KG3353 - Grill kontakti VOX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas KG3353 VOX në format PDF.
| Lloji | Grilë kontakti |
| Model | KG3353 |
| Marka | VOX |
| Fuqia | 1800 W |
| Tensioni | 220-240 V ~ 50/60 Hz |
| Veshje anti-ngjitje | Po, në të dy pjatat |
| Kontrolli i temperaturës | Termostat i rregullueshëm |
| Drita treguese | Drita e energjisë dhe gati |
| Tabaka për lëngje | E heqshme, e sigurt për pjatalarëse |
| Doreza e kyçjes | Po, për ruajtje kompakte |
| Ruajtja vertikale | Dizajn që kursen hapësirë |
| Menteshe lundruese | Përshtatet me trashësinë e ushqimit |
| Dimensionet (rreth.) | 30 x 25 x 10 cm |
| Pesha | 2.5 kg |
| Materiali i sipërfaqes së gatimit | Alumin me anti-ngjitje |
| Koha e ngrohjes | Rreth. 3-5 minuta |
| Pjesë të sigurta për pjatalarëse | Vetëm tabaka e lëngjeve |
| Certifikimet | CE, RoHS |
| Aksesorët e përfshirë | Manuali i përdoruesit |
Pyetjet më të shpeshta - KG3353 VOX
Pyetjet e përdoruesve rreth KG3353 VOX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Grill kontakti në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj KG3353 - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. KG3353 e markës VOX.
MANUAL I PËRDORUESIT KG3353 VOX
Lexoni këtë udhëzim me kujdes para përdorimit dhe ruane për përdorim të mëvonshëm
UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
Para përdorimit të kësaj pajisjeje duhet të përmbushen parakushtet themelore të sigurisë duke përfshirë si në vazhdim:
- Lexoni tërë udhëzimin.
- Mos i prekni sipërfaqet e ngrohta. Përdorni dorezën ose butonat.
- Para përdorimit kontrolloni nëse tensioni në prizën e murit i përgjigjet tensionit të pajisjes.
- Për të parandaluar rrezikun nga elektroshoku, mos e futni kabllin, prizën ose skarën në ujë ose në cfarëdo lëngu tjetër.
- Nëse kablli është i dëmtuar, atë duhet ta ndërrojë prodhuesi, serviseri i autorizuar ose ndonjë person i ngjashëm i kualifikuar për të parandaluar cfarëdo rreziku.
- Nevojitet mbikëqyrje e rreptë kur pajisjen e përdorinfëmijët ose nëse pajisja përdoret në afërsinë e tyre.
- Hiqeni pajisjen nga rryma kur nuk jeni duke e përdorur dhe para përdorimit. Pritni që pajisja të ftohet para bashkimit ose ndarjes së pjesëve si dhe para pastrimit të pajisjes.
- Mos punoni me pajisjen nëse kablli i rrymës është i dëmtuar ose nëse pajisja nuk punon ose është dëmtuar në cfarëdo mënyre. Dërgone pajisjen te serviseri i autorizuar për kontroll dhe riparim.
- Përdorimi i pajisjes shtesë që nuk është rekomanduar nga ana e prodhuesit mund të shkaktojë zjarr, goditje të rrymës ose rrezik nga lëndimi i personave.
- Mos e përdorni pajisjen në ambient të hapur.
- Mos e lini kabllin e rrymës që të varet nga skaji i tavolinës, sipërfaqja e punës ose afër ndonjë sipërfaqe të ngrohtë.
- Mos e lini pajisjen në ose afër shporetit elektrik ose me plin, dhe as në furrë të ngrohtë.
- Kini kujdes gjatë bartjes së pajisjes nëse përmban vaj të nxehtë ose çfarëdo lëngu tjetër të nxehtë.
- Gjatë shkyqjes, së pari shkyqni butonin e kontrollit pastaj hiqeni kabllin nga priza.
- Mose e përdorni pajisjen për cfarëdo qëllimi tjetër përvec për atë që është e dedikuar.
16.Mos e përdorni pajisjen me anë të tajmerit të jashtëm ose ndonjë sistemi për menaxhim nga largë. Mos përdorni shtojca të cilat nuk janë të rekomanduara nga ana e prodhuesit.
17.Mos e mbështillni ushqimin me foli të plastikës, qese polietileni ose foli metalike. Kjo dëmton skarën dhe mund të shkaktojë rrezik nga zjarri. Mos e lini ushqimin që të ftohet në pajisje. Largoni ushqimin deri sa është i ngrohtë.
18.Mos përdorni mjete të forta gjatë përdorimit të pajisjes, për të mos dëmtuar sipërfaqen ngrohëse. Përdorni shpatulla ose kapëse të drurit ose të plastikës. -
Këtë pajisje nuk duhet t'a përdorin fëmijët dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore si dhe me mungesë të përvojës dhe njohurive, përvec nëse nuk iu është siguruar mbikëqyrje ose iu janë dhënë udhëzime për përdorim nga ana e personave përgjegjës për sigurinë e tyre.
