EOE8P19WX - EOE8P19WW - EOE8P19WX - Furrë e integruar ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas EOE8P19WX - EOE8P19WW - EOE8P19WX ELECTROLUX në format PDF.

📄 720 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI
Notice ELECTROLUX EOE8P19WX  -  EOE8P19WW -  EOE8P19WX - page 634
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ELECTROLUX

Modeli : EOE8P19WX - EOE8P19WW - EOE8P19WX

Kategori : Furrë e integruar

Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë e integruar në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EOE8P19WX - EOE8P19WW - EOE8P19WX - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EOE8P19WX - EOE8P19WW - EOE8P19WX e markës ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT EOE8P19WX - EOE8P19WW - EOE8P19WX ELECTROLUX

Faleminderit për blerjen e një pajisjeje Elextrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me vete dekada eksperience dhe novatorizmi profesional. Origjinal dhe me stil, është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Kështu që sa herë që ta përdorni, mund të bazoheni në faktin se do të merrni rezultate optimale çdo herë. Mirë se vini në Electrolux. Vizitoni faqen tonë të internetit për: Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit www.electrolux.com/support Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë: www.registerelectrolux.com Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen: www.electrolux.com/shop

KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT

Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale. Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial. Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit. Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla Të dhëna rreth ambientit Rezervohet mundësia e ndryshimeve. PËRMBAJTJA

1. INFORMACIONI I SIGURISË...................635 3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT.................... 641

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave

me probleme......................................636

1.2 Siguria e përgjithshme................. 636

3.1 Pasqyra e përgjithshme............... 641

2.4 Kujdesi dhe pastrimi.................... 640

11.2 Mënyra e heqjes: Mbajtëset e

11.3 Si ta përdorni: Pastrimi pirolitik.. 662

11.5 Mënyra e heqjes dhe e instalimit:

7.1 Përshkrimi i funksioneve të orës..651

10.2 Pjekje vent. me lagështirë..........657

10.3 Pjekje vent. me lagështirë aksesorët e rekomanduar.................. 658

10.4 Tabelat e gatimit për institutet e

testimit............................................... 659

12.1 Çfarë duhet bërë nëse............... 665

12.2 Mënyra e menaxhimit: Kodet e

defekteve........................................... 666

12.3 Të dhënat e shërbimit................ 667

13. EFIKASITETI ENERGJETIK..................668

13.1 Informacioni i produktit dhe Fleta e

informacionit të produktit*.................. 668

14. STRUKTURA E MENYSË......................669

14.1 Menyja....................................... 669

14.2 Nënmenyja për: Pastrimi........... 670

14.3 Nënmenuja për: Opsionet..........670

14.4 Nënmenyja për: Lidhjet..............671

14.5 Nënmenuja për: Konfigurimi...... 671

14.6 Nënmenyja për: Servisi..............672

15. ËSHTË E LEHTË!.................................. 672

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen. 635/720

INFORMACIONI I SIGURISË

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm. Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen dhe pajisjet portative me My Electrolux Kitchen. Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet. PARALAJMËRIM: Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë ose që ftohet. Pjesët e arritshme nxehen gjatë përdorimit. Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar. Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje dhe të ndërrojë kabllon. Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso. Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik. Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja e energjisë elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm. 636/720

PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike, sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të ndërroni llambën. PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse. Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur aksesorët ose enët për furrë. Përdorni vetëm sensorin e ushqimit (sensorin e temperaturës) që rekomandohet për këtë pajisje. Për të hequr mbajtëset e rafteve, në fillim hiqni pjesën e përparme të mbajtëses së raftit dhe pastaj pjesën e pasme nga muret anësore. Montojini mbajtëset e rafteve në rendin e kundërt. Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen. Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë krisjen e xhamit. Derdhjet e tepërta të ushqimeve duhen hequr përpara pastrimit pirolitik. Hiqni të gjitha pjesët nga furra.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

PARALAJMËRIM! Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.

Hiqni të gjithë paketimin. Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar. Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen. Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura. Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza. Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit. Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera. Përpara montimit të pajisjes, kontrolloni nëse dera e furrës hapet pa pengesë. Pajisja vjen me një sistem elektrik ftohjeje. Duhet vënë në punë përmes lidhjes nga priza. Njësia e integruar duhet të plotësojë kërkesat e stabilitetit të DIN 68930. 637/720

UDHËZIMET PËR SIGURINË

Lartësia minimale e mobilies (Mobilia nën lartësinë minimale të suprinës) 578 (600) mm Gjerësia e mobilies 560 mm Thellësia e mobilies 550 (550) mm Lartësia e pjesës së përparme të pajisjes 594 mm Lartësia e pjesës së pasme të pajisjes 576 mm Gjerësia e pjesës së përparme të pajisjes 595 mm Gjerësia e pjesës së pasme të pajisjes 559 mm Thellësia e pajisjes 567 mm Thellësia inkaso e pajisjes 546 mm Gjerësia me derën të hapur 1027 mm Madhësia minimale e hapjes së ventilimit. Hapja e vendosur në pjesën e pasme poshtë 560 x 20 mm Gjatësia e kabllos kryesore të furnizimit. Kablloja është vendosur në këndin e djathtë të pjesës së pasme 1500 mm Vidat e montimit 4 x 25 mm

2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar. Pajisja duhet tokëzuar. Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik. Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet. Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese. Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga Qendra jonë e autorizuar e shërbimit. Mos i lini kabllot elektrike që të prekin derën e pajisjes ose t'i afrohen asaj apo hapësirës poshtë pajisjes, veçanërisht kur është në punë ose dera është e nxehtë. Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla. 638/720

Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes. Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën. Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina. Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët. Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm. Mbylleni plotësisht derën e pajisjes, përpara se të lidhni spinën e rrymës me prizën e rrymës. Kjo pajisje ofrohet me spinë dhe kordon elektrik.

PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike ose shpërthimi.

Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak (të brendshëm). Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes. Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos jenë bllokuar. Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë punës. Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi. Tregoni kujdes në hapjen e derës së pajisjes kur pajisja është në punë. Mund të çlirohet avull i nxehtë. Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin. Mos ushtroni presion mbi derën e hapur. Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose si sipërfaqe mbështetëse. Hapeni derën e pajisjes me kujdes. Përdorimi i përbërësve me alkool mund të krijojë një përzierje alkooli dhe ajri. Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt me shkëndija apo flakë të hapura kur hapni derën. Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi të. Mos e ndani fjalëkalimin tuaj të Wi-Fi. PARALAJMËRIM! Rrezik dëmtimi i pajisjes.

