NEFF Z9401FF0 - Tenxhere

Z9401FF0 - Tenxhere NEFF - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Z9401FF0 NEFF në format PDF.

📄 256 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice NEFF Z9401FF0 - page 160

Pyetjet e përdoruesve rreth Z9401FF0 NEFF

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Tenxhere në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Z9401FF0 - NEFF dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Z9401FF0 e markës NEFF.

MANUAL I PËRDORUESIT Z9401FF0 NEFF

[sq] Manuali i përdorimit 160

Ndiqni këto udhëzime për sigurinë kur përdorni aksesorin.

Ky produkt është në përputhje me rregulloret për produktet që kanë kontakt me produktet ushqimore.

■ Ena e gatimit nuk është e përshtatshme për përdorim në mikrovalë.
■ Ena e gatimit është zhvilluar vetëm për përdorim familjar.
■ Ena e gatimit është parashikuar vetëm për zierje.
■ Mos ruani asnjë produkt ushqimor brenda enës së gatimit për periudhë të gjatë kohe.
■ Mos e ndryshoni enën e gatimit në asnjë lloj mënyre.
■ Mos e lini kurrë jashtë vëmendjes enën e gatimit gjatë gatimit.
■ Mos i lini asnjëherë pa mbikëqyrje fëmijët në afërsi të një ene gatimi të nxehtë.

NEFF Z9401FF0 - 1

PARALAJMËRIM – Rrezik zjarri!

Vaji dhe yndyra e nxehtë marrin flakë shpejt.

▶ Mos e lini asnjëherë pa mbikëqyrje vajin dhe yndyrën e nxehtë.
- Mos përdorni për skuqje vajra vendas me pikë të ulët të lëshimit të tymit.
- Kurrë mos e fikni me ujë një zjarr nga vaji ose yndyra e nxehtë.
- Mbuloni flakët me një mbulesë ose me mbulesë për fikjen e zjarrit.

NEFF Z9401FF0 - PARALAJMËRIM – Rrezik zjarri! - 1

PARALAJMËRIM – Rrezik djegiesh!

Dorezat dhe kapaku mund të jenë shumë të nxehta.

▶ Përdorni gjithmonë doreza kuzhine për tenxheret.
- Përpara pastrimit, lëreni enën e gatimit dhe kapakun e xhamit që të ftohet.

NEFF Z9401FF0 - PARALAJMËRIM – Rrezik djegiesh! - 1

PARALAJMËRIM – Rrezik përvëlimi!

Lëngu, spërkatja dhe avulli i nxehtë mund të shkaktojë përvëlime të trupit.

▶ Veproni me kujdes kur bëhet fjalë për lëngjet e nxehta.

⚠️ PARALAJMËRIM – Rrezik lëndimi!

Ena e gatimit që rrëzohet poshtë mund të shkaktojë lëndime.

- Rrotulloni bishtin e tiganit në atë mënyrë që të mos zgjatet mbi syprinën e banakut.

⚠️ PARALAJMËRIM – Rrezik dëmesh në shëndet!

Temperaturat shumë të larta mund të shkatërrojnë veshjen e brendshme të enës së gatimit. Mund të krijohen gaze të dëmshme.

  • Mos e përdorni kurrë enën e gatimit në furrë me funksionin e pjekjes në skarë.
  • Mos e përdorni kurrë enën e gatimit në furrë me funksionin e vetëpastrimit.

VINI RE!

Përdorimi i papërshtatshëm mund të dëmtojë enën e gatimit ose planin e gatimit.

▶ Mos nxehni asnjëherë një enë gatimi bosh.
▶ Asnjëherë mos e lini një enë gatimi të ziejë bosh.
Vendosja e enëve të gatimit sipër njëra-tjetrës mund të gërvishtë veshjen e brendshme të tyre.
- Nëse dëshironi të vendosni brenda njëri-tjetrit setin e tiganëve Flex, vendosni midis tiganëve Flex shtresën mbrojtëse prej shajaku të ofruar.

NEFF Z9401FF0 - VINI RE! - 1

2 Rregullat e përgjithshme dhe masat e kujdesit për kapakun e xhamit

Ndiqni këto udhëzime për sigurinë kur përdorni një kapak xhami.

⚠️ PARALAJMËRIM Rrezik lëndimi!

Kapaku i xhamit që thyhet mund të shkaktojë lëndime.

▶ Veproni me kujdes me xhamin e thyer, sepse copat mund të jenë jashtëzakonisht të mprehta dhe të vështira për t'u gjetur.

VINI RE!

Përdorimi i papërshtatshëm mund të dëmtojë kapakun e xhamit.

