur nga zjarri, goditja elektrike dhe dëmtimi i personave, mos e zhytni kabllin, spinën ose njësinë në ujë apo në ndonjë lëng tjetër.
  4. Kur ndonjë pajisje përdoret nga fëmijët ose pranë tyre, është e nevojshme të mbikëqyret nga afër.
  5. Kur nuk e përdorni dhe para pastrimit, hiqeni nga priza. Përpara se të vendosni ose të hiqni pjesët dhe përpara se ta pastroni pajisjen, lëreni të ftohet.
  6. Mos përdorni asnjë pajisje me kabëll ose prizë të dëmtuar apo pasi pajisja nuk funksionon në rregull ose është dëmtuar në çfarëdo lloj mënyre. Kthejeni pajisjen në një vend shërbimi të autorizuar për ekzaminim, riparim ose rregullim.
  7. Përdorimi i aksesorëve që nuk rekomandohen nga prodhuesi i pajisjes mund të rezultojnë në zjarr, goditje elektrike ose dëmtime të njerëzve.
  8. Mos e përdorni pajisjen në ambiente të jashtme.
  9. Mos lejoni që kablli elektrik të varet mbi buzën e tryezës ose banakut apo të prekë sipërfaqe të nxehta.
  10. Mos e vendosni pajisjen mbi ose pranë furrave elektrike apo që nxehen me gaz ose në një furrë të nxehtë.
  11. Mos e përdorni pajisjen për përdorime të tjera, përveç përdorimit të synuar.
  12. Mbusheni depozitën vetëm me ujë të pastër dhe të ftohtë. Asnjëherë mos e mbushni depozitën me ujë mineral, qumësht ose lëngje të tjera.
  13. Për ta shkëputur, hiqni spinën nga priza në mur. Kapeni gjithmonë spinën. Asnjëherë mos e tërhiqni kabllin.
  14. Disa pjesë të pajisjes janë të nxehta gjatë përdorimit, prandaj mos i prekni me duar. Përdorni vetëm doreza.
  15. Mos e lini pajisjen ndezur pa mbikëqyrje.
  16. Përdoreni dhe mbajeni pajisjen në një temperaturë mjedisi më shumë se 0 °C.
  17. Mos e lini pajisjen të ekspozuar ndaj elementeve (dielli, shiu e të tjera).
  18. Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore apo mungesë përvoje dhe njohurish, nëse

ata mbikëqyren ose iu jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.

  1. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
  2. Kjo pajisje është e pajisur me një prizë të tokëzuar. Ju lutemi sigurohuni që priza e murit në shtëpinë tuaj të jetë e tokëzuar mirë.
  3. Mos e përdorni aparatin e kafesë pa ujë.
  4. Mos e përdorni aparatin e kafesë në ambiente të jashtme ose për qëllime komerciale.
  5. Për të shmangur kapjen e gishtit, asnjëherë mos e fusni gishtin në portën e kapsulës.
  6. Gjatë procesit të zierjes, në portën e kapsulës ka ujë jashtëzakonisht të nxehtë. Për të shmangur rezikun e lëndimit, mos e ngrini dorezën e zierjes gjatë procesit të zierjes.
  7. Kjo pajisje është synuar vetëm për përdorim shtëpiak.
  8. Ruajini këto udhëzime.

Njihuni me aparatin tuaj të kafesë

HISENSE HCM20CS - Njihuni me aparatin tuaj të kafesë - 1

A. Kapaku i depozitës së ujit
B. Doreza
C. Porta e kapsulës
D. Butoni i kafes
E. Tabakaja e grumbullimit të kapsulave

F. Kapaku i tabakasë së pikimit
G. Rrjetë mbajtëse e filxhanit
H. Tabakaja e pikimit
I. Butoni i ndezjes/fikjes
J. Depozita e shkëputshme e ujit

Përpara përdorimit të parë

Kontrolloni nëse të gjithë aksesorët janë të plotë dhe nëse njësia është e dëmtuar. Në depozitën e ujit hidhni ujë me cilësinë e duhur. Për të mbyllur portën e kapsulës, uleni dorezën poshtë. Vendosni një enë në kapakun e tabakasë së pikimit, futeni spinën, shtypeni butonin e ndezjes dhe treguesi i kuq do të ndizet. Prisni derisa të ndizet treguesi blu. Pastaj, shtypeni butonin e kafesë dhe nga gryka do të fillojë të dalë uji. Lëreni të rrjedhë për 2 minuta. Për të ndaluar rrjedhjen, shtypeni përsëri butonin e kafesë. Më pas, derdheni ujin. Pastrojini plotësisht të gjitha pjesët e shkëputshme me ujë të ngrohtë. Kapsulën mbajeni bosh për operacionet e mëpasshme të larjes.

