OneBlade QP2531 - Prerës mjekrre PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas OneBlade QP2531 PHILIPS në format PDF.
| Lloji i produktit | Trimeri i mjekrës |
| Model | QP2531 |
| Marka | Philips |
| Përmasat (L x G x T) | 15.0 x 5.0 x 3.5 cm |
| Pesha | 200 g |
| Burimi i energjisë | Bateri litium-jon e rikarikueshme |
| Koha e karikimit | 1 orë |
| Koha e përdorimit | 45 minuta |
| Treguesi i baterisë | Tregues LED i karikimit |
| Lloji i tehut | Çelik inox me dy anë |
| Gama e gjatësive të prerjes | 1 – 5 mm (5 hapa me krehë të rregullueshëm) |
| Funksionet kryesore | Prerje, konturim, rruajtje |
| Përdorim i lagësht dhe i thatë | Po, i papërshkueshëm nga uji (IPX7) |
| Mirëmbajtja | Shpëlajeni nën ujë të rrjedhshëm; zëvendësoni tehun çdo 4 muaj |
| Karakteristikat e sigurisë | Tehu ndalet nëse ushtrohet shumë presion |
| Pjesë këmbimi në dispozicion | Tehe zëvendësuese (QP2520), krehëra |
| Garancia | 2 vjet |
Pyetjet më të shpeshta - OneBlade QP2531 PHILIPS
Pyetjet e përdoruesve rreth OneBlade QP2531 PHILIPS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Prerës mjekrre në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj OneBlade QP2531 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. OneBlade QP2531 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT OneBlade QP2531 PHILIPS
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në "Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni produktin në www.philips.com/welcome.
Përshkrim i përgjithshëm (Fig. 1)
1 Kapaku mbrojtës
2 Brisku
3 Këmbëza rrëshqitëse e briskut
4 Butoni i ndezjes/fikjes
5 Treguesi i gjendjes së baterisë (vetëm QP2531, QP2530)
6 Fisha e vogël
7 Treguesi i ngarkimit të baterisë (vetëm QP2522, QP2521, QP2520)
8 Ushqyesi (QP2531, QP2530: ushqyes i tipit HQ850. QP2522, QP2521, QP2520: ushqyes i tipit A00390.)
9 Brisku rezervë (vetëm QP2531, QP2522)
10 Krehri me ngërthim i mjekrës 5 mm
11 Krehri me ngërthim i mjekrës 3 mm (vetëm QP2531, QP2530, QP2520)
12 Krehri me ngërthim i mjekrës 2 mm (vetëm QP2531, QP2530)
13 Krehri me ngërthim i mjekrës 1 mm
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes dhe të aksesorëve të saj dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas produkteve të ndryshme.
172 Shqip
Rrezik

- Mbajeni ushqyesin të thatë.
Paralajmërim
- Për të ngarkuar baterinë, përdorni vetëm ushqyesin e heqshëm që vjen me pajisjen. Për numrin e llojit të ushqyesit origjinal, shihni "Përshkrim i përgjithshëm" në manual.
- Ushqyesi përmban transformator. Mos e prisni ushqyesin për ta zëvendësuar me ndonjë spinë tjetër, pasi mund të jetë e rrezikshme.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish, nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që paraqiten. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Hiqeni gjithmonë pajisjen nga priza përpara se ta pastroni në çezmë.
- Kontrollojeni gjithmonë pajisjen përpara se ta përdorni. Mos e përdorni pajisjen nëse është e dëmtuar sepse kjo mund të shkaktojë lëndim. Ndërrojeni gjithmonë pjesën e dëmtuar me një pjesë tjetër originale.
- Mos e hapni pajisjen për të ndërruar baterinë e ringarkueshme.
Kujdes

- Mos e zhytni asnjëherë bazën e karikimit në ujë dhe mos e shpëlani atë në çezmë.
- Për të parandaluar dëmet e pariparueshme të ushqyesit, mos e përdorni brenda ose pranë prizave që kanë aromatizues elektrikë.
- Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin e saj të synuar siç tregohet në manualin e përdorimit.
- Për arsye higjienike, pajisja duhet të përdoret vetëm nga një person.
- Mos përdorni asnjëherë ujë më të nxehtë se 60°C për të shpëlarë pajisjen.
- Mos përdorni asnjëherë ajër të ngjeshur, sfungjerë pastrimi, agjentë pastrimi gërryes ose lëngje agresive si p.sh. benzinë ose aceton për të pastruar pajisjen.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Të përgjithshme

