MOC20100SFB - Furrë mikrovalësh BEKO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas MOC20100SFB BEKO në format PDF.

BEKO MOC20100SFB - Furrë mikrovalësh
📄 300 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice BEKO MOC20100SFB - page 270
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Mikrovalë
Marka Beko
Modeli MOC20100SFB
Kapaciteti 20 L
Fuqia dalëse e mikrovalëve 700 W
Fuqia hyrëse 1100 W
Tensioni / Frekuenca 230-240 V~, 50 Hz
Frekuenca e mikrovalëve 2450 MHz
Nivelet e fuqisë 6 nivele (10% deri 88%)
Kohëmatës mekanik Deri në 30 minuta
Pllota rrotulluese 245 mm xham, e lëvizshme dhe e larë në enëlarëse
Dimensionet (L x G x T) 243 x 446 x 340 mm
Pesha neto 10 kg
Ngjyrat e disponueshme Bardhë, Zi, Argjend
Funksionet kryesore Gatim, shkrirje, ngrohje
Siguria Siguria e derës, tokëzimi, ndalimi automatik kur hapet dera
Instalimi - Hapësira e kërkuar 20 cm sipër, 10 cm prapa, 5 cm anash
Mirëmbajtja dhe pastrimi Pllota e larë në enëlarëse; sipërfaqet e jashtme me leckë të lagur; mos përdorni pastrues me avull
Aksesorët e përfshirë Pllota e qelqit, unaza e rrotullës, boshti
Pjesët e këmbimit dhe riparibiliteti Përdorni vetëm pjesë origjinale; riparime nga një shërbim i autorizuar
Pajtueshmëria DEEE (2012/19/UE), LdSD (2011/65/UE)
Përdorimi i synuar Vetëm për përdorim shtëpiak

Pyetjet më të shpeshta - MOC20100SFB BEKO

Si të pastroj mikrovalën time Beko MOC20100SFB ?
Pastroni brendësinë me një leckë të lagur dhe detergjent të butë. Pllota e qelqit mund të lahet në enëlarëse. Sipërfaqet e jashtme duhet të fshihen me një leckë të lagur. Mos përdorni kurrë pastrues me avull ose produkte gërryes.
A mund të përdor enë metalike në këtë mikrovalë ?
Jo, enët metalike janë të ndaluara në modalitetin e mikrovalëve pasi mund të shkaktojnë shkëndija. Përdorni vetëm enë të përshtatshme për mikrovalë (xham rezistent ndaj nxehtësisë, qeramikë, plastikë speciale për mikrovalë).
Cila është fuqia maksimale e mikrovalës ?
Fuqia dalëse maksimale është 700 W me fuqi hyrëse 1100 W. Ju keni 6 nivele fuqie nga 10% deri 88%.
Si të rregulloj kohën e gatimit ?
Rrotulloni butonin e kohëmatësit (2) për të vendosur kohën e gatimit deri në 30 minuta. Për një kohë më pak se 2 minuta, fillimisht rrotulloni përtej 2 minutave dhe më pas kthehuni në kohën e dëshiruar. Furra fillon automatikisht sapo të rrotullohet kohëmatësi.
A mund të futet pllota rrotulluese në enëlarëse ?
Po, pllota e qelqit 245 mm dhe mbështetësja me rrota mund të lahen në enëlarëse ose me ujë të ngrohtë me sapun.
Çfarë të bëj nëse furra nuk ndizet ?
Kontrolloni nëse furra është e lidhur siç duhet, dera është e mbyllur mirë (siguria e derës e aktivizuar) dhe siguresa/ndërprerësi nuk ka rënë. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni një teknik të kualifikuar.
A mund të gatuaj vezë në mikrovalë ?
Mos ngrohni kurrë vezë me lëvozhgë ose vezë të ziera të plota: ato mund të shpërthejnë edhe pas gatimit. Shponi ushqimet me lëvozhgë të trashë (patate, gështenja) para gatimit.
Si të instaloj saktë mikrovalën ?
Vendoseni furrën në një sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme. Lini një hapësirë prej 20 cm sipër, 10 cm prapa dhe 5 cm në secilën anë për ajrosje të mjaftueshme. Mos e vendosni afër burimeve të nxehtësisë ose në një dollap.
Pse mikrovala ime prodhon avull ?
Një grumbullim i avullit brenda ose rreth derës është normal në kushte me lagështi të lartë. Fshijeni me një leckë të butë. Kjo nuk ndikon në funksionim.
Cili është kapaciteti i mikrovalës ?
Kapaciteti është 20 litra, me një pllotë rrotulluese me diametër 245 mm. Është i përshtatshëm për enët e mesme.

