EM-2100 - I pakategorizuar VOX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas EM-2100 VOX në format PDF.
| Lloji i produktit | Makinë akulli |
| Marka | VOX |
| Modeli | EM-2100 |
| Dimensionet (T x Gj x L) | 310 x 230 x 325 mm |
| Pesha neto | 8.3 kg |
| Burimi i energjisë | 220-240 V / 50 Hz |
| Fuqia nominale | 120 W |
| Ftohës / Sasia | R600a / 23 g |
| Agjent shkumëzimi | C5H10 |
| Klima e aplikueshme | ST/SN/N/T |
| Klasa | I |
| Koha e ciklit të prodhimit të akullit | Përafërsisht 7-15 minuta |
| Treguesi i akullit të mbushur | Po, ndalim automatik kur koshi është plot |
| Treguesi i nivelit të ujit | Po, drita SHTONI UJË |
| Kapaciteti i rezervuarit të ujit | Nuk specifikohet, mbush nën shenjën MAX |
| Paneli i kontrollit | Çelës ON/OFF me tregues, tregues AKULLI |
| Frekuenca e pastrimit | Rekomandohet një herë në javë |
| Karakteristikat e sigurisë | Spina e tokëzimit, mbyllje automatike, paralajmërime sigurie për fëmijë |
| Materiali (Kutia) | PP (Polipropilen) |
| Aksesorët e përfshirë | Kosh akulli, lugë akulli, dorezë |
Pyetjet më të shpeshta - EM-2100 VOX
Pyetjet e përdoruesve rreth EM-2100 VOX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin I pakategorizuar në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EM-2100 - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EM-2100 e markës VOX.
MANUAL I PËRDORUESIT EM-2100 VOX
Lexoni këtë udhëzim me kujdes para përdorimit dhe ruane për përdorim të mëtejshëm
UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
Për të zvogëluar rrezikun nga zjarri, eksplodimi, goditja e rrymës elektrike ose lëndimet me rastin e përdorimit të aparatit për akull, lexoni këto udhëzime të sigurisë:
- Para përdorimit verifikoni nëse tensioni i rrymës i përgjigjet tensionit që është dhënë në pllakën e pajisjes.
- Mos i hiqni shenjat e sigurisë, vërejtjet ose informacionet për produktin nga pajisja për përgatitjen e akullit.
- Futni aparatin për akull në prizë të tokëzuar. Asnjë pajisje tjetër nuk guxon të jetë e futur në prizën e njëjtë. Përkujdesuni që kablli të jetë i vendosur mirë në prizë.
- Kjo pajisje duhet patjetër të jetë e tokëzuar. është e pajisur me kabllin për furnizim me tokëzim. Kablli duhet të jetë i futur në prizë e cila është e vendosur në mënyrë të rregullt dhe e tokëzuar.
- Shmangni përdorimin e kabllos së zgjatuar sepse mund të tejngrohet dhe të shkaktojë rrezik nga zjarri. Por, nëse duhet të përdoret kabllo zgjatuese:
1) Përdorni vetëm kabllo zgjatuese me prizë të tokëzuar.
2) Tensioni i kabllos së zgjatuar duhet të jetë i njëjtë ose më i lartë se sa tensioni i kësaj pajisjeje.
3) Kabllon e zgjatuar duhet vendosur ashtu që të mos varet nga tavolina ku mund ta tërheqin fëmijët me qëllim. - Mos e përdorni aparatin me kabllo ose me prizë të dëmtuar pas punës së parregullt ose dëmtimit të pajisjes në asnjë mënyrë. Pajisjen dërgone te servisuesi më i afërm i autorizuar për riparim.
- Nëse kablli për furnizim është i dëmtuar, atë duhet ta ndërrojë prodhuesi, servisuesi ose personi me kualifikime të njëjta për të parandaluar çfarëdo rreziku.
- Në rast të hedhjes/deponimit të pajisjes, duhet t’iu përmbaheni udhëzimeve të cilat kanë të bëjnë me hedhjen e pajisjeve të cilat përdorin gazra të ndezshme.
- Mos e lini kabllin që të lëvaret nga skaji i tavolinës.
-
Mos e lini pajisjen në afërsi të gazit të nxehtë ose shporetit elektrik dhe as në furrë të nxehtë.
