FABER Galileo Linear F830 - Pllakë gatimi

Galileo Linear F830 - Pllakë gatimi FABER - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Galileo Linear F830 FABER në format PDF.

📄 192 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice FABER Galileo Linear F830 - page 88
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth Galileo Linear F830 FABER

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Pllakë gatimi në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Galileo Linear F830 - FABER dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Galileo Linear F830 e markës FABER.

MANUAL I PËRDORUESIT Galileo Linear F830 FABER

Për sigurinë vetjake dhe funksionimin e duhur të pajisjes, ju lutemi ta lexoni me kujdes këtë manual para instalimit dhe vënies në punë. Mbajini këto udhëzime gjithmonë pranë pajisjes, edhe në rast se nuk do e përdorni më apo do t'ia kaloni një pale të tretë. Eështë e rëndësishme që përdoruesi t'i njohin të gjitha karakteristikat e funksionimit dhe të sigurisë së pajisjes. Këto pianura gatimi kanë sisteme induksioni që pajtohen me kërkesat e direktivës EMC dhe EMF dhe nuk duhet të krijojnë inteferenca me pajisje të tjera elektronike. Personat që kanë të implantuar stimulues kardiakë ose aparate të tjera elektronike, duhet të këshillohen me mjekun ose me prodhuesin e këtyre aparateve të implantuar, për të vlerësuar ndjeshmërinë ndaj interferencave.

Lidhjet elektrike duhet të kryhen nga një teknik ose person kompetent. Para se të bëhet lidhja elektrike, lexoni seksionin LIDHJA ELEKTRIKE.

Për pajisjet me kabëll ushqimi, morsetat ose seksioni i fijeve nga pika e ankorimit të kabllit dhe morsetave, duhet të jetë i tillë që të mundësojë nxjerrjen e përcjellësit nën tension që ndodhet në pjesën e sipërme të kabllit të tokëzuar, në rast se del nga ankorimi.

  • Prodhuesi nuk mund të mbajë përgjegjësi për dëme të mundshme që vijnë si pasojë e një instalimi ose përdorimi të papërshtatshëm.
  • Kontrolloni nëse ushqimi i rrjetit përputhet me atë që specifikohet në etiketën e të dhënave brenda produktit.
  • Në impiantin e fiksuar duhet të instalohen automate, në përputhje me normativat për sistemet e kabllove.
  • Për pajisjet e Kategorisë I, kontrolloni nëse rrjeti shtëpiak i ushqimit elektrik ka një lidhje të tokëzuar të përshtatshme.
  • Lidheni aspiratorin me gypin për daljen e tymit duke përdorur tubacion të përshtatshëm. Për blerjen e aksesorëve referojuni atyre që specifikohen në manualin e instalimit (për tubat rrethorë me diameter minimal 120 mm). Gjatësia e tubacionit të shkarkimit duhet të jetë sa më e vogël të jetë e mundur.
  • Lidheni produktin me rrjetin elektrik duke përdorur një çelës shumëpolar.
  • Ēshtë e nevojshme që t'u përmbaheni normativave lidhur me shkarkimin e ajrit.

  • Mos e lidhni aparatin e thithjes me kanale shkarkimi që përcjellin tymra djegieje (kaldaja, oxhaqe, etj.).

  • Nëse aspiratori përdoret së bashku me pajisje joelektrike (p.sh. pajisje me djegës gazi), është e nevojshme të garantoni një shkallë të mjaftueshme ajrimi të dhomës në ményrë që të ndalohet kthimi i gazrave të shkarkimit. Kur pajisja e gatimit përdoret së bashku me pajisjet që ushqehen nga burime energjie joelektrike, presioni negativ në dhomë nuk duhet të kalojë 4 Pa, për t penguar tymrat që të rithithen në dhomë nga pajisja e gatimit.

- Ajri nuk duhet të dalë nga një kanal që përdoret si gyp i daljes së tymrave për pajisjet që ushgehen me gaz ose me lëndë të tjera djegëse.

- Nëse kabili ushqyes është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, nga një qender asistence e autorizuar ose nga një teknik kompetent për të shmangur çdo rrezik apo situatë rreziku.

- Spinën e pajisjes lidheni me një prizë në përputhje me normat në fuqi, të vendosur në një vend të arritshëm.

- Për sa u përket masave teknike e të sigurisë që duhen marrë për shkarkimin e tymrave, ka rëndësi të ndiqni me vëmendje normat e

parashikuara nga autoritetet lokale.

PARALAJMËRIM: Para se të instaloni pajisjen, hiqni veshjet mbrojtëse.

- Përdorni vetëm vidat dhe artikujt e tjerë metalikë të përfshira bashkë me pajisjen.

PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave ose i mekanizmave fiksues, siç përshkruhet në këto udhëzime, mund të sjellë rreziqe dridhjesh elektrike.

- Proceset e pastrimit dhe të i mirëmbajtjes nuk duhet të kryhen nga fëmijë, përveç rasteve kur mbikëqyren nga një i rritur.

- Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.

- Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga persona (duke përfshire fëmijët) me aftësi të kufizuara psiko-fizike ndjesore ose pa përvojë dhe njohuri, përveç rasteve kur mbikëqyren dhe udhëzohen me kujdes për përdorimin e sigurt të pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.

- Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga fëmijë nën 8 vjeç dhe nga persona me aftësi të kufizuara psiko-fizike ndjesore ose me përvojë dhe njohuri të pamjaftueshme, përveç rasteve kur mbikëqyren dhe udhëzohen me kujdes lidhur me

përdorimin e sigurt të pajisjes dhe me rreziqet që sjell një gjë e tillë. Mos lini që fëmijët të luajnë me pajisjen.

FABER Galileo Linear F830 - 1

PARALAJMËRIM:

Pajisja dhe pjesët e saj që mund të arrihen bëhen shumë të nxehta gjatë përdorimit.

Bëni shumë kujdes që të mos prekni rezistencat.

Mbajini larg fëmijët nën 8 vjeç, përveç rasteve kur mbikëqyren vazhdimisht.

  • Pastroni dhe/ose zëvendësoni filtrat pas periudhës së specifikuar (rrezik zjarri). Shikoni paragrafin “Pastrimi e mirëmbajtja”.
  • Ju rekomandojmë të garantoni ajrimin e duhur të dhomës kur pajisja përdoret së bashku me pajisje që ushqehen me gaz ose lëndë të tjera djegëse (nuk aplikohet për pajisjet që vetëm riqarkullojnë ajrin e dhomës).

