BCK455350M - Furrë AEG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas BCK455350M AEG në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth BCK455350M AEG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj BCK455350M - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. BCK455350M e markës AEG.
MANUAL I PËRDORUESIT BCK455350M AEG
Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt AEG. Ne e kemi krijuar atë për t'ju ofruar performancë të përsosur për shumë vite, me teknologji novatore që ndihmojnë në thjeshtimin e jetës - veçori që mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Kushtojini pak minuta leximit për ta shfrytëzuar sa më mirë.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:

Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit

www.aeg.com/support
Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com

Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë originale këmbimi për pajisjen:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi originale.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.
⚠️ Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit
① Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna rreth ambientit
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
-
INFORMACIONI I SIGURISË....3
-
UDHËZIMET PËR SIGURINË....4
-
PËRSHKRIM I PRODUKTIT....7
-
PANELI KONTROLLIT....8
-
PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË 8
-
PËRDORIMI I PËRDITSHËM....9
-
FUNKSIONET E ORËS....11
-
PËRDORIMI I AKSESORËVE.... 12
-
FUNKSIONET SHTESË....13
-
UDHËZIME DHE KËSHILLA....14
-
KUJDESI DHE PASTRIMI....27
-
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....30
-
EFIKASITETI ENERGJETIK.... 31
-
ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....32
1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
- Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim dhe kur ftohet. - Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
-
Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
-
Kjo paisje mund të përdoret në: zyrä, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
- Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje dhe të ndërrojë kabllon.
- Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso.
- Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
- Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.
• PARALÄJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike, sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të ndërroni llambën.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet pasur kujdes për të shmangur prekjen e elementëve të ngrohjes ose sipërfaqes së brendësisë së pajisjes. - Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur aksesorët ose enët për furrë.
- Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
- Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë krisjen e xhamit.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi

PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
- Hiqni të gjithë paketimin.
-
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
-
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
- Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
-
Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
-
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
- Përpara montimit të pajisjes, kontrolloni nëse dera e pajisjes hapet pa pengesë.
- Pajisja vjen me një sistem elektrik ftohjeje. Duhet vënë në punë përmes lidhjes nga priza.
- Njësia e integruar duhet të plotësojë kërkesat e stabilitetit të DIN 68930.
| Lartësia minimale e mobilies (Mobilia nën lartësinë minimale të suprinës) | 578 (600) mm |
| Gjerësia e mobilies 560 mm | |
| Thellësia e mobilies 550 (550) mm | |
| Lartësia e pjesës së përparme të pajisjes | 594 mm |
| Lartësia e pjesës së pasme të pajisjes | 576 mm |
| Gjerësia e pjesës së përparme të pajisjes | 595 mm |
| Gjerësia e pjesës së pasme të pajisjes | 559 mm |
| Thellësia e pajisjes 567 mm | |
| Thellësia inkaso e pajisjes 546 mm | |
| Gjerësia me derën të hapur 1027 mm | |
| Madhësia minimale e hapjes së ventilimit. Hapja e vendosur në pjesën e pasme poshtë | 560x20 mm |
| Gjatësia e kabllos kryesore të furnizimit. Kablloja është vendosur në këndin e djathtë të pjesës së pasme | 1500 mm |
| Vidat e montimit 4x25 mm | |
2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMĚRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
- Pajisja duhet tokëzuar.
-
Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
-
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabillo zgjatuese.
- Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
- Mos i lini kabllot elektrike që të prekin derën e pajisjes ose t'i afrohen asaj apo hapësirës poshtë pajisjes, veçanërisht kur është në punë ose dera është e nxehtë.
- Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
- Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
- Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
- Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët.
- Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
- Kjo pajisje ofrohet me spinë dhe kordon elektrik.
2.3 Përdorimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike ose shpërthimi.
- Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
- Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos jenë bblokuar.
- Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë punës.
- Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
- Tregoni kujdes në hapjen e derës së pajisjes kur pajisja është në punë. Mund të çlirohet avull i nxehtë.
-
Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
-
Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
- Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose si sipërfaqe mbështetëse.
- Hapeni derën e pajisjes me kujdes. Përdorimi i përbërësve me alkool mund të krijojë një përzierje alkooli dhe ajri.
- Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt me shkëndija apo flakë të hapura kur hapni derën.
- Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi të.

PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
- Për të parandaluar dëmtimin ose çngjyrosjen e emalit:
- mos fusni enët e furrës ose objekte të tjera në pajisje drejtpërsëdrejti në fund.
– mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në pjesën e poshtme të hapësirës së pajisjes. - mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen e nxehtë.
-
mos lini enë të lagura dhe ushqim në pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
– bëni kujdes kur hiqni ose vendosni aksesorët. -
Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk ndikon në funksionimin e pajisjes.
- Gjithmonë gatuani me derën e pajisjes të mbyllur.
- Nëse pajisja është instaluar pas një paneli mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që dera të mos mbyllet asnjëherë kur pajisja është në punë. Pas një paneli të mbyllur mobilieje mund të akumulohet nxehtësi dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si rrjedhim dëme në pajisje, banesë apo dysheme. Mos e mbyllni panelin e mobilies derisa pajisja të jetë ftohur plotësisht pas përdorimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të pajisjes.
- Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
- Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
- Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni gendrën e autorizuar të shërbimit.
- Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë!
- Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
- Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
- Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni udhëzimet e sigurisë në paketim.
- Mos e pastroni smaltin katalitik me detergjent.
- Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
- Ky produkt përmban një burim drite të klasit G të efikasitetit të energjisë.
- Përdorni vetëm llamba me të njëjtat specifieke.
2.6 Shërbimi
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit.
- Përdorni vetëm pjesë rezervë originale.
2.7 Hedhja

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
- Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.
-
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
-
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
- Hiqni kapësen e derës për të parandaluar që fëmijët kafshët shtëpiake të ngecin brenda pajisjes.
3.1 Pasqyra e përgjithshme

3.2 Aksesorët
Rafti me rrjetë

Për enë gatimi, forma keku, rosto.
Paneli i kontrollit
Çelësi i funksioneve të ngrohjes
Llamba e fuqisë / simboli
Ekrani
Çelësi i kontrollit (për temperaturën)
Treguesi / simboli i temperaturës
Avull Plus
Elementi i ngrohjes
Llamba
Ventilimi
Mbështetje e raftit, i lëvizshëm
Relievi i hapësirës së brendshme
Poyicioni i raftit
Tava e pjekjes