Për të parandaluar dëmtimin ose çngjyrosjen e emalit: – mos fusni enët e furrës ose objekte të tjera në pajisje drejtpërsëdrejti në fund. – mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në pjesën e poshtme të hapësirës së pajisjes. – mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen e nxehtë. – mos lini enë të lagura dhe ushqim në pajisje pasi të keni mbaruar gatimin. – bëni kujdes kur hiqni ose vendosni aksesorët. Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk ndikon në funksionimin e pajisjes. Përdorni tepsi të thellë për kekë të butë. Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla që mund të mbesin përgjithmonë. Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera, për shembull ngrohja e dhomës. 639/720

Gatuani gjithmonë me derën e furrës të mbyllur. Nëse pajisja është instaluar pas një paneli mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që dera të mos mbyllet asnjëherë kur pajisja është në punë. Pas një paneli të mbyllur mobilieje mund të akumulohet nxehtësi dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si rrjedhim dëme në pajisje, banesë apo dysheme. Mos e mbyllni panelin e mobilies derisa pajisja të jetë ftohur plotësisht pas përdorimit.

2.4 Kujdesi dhe pastrimi

PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të pajisjes.

Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza. Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik që panelet prej xhami të thyhen. Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit. Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë! Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes. Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike. Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni udhëzimet e sigurisë në paketim.

2.5 Pastrimi pirolitik

PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje/zjarri/emetimesh kimike (avuj) në regjimin pirolitik.

Përpara se të kryeni funksionin Vetëpastrim pirolitik ose përpara përdorimit të parë ju lutemi hiqni nga hapësira e furrës: – çdo ushqim të mbetur, mbetje/rrjedhje vaji ose yndyre. – çdo objekt të lëvizshëm (përfshi raftet, shinat anësore etj., që kanë ardhur me produktin) veçanërisht çdo tenxhere, tigan, tavë, takëme etj., që nuk ngjisin. Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet për pastrim pirolitik. Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë kohës që pastrimi pirolitik është në funksionim. Pajisja nxehet shumë dhe del ajër i nxehtë nga fletët e përparme të ajrimit. Pastrimi pirolitik është një operacion me temperaturë të lartë dhe mund të lëshojë tymra nga mbetjet e gatimit dhe materialet e ndërtimit, prandaj konsumatorët këshillohen të veprojnë si më poshtë: – të sigurojnë ajrosje të mirë gjatë dhe pas çdo pastrimi pirolitik. – të sigurojnë ajrosje të mirë gjatë përdorimit të parë dhe pas tij, në një temperaturë maksimale pune. Në ndryshim nga njerëzit, disa zogj dhe zvarranikë mund të jenë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj avujve të fortë që dalin gjatë procesit të pastrimit në të gjitha furrat pirolitike. – Largoni çdo kafshë shtëpiake (veçanërisht zogjtë) nga zona pranë pajisjes gjatë dhe pas pastrimit pirolitik dhe në fillim përdorni funksionimin në temperaturë maksimale në një zonë të ajrosur mirë. Edhe kafshët e vogla shtëpiake mund të jenë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të lokalizuara të temperaturave në afërsi të furrave pirolitike kur është në punë programi pirolitik i vetëpastrimit. Sipërfaqet jo ngjitëse në tenxhere, tiganë, tabaka, takëme etj., mund të dëmtohen nga përdorimi i funksionit të pastrimit pirolitik në temperaturë të lartë në të gjitha furrat pirolitike dhe mund të jenë gjithashtu burim për avuj të dëmshëm të nivelit të ulët. 640/720

PËRSHKRIM I PRODUKTIT

Avujt e lëshuar nga furrat pirolitike/mbetjet e gatimit siç përshkruhet nuk janë të dëmshme për njerëzit, duke përfshirë fëmijët ose personat me probleme mjekësore.

Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake. Ky produkt përmban një burim drite të klasit G të efikasitetit të energjisë. Përdorni vetëm llamba me të njëjtat specifike.

Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.

Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen. Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji. Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë. Hiqni kapësen e derës për të parandaluar që fëmijët kafshët shtëpiake të ngecin brenda pajisjes.

3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT

3.1 Pasqyra e përgjithshme

Priza e sensorit të ushqimit

Mbështetje e raftit, i lëvizshëm

Rafti me rrjetë Për enë gatimi, forma keku, rosto. Tava e pjekjes Për kekë dhe kuleçë. Tava e skarës/pjekjes Për pjekje dhe rosto ose si tavë për mbledhjen e yndyrës. Sensori i ushqimit Për të matur temperaturën brenda ushqimit. Korridori teleskopik Për të futur dhe nxjerrë më lehtë tabakatë dhe raftin rrjetë.

AKTIV / JOAKTIV Shtypeni dhe mbajeni për të ndezur e fikur furrën.

Menyja Listë e funksioneve të furrës.

Të preferuara Listë e cilësimeve të preferuara.

Ekrani Tregon cilësimet aktuale të furrës.

Çelësi i llambës Për të ndezur dhe fikur llambën.

Nxehje e shpejtë Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin: Nxehje e shpejtë.

Shtypni Lëvizni Shtypni dhe mbani Prekni sipërfaqen me majën e gishtit. Rrëshqisni gishtin mbi sipërfaqe. Prekni sipërfaqen për 3 sekonda.

12:30 150°C Pas aktivizimit, ekrani shfaq panelin kryesor me funksionin e nxehjes dhe temperaturën e parazgjedhur. START 643/720 SI TË NDEZIM DHE TË FIKIM FURRËN Nëse nuk e përdorni furrën për 2 minuta, ekrani kalon në gjendje gatishmërie. 12:34 12:30 Kur gatuani, ekrani shfaq funksionet e caktuara dhe opsione të tjera të disponueshme. 150°C 11min STOP

D. Temperaturë E. Funksionet e nxehjes F. Kohëmatësi G. Sensori i ushqimit (vetëm për modele të zgjedhura) Treguesit e ekranit Treguesit bazë - për të naviguar në ekran. Për të konfirmuar përzgjedhjen / cilësimin. Për të shkuar një nivel pas në menu. Për të zhbërë veprimin e fundit. Për të aktivizuar dhe çaktivizuar opsionet. Bjeri alarmit treguesit e funksioneve - kur koha e vendosur e gatimit përfundon, bie sinjali. Funksioni është i aktivizuar. Funksioni është i aktivizuar. Gatimi ndalon automatikisht. Alarmi i sinjalit është i fikur. Treguesit e kohëmatësit Për të caktuar funksionin: Shtyrja e programit. Wi-Fi treguesi - furra mund të lidhet me Wi-Fi. 644/720 Për të anuluar parametrin.

PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË

lidhja Wi-Fi është e aktivizuar.

