GORENJE GBF80SMC6 - Ngrohës uji

GBF80SMC6 - Ngrohës uji GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas GBF80SMC6 GORENJE në format PDF.

📄 104 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE GBF80SMC6 - page 92
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Ngrohës uji elektrik
Modeli GBF80SMC6
Vëllimi 76.1 L
Uji i përzier në 40 °C (V40) 116 L
Dimensionet (L x G x T) 820 x 615 x 454 mm
Pesha bosh / Pesha e mbushur 30 kg / 110 kg
Furnizimi me energji 230 V~, 2000 W (2 x 1000 W)
Klasa e mbrojtjes I
Shkalla e mbrojtjes IP24
Presioni nominal 0.6 / 0.9 / 1.0 MPa (6 / 9 / 10 bar)
Klasa e efikasitetit energjetik B
Konsumi vjetor i energjisë elektrike 1313 kWh
Konsumi ditor i energjisë elektrike 7.251 kWh
Koha e ngrohjes (nga 10 °C në 65 °C) 2 h 37 min
Profili i deklaruar i ngarkesës M
Kontrolli elektronik EcoSmart me ekran të temperaturës, modalitet inteligjent, funksion anti-legionella
Cilësimet e temperaturës 10 °C (mbrojtje nga ngrirja), 35 °C, 57 °C (ECO), 75 °C
Karakteristikat e sigurisë Mbrojtje nga mbinxehja (ndërprerja termike), mbrojtje nga fillimi i thatë, valvul sigurie e nevojshme
Instalimi Vertikal në mur ose horizontal në dysheme (kërkon personel të kualifikuar)
Mirëmbajtja Inspektim periodik i anodës mbrojtëse, heqja e gurëve të gëlqeres nga shërbimi i autorizuar
Garancia Garancia kundër korrozionit vlen vetëm me inspektime të rregullta të anodës

Pyetjet më të shpeshta - GBF80SMC6 GORENJE

Si ta vendos temperaturën e ujit në Gorenje GBF80SMC6?
Shtypni butonin (②) në mënyrë të përsëritur për të kaluar nëpër nivelet e temperaturës: * (mbrojtje nga ngrirja, ~10 °C), 35 °C, eco (~57 °C, rekomandohet për kursim energjie), dhe 75 °C. Ekrani tregon temperaturën e caktuar.
Çfarë është modaliteti EcoSmart dhe si ta përdor?
EcoSmart është një funksion inteligjent që mëson zakonet tuaja të përdorimit të ujit të nxehtë për 7 ditë dhe optimizon ngrohjen për të reduktuar konsumin e energjisë. Për të filluar regjistrimin, shtypni butonin (④) – drita jeshile pulson. Pas 7 ditësh, modaliteti funksionon automatikisht. Shtypni përsëri për ta çaktivizuar ose mbajeni për të rifilluar regjistrimin nëse ndryshojnë zakonet.
Pse pikon ujë nga valvula e sigurisë?
Pikimi është normal në një sistem të mbyllur me presion për shkak të zgjerimit termik. Valvula e sigurisë lëshon presionin e tepërt. Nëse pikimi është i tepruar, instaloni një rezervuar zgjerimi (të paktën 5% e vëllimit të ngrohësit) në tubin e hyrjes.
Çfarë duhet të bëj nëse ekrani tregon kodin e gabimit E1, E5 ose E44?
E1 (gabim i sensorit të temperaturës): Thirrni shërbimin. E5 (mbinxehje >90 °C): Pastrohet automatikisht kur temperatura bie; nëse përsëritet, thirrni shërbimin. E44 (fillim i thatë): Mbushni ngrohësin me ujë, më pas fikeni ose mbajeni butonin (②) për 3 sekonda për të rivendosur.
Si ta zbraz ngrohësin e ujit për ruajtje ose riparim?
Shkëputni energjinë, hapni rubinetin e ujit të nxehtë për ta zbrazur, mbyllni hyrjen e ujit të ftohtë dhe zhvidhosni tubin fleksibël në daljen e ujit të nxehtë. Përdorni një element T me valvul kullimi midis tubit të hyrjes dhe valvulës së sigurisë për kullim më të lehtë. Pas rimbushjes, lëreni ujin të rrjedhë për të paktën 2 minuta.
A është e nevojshme të instalohet një valvul sigurie?
Po, për sistemet e mbyllura me presion, një valvul sigurie (i vlerësuar 0.6, 0.9 ose 1.0 MPa sipas etiketës) duhet të instalohet në hyrjen e ujit të ftohtë për të parandaluar presionin e tepërt. Mos vendosni asnjë valvul mbyllës midis ngrohësit dhe valvulës së sigurisë.
Sa shpesh duhet të inspektohet anoda mbrojtëse?
Inspektimet e rregullta nga një ofrues i autorizuar shërbimi janë të nevojshme për të ruajtur garancinë kundër korrozionit të rezervuarit. Intervali tregohet në certifikatën e garancisë; zakonisht çdo 1-2 vjet në varësi të cilësisë së ujit.
A mund të instalohet ngrohësi i ujit horizontalisht?
Po, dizajni universal lejon si montimin vertikal në mur ashtu edhe instalimin horizontal në dysheme. Ndiqni dimensionet në manual (Fig. 1 dhe 2) dhe përdorni spiranca muri të përshtatshme (min. Ø8 mm) për peshë të rëndë kur mbushet.
Çfarë bën funksioni anti-legionella?
Nëse uji nuk ka arritur 65 °C për 14 ditë radhazi, ngrohësi ngroh automatikisht në 70 °C dhe e mban për 120 minuta për të vrarë bakteret Legionella.
Si ta pastroj pjesën e jashtme të ngrohësit të ujit?
Përdorni një leckë të butë me detergjent të lehtë për sipërfaqe të lëmuara me llak. Shmangni pastruesit me bazë alkooli ose gërryes.