PARALAJMËRIM: Nëse sipërfaqja ka plasaritje, fikeni pajisjen për të shmangur rrezikun e dridhjeve elektrike.

  • Mos e ndizni pajisjen nëse sipërfaqja është e plasaritur ose ka dëmtime të dukshme në trupin e materialit.
  • Mos e prekni pajisjen me duar ose me pjesė të tjera të trupit të lagura.
  • Mos përdorni pajisje me avull për pastrimin e produktit.

  • Mos vendosni mbi sipërfaqen e pianurës objekte metalike, si thika, pirunë, lugë ose kapakë, pasi mund të nxehen së tepërmi.

  • Përdorni komandën e përshtatshme për të fikur pianurën pas përdorimit; mos i besoni sensorëve të tenxhereve.

PARALAJMËRIM: Ešhtë e rrezikshme ta lini pianurën pa mbikëqyrje kur përdoren vajra ose yndyra, pasi mund të krijohet një situatë rreziku dhe ndezje zjarri. Mos u përpiqni ASNJËHERË të fikni zjarret e mundshme me ujë, por fikeni pajisjen dhe flakën për shembull, me një kapak ose një mbulesë kundër zjarrit.

PARALAJMËRIM: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Një proces i shkurtët gatimi duhet të mbikëqyret në mënyrë të vazhdueshme.

- Pajisja nuk është projektuar për t'u vënë në punë me një kohëmatës të jashtëm ose një sistem telekomandimi të veçantë.

PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: mos vendosni objekte mbi sipërfaqet e gatimit.

- Pajisja duhet të instalohet në mënyrë të tillë, që të mundësojë seksionimin e ushqimit elektrik me një hapësirë kontakti (3 mm) që garanton seksionimin e plotë në kushte mbingarkese të kategorisë III.

  • Pajisja nuk duhet të ekspozohet asnjëherë ndaj agjentëve atmosferikë (shi, diell).
  • Ajrimi i pajisjes duhet të bëhet në përputhje me udhëzimet e prodhuesit.
  • Mbajini ambalazhet të paarritshme nga fëmijët dhe kafshët shtëpiake.
  • Aspiratori i kuzhinës dhe pajisjet e tjera për nxjerrjen jashtë të tymrave të gatimit mund të pengojnë funksionimin e sigurt të pajisjeve që djegin gaz ose lëndë djegëse (duke përfshire áto që ndodhen në mjedise të tjera), për shkak të fluksit të kthimit të gazeve djegëse. Këto gaze mund të shkaktojnë helmim nga monoksidi i karbonit. Pas instalimit të një aspiratori kuzhine ose të një pajisjeje çfarëdo përnxjerrjen jashtë të tymrave të gatimit, sigurohuni që pajisjet me gaz të testohen nga një person kompetent, për të garantuar që të mos ketë fluks të kthimit të gazit djegës.

2. PËRDORIMI

  • Pajisje thithëse është projektuar ekskluzivisht për eliminimin e erërave të gatimit gjatë përdorimit shtëpiak.
  • Mos e përdorni në asnjë rast pajisjen për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat është projektuar.
  • Fritezat duhet të monitorohen gjithmonë gjatë përdorimit: vaji i mbinxehur mund të marrë flakë.
  • Mos e ndizni pajisjen me një kohëmatës të jashtëm ose me një

sistem komandimi në distancë të veçuar.

  • Pajisja nuk duhet të instalohet pas një dere dekorative për të shmangur mbinxehjen.
  • Për të shmangur dëmtimet në pajisje, mos hipni me këmbë mbi pajisje.
  • Për të shmangur dëmtimet e xhuntove prej silikoni, mos vendosni enë gatimi të nxehta mbi shasi.
  • Mos prisni ose mos përgatisni ushqime mbi sipërfaqe dhe mos lini të bien mbi të sende të forta. Mos i tërhiqni zvarrë tenxheret ose enët e gatimit mbi sipërfaqe.

3. PASTRIMI E MIRËMBAJTJA

  • Para se të kryeni çfarëdolloj ndërhyrjeje për mirëmbajtjen, fikeni pajisjen ose shkëputeni atë nga rrjeti i ushqimit elektrik.
  • Nëse filtri kundër erërave me karbon ofrohet dhe është e tipit (F) (referojuni udhëzimeve të montimit) mund të rigjenerohet. Filtri kundër erërave me karbon aktiv mund të lahet e të rigjenerohet çdo 3-4 muaj (ose më shpesh nëse aspiratori i nënshtrohet një përdorimi intensiv), deri në një maksimum prej 8 ciklesh rigjenerimi (në rast përdorimi veçanërisht intensiv rekomandohet të mos tejkalohen 5 cikle). Kontaktoni me shërbimin e asistencës për të porositur një filtër të ri (F).

F ① ② ③

Procedura e rigjenerimit:

  • Lajeni në enëlarëse në temperaturë MAX prej 70° ose lajeni me dorë me ujë të nxehtë pa përdorur sfungjerë gërryes (mos përdorni detergjente!).
  • Thajeni në furrë në temperaturë MAX prej 70° për 2 orë (rekomandohet të lexoni me kujdes manualin e

përdorimit dhe udhëzimet e montimit të furrës tuaj).

- Filtrat kundër yndyrës duhet të pastrohen çdo 2 muaj përdorimi ose më shpesh, nëse përdorimi është veçanërisht intensiv dhe mund të lahen në enëlarëse. Mos i lani rrjetat në enëlarëse (Z).

FABER Galileo Linear F830 - Procedura e rigjenerimit: - 1

Rekomandime të përgjithshme

  • Mos përdorni kurrë sfungjerë gërryes, lesh çeliku, acid muriatik ose produkte të tjerë që mund të gërvishtin ose të lënë shenja në sipërfaqe.
  • Ushqimet që bien aksidentalisht ose depozitohen mbi sipërfaqe, mbi elementet funksionale ose estetike të pianurës nuk duhet të konsumohen.

Pastrimi i pajisjes

- Pastrojeni pianurën pas çdo përdorimi për të shmangur karbonizimin e mbetjeve të mundshme të ushqimit. Pastrimi i papastërtive të ngurtësuara dhe të karbonizuara është shumë i lodhshëm.