Për kekë dhe kuleçë.
Tava e skarës/pjekjes

Për pjekje dhe rosto ose si tavë për mbledhjen e yndyrës.
Korridori teleskopik

Për të futur dhe nxjerrë tavat dhe raftin rrjetë më lehtë.
4. PANELI I KONTROLLIT
4.1 Dorezat e palosshme
Për të përdorur pajisjen shtypni çelësin. Çelësi del jashtë.
4.2 Butonat / fushat e sensorit
| - | Për vendosjen e orës. |
| ➊ | Për të vendosur funksionin e orës. |
| + | Për vendosjen e orës. |
| Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin Gatimi me ventilator të plotë PLUS. |
4.3 Ekrani

A. Funksionet e orës
B. Kohëmatësi
5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
5.1 Përpara përdorimit të parë
Furra mund të nxjerrë erë të keqe dhe tym gjatë ngrohjes paraprake. Sigurohuni që dhoma të jetë e ajrosur mirë.

Hapi 1 Hapi 2


Hapi 3
Vendosja e orës Pastrimi i furrës Nxehni paraprakisht furrën bosh
1.,
- \$htypeni për të
caktuar kohën. Pas rreth 5 sekondash, pulsimi do të ndalet dhe në ekran do të afishohet ora.
1.
-
Pastroni furrën dhe aksesorët vetëm me një copë me mikrofibra, me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.
-
Vendosni temperaturën
maksimale për funksionin: Koha: 1 orë.

- Vendosni temperaturën maksimale për funksionin:

Koha: 15 min.
6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Mënyra e caktimit: Funksioni i nxehjes
Hapi 1 Kthejeni çelësin e funksioneve të furrës për të përzgjedhur një funksion ngrohjeje.
Hapi 2 Rrotullojeni çelësin e kontrollit për të zgjedhur temperaturën.
Hapi 3 Kur të përfundojë gatimi, kthejini çelësat në pozicionin e fikjes për të fikur furrën.
6.2 Caktimi i funksionit: Gatimi me ventilator të plotë PLUS

PARALAJMËRIM!
Mund të digjeni dhe të dëmtoni pajisjen.
Hapi 1 Sigurohuni që furra të jetë e ftohtë.
Hapi 2 Mbusheni relievin e hapësirës së brendshme me ujë rubineti.
① Kapaciteti maksimal i relievit të hapësirës së brendshme është 250 ml. Mos e rimbushni relievin e hapësirës së brendshme gjatë gatimit ose kur furra është e nxehtë.

| Hapi 3 | Vendosni funksionin: [IMAGE]Shtypni: [IMAGE]reguesi ndizet. Funksionon vetëm me funksionin: Gatimi me ventilator të plotë PLUS. |
| Hapi 4 Rrotullojeni çelësin e kontrollit të temperaturës në temperaturën e vendosur. | |
| Hapi 5 Nxehni paraprakisht furrën bosh për 10 minuta për të krijuar lagështirë. | |
| Hapi 6 Futni ushqim në furrë.Shikoni kapitullin "Udhëzime dhe Këshilla".Mos e hapni derën e furrës gjatë gatimit. | |
| Hapi 7 Kthejeni çelësin e funksioneve të nxhjes në pozicionin e fikjes për të fikur furrën.[IMAGE] - shtypni për të fikur furrën. Treguesi fiket. | |
| Hapi 8 | Pasi përfundon funksioni, hapni me kujdes derën. Lagështira e çliruar mund të shkaktojë djegie. |
| Hapi 9 | Sigurohuni që furra të jetë e ftohtë. Hiqni ujin e mbetur nga relievi i hapësirës së brendshme. |
6.3 Funksionet e nxehjes
| Funksionet e nxehjes | Aplikimi |
| 0Pozicioni fikur | Furra është e fikur. |
Drita | Për të ndezur llambën. |
Ventilator i plotë / Gatimi me ventilator të plotë PLUS | Për të pjekur në deri në tre pozicione të raftit njëkohësisht dhe për të tharë ushqimin.Vendosni temperaturën 20 - 40°C më poshtë se sa për Gatim tradicional.Për të shtuar lagështirë gjatë gatimit. Për të marrë ngjyrën e duhur dhe kore kërcitëse gjatë pjekjes. Për të dhënë më shumë lëng gjatë ringrohjes. |
Funksioni i picës | Për të pjekur pica. Për karamelizim intensiv dhe një fund kërcitës. |
Gatim tradicional / Katalizë | Për të pjekur ushqimin në një nivel furre.Referojuni kapitullit “Kujdesi dhe pastrimi” për më shumë informacion rreth Pastrimit katalitik. |
| Funksionet e nxehjes | Aplikimi |
Nxehtësia e poshtme | Për pjekjen e kekëve me fund kërcitës dhe për ruajtjen e ushqimit. |
Shkrirja | Për të shkrirë ushqimin (zarzavate dhe fruta). Koha e shkrirjes varet nga sasia dhe madhësia e ushqimit të ngrirë. |
Pjekje vent. me lagështirë | Ky funksion është krijuar për të kursyer energji gjatë gatimit. Kur përdorni këtë funksion, temperatura në hapësirën e brendshme mund të ndryshojë nga temperatura e vendosur. Përdoret nxehtësia e mbetur. Fuqia e ngrohjes mund të pakësohet. Për më shumë informacion referojuni kapitullit "Përdorimi ditor", Shënime mbi: Pjekje vent. me lagështirë. |
Skarë | Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta dhe për të thekur bukë. |
Pjekje turbo në skarë | Për të pjekur nyja të mëdha mishi ose shpendësh me kocka në një pozicion rafti. Për të bërë gratina dhe për të karamelizuar. |