5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË

PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.

5.1 Pastrimi fillestar

Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3 Hiqni të gjithë aksesorët dhe mbajtëset e rafteve që mund të hiqen nga furra. Pastroni furrën dhe aksesorët me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë. Vendosni në furrë aksesorët dhe mbajtëset e rafteve që mund të hiqen.

Në ekran shfaqet mesazhi i mirëseardhjes pas lidhjes së parë. Duhet të caktoni: Gjuha, Drita e ekranit, Tingujt e butonave, Volumi i ziles, Ora Ditore.

Për të lidhur furrën, ju nevojitet:

  • Rrjet me valë me lidhje në internet.
  • Pajisje celulare e lidhur në rrjetin me valë. Hapi 1 Shkarkoni aplikacionin për celularë My Electrolux Kitchen dhe ndiqni udhëzimet për hapat e mëtejshëm. Hapi 2 Ndizni furrën. Hapi 3 Shtypni: Hapi 4 Hapi 5 . Zgjidhni: Cilësimet / Lidhjet. - rrëshqiteni ose shtypeni për të ndezur: Wi-Fi. Moduli me valë i furrës fillon brenda 90 sekondave. 645/720

Softueri në këtë produkt përmban përbërës që bazohen në softuerë falas dhe me burim të hapur. Electrolux me mirënjohje i pranon kontributet e softuerëve të hapur dhe të komuniteteve të robotikës në projektin e zhvillimit. Për të hapur kodin burimor të këtyre përbërësve të softuerëve falas dhe me burim të hapur, kushtet e licencës së të cilave duhen publikuar, dhe për të parë informacionin e tyre të plotë për të drejtat e autorit dhe kushtet e zbatueshme të licencës, vizitoni: http:// electrolux.opensoftwarerepository.com (dosja NIU5).

5.5 Ngrohja paraprake fillestare

Ngroheni paraprakisht furrën bosh përpara përdorimit të parë. Hapi 1 Hiqni të gjithë aksesorët dhe mbajtëset e rafteve që mund të hiqen nga furra. Hapi 2 Vendosni temperaturën maksimale për funksionin: Lëreni furrën të punojë për 1 orë. 646/720

Ngroheni paraprakisht furrën bosh përpara përdorimit të parë. Hapi 3 Vendosni temperaturën maksimale për funksionin: Lëreni furrën të punojë për 15 minuta.

Furra mund të nxjerrë erë të keqe dhe tym gjatë ngrohjes paraprake. Sigurohuni që dhoma të jetë e ajrosur mirë.

6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.

6.1 Si ta programoni: Funksionet e nxehjes

Hapi 1 Ndizni furrën. Në ekran shfaqet funksioni i parazgjedhur i nxehjes. Hapi 2 Shtypni simbolin e funksionit të nxehjes për të hyrë në nënmeny. Hapi 3 Zgjidhni funksionin e nxehjes dhe shtypni: Hapi 4 Vendosja e: temperaturës. Shtypni: Hapi 5 Shtypni: Sensori i ushqimit - mund ta fusni sensorin në çdo moment përpara ose gjatë gatimit. . Në ekran shfaqet: temperatura.

- shtypeni për të çaktivizuar funksionin e nxehjes. Hapi 6 Fikni furrën. Përdorni menynë e shpejtë!

6.2 Si ta programoni: Gatim i asistuar

Çdo gatim në këtë nënmeny ka një funksion dhe temperaturë të rekomanduar. Mund ta përshtatni kohën dhe temperaturën. Për disa prej gatime ju mund të gatuani gjithashtu me:

PËRDORIMI I PËRDITSHËM

  • Sensori i ushqimit Niveli i gatimit të një gjelle:
  • I pjekur pak ose Më pak
  • I gatuar mesatarisht
  • I gatuar mirë ose Më shumë Hapi 1 Ndizni furrën. Hapi 2 Shtypni:

Përdorni menynë e shpejtë!

6.3 Funksionet e nxehjes

STANDARD Funksionet e nxehjes Aplikimi Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta dhe për të thekur bukë. Skara Për të pjekur nyja të mëdha mishi ose shpendësh me kocka në një pozicion rafti. Për të bërë gratina dhe për të karamelizuar. Skarë turbo Ventilator i plotë 648/720 Për të pjekur në deri në tre pozicione të raftit njëkohësisht dhe për të tharë ushqimin. Vendoseni temperaturën 20 - 40°C më të ulët se për Gatim tradicional.

PËRDORIMI I PËRDITSHËM

Funksionet e nxehjes Aplikimi Për të gatuar ushqime të shpejta (p.sh. patate të skuqura, patate me prerje trekëndore ose kuleç) krokante. Ushqime të ngrira Për të pjekur ushqimin në një nivel furre. Gatim tradicional Për të pjekur pica. Për karamelizim intensiv dhe një fund kërcitës. Funksioni i picës Për pjekjen e kekëve me fund kërcitës dhe për ruajtjen e ushqimit. Nxehtësia e poshtme Përdoreni këtë funksion për të pjekur bukë dhe simite me rezultate shumë të mira sa i përket fortësisë, ngjyrës dhe shkëlqimit të kores. Pjekja e Bukës Për të shpejtuar ardhjen e brumit me maja. Parandalon tharjen e sipërfaqes së brumit dhe e mban brumin elastik. Ardhja e brumit SPECIALE Funksionet e nxehjes Përdorimi Për të konservuar perime, (p.sh. turshi). Konservimi Për të tharë frutat e prera në feta, zarzavatet dhe kërpudhat. Tharja 649/720

PËRDORIMI I PËRDITSHËM

Funksionet e nxehjes Përdorimi Për të ngrohur paraprakisht pjata që do të shërbehen. Ngrohja e pjatave Për të shkrirë ushqimin (zarzavate dhe fruta). Koha e shkrirjes varet nga sasia dhe madhësia e ushqimit të ngrirë. Shkrirja Për gatime si lazanja apo gratin me patate. Për të bërë gratina dhe për të karamelizuar. Au Gratin Për të përgatitur rosto të buta dhe me lëng. Gatim i ngadaltë Për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë. Mbaj ngrohtë Pjekje vent. me lagështirë Ky funksion është projektuar për të kursyer energjinë gjatë gatimit. Kur përdorni këtë funksion, temperatura në hapësirën e brendshme mund të ndryshojë nga temperatura e vendosur. Përdoret nxehtësia e mbetur. Fuqia e ngrohjes mund të jetë e ulët. Për më shumë informacion, referojuni kapitullit "Përdorimi i përditshëm", "Shënime mbi": Pjekje vent. me lagështirë.