Gjithmonë vendoseni kapakun e nxehtë të xhamit mbi një pecetë të thatë, mbi dorezat e kuzhinës ose mbi një pecetë për duart.
- Asnjëherë mos e vendosni kapakun e nxehtë të xhamit direkt mbi sobë, mbi një sipërfaqe metalike, direkt mbi syprinën e banakut ose mbi një sipërfaqe tjetër të ftohtë ose të lagësht ose brenda në lavaman.
- Asnjëherë mos e vendosni kapakun e xhamit direkt mbi burim nxehtësie, si për shembull një vatër gazi ose skarë, nën skarën e skuqjes ose mbi një furrë tostierë.
- Asnjëherë mos e përdorni kapakun e xhamit mbi apo poshtë një flake.
- Mos hidhni asnjë lëng mbi apo brenda në kapakun e nxehtë të xhamit.
- Asnjëherë mos e prekni kapakun e nxehtë të xhamit me pecetë të lagësht. Lëreni kapakun e nxehtë të xhamit që të ftohet mbi një

platformë ftohjeje, mbi dorezat e kuzhinës ose mbi një pecetë të thatë.

  • Mos e përdorni kapakun e xhamit në furrën e pjekjes.
  • Asnjëherë mos e zhytni kapakun e nxehtë të xhamit në ujë të ftohtë ose mos e ftohni në ujë të ftohtë të rrjedhshëm nga çezma.
  • Mos lejoni rrëzimin e kapakut të xhamit, mos e përplasni në objekt të fortë ose mos e përplasni me mjetet e tjera të kuzhinës.
  • Kontrolloni rregullisht kapakun e xhamit për çarje dhe plasaritje. Nëse shfaqen shenja të tilla, hidheni kapakun e xhamit.

3 Pastrimi i enës së gatimit përpara përdorimit të parë

  1. Hiqni materialin e paketimit dhe të gjitha etiketat.
  2. Kontrolloni me kujdes bazamentin për plasaritje, të ngritura ose dëmtime të tjera, të cilat mund të jenë krijuar gjatë përpunimit, transportit ose gjatë shitjes.
  3. Pastroni enën e gatimit me ujë të ngrohtë me detergjent dhe me një sfungjer të butë.
  4. Thani enën e gatimit me një leckë.
  5. Nxehni enën bosh të gatimit në nivelin e ulët të gradimit.
  6. Ndërkohë që ena e gatimit është e ngrohtë, lyeni me kujdes me pak vaj vegjetal shtresën kundër ngjitjes.
  7. Lëreni enën e gatimit që të ftohet.
  8. Fshini me një pecetë letre sa më shumë vaj të mundeni.

Këshillë Lyeni me vaj enën e gatimit siç përshkruhet në intervale të rregullta kohore dhe në çdo rast kur

e lini mënjanë enën pasi nuk do ta përdorni për kohë të gjatë. Në këtë mënyrë përmirësohet karakteristikat e veshjes mbrojtëse.

4 Vendosja e enës së gatimit

Zona fleksibël e gatimit mund të konfigurohet në dy mënyra, në varësi të enës së gatimit që përdorni. Për të garantuar një identifikim të mirë të nxehtësisë dhe shpërndarje të mirë të saj, vendoseni enën e gatimit në gendër, siç tregohet në figura.

Shënim

Në rast të vendosjes së gabuar, zonat e gatimit nuk do të aktivizohen saktë dhe nuk arrini rezultate të mira në gatim.

■ Mos vendosni enë gatimi në mes midis zonës së djathtë dhe të majtë të gatimit.
■ Mos vendosni asnjë tigan fleksibël vertikalisht mbi zonën e gatimit.

NEFF Z9401FF0 - Shënim - 1

4.1 Si një zonë e vetme gatimi

Rekomandohet për gatimin me vetëm një enë gatimi.

Vendosja e enës së gatimit në varësi nga madhësia:

NEFF Z9401FF0 - Si një zonë e vetme gatimi - 1

4.2 Si dy zona gatimi të ndara

Rekomandohet për gatimin me dy enë gatimi.

Ju mund ta përdorni zonën përpara dhe atë prapa të ndara nga njëra-tjetra, dhe për secilën prej tyre të vendosni një nivel fuqie të veçantë.

NEFF Z9401FF0 - Si dy zona gatimi të ndara - 1

5 Përdorimi i enëve të gatimit

VINI RE!

Përdorimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë dëme dhe këto dëme nuk mbulohen nga garancia e prodhuesit.

  • Për të shmangur gërvishtjet në planin e gatimit, ngrini lart enën e gatimit nga sipërfaqja e xhamit të planit të gatimit.
  • Për të mos gërvishtur sipërfaqen, përdorni vetëm takëme druri ose takëme plastike pa buzë dhe cepa të mprehtë.
  • Mos vendosni enët e gatimit sipër njëra-tjetrës pa një shtresë mbrojtëse midis tyre.
    ▶ Për të siguruar një qëndrueshmëri të mirë të enës së gatimit, mos e mbinxehni tiganin.