SHËNIM: Gjatë kohës që është shtypur butoni i kafesë, pajisja mund të krijojë një tingull pompimi. Kjo eshte normale. Tingulli do të thotë që po pompohet uji për zierjen e kafesë.

Përdorimi i aparatit tuaj të kafesë

  1. Mbusheni depozitën e shkëputshme të ujit me ujë të pijshëm të cilësisë së duhur.
  2. Hapeni portën e kapsulës duke ngritur dorezën dhe futni një kapsulë kafeje. Mbylleni portën e kapsulës duke e ulur dorezën poshtë.
  3. Lidheni kabllin elektrik me prizën. Shtypeni butonin e ndezjes/fikjes dhe treguesi i kuq do të ndizet. Ai do të qëndrojë i ndezur derisa të shtypni përsëri butonin e ndezjes/fikjes. Prisni derisa të ndizet treguesi blu.

KUJDES: Asnjëherë mos e ngrini dorezën gjatë zierjes. Në të kundërt, kapsula e cafesë do të hidhet në tabakanë e grumbullimit.

  1. Vendosni një filxhan të vogël në kapakun e tabakasë së pikimit. Sigurohuni që tabakaja e pikimit të jetë e vendosur në vend (kur të vendosni tabakanë në vend, do të dëgjohet një tingull klikimi); në qoftë se e hapni kapakun e tabakasë së pikimit, mund të vendosni një filxhan të madh në rrjetën e mbajtëses së filxhanit.

  2. Pasi të ndizet treguesi blu, shtypeni butonin e kafesë. Kafeja do të fillojë të rrjedhë nga gryka e kafesë.

Pasi të ketë arritur sasia e dëshiruar, shtypeni përsëri butonin e kafesë për të ndaluar rrjedhjen.

SHËNIM: ① Rrjedhja nuk do të ndalet automatikisht. Për ta ndaluar atë, thjesht shtypeni përsëri butonin.

② Rekomandojmë zierjen e 40 ml kafe për një filxhan të vogël dhe 60 ml kafe për një filxhan të madh.

  1. Pasi të bëni kafen, nxirreni gjithmonë kapsulën. Kapsulat nxirren automatikisht në tabakanë e grumbullimit të kapsulave kur ngrini dorezën.

Kujdes: Asnjëherë mos e ngrini dorezën gjatë cikleve të zierjes.

  1. Në qoftë se dëshironi të zjeni një filxhan tjetër, futni një kapsulë të re.

  2. Zbrazeni tabakanë e grumbullimit të kapsulave dhe shpërlajeni shpesh njësinë dhe depozitën.

  3. Fikeni gjithmonë aparatin e kafesë dhe shkëputeni furnizimin me energji elektrike kur nuk është në përdorim.

SHËNIM: Në qoftë se nuk shkëputet manualisht në fund të procesit të zierjes, pas 15 minutash, pajisja do të hyjë automatikisht në modalitetin e gjumit. Pajisjen mund ta zgjoni duke shtypur butonin e kafesë.

Pastrimi dhe mirëmbajtja:

Sigurohuni që ta hiqni pajisjen nga priza para se ta pastroni. Për t'u mbrojtur nga goditja elektrike, mos e zhytni kabllin, spinën ose njësinë në ujë apo në ndonjë lëng tjetër. Pas çdo përdorimi, gjithmonë sigurohuni që ta hiqni spinën nga priza në mur. Ne ju rekomandojmë të bëni sa më poshtë në mënyrë periodike:

  1. Për të pastruar depozitën e shkëputshme të ujit, përdorni një leckë të thatë.
  2. Zbrazeni tabakanë e grumbullimit të kapsulës dhe pastrojeni.
  3. Pastrojeni portën e kapsulës me një leckë të thatë.
  4. Përdorni një leckë të lagur për të fshirë me ngadalë rrjetën e mbajtësit të filxhanit. Zbrazni tabakanë e grumbullimit të kapsulave dhe shpërlajeni.
  5. Pastrojeni pajisjen duke përdorur një leckë të lagur. Asnjëherë mos e zhysni pajisjen.
  6. Rivendosini të gjitha pjesët dhe mbajini për përdorimin e ardhshëm.

