ELECTROLUX EFH9046 - Ngrohje elektrike

EFH9046 - Ngrohje elektrike ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas EFH9046 ELECTROLUX në format PDF.

📄 100 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice ELECTROLUX EFH9046 - page 88
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Marka Electrolux
Modeli EFH9046
Lloji i produktit Aspirator
Përdorimi Shtëpiak
Furnizim elektrik 230 V ~ 50 Hz
Numri i shpejtësive 3 (minimale, mesatare, maksimale)
Ndriçimi Llambë halogjene qiri, ∅35 mm, E14, 28 W
Distanca minimale mbi një sobë elektrike 50 cm
Distanca minimale mbi një sobë me gaz ose të përzier 65 cm
Filtri kundër yndyrës I larë në pjatalarëse (cikël i shpejtë, temperaturë e ulët) ose me dorë me detergjent neutral
Frekuenca e pastrimit të filtrit kundër yndyrës 1 herë në muaj
Filtri i karbonit aktiv I palarë, duhet ndërruar çdo 4 muaj maksimumi
Lloji i shkarkimit Thithje e jashtme ose riqarkullim i brendshëm (sipas versionit)
Kontrolli Paneli i kontrollit me kontrollin e ndriçimit dhe shpejtësisë së thithjes
Siguria Ndërprerës i normalizuar për shkëputje të plotë; përdorimi i dorezave gjatë mirëmbajtjes
Shërbimi pas shitjes Pjesë rezervë origjinale; kontaktoni shërbimin me modelin, PNC dhe numrin serial
Normat e sigurisë të aplikuara EN/CEI 60335-1, EN/CEI 60335-2-31, EN/CEI 62233
Normat e performancës të aplikuara EN/CEI 61591, ISO 5167, EN/CEI 60704, ISO 3741, EN 50564, CEI 62301
Normat CEM të aplikuara EN 55014-1, CISPR 14-1, EN 55014-2, CISPR 14-2, EN/CEI 61000-3-2, EN/CEI 61000-3-3

Pyetjet më të shpeshta - EFH9046 ELECTROLUX

Cila është distanca minimale midis aspiratorit dhe sobës?
Për një sobë elektrike, distanca minimale është 50 cm. Për një sobë me gaz ose të përzier, është 65 cm. Nëse udhëzimet e prodhuesit të sobës specifikojnë një distancë më të madhe, respektoni atë.
Si të pastroni filtrin kundër yndyrës?
Filtri kundër yndyrës duhet pastruar një herë në muaj me detergjentë jo agresivë, me dorë ose në pjatalarëse në temperaturë të ulët dhe cikël të shpejtë. Larja në pjatalarëse mund të zbardh filtrin por pa ndryshuar performancën e tij.
Kur duhet ndërruar filtri i karbonit?
Filtri i karbonit aktiv është i palarë dhe duhet ndërruar maksimumi çdo 4 muaj, ose më herët në varësi të përdorimit dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës.
A mund ta përdor aspiratorin pa filtrin e yndyrës?
Jo, aspiratori nuk duhet përdorur kurrë pa grilën e montuar saktë. Filtri i yndyrës është thelbësor për të shmangur rrezikun e zjarrit.
Çfarë të bëj nëse llamba e aspiratorit nuk funksionon më?
Shkëputni pajisjen nga rrjeti elektrik, sigurohuni që llamba është e ftohtë, më pas zëvendësoni atë me një llambë halogjene qiri me diametër ∅35 mm, prizë E14 dhe fuqi 28 W.
Si të zvogëlohet ndikimi mjedisor i aspiratorit?
Ndizni aspiratorin në shpejtësi minimale gjatë gatimit dhe lëreni të punojë disa minuta pas. Përdorni shpejtësitë e larta vetëm në rast të prodhimit të madh të tymit. Pastroni ose ndërroni filtrat rregullisht për të ruajtur efikasitetin.
Pse aspiratori duhet të shkëputet para pastrimit?
Për arsye sigurie, para çdo operacioni pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputni aspiratorin nga qarku elektrik duke hequr prizën ose duke fikur ndërprerësin e përgjithshëm për të shmangur rrezikun e goditjes elektrike.
Cilat produkte pastrimi të përdor për aspiratorin?
Përdorni një leckë të lagur me detergjent të lëngshëm neutral. Mos përdorni kurrë produkte gërryese ose alkool, pasi mund të dëmtojnë sipërfaqen.
A mund të përdoret aspiratori pa shkarkim të jashtëm?
Po, aspiratori mund të funksionojë në versionin riqarkullim të brendshëm me një filtër karboni, i cili filtron aromat para se të kthejë ajrin në kuzhinë. Konsultohuni me manualin e instalimit për të ditur versionin e modelit tuaj.
Çfarë të bëj nëse aspiratori nuk ndizet?
Kontrolloni që aspiratori është lidhur saktë dhe ndërprerësi i përgjithshëm nuk është i fikur. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shërbimin pas shitjes me modelin, PNC dhe numrin serial (të treguar në etiketën e specifikimeve).

Pyetjet e përdoruesve rreth EFH9046 ELECTROLUX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrohje elektrike në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EFH9046 - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EFH9046 e markës ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT EFH9046 ELECTROLUX

SQ Udhëzues për përdorimin

Faleminderit që bletë një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt i cili sjell me vete dekada të tëra me përvojë dhe risi nga profesionistë. Gjenial dhe elegant, ky produkt është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Pra, sa herë që ta përdorni mund të ndjeheni të sigurt se çdo herë do të merrni prej tij rezultate të shkëlqyera. Mirë se vini në Electrolux.

Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën:

ELECTROLUX EFH9046 - Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën: - 1

Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin:

www.electrolux.com

ELECTROLUX EFH9046 - Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën: - 2

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:

Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:

www.electrolux.com/shop

PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN

Ricikloni materialet me simbolin 📋. Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka.

Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve

të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin ■ e mbeturinës shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

Aparat i projektuar, testuar dhe prodhuar sipas:

. Siguria: EN/IEC 60335-1; EN/IEC 60335-2-31, EN/IEC 62233.

. Performanca: EN/IEC 61591; ISO 5167-1; ISO 5167-3; ISO 5168; EN/IEC 60704-1; EN/IEC 60704-2-13; ISO 3741; EN 50564; IEC 62301.

. EMC EN 55014-1; CISPR 14-1; EN 55014-2; CISPR 14-2; EN/IEC 61000-3-2; EN/IEC 61000-3-3.

Keshilla per nje perdorim korrekt per reduktimin ne impaktin ambjental:

Shtypni ON per te ndezur aspiratorin me nje shpejtesi minimale kur filloni te guzhinoni dhe e mbani te ndezur per disa minuta pasi te keni perfunduar guzhinimin. Shtoni shpejtesine vetem ne raste te nje sasie te madhe tymi dhe avulli dhe perdorni shpejtesine boost vetem ne raste ekstreme. Zevendesoni filtrin me karbon nese eshte e nevojshme te arrini reduktimin e ererave me efikasitet. Pastroni filtrin e yndyrnave nese doni te arrini thithjen e yndyrnave me efikasitet. Perdorni diametrin maksimal te kanalizimit te paraqitur ne manualin e udhezimeve per te maksimizuar efikasitetin dhe minimizuar zhurmen.

KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT

Rekomandojmë përdorimin e pjesëve originale të këmbimit.

Kur kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme.

Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve. Modeli, PNC, Numri i serisë.

⚠️ Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin.

i Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna për ambientin.

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

1. ⚠️ UDHËZIME PËR SIGURINË

⚠️ Kujdes! Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.

⚠️ Paralajmërim! Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht instalimin.

Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të banesës.

Gjatë ë gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka pune. Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore, dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të kundërt duhet të mbíkqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një njeri i përgjegjshëm për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me pajisjen. Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i filtrave nuk është montuar siç duhet!

Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur sende, veç në rast se janë të këshilluara posaçërisht. Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të tjera djegëse, ambjenti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.

Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegje gazi apo lëndë të tjera djegëse. Êshtë e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës. Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të mënjanohet patjetër.

Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit.

! Kujdes! Kur suprina është duke punuar pjesët e oxhakut mund të nxehen.

Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për nxjerrijen e tymit, duhet të zbatohen me përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale

kompetente.

Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar regullat e përshkruara në këtë manual) Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri. Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura sic duhet për të mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual.

⚠️ Kujdes! Mungesa e instalimit te vidave dhe te pajisjeve te fiksimit sipas ketyre udhezimeve mund te sjelle rreziqe te natyres elektrike.

2. PËRDORIMI

Oxhaku shërben për të thithur tymrat dhe avujt që vijnë nga gatimi.

Në manualin e instalimit bashkëngjitur tregohet se cili është versioni i mundshëm që mund të përdoret për modelin që keni në dispozicion mes variantit thithës me

nxjerrje jashtë të tymrave ⏻ ose filtrues me riciklim të brendshëm €.

3. MONTIMI

Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.

⚠️ Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.

Oxhaku është i pajisur me një kavo ushqyesi të veçantë; në rast dëmtimi të kavos, kërkojini një tjetër shërbimit të ndihmës teknike.

Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50cm në rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.

MIRËMBAJTJA

Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të banesës. Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes.

Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!

Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni udhëzimet e dhëna. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motorri, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.

Filtri antiyndyrë - Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër. Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

ELECTROLUX EFH9046 - MIRËMBAJTJA - 1

Type 15 - Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet

Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit

të yndyrës. Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj. NUK mund të lahet dhe të rivendoset.

ELECTROLUX EFH9046 - MIRËMBAJTJA - 2

Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndjezjes së dritës për ndriçimin e pllakës së gatimit.

ELECTROLUX EFH9046 - MIRËMBAJTJA - 3

flowchart
graph TD
    A["1"] --> B["2"]
    B --> C["3"]
    C --> D["4"]
    D --> E["5"]
  1. ON/OFF dritat

  2. OFF motorët

          1. Fuqia thithëse minimale (3.), e mesme(4.), maksimale (5.).

Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqëndrimi të veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.

NDRIÇIMI

Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.

Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat sigurohuni që të jenë ftohur.

Zëvendësoni llambën e dëmtuar.

Përdorni vetëm llambë alogjene me kandelë ∅35mm E14 28W.

ELECTROLUX EFH9046 - NDRIÇIMI - 1

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ELECTROLUX

Modeli : EFH9046

Kategori : Ngrohje elektrike