20.Fëmijët duhetë të mbikëqyren që të mos luajnë me pajisjen. -
VËREJTJE: thëngjilli ose karburantet e ngjashme të nxehta nuk guxojnë të përdoren me këtë pajisje.
- KUJDES-‘sipërfaqe e nxehtë’. Pajisja gjeneron nxehtësi dhe avull gjatë përdorimit. Ndërmirrni masat e duhura për të parandaluar lëndimet, djegiet ose zjarrin.
- Asnjëherë mos e bartni pajisjen duke e mbajtur për doreze.
- Pajisja përdoret për përdorim shtëpiak dhe kushte të ngjashme, sic janë:
- Ambientet e kuzhinave nëpër lokale, zyra dhe ambiente të tjera punuese;
- Amvisëri;
– Hotele, motele dhe lloje të ngjashme të akomodimeve;
– Pansionet tjera për akomodim në bazë të bujtjes me mëngjes.
- Ruani udhëzimin për përdorim të mëtejshëm.
PJESËT E PAJISJES


- Përdorimi fillestar
Hiqni ambalazhin, hiqni të gjitha pjesët tjera shtesë dhe pastroni ashtu sic është dhënë në pjesën “PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA”.
● VENDOSJA E PLLAKAVE NGROHËSE
Skara e kontaktit është normalisht e hapur me këndin prej 105 shkallë, dhe sic është dhënë në foton 1. Pllaka e epërme mund të jetë në barazi me pllakën e poshtme dhe me këtë formohet sipërfaqja e madhe për përgatitjen e ushqimit. Së pari hapni pajisjen deri në këndin 105 shkallë më së paku, pastaj me njërën dorë ngritni lartë levën për ngritje, kurse me dorën tjetër mbani dorezën dhe hapni skarën e kontaktit deri në 180 shkallë (shih foton 2). Vendosni pllakat në hapësirat e menteshave dhe futni te poshtë pjesën e përparme që të flejë në shtratin e vet (shih foton 3). Mbyllni skarën e kontaktit dhe vetëm tërhiqni dorezën direkt nga vetja.
- Përdorimi
A: Skara e kontaktit
- Përgatitni shtojcat (tranguj, domate dhe të ngjashme).
- Preni mishin (mish vici, etj.) jo më shumë se 10 mm trashësi për shkak të përgatitjes më të mirë.
- Bëni kujdes që ena për tepricën e vajit të jetë mbi tavolinë dhe nën skarën e kontaktit, në mënyrë që gjatë punës së pajisjes mbeturinat e vajit të mund të kullohen në të (shih foton 4).
- Ngritni dorezën dhe shtyni mbrapa për të hapur pajisjen.
- Pastroni pllakat ngrohëse me pak vaj ose gjalpë, pastaj mbylleni. Mos përdorni lyerje dietale për lyerjen e pllakave sepse mund të shkaktojnë djegien e ushqimit.
Vërejtje: për përgatitjen e mishit është e përshtatshme vetëm sipërfaqja e brinjëzuar, kini kujdes për sasinë e përshtatshme për pajisjen.
-
Bëni kujdes që rregullatori i temperaturës të vendoset në pozicionin minimum “100” dhe që skara e kontaktit të jetë e mbyllur (shih foton 4).
-
Kyqni kabllin për furnizim në prizë.
-
Sillni tastierin për funksion në pozicionin“”. Indikatori i tensionit do të ndriçojë, kurse indikatori i gatishmërisë për punë do të lëvizë.
-
Vendosni rregullatorin e temperaturës në maksimum për të ngrohur skarën e kontaktit. Kur skara e kontaktit të arrijë temperaturën e caktuar, indikatori i gatishmërisë për punë ndalon të lëvizë dhe ndriçon me dritë të palëvizshme. Dallimi i temperaturës është prej 100°C~220°C. Përzgjidhni temperaturën e përshtatshme në përputhje me ushqimin të cilin e përgatitni.
-
Pas ngrohjes, skara e kontaktit është shumë e nxehtë. Kapni dorezën dhe hapni pajisjen.
-
Vendosni ushqimin në pllakën ngrohëse me shpatullë ose me kapëse, kurrsesi me gishta. Mbyllni skarën e kontaktit. Indikatori i gatishmërisë për punë do të ndalojë që të ndriçojë.
-
Pllakat ngrohëse duhet të jenë gati paralele për të parandaluar ngrohjen e pabarabartë.
-
Kur indikatori i gatishmërisë për punë fillon të ndriçojë përsëri, përgatitja e ushqimit ka përfunduar, prandaj sillni rregullatorin e temperaturës në pozicionin“ 100 harm”.
-
Vendosni tastierin për funksion në pozicionin “Off”, kurse indikatori i tensionit dhe indikatori për punë do të ndalojnë të ndriçojnë.
-
Kontrolloni nëse ushqimi është i përgatitur.
-
Kur ushqimi të jetë i gatshëm, përdorni dorëzat që të hapni skarën e kontaktit dhe hiqni ushqimin me mjete të drurit ose të plastikës.
-
Nxirrni kabllin e rrymës nga priza.
B: SKARA
-
Skara e kontaktit është normalisht e hapur nën këndin prej 105 shkallëve, siç është dhënë në foton 1. Pllaka e epërme ngrohëse mund të jetë e rrafshët me pllakën e poshtme ngrohëse dhe me këtë formohet sipërfaqe e madhe për përgatitjen e ushqimit (foto 2). Duke mbajtur dorezën me njërë dorë ngritni levën lartë deri sa pllaka e epërme të jetë në pozicionin e shtrirë.
-
Përkujdesuni që enët për tepricën e vajit nën tavolinë dhe nën skarën e vendosur të kontaktit, në mënyrë që gjatë punës së pajisjes në ato mund të kullojnë mbetjet e vajit (foto 2)
-
Pastroni pllakën ngrohëse me pak vaj ose gjalpë pastaj mbylleni. Mos përdorni lyerje dietale për lyerjen e pllakës, sepse mund të shkaktojnë djegien e ushqimit.
-
Bëni kujdes që rregullatori i temperaturës të vendoset në pozicionin minimum“100 warm”
-
Futni kabllin në prizë.
-
Sillni tastierin për funksion në pozicionin “grisie”. Indikatori i tensionit do të ndriçojë, kurse indikatori i gatishmërisë për punë do të fillojë të ndriçojë.
-
Vendosni rregullatorin e temperaturës në maksimum për të ngrohur skarën. Kur skara të arrijë temperaturën e caktuar, indikatori i gatishmërisë për punë ndalon të ndizet dhe
ndriçon me dritë të barabartë. Dallimi i temperaturës është prej 100°C\~220°C. Përzgjidhni temperaturën e përshtatshme në përputhje me llojin e ushqimit të cilin e përgatitni.
-
Vendosni ushqimin në pllakën e epërme dhe të poshtme me shpatulla ose kapëse, kurrsesi mos e kapni me duar. Mund të lakoni ushqimin në anën tjetër gjatë përgatitjes për të arritur rezultate më të mira.
-
Pas përfundimit të përgatitjes së ushqimit, vendosni tastierin për funksion në pozicionin “Off”, kurse indikatori i tensionit dhe indikatori i gatishmërisë për punë do të ndalojë të ndriçojë. Shkyqni pajisjen nga priza.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Përdoruesi nuk mund të servisojë këtë pajisje. Gjithmonë kërkoni ndihmë nga personi i kualifikuar për servisim.
- Para pastrimit shkyqeni pajisjen nga priza dhe lini që të ftohet tërësisht.
Vërejtje: Skara e kontaktit është ende shumë e nxehtë; i duhet shumë kohë që të ftohet.
- Shtypni butonin për lirim dhe ndani pllakat ngrohëse.
- Pas ndarjes së pllakave ngrohëse, lani ato me ujë me sapun ose në enëlarëse. Thani mirë pllakat ngrohëse, para se ti ktheni mbrapa në skarën e kontatit.
- Lëvizni me doreza enën e epërme dhe të poshtme për tepricën e vajit, qitni vajin në enën rezistente ndaj nxehtësisë, lani enën për tepricën e vajit në ujë me sapun ose në enëlarëse dhe thani tërësisht.
Vërejtje: para heqjes së enës për tepricën e vajit, kini kujdes që temperatura të jetë më e ulët se 40°C, sepse temperaturat e larta të vajit mund të shkaktojnë djegie.
- Pastroni pjesët tjera të skarës së kontaktit me leckë të pastër, të lagur. Për heqjen e ndyrësirave mund të përdorni leckë letre të lagur.
- Vendosni pllakat ngrohëse në skarën e kontaktit.
Mos e futni pajisjen në ujë ose në cfarëdo lëngu tjetër.
Mos përdorni mjete të forta abrazive për pastrim dhe për për tretje.
➢ Mos përdorni brushë për pastrim, tel ose pjesën e fortë të sfungjerit për pastrimin e pajisjes.
- RUAJTJA
- Para vendosjes së skarës së kontaktit në vend për ruajtje, bëni kujdes që pajisja të jetë tërësisht e pastër dhe e thatë.
- Mbyllni skarën e kontaktit dhe lini në pozicion horizontal.
- Vendoseni skarën e kontaktit në vend të ftohtë largë nga kontakti me fëmijët. Skara e kontaktit nuk guxon të jetë në pozicion vertikal.

Mund të ndihmoni në mbrojtjen e ambientit jetësor! Ju lutemi që të respektoni rregullativat lokale: të gjitha pajisjet e prishura elektrike duhet t'i depononi në qendrat e për shtatshme për riciklimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike.