CYBEX Sirona G iSize - Ulëse makine

Sirona G iSize - Ulëse makine CYBEX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Sirona G iSize CYBEX në format PDF.

📄 176 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI ⚙️ Specifikimet
Notice CYBEX Sirona G iSize - page 122
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
SKIP

Pyetjet më të shpeshta - Sirona G iSize CYBEX

Pyetjet e përdoruesve rreth Sirona G iSize CYBEX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ulëse makine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Sirona G iSize - CYBEX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Sirona G iSize e markës CYBEX.

MANUAL I PËRDORUESIT Sirona G iSize CYBEX

UN R129/03 në Base G

Faleminderit që zgjodhët Sirona G i-Size si sexholino për makinën tuaj.

Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi para se ta instaloni sexholinon në automjet dhe mbajeni gjithnjë në një vend praktik për t'iu referuar në të ardhmen.

CYBEX Sirona G iSize - 1

INFORMACIONE DHE PARALAJMÉRIME TË RËNDËSISHME

CYBEX Sirona G iSize - INFORMACIONE DHE PARALAJMÉRIME TË RËNDËSISHME - 1

NUK LEJOHET instalimi i kësaj sexholinoje në sediljen e përparme të pasagjerit ndërkohë që jastëku i përparmë i ajrit është i aktivizuar.

Sexholinos nuk duhet t'i bëhen modifikime apo shtime të asnjë lloj forme pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
Për ta mbrojtur fëmijën si duhet, është absolutisht e rëndësishme që ta përdorni sexholinon sipas këtij udhëzuesi përdorimi.
Mos e ktheni sexholinon në drejtim të lëvizjes nëse fëmija nuk i ka mbushur 15 muaj dhe nuk ka arritur një gjatësi prej 76 cm.
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në lloje të caktuara sediljesh, të cilat janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në përputhje me manualin e automjetit.
Mos përdorni pika suporti të ndryshme nga ato që tregohen tek udhëzuesi i përdorimit dhe të shënuara në sistemin kufizues për fëmijë.
Inserti për të foshnjën shërben për mbrojtjen e fëmijës tuaj dhe duhet të përdoret deri sa ai të ketë arritur një gjatësi prej 60 cm.
Rripat e prehrit të sistemit të rripit të sigurimit duhet të kalojnë sa më poshtë ijëve të fëmijës që të jetë e mundur për të pasur një efekt optimal në rast aksidenti.
Përpara çdo udhëtimi, sigurohuni që sistemi i rripit të sigurimit me pesë pika lidhëse të jetë rregulluar siç duhet dhe të puthitet mirë pas trupit të fëmijës. Rripat nuk duhet të përdridhen asnjëherë.
*Vetëm një mbështetëse koke optimale mund t'i ofrojë fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë që rripat e shpatullave të puthiten sîç duhet.

Kjo sexholino mund të përdoret vetëm e shoqëruar me një bazament Base G të montuar duke përdorur ISOFIX.

Sexholinoja duhet të instalohet gjithmonë saktë dhe të jetë e fiksuar në automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.

Këmbëza mbështetëse duhet të jetë gjithmonë në kontakt të drejtpërdrejtë me dyshemenë e automjetit. Nëse automjeti juaj ka ndarje ruajtëse në pjesën e këmbëve, kontaktoni prodhuesin e automjetit për t'u siguruar që dyshemeja e automjetit është mjaft e fortë për të mbajtur këmbëzën mbështetëse.

Sjatë drejtimit të mjetit, sexholinoja duhet të jetë gjithmonë e fiksuar në drejtim të lëvizjes ose në drejtim të kundërt të lëvizjes.

Që sexholinoja të sigurojë mbrojtje maksimale, përdorni gjithmonë mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.).

Nëse e përdorni sexholinon në sediljen e mesit të ndenjëses së pasme të mjetit, mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) nuk duhet të jetë asnjëherë e palosur.

Sexholinoja éshtë testuar dhe miratuar edhe për përdorim me mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.) të papalosur.

Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të mos bllokohet në ndonjë sipërfaqe gjatë mbylljes së derës së mjetit apo rregullimit të sediljes së pasme.

Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda mjetit duke shkaktuar lëndime fatale.

Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj. Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX originale, pasi ajo përbën një element kryesor që mundëson funksionimin e duhur të sexholinos.

Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në mjet.

Pjesët e këtij sistemi mbrojtës për fëmijë mund të nxehen në rast të ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit dhe mund të shkaktojnë djegie të lëkurës së fëmijës suaj. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.

Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen me sy të lirë. Zëvendësojeni sexholinon pas një aksidenti. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.

Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 8 vite. Sexholinoja është e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.

Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.

Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove mund të iërë shenja dhe/ose të shkaktojë cngjyrim. Për ta parandaluar këtë dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije, peshqir ose një copë të ngjashme.

PJESËT E PRODUKTIT

Shtroja për foshnjat (1)Doreza e lëshimit të ndenjëses (13)
Treguesi i përmasave (2)Mbështetësja e kokës (14)
Kontrolli i drejtimit të udhëtimit (D.D.C) (3)Doreza e rregullimit të mbështetëses së kokës (15)
Këmbëza mbështetëse (4)Doreza e rrotullimit të ndenjëses (16)
Butonat e lëshimit-ISOFIX (5)Treguesi i drejtimit të lëvizjes (17)
Krahët fiksues-ISOFIX (6)Doreza e rregullimit të pozicionit (18)
Bazamenti (7)Butoni i rregullimit të rripit (19)
Pikat e mbërthimit-ISOFIX (8)Rripi i shpatullave (20)
Treguesi-ISOFIX (9)Tokëza e rripit (21)
Butoni i rregullimit të këmbëzës mbështetëse (10)Gjuhëza e tokëzës (22)
Rripat e prehrit (23)
Treguesi i këmbëzës mbështetëse (11)Rripi qendror i rregullimit (24)
Treguesi i fiksimit të sexholinos (12)

POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET

Ky është një sistem mbrojtës për fëmijë i përmirësuar dhe në përputhje me standardin e sigurisë "i-Size". Ai është miratuar në përputhje me Rregulloren e Kombeve të Bashkuara nr. R129/03 në Base G, për përdorim në sediljet e mjeteve që përmbushin standardin "i-Size", siç sugjerohet nga prodhuesit e mjeteve në manualët e përdorimit të mjetit. Nëse mjeti juaj nuk ka pozicion uljeje "i-Size", kontrolloni listën e llojeve të mjetit. Versionin më të përditësuar të listës së llojeve mund ta mermi në go.cybex-online.com/sirona-g-isize-car-compatibility.

Nuk eshte e garantuar se ne te gjitha automjetet e aprovuara mund te perdoren te gjitha pozicionet dhe pjerresite.

PÈRDORIMET E NDRYSHME TË SEXHOLINOS

40 – 105 cm,maks. 19 kg76 – 105 cm, > 15 Mmaks. 19 kg
CYBEX Sirona G iSize - POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET - 1CYBEX Sirona G iSize - POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET - 2
40 – 60 cm > 60 cmCYBEX Sirona G iSize - POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET - 3CYBEX Sirona G iSize - POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET - 4CYBEX Sirona G iSize - POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET - 5

Nëse e keni blerë sexholinon me shtrojë për foshnja (1), ai duhet të hiqet nëse fëmija është më i gjatë se 60 cm.

Treguesi i përmasave (2) tregon përmasat që duhet të arrijë fëmija juaj përpara se të lejohet konvertimi i sexholinos për përdorim në drejtim të lëvizjes.

INSTALIMI NË AUTOMJET

Sigurohuni gjithmonë që...

  • mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
  • gjatë instalimit të sexholinos në sediljen e përparme të pasagjerit, sediljen e mjetit sa më pas që të jetë e mundur.

Saxholinoja éshtë bërë vetëm për sediljet e drejtuara përpara, të cilat janë të pajisura me ISOFIX.

SQ

Instalimi i sexholinos me Base G

  1. Mbajeni butonin e Kontrollit të Drejtimit të Vozitjes (D.D.C., Driving Direction Control) (3) në pozicionin e mesit dhe sigurohuni që baza të jetë e rregulluar për sediljet e makinës me pamje nga pas.
  2. Paloseni këmbëzën mbështetëse (4) derisa të fiksohet në pozicionin maksimal përpara.
  3. Lëshojini butonat e lëshimit ISOFIX (5) për të shtrirë krahët fiksues ISOFIX (6).

CYBEX Sirona G iSize - Instalimi i sexholinos me Base G - 1

dy butonat e lèshimit ISOFIX mund të lèshohen në mënyrë të pavarur ke lejuar rregullimin e pavarur të krahëve fiksues ISOFIX.

  1. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (6) deri në fund jashtë bazamentit.
  2. Vendoseni bazamentin (7) në një sedilje të përshtatshme në mjet.
  3. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (6) brenda pikave të mbërthimit ISOFIX (8) derisa të fiksohen në pozicion me një tingull "KLIK" të dëgjueshëm. Ngjyra e dy treguesve ISOFIX (9) do të ndryshojë nga e KUQE në të GJELBËR.
  4. Sigurohuni që bazamenti është fiksuar mirë duke u përpjekur ta nxirrni nga pikat e mbërthimit ISOFIX (8).
  5. Shtyjeni bazamentin (7) drejt mbështetëses së shpinës në sediljen e mjetit derisa të drejtvendoset plotësisht me të.

CYBEX Sirona G iSize - Instalimi i sexholinos me Base G - 2

he lëvizja e bazamentit nga njëra anë në tjetrën e mbërthen atë me bështetësen e shpinës të mjetit.

  1. Shtypni butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (10) dhe zgjateni këmbëzën derisa të prekë dyshemenë e mjetit.
  2. Tërhiqeni këmbëzën mbështetëse (4) drejt pozicionit tjetër të fiksimit për të siguruar transmetim optimal të forcave.
  3. Treguesi i këmbëzës mbështetëse (11) bëhet I GJELBËR kur këmbëza mbështetëse pozicionohet si duhet në dyshemenë e automjetit dhe sinjali akustik paralajmërues ndalon.
  4. Vendoseni sexholinon në bazament (7).
  5. Sigurohuni që sexholinoja të fiksohet në pozicion me një "KLIK" të dëgjueshëm.
  6. Verifikoni nëse treguesi i fiksimit të sexholinos (12) në bazament është në ngjyrë të GJELBËR.

CYBEX Sirona G iSize - Instalimi i sexholinos me Base G - 3

NXJERRJA NGA MJETI

  1. Për ta liruar sexholinon nga baza (7), ngrini lart dorezën e lëshimit të sexholinos (13).
  2. Anojeni paksa sexholinon dhe ngrijeni nga baza (7).
  3. Zhbllokoni krahët fiksues ISOFIX (6) në të dyja anët duke i tërhequr ndërsa shtypni butonat e lëshimit ISOFIX (5).
  4. Nxirrni bazamentin (7) nga pikat e mbërthimit ISOFIX (8).
  5. Hiqni bazamentin (7) dhe rrëshqitni krahët fiksues ISOFIX (6) plotësisht në pozicionin e tyre të transportit.
  6. Shtyni këmbëzën mbështetëse (4) drejt pozicionit të saj fillestar dhe më pas paloseni për të krijuar hapësirë.

RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS

Mbështetësja e lëvizshme e kokës (14) mund të lëvizet duke përdorur dorezë e rregullimit të mbështetëses së kokës (15) mbrapa mbështetëses së kokës (14). Kur rregulloni mbështetësen e kokës, sigurohuni që daljet e parzmores së shpatullave të jenë në nivelin e shpatullave ose pak më poshtë.

FUNKSIONI I RROTULLIMIT

Tërhiqeni dorezën e rrotullimit të sexholinos (16) mbi bazë për ta kthyer sexholinon.

Përpara se të filloni udhëtimin tuaj, sigurohuni që sexholinoja të jetë fiksuar mirë dhe që treguesi i drejtimit të lëvizjes (17) të jetë JESHIL.

Në momentin që fëmija juaj të jetë më i madh se 15 muajsh dhe më i gjatë se 76 cm, mund të transportohet edhe përpara. Për këtë qëllim, vendosni butonin e kontrollit të drejtimit në pozicionin e sipërm.

CYBEX Sirona G iSize - FUNKSIONI I RROTULLIMIT - 1

ilja e makinës mund të përdoret me pamje nga pas për të gjithë gamën adhësisë së fëmijës.

RREGULLIMI I POZICIONIT TË SHTRIRË

Për ta rregulluar sexholinon në pozicion të shtrirë, shtypni dorezën e rregullimit të pozicionit (18) në pjesën e përparme të sexholinos.

CYBEX Sirona G iSize - RREGULLIMI I POZICIONIT TË SHTRIRË - 1

fëmijët që nuk janë ende të aftë të qëndrojnë vetë ulur, rekomandojmë ë përdoret pozicioni më i shtrirë.

CYBEX Sirona G iSize - RREGULLIMI I POZICIONIT TË SHTRIRË - 2

urohuni gjithnjë që sexholinoja të fiksohet në vend kur e lëvizni qoftë në icionin e pjerrët, qoftë në atë ulur.

SIGURIMI I FËMIJËS

  1. Rrotullojeni sexholinon në pozicionin e hipjes.
  2. Shtypni butonin e rregullimit të rripit (19) dhe tërhiqni njëkohësisht të dy rripat e shpatullave (20) për t'i liruar ato.
  3. Zbërtheni tokëzën e rripit (21) duke shtypur fort butonin e kuq.
  4. Tani gjuhëzat e tokëzës (22) mund të fiksohen në vendet e treguara në kapak duke përdorur unazat e integruara.
  5. Vendoseni fëmijën në sexholino me fytyrë përpara.
  6. Vendosini rripat e shpatullave (20) direkt mbi shpatullat e fëmijës.
  7. Vendosini të dyja gjuhëzat e tokëzës (22) së bashku dhe fiksojini në vend me tokëzën e rripit (21). Duhet të dëgjoni një tingull "KLIK".

  8. Nëse sexholinoja që po përdorni ka një mekanizëm mbërthyes "SensorSafe", shtypeni këtë mekanizëm për ta mbyllur derisa të dëgjoni një tingull "KLIK" dhe rërèshqiteni poshtë drejt tokëzës së rripit (21).

  9. Shtrëngoni rripat e prehrit (23) dhe më pas tërhiqni rripin qendror të rregullimit (24) për të shtrënguar rripat e shpatullave (20) derisa të puthiten në mënyrë komode pas trupit të fëmijës.

Sistemi i rripit të sigurimit duhet të puthitet mjaftueshëm në mënyrë që të mos jetë e mundur palosja e rripave.

  1. Në rastin e përdorimit të mekanizmit mbërthyes "SensorSafe", pozicionojeni atë direkt nën jastëkët e shpatullave.

  2. Rrotullojeni sexholinon në pozicionin e preferuar të udhëtimit. Drejtimi përpara lejohet vetëm për fëmijët që janë më tepër se 15 muajsh dhe kanë gjatësi të paktën 76 cm.

HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS

Mbulesa e sexholinos përbëhet nga 4 pjesë. Ato mbërthehen në sexholino në disa pika. Pasi zbërthehen, pjesët e veçanta të mbulesës mund të hiqen. Për të rivendosur mbulesën, ndiqni në rend të kundërt udhëzimet e heqjes. Nëse e keni blerë me shtrojën për foshnja (1), duhet të hiqni sfungjerin para se ta lani. Për këtë qëllim, copa ka disa vrima.

Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30°C, me një program delikat larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse apo duke e ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit.

GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT

CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju jep 3 vjet garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti i është shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e garancisë dhe të gjitha informacionet thelbësore të domosdoshme për mbrojtjen nga garancia mund t'i gjeni në faqen tonë kryesore: go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në raste defektesh mbeten të pacenuara.

Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.

CERTIFIKACIJA

Sirona G i-Size

Raspon veličina: 61 – 105 cm

Težina: maks. 19 kg

UN R129/03 na Base G

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : CYBEX

Modeli : Sirona G iSize

Kategori : Ulëse makine