  • Që të mos dëmtoni karakteristikat kundër ngjitjes të tiganit, mbroni tiganin nga të ngriturat dhe mbroni sipërfaqet me veshje mbrojtëse nga gërvishtjet.

  • Mos pritni kurrë ushqimet brenda në tigan, në mënyrë që të mos gërvishtni sipërfaqen e tij. Mos përdorni mikser ose rrahëse brenda në tigan.
  • Përdorni gjithmonë një material mbrojtëse nëse ena e nxehtë e gatimit vendoset mbi tavolinë apo mbi syprinën e banakut.

Kërkesë: Përdorni një tigan të pastër.

  1. Për të arritur rezultatin më të mirë në gatim, vendoseni enën e gatimit mbi një sipërfaqe gatimi me madhësi që përshtatet me fundin e enës.
  2. Nxeheni në nivelin e gradimit 8 deri në 8 •.

Ena e gatimit nxehet shumë shpejt. Mos e përdorni funksionin Boost.

Shënime

  • Në mënyrë që të mos deformoni kapakun, ruajeni kapakun ose
  • mbi enën e gatimit me buzën prej silikoni të kthyer lart, ose
  • të shtrirë në dollap

■ Ena fleksibël nuk është plotësisht e rrafshët. Ena fleksibël përshtatet gjatë nxehjes në planin e gatimit.

6 Përdorimi i enëve të gatimit në furrë

Ju mund t'i përdorni enët e gatimit pa kapak brenda në furrë, duke mbajtur nën mbikëqyrje temperaturën maksimale.

⚠️ PARALAJMËRIM Rrezik djegiesh!

Enët e gatimit dhe skara nxehen shumë.

- Përdorni doreza kuzhine për tenxheret.

VINI RE!

Temperaturat shumë të larta mund ta dëmtojnë enën e gatimit.

  • Mos e përdorni kurrë enën e gatimit në furrë në temperatura mbi 220°C.
  • Mos e përdorni kurrë enën e gatimit në furrë me funksionin e pjekjes në skarë.
  • Mos e përdorni kurrë enën e gatimit në furrë me funksionin e vetëpastrimit.

Ena e gatimit Temperatura maks. në °C

Ena fleksibël 220

7 Pastrimi i enëve të gatimit

VINI RE!

Pastrimi i pasaktë mund ta turbullojë kapakun e xhamit.

  • Mos e lani enën e gatimit dhe kapakun e xhamit në lavastovilje.
  • Mos përdorni produkte pastrimi gërryese që bazohet tek acidi citrik ose përmbajnë zbardhues klor.

  • Mos përdorni rrjetë teli ose sfungjer të ashpër gërvishtës prej najloni.

  • Mos përdorni pastrues për furra ose produkte të tjera pastrimi me veti gërryese.
  • Mos përdorni takëme gatimi metalike.

  • Lani enën e gatimit pas çdo përdorimi me dorë me një sfungjer ose pecetë për enë, ujë të ngrohtë dhe një detergjent enësh të veçantë të përshtatshëm për larje me dorë. Nëse mbetjet e ushqimit ngjitin në enën e gatimit, mbuloni fundin e tiganit me ujë dhe lërini ato të zbuten, ndërkohë që e nxehni me kujdes tiganin në temperaturë të ulët. Uji nuk duhet të vlojë.

  • Shpëlani enën me ujë të ngrohtë.

  • Thani menjëherë enën me një leckë të butë.

Këshillë

■ Lani gjithmonë mirë enët e gatimit, sepse gjatë përdorimit herën e ardhshme mbetjet e ushqimit mund të digjen në sipërfaqe ose ushqimi që gatuhet mund të ngjitë.
■ Mbani enët e gatimit të pastra dhe bosh në kohën që ato nuk përdoren.

8 Garancia

Pikat e mëposhtme përjashtohen nga garancia e ofruar nga prodhuesi:

■ Dëmet nga përdorimi i papërshtatshëm, p.sh. nga mbinxehja, goditja ose rrëzimi poshtë

■ Dëmet nga pastrimi i gabuar

■ Konsumimi normal, duke përfshirë edhe shtresën kundër ngjitjes

sq

Garancia

Gjurmët e përdorimit që shihen lehtë, si p.sh. çngjyrosjet, të cilat krijohen nga lärja në lavastovilje ose nga përdorimi i vajrave dhe yndyrave
■ Dëmet në zonën e gatimit, si p.sh. gërvishtjet nga sipërfaqja e ashpër ose dëmet e tjera në fundin e enës së gatimit.

Kontaktoni shërbimin tonë për klientin nëse keni pyetje.

NEFF Z9401FF0 - Garancia - 1

1 Bezbednost

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : NEFF

Modeli : Z9401FF0

Kategori : Tenxhere