- Për të pastruar papastërtitë e përditshme, përdorni leckë ose sfungjer të butë dhe një detergjent të përshtatshëm. Ndiqni rekomandimet e prodhuesit lidhur me detergjentet që duhen përdorur. Këshillohet përdorimi i produkteve larës mbrojtës.

- Hiqni papastërtitë e ngurtësuara, p.sh. qumështin e derdhur gjatë zierjes, me një kruajtëse për qelq qeramik, ndërkohë që pianura është ende e nxehtë. Ndiqni rekomandimet e prodhuesit lidhur me kruajtësen që duhet përdorur.

- Hiqini ushqimet që përmbajnë sheqer, p.sh. marmelatën e derdhur

gjatë zierjes, me një kruajtëse për qelq qeramik, ndërkohë që pianura është ende e nxehtë. Në të kundërt, mbetjet mund ta dëmtojnë sipërfaqen prej qelqi qeramik.

- Hiqeni veshjen e mundshme prej plastmasi me ndihmën e një kruajtëseje për qelq qeramik, ndërkohë që pianura është ende e nxehtë. Në të kundërt, mbetjet mund ta dëmtojnë sipërfaqen prej qelqi qeramik.

- Hiqini njollat e gëlqeres duke përdorur një sasi të vogël solucioni zhgëlqerëzues, p.sh. uthull ose lëng limoni, pasi pianura të jetë ftohur. Më pas pastrojeni sërish me një leckë të lagur.

4. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJNË MOBILIET

Për procedurën e instalimit është e detyrueshme të ndiqni ligjet, urdhëresat, direktivat dhe normat (rregulloret për sigurinë e impianteve elektrike, riciklimin e duhur të komponentëve etj.) në fuqi në vendin e përdorimit!

  • Mos përdorni ngjitës silikoni midis pajisjes dhe planit të punës. Pianura do të montohet me inkaso në planin e punës së kuzhinës sipër një moduli për kuzhinë me gjerësi prej 600 mm ose më shumë.
  • Në rast se pajisja është e montuar mbi materiale të ndezshme, është e nevojshme të respektoni me përpikëri udhëzimet dhe normat lidhur me instalimet me tension të ulët dhe mbrojtjen kundër zjarrit.
  • Për njësitë inkaso, komponentët (materialet plastike dhe me rimeso druri) duhet të montohen me ngjitës rezistues ndaj nxehtësisë (min. 100 °C): përdorimi i materialit dhe i ngjitësve.të papërshtatshëm mund të shkaktojë deformim dhe shkëputje.
  • Moduli i kuzhinës duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme për lidhjet

elektrike të pajisjes. Modulet varëse sipër pajisjes duhet të instalohen në një distancë të tillë që të lejojnë hapësirë të mjaftueshme për të punuar në mënyrë të reħatshme.

  • Përdorimi i kornizave dekoruese me dru të fortë rreth planit të punës pas pajisjes lejohet, me kusht që distanca minimale të mbetet gjithnjë e barabartë me atë që tregohet në figurat e instalimit.
  • Distanca minimale midis pajisjes së montuar dhe murit të pasmë tregohet në figurën e instalimit të pajisjes inkaso (150 mm për murin anësor, 40 mm për murin e pasmë dhe 500 mm për mobilit eventuale që qëndrojnë sipër).
  • Për të penguar hyrjen e lëngjeve midis kornizës së pianurës së gatimit dhe planit të punës, vini guarnicionin ngjitës në të gjithë kornizën e jashtme të pianurës para instalimit.

5. LIDHJA ELETRIKE

FABER Galileo Linear F830 - LIDHJA ELETRIKE - 1

PARALAJMËRIM: Të gjitha lidhjet elektrike duhet të bëhen nga një instalues i autorizuar.

  • Ndiqni skemën e lidhjeve (që ndodhet në anën e poshtme të produktit).
  • Kjo pajisje ka një lidhje të tipit "Y", ndaj këshillohet të përdoret një kabëll ushqimi H05V2V2-F me 5 x 2,5 mm², lidhje MONOFAZË dhe DYFAZORE: seksion minimal i përcjellësve: 2,5 mm². Diametri i jashtëm i kabllit të ushqimit: min 8 mm - maks. 12 mm.
  • Morsetat lidhëse mund të arrihen duke hequr kapakun e kutisë së lidhjeve.
  • Verifikoni nëse karakteristikat e impiantit elektrik të shtëpisë (tensioni, fuqia maksimale dhe korrenti) janë në përputhje me ato të pajisjes.

- Lidheni pajisjen siç tregohet në manualin e instalimit (në përputhje me normat e referencës për tensionin e rrjetit, të cilat janë në fuqi në nivel kombëtar).

FABER Galileo Linear F830 - LIDHJA ELETRIKE - 2

Kujdes! Mos bëni saldime te kabllot!

6. ASPEKTET MJEDISORE

Asgjësimi i pajisjeve elektroshtëpiake

Simboli mbi produkt ose mbi ambalazhin e tij tregon se produkti nuk duhet të asgjësohet bashkë me mbeturinat normale shtëpiake. Produkti duhet të asgjësohet pranë një qendre të specializuar në riciklimin e komponentëve elektrikë dhe elektronikë. Duke u siguruar që ky produkt të asgjësohet në mënyrë e duhur, do të kontribuojë në parandalimin e pasoja të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin, që do të shkaktoheshin nga një asgjësim i papërshtatshëm. Për informacione më të detajuara rreth mënyrës së riciklimit të këtij produkti, drejtojuni autoriteteve bashkiake, shërbimit lokal të asgjësimit të mbeturinave ose dyqanit ku keni blerë produktin.

Pajisja është në përputhje me direktivën 2012/19/UE për reduktimin e lëndëve të rrezikshme të përdorura në pajisjet elektrike dhe elektronike dhe asgjësimin e mbeturinave.

Asgjësimi i materialeve dhe ambalazheve

Materialet me simbolin 📊 janë të riciklueshme. Asgjësojini materialet ambalazhuese në konteinerët e posaçëm të grumbullimit për riciklimin.

Kursim energjie

Gjatë gatimit mund të kurseni energji çdo ditë, nëse ndiqni sugjerimet e mëposhtme.

  • Kur ngrohet uji, përdorni vetëm sasinë e nevojshme.
  • Nëse është e mundur, vendosni gjithmonë kapakun mbi tenxhere.

  • Para se të aktivizoni zonën e gatimit, sistemoni tenxheren.