6.4 Shënime mbi: Pjekje vent. me lagështirë

Ky funksion është përdorur për të qenë në pajtim me klasin e efikasitetit energjetik dhe kërkesat e ekodizajnit sipas BE 65/2014 dhe BE 66/2014. Testet sipas EN 60350-1. Dera e furrës duhet të mbyllet gjatë gatimit në mënyrë që funksioni të mos ndërpritet dhe që furra të funksionojë me efikasitetin më të lartë të mundshëm të energjisë. Kur përdorni këtë funksion llamba fiket automatikisht pas 30 sekondash. Për udhëzimet e gatimit shihni kapitullin "Udhëzime dhe këshilla", Pjekje vent. me lagështirë. Për rekomandimet e përgjithshme të kursimit të energjisë, shihni kapitullin "Efikasiteti energjetik", Kursimi i energjisë. 650/720

7. FUNKSIONET E ORËS

7.1 Përshkrimi i funksioneve të orës

Funksioni i orës Aplikimi Koha e gatimit Për të vendosur kohëzgjatjen e gatimit. Maksimumi është 23 orë e 59 minuta. Përfundo veprimin Për të vendosur se çfarë ndodh kur përfundon numërimi i kohëmatësit. Shtyrja e programit Për të shtyrë fillimin dhe/ose përfundimin e gatimit. Kohë shtesë Për të zgjatur kohën e gatimit. Kujtesë Për vendosjen e një numërimi mbrapsht. Maksimumi është 23 orë 59 minuta. Ky funksion nuk ndikon në funksionimin e furrës. Kohëmatësi me rritje Monitoron kohëzgjatjen e funksionit. Kohëmatësi me rritje - mund ta aktivizoni dhe çaktivizoni.

7.2 Si ta programoni: Funksionet e orës

Mënyra e regjistrimit të orës Hapi 1 Shtypni: Ora Ditore. Hapi 2 Vendosni kohën. Shtypni:

Si të vendosni kohën e gatimit Hapi 1 Zgjidhni funksionin e nxehjes dhe vendosni temperaturën. Hapi 2 Shtypni: Hapi 3 Vendosni kohën. Shtypni:

Përdorni menynë e shpejtë! 651/720

Mënyra e zgjedhjes së opsionit të përfundimit Hapi 1 Zgjidhni funksionin e nxehjes dhe vendosni temperaturën. Hapi 2 Shtypni: Hapi 3 Vendosni kohën e gatimit. Hapi 4 Shtypni: Hapi 5 Shtypni: Përfundo veprimin. Hapi 6 Zgjidhni të preferuarën: Përfundo veprimin. Hapi 7 Shtypni:

. Përsëriteni veprimin derisa ekrani të shfaqë panelin kryesor. Si të vonojmë nisjen e gatimit Hapi 1 Vendosni një funksion ngrohjeje dhe temperaturën. Hapi 2 Shtypni: Hapi 3 Vendosni kohën e gatimit. Hapi 4 Shtypni: Hapi 5 Shtypni: Shtyrja e programit. Hapi 6 Zgjidhni vlerën. Hapi 7 Shtypni:

. Përsëriteni veprimin derisa ekrani të shfaqë panelin kryesor. Zgjatja e kohës së gatimit Kur ka mbetur 10% nga koha e gatimit dhe ushqimi nuk duket të jetë gati, mund ta zgjasni kohën e gatimit. Ju gjithashtu mund të ndryshoni funksionin e nxehjes. Shtypni +1min për të zgjatur kohën e gatimit. 652/720 MËNYRA E PËRDORIMIT: AKSESORËT Si të ndryshojmë parametrat e kohëmatësit Hapi 1 Shtypni: Hapi 2 Vendosni vlerën e kohëmatësit. Hapi 3 Shtypni:

Mund ta ndryshoni kohën e caktuar gjatë gatimit në çdo moment.

8. MËNYRA E PËRDORIMIT: AKSESORËT

Një dhëmbëzim i vogël në pjesën e sipërme rrit sigurinë. Dhëmbëzimet janë gjithashtu pajisje kundër animit. Buzët e ngritura përreth skarës parandalojnë rrëshqitjen nga rafti. Rafti me rrjetë: Shtyni raftin mes shufrave udhëzuese të mbajtëses së raftit . Tava e pjekjes / Tigan i thellë: Shtyjeni tavën midis shufrave drejtuese të mbajtëses së raftit. 653/720 MËNYRA E PËRDORIMIT: AKSESORËT Rafti me rrjetë, Tava e pjekjes / Tigan i thellë: Shtyni tavën ndërmjet shufrave udhëzuese të mbajtëses së raftit dhe raftin me rrjetë në shufrat udhëzuese më sipër.

8.2 Sensori i ushqimit

Sensori i ushqimit- mat temperaturën brenda ushqimit. Mund ta përdorni me çdo funksion nxehje. Duhet të vendosen dy temperatura të ndryshme: temperatura e furrës: minimumi 120 °C. Temperatura e brendshme. Për rezultate sa më të mira në gatim: Përbërësit duhet të jenë në temperaturë dhome. mos e përdorni për gatime të lëngshme. gjatë gatimit duhet të mbetet në enë. Furra llogarit me afërsi kohën e përfundimit të gatimit. Kjo gjë varet nga sasia e ushqimit, funksioni dhe temperatura e vendosur e furrës. Si ta përdorni: Sensori i ushqimit Hapi 1 Ndizni furrën. Hapi 2 Vendosni një funksion nxehjeje dhe nëse është e nevojshme, temperaturën e furrës. Hapi 3 Futni: Sensori i ushqimit. Mish, pulë dhe peshk 654/720 tavë MËNYRA E PËRDORIMIT: AKSESORËT Vendosni majën e Sensori i ushqimit në qendër të mishit ose peshkut, në pjesën më të trashë nëse është e mundur. Sigurohuni që të paktën 3/4 e Sensori i ushqimit të jetë brenda gatimit. Hapi 4 Futni majën e Sensori i ushqimit saktësisht në qendër të tavës. Sensori i ushqimit duhet jetë i palëvizur në një vend gjatë gatimit. Përdorni një përbërës të ngurtë për të arritur këtë. Përdorni skajin e enës së pjekjes për të mbështetur dorezën e silikonit të Sensori i ushqimit. Maja e Sensori i ushqimit nuk duhet të prekë pjesën e poshtme të enës së pjekjes. Futni Sensori i ushqimit në folenë në pjesën e përparme të furrës. Ekrani shfaq temperaturën e aktuale të: Sensori i ushqimit. Hapi 5 - shtypni për të vendosur temperaturën e brendshme të sensorit. Hapi 6