Pastrimi i depozitimeve minerale

Për ta mbajtur aparatin tuaj të kafesë të funksionojë me efikasitet, duhet të pastroni rregullisht depozitimet minerale të mbetura nga uji, në varësi të cilësisë së ujit në zonën tuaj dhe shpeshtësisë së përdorimit të pajisjes. Veproni si më poshtë:

  1. Mbusheni depozitën e ujit me ujë dhe agjent zbutës deri në nivelin MAX. Raporti i ujit me agjentin zbutës duhet të jetë 4:1; për detaje, ju lutemi referojuni udhëzimeve për përdorimin e agjentit zbutës. Ju lutemi të përdorni një “agjent zbutës shtëpiak”. Gjithashtu, ju mund të përdorni acid citrik në vend të agjentit zbutës, në raportin njëqind pjesë ujë me tre pjesë acid citrik.
  2. Shtypeni butonin e ndezjes/fikjes, treguesi i kuq do të ndizet. Prisni derisa të ndizet treguesi blu.
  3. Vendosni një enë në rrjetën mbajtëse e filxhanit.
  4. Shtypeni butonin e kafesë dhe lëreni lëngun të rrjedhë për 1 minutë. Pastaj ndalojeni rrjedhjen duke e shtypur përsëri butonin e kafesë.
  5. Prisni 20 minuta me pajisjen të ndezur.
  6. Shtypeni butonin e kafesë derisa të mbarojë i gjithë uji.
  7. Shpërlajeni depozitën plotësisht dhe mbusheni me ujë të pastër. Shtypeni butonin e kafesë dhe mbajeni derisa të konsumohet i gjithë uji.

Zgjidhja e problemeve

ProblemiZgjidhja
Asnjë shenjë.Kontrolloni që spina është futur në rregull në prizë, që është shtypur butoni i energjisë dhe që drita e kuqe përkatëse është e ndezur.
Pajisja bën një zhurmë të çuditshme.Kontrolloni nëse ka ujë në depozitë
Dritat janë ndezur por kafeja nuk del.Kapsula e futur mund të jetë vendosur gabim. Prisni disa sekonda, pastaj provoni përsëri me një kapsulë të re.
Ka pak ujë në fund të pajisjes.Sigurohuni që depozita të jetë vendosur në rregull në vend.
Pas daljes së kafes, mund të dëgjohet një fërshëllimë e lehtë.Ky nuk është defekt, është një cilësim normal i valvulës së kontrollit të presionit.

Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me Direktivën Evropiane 2012/19/EC për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike – WEEE. Direktiva specifikon kriteret për grumbullimin dhe menaxhimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike, me efekt në të gjithë Bashkimin Evropian.

MJEDISI

Në përfundim të jetëgjatësisë së përdorimit të pajisjes, mos e hidhni me mbeturinat e zakonshme shtëpiake. Shpjereni në një qendër të autorizuar riciklimi. Kjo do të ndihmojë në ruajtjen e mjedisit.

Për më shumë informacion ose në rast problemesh, ju lutemi të kontaktoni Gorenje Call Centre në vendin tuaj (numri i telefonit është listuar në Fletën e Garancisë Ndërkombëtare). Në qoftë se në vendin tuaj nuk ka një qendër të tillë, ju lutemi të kontaktoni shitësin lokal të Gorenje-s ose departamentin e pajisjeve të vogla shtëpiake të Gorenje-s.

Vetëm për përdorim personal!

HISENSE

JU URON SHUMË KENAQËSI GJATË PËRDORIMIT TË PAJISJES SUAJ.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : HISENSE

Modeli : HCM20CS

Kategori : Makinë kafeje