Llamba mund të fiket automatikisht në një temperaturë nën 60 °C gjatë disa funksioneve të furrës.
6.4 Shënime mbi:Pjekje vent. me lagështirë
Ky funksion ishte përdorur për të qenë në pajtim me kategorinë e efikasitetit energjetik dhe kërkesat e ekodizajnit (sipasEU 65/2014
dheEU 66/2014). Testimet sipas: IEC/EN 60350-1.
Dera e furrës duhet të mbyllet gjatë gatimit në mënyrë që funksioni të mos ndërpritet dhe që furra të funksionojë me efikasitetin më të lartë të mundshëm të energjisë.
Për udhëzimet e gatimit referojuni kapitullit "Udhëzime dhe këshilla", Pjekje vent. me lagështirë. Për rekomandime të përgjithshme të kursimit të energjisë, referojuni kapitullit "Efikasiteti i energjisë", Kursimi i energjisë.
7. FUNKSIONET E ORËS
7.1 Funksionet e orës
| Funksioni i orës Aplikimi | |
| Ora | Për të vendosur, ndryshuar ose kontrolluar orën ditore. |
| Kohëzgjatja | Për të vendosur sa kohë do të jetë në punë furra. |
| Sinjalizuesi i minutave | Për vendosjen e numërimit mbrapsht. Ky funksion nuk ndikon në punën e furrës. Ju mund ta vendosni këtë funksion në çdo kohë, edhe kur furra është e fikur. |
7.2 Si ta programoni: Funksionet e orës
| Si ta programoni: Ora |
| Dj - pulson kur lidhni furrën me prizën, nëse ka pasur shkëputje energjie ose kur kohëmatësi nuk është vendosur. |
| + , - shtypeni për të caktuar kohën.Pas rreth 5 sekondash, pulsimi do të ndalet dhe në ekran do të afishohet ora. |
| Mënyra e ndryshimit: Ora | |
| Hapi 1 | - shtypeni në mënyrë të përsëritur për të ndryshuar orën ditore. fillon të pulsojë. |
| Hapi 2 | +, - shtypeni për të caktuar kohën.Pas rreth 5 sekondash, pulsimi do të ndalet dhe në ekran do të afishohet ora. |
| Si ta programoni: Kohëzgjatja | |
| Hapi 1 Regjistruar një funksion të furrës dhe temperaturën. | |
| Si ta programoni: Kohëzgjatja | |
| Hapi 2 | 1 - shtypeni në mënyrë të përsëritur. |→| - fillon të pulsojë. |
| Hapi 3 | +, — shtypeni për të caktuar kohëzgjatjen.Ekrani shfaq: |→| |→| - pulson kur përfundon koha e caktuar. Sinjali bie dhe furra fiket. |
| Hapi 4 Shtypni një buton çfarëdo për të ndaluar sinjalin. | |
| Hapi 5 Kthejini çelësat në pozicionin e fikjes. | |
| Si ta programoni: Sinjalizuesi i minutave | |
| Hapi 1 | 1 - shtypeni në mënyrë të përsëritur. ⬆ fillon të pulsojë. |
| Hapi 2 | +, — shtypeni për të caktuar kohën.Funksioni nis automatikisht pas 5 sekondash.Kur koha e vendosur përfundon, bie sinjali. |
| Hapi 3 Shtypni një buton çfarëdo për të ndaluar sinjalin. | |
| Hapi 4 Kthejini çelësat në pozicionin e fikjes. | |
| Si të anuloni: Funksionet e orës | |
| Hapi 1 | 1 - shtypeni në mënyrë të përsëritur derisa simboli i funksionit të orës fillon të pulsojë. |
| Hapi 2 | Shtypni dhe mbani shtypur: —Funksioni i orës fiket pas pak sekondash. |
8. PËRDORIMI I AKSESORËVE
! PARALAJMĚRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
8.1 Futja e aksesorëve
Rafti me rrjetë:
Shtyni raftin mes shufrave udhëzuese të mbajtëses së raftit.

Tava e pjekjes / Tigan i thellë:
Shtyjeni tavën midis shufrave drejtuese të mbajtëses së raftit.

8.2 Përdorimi i shinave teleskopike
Mos i lubrifikoni shinat teleskopike.
Sigurohuni që shinat teleskopike t'i fusni brenda plotësisht në furrë përpara se të mbyllni derën e furrës.
Rafti me rrjetë:
Vendoseni raftin me rrjetë në shinat teleskopike.

Vendosni tavën e thellë në shinat teleskopike.

Kur pajisja është në punë, ventilatori i ftohjes ndizet automatikisht për t'i mbajtur sipërfaqet
e pajisjes të ftohta. Nëse fikni pajisjen, ventilatori ftohës mund të vazhdojë të punojë derisa të ftohet pajisja.
Referojuni kapitujve për sigurinë.
10.1 Rekomandimet e gatimit

Temperatura dhe kohët e gatimit në tabela janë vetëm udhëzuese. Ato varen nga receta, cilësia dhe sasia e përbërësve të përdorur.
Pajisja juaj mund të pjekë apo të skuqë ndryshe nga pajisja që kishit më parë. Udhëzimet e mëposhtme tregojnë cilësimet e rekomanduara për temperaturën, kohën e gatimit dhe pozicionin e skarës për lloje të veçanta ushqimi. Nëse nuk gjeni përzgjedhjet për një recetë të veçantë, kërkoni për një të përafërt.
10.2 Ana e brendshme e derës
Në anën e brendshme të derës do të gjeni:
- të dhëna për funksionet e furrës, nivelet e këshilluara të furrës dhe temperaturat për gatesat.
10.3 Gatimi me ventilator të plotë PLUS
Përdorni nivelin e dytë të furrës.
Përdorni një tavë pjekjeje.

KEKË / BISKOTA / BUKË


(ml) (°C) (min)

Biskota / Kuleçë / Kruasantë 100 150 - 180 10 - 20
Fokaçe 100 200 - 210 10 - 20
Pica 100 230 10 - 20
Simite 100 200 20 - 25
Bukë 100 180 35 - 40
Kek me kumbulla / Èmbëlsirë me mollë / Role me kanellë, pjekur 100 - 150 160 - 180 30 - 60 në formë keku
Përdorni 150 ml ujë përveçse kur specifikohet ndryshe.