  • Sistemojini tenxheret më të vogla në zonat më të vogla të gatimit.
  • Pozicionojini tenxheret në qendër të zonës së gatimit.
  • Përdorni nxehtësinë e mbetur për t'i ruajtur ushqimet të ngrohta ose për t'i shkrirë ato.

7. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT

6
1Zonë gatimi teke (210x190 mm) 2100 W, me funksionin Përforcues duke filluar nga 3000 W
2Zonë gatimi teke (210x190 mm) 2100 W, me funksionin Përforcues duke filluar nga 3000 W
3Zonë gatimi teke (R.200 mm) 2300 W, me funksionin Përforcues duke filluar nga 3000 W
4Zonë gatimi teke (R.145 mm) 1400 W, me funksionin Përforcues duke filluar nga 1850 W
5Paneli i kontrollit
6Rrjeta e thithjes së ajrit
1 + 2Zona e gatimit e kombinueshme (220 x 395 mm) 3000 W, me funksionin Përforcues 3700 W.

TREGUESIT

Rilevimi i pranisë së tenxheres

Çdo zonë gatimi është e pajisur me një sistem që identifikon praninë e një tenxhereje mbi planin e gatimit.

Sistemi i identifikimit është në gjendje të identifikojë tenxheret me bazament magnetik të përshtatshëm për përdorimin në planet e gatimit me induksion.

Nëse tenxherja hiqet gjatë funksionimit ose nëse përdoret një tenxhere e papërshtatshme, në ekran shfaqet simboli

Treguesi i nxehtësisë së mbetur

Treguesi i nxehtësisë së mbetur është një funksion sigurie që sinjalizon se sipërfaqja e zonës së gatimit ka ende një temperaturë të barabartë ose më të madhe se 50 °C dhe mund të shkaktojë kështu djegie kur bie në kontakt me duart e zhveshura. Shifra e zonës përkatëse të gatimit është H.

8. PANELI I KONTROLLIT

12 11 10 9
13
1Ndezur/fikur
2Treguesi i ngopjes së filtrit kundër yndyrës
3Treguesi i nivelit të fuqisë së zonës së gatimit
4Treguesi i nivelit të fuqisë së aspiratorit
5Kontrolli i kohëmatësit të aspiratorit
6Simboli i zonës së komandave të aspiratorit
7Kontrolli i kohëmatësit të zonës së gatimit
8Zona e rregullimit të kohëmatësit
9Treguesi i ngopjes së filtrit të karbonit aktiv
10Butoni i funksionit të shkrirjes
11Butoni i funksionit të bllokimit
12Butoni i funksionit të pauzës
13Tastiera e rrëshqitshme
AButoni i funksionit automatik

Zonat e gatimit mund të aktivizohen duke shtypur shifrat e referencës 8. Shifra do të ndriçohet me më shumë intensitet për të konfirmuar procesin.

Kur vendoset një tenxhere mbi një nga 4 zonat e gatimit, pianura e identifikon automatikisht praninë dhe ndriçon shifrën përkatëse për aktivizimin.

Nëse nuk ka tenxhere apo objekte të tjera mbi pianurën, shifrat nuk janë të dukshme.

Në panelin e kontrollit, funksionet që mund të zgjidhen janë gjithmonë ato të dukshmet, por që ndriçohen me intensitet të ulët. Zgjidhini funksionet duke prekur simbolin korrespondues.

Ndezja e pajisjes:

FABER Galileo Linear F830 - Ndezja e pajisjes: - 1

Shtypni për 2 sekonda butonin On/Off për të ndezur e aktivizuar funksionet e pianurës.

Në këtë moment pianura është e ndezur, por të gjitha zonat e gatimit dhe aspiratori e kanë fuqinë zero. Pianura fiket automatikisht pas 20 sekondash mospërdorimi.

Kujdes: Për arsye sigurie, mund ta fikni pianurën gjithmonë me butonin On/Off.

Kujdes: Të gjitha funksionet që mund të zgjidhen në panelin e kontrollit do të jenë gjithmonë ato të ndriçuarat/të dukshmet dhe do të jenë të vetmet që mund të aktivizohen.

Komandat e zonave të gatimit apo të aspiratorit dhe kohëmatësi mund të aktivizohen duke shtypur mbi shifrën e referencës.

Konfirmimi jepet nga ndriçimi i shifrës që bëhet më intensiv.

9. KUFIZIMI I FUQISË

Gjatë lidhjes së parë të pajisjes me ushqimin e rrjetit shtëpiak, instaluesi duhet të konfigurojë fuqinë e zonave të gatimit në bazë të kapaciteteve efektive të impiantit elektrik shtëpiak.

Nëse kjo nuk është e nevojshme, pianura mund të ndizet direkt me anë të ⏻ ose, si alternativë, duke ndjekur procedurën e përshkruar më poshtë për të hyrë në menu.

Para se të kryeni procedurën, ju këshillojmë të lexoni gjithë paragrafin.

Lidhni pianurën me rrjetin shtëpiak.

  1. Të gjitha shifrat do të ndriçohen për disa sekonda, e më pas do të fiken dhe do të mbetet vetëm ♦ë do të pulsojë.

  2. Shtypni dhe mbani shtypur , shifrat e zonave të gatimit do të tregojnë

  3. Duke mbajtur shtypur ⚙, filloni të shtypni shifrat e zonave të gatimit duke vepruar në drejtim kundërorar.

FABER Galileo Linear F830 - KUFIZIMI I FUQISË - 1

flowchart
graph TD
    A["1"] --> B["2"]
    B --> C["3"]
    C --> D["4"]
    D --> A

Shifra e pasme majtas do të tregojë dhe një numër që tregon llojin e menusë. Shifra e përparme majtas tregon një numër që varet nga parametrat e specifikuar në përzgjedhje.

Zgjidhni shifrën me [ dhe shtypni " 8 " mbi shiritin e fuqisë.

Zgjidhni shifrën e përparme majtas dhe zgjidhni cilësimin e duhur.

Shihni tabelën e mëposhtme për specifikimet:

Vlera e shiritit të fuqisëKWShënime
07,4Cilësimi fillestar standard
14,5
23,5
32,8

Pasi të keni vendosur vlerën e duhur, konfirmoni duke prekur dhe mbajtur.