- shtypni për të caktuar opsionin e preferuar: Bjeri alarmit - kur ushqimi arrin temperaturën e brendshme, dëgjohet sinjali. Bjeri alarmit dhe ndalo gatimin - kur ushqimi arrin temperaturën e brendshme, bie sinjali dhe furra ndalon. Hapi 7 Zgjidhni opsionin dhe shtypni në mënyrë të përsëritur: kryesor. Hapi 8 Shtypni: Kur ushqimi arrin temperaturën e vendosur, dëgjohet sinjali. Mund të zgjidhni të ndaloni ose të vazhdoni gatimin për t’u siguruar që ushqimi është gatuar mirë. Hapi 9 Nxirreni fishën e Sensori i ushqimit nga priza dhe nxirreni gatesën nga furra. për të shkuar tek ekrani PARALAJMËRIM! Ekziston rreziku i djegieve duke qenë se Sensori i ushqimit nxehet. Kini kujdes kur e shkëpusni nga priza dhe kur e hiqni nga ushqimi. 655/720 FUNKSIONET SHTESË Përdorni menynë e shpejtë!

9. FUNKSIONET SHTESË

Ju mund të ruani cilësimet tuaja të preferuara, si p.sh. funksionin e nxehjes, kohën e gatimit, temperaturën, ose funksionin e pastrimit. Ju mund të ruani 3 cilësime të preferuara. Hapi 1 Ndizni furrën. Hapi 2 Zgjidhni cilësimin e preferuar. Hapi 3 Shtypni: Hapi 4 Zgjidhni: Ruaj cilësimet aktuale. Hapi 5 Shtypni + për të shtuar cilësimin në listën e: Të preferuara. Shtypni . Zgjidhni: Të preferuara.

- shtypni për të rivendosur cilësimin. - shtypni për të anuluar cilësimin.

9.2 Bllokimi i funksionit

Funksioni parandalon ndryshimin pa dashje të funksionit të nxehjes. Hapi 1 Ndizni furrën. Hapi 2 Vendosni një funksion nxehjeje. Hapi 3

- shtypni në të njëjtën kohë për të aktivizuar funksionin. Për të çaktivizuar funksionin, përsëritni hapin 3.

9.3 Fikja automatike

Për arsye sigurie furra fiket pas një farë kohe nëse një funksion i ngrohjes është në veprim dhe ju nuk ndryshoni asnjë cilësim. 656/720

Fikja automatike nuk punon me funksionet: Të lehta, Sensori i ushqimit, Koha e përfundimit, Gatim i ngadaltë.

9.4 Ventilatori i ftohjes

Kur furra është në punë, ventilatori ftohës ndizet aktivizohet për t’i mbajtur sipërfaqet e furrës të ftohta. Nëse fikni furrën, ventilatori ftohës mund të vazhdojë të punojë derisa të ftohet furra.

10. UDHËZIME DHE KËSHILLA

Temperatura dhe kohët e gatimit në tabela janë vetëm udhëzuese. Ato varen nga receta, cilësia dhe sasia e përbërësve të përdorur. Furra juaj mund të pjekë apo të skuqë ndryshe nga furra juaj e mëparshme. Udhëzimet e mëposhtme tregojnë cilësimet e rekomanduara për temperaturën, kohën e gatimit dhe pozicionin e skarës për lloje të veçanta ushqimi. Nëse nuk gjeni përzgjedhjet për një recetë të veçantë, kërkoni për një të përafërt. Për më shumë rekomandime gatimi, referojuni tabelave të gatimit në uebsajtin tonë. Për të gjetur këshilla gatimi, kontrolloni numrin PNC në etiketën e specifikimeve në kornizën e përparme të brendësisë së furrës.

10.2 Pjekje vent. me lagështirë

Për rezultate optimale ndiqni sugjerimet e listuara në tabelën më poshtë. (°C) Role të ëmbla, 16 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë

(°C) (min) Role biskotash tavë për pjekje ose tavë e thellë

Peshk i plotë, 0,2 kg tavë për pjekje ose tavë e thellë

Biskota, 16 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë

Amareta, 24 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë

Kek me kupa, 12 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë

Pasta me kripë, 20 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë

Biskota me kore të shkrifët, 20 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë

Tarta të vogla, 8 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë

10.3 Pjekje vent. me lagështirë - aksesorët e rekomanduar

Përdorni tava dhe enë të errëta dhe joreflektuese. Ato e thithin më mirë nxehtësinë se enët me ngjyrë të çelur dhe reflektuese. Tavë pice Tavë gatimi E errët, joreflektuese 28 cm diametër E errët, joreflektuese 26 cm diametër 658/720 Tasa qeramike Qeramikë 8 cm diametër, 5 cm lartësi Tavë për bazë pandispanje E errët, joreflektuese 28 cm diametër

UDHËZIME DHE KËSHILLA

Informacion për institutet e testimit Testimet sipas: EN 60350, IEC 60350. PJEKJA NË NJË NIVEL. Pjekja në forma (°C) (min) Pandispanjë pa yndyrë Ventilator i plotë

Ëmbëlsirë me mollë, 2 tava Ø20 cm Ventilator i plotë

Ëmbëlsirë me mollë, 2 tava Ø20 cm Gatim tradicional

PJEKJA NË NJË NIVEL. Biskota Përdorni nivelin e tretë të furrës. (°C) (min) Amareta / Rripa paste Ventilator i plotë

Kekë të vegjël, 20 për tepsi, ngrohni paraprakisht furrën bosh Ventilator i plotë

Kekë të vegjël, 20 për tepsi, ngrohni paraprakisht furrën bosh Gatim tradicional

1/4 Kekë të vegjël, 20 për tepsi, ngrohni paraprakisht furrën bosh Ventilator i plotë

1/4 Pandispanjë pa yndyrë Ventilator i plotë

1/4 SKARA Ngroheni furrën paraprakisht bosh për 5 minuta. Piqni në skarë me temperaturë maksimale. (min) Bukë e thekur Skara 1-3

Biftek viçi, kthejeni pasi të ketë kaluar gjysma e kohës Skara

PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë. 660/720

KUJDESI DHE PASTRIMI

11.1 Shënime mbi pastrimin

Pastroni pjesën e përparme të furrës me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë. Përdorni një solucion pastrues për të pastruar sipërfaqet metalike. Agjentët e pastrimit Pastroni njollat me një detergjent të butë. Pastrojeni hapësirën e brendshme pas çdo përdorimi. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr. Përdorimi i përditshëm Mos e ruani ushqimin në furrë për më shumë se 20 minuta. Thajeni brendësinë me një leckë të butë pas çdo përdorimi. Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo përdorimi dhe lërini të thahen. Përdorni një leckë të butë me ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë. Mos i pastroni aksesorët në lavastovilje. Aksesorët Mos i pastroni aksesorët që nuk ngjisin duke përdorur pastrues agresivë ose objekte me majë të mprehtë.