- Pajisja është rezistente ndaj ujit. Õshtë e përshtatshme për përdorim në banjë ose dush dhe për t'u pastruar në ujin e rubinetit. Për arsye sigurie, pajisja mund të përdoret vetëm pa kordon.
- Ushqyesi është i përshtatshëm për tensione rrjeti që variojnë nga 100 në 240 volt.
- Ushqyesi shndërron 100-240 volt në tension të ulët dhe të sigurt, nën 24 volt.
- Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 75 dB(A).
Ngarkimi
Shënim: Kjo pajisje mund të përdoret vetëm pa kordon.
QP2531, QP2530: Ngarkimi normalisht zgjat rreth 4 orë.
QP2522, QP2521, QP2520: Ngarkimi normalisht zgjat rreth 8 orë.
Pajisja me ngarkim të plotë ka kohë pune deri në 60 minuta (QP2531, QP2530) ose 45 minuta (QP2522, QP2521, QP2520).
Ngarkojeni pajisjen përpara përdorimit për herë të parë dhe kur treguesi i ngarkimit të baterisë tregon se bateria është thuajse bosh.
Treguesi i gjendjes së baterisë QP2531, QP2530:

Kur treguesi i gjendjes së baterisë pulson në portokalli, bateria është thuajse bosh.

Kur pajisja ngarkohet, drita treguese e gjendjes së baterisë pulson në të gjelbër.

Kur bateria ngarkohet plotësisht, treguesi i gjendjes së baterisë ndizet vazhdueshëm në të gjelbër.
Rreth 30 minuta pas ngarkimit të plotë të baterisë ose kur e hiqni pajisjen nga priza, dritat e treguesit të gjendjes së baterisë fiket automatikisht.
Treguesi i ngarkimit të baterisë QP2522, QP2521, QP2520:
Gjendja e baterisë tregohet nga rendimenti i pajisjes. Kur pajisja fillon të punojë më ngadalë,
bateria është thuajse bosh dhe duhet ngarkuar për rendiment optimal.
Ngarkimi me ushqyes

1 Futeni fishën e vogël në pajisje dhe ushqyesin në prizë.
2 vetëm QP2522, QP2521, QP2520: Treguesi i ngarkimit të baterisë në ushqyes ndizet vazhdueshëm, kur pajisja është në prizë.
3 Pas ngarkimit, hiqeni ushqyesin nga priza dhe hiqeni fishën e vogël nga pajisja.
Përdorimi i pajisjes
Pajisjen mund ta përdorni për shkurtim, konturim ose rrojë të qimeve të fytyrës (mjekrën, mustaqet dhe favoritat). Rrojë për rezultat më të lëmuar, shkurtim për gjatësi të caktuara dhe konturim për konture dhe vija të pastra. Kjo pajisje nuk synohet për rrojë, konturim ose shkurtim të qimeve në pjesët e poshtme të trupit ose të kokës. Merreni shtruar kur të filloni me përdorimin e pajisjes për herë të parë. Duhet të fitoni një farë përvoje me pajisjen përpara.
Shënim: Kjo pajisje mund të përdoret vetëm pa kordon.

1 Për të ndezur pajisjen, shtypni një herë butonin e ndezjes/fikjes.
2 Për ta fikur pajisjen, shtypni një herë butonin e ndezjes/fikjes.
Rroja
Vini re: Përpara se ta vini në punë pajisjen, kontrolloni gjithnjë për dëmtim ose konsumim të brisqeve. Nëse është dëmtuar ose konsumuar brisku, mos e përdorni pajisjen, pasi mund të lëndoheni. Zëvendësojeni briskun e dëmtuar përpara se ta përdorni pajisjen (shihni kapitullin "Zëvendësimi").

1 Ndizeni pajisjen.
2 Vendoseni briskun mbi lëkurë dhe lëvizeni pajisjen lart ose përkundër rritjes së qimeve me lëvizje të gjata dhe duke e shtypur lehtë.
Shënim: Sigurohuni ta mbani sipërfaqen e briskut rrafsh me lëkurën.
3 Fikeni dhe pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi (shihni "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
Konturimi
Mund të përdorni edhe të dy tehet e briskut për të knjuar vija të pastra dhe konture të përsosura.
Mbajeni pajisjen në mënyrë të atillë që brisku të

jetë pingul me lëkurën dhe njëri nga tehet të prekë lëkurën. Kjo mundëson një detajim më preciz të favoritave dhe të zonës përreth gojës dhe hundës.
1 Për të krijuar konture dhe vija të pastra, mund të përdorni cilindo anë të briskut.
2 Ndizeni pajisjen.
3 Vendoseni tehun e briskut pingul me lëkurën.
- Bëni lëvizje të drejta duke ushtruar shtypje të lehtë.
4 Fikeni dhe pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi (shihni "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
Shkurtimi me krehër

1 Vendoseni krehrin mbi brisk, me dhëmbët e krehrit për lart.
Shënim: Shkurtoni gjithnjë në drejtimin e dhëmbëve të krehrit. Kjo do të japë rezultatet më të mira.
2 Ndizeni pajisjen.
3 Vendoseni krehrin mbi lëkurë dhe lëvizeni pajisjen në drejtimin e dhëmbëve të krehrit.
Shënim: Për rezultate më të mira, lëvizeni përkundër rritjes së qimeve.
4 Fikeni dhe pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi (shihni "Pastrimi dhe mirëmbajtja").