10. FUNKSIONET E PIANURËS

+ + + ⊙ A ⊙ 凿 → ⊥ 8 8 8 8 8 - - - ⊙ ⊙ ⊙ 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 P ⏻ ♦ 8 8 8

Mekanizmi i sigurisë sëfëmijëveSë Ky funksion pengon aktivizimin pa dashje të pajisjes
Për ta aktivizuar: nëse mbi pianurën ndodhet një tenxhere, shtypni dhe mbani shtypur për 3 sekonda shifrën përkatëse. Nëse mbi pianurë nuk ndodhet asnje tenxhere, shtypni dhe mbanshtypur për 3 sekonda një nga 5 shifrat (që nuk duken), pranë pikës në anën e majtë. Lëshojeni dhe zvarriteni gishtin nga 0 deri në 9 përgjatë shiritit të fuqisë që tregon sekuencën e funksionimit.Të gjitha shifrat do të tregojnëProceset e përshkruara duhet të përfundojnë brenda 10 sekondash.
Për ta çaktivizuar: shtypni dhe mbani shtypur për 3 sekonda një nga 5 shifrat e zonave të gatimit. Lëshojeni dhe zvarriteni gishtin nga 9 deri në 0 përgjatë shiritit të fuqisë që tregon sekuencën efunksionimit.Proceset e përshkruara duhet të përfundojnë brenda 10 sekondash.
BllokimiGjatë përdorimit të pianurës mund t'i bblokoni funksionet e saj, si për shembull, për ta pastruar. Funksioni çëndron aktiv edhe nëse pianura fiket dhe rindizet.Në rast se ndërpritet korrenti, funksioni çaktivizohet.
Për ta aktivizuar: shtypni = dhombajeni shtypur për 1 sekondë.
Për ta çaktivizuar: shtypni = 0
Funksioni PërforcuesÇdo zonë gatimi mund të konfigurohet në një nivel fuqie më të lartë për një maksimum prej minutash.
Për ta aktivizuar: zgjidhni një nga 4 zonat e gatimit dhe zgjidhni vlerën "P" mbi shiritin e fuqisë.Shifra përkatëse do të tregojë.
Për ta çaktivizuar: zgjidhni një nga vlerat e tjera të mundshme mbi shiritin e fuqisë.
Kohëmatësi në zonat egatimitKohëmatësi mundëson fikjen e një zone të caktuar gatimi në përfundim të kohës së konfiguruar.Zonat e gatimit mund të programohen një nga një, pasi secila ka kohëmatësin e saj.
Për ta aktivizuar: Me zonën e gatimit në punë e sipër, shtypeni për të hyrë në komandat e rregullimit të kohëmatësit për atë zonë.3 shifrat tregojnë “ 0 0 0 “. Shtypni “+” ose “-” për të konfiguruar numërimin mbrapsht të kohëmatësit.Orë - Dhjetëshe - MinutaMos prekni asgjë për 10 sekonda, për të konfirmuar kohën e konfiguruar.Pasi të ketë përfunduar numërimi mbrapsht, shifrat do të zerohen dhe do të lëshohet një sinjal akustik. Funksioni mund të ndërpritet duke shtypur cilindo buton.Nëse kohëmatësi është aktiv për disa zona gatimi, 3 shifrat do të tregojnë gjithmonë kohëmatësin më të afërt me skadimin e kohës.
Për ta çaktivizuar: me zonën e gatimit në punë e sipër, shtypeni për të hyrë në komandat e rregullimit të kohëmatësit për atë zonë.Konfiguroni tre shifrat në “ 0 0 0 “ me anën e “+” ose “-” ose shtypni butonin On/Off.
Kohëmatësi (i përgjithshëm)Kohëmatësi me alarm për përdorim të përgjithshëm.
Për ta aktivizuar: ndizni pianurën duke u siguruar që nuk ka tenxhere ose zona gatimi aktive.3 shifrat për komandat e rregullimit të kohëmatësit tregojnë “- - -”.Shtypni shifrën për të hyrë në menunë e kohëmatësit dhe për të shfaqur “ 0 0 0 “.Shtypni “+” ose “-” për të konfiguruar numërimin mbrapsht të kohëmatësit.Orë - Dhjetëshe - MinutaMos prekni asgjë për 10 sekonda, për të konfirmuar kohën e konfiguruar.Pasi të ketë përfunduar numërimi mbrapsht, shifrat do të zerohen dhe do të lëishohet një sinjal akustik. Funksioni mund të ndërpritet duke shtypur cilindo buton.Përsëritini proceset e përshkruara për modifikimin e vlerës së numëlimit mbrapsht.
Për ta çaktivizuar: ndizni pianurën duke u siguruar që nuk ka tenxhere ose zona gatimi aktive.Shtypni shifrën për të hyrë në menunë e kohëmatësit dhe përdorni “+” dhe “-” për të konfiguruar ekranin në “ 0 0 0 “-” ose shtypni butonin On/Off.
Funksioni i shkrirjesPër ta aktivizuar: zgjidhni një nga 4 zonat e gatimit dhe shtypniShifra e zonës së zgjedhur tregon
Për ta çaktivizuar: shtypni ose .
Funksioni i ngrohjesKy funksion përdoret për të ngrohur një tenxhere me fuqi maksimale para se të vazhdoni me gatimin në një nivel të zgjedhur. Intervali i kohës gjatë së cilit zona e gatimit do të qëndrojë në fuqinë maksimale, varet nga nivel i gatimit përfundimtar të konfiguruar. Shihni tabelën:
Niveli i fuqisë Kohëmatësi (sekondat)
148
2 144
3 230
4 312
5 408
6 120
7 168
8 216
9 I padisponueshëm
P I padisponueshëm
Për ta aktivizuar, me një tenxhere mbi pianurë dhe me zonën e gatimit të zgjedhur, shtypni dhe mbani shtypur për 3 sekonda vlerën e zgjedhur (nga 1 në 8) mbi shiritin e fuqisë. Ekranı i zonës përkatëse të zonës së gatimit tregon “A”.Éshtë e mundur të rritni nivelin e gatimit, por duke e ulur, çaktivizohet funksioni.Mund ta çaktivizoni edhe duke prekur dhe mbajtur për 3 sekonda butonin e zonës së gatimit në fjalë.
Funksioni i pauzësKy funksion mundëson të vësh në pauzë/të riaktivizosh cilindo funksion aktiv në pianurë, duke ulur fuqinë e zonës së gatimit dhe duke zeruar gjithë funksionet. Nëse funksioni i pauzës nuk çaktivizohet brenda 10 minutash, pianura do të fiket automatikisht.
Për ta aktivizuar: Me një tenxhere mbi pianurë dhe me zonën e gatimit të zgjedhur, shtypni dhe mbani të shtypur butonin e funksionit të pauzës përtë paktën 1 sekondë. Të gjithë ekranet tregojnë
Për ta çaktivizuar: shtypni dhe mbani shtypur për 1 sekondë derisa të pulsojë. Shtypni cilindo buton tjetër brenda 10 sekondash. Funksioni do të çaktivizohet dhe pianura do të vazhdojë me konfigurimet e mëparshme.
Funksioni i rikthimitKy funksion përdoret për të rikthyer konfigurimet e funksionit të pianurës në rast se e fikni pa dashje ose nëse shkëputet papritur korrenti.
Kur pianura fiket, nëse e rindizni brenda 6 sekondash duke prekur , butoni do të pulsojë për 6 sekonda. Shtypni butonin për të rikuperuar funksionet e konfiguruar më parë. Do të lëshohet një bip për të konfirmuar procesin.
Modaliteti i kombinuar (funksioni “urë”)Ky funksion mundëson lidhjen e 2 zonave të gatimit për t'i përdorur dhe kontrolluar ato si një zonë të vetme dhe më të madhe gatimi. Kjo mundëson përdorimin e tenxhereve me bazament më të madh.Zonat e zgjedhshme të gatimit për këtë funksion janë vetëm ato në të majtë.
Për ta aktivizuar/çaktivizuar: shtypni njëkohësisht shifrat e zonave të gatimit në të majtë për të zgjedhur 2 zonat që do të lidhni me njëra-tjetrën, derisa të shfaqet shifra për të treguar që funksioni èshtë aktivizuar. Shifra tjetër përdoret për të konfiguruar nivelin e fuqisë.
Funksioni AUTOMATIK “A”Sipas cilësimit të paracaktuar, kur ndizet pianura/aspiratori, aspiratori aktivizohet në modalitetir automatik dhe drita LED “A” ndriçohet me intensitet. Aspiratori hyn në punë nëse fuqia e zonave të gatimit është më e madhe se “1”.Ai çaktivizohet duke shtypur dritën LED “A”, gjë që konfirmohet nga ndryshimi i intensitetit, nga intensive në të zbehtë. Ai çaktivizohet edhe duke shtypur një vlerë më të madhe se “1” mbi shiritin e fuqisë, gjë që konfirmohet nga ndryshimi i intensitetit të dritës LED “A” nga intensive në të zbehtë.Ai riaktivizohet duke shtypur dritën LED “A” që do të kalojë në të ndezur intensive.
  1. TABELA E GATIMIT
Niveli i fuqisëMënyra e gatimit Duhet përdorur
1Për të shkrirë, për të ngrohur pakGjalpë, çokollatë, xhelatinë, salca
2Për të shkrirë, për të ngrohur pakGjalpë, çokollatë, xhelatinë, salca
3Për ta vendosur në temperaturënOriz
4Për gatim të gjatë, trashje, shterimPerime, patate, salca, fruta, peshk
5Për gatim të gjatë, trashje, shterimPerime, patate, salca, fruta, peshk
6Për gatim të gjatë, për të zier ngadalë Makarona, supë, mish i zier
7Për skuqje të shpejtë Qofte patatesh, omëleta, ushqime me galetë dhe të skuqura, salsiçe
8Skuqje, skuqje me zhytje Mish, patate të skuqura
9Fërgim i shpejtë me temperaturë të lartë Biftek
PNgrohje e shpejtë Zierje uji