-
Vendosni kabllin e rrymës në mënyrë që fëmijët të mos mund ta tërheqin ose që paraqesin rrezik nga ngatërrimi.
- Vendosni kabllin e rrymës ashtu që të mos jetë në kontakt me sipërfaqet e ngrohta.
- Përdorimi i shtojcave të cilat prodhuesi nuk i rekomandon ose nuk i shet mund të shkaktojnë zjarr, goditje të rrymës ose lëndime.
- Mos e prekni avulluesin gjatë punës së aparatit për përgatitjen e akullit, sepse mund të shkaktohen ngrica.
- Mos i futni pjesët e pajisjes në ujë.
- Për të shkyqur pajisjen, sillni cilindo buton të kontrollit në pozicionin „OFF“, pastaj hiqni kabllin nga priza e murit.
- Mos e kyqni apo mos e fikni pajisjen nga priza e murit me duar të lagura.
- Shkyqni pajisjet nga priza e murit para pastrimit dhe mirëmbajtjes edhe kur nuk është në përdorim.
- Mos përdorni ujë që nuk është mikrobiologjikisht i rregullt ose kur nuk dihet kualiteti.
- Mos e pastroni pajisjen me lëngje të ndezshme. Avujt mund të shkaktojnë rrezik nga zjarri ose eksplodimi.
- Mos e ktheni mbrapsht aparatin për përgatitjen e akullit. Nëse aparati rrotullohet rastësisht, lini të qëndrojë në pozitë stabile për dy orë para përdorimit të sërishëm.
- Nëse aparatin për përgatitjen e akullit e futni brenda nga temperatura e ulët e jashtme, mos e përdorni pajisjen për disa orë, në mënyrë që temperatura e pajisjes të barzohet me temperaturën e dhomës para përdorimit.
- Asnjëherë mos lini gjësende të ndezshme, eksplozive dhe korozive në aparatin për përgatitjen e akullit.
- Mos e përdorni aparatin për përgatitjen e akullit nëse në afërsi ka derdhje të gazit të ndezshëm.
- Asnjëherë mos e ruani dhe mos e përdorni gazin dhe produkte të tjera të ndezshme në afërsi të aparatit për përgatitjen e akullit, për të mos shkaktuar zjarr.
- Shkyqni aparatin për përgatitjen e akullit nga priza para se ta lëvizni, sepse në këtë mënyrë do të parandaloni dëmtimin e sistemit ftohës.
-
Mos provoni që të ndani, riparoni ose të modifikoni ose të zëvendësoni cilëndo pjesë të pajisjes.
-
Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me pajisjen.
- Këtë pajisje mund ta përdorin fëmijët më të moshuar se 8 vjet dhe më shumë, personat me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive vetëm nëse janë nën mbikëqyrje ose më parë kanë marrë udhëzime për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurtë dhe të kenë kuptuar rreziqet që përfshin përdorimi.
- Fëmijët nuk guxojnë të bëjnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
- Nevojitet mbikëqyrje e rreptë kur pajisjen e përdorin fëmijët ose nëse pajisja përdoret në afërsinë e tyre.
- Mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje deri sa është në përdorim e sipër.
- Mos e përdorni pajisjen në ambient të hapur.
- Përdorni këtë pajisje vetëm për qëllime të cilat është destinuar.
- Hedhja/ruajtja e aparatit për përgatitjen e akullit duhet të bëhet në përputhje me rregullat lokale të cilat kanë të bëjnë me këto pajsijes, sepse përmban gaz dhe mjet ftohës.
- VËREJTJE: Mbushni aparatin me ujë të pijshëm.
- VËREJTJE: Hapësirat për ventilim në pajisje duhet të jenë të liruara nga të gjitha pengesat.
- VËREJTJE: Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për përshpejtimin e procesit të ngrirjes, përvec atyre të cilat janë rekomanduar nga ana e prodhuesit.
- VËREJTJE: Mos e dëmtoni rrotën e ftohjes.
- VËREJTJE: Mos përdorni pajisje elektrike në pjesët për vendosjen e ushqimit në pajisje, përveç nëse ato nuk rekomandohen nga ana e prodhuesit.
-
Mos vendosni në këtë pajisje materie eksplozive sic janë kanaçet e aerosolit me djegës të ndezshëm.
-
Vërejtje: Rrezik nga zjarri / materiet ndezëse.