Pyetjet e përdoruesve rreth MOC20100SFB BEKO

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë mikrovalësh në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj MOC20100SFB - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. MOC20100SFB e markës BEKO.

MANUAL I PËRDORUESIT MOC20100SFB BEKO

Faleminderit që keni zgjedhur këtë pajisje Beko. Ne shpresojmë që të merrni rezultatet më të mira nga pajisja juaj, e cila është prodhuar me cilësi të lartë dhe me një teknologji të nivelit më të lartë. Për këtë arsye, lexoni me kujdes të gjithë këtë manual përdorimi dhe të gjitha dokumentet e tjera shoqëruese përpara se të përdorni këtë pajisje dhe mbajeni atë si referencë për ta përdorur në të ardhmen. Nëse ia jepni dikujt tjetër këtë pajisje, jepini edhe manualin e përdorimit. Ndiqni udhëzimet duke treguar vëmendje për të gjitha informacionet dhe paralajmërimet në manualin e përdorimit.

Mos harroni se ky manual përdorimi mund të jetë i vlefshëm edhe për modele të tjera. Diferencat mes modeleve përshkruhen në mënyrë të qartë në manual.

Kuptimet e simboleve

Simbolet e mëposhtme përdoren në pjesë të ndryshme të këtij manuali përdorimi:

BEKO MOC20100SFB - Kuptimet e simboleve - 1

Informacione të rëndësishme dhe sugjerime të dobishme për përdorimin.

BEKO MOC20100SFB - Kuptimet e simboleve - 2

Paralajmërime për situata të rrezikshme në lidhje me sigurinë e jetës dhe të pronës.

BEKO MOC20100SFB - Kuptimet e simboleve - 3

Paralajmërim për sipërfaqe të nxehta.

BEKO MOC20100SFB - Kuptimet e simboleve - 4

Paralajmërim për goditje elektrike.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë. Lexojini me kujdes dhe ruajini për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Paralajmërime për sigurinë

Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë që do të ndihmojnë për t'u mbrojtur nga rreziku i zjarrit, goditjes elektrike, ekspozimi ndaj rrjedhjeve të energjisë mikrovalore, lëndimeve personale ose dëmtimeve të pronës. Mosrespektimi i këtyre udhëzimeve do të bëjë të pavlefshme të gjitha garancitë.

  • Furrat me mikrovalë Beko përputhen me standardet e zbatueshme të sigurisë; prandaj, në rast të çdo dëmtimi në pajisje ose të kabllit elektrik, ato duhen riparuar ose ndërruar nga shitësi, qendra e servisit ose një specialist dhe shërbim i autorizuar i ngjashëm për të shmangur çdo rrezik. Riparimet e gabuara ose të pakualifikuara mund të jenë të rrezikshme dhe të shkaktojnë rrezik për përdoruesin.
  • Kjo pajisje është projektuar për përdorim në shtëpi ose përdorime të ngjashme, si p.sh.:
  • Zonat e kuzhinës së personelit

në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune;

  • Në shtëpi në ferma
  • Nga klientët në hotele dhe ambiente të tjera banimi;
  • Ambiente të tipit të moteleve me mëngjes.
  • Furra me mikrovalë është menduar të përdoret në këmbë.
  • Ajo nuk është e përshtatshme për përdorim industrial ose laboratorik.
  • Mos u përpiqni ta ndizni furrën kur dera është e mbyllur; përndryshe mund të ekspozoheni ndaj energjisë së dëmshme mikrovalore. Bllokuesit e sigurisë nuk duhen çaktivizuar ose manipuluar.
  • Furra me mikrovalë duhet përdorur për të ngrohur ushqime dhe pije. Tharja e ushqimeve ose veshjeve dhe ngrohja e jastëkëve ngrohës, pantoflave, sfungjereve, leckave të njoma dhe gjëra të ngjashme mund të shkaktojnë rrezik lëndimi, marrje flake ose zjarr.
  • Mos vendosni ndonjë objekt midis anës ballore dhe derës së furrës. Mos lejoni të krijohen pisllëqe ose mbetje agjentësh pastrues në sipërfaqet e mbylljes.
  • Çdo punë shërbimi që përfshin heqjen e kapakut që siguron

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

mbrojtje kundër ekspozimit ndaj energjisë mikrovalore duhet të kryhet nga personat/shërbimi i autorizuar. Çdo qasje tjetër është e rrezikshme.

  • Produkti juaj është për të gatuar, ngrohur dhe shkrirë ushqimin në shtëpi. Ai nuk duhet të përdoret për qëllime tregtare. Furra nuk është projektuar për të tharë ndonjë qenie të gjallë.
  • Mos e përdorni pajisjen për të tharë rroba ose peshqirë kuzhine.
  • Mos e përdorni këtë pajisje jashtë, në banja, në ambiente të lagështa ose vende ku mund të laget. Nuk duhet të pranohet asnjë përgjegjësi ose garanci për dëmet që vijnë nga keqpërdorimi ose përdorimi i papërshtatshëm i pajisjes. Kurrë mos u përpiqni ta çmontoni pajisjen. Nuk pranohet asnjë pretendim garancie për dëme të shkaktuara nga përdorimi i papërshtatshëm.
  • Përdorni vetëm pjesë origjinale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
  • Mos e lini këtë pajisje pa mbikëqyrje kur është në punë. Gjithmonë përdoreni këtë pajisje në një sipërfaqe të qëndrueshme, të sheshtë, të thatë e të pastër dhe

të parrëshqitshme.

Pajisja nuk duhet vënë në përdorim me një kohëmatës të jashtëm ose sistem tjetër të telekomanduar. - Para se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni të gjitha pjesët. Ju lutemi shihni detajet që përshkruhen në pjesën "Pastrimi dhe mirëmbajtja". - Përdoreni pajisjen vetëm për qëllimin e duhur siç përshkruhet në këtë manual. Pajisja nxehet shumë kur është në punë. Kini kujdes të mos prekni pjesët e nxehta brenda furrës. - Mos e vini në punë pajisjen kur është bosh. - Ena e gatimit mund të nxehet për shkak të nxehtësisë që përçohet nga ushqimi i nxehtë tek ena. Mund t'ju nevojiten dorashka furre për ta mbajtur enën. - Enët duhen kontrolluar për t'u siguruar që janë të përshtatshme për t'u përdorur në furrat me mikrovalë. - Mos e vendosni furrën mbi vatra ose pajisje të tjera që prodhojnë nxehtësi. Përndryshe, ajo mund të dëmtohet dhe garancia bëhet e pavlefshme. Mund të dalë avull kur hiqni kapakët ose letrën e aluminit pas gatimit të ushqimit.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

Pajisja dhe sipërfaqet e saj të arritshme mund të nxehen shumë kur pajisja është në punë. - Dera dhe xhami i jashtëm mund të nxehen shumë kur pajisja është në punë. - Sigurohuni që rryma elektrike të jetë në përputhje me informacionet e treguara tek etiketa me të dhënat e pajisjes. E vetmja mënyrë për të shkëputur pajisjen nga rryma elektrike është të hiqni spinën nga priza. - Përdoreni pajisjen vetëm me një prizë me tokëzim. Kurrë mos e përdorni pajisjen nëse kablloja e saj ose vetë pajisja është e dëmtuar. - Mos e përdorni këtë pajisje me një kabell zgjatues. Kurrë mos e prekni pajisjen ose spinën e saj me duar të njoma ose të lagura. Vendoseni pajisjen në një mënyrë që spina të jetë gjithmonë e arritshme. - Parandaloni dëmtimin e kabllos elektrike duke mos e shtypur, përkulur ose fërkuar në cepa të nxehtë. Mbajeni kabllon elektrike larg sipërfaqeve të nxehta dhe flakëve të zjarrit.

  • Sigurohuni që të mos ketë asnjë rrezik që kablli elektrik të tërhiqet aksidentalisht ose që dikush të pengohet mbi të kur pajisja është në përdorim.
  • Hiqeni pajisjen nga priza para se ta pastroni dhe kur pajisja nuk është në punë.
  • Mos e tërhiqni kabllin e pajisjes për ta shkëputur atë nga rryma dhe kurrë mos e mbështillni kabllin rrotull pajisjes.
  • Mos e zhytni pajisjen, kabllin elektrik ose prizën në ujë a në ndonjë lëng tjetër. Mos lini që të bjerë ujë mbi të.
  • Kur e ngrohni ushqimin në enë plastike ose kartoni, mbajini sytë te furra pasi ekziston mundësia që ena të marrë flakë.
  • Hiqni lidhëset prej teli dhe/ose dorezat metalike të qeseve prej kartoni ose plastike para se t'i vini qeset në furrë.
  • Nëse vëreni tym, është mirë ta fikni ose ta hiqni nga priza pajisjen dhe ta mbani derën mbyllur që të fiken flakët.
  • Mos e përdorni furrën me mikrovalë për të magazinuar gjëra. Mos lini sende kartoni, materiale gatimi ose ushqime brenda furrës kur ajo nuk po përdoret.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

  • Përmbajtja e shisheve ushqyese dhe e kavanozave me ushqim të foshnjave duhet trazuar ose shkundur dhe temperatura duhet kontrolluar para konsumimit, për të shmangur djegiet. Kjo është një pajisje ISM e Grupit 2 Klasa B. Në Grupin 2 futen të gjitha pajisjet ISM (Industriale, Shkencore dhe Mjekësore) në të cilat energjia e radio-frekuencave prodhohet dhe/ose përdoret qëllimisht në formën e rrezatimit elektromagnetik për trajtimin e materialeve, dhe pajisjet me erozionin me shkëndijë. Pajisjet e Klasës B janë të përshtatshme për t'u përdorur në ambiente shtëpiake dhe në ambiente të lidhura drejtpërdrejt me një rrjet energjie me voltazh të ulët.
  • Mos përdorni në furrë vaj gatimi. Vaji i nxehët mund të dëmtojë përbërësit dhe materialet e furrës dhe ai madje mund të shkaktojë djegie në lëkurë.
  • Shpojini ushqimet me lëkurë të trashë si për shembull patatet, kungujt, mollët dhe gështenjat. Pajisja duhet vendosur në atë mënyrë që ana e pasme të jetë nga muri.
  • Para se ta lëvizni pajisjen, fiksojeni

platformën rrotulluese që të parandaloni dëmet.

  • Vezët me lëvozhgë dhe vezët e ziera të papëcopëtuara nuk duhen ngrohur në furrën me mikrovalë pasi mund të shpërthejnë, madje edhe pasi ngrohja me mikrovalë ka përfunduar.

PARALAJMËRIM: Nëse dera ose guarnicioni i derës janë të dëmtuar, furra nuk duhet të vihet në punë derisa ato të jenë riparuar nga një person kompetent.

PARALAJMËRIM: Është e rrezikshme për këdo përveç një personi kompetent të bëjë ndonjë veprim shërbimi ose riparimi që përfshin heqjen e kapakut i cili mbron nga ekspozimi ndaj energjisë mikrovalë.

PARALAJMËRIM: Ushqimet dhe pijet e tjera nuk duhen ngrohur në enë hermetike, pasi ato mund të shpërthejnë.

  • Furra duhet pastruar rregullisht dhe çdo mbetje ushqimore duhet hequr.
  • Duhet të ketë të paktën 30 cm hapësirë të lirë mbi sipërfaqen e sipërme të furrës.
  • Mos i gatuani tepër ushqimet, përndryshe mund të shkaktoni zjarr.
  • Mos përdorni lëndë kimike dhe pastrues me avull për të pastruar pajisjen.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

pajisjen.

  • Këshillohet kujdes ekstrem kur përdoret pranë fëmijëve dhe personave që kanë kufizime në aftësitë e tyre fizike, ndijore ose mendore. Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga personat me kapacitete të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, për sa kohë që mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes nga një person përgjegjës dhe i kuptojnë rreziqet. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijët, përveçse nëse janë mbi 8 vjeç dhe të mbikëqyrur.
  • Rrezik mbytjeje! Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve.
  • Për shkak të nxehtësisë së tepërt që krijohet në modalitetin me skarë dhe të kombinuar, fëmijët duhet të lejohen t'i përdorin këto modalitete vetëm nën mbikëqyrjen e një të rrituri.
  • Mbajeni produktin dhe kabllon e tij elektrik në atë mënyrë që të mos arrihet nga fëmijët e moshës nën 8 vjeç.
  • Mos gatuani ushqim drejtpërdrejt

në pjata prej xhami. Vendoseni ushqimin në / mbi enë kuzhine të përshtatshme para se t'i vendosni ato në furrë.

  • Enët metalike për ushqimet dhe pijet nuk lejohen gjatë gatimit me mikrovalë. Përndryshe mund të ndodhin shkëndija. Furra me mikrovalë nuk duhet vendosur në një mobilie që nuk përputhet me udhëzimet e montimit.
  • Mosmbajtja e furrës në gjendje të pastër mund të shkaktojë përkeqësim të sipërfaqes, gjë që mund të ketë ndikim negativ në jetëgjatësinë e pajisjes dhe të shkaktojë ndoshta një situatë të rrezikshme. Pajisja nuk duhet të pastrohet me një pastrues me avull.
  • Ngrohja me mikrovalë e pijeve mund të shkaktojë vlim të vonuar shpërthyes dhe për këtë arsye duhet pasur kujdes gjatë trajtimit të kontejnerit. PARALAJMËRIM: Kur pajisja përdoret në modalitetin e kombinuar, fëmijët duhet ta përdorin furrën vetëm nën mbikëqyrjen e një personi të rritur për shkak të temperaturave të krijuara. Pastrimi: Mos e vendosni pajisjen

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

në ujë ose lëngje të tjera. Pastrojeni kapakun vetëm me një sfungjer/leckë të lagur në ujë të ngrohtë me sapun. Mos përdorni pastrues të ashpër dhe gërryes. Shihni për udhëzimet e detajuara të pastrimit Pastrimi dhe Ruajtja.

Hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose mbeturinat e tjera. Çojini ato te pikat e grumbullimit për materialet e paketimit të përcaktuara nga autoritetet lokale.

1.2 Përputhja me direktivën WEEE dhe hedhja e produktit pas përdorimit:

Ky produkt është në përputhje me Direktivën EU WEEE (2012/19/EU). Ky produkt ka një simbol klasifikimi për pajisjet elektrike dhe elektronike të përdorura (WEEE).

BEKO MOC20100SFB - Përputhja me direktivën WEEE dhe hedhja e produktit pas përdorimit: - 1

Ky simbol tregon se ky produkt nuk duhet hedhur me mbeturina të tjera shtëpiake në fund të ciklit të jetës. Pajisja e përdorur duhet rikthyer në pikën zyrtare të grumbullimit për ri

ciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për këto pika grumbullimi mund të pyesni pranë autoriteteve lokale ose shitësit ku u ble produkti. Çdo familje luan një rol të rëndësishëm për rikuperimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra. Asgjësimi i duhur i pajisjeve të përdorura parandalon pasojat negative për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.

1.3 Pajtimi me direktivën RoHS

Produkti që keni blerë është i pajtueshëm me Direktivën EU RoHS (2011/65/EU). Ai nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të specifikuara në Direktivë.

Kontrollet dhe pjesët

  1. Çelësi i fuqisë
  2. Çelësi kohëmatësit
  3. Unaza rrotulluese
  4. Boshti
  5. Pjata prej xhami
  6. Dritarja e furrës

2.2 Të dhënat teknike

Tensioni nominal 230-240 V~,50 Hz
Fuqia hyrëse nominale 1100W (Mikrovala)
Fuqia dalëse nominale 700W
Frekuenca e mikrovalëve 2450 MHz
Niveli i fuqisë sëmikrovalës6
Përmasat e jashtme(L*Gj*Th) mm243 x 446 x 340 mm
Pjata rrotulluese e xhamit 2445 mm
Kapaciteti i furrës 20 L
Pesha neto 10 kg
Ngiyra E bardhë / e zeë /argjendi

Të drejtat e modifikimeve teknike dhe të dizajnit janë të rezervuara.

Markat në pajisje ose vlerat e deklaruara në dokumentet e tjera të dhëna bashkë me produktin janë vlera të siguruara në kushte laboratorike në përputhje me standardet përkatëse. Këto vlera mund të ndryshojnë në përputhje me përdorimin e pajisjes dhe kushtet e ambientit.

3 Instalimi dhe lidhja

3.1 Montimi

  1. Sigurohuni që të gjitha materialet e paketimit të hiqen nga pjesa e brendshme e derës.

BEKO MOC20100SFB - Montimi - 1

PARALAJMËRIM: Kontrolloni furrën për dëmtime, si p.sh. mospërputhje ose përkulje të derës, dëmtime të gomave të derës dhe të sipërfaqes së guarnacionit, mentesha dhe kapëse të thyera ose të lira të derës dhe goditje brenda hapësirës së brendshme ose në derë. Nëse ka ndonjë dëmtim, mos e përdorni furrën dhe kontaktoni me personelin e kualifikuar të shërbimit.

  1. Kjo mikrovalë duhet të vendoset mbi një sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme që mund të mbajë peshën e saj dhe të ushqimeve më të rënda që mund të gatuhen në furrë.
  2. Mos e vendosni furrën në vende ku mund të ketë nxehtësi, lëngje ose lagështi të lartë, ose pranë materialeve të ndezshme.
  3. Për një përdorim të saktë, furra duhet të ketë një qarkullim të mjaftueshëm ajri. Siguroni një hapësirë prej 20 cm mbi furrë, 10 cm në pjesën e pasme dhe 5 cm në të dyja anët. Mos mbuloni apo bllokoni vrimat në pajisje. Mos i hiqni këmbët.
  4. Mos e përdorni furrën pa tavën e xhamit, mbështetësen rrotulluese dhe boshtin në pozicionet e tyre përkatëse.
  5. Sigurohuni që kordoni elektrik të mos jetë i dëmtuar dhe të mos kalojë poshtë furrës ose mbi ndonjë sipërfaqe të nxehtë ose të mprehtë.
  6. Priza duhet të jetë e arritshme që të mund të shkëputet me lehtësi në rast urgjence.
  7. Mos e përdorni furrën në ambiente të jashtme.

3.2 Interferenca të radiot

Përdorimi i furrës me mikrovalë mund të shkaktojë interferenca te radiot, televizorët ose pajisje tingujsh.

Kur ka interferenca, kjo mund të reduktohet ose të eliminohet duke marrë masat e mëposhtme:

  1. Pastroni sipërfaqen e derës dhe të guarnacionit të furrës.
  2. Ridrejtoni antenën marrëse të radios ose televizorit.
  3. Ndryshoni pozicionin e furrës me mikrovalë në lidhje me aparatin marrës.
  4. Largojeni furrën me mikrovalë nga aparati marrës.
  5. Vendoseni furrën me mikrovalë në një prizë tjetër, në mënyrë që furra me mikrovalë dhe aparati marrës të jenë në qarqe me degëzime të ndryshme.

Telat në këtë kabllo elektrike kanë ngjyra sipas kodeve të mëposhtme:

Jeshile dhe e verdhë = TOKËZIMI

  1. Përgatiteni ushqimin me kujdes. Lërini mbetjet jashtë pjatës.
  2. Duhet t'i kushtoni vëmendje kohës së gatimit. Vendoseni kohën më të shkurtër të rekomanduar dhe nëse është e nevojshme pastaj shtoni më shumë kohë. Ushqimi i tepër i pjekur mund të shkaktojë tym ose mund të digjet.
  3. Mbulojeni ushqimin gjatë gatimit. Mbulimi i ushqimit parandalon spërkatjen dhe ushqimi gatuhet në mënyrë të barabartë.
  4. Rrotullojeni ushqimin të tillë si pula dhe hamburgerët gjatë gatimit në furrën me mikrovalë për të përshpejtuar gatimin e këtyre ushqimeve. Copa të mëdha të ushqimit të tilla si rosto duhet të rrotullohen të paktën një herë.
  5. Ushqime të tilla si qofte mishi duhet të rrotullohen në mes të pjatës dhe ndryshoni vendin e tyre duke i vendosur në pjesën e jashtme të pjatës.

3 Instalimi dhe lidhja

3.4 Udhëzimet për tokëzim

Kjo pajisje duhet tokëzuar. Furra ka kabllon dhe spinën me tokëzimin. Pajisja duhet të futet në prizën në mur dhe të tokëzohet rregullisht. Sistemi i tokëzimit e mundëson kullimin e energjisë elektrike në rast të një qarku të shkurtër dhe ul rrezikun e goditjes elektrike. Ne rekomandojmë përdorimin e qarkullimit elektrik që është adekuat për furrën. Punimi me tension të lartë është i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë zjarr ose aksidente të tjera që mund të dëmtojnë furrën me mikrovalë.

4PARALAJMÄRIM: Pördorimi i pa- vend të spines SSE tokëzuar mund të shkaktojë goditje e rymës
4Nëse keni pyetje në lidhje me tokëzi- min dhe instalimet elektrike, Ju lute- mi të konsultoheni me një elektricist të kualifikuar ose me personelin nga servisi
4Prodhuesi dhe / ose distributori nuk do të pranojë përgjësi për lëndi- me apo dëmtime që do të rezultojë nga mos-respektimit të procedurave për lidhjen me energia elektrike.

3.5 Udhëzimet për pajisjet e gatimit

  1. Mikrovalët nuk mund të depërtojnë në metale. Përdorni vetëm pajisje gatimi që janë të përshtatshme për përdorim në furra me mikrovalë. Enët metalike për ushqimet dhe pijet nuk lejohen gjatë gatimit me mikrovalë. Kjo kërkesë nuk është e vlefshme nëse prodhuesi specifikon madhësinë dhe formën e enëve metalike të përshtatshme për gatimin me mikrovalë.
  2. Mikrovalët nuk mund t'i depërtojnë metaleve, prandaj nuk duhet të përdoren pajisje metalike gatimi ose pjata me elemente metalike.
  3. Mos përdorni produkte me letër të ricikluar gjatë gatimit me mikrovalë, pasi ato mund të përmbajnë fragmente të vogla metali që mund të

shkaktojnë shkëndija dhe/ose zjarr.

  1. Rekomandohen pjata të rrumbullakëta/ovale në vend të pjatave katrore/drejtkëndore, pasi ushqimet në cepa kanë tendencën të gatuhen më shumë.
  2. Mund të përdoren shirita të ngushtë fletë alumi për të parandaluar gatimin e tepërt për zonat e ekspozuara. Por tregoni kujdes që të mos përdorni shumë nga kjo dhe ruani një distancë prej 2,54 cm (1 inç) mes fletës së aluminit dhe kavitetit të brendshëm.

Lista më poshtë është një udhëzues i përgjithshëm për t'ju ndihmuar të zgjidhni pajisjet e duhura të gatimit.

Ena e gatimit Mikrovala
Xham rezistent ndaj nxehtësisë Po
Xham jo rezistent ndaj nxehtësisë Jo
Qeramikië rezistente ndaj nxehtësisëPo
Pjatë plastike e sigurt për mikrovalëPo
Letë r kuzhine Po
Tavë metalike Jo
Raft metalik Jo
Fletë alumni dhe enë me fletë alumniJo

4 Punimi i pajisjes

4.1 Paneli i kontrollit

BEKO MOC20100SFB - Paneli i kontrollit - 1

Paneli i kontrollit përfshin dy funksione. Njëri është çelësi i kohëmatësit dhe tjetri është çelësi i fuqisë.

Çelësi i fuqisë

Ky çelës i fuqisë e përdorni për të zgjedhur një nivel të fuqisë së gatimit. Ai është hapi i parë për të nisur seancën e gatimit.

Çelësi i kohëmatësit

Siguron parametra vizuale kohore me një rrotullim të lehtë të gishtit për të zgjedhur kohën e dëshiruar të gatimit me deri në 30 minuta për seancë gatimi.

Gatimi me mikrovalë

Për gatimin vetëm me mikrovalë, ka gjashtë nivele fuqie nga të cilat mund të zgjidhni atë që është më i përshtatshëm për detyrën aktuale.

Niveli i fuqisë rritet me rrotullimin e çelësit në drejtimin orar. Nivelet e fuqisë mund të klasifikohen si më poshtë:

Fuqia dalëse Përshkrimi
1 100% E lartë
2 88% Mesatare - e lartë
3 73% Mesatare
4 52% Mesatare - e ulët
5 42% Shkirje
6 20% E ulët

4.2 Përdorimi

Për të nisur një seancë gatimi.

  1. Vendosni ushqimet në furrë dhe mbyllni derën.
  2. Rrotulloni çelësin e fuqisë (1) për të zgjedhur një nivel fuqie.
  3. Përdorni Çelësin e kohëmatësit (2) për të caktuar një kohë gatimi.

BEKO MOC20100SFB - Përdorimi - 1

Sapo të rrotullohet kohëmatësi, furra fillon gatimin. Kur zgjidhni një kohë më pak se 2 minuta, rrotullojeni kohëmatësin përtej vlerës 2 minuta dhe më pas kthejeni te koha e saktë.

BEKO MOC20100SFB - Përdorimi - 2

KUJDES: Kthejeni gjithmonë kohëmatësin te pozicioni zero nëse ushqimet hiqen nga furra para se të përfundojë koha e gatimit ose kur furra nuk është në përdorim. Për ta ndaluar furrën gjatë procesit të gatimit, shtypni butonin e hapjes së derës ose hapeni derën me anë të dorezës.

5.1 Pastrimi dhe mirëmbajtja

BEKO MOC20100SFB - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 1

PARALAJMËRIM: Kurrë mos përdorni benzinë, tretës, agjentë pastrimi, objekte metalike ose furça të forta për pastrimin e pajisjes.

BEKO MOC20100SFB - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 2

PARALAJMËRIM: Kurrë mos e zhytni pajisjen ose kabllon elektrike në ujë ose në ndonjë lëng tjetër.