12. FUNKSIONI I THITHJES SË AJRIT

Komandat e zonave të gatimit apo të aspiratorit dhe kohëmatësi mund të aktivizohen duke shtypur mbi shifrën e referencës.
“9”Shtypni “9” mbi shiritin e fuqisë për të konfiguruar shpejtësinë INTENSIVE 1. Ky cilësim është programuar për të qëndruar aktiv për 10 minuta. Pasi kalon kjo kohë, sistemi kthehet automatikisht në shpejtësinë e konfiguruar më parë. Çaktivizohet duke zgjedhur një shpejtësi tjetër.
“P”Shtypni “9” dy herë mbi shiritin e fuqisë për të konfiguruar shpejtësinë INTENSIVE 2. Ky cilësim është programuar për të qëndruar aktiv për 5 minuta. Pasi kalon kjo kohë, sistemi kthehet automatikisht në shpejtësinë e konfiguruar më parë. Çaktivizohet duke zgjedhur një shpejtësi tjetër.
Funksioni VonesaKy funksion është i disponueshëm vetëm nëse çaktivizohet modaliteti automatik. Modaliteti automatik çaktivizohet duke shtypur “A”. Shtypni shifrën e aspiratorit dhe konfiguroni shpejtësinë në shiritin e fuqisë. Shtypni shifrën për rregullimin e kohëmatësit që tregonte “CL” por që do të kalojë në numërimin mbrapsht të konfiguruar me 15 minuta.
Simboli i kohëmatësit Pasi të zgjidhni shifrën e aspiratorit, shtypni shifrën për rregullimin e kohëmatësit për të konfiguruar numërimin mbrapsht.
Simboli i mirëmbajtjes së filtrit kundër yndyrës Pastrimi i filtrit kundër yndyrës sinjalizohet me dritën LED dhe është gjithmonë aktiv. Rivendosja e parametrave dhe riaktivizimi i filtrit Pasi të keni bërë mirëmbajtjen e filtrit: shtypni për 5 sekonda butonin . - Drita LED e filtrit kundër yndyrës do të fiket dhe do të riaktivizohet numërimi mbrapsht.

FABER Galileo Linear F830 - FUNKSIONI I THITHJES SË AJRIT - 1

Simboli i mirëmbajtjes së filtrit me karbon

Sipas cilësimit të paracaktuar, aspiratori është në modalitet thithës. Me ngarkesë të fikur, shtypni shifrën e komandave të aspiratorit për ta aktivizuar. Shtypeni shifrën sërish për 5 sekonda për:

Aktivizimin e filtrit me karbon:

Simboli i filtrit (kundër erërave) me karbon ndizet për 1 sekondë.

Çaktivizimin e filtrit me karbon:

Simboli i filtrit (kundër erërave) me karbon pulson dy herë.

Pas aktivizimit, ndezja e ikonës do të sinjalizojë se është e nevojshme të bëhet mirëmbajtja e filtrit (kundër erërave) me karbon.

Rivendosja e parametrave dhe riaktivizimi i filtrit me karbon

Pasi të keni bërë mirëmbajtjen e filtrit:

shtypni për 5 sekonda butonin. - Drita LED e filtrit kundër erërave do të fiket dhe do të riaktivizohet numërimi mbrapsht.

13. FUNKSIONI I RREGULLIMIT TË FUQISË

Ky produkt është pajisur me një funksion për rregullimin e fuqisë me kontroll elektronik.

Ky funksion kontrollon shpërndarjen e fuqisë maksimale prej 3700 W midis zonave të gatimit të kombinuara (ana e majtë dhe ana e djathtë), duke optimalizuar shpërndarjen e fuqisë dhe duke shmangur mbingarkesat e sistemit.

Për këtë qëllim monitorohet vazhdimisht fuqia totale, duke e ulur sipas nevojës.

Nëse nuk është e mundur të arrihet fuqia totale e kërkuar, një element kontrolli redukton sipas cilësimit të paracaktuar fuqinë e një elementi tjetër gatimi në nivelin që vjen menjëherë nën grafikun përkatës të fuqisë, në mënyrë që të mos tejkalohet thithja e rrymës prej 16 A.

Në këtë rast gjeneratori identifikon komandën e fundit me përparësi më të madhe që është bërë nga përdoruesi dhe, nëse është e nevojshme, redukton

cilësimet e aktivizuara më parë për një element tjetër gatimi.

Funksioni i rregullimit të fuqisë aktivizohet që në fillim edhe kur identifikohet prania e një tenxhereje mbi elementin e gatimit.

Shembull:

Nëse për zonën e gatimit 1 zgjidhet niveli i fuqisë shtesë (përforcimi) (P), zona e gatimit 2 nuk mund ta tejkalojë njëkohësisht nivelin e fuqisë 9 dhe do të kufizohet automatikisht."

14. UDHËZIM PËR PËRDORIMIN E TENXHERE

Cilat tenxhere duhet të përdorni

Përdorni vetëm tenxhere që e kanë bazamentin me material ferromagnetik të përshtatshëm për t'u përdorur mbi pianura me induksion:

• gizë
- çelik i emaluar
- çelik karboni
- çelik i pandryshkshëm (edhe jo plotësisht)
- alumin me veshje ferromagnetike ose bazament me piastër ferromagnetike Për të përcaktuar përshtatshmërinë e një tenxhereje, kontrolloni që të jetë i
pranishëm simboli 200përgjithësisht i stampuar në bazament). Mund të afroni edhe një magnet te bazamenti i tenxheres. Nëse puthitet, do të thotë se tenxherja mund të përdoret në një pianurë me induksion.

Për të garantuar efikasitet maksimal, përdorni gjithmonë tenxhere me bazament të sheshtë që mund ta shpërndajnë nxehtësinë në mënyrë uniforme. Një bazament jo plotësisht i sheshtë mund të ndikojë në përçimin e fuqisë dhe të nxehtësisë.

Si t'i përdorni tenxheret

Diametri minimal i tenxheres/tiganit për zonat e ndryshme të gatimit. Për të garantuar funksionimin e duhur të pianurës, tenxherja duhet të mbulojë një ose më shumë pika reference që tregohen mbi sipërfaqen e pianurës dhe duhet të ketë diametrin minimal të përshtatshëm.

Përdorni gjithmonë zonën e gatimit që përputhem më mirë me diametrin e bazamentit të tenxheres.

Zonat e gatimitDiametri i bazamentit të tenxheres
∅ minimal (i këshillueshëm)∅ maksimal (i këshillueshëm)
Zona e kombinuar majtas190 mm230 mm
Zona teke majtas110 mm190 mm
Zona teke e përparme djathtas110 mm145 mm
Zona teke e pasme djathtas110 mm200 mm

Tenxheret/tiganët bosh ose me bazament të hollë

Mos përdorni tenxhere/tiganë bosh ose me bazament të hollë mbi pianurë, pasi kjo nuk do të lejonte kontrollimin e temperaturës ose fikjen automatike të zonës së gatimit, nëse temperatura është shumë e lartë, me rrezikun e dëmtimit të tenxheres ose të sipërfaqes së pianurës.

Nëse ndodh një gjë e tillë, mos prekni asgjë dhe prisni derisa të ftohen të gjithë komponentët.

Nëse shfaqet një mesazh gabimi, referojuni seksionit “Zgjidhja e problemeve”.

Zhurma normale funksionimit të pianurës

Teknologjia me induksion bazohet mbi krijimin e fushave elektromagnetike. Këto fusha elektromagnetike gjenerojnë nxehje direkt tek fundi i tenxheres. Tenxheret e tiganët mund të bëjnë një larmi zhurmash ose dridhjesh sipas mënyrës me të cilën janë prodhuar. Këto lloj zhurmash përshkruhen si më poshtë vijon:

Gumëzhimë e lehtë (si zhurma e një transformatori)

Kjo zhurmë bëhet kur gatuhet me një nivel të lartë nxehjeje dhe përcaktohet nga sasia e energjisë së transferuar nga pianura e gatimit tek tenxheret. Zhurma ndalon ose ulet kur reduktohet niveli i nxehjes.

Fishkëllimë e lehtë

Kjo zhurmë bëhet kur ena e gatimit është bosh dhe ndalon pasi ena mbushet me ujë ose ushqim.

Kërcitje

Kjo zhurmë verifikohet me tenxhere prej materialesh të shumta të shtresëzuara njëri mbi tjetrin dhe shkaktohet nga dridhjet e sipërfaqeve ku materialet e ndryshme takohen. Zhurma vjen nga tenxheret e mund të ndryshojë në bazë të sasisë e tipologjisë së përgatitjes së ushqimit.

Fishkëllimë e fortë

Kjo zhurmë verifikohet me tenxhere prej materialesh të ndryshme të shtresëzuara njëri mbi tjetrin dhe, përveç kësaj, kur këto përdoren në regjimin maksimal dhe gjithashtu mbi dy zona gatimi. Zhurma ndalon ose ulet kur reduktohet niveli i nxehjes

Zhurmat e ventilatorit

Për një funksionim korrekt të sistemit elektronik, është e nevojshme të rregullohet temperatura e pianurës së gatimit. Për këtë qëllim pianura e gatimit është pajisur me një ventilator ftohës që aktivizohet për të ulur e rregulluar temperaturën e sistemit elektronik. Mund të ndodhë që ventilatori të vazhdojë të funksionojë pasi aparati të jetë fikur në qoftë se temperatura e pianurës rilevohet si ende shumë e lartë.