-
VËREJTJE: Gjatë vendosjes së pajisjes bëni kujdes që kablli për furnizim të mos jetë i shtypur ose i dëmtuar.
-
VËREJTJE: Mos vendosni nga ana e prapme e pajisjes numër më të madh të prizave të lëvizshme dhe burime të lëvizshme të furnizimit.
-
Pajisja është e destinuar për përdorim në amvisëri dhe ambiente të ngjashme siç janë:
-ambientet e kuzhinave në shitore, zyra dhe ambiente të tjera biznesi;
–shtëpitë e fshatrave dhe hotelet, motelet dhe ambientet tjera të tipit banesor në të cilat qëndrojnë klientët;
—pansione dhe ambiente të ngjashme turistike;
–hotelieri, ketering dhe objekte të vogla të shitjes me pakicë.
- Ruani këtë udhëzim.
NJIHUNI ME PAJISJEN TUAJ

Dioda pranuese me dritë infra të kuqe

Niveli maksimal i ujit
Tabela e kontrollit
Dioda emituese me dritë infra të kuqe.
Filtri
Gypi kullues

Shporta për akull
Luga për akull

(Produkti mund të pësojë ndryshime pa paralajmërim)
TABELA E KONTROLLIT

| Butoni (me indikator) | Funksioni |
| ON/OFF | Fillimi ose ndërprerja e punës së pajisjes;Presioni i gjatë në buton për pastrimin e pajisjes; |
| ICE/ AKULL | Regjimi i gatishmërisë: “ICE” indikatori lëviz;Gjendja e pastrimit: “ICE” indikatori lëviz më shpejtë;Gjendja e punës: “ICE” indikatori ndriçon njëlloj. |
| ICE FULL/ MBUSHJA ME AKULL | “ICE FULL” indikatori ndriçon kur shporta me akull është plot me ujë. |
| ADD ÕATER/ SHTOJCA E UJIT | “ADD WATER” indikatori ndriçon kur në rezervuar nuk ka ujë. |
PARA PËRDORIMIT TË PARË
-
Çpaketoni pajisjen, pastaj kontrolloni të gjitha shtojcat, duke përfshirë shportën për akull dhe lopatëzën për akull. Nëse ndonjë shtojcë mungon, kontaktoni servisuesit e duhur.
-
Për të vendosur dorezën në pozitën e duhur, ndiqni veprimin në vazhdim.
1) Kapni me duar të dyja anët e dorezës së shënuara me shigjeta dhe tërhiqni nga jashtë. (Foto 1)
2) Vendosni dorezën ashtu që të jetë në nivel me vrimat në shtëpizë, lëshojeni nga dora,
pastaj vendosni dorezën në vrimat në shtëpizë. (Foto 2)
3) Tërhiqni dorezën dhe drejtojeni, pastaj tërhiqni të dyja dorezat nga jashtë, duke ndjekur veprimin nga hapi nr. 1. Kontrolloni nëse doreza është e vendosur mirë në vrimat në shtëpizë.
4) Mbani mesin e dorezës dhe ngriteni nga lartë (Foto 3), pastaj kontrolloni nëse është vendosur gjithçka në rregull.

- Për të parandaluar prishjet, kontrolloni nëse aparati për përgatitjen e akullit është vendosur në sipërfaqe të drejtë, stabile ose sipërfaqe tjetër.
- Këndi i pjerrtësisë së aparatit për përgatitjen e akullit nuk guxon të jetë më i madh se 45 ° gjatë transportit ose përdorimit. Mos e rrotulloni aparatin për përgatitjen e akullit mbrapsht. Kjo mund të shkaktojë punë të çrregullt të kompresorit ose sistemit të ftohjes. Lini që lëngu në kompresor të qetësohet pas lëvizjes ose transportimit të aparatit për përgatitjen e akullit. Para përdorimit të parë të aparatit për përgatitjen e akullit, pritni që të kalojnë 2 orë nga vendosja e drejtë e pajisjes në vend të përshtatshëm.
- Pajisja duhet të vendoset në ambient të thatë dhe të rrafshët me ventilim të mjaftueshëm, largë nga burimi i nxehtësisë siç janë: furrat, ngrohësit dhe gazrat korozive. Lini hapësirë prej rreth 15cm nga të gjitha anët e pajisjes, për të mundësuar ventilim normal.
-
Mos e mbushni rezervoarin për ujë me ujë të ngrohtë, sepse kjo mund të dëmtojë aparatin për përgatitjen e akullit. Më së miri është që rezervuarin ta mbushni me ujë me temperaturë të dhomës ose më të ulët.
-
Mos e përdorni pajisjen në ambient shumë të ftohtë (në temperaturë më të ulët se 5°C).
- Pastroni pajisjen para përdorimit duke ndjekur udhëzimet nga pjesa "PASTRIMI
DHE MIRËMBAJTJA".
PËRDORIMI I APARATIT PËR PËRGATITJEN E AKULLIT
Kontrolloni nëse gypi kullues në fundin e rezervuarit për ujë është mbyllur mirë.
- Kyqni pajisjen në prizën e murit dhe butoni“ICE” fillon të lëvizë.
VËREJTJE: Lini aparatin për përgatitjen e akullit që të qëndrojë 30 minuta para kyqjes nëse është lëvizur/transportuar më parë.
- Hapni kapakun e epërm dhe lëvizni shportën për akull.
- Mbushni rezervuarin për ujë me ujë të pijshëm.
VËREJTJE: Mos e mbushni rezervuarin për ujë mbi shenjën MAX, që shënon nivelin maksimal të ujit.
- Ktheni në vend shportën për akull dhe mbyllni kapakun e epërm.
- Shtypni butonin “ON/OFF” dhe butoni “ICE” fillon të ndriçojë në mënyrë të barabartë.
- Cikli i përgatitjes së akullit zgjat mesatarisht prej 7 deri 15 minuta, varësisht nga temperatura ambientale dhe temperatura e ujit.
- Cikli i përgatitjes së akullit fillon me pompimin e ujit në enën për akull, që gjendet nën avullore. Gjatë 7-15 minutave të radhës formohet akull në avullues. Pasi që të përfundojë ky proces, ena për akull tërhiqet mbrapa, kurse uji i mbetur për akull derdhet prapë në rezervuarin e ujit. Katrorët e akullit pastaj bien nga avulluesi dhe shtyhen me lopatëzën për akull në shportën për akull. Ena për akull automatikisht kthehet në vendin nën avullues dhe fillon cikli tjetër.
- Indikatori “ICE FULL/ PLOT ME AKULL” fillon të ndriçojë kur shporta për akull është plot, pastaj cikli i përgatitjes së akullit ndalon automatikisht. Me lugën për akull, me lëvizje të lehta largoni akullit nga shporta për akull. Për rreth 7,5 sekonda më vonë, aparati për përgatitjen e akullit fillon prapë automatikisht me funksionin e përgatitjes së akullit.
-
Indikatori “ADD WATER/ SHTO UJË” fillon të ndriçojë kur në rezervuar nuk ka ujë të mjaftueshëm dhe cikli i përgatitjes së akullit ndalon automatikisht. Nëse harroni të ristartoni (të filloni punën përsëri) pajisjen pasi që keni shtuar ujë, pajisja automatikisht fillon të punojë përsëri pas rreth 20 minutave.
-
Kur të fitoni sasinë e dëshiruar të akullit, me shtypjen e butonit “ON/OFF” ndërpreni ciklin e përgatitjes së akullit dhe hiqni kabllin e pajisjes nga priza e murit.
- Hapni kapakun e epërm dhe futni akullin në friz.
- Lini që temperatura e pajisjes të barazohet me temperaturën e dhomës.
- Rekomandohet që çdo javë të ndërroni ujin. Derdhni rezervuarin për ujë nëse pajisjen e përdorni për një periudhë më të gjatë kohore.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Rekomandohet që pajisjen ta pastroni një herë në javë në mënyrë që akulli të mbajë shijen e mirë, kurse pajisja pamjen e mirë.
- Ndaloni ciklin e përgatitjes së akullit duke shtypur butonin "ON / OFF", shkyqni aparatin për akull nga prize e murit dhe lini që të ngrohet deri në temperaturë të dhomës.
- Nëse në enën për akull mbetet ujë, lehtë shtyni enën për akull ashtu që e tërë sasia e ujit të derdhet në rezervuarin e ujit.
- Largoni pajisjen 60 mm nga pllaka e punës dhe hapni gypin kullues për të liruar ujin e tepruar (fotot 4, 5 dhe 6).
- Lëvizni shportën për akull.
- Pastroni brendinë e aparatit për përgatitjen e akullit me ujë leckë të butë të lagur me ujë të ngrohtë dhe uthull, lani me ujë të pastër, pastaj kulloni tërë ujin.
- Ktheni gypin kullues në vendin e vet. Shportën dhe lugën për akull lane me ujë të ngrohtë me sapun. Lani mirë dhe thani.
- Pjesën e jashtme të aparatit për përgatitjen e akullit fshine me leckë të butë të lagur. Nëse është e domosdoshme, mund të përdorni sapun të lëngshëm për enë.
VËREJTJE:
1) Për pastrimin e pajisjes mos përdorni tretës organik, ujë të vluar, detergjente, mjete të forta të tharta dhe alkale, etj.
2) Mos e pastroni avulluesin.
8. Shprazni rezervuarin për ujë dhe thani, para se të vendosni pajisjen nëse nuk planifikoni që ta përdorni për një kohë të gjatë.

| Problemi Shkaktarët e mundshëm Zgjidhja | ||
| Kyqet indikatori për “SHTO UJË” / të shtuar ujë | 1. Pak ujë ose mungesë e ujit.2. Ekrani për ujë në fund të rezervuarit është i bllokuar.3. Prishje e pompës. | 1. Ndërpreni përgatitjen e akullit, pastaj shtypni butonin“ON/OFF” për të ristartuar ciklin e përgatitjes së akullit.2. Pastroni.3. Dërgoni pajisjen tek serviseri i autorizuar për riparim. |
| Kyqet indikatori “ICE FULL” / Plot akull | 1. Shporta për akull është plot dhe drita infra e kuqe është e bllokuar me akull.2. Diodat pranuese dhe emituese me drita infra të kuqe nuk punojnë. | 1. Hiqni akullin nga shporta për akull.2a. Pastroni diodën pranuese emituese me dritë infra të kuqe dhe ristartoni pajisjen.2b. Thirrni qendrën e autorizuar të servisit nëse diodat pranuese dhe emituese edhe më tej nuk punojnë pasi që i keni pastruar dhe pasi që keni ristartuar pajisjen. |
| Akulli bie me grumbuj / Ngjitja e katorrëve të akullit | Përgatitja e akullit zgjat shumë. | Ndërpreni përgatitjen e akullit dhe pasi që të shkrihet akulli, ristartoni pajisjen. |
| Uji në rezervuar ka temperaturë shumë të ulët. | Mbushni rezervoarin me ujë me temperaturë në mes të 8°C dhe 25°C. | |
| Cikli i përgatitjes së akullit duket normal por nuk ka akull | Temperatura e ambientit ose temperatura e ujit është shumë e lartë. | Filloni ciklin e përgatitjes së akullit në temperaturë ambientale e cila është më e ulët se sa 32°C dhe mbushni rezervuarin me ujë të ftohtë. |
| Sistemi ftohës pikon. | Thirrni servisin e autorizuar. | |
| Sistemi ftohës është i bllokuar. | Thirrni servisin e autorizuar. | |
| Rezultate të këqia për përgatitjen e akullit | 1. Shpërndarje e dobët e nxehtësisë.2. Temperatura e ujit është shumë e lartë.3. Temperatura ambientale është shumë e lartë. | 1. Lini hapësirë të zbrazët prej 15 cm në cdo anë të pajisjes, për ventilim më të mirë.2. Mbushni rezervuarin me ujë me temperaturë në mes 8°C dhe 28°C.3. Temperatura ambientale e pajisjes që punon duhet të jetë në mes të 10°C dhe 32°C. |
PARAMETRAT TEKNIK
Modeli: EM2100
Kushtet e përshtatshme klimatike: ST/SN/N/T
Klasi: I
Burimi i energjisë elektrike: 220-240V/50Hz
Mjeti ftohës/Sasia e mjetit ftohës: R600a/23g
Mjeti për shkumë: C_5H_10
Pesha neto: 8.3Kg
Shtëpiza: PP
Dimensionet e pajisjes (D/ Thellësia x W/ Gjerësia x H/ Lartësia) : 310*230*325mm
DEPONIMI EKOLOGJIK

Mund të ndihmoni në mbrojtjen e ambientit!
Respektoni rregullat lokale: pajisjen e prishur elektrike dërgone në qendrën adekuate për deponimin e mbeturinave.