5 Për të hequr krehrin, mbajeni nga të dy anët dhe hiqeni nga brisku.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
Kujdes: Mos përdorni asnjëherë ajër të kompresuar, sfungjerë pastrimi, solucione gërryese pastrimi ose lëngje agresive si p.sh. benzinë ose aceton për të pastruar pajisjen.
Kujdes: Mos e prekni pajisjen nëpër sipërfaqe për t'i hequr ujin, pasi mund ta dëmtoni. Ndërrojeni briskun nëse dëmtohet.

1 Hiqeni krehrin nga brisku. Fikeni gjithnjë pajisjen përpara se të vendosni apo hiqni krehrat.

2 Nëse janë mbledhur shumë qime në krehër, fryjini përpara.

3 Nëse janë mbledhur shumë qime në pajisje, fryjini përpara.
4 Pastaj ndizeni pajisjen dhe shpëlajeni briskun me ujë të vakët.
Kujdes: Mos e thani briskun me peshqir apo leckë, pasi mund ta dëmtoni.
5 Pastaj shpëlajeni krehrin me ujë të vakët.
6 Lëreni pajisjen dhe krehrin të thanen.
Shënim: Brisku është delikat. Përdoreni me kujdes. Ndërrojeni briskun nëse dëmtohet.
Mbajtja
Kapakun mbrojtës montojeni gjithnjë mbi brisk për ta mbrojtur këtë të fundit nga dëmtimet gjatë udhëtimit apo ruajtjes.
Këshillojmë ta lini pajisjen dhe pjesët e saj të thahen përpara se t'i ruani për përdorim të mëvonshëm.
1 Vendoseni kapakun mbrojtës në tehun e briskut.

2 Mbylleni kapakun mbrojtës.

Llamba treguese e përdorimit

Për prerje dhe rrëshqitje optimale të briskut, këshillojmë ta ndërroni briskun çdo 4 muaj, kur nuk ofron më rezultatet e pritshme të rrojës ose të shkurtimit.
Brisku vjen me një llambë treguese përdorimi. Një shirit i gjelbër shfaqet gradualisht në brisk gjatë përdorimit të tij. Kur ka dukshmëri të lartë, rekomandohet ta ndërroni briskun për cilësimi optimale të "OneBlade" Briskun ndërrojeni gjithmonë me brisk origjinal nga "Philips".
Në varësi të mënyrës suaj të përdorimit, kohëzgjatja e saktë e briskut mund të jetë më e gjatë ose më e shkurtër. Njësoj si me brisqet manuale, briskut i bie mprehtësia me kalimin e kohës, çka sjell rritje të tërheqjes së qimeve dhe rënie të aftësisë prerëse.
Ndërrimi i briskut

2 Shtyjeni këmbëzën rrëshqitëse të briskut me kujdes për lart dhe mbajeni briskun nga të dy anët për ta hequr dhe për të mos ju rënë. Kjo do të parandalojë ikjen e briskut nga doreza.

3 Mbajeni briskun e ri nga anët dhe shtyjeni në dorezë (derisa të dëgjoni kërcitjen e puthitjes).
Shënim: Kur të dëgjoni kërcitjen e puthitjes, do të thotë se brisku është vendosur mirë dhe është gati për përdorim.
Porositja e aksesorëve
Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.shop.philips.com/service ose drejtojuni shitësit tuaj për "Philips". Mund dhe të kontaktoni qendrën e kujdesit për klientin të "Philips" për shtetin ku ndodheni (shikoni fletëpalosjen e garancisë botërore për të dhënat e kontaktit).
Ofrohen pjesët e mëposhtme:
- Brisk QP210 paketë njëshe
- Brisk QP220 paketë dyshe
Riciklimi

- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/EU).