Pyetjet e përdoruesve rreth GBF80SMC6 GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrohës uji në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GBF80SMC6 - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GBF80SMC6 e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT GBF80SMC6 GORENJE

Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.

GORENJE GBF80SMC6 - 1

Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.

GORENJE GBF80SMC6 - 2

Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.

GORENJE GBF80SMC6 - 3

Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.

GORENJE GBF80SMC6 - 4

Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.

GORENJE GBF80SMC6 - 5

Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.

GORENJE GBF80SMC6 - 6

Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.

GORENJE GBF80SMC6 - 7

Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është I bllokuar.

GORENJE GBF80SMC6 - 8

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!

GORENJE GBF80SMC6 - 9

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!

GORENJE GBF80SMC6 - 10

Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh se mund të vihet deri të tejngarkesave të përmendura të temperaturës.

GORENJE GBF80SMC6 - 11

Nëse e çkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes.

GORENJE GBF80SMC6 - 12

Uji nga bojleri zbrazet nëpërmes gypit prurës të kazanit. Për këtë arsye preferohet që ndërmjet valvulit sigurues dhe gypit prurës të montohet një T-element I posaçëm me valvul shfryrës.

GORENJE GBF80SMC6 - 13

Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e prodhimit tonë. JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME VËMENDJE UDHËZIMET.

Bojleri ashtë i prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është i sprovuar zyrtarisht, ndërsa për të, janë të lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi kompatibilitetin elektromagnetik. Karakteristikat themelore teknike të tij janë shënuar në tabelën e shënimeve, që është e ngjitur në fund të bojlerit afër gypave kyçës. Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i aftësuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund të bëjë vetëm shërbimi i autorizuar servisor.

MONTIMI

Bojlerin montojeni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëse e instaloni bojlerin në hapësirë ku gjendet vaska apo dushi, medoemos duhet t'i respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vidha muri me diametër nominal minimalisht 8mm. Murin me bartje të dobët në të cilin keni ndërmend të varni bojlerin, duhet ta forconi. Për shkak të ndërtimit të tij universal, bolieri i ujit mund të montohet vertikalisht në mur ose horizontalisht mbi dysheme. Për shkak të ndërhyrjeve eventuale servisore ju preferojmë që bojlerin ta montoni në pajtim me dimensionet e montimit (shihni fig. 1 dhe fig. 2).

100 350 100 461 Ø454 G C B A G1/2 >450

Fig. 1: Montimi vertikal në mur

100 100 350 461 G A > 450 Ø454 C B G1/2

Fig. 2: Montimi horizontal mbi dysheme

A B C G
GBF 50 E5600 415 190 260
GBF 80 E5820 615 210 360
GBF 100 E5965 765 205 510
GBF 120 E51120 915 210 510
GBF 150 E51335 1115 225 510

Dimensionet e kyçjes dhe montimit të bojlerit [mm]

LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuar me ngjyra në gypa. Hyrja e ujit të ftohtë ashtë e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.

Bojlerin mund të lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet t'i instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit.

Te sistemi i kyçjes i presionit të mbyllur (fig. 3) në vendet e shpenzimit duhet të përdoren bateri përzierëse të presionit. Në gypin prurës, për shkaqe të sigurisë së funksionimit të bojlerit duhet të montohet valvuli sigurues, apo grupi sigurues, që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 Mpa (1 bar) mbi atë nominal. Vrima e daljes në valvulin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në valvulin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e valvulit sigurues. Ujin që pikon, mund të drejtoni në derdhje nëpërmjet të mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën valvulin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që ashtë i vendosur nën valvulin sigurues, duhet të jetë i montuar në vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.

Nëse dëshironi t'i shmangeni ujit që pikon nga valvuli sigurues, në gypin prurës të bojlerit duhet të montohet ena ekspansive me vëllim së paku 5% të vëllimit të kazanit.

Për funksionimin e drejtë të valvulit sigurues duhet t'i bëni kontrollet periodike, në mënyrë që të evitohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është io bllokuar. Gjatë kontrollit duhet, (varësisht nga tipi i valvulit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen së valvulit të çelni daljen nga valvuli sigurues. Në atë[ rast, nëpër vrimën dalëse të valvulit të rrjedh uji, kjomë është shenjë, se valvuli është në rregull.

Te sistemi i hapur, jo-presion (fig. 4) në hyrje të ujit në bojler duhet të montohet valvuli jokthyes, që parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse në rrjet mungon uji. Në sistemin e kyçjes lejohet të montohen vetëm bateri kaluese. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.

GORENJE GBF80SMC6 - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 1

flowchart
graph LR
    A["1234ab567"] --> B["T"]
    B --> C["Valve"]
    C --> D["Pressure Gauge"]
    D --> E["Directional Control Valve"]
    E --> F["Return Line"]
    F --> G["H"]
    style A fill:#f9f,stroke:#333
    style G fill:#ccf,stroke:#333

Fig. 3: Sistemi i mbyllur (me presion)

GORENJE GBF80SMC6 - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 2

1 Bateritë përzierëse të presionit
2 Ena e ekspansionit
3 Valvuli sigurues

a - Valvuli provues
b - Valvuli jo-kthyes (ireverzibil)

4 Hinka me kyçësin në derdhje
5 Shtojca provuese
6 Valvuli reduktues i shtypjes
7 Valvuli mbyllës
8 Valvuli jo-kthyes (ireverzibil)
9 Bateritë përzierëse qarkulluese

H Uji i ftohtë

T Uji i ngrohtë

GORENJE GBF80SMC6 - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 3

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi ashtu pamundësoni mbrojtjen e bojlerit nga presioni!

Bojlerin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvul reduktues nëse është shtypja në rrjet më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar valvulin reduktues.

GORENJE GBF80SMC6 - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 4

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë.

Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.

LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

GORENJE GBF80SMC6 - LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK - 1

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në bojler duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²), për ç'arsye duhet ta largoni kapakun mbrojtës.

Në instalimin elektrik duhet të montohet pajisja për ndarjen e të gjitha poleve, në pajtim me dispozitat nacionale për instalime.

Fig. 5: Largimi i kapakut mbrojtës
GORENJE GBF80SMC6 - LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK - 2

1 Pjesa lidhëse
2 Siguresa termike
3 Rregullatori elektronik
4 Rezistuesi (ngrohësi) (2 x 1000 W)
5 Sensori i temperaturës
L Përçuesi fazor
N Përçuesi neutral
÷ Përçuesi mbrojtës

GORENJE GBF80SMC6 - LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK - 3

VËRREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik! Ndërhyrjen mund ta bëjë vetëm eksperti i aftësuar!

PËRDORIMI I BOJLERIT

Pas kyçjes në rrjetin e ujësjellësit dhe atë elektrik, bojleri është i gatshëm për përdorim. Me kyçje në tension, bojleri kalon në gjendje të gatishmërisë. Në gjendjen e gatishmërisë bojleri e mban temperaturën e ujit në 10 °C.

gorenje eco 1 * 2 3 4 EcoSmart

LEGJENDA

1 - treguesi i temperaturës së rregulluar / faktike të ujit në bojler, sinjalizimi i gabimeve
2 - pulla On/Off, rregullimi i temperaturës
3 - indikacioni i funksionimit të funksionit "SMART"
4 - pulla për ndezje / fikje të funksionit "SMART"

Fig. 7: Pllaka drejtuese

Bojleri e ka rregullatorin elektronik "EcoSmart", që mundëson rregullimin e temperaturës së ujit, diagnostifikimin e gabimeve dhe funksionimin në mënyrën e mençur, me të cilën e zvogëloni harxhimin e energjisë elektrike

Bojlerin e ndizni me një shtypje të gjatë (3s) të pullës 2.

Me shtypjen e re të gjatë (3s) të pullës 2 bojleri kalon në gjendjen e gatishmërisë.

Funksionimi i bojlerit - rregullimi manual

Rregullimin e temperaturës e bëni me shtypjen e pullës 2 në nivelin e dëshiruar (temperatura e rregulluar paraprakisht është 57 °C):

* - Mbrojtja nga ngrirja, temperatura përafërsisht 10 °C.
- Temperatura e ujit përafërsisht 35 °C.
eco - Temperatura e ujit përafërsisht 57 °C.
- Temperatura e ujit përafërsisht 75 °C.

Kur ta arrini nivelin maksimal "", me rastin e shtypjes tjetër të pullës 2 ktheheni në fillim "* . Preferojmë rregullimin në pozitën " " e Rregullimi i tillë është më kursyesi; këtu temperatura e ujit do të jetë afërsisht 57 °C. Shkrirja e gurit të ujit dhe humbjet termike do të jenë më të ulëta se te rregullimi i temperaturave më të larta.

Temperaturën e ujit në bojler e tregon treguesi 1.

Nëse bojlerin nuk dëshironi ta përdorni për një kohë të gjatë, ruajeni përmbajtjen e tij nga ngrirja me vendosjen e temperaturës në pozitën "*. Në këtë pozitë bojleri e ruan temperaturën e ujit në afërsisht 10 °C.

Funksionimi i bojlerit në mënyrën "EcoSmart"

Kjo mënyrë e funksionimit është e përshtatshme posaçërisht atëherë kur keni shprehi të rregullta rreth harxhimit të ujit të ngrohtë (p.sh. bërja dush çdo ditë përafërsisht në orë të njëjtë). Për funksionimin e bojlerit në mënyrën “EcoSmart” duhet ta aktivizoni incizimin. Në kohën e incizimit rregullatori elektronik i mban mend shprehitë tuaja, të cilat i merr parasysh gjatë ngrohjes së ujit pas përfundimit të incizimit. Incizimi zgjat 7 ditë. Funksionimi në mënyrën “EcoSmart” e zvogëlon harxhimin e energjisë elektrike.

  • Me të shtypur tastin ④ aktivizoni incizimin e shprehive tuaja. Gjatë incizimit pulson llambushka e gjelbër kontrolluese ③. Pasi që incizimi të përfundoj pas 7 ditësh, regjimi incizues fillon të realizohet në mënyrë automatike. Përgjatë veprimit të ngrohësit në mënyrën "EcoSmart" ndriçon llambushka e gjelbër kontrolluese ③.
  • Me shtypjen e sërishme e pullës 4 e ç'kyçni incizimin apo veprimin e funksionit "EcoSmart". Bojleri kthehet në mënyrën bazë të funksionimit. Ujin e ngroh në bazë të temperaturës të parapërcaktuar.
  • Kyçja e sërishme e funksionit "EcoSmart" është e mundur përmes shtypjes së tastit 4. Nëse regjimi i veprimit tashmë është incizuar (incizimi nuk është ndërprerë), ky tashmë fillon të realizohet. Ndriçon llambushka e gjelbër kontrolluese 3. Nëse incizimi është ndërprerë, fillon incizimi i ri 7 ditor. Pulson llambushka e gjelbër kontrolluese 3.
  • Nëse rregullatori elektronik e ka të ruajtur nga përpara regjimin e funksionimit dhe ndryshojnë shprehitë e harxhimit të ujittë ngrohtë, duhet të bëhet incizimi i ri. Këtë e aktivoni me shtypje të gjatë në pullën 4. Incizimi zgjat 7 ditët që vijojnë.

Funksioni i antilegionelit

Nëse uji në bojler brenda 14 ditësh nuk e arrin 65 °C, aktivizohet funksioni i antilegionelitqë e ngroh ujin në bojler në 70 °C dhe e mban ashtu 120 minuta.

Indikacioni i gabimeve

Në rast të gabimit fillojnë të vezullojnë llambat kontrolluese në treguesin 1.

Gabimi Përshkrimi i gabimit Sinjalizimi zgjidhja
E1• Gabimi i sensorit të temperaturës• Vezullim i shpejtë që përsëritet 2x i llambës kontrolluese në treguesin1.• Thirreni servisin (bojleri nuk punon).
E5• Tejngrohja (temperatura >90 °C)• Vezullim i shpejtë që përsëritet 3x i llambës kontrolluese në treguesin1.• Gabimi fshihet automatikisht me rënien e temperaturës nën vlerën e përcaktuar.• Nëse gabimi përsëritet, thirreni servisin.
E44 • Kyçje e thatë• Vezullim i shpejtë që përsëritet 4x i llambës kontrolluese në treguesin1.• Bojlerin mbusheni me ujë.• Gabimi fshihet me fikjen e bojlerit, gjegjësisht me shtypje 3s në pullën2.

Zbrazja e bojlerit

Nëse do ta ç'kyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujët nga ai për shkak të rrezikut nga ngrirja. Uji nga bojleri zbrazet nëpërmes gypit prurës të bojlerit. Për këtë arsye preferohet që gjatë montimit të vendoset një element-T i posaçëm me valvul shfryrës ndërmjet valvulit sigurues dhe gypit prurës. Para zbrazjes bojlerin duhet ta ç'kyçim nga rrjeti elektrik si dhe ta hapim dorezën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse dhe ta derdhim ujin e ngrohtë. Kur të ftohet uji në bojler mbyllet ventili i prurjes së ujit të ftohtë dhe shpërdridhet gypi lakues në daljen e ujit të ngrohtë të bojlerit. Tani bojlerin mund ta zbrazim nëpër ventilin shfryrës në gypin prurës. Gjatë zbrazjes së ujit nëpër gypin prurës, në bojler mbetet një sasi më e vogël e ujit. Gjatë mbushjes së sërishme me ujë preferojmë ta hapni dorezën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse dhe ta lejoni ujin të rrjedhë së paku 2 minuta nëpër gypin derdhës të baterisë përzierëse (rrjedhja e ujit le të jetë e njëtrajtshme, me intensitet mesatar, me trashësi të lapsit).

Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me pastrues të butë të lëngtë, të destinuar për pastrimin e sipërfaqeve të lëmuara me llak. Mos përdorni pastrues që përbëjnë alkool apo mjete abrazive.

