1590 AA - Rende SKIL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 1590 AA SKIL në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth 1590 AA SKIL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Rende në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 1590 AA - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 1590 AA e markës SKIL.
MANUAL I PËRDORUESIT 1590 AA SKIL
- Kjo vegël është e projektuar për zdrukthimin e materialeve të drurit si binarë ose dërrasa; po ashtu është e përshtatshme për hapjen e kanaleve dhe kllapave anësore
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Lexoni dhe ruani këtë manual të përdorimit ③
TË DHËNAT TEKNIKE ①
ELEMENTET E VEGËL ②
A Vendi i ruajtjes së çelësit
B Buloni i sigurisë
C Vidat e bllokut të prerjes
D Doreza për caktimin e thellësisë së zdrukthimit
E Treguesi i thellësisë së zdrukthimit
F Çelësi i daljes së ashklave
G Dalja e ashklave (majtas/djathtas)
H Mbështetësja për pushim
J Çelësi i sigurisë
K Çelësi i ndezjes/fikjes
L Kanali V
M Të çarat e ajrosjes
N Rregullatori paralel
P Qesja e pluhurave
Q Rregullimi i thellësisë së kllapave anësore
R Pllakë mbështetëse
SIGURIA
PARALAJMËRIME TË PËRGJITHSHME TË SIGURISË PËR PAJISJET ELEKTRIKE
PARALAJMËRIM: Lexoni të gjitha paralajmërimet, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë mjet pune. Mosrespektimi i të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda.
Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për referencë në të ardhmen.
Termi "pajisje elektrike" në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregulta ose të errëta janë një ftesë për aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt.
c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar.
c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike.
d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bilokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një
2) SIGURIA ELEKTRIKE
kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me lagështi është i pashmangshëm, përdorni një automat qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi i një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale.
b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale.
c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente.
d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale.
e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët në lëvizje.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat.
h) Mos lejoni që familjarizimi i fituar nga përdorimi i shpeshtë i veglave t'ju lejojë të tregoheni të vetëkënaqur dhe të shpërfillni parimet e sigurisë për pajisjet. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë dëmtime të rënda në më pak se një sekondë.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose baterinë nga vegla e punës para se të bëni rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të
ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni personat e pamësuar me veglën e punës ose këto udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t'u bblokuar dhe janë më të lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rrezige.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk ju lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një person i kualifikuar për riparimet duke përdorur vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR ZDRUKTHËT
- Prisni që prerësi të ndalojë para se ta ulni veglën (prerësi të ekspozuar rrotullues mund të bjerë në kontakt me sipërfaqen duke shkaktuar humbje të kontrollit dhe dëmtime të rënda)
- Mbajeni veglën e punës nga pjesët e izoluara të kapjes pasi prerësi mund të bjerë në kontakt me kordonin e tij (prerja e një teli me elektricitet mund të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të përcjellin elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen elektrike të përdoruesit)
- Përdorni morsa ose mënyra të tjera praktike për të siguruar dhe mbështetur materialin e punës në një platformë të qëndrueshme (mbajtja e materialit me duar ose të mbështetur në trup bën që materiali të mbetet i paqëndrueshëm ose mund të shkaktojë humbje të kontrollit)
TË PËRGJITHSHME
- Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën moshën 16 vjeç
- Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A); mbani pajisje për mbrojtjen e veshëve
- Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
- Disa Iloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
- Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për materialet me të cilat dëshironi të punoni
- SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
- Asnjëherë mos e përdorni mjetin kur kordoni është dëmtuar; ai duhet të ndërrohet me një kordon të përgatitur në mënyrë të veçantë përmes organizatës së shërbimit.
- Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të aksesorëve
PARA PËRDORIMIT
- Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
- Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat, gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës; hiqni ato para se të filloni punën
- Para përdorimit të veglës, kontrolloni që thikat të mos fërkohen
- Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime, me një kapacitet 16 amper
GJATË PËRDORIMIT
- Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga vegla
- Mbajini gishtat larg nga thikat rrotulluese
- Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
- Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
- Nëse ashklat bblokohen në daljen e ashklave, duhet të fikni motorin, sigurohuni që të gjitha pjesët e lëvizshme kanë ndaluar plotësisht, hiqni spinën dhe më pas hiqni ashklat e bblokuara
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
③ Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
④ Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
⑤ Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve familjare
PËRDORIMI
Ky zdrukth është i pajisur me thika jo të mprehshme me tehe prerëse në të dy krahët; kështu që nëse topitet një krah, mund të përdoret krahu tjetër
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
-hiqni pajisjet drejtuese, nëse janë të montuara
-merrni çelësin nga vendi i ruajtjes A⑥ a
-kthejeni veglën përmbys
-lironi 3 bulona B me çelës (mos i hiqni bulonat)⑥ b
-shtyjeni thikën nga blloku i prerjes me anë të një cope druri ⑥ c
-vendoseni përsëri thikën në bllokun e prerjes në pozicionin e kundërt ose përdorni një thikë të re ⑥ d
! kanali i thikës duhet të përputhet me buzën e bllokut të prerjes
! vendosni thikat kundrejt pllakës mbështetëse R
⑥ e
-shtrëngoni mirë 3 bulonat B me çelës ⑥ f
! ndërrojini/kthejini thikat me kalimin e kohës;
përdorni vetëm thika të mprehta
! ndërrojini/kthejini gjithmonë të dyja thikat në të njëjtën kohë
! mos u përpiqni të rregulloni thikat me vidat e bllokut të prerjes C, të cilat janë të caktuara paraprakisht në momentin e prodhimit
• Rregullimi i thellësisë së zdrukthimit ⑦
-kthejeni dorezën D në drejtimin “+”/”-” për rritjen/uljen e thellësisë së zdrukthimit
-përdorni treguesin E si reference
-zgjidhni gjithmonë një thellësi të vogël të zdrukthimit dhe përsëritni zdrukthimin dhe procesin e rregullimit deri sa të arrini thellësinë e dëshiruar
• Dalja e ashklave ⑧
-zgjidhni krahun e dëshiruar të daljes së ashklave (majtas ose djathtas) me anë të çelësit F
-lidhni fshesën me korrent në daljen e zgjedhur për ashklat G si në ilustrim
-mund të lidhni gjithashtu edhe qesen e pluhurave P me daljen e zgjedhur për ashklat si në ilustrim
! mos u përpiqni të hiqni pengesat nga dalja e ashklave kur thikat janë duke u rrotulluar
• Mbështetësja për pushim H ⑨
-e mbron materialin e punës nga dëmtimi kur vegla lihet dhe nuk është në përdorim
-do të paloset automatikisht prapa gjatë zdrukthimit
- Funksionimi i veglës
-rregulloni thellësinë e zdrukthimit
-lidhni spinën me burimin e energjisë
-vendoseni veglën mbi materialin e punës
! sigurohuni që vetëm nofulla e përparme të mbështetet në materialin e punës dhe që thikat mos ta prekin
-ndizni veglën duke shtypur në fillim çelësin J ② (= çelësin e sigurisë që nuk mund të blokohet) dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit K ②
! para se thikat të arrijnë te materiali i punës, vegla duhet të punojë me shpejtësinë e saj të plotë
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri ⑩
-mbajeni veglën fort me të dyja duart dhe shtyjeni përpara me goditje të vazhdueshme
-përdoreni veglën me pllakën e bazës mbi material
-mos e anoni veglën për të shmangur shenja të padëshirueshme gjatë zdrukthimit
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga materiali i punës
-fikeni veglën duke lëshuar çelësin K
• Zdrukthimi i kllapave ⑪
-zgjidhni thellësinë e dëshiruar të zdrukthimit
-zgjidhni thellësinë e kllapave me anë të rregullatorit të thellësisë së kllapave Q
-vendoseni veglën mbi materialin e punës
-filloni zdrukthimin
-gjerësia maksimale e kllapave 82 mm
-thellësia maksimale e kllapave 8 mm
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
- Gjatë zdrukthimit mund të përdorni një qese për pluhurat
- Për ngrënien e anëve, përdorni zgavrën VL në kapuçin metalik përpara ⑫
-vendoseni dorezën D në pozicionin “0” për hapjen e kanaleve anësore të ngjashëm me kanalin e zgjedhur
-për kanale më të mëdha, rrotulloni dorezën D për të zgjedhur thellësinë e dëshiruar të zdrukthimit ! gjithmonë provojeni në fillim në një material të padobishëm
- Kur zdrukthoni kllapa, do të keni rezultate më të mira kur përdorni rregullatorin paralel për të rregulluar gjerësinë e kllapave ⑬
- Për më shumë informacion, shikoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër (veçanërisht të çarat e ajrosjes M ②) ! shkëputni spinën para pastrimit
- Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skil.com)
- Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
MJEDISI
- Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së)
-në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.
-simboli ⑤ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur
ZHURMA / VIBRIMI
- I matur sipas EN 62841, niveli i presionit të zhurmës së këtij mjeti është 88,0 dB(A) dhe niveli i fuqisë së zhurmës 99,0 dB(A) (pasiguria K = 3 dB), dhe dridhja < 2,5 m/s² (shuma e vektorit triax; pasiguria K = 1.5 m/s²)
- Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN 62841; ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura
-përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
-kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës
