ELECTROLUX EFH9046IW - Ngrohje elektrike

EFH9046IW - Ngrohje elektrike ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas EFH9046IW ELECTROLUX në format PDF.

📄 100 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice ELECTROLUX EFH9046IW - page 88
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth EFH9046IW ELECTROLUX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrohje elektrike në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EFH9046IW - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EFH9046IW e markës ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT EFH9046IW ELECTROLUX

Faleminderit që zgjodhët një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt që sjell me vete dekada të tëra përvoje dhe risi nga profesionistë. Gjenial dhe elegant, ky produkt është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Pra, sa herë që ta përdorni, mund të ndjeheni të sigurt se çdo herë do të merrni prej tij rezultate të shkëlqyera. Mirë se vini në Electrolux.

Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën:

ELECTROLUX EFH9046IW - Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën: - 1

Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin:

www.electrolux.com

ELECTROLUX EFH9046IW - Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën: - 2

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:

të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinës shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

Aparati Projektuar, testuar dhe prodhuar sipas:

Siguria: EN/IEC 60335-1; EN/IEC 60335-2-31, EN/IEC 62233.

Performanca: EN/IEC 61591; ISO 5167-1; ISO 5167-3; ISO 5168; EN/IEC 60704-1; EN/IEC 60704-2-13; ISO 3741; EN 50564; IEC 62301.

EMC EN 55014-1; CISPR 14-1; EN 55014-2; CISPR 14-2; EN/IEC 61000-3-2; EN/IEC 61000-3-3.

Këshilla për një përdorim korrekt për reduktimin e impaktit ambjental:

Shtypni ON për të ndezur aspiratorin me një shpejtësi minimale kur filloni të gatuani dhe e mbani të ndezur për disa minuta pasi të keni përfunduar gatimin. Shtoni shpejtësinë vetëm në raste të një sasie të madhe tymi dhe avulli dhe përdorni shpejtësinë boost vetëm në raste ekstreme. Zëvendësoni filtrin me karbon nëse është e nevojshme për të arritur reduktimin e erërave me efikasitet. Pastroni filtrin e yndyrave nëse doni të arrini thithjen e yndyrave me efikasitet. Përdorni diametrin maksimal të kanalizimit të paraqitur në manualin e udhëzimeve për të maksimizuar efikasitetin dhe minimizuar zhurmën.

KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT

Rekomandojmë përdorimin e pjesëve origjinale të këmbimit.

Kur kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme.

Informazioni mund të gjenden në pllakën e specifikimeve. Modeli, PNC, Numri i serisë.

Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin. Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla. Të dhëna për ambientin.

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

1. UDHËZIME PËR SIGURINË

ELECTROLUX EFH9046IW - UDHËZIME PËR SIGURINË - 1

Paralajmërim! Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht instalimin.

Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresat e përgjithshme të banesës.

Gjatë të gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka pune. Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore, dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të kundërt duhet të mbikëqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një njeri i përgjegjshëm për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me pajisjen. Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i filtrave nuk është montuar siç duhet! Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur sende, veçanërisht nëse nuk janë të këshilluara posaçërisht. Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të tjera djegëse, ambienti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.

Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegie gazi apo lëndë të tjera djegëse. Është e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës. Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të shmanget patjetër.

Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit.

Kujdes! Kur supria është duke punuar, pjesët e oxhakut mund të nxehen. Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale

kompetente.

Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar rregullat e përshkruara në këtë manual). Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri. Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura siç duhet për të shmangur kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual.

ELECTROLUX EFH9046IW - UDHËZIME PËR SIGURINË - 2

Kujdes! Mungesa e instalimit të vidave dhe të pajisjeve të fiksimit sipas këtyre udhëzimeve mund të sjellë rreziqe të natyrës elektrike.

2. PËRDORIMI

Oxhaku shërben për të thithur tymrat dhe avujt që vijnë nga gatimi.

Në manualin e instalimit bashkëngjitur tregohet se cili është versioni i mundshëm që mund të përdoret për modelin që keni në dispozicion mes variantit thithës me

nxjerrje jashtë të tymrave ose filtrit me riciklim të brendshëm.

3. MONTIMI

Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë, atëherë lidheni oxhakun me spinën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose spina nuk gjendet në një zonë të arritshme edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurie që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.

Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithmonë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.

Oxhaku është i pajisur me një kabllo ushqimi të veçantë; në rast dëmtimi të kabllos, kërkoni një tjetër shërbimit të ndihmës teknike.

Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të enëve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50 cm në rastin e kuzhinave elektrike dhe jo më pak se 65 cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithmonë parasysh.

MIRËMBAJTJA

Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës. Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryhet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jo gërryes.

Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryes. MOS PËRDORNI ALKOOL!

Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni udhëzimet e dhëna.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motori, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.

Filtri antiyndyrë - Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër. Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

ELECTROLUX EFH9046IW - MIRËMBAJTJA - 1

Type 15 - Filtër karboni aktiv që NUK lahet

Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit

të yndyrës. Sidoqoftë, është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj. NUK mund të lahet dhe të rivendoset.

ELECTROLUX EFH9046IW - Type 15 - Filtër karboni aktiv që NUK lahet - 1

KOMANDIMET

Oxhaku është pajisur me një panel komandimi me kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndezjes së dritës për ndriçimin e pllakës së gatimit.

ELECTROLUX EFH9046IW - KOMANDIMET - 1

  1. ON/OFF dritat
  2. OFF motorët
  3. Fuqia thithëse minimale (3.), e mesme (4.), maksimale (5.).

Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqendrimi të veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.

Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.

Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat, sigurohuni që të jenë ftohur.

Zëvendësoni llambën e dëmtuar.

Përdorni vetëm llamba halogjene me kandelë 035mm E14 28W.

ELECTROLUX EFH9046IW - KOMANDIMET - 2

Mirë se vini në botën e Electrolux. Ju falënderojmë që zgjodhët një produkt kaq cilësor. Me këtë produkt, ju keni mundësinë të përjetoni një kombinim të funksionalitetit dhe dizajnit. Shpresojmë që të kënaqeni me pajisjen tuaj të re.

Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën:

ELECTROLUX EFH9046IW - Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën: - 1

Gjeni këshilla, broshura, zgjidhje për probleme, informacione për servisimin:

www.electrolux.com

ELECTROLUX EFH9046IW - Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën: - 2

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ELECTROLUX

Modeli : EFH9046IW

Kategori : Ngrohje elektrike