  1. Fikeni pajisjen nga rryma dhe nxirreni spinën nga priza në mur.
  2. Pritni që pajisja të ftohet plotësisht.
  3. Mbajeni brendësinë e furrës të pastër. Fshijeni me leckë të lagur nëse ushqimi është i shpërndarë ose lëngje janë ngjitur në muret e furrës. Përdorni detergjent të butë nëse furra është mjaft e pistë. Shmangni spërkatësit dhe mjetet e forta sepse ato mund të shkaktojnë njolla, gërvishtje ose errësim të sipërfaqes në derë.
  4. Sipërfaqet e jashtme të furrës duhet të pastrohen me një leckë të lagur. Mos lejoni që uji të depërtojë në hapjet e ventilimit që të mos dëmtohen pjesët e furrës.
  5. Shpesh fshijini të dy anët e derës dhe xhamin, gomat në derë dhe pjesët e pajisjes afër gomës me një leckë të lagur për të hequr njollat nga spërkatjet. Mos përdorni preparate pastruese abrazive.
  6. Mos përdorni pastrues me avull.
  7. Mos lejoni që paneli i kontrollit të laget. Pastrojeni me një leckë të butë të lagur. Lëreni derën e furrës të hapur kështu që të mos aktivizoni aksidentalisht ndonjë funksion kur pastroni panelin.
  8. Nëse avulli akumulohet brenda ose rreth derës së furrës, fshijeni me një leckë të butë të lagur. Kjo mund të ndodhë kur furra me mikrovalë vepron në kushte të lagështa. Kjo është krejtësisht normale.
  9. Në disa raste do të duhet të hiqni pjatën e qelqit dhe ta pastroni atë. Lajeni pjatën me ujë të ngrohtë me detergjent të butë ose në makinë pjatalarëse.
  10. Unaza dhe tavani i furrës duhet të pastrohen rregullisht për të shmangur zhurmën. Mjafton të fshini sipërfaqen me një leckë të butë dhe pastrues të butë. Unaza mund të lahen në ujë me detergjent ose në makinë pjatalarëse. Kur hiqni unazën nga furra për pastrim, sigurohuni që ta keni vendosur atë në vend në mënyrë të rregullt.
  11. Për t'i hequr erërat e këqija nga furra, duhet të futni një gotë me ujë me lëvozhgë dhe lëng limoni në një enë të thellë që mund të përdoret në një furrë me mikrovalë dhe ndizeni furrën për 5 minuta në regjimin e furrës me mikrovalë. Fshijeni dhe thani me një leckë të butë.
  12. Ju lutemi, kontaktoni servisin e autorizuar nëse llamba në furrë duhet të zëvendësohet.
  13. Ju lutemi, mos e hidhni pajisjen e vjetër me mbeturinat shtëpiake; furrat e vjetra duhet të çohen tek qendrat për riciklim.
  14. Kur përdoret për herë të parë furra me mikrovalë me funksion grill, mund të prodhojë tym dhe erë të lehtë. Ky është një fenomen normal sepse furra është bërë nga një pllakë çeliku e veshur me vaj lubrifikues dhe furra do të prodhojë tym dhe erë të krijuar nga djegia e vajit lubrifikues. Ky fenomen do të zhduket pas një periudhe përdorimi.

5.2 Ruajtja

  • Nëse nuk planifikoni ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, largojeni atë me kujdes.
  • Ju lutemi, kontrolloni nëse pajisja është e fikur, e ftohtë dhe e thatë plotësisht.
  • Largojeni pajisjen në një vend të thatë dhe të ftohtë ku fëmijët nuk mund ta kapin.

5.3 Trajtimi dhe transporti

  • Kur lëvizni apo transportoni pajisjen, mbajeni atë të paketuar në ambalazhin origjinal. Ambalazhi e mbron pajisjen nga dëmtimet fizike.
  • Mos e vendosni asnjë ngarkesë mbi pajisjen ose ambalazhin. Pajisja mund të dëmtohet.

5 Pastrimi dhe mirëmbajtja

  • Kini kujdes që pajisja mos të bjerë poshtë, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtime të përhershme dhe mosfunksionim të pajisjes.

6 Ndihma për zgjidhjen e problemeve

Problemi Zgjidhja e mundshme
Nëse furra nuk punonKontrolli për t'u siguruar që furra ßhtë e vendosur në mënyrë tësigurt në prisë. Nëse jo, hiqni spinën nga priza, prisni 10 sekonda dhe vendoseni përsëri në prisë në mënyrë tësigurt.
Kontrolli për siguresa të djegura të qarkut elektrik ose ulje të automatit të rrjetit elektrik. Nëse këto duket se punojnë si duhet, testoni prisën me një pajisje tjeter.
Kontrolli për t'u siguruar që paneli i kontrollit ßhtë programuar si duhet dhe që e keni caktuar kohëmatësin.
Kontrolli për t'u siguruar që dera ßhtë e mbyllur në mënyrë tësigurt me aktivizimin e bllokimit të sigurës sè derës. Në rast të kundërt, energia e mikrovalëve nuk do të qarkullojë në furre.
Nëse asnjë nga më sipër nuk e zgjidh situatën, atëhere kontaktoni me një teknik të kualifikuar. Mos u përpënqi na rregulloni ose riparoni vetë furrën.

Ju lutemi, lexoni këtë manual përdorimi!

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BEKO

Modeli : MOC20100SFB

Kategori : Furrë mikrovalësh