THE FRAME QE49LS03RAUXXC - Televizor SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas THE FRAME QE49LS03RAUXXC SAMSUNG në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Televizor në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj THE FRAME QE49LS03RAUXXC - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. THE FRAME QE49LS03RAUXXC e markës SAMSUNG.
MANUAL I PËRDORUESIT THE FRAME QE49LS03RAUXXC SAMSUNG
(Primenjuje se u zemljama sa odvojenim sistemima za prikupljanje)
Përpara se të lexoni këtë manual përdorimi Televizori vjen bashkë me këtë manual përdorimi dhe një manual elektronik të integruar. Përpara se të lexoni manualin e përdorimit, shqyrtoni si më poshtë:
Manuali i përdorimit
Lexoni manualin e ofruar të përdorimit për të parë informacione rreth sigurisë, instalimit, aksesorëve, konfigurimit fillestar dhe specifikimeve të produktit.
Për më tepër informacion rreth televizorit, lexoni manualin elektronik të integruar në produkt.
•• Për të hapur e-Manual, > Cilësimet > Mbështet > Hap e-Manual Në faqen e internetit (www.samsung.com), mund të shkarkoni manualet dhe t'ia shikoni përmbajtjen në kompjuter apo pajisje portative.
Mësimi i funksioneve të ndihmës së manualit elektronik •• Disa ekrane të menysë nuk mund të hapen nga manuali elektronik.
Kërkimi Treguesi Të para së fundmi
Zgjidhni një artikull nga rezultatet e kërkimit për të ngarkuar faqen përkatëse. Zgjidhni një term për të kaluar në faqen përkatëse. –– Menytë mund të mos shfaqen në varësi të zonës gjeografike. Zgjidhni një subjekt nga lista e subjekteve të para së fundi.
Mësimi i funksioneve të butonave që shfaqen në faqet e subjektit të manualit elektronik Provo tani Lidhja
Mundëson hapjen e artikullit përkatës të menysë dhe testimit të shpejtë të funksionit. Hapni menjëherë temën e nënvizuar të përmendur në faqen e e-Manual.
Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të sigurisë Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni televizorin. Shihni tabelën më poshtë për një shpjegim të simboleve që mund të ndodhen në produktin tuaj "Samsung".
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE. MOS E HAPNI.
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË TË RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME RIPARIMI.
Produkt i kategorisë II: Ky simbol tregon se nuk nevojitet lidhje sigurie me tokëzimin elektrik (tokëzimi). Nëse ky simbol nuk është i pranishëm në një produkt me kordon elektrik, produkti DUHET të ketë një lidhje të qëndrueshme tokëzimi.
Tensioni AC: Tensioni nominal i shënuar me këtë simbol është tensioni AC.
Ky simbol tregon që brenda ka tension të lartë. Është e rrezikshme të prekni pjesët e brendshme të produktit.
Tensioni DC: Tensioni nominal i shënuar me këtë simbol është tensioni DC.
Ky simbol tregon se produkti përfshin dokumentacion të rëndësishëm në lidhje me përdorimin dhe mirëmbajtjen.
Kujdes. Drejtojuni udhëzimeve për përdorimin: Ky simbol udhëzon përdoruesin që t'i drejtohet manualit të përdorimit për informacion të mëtejshëm në lidhje me sigurinë.
•• Foletë dhe hapësirat brenda kasës dhe në pjesën e pasme dhe të poshtme hapen për ajrosjen e nevojshme. Për të garantuar funksionim të qëndrueshëm të kësaj pajisjeje dhe për ta mbrojtur nga mbinxehja, këto fole dhe hapësira nuk duhet të bllokohen apo mbulohen kurrë. –– Mos e vendosni këtë pajisje në hapësirë të izoluar, si p.sh. në raft ose në dollap inkaso, nëse nuk kanë ajrimin e duhur. –– Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të, ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund të ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. –– Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike. •• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut dhe mos e vendosni pranë ujit (pranë vaskës, legenit me ujë, lavamanit në kuzhinë ose makinës larëse, në sipërfaqe me lagështirë ose pranë pishinës etj.). Nëse pajisja laget pa dashje, hiqeni nga priza dhe kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar. •• Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore mjedisore që kërkojnë t'i hidhni bateritë sipas masave të caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose riciklimin. •• Mos i mbingarkoni prizat, kordonët zgjatues ose përshtatësit përtej kapacitetit të tyre, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike. •• Kordonët elektrikë duhet të vendosen në mënyrë që të mos shkelen apo kapen nga objekte që vendosen mbi to. Kushtojuni vëmendje të posaçme skajeve të kordonëve, në priza dhe në pjesët ku dalin nga pajisja.
•• Për ta mbrojtur pajisjen nga rrufetë ose kur lihet e pambikëqyrur dhe pa u përdorur për kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe shkëputeni nga antena ose sistemi kabllor. Kjo do të parandalojë dëmtimin e pajisjes nga rrufetë ose nga luhatjet e linjës elektrike. •• Para se të lidhni kordonin elektrik (AC) me folenë e ushqyesit (DC), sigurohuni që tensioni i përcaktuar i ushqyesit (DC) të korrespondojë me linjën lokale elektrike. •• Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të shkaktojë rrezik goditjeje elektrike. •• Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të hapet vetëm nga tekniku i kualifikuar. •• Sigurohuni ta shtyni spinën në prizë derisa të puthitet mirë. Kur ta hiqni kordonin elektrik nga priza, tërhiqeni gjithnjë nga spina. Mos e hiqni kurrë duke e tërhequr nga kordoni. Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura. •• Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni menjëherë nga priza dhe kontaktoni shitësin ose qendrën e autorizuar të shërbimit "Samsung". •• Sigurohuni ta hiqni spinën nga priza nëse televizori nuk do të përdoret ose nëse do të ikni nga shtëpia për një kohë të gjatë (veçanërisht kur fëmijët, të moshuarit ose invalidët do të lihen vetëm në shtëpi). –– Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr duke bërë që kordoni të lëshojë shkëndija dhe nxehtësi, ose t'i prishet veshja izoluese. •• Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të informacionit "Samsung" kur synoni ta instaloni televizorin në vend me shumë pluhur, me temperatura të larta ose të ulëta, me shumë lagështi, me substanca kimike, ose kur do të punojë 24 orë rresht, si p.sh. në aeroporte, stacione treni etj. Përndryshe, televizori mund të dëmtohet rëndë. •• Përdorni vetëm spina dhe priza të tokëzuara siç duhet. –– Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim të pajisjes. (Vetëm pajisje të kategorisë I.) •• Për ta fikur tërësisht këtë pajisje, shkëputeni nga priza. Për t'u siguruar se mund ta shkëputni shpejt aparaturën nëse e shikoni të nevojshme, sigurohuni që spina dhe priza të jenë në pozicion praktik. •• Ruajini aksesorët (bateritë etj.) në një vend të sigurt ku nuk mund t'i gjejnë fëmijët. •• Mos e rrëzoni dhe mos e godisni produktin. Nëse produkti dëmtohet, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e shërbimit të "Samsung". •• Për ta pastruar pajisjen, hiqeni nga priza dhe fshijeni produktin me një leckë të butë dhe të thatë. Mos përdorni kimikate si dylli, benzeni, alkooli, holluesit, insekticidet, aromatizuesit, lubrifikuesit ose detergjentët. Këto kimikate mund të dëmtojnë pamjen e jashtme të televizorit ose të fshijnë printimet mbi produkt. •• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose spërkatjes. •• Mos i hidhni bateritë në zjarr. •• Mos krijoni lidhje të shkurtër, çmontoni apo mbinxehni bateritë. •• Ka rrezik shpërthimi nëse i zëvendësoni me tipin e gabuar bateritë e përdorura në telekomandë. Zëvendësojini me bateri lloji të ngjashëm apo ekuivalent. * Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar. Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt, sepse ky është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së.
Përmbajtja Përpara se të lexoni këtë manual përdorimi ----------------------------------------------------------------------------Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të sigurisë -----------------------------------------------------------------------------
Çfarë përmban kutia?
Lidhja e televizorit me One Connect
Instalimi i televizorit Montimi i televizorit në mur Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin Masa paraprake të sigurisë: Sigurimi i televizorit në mur për të parandaluar rënien e tij Përdorimi i tapës Masat paraprake gjatë instalimit të televizorit me mbështetëse
----------------------------------------------------------------------------- 18
Zgjidhja e problemeve dhe mirëmbajtja Zgjidhja e problemeve Masat paraprake gjatë përdorimit të modalitetit Art Çfarë është mbështetja në distancë? Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit Kujdesi për televizorin
----------------------------------------------------------------------------- 14 ----------------------------------------------------------------------------- 16 ----------------------------------------------------------------------------- 17
Lidhja me rrjetin Lidhja e rrjetit - Me valë Lidhja e rrjetit - Me kabllo
Telekomanda inteligjente "Samsung" Rreth butonave në Telekomanda inteligjente "Samsung" Çiftimi i televizorit me Telekomanda inteligjente "Samsung" Vendosja e baterive në Telekomanda inteligjente "Samsung"
----------------------------------------------------------------------------- 9 ----------------------------------------------------------------------------- 10
Përdorimi i modalitetit Art Shfaqja e imazheve Caktimi i stilit të figurës së zgjedhur Konfigurimi i modalitetit Art Përdorimi i modalitetit Art me aplikacionin SmartThings
Specifikimet dhe informacione të tjera Specifikimet Faktorët mjedisorë Ulja e konsumit të energjisë Licencat
01 Çfarë përmban kutia? Sigurohuni që artikujt e mëposhtëm vijnë me televizorin. Nëse mungon ndonjë artikull, kontaktoni shitësin. •• Telekomanda inteligjente "Samsung" dhe bateritë
•• Fletëgarancia / Udhëzuesi rregullator (nuk jepet në
•• Manuali i përdorimit
Përshtatësi i bazamentit
•• Ngjyrat dhe format e artikujve mund të ndryshojnë në varësi të modeleve. •• Kabllot e papërfshira mund të blihen veçmas. •• Kontrolloni për aksesorë të fshehur prapa ose brenda materialeve të paketimit gjatë hapjes së kutisë. Në situatat e mëposhtme mund të ketë tarifë administrimi: (a) Thirret një teknik sipas kërkesës, por rezulton që produkti nuk ka defekt (p.sh. nëse nuk është lexuar manuali i përdorimit). (b) E sillni artikullin në qendrën e shërbimit "Samsung", por rezulton që produkti nuk ka defekt (p.sh. nëse nuk është lexuar manuali i përdorimit). Do të informoheni për tarifën e administrimit përpara kontrollit nga tekniku.
Paralajmërim: Ekranet mund të dëmtohen në rast shtypjeje të drejtpërdrejtë, nëse nuk kapen siç duhet. Rekomandojmë që televizori të mbahet nga anët, siç tregohet.
Për të lidhur One Invisible Connection tek One Connect dhe televizori, ndiqni këta hapa: 1. Pas konfigurimit të plotë të televizorit dhe vendosjes në pozicionin përfundimtar, lidhni One Invisible Connection me One Connect dhe televizorin siç tregohet në hapat 1 deri 4 më lart. PARALAJMËRIM: Sigurohuni që të dy konektorët të jenë lidhur mirë dhe plotësisht. Nëse cilido prej konektorëve nuk është lidhur mirë, ka rrezik elektroshoku të fortë. 2. Lidheni kordonin elektrik AC të One Connect me One Connect, pastaj lidheni në prizë sipas hapit 5 më lart. PARALAJMËRIM: Ndiqini me përpikëri udhëzimet. Sigurohuni ta lidhni kordonin elektrik në prizë si hap të fundit. Hiqeni gjithnjë kordonin elektrik nga priza përpara se ta shkëpusni One Invisible Connection nga mbrapa televizorit ose nga One Connect. –– Për më shumë informacion, shihni Quick Setup Guide me ilustrime. 3. Lidhni pajisjet periferike (antenën, aparatin kabllor, luajtësin "Blu-ray" etj.) me One Connect. Për hollësi, shihni Accessory Kit.
•• Mos e përdorni One Connect përmbys ose në këmbë. •• Kur lidhni One Invisible Connection, përdorni një Bending Cover, që pengon përkuljen e kabllos së One Invisible Connection në kënd 90 gradë. Në të kundërt, mund të shkaktohet dëmtim i kabllos. •• Kur lidhni One Invisible Connection, kushtojuni vëmendjen formave dhe përmasave të konektorëve duke u siguruar që t'i lidhni aty ku duhet. Në të kundërt, mund të shkaktohet keqfunksionim i produktit. •• Kur lidhni Invisible Connection, bëni kujdes të mos e përdridhni kabllon e One Invisible Connection. Përndryshe mund të shkaktoni rënie të performancës së televizorit ose të dëmtoni kabllot. •• Gjatë sistemimit të kabllos së mbetur, shihni figurën në faqen e mëparshme për sistemimin e duhur. •• Bëni kujdes që kablloja të mos pësojë ndonjë nga rastet e mëposhtme. One Invisible Connection përmban qark elektrik. Nëse i dëmtohet kablloja, mund të pësoni elektroshok. •• Mbajeni One Connect me kujdes. Është e rëndë.
KATEGORIA 1 PRODUKTET ME LASER (One Invisible Connection) •• Kujdes - Ka rrezatim të padukshëm laser kur hapet. Mos i mbani sytë drejt laserit. –– Mos e përkulni së tepërmi kabllon e One Invisible Connection. Mos e prisni kabllon. –– Mos vendosni objekte të rënda mbi kabllo. –– Mos zbërtheni asnjë prej konektorëve të kabllos. •• Kujdes - Përdorimi i komandave, rregullimet ose kryerja e procedurave të ndryshme nga ato të përcaktuara këtu, mund të shkaktojnë ekspozim të rrezikshëm ndaj rrezatimit.
03 Instalimi i televizorit Montimi i televizorit në mur Nëse e montoni televizorin në mur, ndiqni udhëzimet me përpikëri sipas rekomandimit nga prodhuesi. Në rast se nuk montohet siç duhet, televizori mund të rrëshqasë ose të rrëzohet, duke Për modele që nuk vijnë me përshtatës të bazamentit për mur, instalojini sipas figurës më poshtë përpara se të instaloni bazamentin për mur. •• Shihni manualin e instalimit që vjen me mbajtësen e murit të Samsung-ut. Përshtatësi për montim në mur Mbërthyesja për montim në mur
C Përshtatësi për montim në mur Mbërthyesja për montim në mur
•• Samsung Electronics nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim të produktit ose lëndimin tuaj apo të personave të tjerë nëse zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur. •• Bazamentin për mur mund ta instaloni në një mur të fortë pingul dyshemesë. Përpara se ta montoni bazamentin për mur në sipërfaqe të ndryshme nga kartonxhesi, kontaktoni me shitësin tuaj më të afërt për informacione të mëtejshme. Nëse e instaloni televizorin në tavan ose në mur të pjerrët, mund të bjerë dhe të lëndojë rëndë njerëzit përreth. •• Përmasat standarde të bazamentit për mur tregohen në tabelën në faqen vijuese. •• Nëse po instaloni bazament për mur të palës së tretë, kini parasysh se gjatësia e vidave që mund të përdorni për montimin e televizorit në bazamentin për mur tregohet në kolonën "C" në tabelën në faqen vijuese. •• Kur instaloni bazament për mur, ju rekomandojmë të shtrëngoni të katër vidat "VESA". •• Nëse dëshironi të instaloni një bazament për mur që montohet në mur duke përdorur vetëm dy vidat e sipërme; sigurohuni që të përdorni bazament për mur të "Samsung" që mbështet këtë lloj instalimi. (Mund të mos keni mundësi të blini këtë lloj bazamenti për mur, në varësi të rajonit gjeografik.)
shkaktuar lëndime të rënda te fëmijët apo të rriturit dhe dëmtim të rëndë të televizorit.
Madhësia e televizorit në inçë
Specifikimet e vrimave të vidave "VESA" (A * B) në milimetra
Mos e instaloni bazamentin për mur kur televizori është ndezur. Mund të lëndoheni nga goditja elektrike. •• Mos përdorni vida më të gjata se përmasat standarde ose që nuk përputhen me specifikimet për vidat standarde VESA. Vidat më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në brendësi të televizorit. •• Për bazamentet për mur që nuk përputhen me specifikimet e vidave standarde VESA, gjatësia e vidave mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve të tyre. •• Mos i shtrëngoni shumë fort vidat. Përndryshe mund të dëmtoni produktin ose të shkaktoni rënien e tij, duke lënduar njerëzit përreth. Samsung nuk mban përgjegjësi për këto lloj aksidentesh. •• "Samsung" nuk mban përgjegjësi për dëmtimin e produktit ose lëndimet personale kur përdoret bazament për mur i paspecifikuar ose jo-"VESA" ose nëse konsumatori nuk ndjek udhëzimet e instalimit të produktit. •• Mos e montoni televizorin me pjerrësi më të madhe se 15 gradë. •• Vini gjithnjë dy persona për ta montuar televizorin në mur.
Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin Gjatë instalimit të televizorit dhe One Connect, ruani një distancë prej së paku 10 cm midis One Connect dhe objekteve të tjera (mureve, anëve të mobilies etj.) për të siguruar ajrosjen e duhur. Mosajrimi i duhur mund të rezultojë në zjarr ose në problem me produktin, të shkaktuar nga rritja e temperaturës së brendshme. •• Kur ta instaloni televizorin me mbajtëse ose bazament për mur, rekomandojmë përdorimin vetëm të pjesëve të ofruara nga Samsung Electronics. Përdorimi i pjesëve të ofruara nga prodhues të tjerë mund të shkaktojë vështirësi me produktin ose lëndime të mundshme nga rrëzimi i tij.
Masa paraprake të sigurisë: Sigurimi i televizorit në mur për të parandaluar rënien e tij Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen apo të mos ta destabilizojnë televizorin. Ky veprim mund të shkaktojë rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë të përmendura në broshurën e sigurisë që vjen pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet më poshtë. PARALAJMËRIM: Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm. Televizori mund të bjerë, duke shkaktuar lëndim të rëndë personal ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht ndaj fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa të thjeshta paraprake si: •• Përdorimi i mobilieve ose mbështetëseve të rekomanduara nga prodhuesi i televizorit. •• Përdorimi vetëm i mobilieve që mund ta mbështesin televizorin në mënyrë të sigurt. •• Sigurimi që televizori nuk i tejkalon anët e mobilies mbështetëse. •• Mosvendosja e televizorit mbi pjesë pajisjesh të gjata (për shembull, bufe ose rafte librash) pa e fiksuar, si mobilien ashtu dhe televizorin në një mbështetëse të përshtatshme. •• Mosvendosja e televizorit mbi rroba ose materiale të tjera që mund të gjenden midis televizorit dhe mobilies mbështetëse. •• Edukimi i fëmijëve për rreziqet që vijnë nga hipja mbi mobilie për të arritur televizorin ose kontrollet e tij. Nëse ruani dhe zhvendosni televizorin që po zëvendësoni me televizorin e ri, duhet të merrni të njëjtat masa paraprake si për televizorin e vjetër. •• Nëse ju duhet të lëvizni ose të ngrini televizorin për zëvendësim ose pastrim, sigurohuni të mos nxirrni bazamentin.
Parandalimi i rrëzimit të televizorit 1. Shtrëngoni fort një grup kapësesh në mur duke përdorur vidat e duhura. Sigurohuni që vidat të jenë montuar mirë në mur. –– Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si p.sh. pajisje mbërthyese, në varësi të llojit të murit. 2. Shtrëngoni fort një grup kapësesh në mur duke përdorur vida të madhësisë së duhur. –– Për specifikat e vidave, shih pjesën e vidave standarde në tabelën te "Montimi i televizorit në mur". 3. Lidhini kapëset e fiksuara në televizor dhe kapëset e fiksuara në mur me një kavo rezistente e të fortë dhe më pas shtrëngoheni mirë. –– Instalojeni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht. –– Lidheni kavon në mënyrë të atillë që kapëset e fiksuara në mur të jenë në të njëjtën lartësi ose më poshtë se kapëset e fiksuara në televizor.
•• Ngjyra dhe forma e produktit mund të ndryshojnë në varësi të modelit.
me televizorin. Për të rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë, mund të blini dhe të instaloni
Përdorimi i tapës Kur nuk përdorni bazament muri VESA, mund t'i mbuloni vrimat e vidave në mur me kapakët përkatës. Shihni figurën më poshtë.
Masat paraprake gjatë instalimit të televizorit me mbështetëse Kur instaloni televizorin me mbështetëse, shmangni vendosjen e mbështetëses në pjesën e pasme të sipërfaqes së tryezës. Përndryshe, sensori i lëvizjeve në fund të televizorit mund të mos punojë siç duhet.
04 Përdorimi i modalitetit Art >
Funksionin e modalitetit Art mund ta përdorni për të shfaqur përmbajtje si p.sh. Kopertina apo foto kur nuk shikoni televizor në ekran të plotë. në telekomandë për të kaluar në modalitetin e televizorit ose në modalitetin Art.
në modalitetin Art për të kaluar në modalitetin e televizorit.
•• Për ta fikur plotësisht televizorin, shtypni dhe mbani butonin
në telekomandë, ose shtypni butonin Pulti
i televizorit në pjesën e poshtme të televizorit. –– Nëse përdorni një telekomandë ndryshe nga Telekomanda inteligjente "Samsung", televizori mund të mos fiket plotësisht. •• Në modalitetin Art, ndriçimi dhe tonaliteti i ngjyrës së televizorit rregullohen automatikisht në varësi të ambientit dhe televizori mund të ndizet ose fiket automatikisht. –– Televizori është i caktuar në mënyrë që ekrani të fiket automatikisht kur errësohet drita e ambientit në modalitetin Art. •• Mund të përdorni cilësimet e modalitetit Art (
Art > Cilësimet) në televizor ose në aplikacionin
SmartThings në pajisjen celulare për të caktuar ndjeshmërinë e diktuesit të lëvizjes në mënyrë që televizori të mund të diktojë ndryshimet pamore duke përfshirë lëvizjet e përdoruesit dhe të ndizet apo fiket automatikisht. •• Në modalitetin Art, mund ta lidhni pajisjen celulare me televizorin me anë të aplikacionit SmartThings në pajisjen celulare për të parë fotot në pajisjen celulare. –– Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të modelit të televizorit ose pajisjes celulare. –– Funksionet e mbështetura mund të ndryshojnë në varësi të aplikacionit SmartThings.
Shfaqja e imazheve Opsionet
•• Figura në televizor mund të ndryshojë nga figura më lart, në varësi të modelit dhe zonës gjeografike. Për të parë një figurë në modalitetin Art, zgjidhni një nga menytë e mëposhtme. Për të kaluar në nënmenynë ku mund të zgjidhni figurat, shtypni butonin Zgjidh, një nga katër butonat e drejtimit, ose butonin
modalitetin Art. Pastaj përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar te figura e dëshiruar dhe shtypni butonin Zgjidh.
Cakto shfaqet në krye të figurës së zgjedhur dhe mund ta shikoni figurën e zgjedhur
në modalitetin Art. •• Të fundit Mund të ndryshoni figurën e fundit të zgjedhur. •• Dyqani i artit Mund të shkoni në Dyqani i artit për të blerë imazhe të ndryshme. –– Dyqani i artit mund të mos shfaqet në varësi të gjendjes së lidhjes së rrjetit. •• Koleksioni i "Samsung" Mund të zgjidhni imazhe nga tema të ndryshme. •• Koleksioni im Mund të shikoni një listë me kopertina dhe foto që keni caktuar si
e preferuar në Të preferuara. Mund
dhe të zgjidhni të dëshiruarat mes figurave të ruajtura në një pajisje të jashtme apo celulare dhe t'i ruani te Fotografitë e mia. –– Për të marrë figurat nga pajisja portative, duhet të keni instaluar paraprakisht aplikacionin SmartThings në pajisjen portative.
Shikimi i figurave sipas kohës 1. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar te Koleksioni i "Samsung" ose Koleksioni im. 2. Përdorni butonat e drejtimit për të kaluar në një nga nënmenytë. 3. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar tek Opsionet në krye të ekranit. 4. Shtypni butonin Zgjidh kur shfaqet artikulli Fillo rrotullimin. 5. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të zgjedhur kohën kur do të zëvendësohen dhe më pas shtypni butonin Zgjidh.
Importimi i imazheve nga një pajisje e jashtme ruajtëse 1. Lidhni me televizorin një pajisje të jashtme ruajtëse që përmban imazhe. 2. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar te Koleksioni im dhe më pas kaloni te pajisja e jashtme e lidhur ruajtëse. 3. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar tek Opsionet në krye të ekranit dhe pastaj zgjidhni Ruaj. –– Mund të zgjidhni disa imazhe. 5. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar te Ruaje te "Fotografitë e mia" në krye të ekranit dhe pastaj shtypni butonin Zgjidh. 6. Imazhi ose imazhet e zgjedhura ruhen te Fotografitë e mia. •• Rezolucionet e rekomanduara: 3840 x 2160 (16:9)
Blerja e imazheve nga Dyqani i artit 1. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar tek Dyqani i artit. 2. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar te një temë dhe shtypni butonin Zgjidh. Imazhet që përkojnë me temën shfaqen në ekran. 3. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar në një figurë dhe shtypni butonin Zgjidh. 4. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar te Blej në krye të ekranit dhe shtypni butonin Zgjidh për të blerë figurën e zgjedhur. 5. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të zgjedhur mënyrat e pagesës dhe shtypni butonin Zgjidh. 6. Ndiqni udhëzimet në ekran për procedurën e pagesës.
Abonimi në Anëtarësimi në dyqanin e artit Kur abonoheni në Anëtarësimi në dyqanin e artit, mund ta përdorni Dyqani i artit pa kufi dhe të hapni vepra të ndryshme arti duke i zëvendësuar me vepra të reja sipas preferencave tuaja. 1. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar tek Dyqani i artit. 2. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar tek Anëtarësimi. 3. Ndiqni udhëzimet në ekran për të futur të dhënat e anëtarësimit.
4. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar te një imazh dhe shtypni butonin Zgjidh.
Caktimi i stilit të figurës së zgjedhur Detaje
•• Figura në televizor mund të ndryshojë nga figura më lart, në varësi të modelit dhe zonës gjeografike. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar tek Opsionet në krye të ekranit. Mund të përdorni menytë e mëposhtme: •• Detaje Mund të gjeni më shumë informacion rreth imazhit. •• Mat Mund të përdorni ngjyra dhe stile të ndryshme konturesh në imazh sipas preferencave tuaja. •• e preferuar Mund të caktoni (ose të mos caktoni) një figurë që preferoni si artikull të preferuar duke shtypur butonin Zgjidh në telekomandë. Mund të shfaqni një listë të artikujve të caktuar si të preferuar te Koleksioni im > Të preferuara. ––
e preferuar: Nuk është caktuar si e preferuar.
e preferuar: Caktoje si të preferuar.
Përdorimi i një ngjyre dhe një stili konturi në një imazh 1. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar tek imazhi të cilit dëshironi t'i ndryshoni ngjyrën dhe stilin e konturit, kaloni tek Mat në krye të ekranit dhe shtypni butonin Zgjidh. 2. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të zgjedhur ngjyrën dhe stilin e konturit që dëshironi. 3. Ndryshoni stilin dhe ngjyrën e konturit dhe më pas shtypni butonin Zgjidh për të çuar fokusin te figura. –– Nëse dëshironi të ndryshoni stilin ose ngjyrën e konturit, ndryshojeni dhe më pas shtypni butonin Zgjidh për të ruajtur ndryshimet. 4. Për të ruajtur stilin dhe ngjyrën e zgjedhur të konturit dhe të ngjyrës, shtypni sërish butonin Zgjidh. –– Nëse shtypni butonin
për të dalë, ngjyra dhe stili i konturit që ndryshuat nuk ruhen.
Konfigurimi i modalitetit Art Në modalitetin Art, përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar në artikullin e menysë Cilësimet në fund. Mund të rregulloni funksionet e mëposhtme: •• Ngjyra dhe ndriçimi Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për ta lëvizur Modifikim në krye dhe shtypni në vijim butonin Zgjidh. Në ekranin vijues rregulloni ngjyrat dhe ndriçimin e figurës. Pas zgjedhjes së cilësimeve të –– Për të caktuar menjëherë Ngjyra dhe ndriçimi ndërsa shikoni modalitetin Art, shtypni butonin
telekomandë. •• Fikje pas Nëse nuk diktohet lëvizje rreth televizorit për kohën e caktuar, televizori fiket automatikisht. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar tek artikujt në krye. Pas zgjedhjes së kohës së dëshiruar, shtypni butonin Zgjidh në telekomandë. •• Detektues lëvizjesh Ndjeshmëria e funksionit të diktuesit të lëvizjes mund të rregullohet. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar tek artikujt në krye. Pas zgjedhjes së ndjeshmërisë së dëshiruar, shtypni butonin Zgjidh në telekomandë. •• Night Mode Kur funksioni është aktiv, televizori fiket automatikisht nëse nuk diktohet dritë përreth tij. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar tek artikujt në krye dhe në vijim aktivizojeni ose çaktivizojeni funksionin.
Hiqni figurat nga Koleksioni im Mund të hiqni figurat e ruajtura nga Koleksioni im. 1. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar tek Koleksioni im. 2. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar te Të preferuara ose Fotografitë e mia. 3. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar tek Opsionet në krye të ekranit. 4. Lëvizeni fokusin te Hiq dhe më pas shtypni butonin Zgjidh në telekomandë. 5. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar te një imazh dhe shtypni butonin Zgjidh. –– Mund të zgjidhni disa imazhe. 6. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të lëvizur te Hiq të zgjedhurat në krye të ekranit dhe më pas shtypni butonin Zgjidh.
dëshiruara, shtypni butonin Zgjidh në telekomandë.
Përdorimi i modalitetit Art me aplikacionin SmartThings Pasi të instaloni aplikacionin SmartThings në pajisjen celulare, mund të përdorni funksionet e mëposhtme: Mund të shkarkoni aplikacionin SmartThings nga Google Play Store, Samsung Apps, ose App Store. –– Funksionet ose terminologjia mund të ndryshojnë në varësi të versionit të aplikacionit SmartThings. –– Në pajisjet tabletë, funksionet e modalitetit Art mund të mos mbështeten nga aplikacioni SmartThings. •• Zgjedhja e figurave •• Abonimi në Anëtarësimi në dyqanin e artit •• Krijimi i Collage: Kombinoni imazhe të shumta në një imazh të vetëm. •• Përdorimi i stileve dhe ngjyrave të kontureve në imazhe •• Caktimi i tonalitetit të ngjyrës dhe ndriçimit për modalitetin Art •• Caktimi i Sleep After: Kur nuk diktohet asnjë lëvizje për kohën e specifikuar në modalitetin Art, televizori fiket automatikisht. •• Caktimi i Night Mode: Caktojeni "The Frame" të fiket automatikisht nëse nuk diktohet dritë në dhomë. •• Caktimi i Detektues lëvizjesh: Caktoni ndjeshmërinë e sensorit në mënyrë që televizori të ndizet automatikisht kur diktohet lëvizje në modalitetin Art.
05 Telekomanda inteligjente "Samsung" Rreth butonave në Telekomanda inteligjente "Samsung" •• Figurat, butonat dhe funksionet e Telekomanda inteligjente "Samsung" mund të ndryshojnë në varësi të modelit. "Samsung" që vjen me televizorin. (Rryma) Kur shikoni televizor, shtypni për të kaluar në modalitetin Art. Në modalitetin Art, shtypni për t'u kthyer në shikimin e televizorit. •• Shtypni dhe mbani për ta fikur plotësisht televizorin. (butoni Numri) Kur shtypet, shfaqet një shirit me numra në fund të ekranit. Zgjidhni numrat dhe zgjidhni Kryer për të dhënë një vlerë numerike. Përdoreni për të ndryshuar kanalin, për të dhënë një "PIN", për të dhënë një kod postar etj. •• Kur shtypet për 1 sekondë ose më shumë, shfaqet menyja TTX.
(Bixby) Hap Bixby. Shtypni e mbani butonin, thoni një komandë dhe pastaj lëshojeni butonin për të ekzekutuar Bixby. Kur shtypni butonin, menyja Explore Now shfaqet në fund të ekranit. •• Gjuhët dhe funksionet e mbështetura të Bixby mund të ndryshojnë sipas rajonit gjeografik.
Përdorni këto butona me ngjyrë për të hapur opsione shtesë posaçërisht për funksionin që po përdorni. •• Shtypni butonin për të caktuar menjëherë Ngjyra dhe ndriçimi ndërsa shikoni modalitetin Art.
Zgjedh ose hap artikullin e fokusuar. Kur shtypet gjatë shikimit të një programi transmetimi, shfaqet informacioni i detajuar i programit.
Tastiera e butonave të drejtimit (lart/ poshtë/majtas/djathtas) Lëviz fokusin dhe ndryshon vlerat e shfaqura në menynë e televizorit.
(Rikthim) Kthehet në menynë e mëparshme. Kur shtypet për 1 ose më shumë sekonda, funksioni i hapur mbyllet. Kur shtypet gjatë shikimit të një programi, shfaqet kanali i mëparshëm. (Luaj/pusho) Kur shtypet, shfaqen komandat e luajtjes. Me anë të këtyre komandave mund të komandoni përmbajtjen multimedia që luhet. (Smart Hub) Kthehet në Ekrani i parë. •• Në modalitetin Art, shtypeni për të kaluar në modalitetin e televizorit.
VOL (Volumi) Lëvizni butonin lart ose poshtë për të rregulluar volumin. Shtypeni butonin për ta heshtur zërin. Kur shtypet për 1 sekondë ose më shumë, shfaqet menyja Shkurtoret e asistencës. CH (Kanali) Lëvizni butonin lart ose poshtë për të ndërruar kanalin. Për të parë ekranin e Udhëz., shtypni butonin. •• Kur shtypet për 1 sekondë ose më shumë, shfaqet ekrani Lista e kanaleve.
Shtypni secilin buton për t'i ekzekutuar funksionin.
•• Funksioni Konfig. telekom. univers. punon normalisht vetëm kur përdorni Telekomanda inteligjente
Çiftimi i televizorit me Telekomanda inteligjente "Samsung" Kur e ndizni televizorin për herë të parë, "Telekomanda inteligjente "Samsung"" çiftohet automatikisht me televizorin. Nëse Telekomanda inteligjente "Samsung" nuk çiftohet automatikisht me televizorin, drejtojani sensorit të telekomandës në televizor dhe shtypni dhe mbani njëherësh për 3 ose më shumë sekonda butonat e etiketuar
siç tregohet në skemën në të majtë.
Vendosja e baterive në Telekomanda inteligjente "Samsung"
Për të instaluar bateritë shtyni kapakun e pasmë për ta hapur në drejtimin e shigjetës në fund të ilustrimit dhe më pas futini bateritë sipas figurës. Sigurohuni që polet pozitive dhe negative të jenë në drejtimin e duhur. Mbyllni kapakun e pasmë sipas ilustrimit. •• Rekomandohen bateritë alkaline për më shumë jetëgjatësi.
06 Kryerja e konfigurimit fillestar Herën e parë që ndizni televizorin, fillon menjëherë konfigurimi fillestar. Konfigurimi fillestar lejon konfigurimin e cilësimeve bazë të funksionimit të televizorit, si p.sh. marrjen e transmetimeve, kërkimin e kanaleve dhe lidhjen e rrjetit, të gjitha bashkë. •• Për të përdorur funksionet inteligjente të televizorit, ky duhet të lidhet me internetin. •• Për të kryer konfigurimin fillestar me anë të aplikacionit SmartThings, duhet të lidhni pajisjen celulare nëpërmjet "Wi-Fi". •• Nëse dritarja e konfigurimit nuk shfaqet automatikisht tek aplikacioni SmartThings në pajisjen tuaj portative, vazhdojeni manualisht konfigurimin pasi ta shtoni televizorin me anë të Add Device te paneli i aplikacionit SmartThings. •• Aplikacioni SmartThings ofrohet për pajisje që punojnë me "Android 6.0" e lart ose "iOS 10" e lart. •• Mund të ketë zhurmë të përkohshme kur televizori komunikon me pajisjet celulare. Mund dhe ta nisni konfigurimin fillestar me anë të menysë së televizorit (
Cilësimet > Të përgjithshme
> Rivend.). Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekranin fillestar dhe konfiguroni cilësimet bazë të televizorit për t'iu përshtatur mjedisit tuaj të shikimit.
•• Përpara nisjes së konfigurimit fillestar, sigurohuni të lidhni fillimisht pajisjet e jashtme.
Përdorimi i Pulti i televizorit Televizorin mund ta ndizni me butonin Pulti i televizorit në pjesën e poshtme të televizorit dhe më pas përdorni Menyja e komandimit. Menyja e komandimit shfaqet kur shtypet butoni Pulti i televizorit ndërkohë që televizori është ndezur. Për më shumë informacion rreth përdorimit të saj, shihni figurën më poshtë.
Butoni i Pulti i televizorit / sensori i telekomandës •• Modaliteti i televizorit –– Shtyp: Lëviz –– Shtyp dhe mbaj: Zgjidh •• Modaliteti Art –– Shtyp: Kaloni te modaliteti i televizorit Butoni Pulti i televizorit ndodhet në pjesën e poshtme të televizorit.
•• Kur shtypni butonin Pulti i televizorit, bëni kujdes që të mos shtypni sensorin e lëvizjes pasi fiket. •• Në modalitetin Art, treguesi i energjisë në fund të televizorit qëndron fikur. •• Pas heqjes së Customizable Frame (shitet veçmas) nga televizori, shtyjeni për lart sensorin e telekomandës që të kthehet në pozicionin fillestar. –– Mos e shtyni fort sensorin e telekomandës. Ka rrezik dëmtimi.
07 Lidhja me rrjetin Lidhja e televizorit me rrjetin mundëson përdorimin e shërbimeve në internet, si Smart Hub si dhe përditësime të softuerit.
Lidhja e rrjetit - Me valë Lidhni televizorin me internetin me anë të një pikëhyrjeje ose modemi standard.
Pikëhyrja ose modemi me valë
i IP-së me një server DHCP Kablloja LAN (nuk jepet)
Lidhja e rrjetit - Me kabllo Lidheni televizorin me rrjetin duke përdorur një kabllo LAN. •• Televizori nuk do të mund të lidhet me internetin nëse shpejtësia e rrjetit është nën 10 Mbps. •• Përdorni kabllo të kategorisë 7 (lloji STP*) për lidhjen. * Shielded Twisted Pair
08 Zgjidhja e problemeve dhe mirëmbajtja Zgjidhja e problemeve Nëse televizori duket të ketë ndonjë problem, shqyrtoni fillimisht këtë listë problemesh dhe zgjidhjesh të mundshme. Përndryshe, shqyrtoni seksionin "Zgjidhja e problemeve" në manualin elektronik. Nëse asnjëra nga këshillat e sugjeruara nuk e zgjidh problemin, vizitoni “www.samsung.com” dhe klikoni "Support (Mbështetja teknike)" ose kontaktoni qendrën e shërbimit "Samsung" në kapakun e pasmë të këtij manuali. •• Ky panel TFT LED përbëhet nga nënpikëza që kërkojnë teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë, mund të ketë disa pikëza me shkëlqim ose të errëta në ekran. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin e produktit. •• Për ta mbajtur televizorin në një gjendje optimale, përdorni softuerin më të ri. Përdorni funksionet Përditëso tani ose Përditësimi automat. në menynë e televizorit (
Cilësimet > Mbështet >
Përditësimi i softuerit > Përditëso tani ose Përditësimi automat.).
Televizori nuk ndizet. •• Sigurohuni që kordoni elektrik (AC) të jetë futur siç duhet në One Connect dhe në prizë. •• Sigurohuni që priza është në rregull dhe llamba treguese në fund të televizorit është e ndezur në të kuqe të fortë. •• Provoni të shtypni butonin Pulti i televizorit në pjesën e poshtme të televizorit për t'u siguruar që problemi nuk qëndron te telekomanda. Nëse televizori ndizet, shihni "Telekomanda nuk punon".
Nga pajisja e jashtme nuk del figurë/video/zë ose del figurë/video/zë i shformuar, ose në televizor shfaqet mesazhi “Jo ose sinjal i dobët” ose nuk mund të gjendet kanali. •• Sigurohuni që lidhja me pajisjen është e saktë dhe që të gjitha kabllot janë vendosur plotësisht. •• Hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me televizorin dhe me pajisjet e jashtme. Nëse është e mundur, provoni kabllo të reja. •• Konfirmoni që është zgjedhur burimi i saktë hyrës (
•• Kryeni një vetëdiagnostikim të televizorit për të përcaktuar nëse problemi shkaktohet nga televizori ose nga pajisja (
Cilësimet > Mbështet > Vetë-diagnostikim > Fillo testin e figurës ose Fillo testin e
zërit). •• Nëse rezultatet e testit janë normale, rindizni pajisjet e lidhura duke hequr nga priza të gjithë kordonët elektrikë të tyre dhe duke i vendosur sërish në prizë. Nëse problemi vazhdon, drejtojuni udhëzuesit të lidhjes në manualin e përdorimit të pajisjes së lidhur. •• Nëse nuk përdorni aparat kabllor apo satelitor dhe televizori merr sinjale televizive nga foleja e antenës apo e lidhjes kabllore, hapni Sintonizimi automatik për të kërkuar për kanale (
Cilësimet > Transmetimi
> (Cilësimet e "Sintonizimi automatik") > Sintonizimi automatik). –– Cilësimet e "Sintonizimi automatik" mund të mos shfaqet në varësi të modelit ose zonës gjeografike. –– Nëse përdorni aparat kabllor apo satelitor, shihni manualin e aparatit përkatës.
Moduli CI+ nuk punon. •• Televizori yt "Samsung" pajtohet me standardin CI+ 1.4. •• Nëse moduli i ndërfaqes së përbashkët CI+ nuk e mbështet këtë pajisje, hiqeni modulin dhe kontaktoni operatorin e modulit CI+ për ndihmë.
Telekomanda nuk punon. Shqip
•• Kontrolloni nëse llamba treguese në fund të televizorit pulson kur shtypni butonin e ndezjes në telekomandë. Nëse nuk pulson, ndërroni bateritë e telekomandës. •• Sigurohuni që bateritë janë vendosur me polet (+/–) në pozicionet e duhura. •• Provoni t'ia drejtoni telekomandën direkt televizorit nga 1,5-1,8 m distancë. •• Nëse televizori vjen me Telekomanda inteligjente "Samsung" (telekomandë me "Bluetooth"), sigurohuni që ta çiftoni me televizorin.
Telekomanda e aparatit kabllor apo satelitor nuk e ndez apo fik televizorin as nuk e ndryshon volumin. •• Programoni telekomandën e aparatit kabllor ose satelitor që të komandojë televizorin. Shihni manualin e përdorimit të aparatit kabllor apo satelitor për kodin e televizorit "SAMSUNG".
Cilësimet e televizorit humbin pas 5 minutash. •• Televizori është në Modaliteti për dyqan me pakicë. Ndryshoni Modaliteti për përdorim në menynë Të përgjithshme Menu në Regjimi në shtëpi (
Cilësimet > Të përgjithshme > Administrimi i sistemit >
Modaliteti për përdorim > Regjimi në shtëpi).
"Wi-Fi" me ndërprerje •• Sigurohuni që televizori të ketë lidhje me rrjetin (
Cilësimet > Të përgjithshme > Rrjeti > Statusi i
rrjetit). •• Sigurohuni që fjalëkalimi i "Wi-Fi" të jetë dhënë saktë. •• Kontrolloni distancën midis televizorit dhe modemit ose pikëhyrjes. Largësia nuk duhet të jetë mbi 15,2 m. •• Ulni interferencën duke mos përdorur ose duke fikur pajisjet me valë. Gjithashtu, verifikoni që nuk ka pengesa midis televizorit dhe modemit ose pikëhyrjes. (Fuqia e sinjalit "Wi-Fi" mund të ulet nga pajisjet, telefonat me valë, muret prej guri/oxhaqet etj.)
Shumëkatëshe Pikëhyrja me valë Repetitor "Wi-Fi"
•• Kontaktoni operatorin e internetit (ISP) dhe kërkojini të rivendosë qarkun e rrjetit për të regjistruar adresat MAC të modemit ose pikëhyrjes së re dhe televizorit.
Probleme me aplikacionet e videove ("Youtube" etj.) •• Ndryshoni "DNS" në 8.8.8.8. Zgjidhni
Cilësimet > Të përgjithshme > Rrjeti > Statusi i rrjetit >
Cilësim. IP > Cilësimi DNS > Fute manualisht > Serveri DNS > shkruani 8.8.8.8 > OK. •• Rivendoseni duke zgjedhur
Cilësimet > Mbështet > Vetë-diagnostikim > Rivendos Smart Hub.
Televizori mbetet ndezur ose nuk ndizet automatikisht. •• Nëse zona përreth është shumë e errët apo shumë e ndritshme, sensori i lëvizjeve mund të mos funksionojë normalisht. Performanca e sensorit të lëvizjeve mund të ndikohet nga mjedisi i instalimit (lartësia, animi, pengesat). Nëse rrobat që keni veshur apo ngjyra e lëkurës suaj është e ngjashme me nuancën e ambientit rrethues, sensori i lëvizjeve mund të mos funksionojë siç duhet. •• Televizori reagon ndaj të gjitha ndryshimeve vizuale rreth tij (dritave, ekraneve, qenve, ndryshimeve jashtë dritares dhe kushteve të tjera). Mund ta rregulloni nivelin e reagimit duke rregulluar ndjeshmërinë e diktimit të lëvizjes. (
Art > Cilësimet > Detektues lëvizjesh)
Masat paraprake gjatë përdorimit të modalitetit Art •• Sensori i lëvizjeve ndodhet në pjesën e poshtme të televizorit. Mos e bllokoni sensorin në pjesën e përparme të televizorit. Mund të ndikohet sensori i lëvizjeve, si dhe ndriçimi dhe tonaliteti i ngjyrës së ekranit. •• Modaliteti Art përdor algoritma për të minimizuar mbetjen e figurës që mund të shkaktohet nga shfaqja e figurave statike në ekran për periudha të gjata. •• Performanca e sensorit mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të instalimit dhe të përdorimit të televizorit. –– Ndriçimi dhe tonaliteti i ngjyrës së ekranit mund të ndikohen në varësi të ngjyrës së sipërfaqes mbi të cilën qëndron televizori. –– Në mjedise ku përdoren burime të veçanta drite, të ndryshme nga burimet e zakonshme të dritës (halogjen, fluoreshent), performanca e njohjes së lëvizjeve e sensorit, mund të ndryshojë në varësi të pozicioneve, llojeve dhe numrit të burimeve të dritës. –– Nëse zona përreth televizorit është shumë e errët apo shumë e ndritshme, ndriçimi i ekranit mund të kufizohet ose sensori mund të mos funksionojë normalisht. –– Nëse televizori instalohet shumë lart apo shumë poshtë, sensori mund të mos funksionojë normalisht. –– Sensori i lëvizjeve mund të diktojë lëvizje nga një dritë pulsuese, një kafshë shtëpiake, një makinë në lëvizje që duket nga dritarja ose dukuri të tjera dhe të fillojë të punojë. •• Në varësi të cilësimeve të funksionit Fikja automat. (
Cilësimet > Të përgjithshme > Zgjidhja eko
> Fikja automat.), televizori mund të fiket kur nuk ka komandë nga përdoruesi në modalitetin Art, si p.sh. Komanda nga telekomanda. •• Funksioni
Cilësimet > Të përgjithshme > Administrimi i sistemit > Ora > Kohëm. i fik. dhe Kohëmat. i
fikjes nuk funksionon në modalitetin Art. •• Funksioni
Cilësimet > Të përgjithshme > Administrimi i sistemit > Koha e mbrojtjes auto nuk
funksionon në modalitetin Art.
Çfarë është mbështetja në distancë? Shërbimi i mbështetjes në distancë i "Samsung" ju ofron mbështetje individuale me një teknik të "Samsung", i cili në distancë mund të: •• Diagnostikojë televizorin •• Rregullojë cilësimet e televizorit për ju •• Kryejë rivendosjen e vlerave të fabrikës të televizorit Shqip
•• Instalojë përditësime të rekomanduara të firmuerit
Si funksionon mbështetja në distancë? Mund të përfitoni lehtësisht shërbimin e mbështetjes teknike në distancë nga "Samsung" për televizorin tuaj: 1. Telefononi qendrën e shërbimit "Samsung" dhe kërkoni mbështetje në distancë. 2. Hapni menynë në televizor dhe shkoni te seksioni Mbështet. (
Cilësimet > Mbështet)
3. Zgjidhni Kontrolli në Distancë dhe lexoni dhe pranoni marrëveshjet e shërbimit. Kur shfaqet ekrani i kodit PIN, jepini teknikut numrin PIN. 4. Tekniku do të lidhet në vijim me televizorin tuaj.
Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit. Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj dhe optimizon automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse dëshironi ta çaktivizoni, shkoni te
Cilësimet > Të përgjithshme > Zgjidhja eko > Diktimi i dritës së ambientit.
•• Nëse ekrani është shumë i errët kur shikoni televizor në mjedis të errët, kjo mund të shkaktohet nga funksioni Diktimi i dritës së ambientit. •• Sensori ekonomik ndodhet në pjesën e poshtme të televizorit. Mos e bllokoni sensorin me objekte. Kjo mund të ulë ndriçimin e figurës.
Kujdesi për televizorin •• Nëse televizori ka pasur ngjitëse në ekran, pas heqjes së saj mund të mbeten disa papastërti. Pastroni papastërtitë përpara se të shihni televizor. •• Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten gjatë pastrimit. Për të evituar gërvishtjet, sigurohuni ta pastroni me kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë të butë. •• Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo lloj lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë avari, flakë ose goditje elektrike. •• Për të pastruar ekranin, fikni televizorin, fshini me kujdes njollat dhe shenjat e gishtave në panel me një leckë me mikrofibra. Pastrojeni trupin ose panelin e televizorit me një leckë me mikrofibra të njomur me pak ujë. Pas kësaj, thani lagështirën me një leckë të thatë. Kur pastroni, mos ushtroni shumë forcë mbi sipërfaqen e panelit sepse mund ta dëmtoni atë. Mos përdorni asnjëherë lëngje të djegshme (benzen, hollues etj.) ose solucion pastrimi. Për njolla të vështira, spërkatni në një leckë me mikrofibra pak lëng pastrimi për ekran dhe më pas përdoreni atë për të fshirë njollat.
09 Specifikimet dhe informacione të tjera Specifikimet Emri i modelit
Zëri (dalja) Përmasat (gjer. x lart. x thell.) Trupi Me mbajtëse Pesha Pa mbajtëse Me mbajtëse
40 W Madhësia e ekranit Matje diagonale Zëri (dalja) Përmasat (gjer. x lart. x thell.) Trupi Me mbajtëse Pesha Pa mbajtëse Me mbajtëse
Madhësia e ekranit Matje diagonale
Faktorët mjedisorë Temperatura e përdorimit Lagështia e përdorimit Temperatura e ruajtjes Lagështia e ruajtjes
10°C deri në 40°C (50°F deri në 104°F) 10%-80%, jokondensuese -20°C deri në 45°C (-4°F deri në 113°F) 5%-95%, jokondensuese
•• Disenjimi dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftim paraprak. •• Për informacion rreth furnizimit me energji dhe për më shumë informacione rreth konsumit të energjisë, drejtojuni etiketës së klasifikimit të ngjitur te produkti. •• Konsumi i zakonshëm i energjisë matet sipas IEC 62087. •• Etiketën e klasifikimit mund ta shihni në pjesën e poshtme të One Connect. •• Etiketën e klasifikimit mund ta shihni në pjesën e pasme të televizorit. (Për disa modele, etiketën e klasifikimit mund ta shihni në pjesën e brendshme të panelit mbrojtës.)
Ulja e konsumit të energjisë Kur të fikni televizorin, do të hyjë në modalitet pritjeje. Në modalitetin e pritjes, ai vijon të tërheqë një sasi të vogël energjie. Për të ulur konsumin e energjisë, hiqeni televizorin nga priza kur nuk synoni ta përdorni për një kohë të gjatë.
The terms HDMI and HDMI High-Definition Multimedia Interface, and the HDMI Logo are trademarks or registered trademarks of HDMI Licensing LLC in the United States and other countries.
Rekomandim - vetëm për BE-në
Nëpërmjet këtij dokumenti "Samsung Electronics" deklaron se kjo pajisje është në përputhje me Direktivën 2014/53/BE. Teksti i plotë i deklaratës zyrtare të pajtueshmërisë ofrohet në adresën e mëposhtme të internetit: http://www. samsung.com shkoni te "Support (Mbështetja) > Search Product Support (Kërko mbështetje për produktin)" dhe jepni emrin e modelit. Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha shtetet e BE-së. Funksioni "5 GHz WLAN (Wi-Fi)" i kësaj pajisjeje mund të përdoret vetëm në mjedise të brendshme. Fuqia maksimale e transmetuesit BT: 100 mW në 2,4 GHz – 2,4835 GHz Fuqia maksimale e transmetuesit Wi-Fi: 100 mW në 2,4 GHz – 2,4835 GHz; 5,15 GHz – 5,35 GHz & 5,47 GHz 5,725 GHz Për informacione rreth zotimeve mjedisore të "Samsung" dhe të detyrimeve rregullatore për produktet përkatëse, p.sh. "REACH", "WEEE", bateritë, vizitoni faqen http://www.samsung.com/uk/aboutsamsung/ samsungelectronics/corporatecitizenship/data_corner.html PARALAJMËRIM - PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË OSE ARTIKUJT E TJERË ME FLAKË TË EKSPOZUARA LARG PRODUKTIT GJATË GJITHË KOHËS.
Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e pajisjeve & elektrike dhe elektronike) (Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar) Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmtimet e mundshme të mjedisit ose të shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për Për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor, përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose me autoritetin vendor. Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare gjatë hedhjes. Heqja e duhur e baterive në produkt (Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar) Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referencës në Direktivën 2006/66 të KE-së. Nëse bateritë nuk hidhen siç duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose mjedisin. Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterive.
të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Notice-Facile