USHQIME TË NGRIRA TË GATSHME

(°C) (min)

Pica 200 - 210 10 - 20
Kruasantë 170 - 180 15 - 25
Lazanja, përdorni 200 ml 180 - 200 35 - 50
Përdorni 100 ml ujë.
Vendosni temperaturën në 110 °C.

RIPËRTËRITJA E USHQIMIT

(min)
Simite 10 - 20
Bukë 15 - 25
Fokaçe 15 - 25
Mish 15 - 25
Makarona 15 - 25
Pica 15 - 25
Oriz 15 - 25
Zarzavate 15 - 25
Përdorni 200 ml ujë.
Përdorni një enë qelqi për gatim.

PJEKJE

(°C) (min)

Mish i pjekur lope 200 50 - 60
Pulë 210 60 - 80
Mish i pjekur derri 180 65 - 80
10.4 Pjekje e mbuluar
Për pjekjen e parë, përdorni temperaturën e ulët.
Koha e pjekjes mund të zgjatet me 10 - 15 minuta, nëse gatuani kekë në më shumë se një pozicion rafti.
Kekët dhe petët në lartësi të ndryshme nuk skuqen gjithmonë njësoj. Nuk është nevoja të
ndryshohet cilësimi i temperaturës nëse ndodh skuqje jo e njëtrajtshme. Diferencat barazohen gjatë pjekjes.
Tavat në furrë mund të deformohen gjatë pjekjes. Kur tavat ftohen përsëri, deformimi do të zhduket.
10.5 Këshilla për pjekjen
Rezultati i pjekjes Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Baza e kekut nuk është pjekur Pozicioni i raftit nuk është i saktë. Vendoseni kekun në një raft më të ulët të mjaftueshëm. furrës.
| Rezultati i pjekjes Shkaku i mundshëm Zgjidhja | ||
| Ëmbëlsira bie dhe mbetet e papjekur ose e ujshme. | Temperatura e furrës është tepër e lartë. | Herën tjetër vendosni një temperaturë pak më të ulët në furrë. |
| Temperatura e pjekjes është tepër e lartë dhe koha e pjekjes tepër e shkurtër. | Herën tjetër vendosni një kohë më të gjatë pjekjeje dhe temperaturë më të ulët furre. | |
| Keku është tepër i thatë. Temperatura e furrës është tepër e ulët. | Herën tjetër vendosni një temperaturë më të lartë në furrë. | |
| Koha e pjekjes është tepër e gjatë. Herën tjetër vendosni një kohë më të shkurtër pjekjeje. | ||
| Ëmbëlsira nuk piqet në mënyrë të njëtrajtshme. | Temperatura e pjekjes është tepër e lartë dhe koha e pjekjes tepër e shkurtër. | Herën tjetër vendosni një kohë më të gjatë pjekjeje dhe temperaturë më të ulët furre. |
| Brumi i kekut nuk është shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme. | Herën tjetër shpërndajeni brumin e kekut në mënyrë të njëtrajtshme në tavën e pjekjes. | |
| Keku nuk është gati në kohën e pjekjes të specifikuar në një recetë. | Temperatura e furrës është tepër e ulët. | Herën tjetër vendosni një temperaturë pak më të lartë në furrë. |
10.6 Pjekje në një nivel të furrës
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
| PJEKJA NË FORMA | (°C) (min) | |||
| Bazë pudingu - pastë e shkurtër, ngrohni paraprakisht furrën bosh | Ventilator i plotë 170 - 180 10 - 25 2 | |||
| Bazë pudingu - përzierje pandispanje | Ventilator i plotë 150 - 170 20 - 25 2 | |||
| Kek unazë / Briosh | Ventilator i plotë 150 - 160 50 - 70 1 | |||
| Kek Madeira / Kekë me fruta | Ventilator i plotë 140 - 160 70 - 90 1 | |||
| Kek me qumështor | Gatim tradicional 170 - 190 60 - 90 1 | |||
Përdorni nivelin e tretë të furrës.
Përdorni funksionin: Ventilator i plotë.
Përdorni një tavë pjekjeje.

KEKË / BISKOTA / BUKË

(°C) (min)

Kek me veshje me thërrime 150 - 160 20 - 40
Puding me fruta (me brumë me maja / përzierje me 150 35 - 55 pandispanjë), përdorni tavë të thellë
Pudingë me fruta me brumë të shkrifët 160 - 170 40 - 80
Nxehni paraprakisht furrën bosh.
Përdorni funksionin: Gatim tradicional.
Përdorni një tavë pjekjeje.

KEKË /
BISKOTA / BUKË (°C) (min)



Role biskotash 180 - 200 10 - 20 3
Bukë thekre: fillimisht: 230 20 1
më pas: 160 - 180 30 - 60
Kek me gjalpë bajameje / 190 - 210 20 - 30 3 Kekë sheqeri
Émbëlsira të vogla me 190 - 210 20 - 35 3 krem / Eklerë
Bukë e thurur / Bukë në 170 - 190 30 - 40 3 formë kurore
Puding me fruta (me brumë me maja / përzierje me pandispanjë), përdorni tavë të thellë 170 35 - 55 3
Kek me maja me mbushje 160 - 180 40 - 80 3 delikate sipër (p.sh. djathë i butë, krem, krem karamel)
Bukë Krishtlindjeje 160 - 180 50 - 70 2
Përdorni nivelin e tretë të furrës.

BISKOTA



(°C) (min)
Biskota nga brumë i shkrifët Ventilator i plotë 150 - 160 10 - 20
Simite, ngrohni paraprakisht Ventilator i plotë 160 10 - 25 furrën bosh
BISKOTA | ![]() | ![]() | ![]() |
| (°C) (min) | |||
| Biskota me përzierje pandispanje | Ventilator i plotë 150 - 160 15 - 20 | ||
| Pasta të fryra, ngrohni paraprakisht furrën bosh | Ventilator i plotë 170 - 180 20 - 30 | ||
| Biskota me brumë të ardhur Ventilator i plotë 150 - 160 20 - 40 | |||
| Amareta Ventilator i plotë 100 - 120 30 - 50 | |||
| Pasta të bëra me të bardhë veze / Mafishe | Ventilator i plotë 80 - 100 120 - 150 | ||
| Simite, ngrohni paraprakisht furrën bosh | Gatim tradicional 190 - 210 10 - 25 | ||
10.7 Gatime në tavë
Përdorni nivelin e parë të furrës.




(°C) (min)
Bageta me djathë të shkrirë Ventilator i plotë 160 - 170 15 - 30 sipër
Perime të gratinuara, ngrohni Pjekje turbo në skarë 160 - 170 15 - 30 paraprakisht furrën bosh
Lazanja Gatim tradicional 180 - 200 25 - 40
Tava peshku Gatim tradicional 180 - 200 30 - 60
Perime të mbushura Ventilator i plotë 160 - 170 30 - 60
Pjekje të ëmbla Gatim tradicional 180 - 200 40 - 60
Pjekje me makarona Gatim tradicional 180 - 200 45 - 60
10.8 Pjekje në shumë nivele
Përdorni funksionin: Ventilator i plotë.
Përdorni tavat e pjekjes.

ËMBËLSIRA

(°C)

(min)

2 pozicione
ëmbëlsira të vogla me krem / Eklerë, ngrohni paraprakisht furrën bosh
Kek i thatë Streusel
160 - 180
150 - 160
25 - 45
30 - 45
1/4
1/4

BISKOTA / KEKË TË VEGJËL / PASTA / ROLETA

(°C) (min)


Biskota nga brumë i 150 - 160 20 - 40 1 / 4 1 / 3 / 5 shkrifët
Biskota me përzierje 160 - 170 25 - 40 1 / 4 - pandispanje
Pasta të fryra, 170 - 180 30 - 50 1 / 4 - ngrohni paraprakisht furrën bosh
Biskota me brumë të 160 - 170 30 - 60 1 / 4 - ardhur
Amareta 100 - 120 40 - 80 1 / 4 -
Biskota me të 80 - 100 130 - 170 1 / 4 - bardhë veze / Mafishe
10.9 Këshilla rreth pjekjes
Përdorni enë furre që i rezistojnë nxehtësisë.
Piqni mishra pa dhjamë të mbuluar (mund të përdorni letër alumini).
Piqini nyjat e mëdha të mishit direkt në tavë.
Vendosni pak ujë në tavë për të penguar djegien e yndyrës së pikon.
Kthejeni copën e mishit pas 1/2 – 2/3 të kohës së gatimit.
Piqeni mishin dhe peshkun në copa të mëdha (1 kg e lart).
Nëse sugjerohet niveli i parë vendoseni ushqimin direkt në tavën për pjekje
Njomini copat e mëdha të mishi me lëngun e tyre disa herë gjatë pjekjes.
10.10 Pjekje
Përdorni nivelin e parë të furrës.

MISH LOPE




(°C) (min)

Mish i pjekur në poçe 1 - 1,5 kg Gatim tradicional 230 120 - 150
Mish i pjekur lope ose filetë, e pjekur pak, ngrohni paraprakisht furrën bosh
për cm trashësi Pjekje turbo në skarë
190 - 200 5 - 6

MISH LOPE





(°C) (min)
Mish i pjekur lope ose filetë, mesatare, ngrohni paraprakisht furrën bosh
për cm trashësi Pjekje turbo në skarë
180 - 190 6 - 8
Mish i pjekur lope ose filetë, e gatuar mirë, ngrohni paraprakisht furrën bosh
për cm trashësi Pjekje turbo në skarë
170 - 180 8 - 10

MISH DERRI

Përdorni funksionin: Pjekje turbo në skarë.


(kg)

(°C) (min)

Shpatull / Qafë / Nyjë proshute 1 - 1,5 160 - 180 90 - 120
Bërxolla / Brinjë 1 - 1,5 170 - 180 60 - 90
Copë mishi 0,75 - 1 160 - 170 50 - 60
Nyje derri, e paragatuar 0,75 - 1 150 - 170 90 - 120

VIÇ

Përdorni funksionin: Pjekje turbo në skarë.


(kg)

(°C) (min)

Përdorni funksionin: Pjekje turbo në skarë.


(kg)

(°C) (min)

Kofshë qengji / Mish i pjekur qengji 1 - 1,5 150 - 170 100 - 120
Kurriz qengji 1 - 1,5 160 - 180 40 - 60

MISH GJAHU

Përdorni funksionin: Gatim tradicional.


(kg)

(°C) (min)

Copë mishi / Këmbë lepuri të egër, ngrohni paraprakisht furrën bosh deri në 1 230 30 - 40
Shpinë dreri 1,5 - 2 210 - 220 35 - 40
ljë dreri 1,5 - 2 180 - 200 60 - 90

SHPEZË

Përdorni funksionin: Pjekje turbo në skarë.


(kg)

(°C) (min)

Shpezë, porcione 0,2 - 0,25 secila 200 - 220 30 - 50
| Gjysmë pule | 0,4 - 0,5 secila | 190 - 210 | 35 - 50 |
| Pulë, pulardë | 1 - 1,5 | 190 - 210 | 50 - 70 |
| Rosë | 1,5 - 2 | 180 - 200 | 80 - 100 |
| Patë | 3,5 - 5 | 160 - 180 | 120 - 180 |
| Gjeldeti | 2,5 - 3,5 | 160 - 180 | 120 - 150 |
| Gjeldeti | 4 - 6 | 140 - 160 | 150 - 240 |

PESHK (I GATUAR ME AVULL)

Përdorni funksionin: Gatim tradicional.


(kg)

(°C) (min)

Peshk i plotë 1 - 1,5 210 - 220 40 - 60
10.11 Pjekje krokante me:Funksioni i picës

PICA

Përdorni nivelin e parë të furrës.



(°C) (min)
Tarta 180 - 200 40 - 55
Puding me spinaq 160 - 180 45 - 60
Quiche lorraine / Puding zviceran 170 - 190 45 - 55
Kek me qumështor 140 - 160 60 - 90
Lakror me perime 160 - 180 50 - 60

PICA

Ngroheni paraprakisht furrën bosh ara gatimit.

Përdorni nivelin e dytë të furrës.


(°C) (min)

Picë, kore e
hollë, përdorni
tavë të thellë

PICA

Ngroheni paraprakisht furrën bosh ara gatimit.

Përdorni nivelin e dytë të furrës.



(°C) (min)
Picë, kore e trashë
180 - 200 20 - 30
Bukë e ndorme 230 - 250 10 - 20
Puding pastash të fryra
160 - 180 45 - 55
Flammkuchen 230 - 250 12 - 20
Pierogi 180 - 200 15 - 25
10.12 Skarë
Ngroheni paraprakisht furrën bosh përpara gatimit.
Piqni në skarë vetëm copa të holla mishi ose peshku.
Vendosni një tavë në raftin e parë për të grumbulluar yndyrën.

SKARA

Përdorni funksionin: Skarë


(°C) (min)

Njëra anë

(min)
Ana tjetër

Mish i pjekur lope 210 - 230 30 - 40 30 - 40 2
Filetë lope 230 20 - 30 20 - 30 3
Filetë derri 210 - 230 30 - 40 30 - 40 2
10.13 Ushqime të ngrira

SHKRIRJA

Përdorni funksionin: Ventilator i plotë.


(°C) (min)


Picë, e ngrirë 200 - 220 15 - 25 2
Pizë amerikane, e ngrirë 190 - 210 20 - 25 2
Picë, e ftohur 210 - 230 13 - 25 2
Pica të vogla, të ngrira 180 - 200 15 - 30 2
Patate të skuqura, të holla 200 - 220 20 - 30 3
Patate të skuqura, të trasha 200 - 220 25 - 35 3
Feta / Kroketa 220 - 230 20 - 35 3
Qofte me patate 210 - 230 20 - 30 3
Lazanja / Kaneloni, të freskëta 170 - 190 35 - 45 2
Lazanja / Kaneloni, të ngrira 160 - 180 40 - 60 2
Djathë i pjekur 170 - 190 20 - 30 3
Krahë pule 190 - 210 20 - 30 2
10.14 Shkrirja
Hiqni ambalazhin e ushqimit dhe vendoseni ushqimin në pjatë.
Mos e mbuloni ushqimin, sepse kjo mund të zgjasë kohën e shkrirjes.
Përdorni nivelin e parë të furrës.
Për copa të mëdha ushqimi vendosni një pjatë bosh përmbys mbi pjesën e poshtme të hapësirës së furrës. Futeni ushqimin në një pjatë të thellë dhe vendosni mbi pjatën që është brenda në furrë.
| (kg) | (min)Koha e shkrirjes | (min)Koha e shkrirjessë mëtejshme | i | |
| Pulë 1 100 - 140 20 - 30 Kthejini në gjysmën e | kohës. | |||
| Mish 1 100 - 140 20 - 30 Kthejini në gjysmën e | kohës. | |||
| Troftë 0,15 25 - 35 10 - 15 - | ||||
| Luleshtrydhe 0,3 30 - 40 10 - 20 - | ||||
| Gjalp 0,25 30 - 40 10 - 15 - | ||||
| Krem 2 x 0,2 80 - 100 10 - 15 Rrihni ajkën kur në disa | vende është ende pak engrirë. | |||
| Ëmbëlsirë 1,4 60 60 - | ||||
10.15 Konservimi
Përdorni funksionin Nxehtësia e poshtme.
Përdorni vetëm kavanoza konservimi me të njëjtat përmasa si në treg.
Mos përdorni kavanoza me kapak me filetim dhe kapakë me kapje ose kavanoza metalikë.
Përdorni nivelin e parë të furrës.
Vendosni jo më shumë se gjashtë kavanoza një litërsh konservimi në tavën për pjekje.
Mbushini kavanozat në mënyrë të barabartë dhe mbyllini me mbërthyese.
Kavanozat nuk duhet të prekin njëri-tjetrin.
Mbusheni tavën për pjekje me afërsisht 1/2 litër ujë në mënyrë që t'i japë furrës lagështi të mjaftueshme.
Kur lëngu në kavanoza nis të valojë (pas rreth 35 - 60 minutash për kavanozat njëlitërsh), fikni furrën ose ulni temperaturën në 100 °C (shihni tabelën).
Vendosni temperaturën në 160 - 170 °C.
| BUTA FRUTA TË | (min)Koha e zierjes deri në fillimin e pikimit |
| Luleshtrydhe / Boronica / Manaferra / Kulumbri të pjekura | 35 - 45 |
| ME BËRTHAMË | FRUTA (min)Koha e zierjes deri në fillimin e pikimit | (min)Vazhdoni ta zieni deri sa të arrijë 100 °C |
| Pjeshkë / Ftonj / Kumbulla | 35 - 45 10 - 15 |
| ME BËRTHAMË | FRUTA (min)Koha e zierjes deri në fillimin e pikimit | (min)Vazhdoni ta zieni deri sa të arrijë 100 °C |
| Pjeshkë / Ftonj / Kumbulla | 35 - 45 10 - 15 |

ZARZAVATE (min)

Koha e zierjes deri në fillimin e pikimit

(min)
Vazhdoni ta zieni deri sa të arrijë 100 °C
Karota 50 - 60 5 - 10
Kastravecë 50 - 60 -
Turshi të
50 - 60 5 - 10
kombinuara
Kohlrabi / Bizele / 50 - 60 15 - 20
Shparg
10.16 Tharja - Ventilator i plotë
Mbulojini tabakatë me letër antiyndyrë ose letër furre.
Për rezultate më të mira, ndalojeni furrën në gjysmën e kohës së tharjes, hapni derën dhe lëreni të ftohet për një natë për të përfunduar tharjen.
Për 1 tavë përdorni nivelin e tretë të furrës.
Për 2 tava përdorni nivelin e parë dhe të katërt të furrës.

PERIME

(°C) (h)

Fasule 60 - 70 6 - 8
Speca 60 - 70 5 - 6
Perime për supë 60 - 70 5 - 6
Kërpudha 50 - 60 6 - 8
Barishte 40 - 50 2 - 3
Vendosni temperaturën në 60 - 70 °C.

FRUTA

(h)
Kumbulla 8 - 10
Kajsi 8 - 10
Feta molle 6 - 8
Dardhë 6 - 9
10.17 Pjekje vent. me lagështirë - aksesorët e rekomanduar
Përdorni tava dhe enë të errëta dhe joreflektuese. Ato e thithin më mirë nxehtësinë se enët me ngjyrë të çelur dhe reflektuese.

Tavë për bazë pandispanje
E errët, joreflektuese 28 cm diameter
E errët, joreflektuese 26 cm diameter
Qeramikë 8 cm diametër, 5 cm lartësi
E errët, joreflektuese 28 cm diameter
10.18 Pjekje vent. me lagështirë
Për rezultate optimale ndiqni sugjerimet e listuara në tabelën më poshtë.
![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
| (°C) (min) | |||
| Bukë në shkopa, 0,5 kg në total 190 - 200 50 - 60 3 | |||
| Eskallopë të gatuar në guaskë 180 - 200 30 - 40 4 | |||
| Peshk i plotë në kripë, 0,3 - 0,5 kg 190 - 200 45 - 50 4 | |||
| Peshk i plotë në letër furre, 0.3 - 0,5 kg 190 - 200 50 - 60 3 | |||
| Amareta (20; 0,5 kg në total) 170 - 180 40 - 50 3 | |||
| Ëmbëlsirë me mollë dhe thërrime 190 - 200 50 - 60 4 | |||
| Kekë në kupa me çokollatë (20; 0,5 kg në total) 160 - 170 35 - 45 3 | |||
10.19 Informacion për institutet e testimit
Testimet sipas: EN 60350, IEC 60350.
Pjekje në një nivel - pjekje në tepsi





Pandispanjë pa yndyrë Ventilator i plotë 160 45 - 60 2
Pandispanjë pa yndyrë Gatim tradicional 160 45 - 60 2
Émbëlsirë me mollë, 2 tava Ventilator i plotë 160 55 - 65 2 ∅20 cm
Émbëlsirë me mollë, 2 tava Gatim tradicional 180 55 - 65 1 ∅20 cm
Amareta Ventilator i plotë 140 25 - 35 2
Amareta Gatim tradicional 140 25 - 35 2
Pjekje në një nivel - biskota
Përdorni nivelin e tretë të furrës.




| Kekë të vegjël, 20 për tepsi,ngrohni paraprakisht furrën bosh | Ventilator i plotë | 150 | 20 - 30 |
| Kekë të vegjël, 20 për tepsi,ngrohni paraprakisht furrën bosh | Gatim tradicional | 170 | 20 - 30 |
Pjekje me shumë nivele - biskota
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
| °C min | ||||
| Amareta Ventilator i plotë 140 25 - 45 2 / 4 | ||||
| Kekë të vegjël, 20 për tepsi, ngrohni paraprakisht furrën bosh | Ventilator i plotë 150 25 - 35 1 / 4 | |||
| Pandispanjë pa yndyrë Ventilator i plotë 160 45 - 55 2 / 4 | ||||
| Ëmbëlsirë me mollë, 1 tepsi për rrjetë (∅ 20 cm) | Ventilator i plotë 160 55 - 65 2 / 4 | |||
Skarë
Ngroheni furrën paraprakisht bosh për 5 minuta.
Piqni në skarë me temperaturë maksimale.




Bukë e thekur Skarë 1 - 2 5
Biftek viçi, kthejeni pasi të ketë kaluar gjysma e kohës
Skarë 24 - 30 4
Referojuni kapitujve për sigurinë.
11.1 Shënime për pastrimin

Agjentët e pastrimit
Pastroni vetëm me një copë me mikrofibra pjesën ballore të pajisjes me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.
Përdorni një solucion pastrues për të pastruar sipërfaqet metalike.
Pastroni njollat me një detergjent të butë. Mos e aplikoni mbi sipërfaqet katalitike.

Përdorimi i përditshëm
Pastrojeni hapësirën e brendshme pas çdo përdorimi. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.
Mos e ruani ushqimin në pajisje për më shumë se 20 minuta. Thani brendësinë vetëm me një copë me mikrofibra pas çdo përdorimi.

Aksesorët
Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo përdorimi dhe lërini të thahen. Përdorni vetëm një leckë me mikrofibra me ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë. Mos i pastroni aksesorët në pjatalarëse.
Mos i pastroni aksesorët që nuk ngjisin duke përdorur pastrues gërryes ose objekte me majë të mprehtë.
11.2 Si ta pastroni: Zbalcim i brendshëm
Pastroni relievin e hapësirës së brendshme për të hequr mbetjet e çmërsit pas gatimit me avull.
Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3
| Hidhni: 250 ml uthull në relievin e hapësirës së brendshme. Përdorni maksimumi 6% uthull pa aditivë. | Lëreni uthullën të tresë mbetjet e çmërsit në temperaturë ambienti për 30 minuta. | Fshijeni pjesën e brendshme me një leckë të butë. |
Për funksionin: Gatimi me ventilator të plotë PLUS pastroni furrën për çdo 5 - 10 cikle gatimi.
11.3 Si ta përdorni: Pastrimi katalitik
Govata është e veshur me smalt katalitik. Thith yndyrën gjatë katalizës.
Njollat ose çngjyrosja e veshjes katalitike nuk kanë asnjë ndikim në pastrim.
Përpara pastrimit katalitik
| Fikni furrën dhe prisni derisa tëftohet. | Pastroni dyshemenë e furrës dhe xhamin e brendshëm të derës me ujë të ngrohtë, leckë të butë dhe detergjent të butë. |
Pastroni furrën me pastrimin katalitik
Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3
| Vendosni funksionin dhe temperaturën e furrës: 250°C Kohëzgjatja: 1 orë |
11.4 Mënyra e heqjes dhe e instalimit: Dera
Mund të hiqni derën dhe panelet e brendshme të xhamit për t'i pastruar. Numri i paneleve të xhamit ndryshon sipas modelit.

PARALAJMËRIM!
Dera është e rëndë.

KUJDES!
Trajtojeni me kujdes xhamin, veçanërisht rreth anëve të panelit të përparmë.
Xhami mund të thyhet.
Hapi 1 Hapni derën plotësisht.
Hapi 2 Ngrini dhe shtyni levat fiksuese (A) në dy menteshat e derës.

Hapi 3 Mbyllni derën e furrës në pozicionin e parë të hapjes (në kënd rreth 70°). Mbajeni derën në të dyja anët dhe tërhiqeni me kënd lart për ta nxjerrë nga furra. Shtriheni derën nga pjese a jashtme në një pëlhurë të butë mbi një sipërfaqe të qëndrueshme.
Hapi 4 Mbani shtrënguar në të dy anët kornizën (B) e sipërme të derës dhe shtyjeni nga brenda për ta çliruar nga kllapa.
Hapi 5 Tërhiqeni kornizën e derës drejt vetes për ta hequr.
Hapi 6 Mbani panelet prej xhami të derës nga cepat e sipërm njëri pas tjetrit dhe tërhiqini nga sipër për t'i nxjerrë nga vendi.

Hapi 7 Pastroni panelin e xhamit me ujë dhe sapun. Fshini me kujdes panelin prej xhami. Mos i pastroni panelet e xhamit në lavastovilje.
Hapi 8 Pas pastrimit, kryeni hapat e mësipërm në rendin e kundërt.

Hapi 9 Në fillim vendosni panelin më të vogël të ndjekur nga ai më i madhi dhe më pas derën. Sigurohuni që xhamat të futen në pozicionin e duhur, ndryshe sipërfaqja e derës mund të mbinxehet.
Rrezik goditjeje elektrike. Llamba mund të jetë e nxehtë.
Përpara se të zëvendësoni llambën e furrës:
| Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3 | ||
| Fikni furrën. Prisni derisa furra të jetë ftohur. | Shkëputeni furrën nga priza e korrentit. | Vendosni një pëlhurë në fund të zgavrës. |
Hapi 1 Rrotullojeni kapakun e llambës për ta hequr.

Hapi 3 Ndërroni Ilambën me një Ilambë të përshtatshme që i reziston nxehtësisë 300 °C.
Hapi 4 Instaloni kapakun prej xhami.
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
12.1 Çfarë duhet bërë nëse...
Në çdo rast që nuk përfshihet në këtë tabelë, ju lutemi kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimi.
Problemi Kontrolloni nëse...
Furra nuk nxehet. Ešhtë djegur siguresa.
Problemi Kontrolloni nëse...
| Ekrani tregon "12.00". Pati një ndërprerje të energjisë. Caktimi i periudhës së ditës. | |
| Rrjedh ujë nga relievi i hapësirës së brendshme. | Ka shumë ujë në relievin e hapësirës së brendshme. |
| Performancë e pakënaqshme në gatim nga funksioni: Gatimi me ventilator të plotë PLUS . | Keni mbushur relievin e hapësirës së brendshme me ujë. |
| Llamba nuk punon. Llamba është djegur. | |
12.2 Të dhënat e shërbimit
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni me shitësin tuaj ose me një qendër shërbimi të autorizuar.
Të dhënat e nevojshme për qendrën e shërbimit ndodhen në pllakën e specifikimeve. Pllaka e specifikimeve është në kornizën e përparme të brendësisë së pajisjes. Mos e hiqni pllakën e specifikimeve nga pjesa e brendshme e pajisjes.
Ju rekomandojmë t'i shkruani të dhënat këtu:
| Modeli (MOD.) |
| Numri i produktit (PNC) |
| Numri i serisë (S.N.) |
13. EFIKASITETI ENERGJETIK
13.1 Informacioni i produktit dhe Fleta e informacionit të produktit sipas Rregulloreve të ekodizajnit dhe etiketimit për energjinë të BE-së
| Emri i furnizuesit AEG | |
| Identifikimi i modelit | BCE455350M 944188097BCK455350M 944188105 |
| Indeksi i Eficiencës së Energjisë 81.2 | |
| Klasi i efikasitetit energjetik A+ | |
| Konsumi i energjisë me ngarkesë standarde, regjimi tradicional 0.99kWh/cikël | |
| Konsumi i energjisë me ngarkesë standarde, regjimi me ventilim të detyruar | 0.69kWh/cikël |
| Numri i zgavrave 1 | |
| Burimi i nxehtësisë Elektriciteti | |
| Volumi 71I | |
| Lloji i furrës Furrë e integruar | |
| Sasi | BCE455350M 34.5kg |
| BCK455350M 34.0kg | |
IEC/EN 60350-1 - Pajisje shtëpiake gatimi me energji elektrike - Pjesa 1: Gama, furrat, furrat me avull dhe skarat - Metodat për matjen e performancës.
13.2 Kursimi i energjisë

Pajisja ka disa karakteristika që ju ndihmojnë të kurseni energji gjatë gatimit të përditshëm.
Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur mirë kur pajisja është në punë. Mos e hapni derën e pajisjes shumë shpesh gjatë gatimit. Mbajeni guarnicionin e derës të pastër dhe sigurohuni që të jetë i fiksuar mirë në vend.
Përdorni enë metalike për të përmirësuar kursimin e energjisë.
Kur është e mundur, mos e ngrohni pajisjen përpara gatimit.
Mbajini periudhat e pushimit mes gatimeve sa më të shkurtra që të jetë e mundur kur përgatisni pak gatime njëkohësisht.
Gatimi me ventilator
Kur është e mundur, përdorni funksionet e gatimit me ventilator për të kursyer energji.
Nxehtësia e mbetur
Kur gatimi zgjat më shumë se 30 minuta, reduktoni temperaturën e pajisjes minimalisht 3 - 10 minuta përpara përfundimit të gatimit. Nxehtësia e mbetur brenda pajisjes do të vazhdojë të gatuajë.
Përdoreni nxehtësinë e mbetur për të ngrohur gatimet e tjera.
Për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë
Zgjidhni cilësimin më të ulët të mundshëm të temperaturës për të përdorur nxehtësinë e mbetur dhe për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë.
Pjekje vent. me lagështirë
Funksion i projektuar për të kursyer energjinë gjatë gatimit.
14. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin 🌐 Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
Drita
Ventilator i plotë / Gatimi me ventilator të plotë PLUS
Funksioni i picës
Gatim tradicional / Katalizë
Nxehtësia e poshtme
Shkrirja
Pjekje vent. me lagështirë
Skarë
Pjekje turbo në skarë




BISKOTA