Tinguj ritmikë e të ngjashëm me tiktakun e orës

Kjo zhurmë shfaqet vetëm kur të paktën tri zona të gatimit janë në funksion e zhduket ose ulet në çastin kur fiket njëra.

Zhurmat e përshkruara përfaqësojnë një karakteristikë normale të teknologjisë me induksion e si rrjedhim nuk mund të konsiderohen si defekte.

  1. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Kodi i gabimitPërshkrimiShkaku i mundshëm i gabimit Zgjidhja
"Sinjalizim akustik në momentin e ndezjes. Nuk shfaqet asnjë kod gabimi"Komandimi i aspiratorit nuk funksionondëmtim ose lidhje e gabuar e kabllit LIN në skedën elektronike të aspiratoritverifikoni lidhjen/zëvendësoni kabllin LIN
ER03Pianura fiket pas 10 sekondash.Është identifikuar një aktivizim i vazhdueshëm i butonave.Mbi panelin e kontrollit ka ujë ose tenxhere.Hiqni ujin ose tenxheren nga sipërfaqja prej qelqi qeramik dhe nga paneli i kontrollit.
ER21Pianura fiket.Temperatura e brendshme e komponentëve elektronikë është shumë e lartë.Lëreni pianurën të ftohet.Kontrolloni nëse pianura ka ajrim të mjaftueshëm.Nëse gabimi vazhdon, kontaktoni shërbimin e asistencës.
E2Zona përkatëse e gatimit fiket.Tenxhere bosh ose e papërshtatshme.Temperatura e tenxheres ose e sipërfaqes prej qelqi qeramik është shumë e lartë.Temperatura e komponentëve elektronikë është shumë e lartë.Lëreni pianurën të ftohet.Përdorni një tenxhere të përshtatshme.Mos nxehni tenxheret e zbrazëta.
E3Zona përkatëse e gatimit fiket.Tenxhere e papërshtatshme.Tenxherja po humbet cilësitë e saj magnetike dhe mund të shkaktojë dëmtim të pianurës me induksion.Përdorni një tenxhere të përshtatshme.Gabimi do të anulohet automatikisht pas 8 sekondash dhe zona e gatimit mund të përdoret sërish.Në rast gabimesh të mëtejshme duhet të ndërroni tenxheren.Nëse gabimi vazhdon, kontaktoni shërbimin e asistencës.
E6Zona e gatimit nuk ndizet.Tensioni dhe/ose frekuenca e ushqimit është jashtë intervalit.Kontrolloni tensionin dhe/ose frekuencën e rrjetit.Nëse nevojitet, kontaktoni shërbimin e asistencës.
E8Zonat e gatimit fiken. Defekt në ventilator.Ventilatori është bblokuar nga pluhuri ose filamentet.Pastrojeni ventilatorin dhe hiqni trupat e huaj, nëse ka.Nëse gabimi vazhdon, kontaktoni shërbimin e asistencës.
E4-E5-E7-E9-ER20-ER22-ER31-ER36-ER42-ER47-EA-EHShkëputni pianurën nga ushqimi elektrik.Prisni disa sekonda, e më pas rilidheni pianurën me ushqimin elektrik.Nëse problemi vazhdon, kontaktoni qendrën e asistencës dhe specifikoni kodin e gabimit që shfaqet në ekran.

16. MIRËMBAJTJA - RIPARIMET DHE PËRPUTSHSHMËRIA

  • Sigurohuni që mirëmbajtja e komponentëve elektrike të bëhet vetëm nga prodhuesi ose nga shërbimi i asistencës.
  • Sigurohuni që kabllot e dëmtuara të zëvendësohen vetëm nga prodhuesi ose nga shërbimi i asistencës.

Kur kontaktoni shërbimin e asistencës, jepni informacionet e mëposhtme:

• Lloji i defektit
• Modeli i pajisjes (Art./Kod.)
- Numri i serisë (S.N.)

Këto informacione jepen tek etiketa e identifikimit. Etiketa e identifikimit është e vendosur në pjesën e poshtme të pajisjes.

Informacione rreth produktit sipas rregullores n° 66/2014

Normat e referencës:

EN/IEC 60350-2

EN/IEC 50564

FABER Galileo Linear F830 - MIRËMBAJTJA - RIPARIMET DHE PËRPUTSHSHMËRIA - 1

Kjo pajisje është projektuar, prodhuar dhe shitur në përputhje me direktivën e CEE.

Referojuni etiketës së identifikimit të vendosur në pjesën e poshtme të pajisjes.

Prodhuesi bën përmirësime të vazhdueshme në produkt. Për këtë arsye teksti dhe ilustrimet e këtyre udhëzimeve të përdorimit mund të ndryshojnë pa paralajmërim.

Për më shumë informacione lidhur me të dhënat teknike, vizitoni: www.faberspa.com

MODELIGALILEO LINEAR F830
Fuqia maksimale totale (pianurë + aspirator)7,62 Kw (cilësimi bazë)
Fuqia maksimale totale (pianurë + aspirator)4,72 Kw
Fuqia maksimale totale (pianurë + aspirator)3,72 Kw
Fuqia maksimale totale (pianurë + aspirator)3,02 Kw

1 2 3 4

1,2 Zonë e gatimit fleksibël 1 + 2 Në lidhje urë 3,4 Zonë e gatimit fleksibël
Parametri Vlera Përmasat(mm)
Përmasat e dobishme- 830 × 520(L x P)
Tensioni/frekuenca e ushqimit220-240 V, 50 Hz; 220 V, 60 Hz 2N~ 380-415 V, 50 Hz; 2N~ 380 V, 60 Hz
Të dhënat elektrike dhe elementet ngrohëse
Zona e gatimit 1,2 2100 W; Fuqia e Përforcuar: 3000 W210 x 190
Zona e gatimit 3 2300 W; Fuqia e Përforcuar: 3000 WR 200
Zona e gatimit 4 1400 W; Fuqia e Përforcuar: 1850 WR 145
Zona e gatimit fleksibël 1+23000 W; Fuqia e Përforcuar: 3700 W210 x 390
Parametri Vlera Përmasat (mm)
Pesha e pajisjes 21 kg
Numri i zonave të gatimit4
Burim nxehtësie induksion

SR

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : FABER

Modeli : Galileo Linear F830

Kategori : Pllakë gatimi