11.2 Mënyra e heqjes: Mbajtëset e rafteve

Hiqni mbajtëset e rafteve për të pastruar furrën. Hapi 1 Fikni furrën dhe prisni derisa të ftohet. Hapi 2 Tërhiqni pjesën ballore të mbajtëses nga pareti anësor. Hapi 3 Tërhiqni pjesën e pasme të mbajtëses së rafteve jashtë paretit anësor dhe hiqeni. Hapi 4 Montojini mbajtëset e rafteve në rendin e kundërt. Kunjat te shinat teleskopike nuk duhet të jenë vendosur përpara.

KUJDESI DHE PASTRIMI

11.3 Si ta përdorni: Pastrimi pirolitik

Pastrojeni furrën me Pastrimi pirolitik. PARALAJMËRIM! Ekziston mundësia e djegies. KUJDES! Nëse ka pajisje të tjera të instaluara në të njëjtën ndarje, mos i përdorni njëkohësisht me këtë funksion. Kjo mund t'i shkaktojë dëmtim furrës. Përpara Pastrimi pirolitik: Fikni furrën dhe prisni derisa të ftohet. Hiqni të gjithë aksesorët dhe mbështetëset e rafteve që mund të hiqen. Pastroni dyshemenë e furrës dhe xhamin e brendshëm të derës me ujë të ngrohtë, leckë të butë dhe detergjent të butë. Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3 Ndizni furrën. Shtypni: / Pastrimi. Zgjidhni modalitetin e pastrimit. Opsioni Regjimi i pastrimit Kohëzgjatja Pastrimi pirolitik, i shpejtë Pastrim i lehtë

Kur nis pastrimi, dera e furrës kyçet dhe llamba fiket. Ventilatori funksionon me shpejtësi më të lartë. - shtypeni për të ndaluar pastrimin përpara se të përfundojë. Mos e përdorni furrën derisa simboli i kyçjes së derës të zhduket nga ekrani. Kur përfundon pastrimi: Fikni furrën dhe prisni derisa të ftohet. 662/720 Fshijeni pjesën e brendshme me një leckë të butë. Hiqni mbetjet nga fundi i pjesës së brendshme.

KUJDESI DHE PASTRIMI

Kur shfaqet kujtuesi, rekomandohet pastrimi. Përdorni funksionin: Pastrimi pirolitik.

11.5 Mënyra e heqjes dhe e instalimit: Dera

Mund të hiqni derën dhe panelet e brendshme të xhamit për t’i pastruar. Numri i paneleve të xhamit ndryshon sipas modelit. PARALAJMËRIM! Dera është e rëndë. KUJDES! Trajtojeni me kujdes xhamin, veçanërisht rreth anëve të panelit të përparmë. Xhami mund të thyhet. Hapi 1 Hapni derën plotësisht. Hapi 2 Ngrini dhe shtyni levat fiksuese (A) në dy menteshat e derës.

Hapi 3 Mbyllni derën e furrës në pozicionin e parë të hapjes (në kënd rreth 70°). Mbajeni derën në të dyja anët dhe tërhiqeni me kënd lart për ta nxjerrë nga furra. Shtriheni derën nga pjese a jashtme në një pëlhurë të butë mbi një sipërfaqe të qëndrueshme. Hapi 4 Mbani shtrënguar në të dy anët kornizën (B) e sipërme të derës dhe shtyjeni nga brenda për ta çliruar nga kllapa.

Hapi 5 Tërhiqeni kornizën e derës drejt vetes për ta hequr. Hapi 6 Mbani panelet prej xhami të derës nga cepat e sipërm njëri pas tjetrit dhe tërhiqini nga sipër për t'i nxjerrë nga vendi.

Hapi 7 Pastroni panelin e xhamit me ujë dhe sapun. Fshini me kujdes panelin prej xhami. Mos i pastroni panelet e xhamit në lavastovilje. Hapi 8 Pas pastrimit, kryeni hapat e mësipërm në rendin e kundërt. Hapi 9 Në fillim vendosni panelin më të vogël të ndjekur nga ai më i madhi dhe më pas derën. Sigurohuni që xhamat të futen në pozicionin e duhur, ndryshe sipërfaqja e derës mund të mbinxehet.

11.6 Mënyra e ndërrimit: Llamba

PARALAJMËRIM! Rrezik goditjeje elektrike. Llamba mund të jetë e nxehtë. Përpara se të zëvendësoni llambën e furrës: Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3 Fikni furrën. Prisni derisa furra të jetë ftohur. Shkëputeni furrën nga priza e korrentit. Vendosni një pëlhurë në fund të zgavrës. Llamba e sipërme Hapi 1 Rrotullojeni kapakun e llambës për ta hequr. Hapi 2 Pastroni mbulesën prej xhami. Hapi 3 Ndërroni llambën me një llambë të përshtatshme që i reziston nxehtësisë 300 °C. Hapi 4 Montoni kapakun prej xhami. 664/720

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Llamba anësore Hapi 1 Hiqni mbajtësen e majtë të raftit për të pasur akses te llambushka. Hapi 2 Përdorni një send jo të mprehtë e të hollë (për shembull një lugë kafeje) për të hequr xhamin mbulues. Hapi 3 Pastroni mbulesën prej xhami. Hapi 4 Ndërroni llambën me një llambë të përshtatshme që i reziston nxehtësisë 300 °C. Hapi 5 Montoni kapakun prej xhami. Hapi 6 Montoni mbajtësen e majtë të rafteve.

12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.

12.1 Çfarë duhet bërë nëse...