- Ky simbol do të thotë që produkti përmban një bateri të ringarkueshme të integruar, e cila nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2006/66/KE). Dërgojeni produktin në një pikë zyrare grumbullimi ose në një qendër shërbimi të "Philips", në mënyrë që heqja e baterisë së ringarkueshme të kryhet nga një profesionist.
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e diferencuar të produkteve elektrike dhe elektronike dhe të baterive të rikarikueshme. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin njerëzor.
Heqja e baterisë së ringarkueshme
Hiqeni baterinë e ringarkueshme vetëm kur të hidhni pajisjen. Përpara se të hiqni baterinë, sigurohuni që pajisja të jetë hequr nga priza dhe që bateria të jetë plotësisht e shkarkuar.
Merrni masat e nevojshme paraprake kur përdorni veglat për të hapur pajisjen.
Shënim: Ne ju këshillojmë fort që heqjen e baterisë së rikarikueshme ta kryeni me një profesionist.
1 Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të punojë derisa të ndalojë motori.
2 Hiqeni briskun nga pajisja.
3 Hiqni fundin e pajisjes duke e përkulur për poshtë dhe duke e tërhequr.

4 Hiqni folenë e baterisë duke e ndarë pjesën e poshtme nga ajo e sipërme.


5 Shkëputeni ndarjen e baterisë nga pjesa e poshtme.

6 Nxirreni baterinë nga trupi i brendshëm me anë të një kaçavide. Bateria është e lidhur me ngjitëse dyanëshe.
Paralajmërim: Bëni kujdes, fletët e baterisë janë shumë të mprehta.
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi vizitoni www.philips.com/support ose lexoni fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare.
Kufizimet e garancisë
Brisku nuk mbulohet nga kushtet e garancisë ndërkombëtare, pasi është pjesë e konsumueshme.
Diagnostikimi
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin më poshtë, vizitoni www.philips.com/support për një listë të pyetjeve të shpeshta ose kontaktoni qendrën e kujdesit për klientit për shtetin ku ndodheni.
Shqip
| Problemi Shkaku imundshëm | Zgjidhja | |
| Pajisja nukngarkohet kurështë e futur nëprizë: | Pajisja duhet tëfiket që tëngarkohet. | Fikeni pajisjen. |
| Nuk e ndez dotpajisjen kur ështëe futur në prizë: | Pajisjen nuk mundta ndizni kur po ngarkohet. Pajisjennmund ta përdornivetëm pa kordon. | Hiqeni pajisjen nga prizapërpara se ta përdorni. |
| Pajisja nuk punonmë. | Bateria eringarkueshmeështë bosh. | Ngarkojeni pajisjen (shihnikapitullin "Ngarkimi").QP2630, QP2530: Gjatëngarkimit, treguesi i ngarkimit të baterisëpulson. QP2620, QP2520:Gjatë ngarkimit, treguesi i ngarkimit tek ushqyesipulson. Nëse treguesi i ngarkimit të baterisë nuk pulson apo Nëse nuk ka problem korrenti dhe prizaështë funksionale, portreguesi i ngarkimit të baterisë ende nuk pulsonapo nuk ndizet, dërgojenipajisjen te shitësi ose tepika e shërbimit të"Philips". |
| Brisku ështëbllokuar ngapapastërtitë. | Ndizeni pajisjen dheshpëlajeni briskun nërubinet me ujë të ngrohtë. | |
| Mbajeni briskun në njëgotë me ujë të ngrohtë(60°C dhe jo më nxehtë)për rreth 30 sekonda. | ||
Problemi Shkaku i mundshëm
| Pajisja nuk i pret më qimet. | Brisku është vendosur gabim në dorezë. | Shtyjeni briskun në pajisje derisa të dëgjoni kërcitjen karakteristike. |
| Brisku është i dëmtuar ose i konsumuar. | Ndërrojeni briskun me një të ri. Shihni kapitullin "Ndërimi". | |
| Pajisja bën një zhurmë të çuditshme. | Brisku është i dëmtuar ose i konsumuar. | Ndërrojeni briskun me një të ri. Shihni kapitullin "Ndërimi". |
| Brisku është vendosur gabim në dorezë. | Hiqeni dhe rivendoseni briskun. Shtyjeni në pajisje derisa të dëgjoni kërcitjen karakteristike. | |
| Brisku është bllokuar nga papastërtitë. | Hiqeni briskun dhe pastrojeni mirë. | |
| Pajisja nuk funksionon më në mënyrë cilësore. | Brisku është bllokuar nga papastërtitë. | Hiqeni briskun dhe pastrojeni mirë. |
| Brisku konsumohet dhe prandaj performanca i bie me kalimin e kohës. | Ndërrojeni briskun me një të ri. Shihni kapitullin "Ndërimi". | |
| Brisku është pjesë delikate e pajisjes dhe mund të dëmtohet me lehtësi. Nëse dëmtohet, brisku mund të mos funksionojë më në mënyrë cilësore. | Ndërrojeni briskun me një të ri. Shihni kapitullin "Ndërimi". |
Zgjidhja