Me kontrollet e rregullta të servisit do të garantoni funksionim pa pengesa dhe afat të gjatë jetësor të bojlerit. Garancia për ndryshkun e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Afati ndërmjet kontrolleve të rregullta nuk guxon të jetë më i gjatë sec shkruan në deklaratën e garancisë. Kontrollet duhet të bëhen nga serviseri i autorizuar, që ua evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit ai e verifikon harxhimin e anodës mbrojtëse antikorozive dhe sipas nevojës e pastron gurin e ujit, që varësisht nga kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të përdorur bashkohet brenda bojlerit. Shërbimi i servisit pas kontrollit të bojlerit do t'ua preferojë datën e kontrollit tjetër varësisht nga gjendja e konstatuar.

GORENJE GBF80SMC6 - Zbrazja e bojlerit - 1

Ju lutemi që prishjet eventuale në bojler të mos i përmirësoni vetë, por lidhur me to lajmërojeni shërbimin më të afërt të servisit të autorizuar.

GORENJE GBF80SMC6 - Zbrazja e bojlerit - 2

Prodhimet tona janë të pajisura nga komponentët e parrezikshme për mjedisin dhe për shëndetin, si dhe të punuara ashtu, që në fazën e tyre të fundit jetësore t'i demontojmë dhe t'i riciklojmë sa më thjesht.

Me riciklimin e materialeve e zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe e zvogëlojmë nevojën për prodhimin e materialeve themelore (për shembull metalit), që kërkon energji të madhe dhe shkakton emetim të materieve të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit e zvogëlojmë harxhimin e burimeve natyrore, pasi që mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.

Për më shumë informata mbi sistemin e hedhjes së mbeturinave vizitoni qendrën tuaj për hedhjen e mbeturinave, apo tregtarin, tek i cili është blerë produkti.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

TipiGBF50 E5GBF80 E5GBF100 E5GBF120 E5GBF150 E5
Profili i caktuar i ngarkesës M M L L XL
Klasa e efikasitetit energjetik 1)B B C C C
Efikasiteti energjetik gjatëngrohjes së ujit (ŋwh) 1)[%] 39,239,1 40 39,5 40
Harxhimi vjetor i energjisëelektrike 1)[kWh] 13091313 254225934179
Harxhimi ditor i energjisë elektrike 2)[kWh]6,9857,25113,56813,93121,670
Rregullimi i temperatiurës sëtermostatitECO
Vlera "smart" 3)11111
Harxhimi javor i energjisë elektrike me menaxhim të mençur[kWh]24,95328,39151,28652,51489,251
Harxhimi javor i energjisë elektrike pa menaxhim të mençur[kWh]29,07134,22660,24561,737101,722
Vëllimi[l]47,076,196,1116,4145,5
Sasia e ujit të përzier te 40 °CV40 2)[l]66116137172213
Tensioni nominal[MPa (bar)]0,6 (6) / 0,9 (9) / 1,0 (10)
Masa / i mbushur me ujë[kg]24/7430/11034/13441/16150/200
Mbrojtja kundër korrozionit të kazanit emaluar / anoda Mg• / •• / •• / • • / •• / •
Mbrojtja nga ngrohja e tepërt
Mbrojtja nga kyçja e thatë
Fuqia kyçëse[W]2000
Numri dhe fuqia e ngrohësve[W]2 x 1000
Tensioni[V-]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjes nga lagështiaIP24
Koha e ngrohjes prej 10 °C deri 65 °C[h] 1382 373 163 554 54
Dimensionet e ambalazhit[mm]480 x 490 x 615480 x 490 x 835480 x 490 x 980480 x 490 x 1135480 x 490 x 1350

Të dhënat në tabelë vlejnë për montimin vertical të bojlerit në mur.
1 Urdhri i komisionit EU 812/2013; EN 50440
2) EN 50440
3) Të dhënat mbi efikasitetitn energjetik dhe mbi harxhimin e energjisë elektrike vlejnë vetëm me rastin e kyçjes së pajisjes drejtuese të mençur.

E RUAJMË TË DREJTËN E NDRYSHIMEVE, QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIT E APARATIT.

Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në ueb faqet tona http://www.gorenje.com.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : GBF80SMC6

Kategori : Ngrohës uji