Furra nuk ndizet ose nuk nxehet Shkaku i mundshëm Ndreqja Furra nuk është e lidhur me rrjetin elektrik ose nuk është lidhur saktë. Kontrolloni nëse furra është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik. Nuk është vendosur ora. Vendosni orën, për detaje referojuni kapitullit “Funksionet e orës”, “Mënyra e vendosjes”: Funksionet e orës. Dera nuk është mbyllur siç duhet. Mbylleni tërësisht derën. Është djegur siguresa. Sigurohuni që shkaku i problemit është siguresa. Nëse problemi përsëritet, kontaktoni një elektricist të kualifikuar. 665/720

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Furra nuk ndizet ose nuk nxehet Shkaku i mundshëm Është aktiv "Bllokimi për fëmijët" i furrës. Ndreqja Referojuni kapitullit “Menyja”, nënmenyja për: Opsionet. Komponentët Përshkrimi Llamba është djegur. Ndreqja Ndërroni llambën, për detaje referojuni kapitullit “Kujdesi dhe pastrimi”, “Mënyra e ndërrimit”: Llamba. Ikja e dritave e ndalon gjithmonë pastrimin. Përsëritni pastrimin nëse ndërpritet nga ikja e dritave. Probleme me sinjalin Wi-Fi Shkaku i mundshëm Ndreqja Problem me sinjalin e rrjetit me valë. Kontrolloni rrjetin me valë dhe ruterin. Rindizeni ruterin. Është instaluar ruter i ri ose ka ndryshuar konfigurimi i ruterit. Për ta konfiguruar sërish furrën dhe pajisjen celulare sërish, referojuni kapitullit “Përpara përdorimit të parë”, “Lidhja me valë”. Sinjali i rrjetit me valë është i dobët. Lëvizeni ruterin sa më pranë furrës që të jetë e mundur. Sinjali me valë ndërpritet nga një pajisje mikrovale që ndodhet pranë furrës. Fikeni pajisjen me mikrovalë.

12.2 Mënyra e menaxhimit: Kodet e defekteve

Kur ndodh një gabim softueri, ekrani shfaq mesazhin e gabimit. Në këtë pjesë, do të gjeni listën e problemeve që mund t’i zgjidhni vetë. 666/720

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Kodi dhe përshkrimi Zgjidhja C2 - Sensori i ushqimit ndodhet në brendësi të furrës gjatë Pastrimi pirolitik. Nxirrni Sensori i ushqimit. C3 - dera nuk është mbyllur plotësisht gjatë Pastrimi pirolitik. Mbylle derën. F111 - Sensori i ushqimit nuk është futur mirë në prizë. Fusni plotësisht Sensori i ushqimit në prizë. F240, F439 - fushat me prekje në ekran nuk funksionojnë mirë. Pastroni sipërfaqen e ekranit. Sigurohuni që të mos ketë papastërti në fushat me prekje. F601 - ka një problem me sinjalin e Wi-Fi. Kontrolloni lidhjen e rrjetit. Referojuni kapitullit “Përpara përdorimit të parë”, “Lidhja me valë”. F604 - lidhja e parë me Wi-Fi dështoi. Fikeni dhe ndizeni furrën dhe provoni sërish. Referojuni kapitullit “Përpara përdorimit të parë”, “Lidhja me valë”. F908 - sistemi i furrës nuk mund të lidhet me panelin e kontrollit. Fikni dhe ndizni furrën. Kur një prej këtyre mesazheve të gabimeve vazhdon të shfaqet në ekran, nënkupton se mund të jetë çaktivizuar një nënsistem me defekt. Në një rast të tillë, kontaktoni me shitësin tuaj ose qendrën e autorizuar të shërbimit. Nëse ndodh ndonjë nga këto gabime, pjesa tjetër e funksioneve të furrës do të vazhdojë të punojë si zakonisht. Kodi dhe përshkrimi F602, F603 - Wi-Fi nuk është e disponueshme. Zgjidhja Fikni dhe ndizni furrën.

12.3 Të dhënat e shërbimit

Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni me shitësin tuaj ose me një qendër shërbimi të autorizuar. Të dhënat e nevojshme për qendrën e shërbimit ndodhen në pllakën e specifikimeve. Pllaka e specifikimeve është në kornizën ballore të brendësisë së furrës. Mos e hiqni pllakën e specifikimeve nga pjesa e brendshme e furrës. 667/720 EFIKASITETI ENERGJETIK Ju rekomandojmë t'i shkruani të dhënat këtu: Modeli (MOD.)

Numri i serisë (S.N.)

13.1 Informacioni i produktit dhe Fleta e informacionit të produktit*

KOEBP39WX 944032012 KOEBP39WZ 944032011 Indeksi i efikasitetit energjetik 61,2 Klasi i efikasitetit të energjisë A++ Konsumi i energjisë me ngarkesë standarde, regjimi tradicional 1,09 kWh/cikël Konsumi i energjisë me ngarkesë standarde, regjimi me ventilim 0,52 kWh/cikël Numri i zgavrave

Burimi i nxehtësisë Elektriciteti Volumit 71 l Lloji i furrës Furrë inkaso

  • Për Bashkimin Evropian sipas Rregulloreve të BE-së 65/2014 dhe 66/2014. Për Republikën e Bjellorusisë sipas STB 2478-2017, Shtojca G; STB 2477-2017, Anekset A dhe Për Ukrainën sipas 568/32020. Kategoria e efikasitetit të energjisë nuk aplikohet për Rusinë. EN 60350-1 - Pajisje shtëpiake gatimi me energji elektrike - Pjesa 1: Diapazonet, furrat, furrat me avull dhe skarat - Mënyrat e vlerësimit të performancës.

13.2 Kursimi i energjisë

Furra ka disa karakteristika që ju ndihmojnë të kurseni energji gjatë gatimit të përditshëm. Sigurohuni që dera e furrës të jetë e mbyllur kur furra është në punë. Mos e hapni derën e furrës shumë shpesh gjatë gatimit. Mbajeni guarnicionin e derës të pastër dhe sigurohuni që të jetë i fiksuar mirë në vend. Përdorni enë metalike për të përmirësuar kursimin e energjisë. Kur është e mundur, mos e ngrohni furrën përpara se të gatuani. Mbajini periudhat e pushimit mes gatimeve sa më të shkurtra që të jetë e mundur kur përgatisni pak gatime njëkohësisht. Gatimi me ventilator Kur është e mundur, përdorni funksionet e gatimit me ventilator për të kursyer energji. Nxehtësia e mbetur Nëse aktivizohet një program me përzgjedhjeje të kohës Kohëzgjatja ose Përfundimi dhe koha e gatimit i kalon 30 minuta, elementet nxehëse çaktivizohen automatikisht më shpejt në disa funksione të furrës. Ventilatori dhe llamba vazhdojnë të funksionojnë. Kur fikni furrën, ekrani tregon nxehtësinë e mbetur. Mund ta përdorni këtë nxehtësi për të mbajtur ushqimin e ngrohtë. Kur gatimi zgjat më shumë se 30 minuta, reduktoni temperaturën e furrës në minimum, 3 - 10 minuta përpara përfundimit të gatimit. Nxehtësia e mbetur brenda furrës do të vazhdojë të gatuajë. Përdoreni nxehtësinë e mbetur për të ngrohur gatimet e tjera. Për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë Zgjidhni cilësimin më të ulët të mundshëm të temperaturës për të përdorur nxehtësinë e mbetur dhe për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë. Në ekran shfaqet treguesi ose temperatura e nxehtësisë së mbetur. Gatimi me llambë të fikur Fikeni llambën gjatë gatimit. Ndizeni vetëm kur t'ju nevojitet. Pjekje vent. me lagështirë Funksion i projektuar për të kursyer energjinë gjatë gatimit. Kur përdorni këtë funksion llamba fiket automatikisht pas 30 sekondash. Mund ta ndizni llambën sërish, por ky veprim do të reduktojë kursimin e pritshëm të energjisë.

14. STRUKTURA E MENYSË

Shtypni për të hapur Menyja. 669/720

Artikulli i menusë Përdorimi Gatim i asistuar Liston programet automatike. Pastrimi Listë e programeve të pastrimit. Të preferuara Listë e cilësimeve të preferuara. Opsionet Për të vendosur konfigurimin e furrës. Cilësimet Lidhjet Për të caktuar konfigurimin e rrjetit. Konfigurimi Për të vendosur konfigurimin e furrës. Servisi Tregon versionin dhe konfigurimin e softuerit.

14.2 Nënmenyja për: Pastrimi

Nënmenyja Aplikimi Pastrimi pirolitik, i shpejtë Kohëzgjatja: 1 h. Pastrimi pirolitik, normal Kohëzgjatja: 1 h 30 min. Pastrimi pirolitik, intensive Kohëzgjatja: 3 h.

14.3 Nënmenuja për: Opsionet

Nënmenyja Aplikimi Të lehta Ndez dhe fik llambën. Bllokimi për fëmijët Parandalon aktivizimin aksidental të furrës. Kur funksioni është aktiv, në ekran shfaqet teksti “Bllokimi për fëmijët” kur ndizni furrën. Për të aktivizuar përdorimin e furrës, zgjidhni shkronjat e kodit në rend alfabetik. Kur "Bllokimi për fëmijët" është aktiv dhe furra është e fikur, dera e furrës kyçet. Hyrja në kohëmatës, funksionimi në distancë dhe llambë është e mundur me Bllokimin për fëmijët të aktivizuar. 670/720

Nënmenyja Aplikimi Nxehje e shpejtë Shkurton kohën e ngrohjes. Është e disponueshme vetëm për disa funksione furre. Kujtuesi i pastrimit Aktivizon dhe çaktivizon kujtesën. Treguesi i orës Aktivizon dhe çaktivizon orën. Stili i orës elektronike Ndryshon formatin e orës.

14.4 Nënmenyja për: Lidhjet

Nën-menyja Përshkrimi Wi-Fi Për të aktivizuar ose çaktivizuar: Wi-Fi. Funksionimi në distancë Për të aktivizuar ose çaktivizuar kontrollin në distancë. Opsioni i dukshëm vetëm pasi aktivizoni: Wi-Fi. Veprimi automatik në distancë Për të nisur automatikisht përdorimin në distancë pas shtypjes së NISJA. Opsioni i dukshëm vetëm pasi aktivizoni: Wi-Fi. Rrjeti Për të kontrolluar statusin e rrjetit dhe fuqinë e sinjalit të: Wi-Fi. Harroje rrjetin Për të çaktivizuar rrjetin aktual nga lidhja automatike me furrën.

14.5 Nënmenuja për: Konfigurimi

Nënmenuja Përshkrimi Gjuha Vendos gjuhën e furrës. Drita e ekranit Vendos ndriçimin e ekranit. Tingujt e butonave Aktivizo dhe çaktivizo tingullin e fushave me prekje. Nuk mund ta vendosni në heshtje tonin për:

671/720 ËSHTË E LEHTË! Nënmenuja Përshkrimi Volumi i ziles Vendos volumin e tingujve dhe sinjaleve të tasteve. Ora Ditore Vendos orën dhe datën aktuale.

14.6 Nënmenyja për: Servisi

Nën-menyja Përshkrimi Modaliteti demo Kodi i aktivizimit / çaktivizimit: 2468 Versioni i softuerit Informacion rreth versionit të softuerit. Rivendos të gjitha cilësimet Rivendos cilësimet e fabrikës.

Përpara përdorimit të parë, duhet të vendosni: Gjuha Drita e ekranit Tingujt e butonave Volumi i ziles Ora Ditore Familjarizohuni me imazhet kryesore që shfaqen në panelin e kontrollit dhe në ekran: AKTIV / JOAKTIV Menyja

preferuara Wi-Fi Kohëmatësi

Sensori i ushqimit Nisni të përdorni furrën Ndezja e shpejtë 672/720 Ndizni furrën dhe filloni të gatuani me temperaturën dhe kohën e parazgjedhur të funksionit. Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3 Shtypni dhe mbani shtypur: - zgjidhni funksionin e preferuar. Shtypni:

ËSHTË E LEHTË! Nisni të përdorni furrën Fikja e shpejtë Fikeni furrën në çdo moment, çdo ekran apo mesazh. - shtypni dhe mbani shtypur derisa furra të fiket. Nisja e gatimit Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3 Hapi 4 Hapi 5 - shtypni për të ndezur furrën. - zgjidhni funksionin e nxehjes. - vendosni temperaturën. - shtypni për ta konfirmuar. - shtypni për të filluar të gatuani. Mësoni si të gatuani shpejt Përdorni programet automatike për të përgatitur një gatim me shpejtësi me anë të parametrave të parazgjedhura: Gatim i asistuar Hapi 1 Shtypni: Hapi 2

Hapi 3 Hapi 4 Shtypni: Gatim i asistuar. Zgjidhni gatimin. Përdorni funksionet e shpejta për të vendosur kohën e gatimit 10% Finish assist Përdorni 10% Finish Assist për të zgjatur kohën e gatimit kur mbetet vetëm 10% nga koha e gatimit. Për të zgjatur kohën e gatimit shtypni +1min.

16. PËRDORNI MENYNË E SHPEJTË!

Këtu mund të shikoni të gjitha shkurtoret e dobishme. Mund t’i gjeni ato gjithashtu në kapitujt e dedikuar në manualin e përdorimit. Lidhjen me valë 673/720 PËRDORNI MENYNË E SHPEJTË! Mënyra e vendosjes: Funksionet e nxehjes Mënyra e vendosjes: Gatim i asistuar Mënyra e vendosjes: Koha e gatimit Si të shtyhet: Nisja dhe përfundimi i gatimit Si të anulohet: Vendosja e kohëmatësit Si ta përdorni: Sensori i ushqimit

17. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin . Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale. 674/720